EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mitet e Krijimit

4 posters

Shko poshtë

Mitet e Krijimit Empty Mitet e Krijimit

Mesazh  Neo 01.06.08 2:41

Mitet e Krijimit - Nga e gjithe bota

Mitet e Krijimit Martin10

Eshte vertete interesante te shikosh se si njerezit ne shekuj e kane shikuar boten, krijimin e saj dhe lidhjen e tyre me te "shenjten".

Mitet jane marre nga nje permbledhje (antologji) "Primal Myths" e Barbara Sproul.

Miti i krijimit siç e besonin Pellazget

Eurynome, zonja e te gjitha gjerave, u zgjua e zhveshur nga Kaosi por nuk gjeti vend kur te vendoste kembet prandaj ndau detin nga qielli duke kercyer e vetme ne valet e tij. Ajo kercente drejt jugut dhe levizja e saj krijoi Eren.

Duke vallezuar me te ajo kap eren, e rrotullon ne vallezim dhe krijon gjarprin e madh Ophion. Ajo kercente dhe kercente per te ngrohur vetveten, ndersa Ophion behej sa me i uritur per tu lidhur me ate trup te shenjte ne ciftezim. Nga ky ciftezim Eurynome ngel shtatzene.

Pastaj, ajo kthehet ne nje pellumb, dhe vazhdon vallezimin ne vale dhe kur koha vjen ajo lind Vezen Universale. Me kerkesen e saj, gjarpri Ophion rrotullohet shtat here rreth kesaj veze deri sa ajo ndahet ne dysh dhe jashte dalin te gjitha gjerat qe egzistojne, femijet e saj:dielli, hena, yjet dhe toka me te gjitha malet dhe lumenjt, pemet dhe barishtet dhe te gjitha krijesat e gjalla.

Eurynome dhe Ophion vendosen ta ken shtepine ne malin Olimp, ku Ophion merzit Eurynome kur i thote qe ai eshte autori i Universit. Eurynome i shtyp koken me kemben e saj, ja heq shumicen e dhembeve dhe e denon te jetoje ne shpellat e erreta nen toke.

Pastaj Eurynome krijoi shtat forcat e planeteve dhe i vuri nje Titane dhe nje Titan per ti ruajtur. Ajo krijoi dhe burrin e pare Pelasgus, gjyshin e te gjitheve te cilin e mesoi te ndertonte kasolle dhe te ushqehej.

ps. Interesante qe gjarpri ne pergjithsi karakterizohet me te keqin (djallin) dhe denohet te jetoje nen toke. Po ashtu, interesante qe Universi krijohet nga nje ciftezim i te mires me te keqen (Eurynome dhe Ophion).


Edituar për herë të fundit nga Ujk në 29.12.08 15:10, edituar 1 herë gjithsej
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mitet e Krijimit Empty Re: Mitet e Krijimit

Mesazh  Neo 01.06.08 2:42

Miti nga fisi Afrikan Yao

Kjo eshte nga fisi Afrikan Yao, qe jetojne ne brigjet e liqenit Nyasa ne veri te Mozambikut.

Ne fillim nuk kishte njerez, vetem Mulungu dhe kafshet e botes. Nje dite Chameleon po peshkonte dhe ne rrjete i rane dy krijesa qe si kishte pare kurre. I solli ne shtepi tek Mulungu (i ati) dhe i thote:

-Mulungu, shiko ca solla.
-Hiqi nga rrjeta-, tha Mulungu - dhe vendosi ne toke se do rriten. Dhe Chameleon i vuri ne toke dhe mashkulli dhe femra u rriten dhe u bene sa jane sot. Te gjithe kafshet shikonin se ca do bente njeriu.

Dhe njeriu krijoi zjarrin duke ferkuar dy shkopinj bashke. Zjarri u shpernda ne shkurre dhe dogji pyllin. Kafshet vrapuan ti iknin zjarrit.

Njerezit pastaj moren demat dhe i vrane dhe i poqen ne zjarr dhe i hengren. Te nesermen bene te njejten gje.
-Ato po djegin gjithcka- tha Mulungu- po vrasin te gjitha krijesat.

Dhe kafshet vrapuan dhe u larguan sa munden nga njeriu.
-Une do iki- tha Mulungu i cili thirri Merimangen.

Merimanga i ndertoi nje fije te gjate me te cilen Mulungu dhe Chameleon u ngjiten ne qiell per te jetuar. Keshtu Zotat iken nga toka nga njeriu i keq.

ps. Njerezit e Yao besojne se e kane prejardhjen nga uji (sic tregon edhe miti). Miti reflekton gjykimin e tyre mbi karakterin e njeriut si shkaterrimtar duke e pare nga syri i krijuesit.


Edituar për herë të fundit nga Ujk në 29.12.08 15:13, edituar 2 herë gjithsej
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mitet e Krijimit Empty Re: Mitet e Krijimit

Mesazh  Neo 01.06.08 2:44

Nje tjeter mit afrikan i fisit Ngombe, qe jeton ne pyjet e Zaire's (ne fakt jane dy mite).

Ato i besojne ne "te pashpjegueshmen" dhe egzistencen e "Atij qe mundeson qenien e te gjitha gjerave". Ne kete rast, ne te kundert me mitin e meparshem te pellazgeve, tregohet shoqeria patriarkale e fisit i cili beson qe eshte faji i femres per gjendjen e botes.

Desha te shtoj qe ne pergjithesi keto mite krijimi dhe personifikimi qe i bejne "zotave" shoqerite e ndryshme, ne te shumten e rasteve pasqyron menyren e jeteses dhe mendimet e besimtareve.

Ja dhe mitet:

1. Akongo (Zoti), nuk ishte gjithmone sic eshte tani. Ne fillim krijuesi jetonte mes njerezve; por njerezit ishin grindavece. Nje dite paten nje grindje te madhe dhe Akongo i la vetem. Ai iku dhe u fsheh ne pyll dhe asnjeri nuk e ka pare me. Njerezit kane harruar si dukej.

2. Ne fillim nuk kishte njerez ne toke. Njerezit jetonin ne ne qiell me Akongo'n dhe ishin te lumtur. Por aty ishte dhe nje femer Mbokomu e cila i merziste te gjithe.

Nje dite Akongo vendosi gruan ne nje kosh bashke me djalin dhe vajzen e saj dhe e uli koshin ne toke. Familja ndertoi nje kopesht ne toke i cili shkelqente nen kujdesin e tyre.
Nje dite nena i tha te birit: - Kur te vdesim kopeshti jone nuk do kete njeri qe te kujdeset per te.
-Nuk kemi ca te bejme - i thote i biri
-Ti duhet te kesh femije- i thote e ema
-Si- i thote i biri- ne jemi te vetmit njerez ketu. Ku te gjej nje nuse?
-Motra jote eshte grua. Merre dhe martoju me te qe te keni pasardhes.
I biri nuk degjon por e ema insiston duke thene qe eshte e vetmja menyre qe te riprodhohen. Ne fund djali bindet dhe i kerkon motres te kene femije, e cila pranon dhe ngel shtatzene.
Nje dite motra takon nje krijese qe dukej si njeri vetem se ishte shume leshatak. Ajo u tremb por krijesa i foli shume embel dhe motres i pelqeu dhe pas disa kohesh u bene shoke. Nje dite ajo mori briskun e burrit dhe shkoi te kerkonte burrin e mbuluar ne floke. Ajo e beri te shtrihej dhe i hoqi te gjitha floket. Me pas krijesa u duk si nje njeri. Emri i tij ishte Ebenga, qe do te thote fillestari.
Ebenga i beri magji motres e cila kur lindi perseri, lindi nje femije qe dinte magjine. Ai femij u rrit nen influencen e Ebenges dhe i solli magjine dhe te gjitha te keqijat njerezimit. Keshtu motra populloi njerezit e mire dhe te keqinj te botes.

Tani ne qiell ndollen dy krijesa, Libanja dhe Songo. Libanja mban qiellin ne lindje dhe Songo e mban ne perendim. Kur ato te lodhen duke mbajtur qiellin, ai do bjeri dhe te gjithe njerezit do kthehen ne hardhuca.
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mitet e Krijimit Empty Re: Mitet e Krijimit

Mesazh  Neo 01.06.08 2:45

Ky eshte nga fisi Krachi nga Togo.

Ne ditet e para Wulbari (Zoti) dhe njeriu jetonin ne te njejtin vend. Wulbari jetonte mbi token nene Asase Ya. Por toka nuk kishte shume hapesire dhe nuk kishte vend per te levizur. Jetesa e njerezve e merziti te shenjtin i cili i me perbuzje iku dhe u ngjit ne qiell, ne vendin ku qendron tani, qe c'do njeri ta admiroje po asnjeri te mos mund ti afrohet.

Wulbari u merzit per disa arsye. Nje grua e vjeter e cila po thurte i binte gjithe kohes Wulbarit me shkopin e saj. Kjo e besdiste Wulbarin dhe ai u largua pak qe ajo te mos e prekte. Gjithashtu zjarri dhe tymi i njerezve i shkonte ne sy Wulbarit, gje e cila i shkaktonte dhimbje dhe merzi.

Disa njerez thone qe Wulbari perdorej nga njerezit si peshqir dhe ato fshinin gishtat e piste ne te, gje qe e merziste jashte mase.

Por ajo qe e beri Wulbarin te ikte perfundimisht ishte nje grua e vjeter. Ajo c'do dite donte te bente supe te mire dhe priste nga nje cope e Wulbarit per c'do vakt. Me kete akt, Wulbari hoqi dore nga bashkjetesa me njeriun dhe u ngjit ne qiell.

ps. Zoti (Wulbari) per ta gjate "bashkjeteses" me njeriun ishte nje substance qe mbeshtillte boten .


Edituar për herë të fundit nga Ujk në 29.12.08 15:11, edituar 1 herë gjithsej
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mitet e Krijimit Empty Re: Mitet e Krijimit

Mesazh  Neo 01.06.08 2:47

Mit i Indise qe ka daten rreth viteve 700 para lindjes te Krishtit.

1. Ne fillim bota nuk egzistonte. Pastaj u be egzistente. U kthye ne nje veze. Ndenji per nje periudhe 1 vjecare. Pastaj u nda. Njera pjese ishte floriri tjetra argjendi. Argjendi u be toka, dersa floriri u be qielli. Cipa e vezes u bene malet. Cipa e brendshme u be re. Ato qe ishin vena, u bene lumenj. Lengu qe kishte brenda u be oqean.

Nga i kuqi i vezes, u be dielli. Kur ai lindi te gjithe krijesat duartrokiten dhe brohoriten dhe te gjithe u ngriten drejt tij.

nga Chandogya Upanishad


Edituar për herë të fundit nga Ujk në 29.12.08 15:10, edituar 1 herë gjithsej
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mitet e Krijimit Empty Re: Mitet e Krijimit

Mesazh  Neo 01.06.08 2:48

Nje mit qe kundershton idene qe ka nje krijues.

Ky mit eshte i marre nga nje tradite shume e vjeter e quajtur "Jainism" nga shekulli i gjashte para lindjes te Krishtit.

Eshte mit i Indise i cili parashtron qe nuk ka krijues dhe qe gjithcka ndjek nje cilkel (shpirti leviz nga nje trup ne nje tjeter, psh kur vdes shpirti i nje njeriu mund ti kaloje nje mize, pra shpirti nuk vdes, thjeshte transformohet ne nje cikel jetesh). Pyetjet e parashtruara jane shume filozofike, dhe interesante duke marr parasysh qe jane shkruajtur rreth 2600 + vjet me perpara.

Jinasena: Nuk ka Krijues

Disa njerez te paditur deklarojne qe nje krijues krijoi boten. Kjo doktrine eshte e gabuar dhe duhet te hidhet poshte.

Nese Zoti krijoi boten, ku ishte ai para krijimit?
Nese thoni qe ai eshte i pakapshem nga llogjika e njeriut (transcendent), ku eshte ai tani?

Asnje qenie nuk ka mundesite te krijoje boten,
Se si mundet nje Zot "immaterial" (qe nuk perbehet nga materia, lenda) te krijoje nje bote materiale?

Si mundi Zoti te krijoje nje bote pa materiale fillestare?
Nese thoni qe beri dicka me perpara, dhe pastaj boten filloni nje liste te pafund.

Nese deklaroni qe kto materiale fillestare u krijuan natyrisht, ketu do i binit ndesh vetes sepse nuk do te mund te thoni qe nuk eshte e mundur qe universi te ket krijuar vetveten, dhe te jete krijuar po aq natyrisht.

Nese Zoti krijoi boten nga deshira e tij (ishte qellimi i tij) dhe pa materiale te tjera, atehere kthehemi ne fillimin ku pyesim si ben nje zot immaterial nje krijim material.

Nese zoti eshte qenia perfekte dhe e kompletuar, si dhe pse i lindi deshira per te krijuar boten. Cili eshte avantazhi qe ka Zoti nese krijon boten?

Nese thoni qe Zoti e krijoi pa arsye, sepse ishte ne natyren e tij qe ta krijonte, atehere Zoti qenka i paqellimshem. Nese ai e krijoi si tip sporti, ishte sporti i nje femije te marre, qe vetem solli dem.

Nese e krijoi nga dashuria per qeniet e gjalla dhe nevojen per to
pse nuk e beri krijimin perfekt, qe te mos kishte te keqija ne kete bote?

Nese ai eshte trandescent ( qe kapercen limitet njerezore), ai nuk do krijonte sepse do te ishte i lire,
prandaj doktrina qe bota eshte krijuar nga nje Zot, nuk ka kuptim.
Sepse Zoti do kryente nje krim ne vrasjen e femijeve te pafajshem qe i ka krijuar vete. Nese ai i vret per te hequr djallin, pse e krijoi edhe djallin ai?

Ta dini qe bota nuk eshte krijuar, sic eshte edhe koha, pa fillim dhe pa fund, dhe eshte e bazuar ne rregulla, principe, jeten dhe te tjera.

E pakrijuar dhe e pashkaterrueshme, duron nen impulset e natyres te vet. E ndare ne tre pjese; ferr, toke dhe parajse.


Edituar për herë të fundit nga Ujk në 29.12.08 15:10, edituar 1 herë gjithsej
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mitet e Krijimit Empty Re: Mitet e Krijimit

Mesazh  Neo 01.06.08 2:50

Miti gjate dinastise se Babilonise

Nje tjeter mit, marre nga "Enuma Elish" qe eshte nje nga tekstet me te famshme te kohes antike te Babilonise. Pretendohet qe te jete shkruajtur rreth viteve 2057-1758 Para lindjes te Krishtit, gjate dinastise te pare te babilonise.

Kur nuk kishte qiell, as toke, as lartesi, as thellesi, as emra
Apsu (Zoti i Ujit/Oqeani) ishte vetem. Ishte edhe Tiamat (Ujrat fillestare/ i embel). dhe nuk kishte zoter.

Atehere e embla dhe e tharta (Tiamat dhe Apsu) u bashkuan, dhe nga ky bashkim linden Zotat. Anshar dhe Kishar (horizontet e qiellit dhe tokes) linden. Gjithashtu lindi Anu (Zoti i qiellit) dhe Ea (Toka, simbol i diturise gjithashtu).

Pas krijimit te Zotave, filloi rebelimi. Ato grindeshin me njeri tjetrin dhe benin rremuje ne barkun e Tiamat. Apsu u mundua ti urdheronte por ato nuk degjonin dhe zhurma vazhdonte. Nga halli Apsu shkoi te konsultohej me Mummu (rete).
Apsu (babai i Zotave) i tha:
- I dashur keshilltar, hajde me mua tek Tiamat. Dua te ulemi dhe te diskutojme per Zotat e rinj te sjellja e te cileve me revolton shume. Une mendoj ti vrasim te gjithe. Ne kete menyre do te mund te kemi qetesi perseri dhe te flejme te qete.
Tiamat(Nena e zotave) u pergjigj:

-Pse duhet te shkaterrojme femijet qe krijuam? Nese sjellja e tyre eshte e keqe le te presim pak.
Mumu keshilloi Apsu:

-Baba, shkaterroji te gjith. Eshte e vetmja menyre qe te kesh qetesi dites dhe te flesh naten.

Apsu u gezua dhe perqafoi Mumu. Pastaj shkoi dhe i tha femijeve cili ishte fati qe i priste. Ato u tmerruan dhe nuk dinin si te vepronin.

Ea, Zoti nga i cili vjen mencuria beri nje plan. Tiamat nuk ishte dakort qe te vriteshin femijet dhe u terhoq. Ne kete kohe Ea foli fjalet qe ulen ujrat dhe qetesoi Apsu i cili nga fjalet e tij ra ne gjume te thelle. Pasi Apsu fjeti Ea e lidhi dhe e masakroi (te jatin), ndersa Mumu'n e hodhi larg.

Ea mori kuroren e Apsu dhe gjithcka ra ne qetesi. Ai vuri rregull mbi "universin" dhe jetoi i qete me gruan e tij Damkina.

Damkina dhe Ea krijuan nje femije. Emri i tij ishte Marduk ( i cili u be ne zemren e Apsu). Trupi i tij ishte shume i bukur; kur ai ngre syte drita te medha ndriconin; ai ishte kryetar qe ne fillim.

Ai kishte kater sy qe shikimi i tij te mos kishte limit. Kater veshe qe te degjonte gjithcka, kur ai levizte buzet nje gjuhe e flake shperthente.Ishte zoti me i gjate dhe shume me i forte se te gjithe. Ea ishte shume krenar dhe gjithmone i thoshte: - Djali im, djali i diellit, dielli i qiellit.
Por Zotat nuk ishin te kenaqur...
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mitet e Krijimit Empty Re: Mitet e Krijimit

Mesazh  Neo 30.07.10 21:13

Misteret e Krijimit

Mitet e Krijimit 20070510

Të dëbuar nga Edeni...

Miliarda vite më parë, në një pikë të panjohur të hiçit zanafillor, shpërtheu procesi evolutiv që ka arritur deri në ditët tona. Por Toka fsheh prej ngahera shumë sekrete aq sa janë dhe galaktikat që vërtiten nëpër Univers.

Shumë prej tyre sfidojnë mendjen njerëzore duke lëshuar sinjale nga prania e tyre e heshtur? Të tjera prehen të pashqetësuara në pafundësinë e padukshme që na rrethon dhe kushtëzojnë egzistencën tonë me forca të pakonceptueshme e të stërmëdha.

Kur do të na mundësohet vetëdija për origjinën tonë? Qysh nga origjinat e tij të largëta, njeriu nuk u mjaftua me të jetuarët, por ndjeu nevojën që të kthehej për të bërë pjesë në projektin e pafundëm prej të cilit ishte i bindur se e kishin dëbuar.

Po përse kaq siguri? Në të gjitha kulturat që kanë gjalluar në këtë planet, egziston ideja e një atdheu të largët, e një Parajse Tokësore në të cilën njeriu ishte gjithçka, e gjithçka lëvrinte në të. Nuk kishte nevojë të dëshironte asgjë, e prapë kërkonte më shumë, e guxoi t'i afrohej së vërtetës, dijes, frutit të ndaluar.

Qe ai çasti kur Zoti ndëshkoi etjen për ambicje të njeriut dhe e dënoi atë me një jetë mundimesh dhe vuajtjesh, në një botë të egër e të panjohur. ç'është njeriu? çfarë fshihet në 95% të trurit të tij, funksionet e të cilit mbeten ende të fshehta?

Nga Big Bengu deri më sot, ende shtrohet pyetja, nga e si u krijua njeriu?

A jo që na çudit me njeriun e lashtë, por që ende lëngon brënda secilit prej nesh, është aftësia e jashtëzakonshme për të jetuar në simbiozë me kozmosin, duke i njohur plotësisht shqisat e tij e duke ditur t'i kontrollonte e t'i orientonte kah e në mes të pafundësisë.

Rreth kësaj aftësie të jashtëzakonshme, njeriu i zakonshëm nuk di sesi të përfitojë më, i mësuar siç është për të derdhur në teknologji funksionet natyrale të shqisave të tij, duke harruar kësisoj rëndshëm përmasën e tij shpirtërore.

Në origjinën e dijes e të kulturës së çdo etnie njerëzore, ka një element që vjen para elementëve alkimikë apo themelorë, uji, toka, ajri, zjarri, hapësira, e ky është tingulli.

Gjoni, në prologun e Ungjillit simbas atij vetë, thotë: "Në fillim ishte Ai që është Fjala". Ai ishte me Zotin; Ai ishte Zot. Ai ishte në fillim me Zotin. Përmes tij Zoti ka krijuar gjithçka??

Zanafilla thotë: "Zoti tha: behu, e u bë."

Në themel të filozofisë më të lashtë greke ishte marrëdhënia: mendim-fjalë-realitet. Por filozofia greke ka marrë nga ajo e Egjiptit.

E në fakt zanafilla egjiptiane e Menfit thotë: "Ptah, i madhi, është zemra (truri) dhe gjuha (fjala) e Enneade-s së zotave, ai krijoi zotat, lindi në zemër dhe lindi në gjuhë diçka në formën e Atum.".

Tashti, Atum është krijuesi, por kuptohet se ai është i krijuar, falë zemrës (fronit të mendimit, sipas egjiptianëve) e falë zërit (gjuhës).

Edhe Egjiptianët kanë marrë nga filozofia e Lindjes së Afërme, e kështu me radhë derisa arrijmë atje ku adresohet filozofia më e lashtë: India . Brahma është Gjithçkaja, është Zot, shpirt universal.

Në themelin e zanafillës Indu, e kotë ta themi, është tingulli.

Tingulli i heshtur i Spiritualitetit. Kushdo që ka njohje rreth doktrinave shpirtërore indiane, do të ketë dëgjuar për Mantra-n. Është një disiplinë meditative e cila nëpërmjet shqiptimit zëulët të rrokjeve të shenjta sanskrite, mundëson të dërguarët-për ta thënë me terma profane- në "rikumbim" të mëndjes e cila është armikja më e betuar e Atman, Unit, shpirtit individual që duhet të realizohet për t'u kthyer e bërë pjesë në Gjithçkanë.

Mëndja prihet ta largojë individin nga pafundësia, duke i dhënë iluzionin e të qënit i vetëmjaftueshëm e duke e shtyrë kah egoizmi. Vetëm duke arritur të asgjësosh e të kontrollosh mëndjen, Atman ngjitet në perceptimin më të lartë prej ku ndjehet përkatësia në Gjithçkanë që është Shpirt hyjnor?

Ajo që njeriu ka harruar përgjatë udhëtimit të tij të pasigurtë historik, është pikërisht fakti i të qënit njeri, një zot i rrëzuar që ëndërron të vezullojë prej dritës hyjnore.

Cosimo Orlando

Njeriu si masë e krijimit

çfarë lidhjesh mund të gërshetohen mes gjeometrisë dhe krijimit? Fraza mitike si, "Në fillim ishte fjala", ose aksioma të pazbërthyeshme si "Gjeometria është muzikë e ngrirë" (Goethe) ose akoma më mirë e edhe më përpara "Gjeometria është muzikë e ngurtësuar" (Pitagora), në dukje nuk mund të lidhen.

Krahasimi mbetet thuajse një paradoks, duke patur parasysh ngjyrimet e ndryshme të këtyre mesazheve. Nëse mes gjithë krijimit njeriu rezulton të jetë produkti më i arrirë i bëmave Hyjnore (duke ditur se është krijuar si imazh a ngjashmëri), çfarë roli luan Gjeometria në krijim, apo mos ndoshta mund të jetë vetë njeriu hallka e lidhjes?

Është shumë tërheqëse të dihet se shumë prej njerëzve të mëdhenj të së shkuarës e kanë ndërmarrë këtë rrugë kah mendimi fillimor, pra kah Thelbi, nëpërmjet të cilit mund të lidhet gjithçka, ku gjithçka mund të bashkohet në një sinkretizëm idealist, diktuar nga i vetmi synim për të zbuluar të vërteta të mëdha që e mundojnë njeriun në kërkimin e dëshpëruar të realitetit të tij autentik. Qëllimi për të kuptuar të vërtetën, është diçka që mund të arrihet vetëm nëpërmjet sintezës.

Sepse sintezat janë në të vërtetë konstruksione të Shenjta të të gjitha kohërave e të çdo vendi ku vepron Krishterimi si Katedralet e mëdha apo kulturat dukshmërisht të ndryshme prej tonës, si ato parakolombiane, Hindu, Egjiptiane, Greke, etj?

Vëndet ishin të ndryshme, kohërat të ndryshme, por qëllimi, pra rezultati i Harmonisë, ka qenë gjithmonë i pandryshueshëm; sepse figura njerëzore, që në një farë periudhe të historisë është sintetizuar me urti nga Leonardo Da Vinci (i cili ndjek me përsosmëri të dhënat e Vitruvio-s), nuk shprehin tjetër veç se koceptin se, Njeriu është masa që duhet ndjekur për të shqyrtuar në trajtë të zvogëluar Krijimin Hyjnor, e për rrjedhojë edhe imazhin e Zotit.

Rezultati është Njeriu Vitruvian, i cili përfaqëson Mikrokozmosin që ndryshon simbas Makrokozmosit.

Një konkluzion më i denjë na ofrohet nga Johan Kepler, i cili, në një nga traktatet e tij më të famshëm, "Harmonices Mundi", shkruan:

"Gjeometria i paraprin krijimit të gjërave, të përjetshme si Shpirti i Zotit, madje, gjeometria është vetë Zoti, dhe na ka ofruar arketipët për krijimin e Botës.".

Enrico Galimberti

"Big Bang"-u në mitet egjiptiane të Krijimit

Mes miteve egjiptiane të krijimit, ka ngjallur shumë interes ai i "përpunuar" në Hermopoli. Qyteti quhet sot El-Ashmuneim, që në egjiptianshen e lashtë është Khmun, numri tetë, që i korrespondon hyjnisë së Ogdoad, ekzistenca e të cilit i paraprin hyjnisë Ra.

Në lashtësi, qyteti qe qendra e kultit Thot, zotit të urtësisë e mbrojtësit të skribëve, që është Hermes për Grekët. Në epokën greko-romake Thot adhurohej si Hermet Trismegjisti, pra, tre herë i madhi, dhe atij i atribuohej i ashtuquajturi Trup Hermetik, pra një bashkësi shkrimesh me interpretim të errët dhe me karakter mistik. Miti hermopolit nuk shmanget shumë nga ai heliopolitan, dhe pse në ca veçanësi trazuese?

Kumti i teorisë së Big Bang na duket më se i justifikuar, ndonëse nuk e pranojmë një liri të tillë për të arnuar në rrobat e hipotezave tona një teori shkencore. Gjithsesi, nëse egjiptianët do të kishin dashur të na e hiqnin çdo dyshim mbi faktin se kishin përpunuar një teori shkencore-religjioze (kujtojmë se në ato kohëra të gjitha shkencat ishin të shenjta) të ngjashme me Bib Bang-un tonë miti do të thoshte pak a shumë kështu:

"dhe forcat që ushtroheshin mbi lëndën hyjnore zanafillore u shkrinë mes tyre e i dhanë jetë një shpërthimi të papërshkrueshëm e me një fuqi të padëgjuar, prej të cilit shpirti krijues hyjnor u shburgos e i dha rrugë krijimit të të gjitha gjërave, të qiejve e të tokës".

Në Egjipt, ashtu siç po dëshmon edhe vetë arkeologjia me zbulimet e veta, janë varrosur tradita mistiko-religjioze që tashmë është moralisht dhe shkencërisht e padrejtë të trajtohen si frut i një populli që simbas oligarkisë ortodokse arkeologjike, fill i sapodalë nga barbaria prehistorike, qe në gjendje t'i lartësonte zotit të qiellit madhështinë e Piramidave, mrekulli të njerëzimit të frymëzuar në mënyrë hyjnore.

Antonio Mattera

Teori dhe hipoteza mbi jetën në univers

Qysh në agimet e qytetërimit, njeriu është shtyrë përherë nga kureshtja për të ditur nëse egziston jeta në planete të tjera të Universit, e mbi të gjitha a egzistonin krijesa inteligjente. Përgjatë shekujve shumë filozofë, teologë e shkenctarë janë përballur me këtë problem duke sjellë argumente pro e kundër egzistencës së jashtëtokësorëve.

Mbështetësi i parë i idesë së pluralizmit të botëve, ishte filozofi grek Anaksimandri i Miletit, jetuar në shek. VI para Krishtit. Simbas këtij mendimtari, burimi i gjitha gjërave të njohura ishte një Element i Papërcaktuar e prandaj mund të egzistonin njëkohshëm shumë botë të tjera, të ndryshme mes tyre.

Edhe Epikuri (341-270 para Krishtit) pohonte se egzistonin botëra të pafundme të banuara, tek të cilat gjithçka është e përbërë nga një llojshmëri e pafundme atomesh që shkëputen nga Pafundësia për t'iu nënshtruar atypëraty një rregulli të përkohshëm.

Atome të tilla mund të kalojnë edhe prej një bote në tjetrën, duke gjeneruar qënie shumë të ndryshme herë mbas here. Tezat e Epikurit qenë mbështetur në botën romake nga Lukreci (shek. I para Krishtit).

Në përgjithësi mendimi filozofik perendimor e mohoi tezën e pluralizmit të botëve dhe çështjen e jetës jashtëtokësore. Pak mendimtarë (mes të cilëve citojmë Xhordano Brunon dhe Spinozën) u radhitën në favor të egzistencës së jetës në botëra të tjera.

Bazat e para shkencore që mbështetën idenë e jetës në planete të tjera u hodhën në shek. XVII, në vijim të vëzhgimeve dhe arritjeve të Nikolla Kopernikut (1473-1543) dhe Galileo Galileit (1564-1642). Mërkuri, Jupiteri, Afërdita, Marsi e Saturni dukeshin aq qartë si planete, ndërsa mbi hënë niseshin të vëreheshin male dhe kratere.

Në veçanti ai që zgjoi më shumë interes ishte planeti Mars, në sipërfaqen e të cilit mund të vëzhgoheshin hapësira të ngjashme me detet dhe kontinentet, re, shtërngata.

Duke u nisur nga këto vëzhgime, lindi ideja që planeti mund të ishte banuar prej krijesash inteligjente.

Mandej vimë në kohët tona kur vëzhgimi i planeteve është bërë më i saktë dhe me i përkryer, falë përdorimit të teleskopëve gjithnjë e më të fuqishëm, radioteleskopëve dhe dërgimit të sondave në hapësirë.

Përktheu: Shpëtim Kelmendi

Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mitet e Krijimit Empty Re: Mitet e Krijimit

Mesazh  Zattoo 22.08.13 22:00

10 mitet e krijimit të Tokës

Mitet e Krijimit 1846810

Historia dhe evoluimi i qenies njerëzore si dhe vetë krijimi i gjithësisë, ndër shekuj e mijëvjeçarë ka dominuar në mendjen dhe mendimet e qenieve inteligjente. Si u krijuam, apo mos vallë nuk u krijuam, por erdhëm nga diku? Nëse po, atëherë nga ku erdhëm? Pse erdhëm? Cili është misioni ynë? Të gjitha këto pyetje dhe dilema do mbeten ndoshta enigma më e pa zgjidhur e njerëzimit. Edhe pse në etapa të ndryshme të evoluimit, qenia njerëzore është munduar ta zgjidhë këtë mister me të gjitha mënyrat dhe format, por deri më sot nuk ka mundur t’ia arrijë qëllimit. Qenie të lashtësisë shpërthejnë nga hapësira e lashtësisë, Perëndi dhe Përbindësha, që shpeshherë ziheshin me njëri-tjetrin dhe shumë herë bashkëpunojnë për të krijuar batalione ushtrish të pa vdekshme. Në disa mite të tjera, njeriu shfaqet si një para-produkt i kësaj procedure, ndërsa në të tjera thuhet se Bota u krijua vetëm për njeriun. Në vazhdim, iu paraqesim 10 mitet më dominuese të krijimit të Botës dhe të qenies njerëzore, të trashëguara nga civilizimet më të mëdha që kanë ekzistuar ndonjëherë në Tokë.


10. Çekiçi i Perëndive: Mitologjia norvegjeze

Me një bollëk me Perëndi të fuqishme së bashku me Perëndesha joshëse, feja e lashtë norvegjeze dhe vendeve Skandinave, së bashku dhe me vendet gjermane, ofron legjendën ideale të Krijuesit për adhuruesit e përleshjes/mundjes, por dhe të muzikës Heavy Metal. Sipas traditës norvegjeze, para se të ekzistonte Toka (Midgard) ekzistonte Musepell, një vend i përfshirë në flakë, me roje, të cilët përdorin shpata flake, me gjithësinë e pafund boshe (Ginnungagap) dhe Niflheim, që ishte një zonë e mbuluar me akull. Kur i ftohti i Niflheim preku flakët e Muspell, gjiganti Ymir dhe lopa vigane Auehumla u shfaqën nga akujt e shkrirë. Në vazhdim, lopa vigane lëpiu Perëndinë Bor dhe bashkëshorten e tij, duke i sjell kështu ata në jetë. Çifti solli në jetë, Buri-n, që dhe ajo me radhë bëri tre djem, Odin, Vili dhe Ve-n. Tre djemtë kur u rritën vranë Ymir dhe nga trupi i tij krijuan: me mishin Tokën, nga kockat Malet, nga flokët pemët dhe me gjakun e tij lumenj, liqene dhe detin. Në fund, nga kafka e tij, perënditë krijuan qiellin bashkë me yjet.

9. Zoroastrianizëm, feja e Persisë së lashtë

Sipas besimeve të epokës së mesme të Persisë, bota u krijua nga perëndia Ahura Mazda. Mali i madh, Albuz, vazhdoi të rritej për 800 vjet rresht, derisa ai mundi të prek qiellin. Atëherë ra shi, i cili krijojë detin Vourukasha dhe dy lumenj të mëdhenj. Kafsha e parë, që ishte një Dem i bardhë, jetoi në shtratin e Veh Rod. Por, shpirti i keq, Angra Mainyu, e vrau atë. Sperma e tij u transferua në Hënë, ku aty u pastrua dhe më pas prej saj u krijuan shumë kafshë dhe bimë. Pranë lumit, jetonte dhe njeriu i parë Gayomard, i cili ishte i ndritshëm si Dielli. Por, Angra Mainyu e vrau dhe atë. Dielli atëherë pastrojë spermën e tij për 40-vjet ku prej andej mbolli bimën Raveni. Bima u rrit dhe u transformua në Mashya dhe Mashyanag, qeniet e para njerëzore. Madje, në vend që Angra Mainyu t’i vriste, i mashtroi ata dhe i “detyrojë” që ta adhurojnë atë. Mbas 50-vjetësh lindën binjakë, por këta binjakë mbajnë në shpinë mëkatet e prindërve të tyre. Pas shumë kohësh, lindën dhe dy binjak të tjerë, prej të cilëve kanë prejardhjen të gjithë njerëzit e kësaj bote, e aq më tepër Persët.

8. Nga lumenjtë e Babilonisë

Miti i krijuar i Babilonisë, Enuma Elish, fillon me perëndit e ujit, Apsus (freski) dhe Tiamat (kripësirë), të cilët krijuan breza të shumtë perëndish me në krye Ea-n dhe vëllezërit e tij të shumtë. Por këta perëndi të rinj apo të reja bënë kaq zhurmë saqë si Apsu dhe Tiamat nuk mund të flinin dot gjumë. Kështu, Apsu ngriti një planë për t’i vrarë, por para se Apsu të realizonte planin, Ea ia arriti t’i vriste ata. Tiamat u betua të hakmerrej dhe krijojë një sërë përbindëshash, ndërmjet tyre ishte Qeni i tërbuar dhe njeriu Akrep. Ea dhe perëndesha Damkina, krijuan Marduk, një perëndi gjigante me katër sy e katër vesh që të kujdesej për ta. Murduk, kur u përlesh me Tiamat, përdori erërat, si armë të tij dhe lëshoi një stuhi të keqe në grykën e saj, si rezultat ta eliminojë atë. Atëherë e vrau atë me një shigjetë të veçantë, të cilën ia nguli në zemër. Më pas, ndau trupin e saj më dysh dhe i përdori për të krijuar qiejt dhe Tokën. Më vonë krijoji njeriun që të bënte punët e vështira, punë që perëndit refuzonin t’i bënin, siç ishte mbjellja e tokës dhe blegtoria.

7. Shpirtrat e Egjiptit të lashtë

Egjiptianët e lashtë, kishin një shumëllojshmëri mitesh e legjendash. Të gjithë ata fillonin me ujërat e trazuar dhe kaotik të Nun. Atum, erdhi në jetë dhe në vazhdim krijoji një mal, me qëllim që të kishte një vend ku të qëndronte. Nuk kishte bashkëshort dhe dispononte një Sy me të cilin mund të shikonte gjithçka. Lindi një djalë, me emrin Shu, i cili ishte perëndia e erës. Në vijim, ai lindi një vajzë, Tefnut, e cila ishte perëndesha e lagështisë. Roli i tyre ishte të krijonin një rend nga kaosi. Shu dhe Tefnut, krijuan Geb-in dhe Nut, që ishin homologët e Tokës dhe të Qiellit. Në fillim ata ishin të bashkuar dhe të njëjtë, por në vazhdim Geb e la Nut të ngrihet më lartë se ai. Gradualisht u krijua rendi kozmik, por Shu dhe Tefnut humbën në errësirën që kishte mbetur. Ndërsa Atum, nxori syrin e tij që shihte gjithçka dhe e dërgojë për t’i kërkuar. Kur Shu dhe Tefnut u kthyen për shkak të syrit, Atum u përlot nga gëzimi. Në vendin ku ranë lotët e Atum, mbinë njerëzit.

6. Meksikë, Aztecs (Aztekët)

Nëma e Azdekëve në tokë, Coatlicue (fustan gjarpërinjsh) pasqyrohej në një mënyrë të atillë saqë shkaktonte tmerr e frikë, duke mbajtur veshur një gjerdan me zemra dhe duar njerëzish, si dhe me një fustan gjarpërinjsh, ashtu siç dhe tregon emri i saj. Coatlicue mbeti shtatzënë prej një thike e krijuar me xham vullkanik dhe lindi Coyolxauhqui, perëndeshë e Hënës dhe 400 djem të cilët u shndërruan në yjet e qiellit jugor. Më vonë, prej qiellit ra një sferë e përbërë prej krahë dhe Coatlique e mblodhi dhe e fshehu atë në brezin e saj, kështu ajo mbeti përsëri shtatzënë. Por, si Coyolxauhqui dhe vëllezërit e saj, u kthyen kundër të ëmës së tyre, të mërzitur, të irrituar, të zemëruar ngaqë e ëma e tyre mbeti përsëri shtatzënë për herë të dytë, gjë që ata nuk e dini se si ndodhi. Ndërkohë, fëmija që gjendej në barkun e saj, Huitzilopochtli, perëndia e luftës dhe e Diellit, shpërtheu prej barkut të saj, i rritur tashmë dhe i armatosur. Ai sulmoi Coyolxauhqui dhe e vrau atë edhe me ndihmën e një zvarraniku të flakët. I preu kokën dhe ia hodhi në qiell, prej të cilës u krijua Hëna, gjë që çlirojë dhe mëmën nga ankthi.

5. Kinë, Mbretëria e Mesme

Një vezë kozmike po fluturonte në universin e pa ngjyrë dhe kishte fuqitë e kundërta të Yin dhe të Yang. Pas shumë shekujsh inkubacioni qenia e parë, Pan Gu erdhi në jetë. Copëzat e rënda të vezës (Yin) u transferuan për poshtë duke krijuar Tokën. Copëzat e lehta (Yang) u ngritën sipër dhe krijuan qiellin. Pan Gu, i frikësuar se mos copëzat e vezës do të bashkoheshin përsëri, qëndroi mbi tokë dhe mbajti qiellin me dorë. Kështu, rritej 3 metra çdo ditë për 18,000 vjet deri kur qielli shkoi në një distancë prej 30,000 miljesh sipër. Kur mbaroi misioni i tij, vdiq. Organet e trupit të tij, u shndërruan në pjesë të botës, disa prej tyre u shndërruan në kafshë, disa në fenomene atmosferike dhe trupa qiellor. Disa thonë se pleshtat të cilët qëndronin sipër tij, u transformuan në njerëz, por ekziston dhe një version tjetër. Perëndesha Nuwa ndjeu vetmi dhe kështu ajo krijojë njerëzit prej baltës që gjeti në Lumin e Verdhë. Këta njerëz të parë, fituan simpatinë e saj, por ngaqë i duhej shumë kohë për t’i krijuar ata, vendosi të shpërndaj pika balte në gjithë botën dhe çdo njëra prej tyre u shndërrua në një njeri të ri. Kështu, këta njerëz të krijuar shpejt e shpjet, u bënë njerëzit normal, ndërsa ata të cilët u paraprinë atyre ishin njerëzit e zgjedhur.

4. Japoni, Toka si një ishull

Perënditë krijuan dy perëndi vëlla e motër, Izanagi dhe Izanami, të cilët qëndruan mbi një urë, e cila lundronte në oqeanin e lashtë. Duke përdorur logjikën e artë të perëndive trazuan ujërat dhe kështu u krijua ishulli i parë me emrin Ongoro. Që të dy, vëllai dhe motra, u martuan në ishull dhe lindën katër trashëgimtar, të cilët ishin të deformuar. Perëndit ia dedikuan këtë anomali, shkeljes të një protokolli. Gjatë procesit të ceremonisë martesore, Izanami foli e para. Në ceremoninë e martesës së tyre, ty dy vëlla e motër, dedikonin krijimin e ishujve të Japonisë, si dhe krijimin e disa perëndive të tjera. Ndërkohë, gjatë lindjes të Kagutsuchi Kami, perëndi e zjarrit, Izanami vdes. I dëshpëruar prej humbjes së saj, Izanagi, e ndoqi atë në Yomi, në vendin e të vdekurve. Izanami, e cila kishte ngrënë ushqimin e Yomi nuk mund të kthehej pas. Por, kur Izanagi pa trupin e saj të zhbëhej, u tmerrua dhe ia mbathi me të katërtat. Ndërkohë, Izanami u zemërua jashtë mase shumë dhe e ndoqi atë bashkë me shumë femra të zemëruara. I ndjekur prej tyre, Izanagi u detyrua t’u hedh sipër tyre sende të tija, të cilat u konvertuan në shqetësime. Kur u largua nga shpella ku ishte hyrja e Yomi e mbylli atë me një shkëmb të madh dhe kështu u nda njëherë e përgjithmonë jeta nga vdekja.

3. Kozmologjia e Indisë, takim me Brahma

Kozmologjia e Indisë, përfshinë shumë mite krijimi dhe protagonistët fillestar janë ngritur dhe kanë zbritur në rëndësi gjatë shekujve. Tekstet e vjetra Vedic, ose Rig Veda, i referohet një qenie gjigante, Purusha, e cila kishte një mijë kokë, sy dhe këmbë dhe mundej të përqafonte tokën. Kur perëndit e bënë kurban, trupi i saj prodhonte gjalpë të pastër prej të cilit u krijuan shpendët dhe kafshët. Organet e trupit të tij u transferuan në elementët e botës dhe te perënditë Agni, Vayu dhe Indra. Gjithashtu, nga trupi i tij u krijuan katër kastat e shoqërisë së Indisë: priftërinjtë, luftëtarët, qytetarët dhe shërbëtorët. Më vonë në histori, treshja Brahma, (krijuesi), Vishnu (mirëmbajtësi) dhe Shiva (shkatërruesi) përfituan një post serioz në kozmologjin e Indisë. Brahma shfaqet sipër një zambak uji, i cili shfaqet nga kërthiza e të fjeturit Vishnu. Brahma është krijuesi i gjithë. Më pas, Shiva shkatërron gjithësinë dhe cikli rifillon përsëri.

2. Grekët dhe titanët

Poetët në Greqinë e lashtë, kanë thënë shumë kozmogoni. Por, ajo që është ruajtur më së miri dhe ka dominuar mbi së gjithash është teogonia e Hesiodit. Në këtë epos, brenda kaosit fillestar erdhën perëndit e para, siç Gaia (nëna Tokë). Gaia krijojë qiellin për t’u mbuluar. Lindën një ushtri të tërë perëndish dhe përbindësh, ndërmjet tyre ishin dhe njëqind dorësit, 3 përbindësha me 50 kokë dhe 100 duar që u quajtën Vriareos (fuqishëm), Cotto (i çmendur), Gyis (ai i çili ka pjesë që nuk munden kurrë) dhe Ciklopët të cilët kishin vetëm një sy në qendër të ballit të tyre. Më vonë erdhën Titanët, 6 djem dhe 6 vajza. Qielli i trajtoj me përbuzje fëmijët përbindësha dhe i burgosi ata në Tartar, brenda në thellësi të tokës.

1. Lindja e Judo-krishterimi dhe feve islame


Zanafilla, është libri i parë hebraishtes Torah dhe të Zanafillës Kristiane. Zanafilla përmbledh dy histori krijimi, të cilat sot janë më shumë të pranueshme nga Hebrenjtë, të Krishterët dhe Myslimanët. Në historinë e parë thotë që Zoti të bëhet Dritë dhe shfaqet drita. Për gjashtë ditë krijon qiellin, tokën, bimët, diellin, hënën, kafshët dhe çdo qenie tjetër së bashku me njerëzit. I uron që të shtohen sa më shumë, gjë të cilët dhe ata me radhë e kryejnë. Ditën e shtatë Zoti çlodhet dhe mendon veprën e tij. Në historinë e dytë, Zoti krijon njeriun e parë, Adamin nga vetë toka. I krijon atij kopshtin e Edemit, por i ndalon atij që të hajë nga Pema e Njohjes të së Mirës dhe të Keqes. Adami merret intesivisht duke pagëzuar kafshët, por ndihej shumë i vetmuar. Kështu, Zoti e vë në narkozë atë, duke marrë kështu një brinjë të tijën dhe krijon femrën e parë, Evën. Por, një gjarpër që flet, e bind atë që ajo të provojë nga frutat e pemës së ndaluar dhe në vazhdim Eva bind dhe Adamin që dhe ai të bëjë të njëjtën gjë. Kur Zoti zbulon këtë gjë, i internon larg kopshtit dhe i kthen ata në njerëz.
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mitet e Krijimit Empty Re: Mitet e Krijimit

Mesazh  Ariu 23.08.13 1:15

1-Nga c'lexova me siper shume mite flasin rreth shpirterave apo shpirtit te pare i cili me pas krijoi apo lindi te tjeret.A nuk eshte kjo e mjaftueshme si prove qe eshte nje mbi te gjithe.

2-Shume mite flasin rreth krijimit te njeriut me ane te ujit.A nuk thuhet keshtu sote ne fe?

Anuk jane keto prova te mjaftueshme?

Ariu
Ariu

System malfunction.
Please reboot.

37


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mitet e Krijimit Empty Re: Mitet e Krijimit

Mesazh  Siroco 26.02.15 0:02

''Gabimi'' i Perëndisë - ose si njeriu shkatërroi gjithçka!

Mitet e Krijimit Creati10

Mit Kelt

Pas Tokës Perëndia krijoi Ujin, i cili lindi Ajrin dhe në vijim Perëndia krijoi Florën dhe Faunën. Për shumë miliona vite Perëndia admironte Krijimin e tij. Toka ishte krenaria e tij në të gjithë Universin.

Në një moment relaksimi vendosi që nga Uji të krijonte Ajrin dhe njerëzit dhe fillimisht e vetmja gjë që u dha njerëzve ishte zemra. Me këtë zemër njerëzit njohën një ndenjë unike, Dashurinë: Dashurinë për Perëndinë, për Natyrën, për Njerëzit.

Kaluan disa miliona vite. Gjithçka funksiononte për mrekulli mbi Tokë, por në një moment tjetër Perëndia vendosi tu jepte njerëzve pak Mendje, domethënë atë element që zotëronte vetëm ai në të gjithë Krijimin e tij.

U nevojitën vetëm pak mijra vite dhe njeriu duke kërkuar pushtet, pasuri dhe luks me një lakmi të frikshme filloi të eliminonte Florën dhe të shkatërronte Faunën, të infektonte Ujin dhe Ajrin dhe me atë pak mendje që kishte, filloi të dyshonte akoma dhe vetë Krijuesin e tij.

Tani, i Gjithëpushtetshmi në gjendje paniku po mendon se çfarë të bëjë? T'i japë njeriut më tepër mendje apo t'i marrë mbrapsht edhe atë që i ka dhënë?
Siroco
Siroco

Unë e dëgjoj këngën e zogut jo për zërin e tij, por per heshtjen që vjen pas.


201


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mitet e Krijimit Empty Re: Mitet e Krijimit

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi