Histori tërësisht ruse

Shko poshtë

histori - Histori tërësisht ruse Empty Histori tërësisht ruse

Mesazh  Ufo prej 18.08.11 11:22

Histori tërësisht ruse

Kniaz Grigori Potiomkin: “Stomaku i tij mund të krahasohet me Rusinë”
Kniaz (princ) Grigori Potiomkin - veprimtar i madh shtetëror rus i shekullit XVIII-, gjeneral-feldmareshal, favorit i Perandoreshës Ekaterina II.

Potiomkin ishte një figurë mjaft kontradiktore që kombinonte në natyrën e vet gjithçka më të lartë e më të ulët. Ai mund të ishte bujar dhe dorështrënguar njëkohësisht, preferonte si jetën modeste, ashtu dhe luksin e madh. Por, duhet thënë megjithatë, se ai ishte njeri që prishte para pa hesap (i bënte paratë rrush e kumbulla), ndërsa fodullëku i tij nuk njihte kufij. Gostitë që organizonte favoriti i Perandoreshës ngjasonin me skenarët e përrallave “Njëmijë e një net”.

Kjo kishte të bënte edhe me preferencat gastronomike të tij. Hante Kniazi i madh si i babëzitur. Njëri nga bashkëkohësit e tij kujtonte, se bile dhe në kohën kur ishte i sëmurë për vdekje, Potiomkin duke u drithur si purtekë nga ethet, hëngri mu në sytë e tij gjatë drekës një copë të madhe proshutë, një patok të tërë të pjekur, disa zogj pule dhe piu një masë të paimagjinueshme kvasi (pije ruse e ngjashme me bozën), mjaltë dhe verë. Pas kësaj mbetet vetëm të imagjinohet se sa hante Potimkin në kohërat kur gëzonte shëndet të plotë!

Kniazi rus Sherbatov në librin e vet me titull “Mbi prishjen e traditave në Rusi” («О повреждении нравов в России»), duke folur për Potiomkin-in ka përmendur në veçanti faktin, se në një kohë kur shumë rusë nuk i kishin provuar ananaset, ndërsa për ekzistencën e bananeve as që kishin dëgjuar ndonjëherë, Grigori Potiomkin i kishte me bollëk të madh këto fruta në tryezën e vet dhe ishte ndër të parët në Rusi që filloi ti rriste ananaset në një serrë të madhe të posaçme. [/color]

histori - Histori tërësisht ruse 4RIA-080455-Preview
Kniazi rus Grigori Potiomkin

Duke folur mbi pasionet gastronomike të Potiomkinit duhet theksuar, se ai i jepte preferencë kuzhinës ruse. Korrierët nga skaje të ndryshme të Rusisë i sillnin atij produkte të shumëllojshme. Për shembull, kastraveca të shijshëm nga Nizhni Novgorodi, të cilët bëheshin turshi në një mënyrë të veçantë - në kunguj të mëdhenj të gërryer nga brenda, havjari vinte për të nga Urali, peshku nga Astrahani, nga Kalluga - brumi kallugian.

“Brumi kallugian”, receta e përgatitjes të së cilit është harruar krejtësisht në Rusi tani, nuk mund të quhet tamam brumë. Kjo ishte një lloj ëmbëlsire e veçantë që bëhej me miell thekre dhe malt (rusisht - солод). Thonë se Kniaz Potiomkin mund të zemërohej fort në qoftë se atij për drekë nuk i servirnin në tavolinë “brumin kallugian”.

Ai i dërgonte korrierët e vet në vendet më të largëta bile dhe për pijen e quajtur “shi të tharta” (rusisht - kислые ши) dhe për boronicë të vogël (rusisht - клюква).
Mbi të ashtuquajturat “shi të tharta” ia vlen të tregohet në mënyrë të veçantë. Kjo është një lloj pije ruse e gazuar që bëhet me mjaltë dhe malt dhe për Kniaz Potiomkinin atë e përgatisnin jashtëzakonisht të trashë. Siç dëshmojnë bashkëkohësit, kjo i shërbente atij edhe si pije, edhe si ushqim dhe pinte ai në ditë deri në 15 shishe “shi të tharta”. Potiomkin ishte mëse i bindur se kjo pije kishte veti kuruese dhe prandaj, jo më kot, ai e përfshiu atë në racionin e ushtarit.
Ufo
Ufo

149


Mbrapsht në krye Shko poshtë

histori - Histori tërësisht ruse Empty Re: Histori tërësisht ruse

Mesazh  Ufo prej 18.08.11 11:27

Konti Aleksei Ignatiev: oficer, diplomat, kuzhinier

Konti (rus. graf) Aleksei Ignatiev njihet në Rusi, para së gjithash, si autor i kujtimeve të famshme me titull “Pesëdhjetë vjet në shërbim”. Në këtë libër Ignatiev kujton periudhën e veprimtarisë së vet si ushtarak, oficer i Shtabit të Përgjithshëm të Perandorisë Ruse, më pas atë të diplomatit - fillimisht në Danimarkë, Suedi dhe Norvegji, kurse në vitet 1912-1917 - në Francë.


histori - Histori tërësisht ruse 4ignatiev_2
Konti rus Aleksei Ignatiev
Mbas Revolucionit të Tetorit të vitit 1917 konti Ignatiev morri anën e Pushtetit Sovjetik dhe ndihmoi që të ruhen për Bashkimin e Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS) mjetet financiare që i përkisnin Rusisë cariste, të cilat ishin depozituar në emër të tij në bankat franceze (225 milionë rubla në ekuivalent floriri). Ka punuar në Përfaqësinë Tregtare në Paris.

Duhet thënë se Aleksei Ignatievin e interesonin jo vetëm veprimtaria ushtarake dhe diplomacia. Pasion i vërtetë i tij ishte kuzhina. Siç tregonte ai vetë, mjeshtërinë e artit të të gatuarit Ignatiev e përvetësoi që në fëmijëri, kur bëhej kurioz për të parë se çfarë gatuante kuzhinieri i familjes së tij Aleksandër Koçallov, nxënësi i kuzhinierit të famshëm kinez në kohën e vet në Shën Petersburg. Zotërimi i artit të të gatuarit i hyri në punë oficerit të ri gjatë periudhës së fushatave ushtarake - në kohën e luftës ruso-japoneze të viteve 1904-1905. Që rrugës për në front, në trenin ushtarak, ku nuk kishte kurrfarë vagoni-restorant, ndërsa bar-bufetë pranë stacioneve të trenave ishin pothuajse bosh, dhe filloi Ignatiev, si i thonë fjalës, “karrierën e vet në lëmin e kuzhinës”, duke pjekur me alkool të thatë bukën e zezë me proshutë.

Në Mançuri, ku ishin përqendruar trupat ruse, punët me ushqimin jo vetëm të ushtarëve, por dhe oficerëve ishin fare keq. Dhe atëhere konti Aleksei Ignatiev vendosi ta marrë këtë punë në duart e veta. Ai se ku gjeti një sobë të vjetër prej gize të hedhur, e pastroi mirë e mirë dhe pasi mbaronte shërbimin ushtarak ia hynte vetë gatimit të drekës. Suksesi i kësaj mense të improvizuar i joshi të gjithë oficerët e Shtabit të Përgjithshëm. “Dhoma e ngrënies filloi të zhvillohej, të lulëzonte”, - kujtonte më vonë Aleksei Ignatiev.

Pasi u bë diplomat, konti Ignatiev merrte pjesë si mysafir në gosti, darka e dreka të shumta. Kur shërbente si diplomat në Suedi, koloneli i Shtabit të Përgjithshëm suedez konti Roose e ftoi Ignativin së bashku me të shoqen për një darkë me mysafirë të ftuar. Pasi vuri re se si pjesëmarrësit e drekës ngrinin gotat duke iu drejtuar njëri-tjetrit me fjalët “Për shëndetin tuaj!”, diplomati rus piu për shëndetin e Zonjës së shtëpisë dhe ngriti dolli për vetë të Zotin e shtëpisë. Por në atë moment të gjithë të pranishmit në tavolinë ia plasën gazit dhe filluan të thërrasin me të madhe: “Dhjetë gota! Dhjetë gota!”.

Doli se kjo ishte “gjoba” për kontin rus që shkeli padashur me gjestin e vet rregullin e vendosur në darkat e drekat me miq të ftuar: askush nuk ka të drejtë të pijë për shëndetin e të zotit të shtëpisë, dhe vetëm pas servirjes së ëmbëlsirës mysafiri i nderuar duhet të ngrihet në këmbë dhe në emër të të gjithë të ftuarve të tjerë të falenderojë të zotët e shtëpisë për pritjen dhe të ngrejë dolli për shëndetin e tyre.

Në përfundim nuk na mbetet gjë tjetër veçse ti shtojmë asaj që thamë më sipër, se pakkush është në dijeni të faktit se Aleksei Ignatiev është jo vetëm autor i kujtimeve të famshme, por dhe i librit të artit të kuzhinës “Bisedat e kuzhinierit me ndihmësin” («Беседы повара с приспешником»).




Ufo
Ufo

149


Mbrapsht në krye Shko poshtë

histori - Histori tërësisht ruse Empty Re: Histori tërësisht ruse

Mesazh  Ufo prej 18.08.11 11:31

Perandori rus Nikollai I

Perandori rus Nikollai I vlerësohet në mënyra diverse nga historianët. Disa vërejnë në figurën e tij reaksionarin, të tjerë - fisnikun mbretëror. Periudha e drejtimit të tij filloi me shtypjen e kryengritjes së dhjetorit (të dekabristëve) dhe përfundoi me humbjen e Rusisë në luftën e Krimesë.

Pallati perandorak rus gjatë sundimit të Nikollai I mund të cilësohet, ndoshta, si më i shkëlqyeri, më madhështori në Evropë. Por në jetën e përditshme Nikollai I, po ashtu si dhe babai i tij Pavli I dhe vëllai Aleksandri I, shquhej për natyrën e vet të matur, të përkorë në gjithçka, bile edhe në të ngrënë, në veçanti. Nikollai ngrihej herët në mëngje me të zbardhur dita, punonte deri natën vonë, flinte në shtrat të fortë, hante pak. Ndoshta, pikërisht falë kësaj mënyre të përmbajtur jetese ai dallohej për shëndet të fortë.

Drekat perandorake në pallatin mbretëror nuk shquheshin për salltanet, luks të tepërt.

Praktikisht të gjithë autorët e kujtimeve mbi sundimtarin autokratik konfirmojnë, se ai ishte njeri jashtëzakonisht i përmbajtur në të ngrënë dhe preferonte gatimet e thjeshta të kuzhinës ruse: qofte të shoqëruara me pure patatesh, shi (një lloj supe ruse me lakër arme), çorbat e ndryshme.



histori - Histori tërësisht ruse 468px-Tsar_Nicholas_I_-3
Perandori rus Nikollai I

Në Gatçinë (periferitë e Shën Peterburgut) familja perandorake drekonte gjithmonë në një tavolinë të gjatë. Vetë Perandori Nikollai ulej në mes të saj, kurse peranddoresha përballë tij. Në në dyja anët e tyre uleshin kniazët (fisnikët e lartë dhe aristokratet ruse) si dhe mysafirët e ftuar.

Në tavolinë Perandori fliste me njerëzit e shtëpisë rusisht, por kur i drejtohej Perandoreshës kalonte në frëngjisht. Gjatë drekës shërbenin në tavolinë shërbëtorët më të përzgjedhur të oborrit. Përpara anëtarëve të familjes perandorake shtroheshin gjithmonë pjata prej floriri, të cilat nuk ndërroheshin gjatë gjithë kohës së drekës. Çdo herë, kur servirej gatimi i radhës, shërbëtori i oborrit duhej të vinte me shumë kujdes e shkathtësi, pa zhurmë fare, mbi të pjatën tjetër prej porcelani.

Perandori Nikollai Pavlloviç ftonte përherë me kënaqësi të madhe për drekë në Pallatin e Dimrit gjeneralin Ivan Skobelev. Posaçërisht për gjeneralin në tavolinë servirej supiera me shi të vërtetë rus (supë me lakër arme), rizë me qull ose çorbë dhe kulaçë. Dreka të tilla jo të mëdha, në të cilat ftoheshin 2 apo 3 persona të rrethit të afërt, Nikollai I kishte pothuajse çdo ditë.

Gjatë kohës së drekës, si rregull, ndonjë muzikant luante në piano. Gatime të ndryshme nuk kishte shumë - 3 apo 4 gjithsej. Ngandonjëherë Perandorit i servirnin veç të tjerëve një vegsh (vorbë) me hikërror, të cilin ai e pëlqente pa masë. Në përgjithësi, Nikollai I hante shumë pak, kryesisht perime. Perandori përveç ujit pothuajse nuk pinte fare pije alkoolike. Rrallëherë i lejonte vetes ndonjë kupë verë. Gjatë darkës cari rus hante përherë një pjatë të të njëjtës supë, të gatuar me patate të grira.

Edhe gjatë udhëtimeve të veta Nikollai I demonstronte ndjenjën e theksuar të masës në të ngrënë, duke urdhëruar maitre d’hotel-in e vet që gjatë drekës në tryezë të mos servireshin kurrë më tepër se tre gatime. Dhe ky urdhër i tij respektohet pothuajse gjithmonë. Por njëherë ndodhi që maitre d’hotel nuk u përmbajt dot nga dëshira për të sjellë në tavolinë edhe një pjatë të katërt shumë delikate me troftë të freskët fare. Dhe si përgjigje ndaj kësaj ai dëgjoi vërejtjen gati kërcënuese perandorake: “Ç’është kjo - pjata e katërt? Hajeni vetë atë!”. Cari hodhi picetën me zemërim dhe u largua nga tavolina.

Ufo
Ufo

149


Mbrapsht në krye Shko poshtë

histori - Histori tërësisht ruse Empty Re: Histori tërësisht ruse

Mesazh  Ufo prej 18.08.11 11:37

Aleksandri II: shpërthimi në sallën perandorake të ngrënies

Më 5 shkurt të vitit 1880 Perandori i gjithë Rusisë Aleksandri II kishte ndërmend të drekonte në sallën e ngrënies të Pallatit të Dimrit. Për drekë pritej të vinte Princi Alexander of Hesse and by Rhine, por treni i këtij të fundit erdhi gjysmë ore me vonesë. Kjo rrethanë dhe i shpëtoi atëhere jetën Perandorit.

Në momentin kur Cari po i afrohej dyerve të sallës së ngrënies buçiti një shpërthim i fuqishëm. Aleksandri II, që u vonua pak për drekë, shpëtoi për mrekulli pa u padëmtur. Por 11 ushtarakët, që kryenin shërbimin e rojes atë ditë në pallatin perandorak, gjetën vdekjen nga ky shpërthim.


Atentati i sipërpërshkruar ishte një ndër të shumtit të ndërmarrë kundër jetës së Perandorit reformator, i cili anuloi, hoqi të drejtën e bujkrobërisë (të drejtën feudale).

Të birit të Nikollait I as që i kishte shkuar ndonjëherë ndërmend se do të bëhet objekt gjyetie nga ana e terroristëve kur në vitin 1856 u kurorëzua në Moskë. Pas ceremonisë së kurorëzimit në sallën e fronit mbretëror të Pallatit të famshëm Granovitaya (Palace of the Facets) të Kremlinit të Moskës u shtrua një drekë solemne. Midis të ftuarve në të ishin anëtarët e Këshillit Shtetëror, përfaqësues të klerit të lartë dhe persona me rëndësi të dy klasave të para të vendit. Në drekën e shtruar me rastin e kurorëzimit u servirën: supë e gatuar me gjela të egër, kulaçë e byrekë me harxha të ndryshme, peshq sterlet të zier në avull, shkurta të pjekura në hell, angjinare (it. carciofo). Më pas në tryezën e mrekullueshme fetive u sollën gjela deti dhe shpendë të egra të pjekura. Përfundoi dreka me xhelatinë frutash dhe akullore.

Kurorëzimin e perandorit të ri e festuan jo vetëm personat e klasave të larta, por dhe e gjithë Moska. Në solemnitetet e kurorëzimit në Moskë midis të tjerash u konsumuan gati 40 ton proshutë, 15 ton sallam e salçiçe, 5 ton gjalpë, 3.120 qengja, më tepër se 12.000 pula, 49 mijë byreçka e kulaçë, u pinë 1.252 fuçi vere dhe 3.120 fuçi birre. Sipas të dhënave zyrtare, për ceremonitë solemne të kurorëzimit u shpenzuan 6 milionë rubla argjendi.



histori - Histori tërësisht ruse 515px-Alexander_II_of_Russia_(Nikolay_Lavrov_01)
Perandori rus Aleksandri II

Aleksandri II zhvilloi jo pak reforma të rëndësishme në vend, të cilat i ndryshuan pamjen gjithë Rusisë. Por vepra më e madhe e tij mbetet, pa dyshim, çlirimi i fshatarëve nga bujkrobëria, varësia feudale. Prandaj në historinë e Rusisë ai hyri me emrin Cari-Çlirimtar (Liberator).

Zakonisht Aleksandri i II ngrihej nga gjumi rreth orës 8 dhe bënte një shëtitje në këmbë në park. Pasi kthehej nga shëtitja pinte kafe me doktorin e vet. Rreth orës 17.00 Aleksandri II shkonte të drekonte tek perandoresha. Në këtë drekë pothuajse gjithmonë kishte persona të ftuar. Vetë dreka, po ashtu si dhe mëngjesi, vazhdonte më pak se 1 orë. Më pas Perandori tymoste një puro dhe shkonte për të fjetur deri nga ora 19.00. Në 7 të mbrëmjes tek ai vinte perandoresha me fëmijët dhe së bashku ata pini çaj me ëmbëlsira.

Gjatë kohës së drejtimit të Aleksandrit II të gjitha llojet e verërave që servireshin në tryezë ishin të prodhimit të huaj. Ai ishte adhurues i madh i shampanjës franceze. Preferonte shumë Perandori rus shampanjën e Firmës “Louis Roederer”. Kjo firmë posaçërisht për Lartmadhërinë e tij Aleksandrin II prodhoi në vitin 1876 shampanjën “Crystal” në shishe me formë të mrekullueshme.
Në ditën e parë të marsit të vitit 1881 terroristët e grupimit «Народная воля» (“Vullneti i Popullit”) e çuan deri në fund punë me gjyetinë shumëvjeçare të filluar ndaj Perandorit. Aleksandrin II e hodhën në erë në rrugën përgjatë lumit Neva, mu në qendër të Shën Peterburgut.
Ufo
Ufo

149


Mbrapsht në krye Shko poshtë

histori - Histori tërësisht ruse Empty Re: Histori tërësisht ruse

Mesazh  Ufo prej 19.08.11 13:32

Leon Trotsky: buka e burgut dhe haviari kremlinian.Njëri prej prijësve të Revolucionit të Tetorit të vitit 1917 dhe organizatorëve të Ushtrisë së Kuqe Lev (Leon) Bronshtein, i njohur më tepër me pseudonimin - Trotsky (Trocki). Thonë se këtë mbiemër ai ia huazoi një gardiani burgu, ku u ngujua për ushtrim veprimtarie revolucionare.


Social-demokrati i ri ra në burg në moshë fare të re. Trotsky kujtonte më pas se pako nuk i sillte askush në burg. Ai s’kishte as çaj, as sheqer. Çorbën e burgut të arrestuarve ia jepnin vetëm një herë në ditë, në drekë. Racioni i bukës me thekër dhe kripa i shërbenin revolucionarit të ri si mëngjes dhe darkë. Ai kafshonte një copë nga buka e burgut dhe pastaj bënte ecejake diagonal qelisë duke thurur poezi.

Pas përmbysjes së autokracisë në Rusi Trotsky u kthye nga mërgimi dhe u zhyt me kokë në vorbullën e ngjarjeve politike të vendit. Pikërisht atëhere ai dhe u afrua me bolshevikët. “Rruga për në bufenë (bar-bufe) e Komitetit Ekzekutiv ishte në ato ditë një Golgothe (Calvary) e vogël , - kujtonte Trotsky. - Atje të jepnin çaj, bukë të zezë me dhjathë ose me haviar të kuq: ky produkt ishte me shumicë në Smolni dhe më pas në Kremlin. Për drekë atje jepej (supë me lakër arme) dhe një copë mish”.


histori - Histori tërësisht ruse 4464533361
Leon Trotsky

Pas rrëzimit prej bolshevikëve të Qeverisë së Përkohshme Trotsky u emërua Komisar i parë i Popullit për punët e jashtme të Rusisë Sovjetike. Pikërisht kur zinte këtë post ai morri pjesë në negociatat e paqes në Brest-Litovsk me përfaqësuesit e Gjermanisë. Delegacionin e parë rus gjermanët përpiqeshin ta sejdisnin e ta respektonin si asnjë tjetër.

Princi i Bavarisë Leopold i priti anëtarët e delegacionit rus si “mysafirët” e vet. Të gjitha delegacionet e hanin drekën dhe darkën bashkarisht. Kurse Trotsky, i cili kryesonte delegacionin sovjetiv, vendosi ti ndërpresë me vrazhdësi marrëdhëniet e shpenguara, familjare e besëplota që u krijuan atje. Ai kërkoi caktimin e tryezave të veçanta për drekë dhe darkë, duke u referuar tek nevoja e anëtarëve të delegacionit sovjetik për të komunikuar me njëri-tjetrin gjatë kohës së pushimeve midis negociatave. Dhe ky pretendim i tij u pranua heshturazi prej gjermanëve.

Në mars të vitit 1918 qeveria sovjetike u zhvendos në Moskë. Ushqimi i atëhershëm në Kremlin ishte i keq: në vend të mishit jepnin pastërma, mielli dhe drithërat ishin të mbushura me rërë. Por ndërkohë me bollëk të madh ishte haviari kuq i peshkut keta (familjes së salmonit) - për shkak të ndërprerjes së eksportit. Për drekë udhëheqësve të Republikës Sovjetike u jepnin shi (supë me lakër arme) dhe hikërror (qull me hikërr me lëvozhgë), por të servirura ama në pjatat e oborreve perandorake me emblema me shqiponja mbretërore.

Në luftën e ashpër, që plasi pas vdekjes së Leninit, brenda radhëve të partisë Stalini triumfoi mbi Trotsky-n. Fillimisht ai u internua në Kazakistan, kurse më pas u dëbua fare nga vendi. Vendstrehim i fundit i adeptusit të revolucionit botëror u bë Meksika. “Ne kishim një tryezë të madhe, - kujtonte nipi i Trotskyt. - Të gjithë, duke përfshirë edhe rojet e ndihmësit e Trotskyt, uleshim rreth kësaj tryeze.

Ushqimin zakonisht e gatuante gjyshja, të cilën e ndihmonin dy gra meksikane... Dreka jonë ishte shumë modeste, pa kurrfarë gjellësh të sofistikuara e delikatesash. Pasi hante Leon Trotsky (Lev Trocki) pushonte ose flinte pak. Kurse më pas vazhdonte të punonte në kabinetin e vet deri në darkë”.

Pikërisht atje, në vilën Koyyakana, në gusht të vitit 1940 goditja që iu dha pas shpine me akullçarëse (sëpatë) i mori jetën njërit prej udhëheqësve më kontradiktorë të Revolucionit të Tetorit.
Ufo
Ufo

149


Mbrapsht në krye Shko poshtë

histori - Histori tërësisht ruse Empty Re: Histori tërësisht ruse

Mesazh  Ufo prej 20.08.11 12:26

Perandori rus Paul Parë

Në mbrëmjen e 11 marsit të vitit 1801 në Shën Peterburg u mblodhën në një darkë konspirative pjesëmarrësit e komplotit kundër Perandorit Paul Parë. U pi shumë verë gjatë saj dhe disa nga komplotistët bile u dehën keq. Me të mbaruar darka të gjithë pjesëmarrësit e këtij komploti u nisën për në pallatin perandorak. Pasi thyen rezistencën e rojeve dhe gardës mbretërore ata si të tërbuar shkuan drejt e në kabinetin e Paul-it Parë. Perandori, i cili refuzoi të heqë dorë nga froni, u mbyt prej tyre me egërsi të paparë. Kurse popullit iu njoftua se sovrani vdiq nga iktusi cerebral

Perandori Paul Parë, i cili drejtoi Rusinë vetëm 4 vjet (nga fundi i shekullit të XVIII deri në fillim të shekullit të XIX) ishte një nga monarkët më të pazakontë rusë. Dikush e karakterizon atë si despot kapriçioz gjysmë të çmendur. Disa të tjerë e vlerësojnë si fisnik, romantik të pakuptuar nga askush.

Jeta e Paulit ngjasonte me orën e kurdisur: gjithçka e bënte me punktualitet të madh në të njëjtën orë. Ai çohej herët në mëngjes, pinte kafenë dhe në orën 6 priste në kabinetin e vet gjeneral-guvernatorin e Shën Peterburgut për raportim. Pasi u bë perandor ai u përpoq ti mësojë të gjithë oborrtarët dhe njerëzit e suitës së vet të hanë drekë bashkë me të në orën 13.00.

histori - Histori tërësisht ruse 3RIA-415662-Preview
Njëherë, pasi kishte ngrënë drekën, sigurisht fiks në orën 13.00, Perandori që po shëtiste nëpër Ermitazh doli në ballkon dhe dëgjoi një tingëllim këmbane. Siç u bë e ditur, kjo ishte këmbana e baroneshës Stroganova që ftonte mysafirët për drekë. Perandori u zemërua, u indinjua fort nga fakti se baronesha drekon kaq vonë, në orën 15.00, dhe dërgoi urgjentisht tek ajo oficerin e policisë së vet me urdhëresën që e obligonte atë të hante që këtej e tutje drekën fiks në orën 13.00. Në shtëpinë e baroneshës kishte plot mysafirë kur atë e njoftuan për ardhjen e policit. Vetëm frika për tu bërë pre e zemërimit të perandorit e frenoi të zonjën e shtëpisë që të mos ia plaste gazit me të madhe në prani të mysafirëve. Bile dhe vetë oficeri që i solli urdhëresën asaj i zënë ngushtë mezi e mbante të qeshurën. Por, me hir apo me pahir, urdhëri i monarkut duhej zbatuar.

Përsa i përket Perandorit, ai e kishte bërë zakon ta hante drekën rreth një tryeze me gjithë pjesëtarët e familjes së vet. Zakonisht gjatë drekës në tavolinë mbretëronte heshtja e plotë, të cilët mund ta thyente vetëm vetë monarku.

Në orën 21.00 të mbrëmjes Paul Parë hante darkën, kurse në 22.00 ai kishte rënë në gjumë.

Perandori Paul ishte kundërshtar i luksit të tepruar dhe dallohej për maturi të rrallë në ngrënie dhe në të pirë. Dreka e Paul-it të Parë, siç dëshmojnë njerëzit që e njihnin fort mirë nga afër atë, përbëhej nga uji i pastër i lumit Neva dhe 2-3 pjata me gatime shumë të thjeshta, por me ushqim të shëndetshëm. Gatimi më i preferuar për Perandorin ishte lakra e buburitur ose arme me salçiçe.

Pas grushtit të shtetit në pallatin mbretëror, që i preu fillin e jetës Perandorit Paul Parë, gjatë drejtimit të djalit të tij Aleksandër Parë u la krejtësisht në harresë tradita e të ngrënit të drekës njëkohësisht me monarkut e shtetasve të tij fiks në orën 13.00. Njerëzit filluan të drekojnë kur ti vinte më për mbarë.
Ufo
Ufo

149


Mbrapsht në krye Shko poshtë

histori - Histori tërësisht ruse Empty Re: Histori tërësisht ruse

Mesazh  Ufo prej 22.08.11 16:07

Ivani i Tmerrshëm

Car Ivan Vasiljeviç, i njohur më tepër si Ivani i Tmerrshëm, deri më sot e kësaj dite vazhdon të mbetet një ndër personazhet më misteriozë të historisë ruse. Shkencëtarët debatojnë shumë në lidhje me faktin se ç’figurë ishte për vendin e vet Ivani IV. Kurse ne do të flasim për gostitë luksoze, madhështore të kohës së drejtimit të Car Ioanit të IV, të cilat shoqëronin të gjitha ngjarjet e shënuara të jetës shtetërore dhe asaj të oborrit mbretëror të vendit.

histori - Histori tërësisht ruse 3RIA-418301-Preview

Në këto gosti merrte pjesë aristokracia kryeqytetase dhe paria e fisnikëve të provincës. Pas përfundimit të audiencës që u jepte monarku mysafirëve të huaj-ambasadorëve, reshperëve (tregtarëve), udhëtarëve-Ivani i Tmerrshëm i ftonte ata zakonisht për të ndarë me të bujarisht tryezën me “bukë e kripë e zemër”. Shërbyesit e pallatit i shoqëronin mysafirët e huaj në sallën e gostive.

Në vitin 1554 lundërtari anglez Richard Chenslor ishte mysafir i nderuar në drekën e Ivanit të IV. Në shënimet e veta ai shkruan, se gjellët i servireshin Ivanit të Tmerrshëm pa kurrfarë rregulli, ndërkohë që takëmet e ngrënies në tryezë ishin jashtëzakonisht të pasura, luksoze. Të gjitha gatimet servireshin me komplete florori, dhe duhet thënë, jo vetëm monarkut por dhe mysafirëve të tij - atë ditë drekonin tek Cari rreth 200 persona.

Pjatancat me gatime ishte të mëdha, kupat e verës gjithashtu ishin prej floriri dhe shumë të rënda. Përpara se të silleshin pjatat në tryezë Ivan Vasiljeçi i dha çdonjërit mysafir një copë të madhe buke, të ndarë me dorën e vet. Ndërkohë shpërndarësi thërriste me zë të lartë emrin e çdo mysafiri, të cilit i adresohej copa e bukës, duke u shprehur kështu: “Ivan Vasiljeviç, Cari i Rusisë dhe Knjazi (Princi) i Madh i Moskës të nderon ty me bukë”. Gjatë kësaj të gjithë duhet të çoheshin nga vendi dhe të qëndronin më këmbë deri sa të përfundonin së tingëlluari këto fjalë. Pas kësaj sollën me pjatanca të mëdha gostinë mbretërore - mjellma të pjekura të ndara copa-copa. Çdo pjellmë u servir në pjatancë të veçantë.

Monarku ia ndante ato mysafirëve po ashtu si dhe bukën - me po ato fjalë të thënë pak më parë. Më tej po e njëjta gjë ndodhte edhe me pijet. Lundërtari anglez kujton, se para se të ulej në tryezën e drekës Ivani i IV ndërroi kurorën, kurse gjatë vetë drekës i ndërroi kurorat edhe 2 herë të tjera. Kështu, brenda një ditë Richard Chenslor pa tre kurora të ndryshme në kokën e tij. Kur u servirën të gjitha gatimet në tryezë, ai me dorën e vet i ndante gjellët dhe pijet çdonjërit që i shërbente aristokratëve. Dreka përfundoi natën vonë.

Duke u ndarë me mysafirët Cari e quante çdonjërin nga ata me emër, gjë me të cilën u la një përshtypje të pashlyeshme anglezëve të pranishëm në gosti. Ambasadori i Perandorisë së Shenjtë Romake në Shtetin e Moskës Daniel Prince nga Bukhovo kështu ka shkruar mbi zakonet e gostisë së Ivanit të Tmerrshëm: “Kur ai ulet në tryezë, në krah të dhjathtë të tij duhet të ndodhet djali i madh. Ndërsa vetë ai është primitiv, aspak i sofistikuar në sjelljen e vet, sepse mbështet bërrylat në tavolinë dhe, meqënëse nuk përdor kurrfarë pjatash, e han ushqimin duke e marrë me duar, ndërsa ngandonjëherë copën e filluar e të pambaruar e vë sërish në pjatancën e madhe.

Para se të hajë apo të pijë ndonjë gjë nga ato që i serviren, ai zakonisht e shënon veten me një kry të madh dhe hedh sytë nga ikonat e Virgjëreshës Mari dhe Shën Nikollës. Kravçij (kështu quhej shërbyesi dhe posti i oborrtarit në Shtetin e Rusisë të periudhës së shekujve XV-XVIII-të. Detyrë e Kravçij-it ishte ti shërbente monarkut në tryezë) gjatë kohës së servirjes së pijes monarkut, të cilën ai e përdorte në sasira të mëdha, një pjesë të kësaj pije e hedh në një kupë tjetër dhe e lë për degustim... Në qoftë se Cari i jep me dorën e vet ndokujt atë që nuk ha nga ushqimi, apo nuk pi nga pijet, kjo do të thotë se mysafirit i bëhet nder i madh”.

Në slloboda-në (kështu quhej në historinë e Rusisë, Bjellorusisë dhe Ukrainës në periudhën e shekujve XI-XVIII-të pika e banimit (fshati) apo rajoni në qytet) Aleksandrovo, e cila gjatë kohës së oprichnina-s (oprichnina-periudhë në historinë e Rusisë (përafërsisht nga vitit 1565 deri në vitin 1572), e cila u shënua nga terrori shtetëror dhe veprimi i sistemit të masave të jashtëzakonshme. “Oprichnina quhej gjithashtu edhe një pjesë e shtetit me drejtim të veçantë, e caktuar për mbajtjen e oborrit të carit dhe oprichnikëve- kështu quheshin njerëzit që përbënin policinë sekrete të Ivanit të Tmerrshëm dhe që kryenin represionet) u shndërrua në rezidencë të carit, u krijua njëfarë vëllazërimi murgjish me në krye Ivanin e Tmerrshëm.

Cari së bashku me oprichnikët e vet organizonte atje tryeza të përbashkëta (komune), duke i kombinuar ato me shërbesat kishtare. Të tilla gosti e tryeza destinoheshin të rikujtonin ata kohëra të moçme, kur knjazët (princat) hanin e pinin së bashku me druzhinjikët e vet (druzhinjiki - luftëtarët e knjazit (princit), të cilët shpesh herë përveç funksionit të mbrojtjes ishin edhe këshilltarë të tij). Fisnikët gjermanë Johann Taube, Elert Kruse, të cilët shërbenin në oprichninë, njoftonin se në tryeza të tilla “çdonjërit i jepet ushqim dhe pije shumë e shtrenjtë, e cila përbëhet nga vera e përzierë me mjaltë”. Të ngrënat e të pirat ia linin vendin shërbimeve të gjata e sfilitëse kishtare.
Ufo
Ufo

149


Mbrapsht në krye Shko poshtë

histori - Histori tërësisht ruse Empty Re: Histori tërësisht ruse

Mesazh  Nikolaos prej 22.08.11 16:09

Bravo Ufo, qenke i apasionuar pas historise ruse!
Nikolaos
Nikolaos

"Kthejeni fytyrën nga Dielli dhe çdo hije mbetet mbrapa jush"

390


Mbrapsht në krye Shko poshtë

histori - Histori tërësisht ruse Empty Re: Histori tërësisht ruse

Mesazh  Ufo prej 23.08.11 19:12

Dreka e tre perandorëve

Në vitin 1867 Parisi u bë vendi i zhvillimit të Ekspozitës botërore, për pjesëmarrje në të cilën erdhën mysafirë të shumtë nga i gjithë rruzulli tokësor, midis tyre edhe persona të familjeve mbretërore.

Perandori rus Aleksadër II-të së bashku me djemtë e tij - Aleksandrin dhe Vladimirin - mbërritën në kryeqytetin francez më 16 maj të vitit 1867. Ata i priti personalisht Perandori Napoleon III-të (Carles Louis Napoléon Bonaparte). Qëndrimi i monarkut rus në Paris u shënua jo vetëm me vizitimin e Ekspozitës botërore dhe pjesëmarrjen në aktivitete të shumta të botës mondane, por edhe me atentetin e pasuksesshëm ndaj jetës së Perandorit rus Aleksandër II-të.

Ndërsa më 7 qershor të vitit 1867 në restorantin më të famshëm të asaj kohe “Cafe Anglais” në Paris u zhvillua takimi i cili hyri në histori me emrin “Dreka e tre perandorëve”. Në të vërtetë midis tre pjesëmarrësve të drekës perandor i vërtetë ishte në atë kohë vetëm monarku rus Aleksandri i Dytë. Atij i bënë shoqëri në këtë drekë princi (rus. - tsarevitch), trashëgimtari i fronit, i cili do të hyjë më vonë në histori si Perandori Aleksandër III-të, si dhe Mbreti i Prusisë Friedrich Wilhelm I-rë, i cili 4 vjet pas kësaj dreke u bë perandor i Gjermanisë. Mbretin e Prusisë e shoqëronte princi Otto Eduard Leopold von Bismarck.


Monarkët iu lutën pronarit të restorantit që ti gostisë ata me gatime të tilla që ti mbeten në kujtesë për një kohë të gjatë. Dhe ai ia plotësoi dëshirën atyre me kënaqësi. Dreka u përgatit nga i famshmi Adolphe Dugléré, nxënësi i kuzhinierit legjendar Marie-Antoine Careme.

Në menunë e drekës, e cila u servir në mënyrën më luksoze, figuronin shumë gatime që paraqesnin në vetvete krenarinë e kuzhinës franceze. Si pjatë e parë u servir supa e perandorshës, e gatuar me lëng pule të trashur me tapiokë (tapioca - miell i bluar (niseshte), i përftuar nga rrënjët e maniokës (lat. - Manihot esculenta) - një lloj bime shumë e rëndësishme ushqimore kjo në tropik), me të verdhë vezësh e kajmak qumështi, me qofte të vogla në formë sferike të bëra me mish pule, të brendshme shpendësh dhe bizele të njoma. Mysafirëve iu propozua gjithashtu edhe supë-pure me bizele të njoma.

histori - Histori tërësisht ruse 3Aleksandr-3
Perandori rus Aleksadër II

Në menunë e drekës si pjata të dyta u servirën sufle me mish pule dhe tartufo (zhardhok kërpudhash) me salcë veneciane të përgatitur me verë të bardhë, uthull estragoni (lat. Artemisia dracunculus - erëz e vlefshme aromatizuese bimore), qepë dhe fier moskat (cerfoglio) - (lat. Anthriscus cerefolium - bimë kjo që konsumohet e freskët) si dhe kërbisht qengji (selle de mouton) me pure bathësh dhe salcë Bretoni. Mysafirëve iu propozua të provojnë edhe pulën e gatuar sipas traditës portugeze: të pjekur ashtu siç është (e paprerë në copa), të mbuluar me salcë domatesh, specash të kuq jo djegës, hudhër, rigon, paprika, spec të kuq shumë djegës aromatik (pepe di Caienna), sheqer, lëng limoni, verë të bardhë, lëng pule dhe vaj ulliri. Pula ishte e mbushur me oriz e domate. Më pas në tavolinë sollën pure të ngrohtë të bërë me mish e mëlçi shkurtash, karavidhe (lobster) të gatuar sipas mënyrës pariziane me garniturë domatesh si dhe rosa të vogla të pjekura ala Rouen - të mbushura me mish të grirë.

Pjesëmarrësve të drekës iu propozua të provojnë edhe ortolanët e butë - shtëpie (një lloj zogu ky - lat. Emberiza hortulana) të vendosur copa-copa në sanduiçe të thekura dhe patëllxhanë të gatuar ala spanjollçe - të mbushur me tulin e tyre, domate dhe mish kofshe derri ose proshutë, të mbuluar me dhjathë të shkrirë Gruyère. Në përfundim të drekës në tavolinë u servir akullore.


Gostia ishte me të vërtetë mbretërore. Por thonë, se Cari rus shprehu dëshirën të provojë patjetër gjatë drekës edhe të famshmen Foie gras (frengj. mëlçi e dhjamosur) - mëlçi pate apo rose të majmur që gatuhet në mënyrë të posaçme - meqenëse në fund të fundit ishte në Francë. Por, për fat të keq, këtë delikatesë restoranti nuk e kishte në momentin e caktuar. Pronari mendjehollë i restorantit diti si të dalë nga situata e vështirë dhe iu përgjigj në këtë mënyrë Perandorit rus: “Lartmadhëria Juaj, në gastronominë franceze Foie gras nuk gatuhet kurrë në muajin qershor. Në qoftë se Ju do të prisnit deri në tetor, atëhere nuk do të pendoheshit aspak për këtë”. Car Aleksandrin e kënaqi përgjigja që mori.

Dreka vazhdoi 8 orë nën shoqërimin e muzikës së dhomës. Gjatë kohës së ndërrimit të pjatave mysafirët pinin puro. Verat që shoqëruan gatimet ishin nga më të mrekullueshmet: Madeira e vitit 1810, Xérés (spa. Jerez) e vitit 1821, Château d’Yquem e vitit 1847. Dhe, sigurisht, shampanja Louis Roederer, e cila i pëlqeu veçanërisht shumë Perandorit rus. Përfundoi dreka e monarkëve me shishet Château “Lafite-Rothschild” të vitit 1848.

Restoranti “Cafe Anglais”, i cili u bë vendtakim i tre perandorëve, ekzistoi në Paris deri në vitin 1913. Ndërsa shumë shpej pas kësaj filloi Lufta e Parë Botërore dhe nuk ishte më aspak etike të përmendej fakti se Perandori rus dhe Kaiseri gjerman patën ngrënë së bashku dikur një drekë të mrekullueshme miqësore.
Ufo
Ufo

149


Mbrapsht në krye Shko poshtë

histori - Histori tërësisht ruse Empty Re: Histori tërësisht ruse

Mesazh  Ufo prej 28.08.11 17:23

Perandori rus Aleksandri III-të

Më 19 maj të vitit 1883 në Pallatin Granovitoi (të audiencave) për nder të kurorëzimit të Perandorit rus Aleksandër i III-të u dha një drekë solemne. Ndër të ftuarit në të ishin përfaqësues të Klerit të lartë, figura të fisnikërisë më të lartë ruse dhe mysafirë nga monarkitë e huaja. Gjithsej ishin 275 persona. Salltanetet e dekorimit të tavolinës të habisnin me luksin dhe pasurinë e takëmeve.

Gjatë drekës orkestra e harqeve e oborrit mbretëror ekzekutoi 10 vepra muzikore. Në tavolinë u servirën si pjata të para borsh (një lloj supe me panxhar dhe zarzavate të tjera) dhe supë me mish qengji. Më pas mysafirëve iu propozua mish viçi i buburitur dhe sterlyad (një lloj shumë i shijshëm peshku bli) i zier në avull - zbukurim i famshëm ky i tavolinës ruse. Në menunë e drekës figuronin gjithashtu edhe pjata të ndryshme (vepra të vërteta arti gastronomik) me xhelatinë, mish i pjekur - zogj pule dhe shpendë të egra.

U servir gjithashtu edhe shpargull (shpërëngë). Në përfundim të drekës sollën akullore dhe çorbën e famshme të Kontit rus Dimitri Guriev (ajo gatuhej si bollgur me qumësht. Pastaj i shtoheshin arra të thërmuara, copëza pjeshke, ananasi, frutash të tjera dhe kajmak qumështi), të cilën Aleksandri i III-të e pëlqente jashtë mase.

Në vitet e rinisë së vet Kniazi (princi) i madh Aleksandër e kishte me qejf të madh të ngrënin. Por hamës ai nuk mund të quhej kurrsesi. Edhe gatimet e sofistikuara nuk i vlerësonte fort. Për shtatin e tij jo të vogël, për të mos thënë gjigand, Perandori nuk hante shumë dhe nuk i kushtonte të ngrënit ndonjë rëndësi të veçantë.

Aleksandri i III-të preferonte ushqim jashtëzakonisht të thjeshtë. Atij i pëlqenin gatimet e kuzhinës ruse dhe jo ato të vendeve të huaja. Kur i mërzitej menuja e tavolinës mbretërore Perandori, në kohën e lëngimit nga një sëmundje e rëndë në gjysmëvitin e fundit të jetës së vet, kërkonte ngandonjëherë, kur ia kërkonte mideja, ti sillnin drekë të zakonshme ushtari apo gjyetari nga kazermat e afërta me oborrin mbretëror apo njësisë së gjuetarëve.


histori - Histori tërësisht ruse 3Shilder_AlexanderIII
Perandori rus Aleksandri III-të.

[color=cyan]Ekziston mendimi se Aleksandri i III-të ishte i shumë dhënë pas pijeve alkoolike dhe bile se ishte pjanec i keq. Por nuk ka kurrfarë dëshmish në mbështetje të këtij versioni. Përkundrazi, ata që e njihnin nga afër Perandorin konfirmojnë, se ai ishte njeri krejtësisht indiferent ndaj alkoolit dhe se nuk e shihnin të dehur ndonjëherë. Një nga mjekët e familjes perandorake kujtonte, se bile edhe gjatë të ngrënit të mezeve Aleksandri i III-të pothuajse nuk pinte as gotëzën shoqëruese tradicionale të vodkës, ndërsa edhe kur e pinte rrallëherë doza e saj ishte më e madhe se një kupëz e vockël. Gjatë të ngrënit ai pinte kryesisht kvas (një lloj boze në ngjyrë çaji). Verën pothuajse nuk e vinte në gojë. Pinte me qejf të madh, por me masë ai pijen e vet të preferuar, e cila përbëhej nga përzierja gjysëm për gjysëm e kvasit rus me shampanjën.

Periudha e drejtimit të Perandorit Aleksandër i Tretë u shënua nga praktikisht mospjesëmarrja e plotë e Rusisë në konflikte ushtarake. Jo krejt rastësisht ai hyri në histori me emrin Aleksandri i III-të Paqeruajtës. Por herë pas here Cari rus u jepte megjithatë sinjal të qartë fuqive të tjera - se po të lindë nevoja Rusia di ta mbrojë për veten mrekulli.

Gjatë kohës së një dreke solemne të shtruar në Pallatin e Dimrit në Shën Peterburg Aleksandri i III-të po bisedonte me ambasadorin austriak. Pikërisht në atë periudhë ishte ndezur keq konflikti i radhës austro-rus në Ballkan. Ambasadori, me lutjen e tij këmbëngulëse, zuri vend në tavolinë përballë Perandorit me qëllim që të kishte mundësi të shkëmbente me të mendime në lidhje me situatën e mbarsur me konflikt në Ballkan. Por Perandori nuk po reagonte në kurrfarë mënyre ndaj fjalëve të tij. Diplomati austriak i irrituar e fort i zemëruar në fund të bisedës u kërcënua me fjalët, se Austria mund të mobilizojë kundër Rusisë 2 apo 3 korparmata. Aleksandri i III-të, pa thënë as edhe një fjalë, me buzëqeshje në fytyrë mori nga tavolina një pirun të argjendtë, e përthyu atë në formë patkoi dhe e hodhi në drejtim të vendit ku ishte ulur ambasadori austriak: “Ja se ç’do të bëj unë me 2 apo 3 korparmatat tuaja të mobilizuara”, - tha me qetësi Cari rus.

Në një nga drekat e shtruara për nder të ardhjes në Rusi të Princit të Malit të Zi Nikollai ndodhi një episod i mbarsur, në një farë mënyre, me skandal. Gjatë kohës së drekës Aleksandri i III-të ngriti dollinë me fjalët “Për mikun tim të vetëm, Princin e Malit të Zi!”. Personat e familjeve mbretërore europiane e pritën me habi të madhe e indinjatë këtë dolli, meqenëse prej saj rridhte konkluzioni se vetëm Princi i Malit të Zi nga gjithë mbajtësit e huaj të kurorave mbretërore gëzonte respektin e Carit rus. [/ color]

Ufo
Ufo

149


Mbrapsht në krye Shko poshtë

histori - Histori tërësisht ruse Empty Re: Histori tërësisht ruse

Mesazh  Ufo prej 07.09.11 12:37

Drekat në mesnatë të udhëheqësit sovjetik Stalin

Qefli të ngrënash Josif Stalini nuk mund të quhej kurrsesi. Kur Stalini nuk kishte mysafirë në shtëpi tryeza ishte shumë e thjeshtë. Atij i pëlqente shumë supa e quajtur “shi” me lakër arme, mishi i zier. Ndërsa në qoftë se kishte të ftuar, në tavolinë atëhere servireshin gatime të ndryshme të kuzhinës gjeorgjiane. Për shembull, pjata e quajtur sacivi (pulë e gatuar me arra, beharna e erëza). Dobësi të madhe kishte ai me reçelin (likonë) me arra të papjekura, jeshile, të cilin ia sillte e ëma nga Gjeorgjia.

Stalinit i pëlqente të organizonte gosti në daçën Blizhniaja - rezidencën e vet në periferitë e Moskës. Në fillim të viteve 30-të Stalini jo rrallëherë drekonte atje, zakonisht vetëm, ndërsa në verë tryezën ia shtronin në verandë. I sillnin çorbë ruse, poçen me vodkë dhe kanën me ujë. Pas vdekjes së bashkëshortes së Stalinit drekat e tij u bënë më të bollshme, të përbëra nga shumë më tepër gatime të ndryshme. Nga fundi i viteve 30-të në shtëpinë e Stalinit filloi të ketë më shumë mysafirë, të cilët uleshin në tavolinë në mbëmje dhe rrinin deri në orën 3-4 të mëngjesit.


histori - Histori tërësisht ruse 3stalin

Siç dëshmon në kujtimet e veta Krushovi, erdhi një kohë e tillë kur të ftuarit në banketet dhe gostitë e Stalinit i dehnin enkas. “Njerëzit bëheshin xurxull në kuptimin e plotë të fjalës. Dhe sa më i dehur të ishte njeriu, aq më shumë kënaqësi i sillte kjo skenë Stalini, - konfirmonte Krushovi. Udhëheqësi i detyronte të pinin me zor të gjithë të pranishmit në tavolinë. Duke ngritur, për shembull, dolli të tilla, për të cilat po të mos pihej kupa me fund do të ishte diçka fyese. Dhe rrallë kush mund të merrte guximin ta bënte një gjë të tillë.

Njëri prej liderëve të komunistëve jugosllavë Milovan Gjilas kujtonte më pas gostitë e Stalinit në Moskë. Stalini, sipas fjalëve të tij, nuk rrinte kurrë në krye të tryezës, por ulej gjithmonë në karrigen e parë në të majtë nga vendi në krye të sofrës. Tavolina ishte jashtëzakonisht e pasur me gatime të shumëllojshme dhe pije të ndryshme. Dominonin pjatet me mish dhe lloje diverse vodke. Gjithça ishte e thjeshtë, pa salltanete të mëdha.

Çdo njeri hante atë që dëshironte dhe sa të donte. Të propozonin dhe të detyronin vetëm të pije me zor. Një darkë e tillë zgjaste zakonisht nga 6 orë e më shumë - nga ora 22.00 e mbrëmjes e deri në 4-5 të mëngjesit. Në darka të tilla, të cilat kalonin në atmosferë joformale, tregonin fytyrën e tyre të vërtetë një pjesë e mirë e politikanëve të njohur sovjetikë.

Po ata ishin dhe objektet më të shpeshta të argëtimit, talljes dhe, mund të thuhet, i vetmi luks në jetën e Stalinit. Sipas dëshmive të Milovan Gjilas-it, Stalini hante shumë, jashtë mase shumë bile edhe për një njeri më të bëshëm, më shtatmadh se ai. Në tavolinë dominonin kryesisht pjatat me mish, gjë kjo që dëshmonte qartë mbi prejardhjen malësore të zotit të shtëpisë.

Pinte Stalini me masë, duke i dhënë preferencë verërave gjeorgjiane. Tregojnë, se udhëheqësit i sillnin me aeroplanë nga fshati gjeorgjian Ateni verë shtëpie. Po ai Milovan Gjilas kujtonte, se Stalini përziente në kupa jo të mëdha verën e kuqe me vodkë. Por kjo nuk është aspak kështu. Udhëheqësi sovjetik e përziente verën me ujë të pijshëm, të zakonshëm.

Ufo
Ufo

149


Mbrapsht në krye Shko poshtë

histori - Histori tërësisht ruse Empty Re: Histori tërësisht ruse

Mesazh  Ufo prej 16.09.11 8:40

Pjetri i Madh
Reformat e Pjetrit të Parë prekën çdo sferë të jetës së Rusisë. Edhe kuzhina ruse nuk mbeti mënjanë. Nga Evropa Cari rus solli jo pak të reja gastronomike, duke ndryshuar me këtë fizionominë e kuzhinës nacionale.

Këtu mund të përmenden edhe llojet e reja të gjellëve, edhe mënyrat e përgatitjes së tyre, edhe orenditë shtëpiake dhe enët e kuzhinës. Me emrin e Pjetrit të Parë lidhin, në radhë të parë, sjelljen e patates në Rusi, e cila fillimisht u prit me mosbesim, por që me kalimin e kohës u shndërrua tek ne në vend, si i thonë fjalës, në "bukë të dytë". Ekziston versioni sipas të cilit Car Pjetri, pasi e vlerësoi pataten gjatë qëndrimit të vet në Holandë, i dërgoi kontit (graf) rus Sheremetiev një thes me patate të shoqëruar me urdhërin për të filluar kultivimin e saj në Rusi.

Nëse ka ndodhur vërtet kështu apo jo është vështirë të komfirmohet me bindje të plotë, por duhet thënë se patatja u adaptua megjithatë mjaft mirë në tryezën ruse. Historiani Vasili Kjuçevskij pat shkruar njëherë e një kohë: "Sa Car i çuditshëm ishte ai!... Punonte si marinar, vishej dhe pinte duhan si gjerman, votkën e pinte si ushtar, shante e përleshej si oficer garde". Në të vërtetë Pjetri i Parë nuk ishte aspak nazeli në të ngrënë dhe preferonte jo ushqimin e sofistikuar, por atë fare primitiv. Për shembull, bukën e zezë, çorbën prej elbi, shi (supë me lakër turshi, arme).

Të përmbajturit, moderimi i Pjetrit të Parë i habisnin pa masë bashkëkohësit e tij. Por gjatë kësaj Pjetri hante shumë. Ngandonjëherë carin e qortonin, e kritikonin se hante mish në kohë kreshme, meqenëse nuk e pëlqente fort peshkun. Ndërsa në të vërtetë, në vitin 1716 Patriarku i Konstandinopojës i shkroi me dorën e vet lejen që për shkak të shëndetit të dobët të përdorte mishin gjatë gjithë kreshmave, përveç javës përpara kungimit. Pjetri i parë kishte kuzhinier personal Johannes Felten. Atë e përjetësoi në romanin e vet "Pjetri i Parë" shkrimtari rus Aleksei Tolstoi. Zakonisht mëngjesin Pjetri e hante shpejt e shpejt, por për këtë kohë e mbushte mirë barkun. Pastaj punonte disa orë.

histori - Histori tërësisht ruse 3Peter_der-Grosse_1838

Gjatë vizitës që i bënte admiralitetit pinte një gotë votkë duke e shoqëruar me gjevrek dhe pastaj sërish ia hynte punës deri në drekë. Drekonte ai thjesht, pa shumë salltante. Nuk duronte dot prezencën e shërbëtorëve të shumtë përqark tryezës së ngrënies - siç vë në dukje historiani - tipar ky tipik holandez. Në qoftë se do ti hedhim një sy menusë së zakonshme të Pjetrit të Parë, do të vëmë re përzierjen e tavolinës tradicionale ruse dhe huazimeve evropiane. Rrepka të reja, të freskëta, dhjathë limburgez, një pjatë shi (supë me lakër turshi), paçe e ngrirë, proshutë, çorbë dhe rosë e pjekur në salcë kosi, së cilës i shtohej qepë e skuqur ose limona turshi - këto ishin gatimet më të preferuara të Pjetrit, kusht i domosdoshëm i drekave të tij.

Preferonte ndër gjithë të tjerat ai verën e Moselle, atë hungareze dhe verën ermitazh. Pëlqente gjithashtu kvasin (pije e ngjashme me bozën) dhe uzon. Nuk injoronte edhe birrën. Në të ritë e vet Pjetri pëlqente shumë kafenë dhe duhet thënë se, në kuptimin e plotë të fjalës, e futi atë me forcë në jetën e përditshme në Rusi. Me këtë pije të hidhur të përtej oqeanit Car Pjoter Aleksejeviç u njoh në Moskë në qytezën e mjeshtrave të huaj (e quajtur Nemeckaja slloboda).

Pjetri i Parë dhe i detyronte shtetasit e vet të pinin kafe në "asambletë" argëtuese, në të cilat përveç kafesë servirej gjithashtu çokollatë e nxehtë dhe limonatë. Midis takëmeve të ngrënies të Carit, siç tregojnë historianët, vendoseshin gjithmonë një lugë druri me bisht të veshur me fildish, një thikë dhe një pirun me dhëmbë të veshur me kockë në ngjyrë jeshile. Megjithëse shumë bashkëkohës të tij dëshmojnë: se në tryezën e ngrënies Cari Pjetri i Parë preferonte të hante me duar, duke injoruar fare përdorimin e pirunit. Por duam të vemë në dukje gjatë kësaj se ishte pikërisht Pjetri ai që përpiqej të impononte vënien në zbatim në shoqëri të etiketës evropiane në tryezën e gostisë.

Udhëzuesi i rregullave të shijes të mirë me titull «Юности честное зерцало» ("Pasqyrë e ndershme e moshës rinore") që u botua për herë të parë në Rusi në vitin 1717 këshillonte: "Është e pahijshme të lëvizësh sa andej-këtej këmbët e duart kur je i ulur në tryezën e ngrënies, duhet të hash pa u ngutur, me qetësi. Nuk duhet të bësh zhurmë me pirun dhe thikë në pjatë, të vizatosh me to mbi sofrabrez apo gjellën në pjatë. Është e palejueshme të thyesh e të trokasësh me to në tavolinë, duhet ndenjur pa zhurmë e në mënyrë të qetë, me trupin drejt e pa lëvizje të tepërta në karrige".
Ufo
Ufo

149


Mbrapsht në krye Shko poshtë

histori - Histori tërësisht ruse Empty Re: Histori tërësisht ruse

Mesazh  Cimi Elezi prej 17.09.11 18:49

Tartaret,e kaluara,etashmja dhe e ardhmja e tyre

''Gerrmo Ne rrenjet e nje rusi e do te zbulosh nje tartar''.Tartaret jane permendur bashke me mongolet dhe turqit per shume shekuj.

Ne shekullin e 13,ata moren pjese ne fushatat qe ndermmerte Cangis Hani,udheheqesi mongol.Perandoria e tij u zgjerua ne nje territor te gjere,pak a shume ne permast e ish B.S.Ne vitin 1236,rreth 150.000 luftetare te tij u nisen drejt Europes,qe fillon ne perendim te maleveUrale.Atje, ne fillim sulmuan qytetet ruse.

Kur mongolet pushtuan Rusine pak pas kesaj,ata themeluan nje komb te perzjer mongolo-turk,pjesen perendimore te te cilit disa e quajne Hordhia e Arte.Kryeqyteti i saj Sara-Batu,ndodhej ne pjesen e poshtme te lumit Vollge.Ne kete shtet perfshihej nje pjese e Siberise dhe malet e saj Urale,si edhe vargmalet e largeta Karpate e kaukaze ne Ukraine e Gjeorgji.Principatat ruse duhej ti paguanin harac Hordhise.Ne shekullin e 15,Hordhia u nda ne juridiksione,si Krimeja,Astrakani dhe Kazani.

Tatarstani dhe kryeqyteti i tij Kazani

Sot,popullsia e Rep. shumekombeshe te Tartastanit,ndodhet ne pjesen me lindore te Rusise Europiane,eshte rreth 4 milion banore.Territori i tij ka nje sip.prej 68.000 k.m. katrore dhe njihet si nje nder shtetet me te zhvilluar ekonomikisht ne federaten Ruse.Tatarstani eshte nje prodhues kryesor i naftes dhe i gazit ne Rusi.

Industria e tij perfshin prodhimin e aeroplaneve dhe automjeteve,dhe ne kete republike ka disa aeroporte.Kazani eshte nje qytet modern me nje milion banore ku takohen lumenjte Vollge dhe Kazanke.Ai eshte nje nga qytetet e shumta ne Rusi qe kan ndertuar sisteme te bukura metroje.Ne cdo stacion spikat nje motiv karakteristik.

Disa kan nje ndertim modern dhe te tjeret kan pamje orientale ose mesjetare.Nje stacion ne Kazan eshte zbukuruar me 22 afreske me mozaike qe paraqesin perralla tradicionale tartare.Universiteti Federal i Kazanit u themelua ne vitin 1804 nga cari rus Aleksandri I dhe ka nje nder biblotekat me te medha ne Rusi.

Eshte nje qender arsimore dhe kulturore me influence dhe eshte paraardhese e universiteteve te tjera ne Tatarstan.Nder 5.000.000 botimet e bibliotekes,gjenden edhe 30.000 doreshkrime te lashta,disa prej te cilave datojn nga shekulli 9 i eres sone.Nder gjerat me te spikatshme te Kazanit eshte kremlini i famshem.

Kjo fortese e vjeter ,me ndertesat qe datojn nga shekulli i 16,eshte e vetmja fortese tartare ne Rusi qe i ka rezistuar kohes.Brenda mureve te gurta te Kremlinit te Kazanit,gjendet kulla e Sjujumbekit,godinat e qeverise se Tatarstanit,nje xhami dhe nje kishe ortodokse.Ne vitin 2000,Kremlini i Kazanit u shpall Trashegimi boterore nga UNESKO.Arkitektura e kompleksit te kremlinit duket magjepsese sidomos naten.Kjo arrihet me ane te dritave qe pasqyrohen ne lume.

Populli dhe gjuha

Tartaret perbejn popullsine me te madhe turanike ne Rusi dhe thuhet se arrijne deri ne 5.500.000,por nuk dihet sa eshte numri i vertete ne te gjithe kete territor te paane.Gjuha tartare i perket familjes se gjuheve turanike.Ne kete familje gjuhesh,bejn pjes gjuha azerbajzhane, bashkire, kazake, kirgize, nogaje, turke, turkmene, uzbeke dhe jakute.

Disa prej ketyre gjuheve jan aq tr ngjashme sa ata qe in flasin e kuptojne njeri tjetrin deri ne njefare mase.Ata qe flasin gjuhet turanike ne bote arrijne ne miliona e miliona.Ne rruget e qytetit anembane Tatarstanit,njerezit perdorin gjuhet tartare dhe ruse,ashtu si edhe gazetat,librat,radiot dhe televizionet.

Pjeset ne teatrot e Tatarstanit shfaqen ne gjuhen tartare dhe flasin per historine,folklorin dhe jeten e prditshme te vendit.Ne vitrinat dhe ne tabelat e rrugeve ne Kazan e ne qytete te tjera,shkruhet ne rusisht dhe ne tartare.Rusishtja ka huazuar shume fjale nga gjuha tartare.Ne B.S.,ne vitin 1928,gjuha e shkruar tartare ndryshoi nga alfabeti arab ne ate latin.Por qe nga viti 1939,gjuha tartare shkruhet me shkronja cirilike te ngjashme me ato te rusishtes.

Traditat kombetare

Nje here e nje kohe tartaret merreshin me gjueti e blektori.Edhe sot,ne gatimin tradicional shume lloj gjellesh i bejne me mish.Nje prej tyre eshte beleshi,nje nga gatimet e preferuara ne shume familje tartare.Zakonisht behet si byreku,mbushet me patate,mish,qepe dhe erza dhe piqet per rreth dy ore.

Pastaj ''byrekun''e presin te nxehte ne tavoline ne sy te te gjitheve teksa avulli ngrihet siper.Nder festat kombetare te tartareve,ndoshta me e vjetra dhe me e famshmja eshte Sabantui.Ajo e ka origjinen nga nje zakon pagan sipas te cilit njerezit luteshin se bashku dhe i ofronin flijime perendise DIELL e shpirterave te paraardhesve.

Pjesemaresit besonin se flijime te tilla do te benin qe linja e tyre gjenealogjike te vazhdonte,qe kafshet e tyre te riprodhoheshin dhe toka te ishte e frytshme.Tartaret i pelqejn shume kuajt.Ata jan pjes e rendesishme e kultures tradicionale dhe kane lidhje me jeten e tyre te meparshme si nomade.Ne Kazan ndodhet nje nga hipodromet me te mire ne bote,me 12 stalla dhe nje klinike veterinare.Aty madje ka dhe nje pishine per kuaj.

Cimi Elezi
Cimi Elezi

116


Mbrapsht në krye Shko poshtë

histori - Histori tërësisht ruse Empty E përkora në fron - Anna Johanovna

Mesazh  Ufo prej 28.09.11 13:05

E veja e Dukës së Kurlandit (Herzogtum Coerland), e bija e Carit Ivani V dhe mbesa e Carit Pjetri i Parë, Anna në moshë shumë të pjekur, në vitin 1730, hipi në fronin rus vetëm falë përkimit fatlum të një vargu rrethanash për të. Këshilli i Lartë i fshehtë, i cili u krijua nga një grup përfaqësuesish të aristokracisë ruse, pas vdekjes së Perandorit të ri në moshë Pjetri II, ftoi Annën për të drejtuar Rusinë si monarke me kompetenca të kufizuara. Por perandoresha Anna Johanovna me të hipur në fron diti të përqëndrojë gjithë pushtetin në duart e veta dhe pas kësaj shpërndau Këshillin e Lartë.

histori - Histori tërësisht ruse 3Anna_Ioanovna

Vërtet, Anna Johanovna nuk mund të renditet kurrsesi midis monarkëve më të mirë të Dinastisë së Romanovëve. Ajo ishte një sundimtare origjinale, duhet thënë, mjaft besëtyte dhe preferonte shoqërinë e hokatarëve, gaztorëve të oborrit mbretëror si dhe gjyetinë.

Ndryshe nga shumë carë dhe perandoresha ruse Anna Johanovna ishte njeri i përkorë në përdorimin e alkoolit. Ajo pinte shumë pak pije, megjithëse dhe e fillonte ditën me birrë dhe një sasi të vogël vere të vjetër hungareze gjatë ngrënies së mëngjesit. Thonë, se në qëndrimin e saj të përkorë, të matur ndaj përdorimit të pijeve ndikoi fati i trishtueshëm i bashkëshortit të saj të ri, Dukës Friedrich Wilhelm, pjesëmarrja e të cilit në gostitë me të ngrëna e të pira pa karar në Peterburg, ia dëmtoi kaq shumë shëndetin, saqë ai vdiq gjatë rrugës nga Rusia në Kurland.

Prandaj dhe nuk të habit aspak fakti se gostitë e pritjet që shtroheshin në pallatin e Anna Johanovna-s ishin kryesisht pa pije alkoolike. Vetëm në përvjetorin e ardhjes në fron të Perandoreshës bëhej përjashtim nga ky rregull - në këtë ditë, më 19 janar, fisnikët që vinin në pallat për të uruar Perandoreshën duhej të uleshin me një gju në tokë përpara saj dhe të pinin me fund kupën e madhe me verë hungareze që u ofrohej.

Perandoresha pëlqente shumë kvasin (pije karakteristike ruse kjo e ngjashme shumë me bozën vetëm në ngjyrë çaji). Atë duhej ta servirte me kërkesën e parë të Anna Johanovna-s hokatari, gaztori i oborrit mbretëror, princi Mihaill Golicin (kniazi Mikhail Golitsyn). Hokatar i oborrit ky aristokrat u bë për shkak se u martua kundër dëshirës së Perandoreshës me një vajzë katolike italiane.

Periudha e drejtimit të Anna Johanovna-s u shënua nga shpenzimet jashtëzakonisht të mëdha që bëheshin për argëtime e zbavitje. Harxhimet për ballot dhe mbajtjen e oborrit mbretëror i tejkalonin në disa dhjetra herë shpenzimet për mbajtjen e ushtrisë dhe flotës. Megjithëse organizonte ballo e gosti, të cilat habisnin e mrekullonin me luksin e tyre si nënshtetasit e saj, ashtu dhe të huajt, në jetën personale Anna Johanovna shquhej njëkohësisht për thjeshtësi dhe maturi. Duke qenë njeri mjaft besimtar ajo respektonte në mënyrë rigoroze kreshmat. Zakonisht Anna Johanovna ngrihej nga gjumi para orës 8 të mëngjesit. Pas lutjes dhe ngrënies së një mëngjesi të lehtë në orën 9 dëgjonte thashethemet e fundit dhe më tej ia hynte në kabinetin e vet punëve shtetërore. Vërtet, duhet thënë, se për punët e shtetit Perandoreshës, dita e së cilës ishte e zënë me lojë me letra, biseda e thashetheme oborri si dhe me gjyeti, kohë i mbetej fare pak. Në mesditë Perandoresha Anna drekonte në apartamentet e veta të brendshme së bashku me familjen e favoritit të saj, Ernst Johann Biron.

Tryeza festive me bujari të tepruar shtrohej nga Perandoresha vetëm në raste festash të mëdha dhe atëhere ajo e veshur me salltanet marramendës ulej nën baldakinin (it. baldacchino), tendën luksoze mbi fron. Zakonisht, po në atë sallë, shtronin një tavolinë të madhe për parinë aristokratike, përfaqësuesit e klerit të lartë, zyrtarët e rangut të parë dhe diplomatët e huaj. Gjatë kohës së darkës Anna Johanovna hante shumë pak, lutej para gjumit dhe në orën 12 të natës binte të flinte. Dhe këtij rregulli ajo i përmbahej pothuajse çdo ditë
Ufo
Ufo

149


Mbrapsht në krye Shko poshtë

histori - Histori tërësisht ruse Empty Re: Histori tërësisht ruse

Mesazh  Cimi Elezi prej 01.10.11 20:06

Lundrimet ne maje te botes.

Detaret ne te kaluaren enderronin te zbulonin korridorin verior qe do te lidhte oqeanin Atlantik me ate Paqesor,por hasen nje pengese teper te madhe,rruga detare e Oqeanit te Ngrire te Veriut ishte e bllokuar nga akulli.Pavarsisht nga kjo,kalimi verior do te ishte me i shkurter ne krahasim me rruget ekzistuese detare permes jugut.Aty nga shekulli i 16-te,rruget tregtare drejt Lindjes,dmth ato perreth skajeve jugore te Afrikes dhe te Amerikes Jugore,ishin monopolizuar nga Portugalia dhe Spanja.Tregtareve te huaj do tu duhej te gjenin rruget veriore nese donin te benin tregti me Lindjen.Shume u perpoqen dhe me poshte jane disa prej tyre.


Anglezet.Ne vitin 1533,ser Hju Uillebi dhe Ricard Canselleri drejtuan ekspediten e pare angleze.Ngaqe stuhia i ndau anijet e tyre nga njera tjetra,Uillebi u detyrua ta kalonte dimrin ne bregun e shkrete te Gadishullit Kola ne veriun e larget te Rusise.Te papergatitur per kushtet e ashpra,ai dhe te gjithe ata qe ishin me te,vdiqen.Kurse Canselleri mberriti ne Arhangelsk.Qe aty shkoi ne Moske me ftese te carit Ivan IV Vasiljevic,ose ndryshe Ivani i Tmerrshem.Canselleri nuk arriti te gjente nje kalim per ne Azi,por i hapi rruge tregtise midis Anglise dhe Rusise.

Holandezet.Me 1594-en,Vilem Barenci ne fillim lundroi per ne Novaja-Zemilja.Megjithate,ne vitn 1596,ne udhetimin e tij te trete,duke i rene perqark skajit verior te ketij arkipelagu rus,anija ngeci ne akull dhe u demtua aq shume sa skishte shprese qe ta rregullonin.Pasi kaluan nje dimer te ashper ne nje strehim te berre me drure te nxjerre nga deti dhe mbijetuan me mish arriu polar,ekuipazhi i Barencit u kthye me dy varka te vogla.Barenci vdiq gjat udhetimit.

Ruset.Eksploruesit ruse ndermoren nje ekspedite studimi te thelle te Siberise dhe te pjeses me lindore te Rusise.Vetem per 60 vjet,nga viti 1581 deri ne vitin 1641,ata i rane kryq e terthore zones nga malet Urale deri ne Paqesor.Ne ate kohe,kozaket lundruan per ne Oqeanin e Ngrire te Veriut nepermjet lumenjve te Siberise.Ata e shpallen Siberine territor rus dhe ishin te paret qe lundruan pergjat bregut verilindor te saj.Nevitin 1648,anijet ruse kaluan permes asaj qe morri emrin ngushtica e Beringut nga detari danez Vitus Beringu.

Ekspedita te metejshme. Nga viti 1733 deri ne vitin 1743,pothuajse 1000 burra nen drejtimin e Beringut,u nisen ne shtate grupe per te studiuar brigjet e Oqeanit te Ngrire te Veriut dhe te Paqesorit te Rusise.Anijet e tyre bllokoheshin vazhdimisht nga akulli dhe shume detare vdiqen.Sidoqofte,nga ekspedita u hodh ne harte pothuajse i gjithe bregu i Oqeanit tr Ngrire te Veriut.Te dhenat e perpiluara-perfshire hartat detare,thellesine e deteve dhe informacionet per gjendje e akullnajave-dolen tejet te cmuara per ata qe do te lundronin ne te ardhmen ne kete oqean.Ne te gjitha keto raste,udhetimet ne Oqeanin e Ngrire te Veriut ishin bere me mjete lundrimi prej druri.Por ekspedita e Beringut tregoi qarte se ato nuk ishin aspak te pershtatshme per te kaluar rrugen Detare te Veriut.{Rruga Detare e Veriut eshte emri rus per ate qe ne vende te tjera njihet edhe si Kalimi Verilindor.}

Ne vitin 1778,eksploruesi anglez Xhejms Kuk arriti ne te njejtin perfundim kur lundroi per ne perendim nepermjet ngushtices se Beringut dhe u bllokua nga akullnajat.Vetem pas nje shekulli,finlandezi Adolf Erik Nordenskjold arriti ta pershkonte kete kalim me anijen e tij me avull.


Rusetfitojne pervoje. Pas Revolucionit Rus ne vitin 1917,asnje anije nuk lejohej te kalonte ne Oqeanin e Ngrire te Veriut,pervec mjeteve ruse te lundrimit.Qe nga viti 1930 e me pas,B.S.e beri me te lehte kalimin ne Rrugen Detare te Veriut dhe ndertoi porte qe te ndihmonte ngritjen e vendeve industriale.Rusia fitoi pervoj ne cdo aspekt te lundrimit ne Oqeanin e Ngrire te Veriut.Gjat Luftes se Ftohte,kjo rruge ishte e mbyllur per anijet e huaja.Megjithate,per shkak te reformave politike dhe nje periudhe tranzicioni ne ekonomine e tregut,autoritetet ruse tani i inkurajojne anijet nderkombetare ta perdori kete rruge.

Shembulli i meposhtem tregon dobite e saj.Gjat veres se vitit 2009,dy anije mallrash gjermane kaluan ngushticen e Beringut dhe pastaj shkuan ne perendim permes bregut verior pothuajse pa akull fare te Azise dhe Europes,e arrite ne Holande.Ishte hera e pare qe nje shoqeri transporti detare jo ruse pershkonte Kalimin Verilindor.Nga kjo,udhetimi ishte 5560 K.m. me i shkurter dhe zgjati dhjete dite me pak.

Sipas llogaritjeve,kjo shoqeri transporti kurseu 300.000 euro {per ate kohe 450.000 dollare amerikane}per nje anije vetem se pershkoi kete rruge te shkurter.Sot, akulli ne Oqeanin e Ngrire te Veriut po shkrin me shpejtesi.Si rrjedhoje,zona te medha te oqeanit tani jane te hapura cdo vere.Edhe pse kjo gje perben nje oproblem per mjedisin,nese shkrirja vazhdon,anijet mund te shmangin cektinat pergjat bregut rus dhe te pershkojn nje kalim te drejtperdrejte midis Atlantikut dhe Paqesorit.
Cimi Elezi
Cimi Elezi

116


Mbrapsht në krye Shko poshtë

histori - Histori tërësisht ruse Empty Re: Histori tërësisht ruse

Mesazh  Ufo prej 04.10.11 14:39

Ermitazhi

Muzeu i famshëm Ermitazh i Shën Peterburgut u përgatit për zhvillimin e një serie ekspozitash në Spanjë, Itali, Holandë. Për thesarin e Peterburgut është e mjaftueshme, thjesht, të paraqesë koleksionet e veta në Holandë, meqenëse atje që nga qershori i vitit 2009 në kryeqytetin holandez vepron filiali i muzeut - “Ermitazhi në Amsterdam”. Ky filial për këtë periudhë kohore është vizituar nga më tepër se 1,5 milionë veta.

histori - Histori tërësisht ruse 4158682490_3831cb43c6_b

Dhe tani atje është krijuar një pështjellim i madh: vizitorët nga e gjithë Europa po mësyjnë për të parë ekspozitën “Shkëlqimi dhe lavdia Arti i Kishës Orthodhokse”, e cila do të funksionojë nga 19 marsi deri në 16 shtator. Më tepër se 300 objekte të krishtere - ikona, tabllo, veshje priftërinjsh, sende të çmuara kishtare, kandilë që ndizen para ikonave, Ungjillë të vjetër, fragmente afreskesh dhe ikonostase të gdhendura - të gjitha këto kanë hyrë në përbërjen e kësaj ekspozite shumë të pasur.

Ndërkohë, duhet thënë, se një pjesë e mirë e gjërave të rralla të sipërpërmendura ekspozohen për herë të parë. Të gjitha ekspozitat, që ka hapur aktualisht Muzeu Ermitazh jashtë shtetit, janë krejtësisht diverse. Për shembull, në qytetin italian Pavia janë nisur 22 tabllo nga koleksioni “Pasuesit lombardë të Leonardo da Vincit, nga Vincenzo Foppi deri tek Gian Petrino”, që do të veprojë nga 19 marsi deri më 10 korrik.

Ndërsa në Spanjë Muzeu Ermitazh do të nisë ekspozitën “Thesaret e arkeologjisë ruse” (prill-tetor), e cila do të hapet në Muzeun Arkeologjik të qytetit Alicante. “Shpresoj shumë se ajo do të jetë një ekspozitë jo vetëm thellësisht shkencore, njohëse (iluministe), por dhe shumë e bukur “, - vë në dukje kuratori i saj Andrei Aleksejev: “- Përfshirja kronologjike kohore do të jetë shumë e madhe - nga Paleoliti e deri në Mesjetë. Përfshihen të gjitha periudhat arkeologjike, koleksionet e të cilave ruhen në muzeun peterburgas.

Ne kemi gjëra të mrekullueshme, siç i thonë fjalës, të klasit të parë. Ndër to ka shumë zbukurime antike - kryevepra absolute, të cilat kanë hyrë bile dhe në tekstet mësimore. Të themi, krëhëri i artë i skifëve nga kodërvarri në Solokha, ena prej ari me shembëlltyra skifësh nga tumula Kul-Oba dhe plot gjëra të tjera. Unë kam parasysh jo vetëm bukurinë e vetë eksponateve, por dhe mënyrën e ekspozimit të tyre. Dizajni për kolegët tanë nga Alicante është një moment jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe prandaj ata përgatitën një projekt, i cili do të jetë shumë i bukur për nga pikëpamja vizuale.

Në të parashikohet vendosja e panelit me fotografi, slide, filma dhe gjëra të tjera të ngjashme, domethënë gjithshka do të jetë shumë shprehëse, e bukur dhe impresionuese”, - tha Andrei Aleksejev. Përvoja e parë e bashkëpunimit të Muzeut Ermitazh peterburgas me Muzeun Arkeologjik të qytetit spanjoll Alicante mund të marrë vazhdimin e vet të natyrshëm në të ardhmen.

Nuk përjashtohet mundësia e asaj, që në këtë qytet të hapet edhe një filial tjetër i Ermitazhit. Ndërsa në filialin aktualisht funksionues të tij në qytetin italian Ferrara në verë do të hapet ekspozita “restauruese”, e cila do të paraqesë në vetvete njëfarë Master Class të restauratorëve peterburgas.
Ufo
Ufo

149


Mbrapsht në krye Shko poshtë

histori - Histori tërësisht ruse Empty Re: Histori tërësisht ruse

Mesazh  Cimi Elezi prej 05.10.11 19:15

Tradita ruse e piktures mbi dru. Shumices se turisteve ne Rusi u pelqen te blejne disa lloj punimesh artizanale,si kukullat matrioshka.Ne kohet e hershme,shume prej tyre ishin punime ne dru te bera nga zejtare duararte ne fshatra.Nje prej ketyre traditave mbi dru,quhet kokloma.Prej shekujsh,ruset kan ngrene ne kupa te gdhendura e te pikturuara me kujdes dhe perdornin luge,filxhane e ene te tjera prej druri.Ato zbukuroheshin zakonisht me figura bimesh ose kafshesh.Fshatra te tere mund ti perkushtohen prodhimit te eneve prej druri te nje lloji te caktuar.Fshataret merreshin me keto punime ne periudhen e gjate e te ftohte dimerore,kur nuk kiishte shume pune ne bujqesi.Dyqind a me shume vjet me pare,prodhimi i ketyre punimeve artizanale u be mjaft fitimprurese ne disa qytete e fshatra.Per shembull,njehere,te gjthe banoret e Sjemjenovit e lane bujqesine dhe vetem brenda nje viti prodhuan gati dy milion kupa prej druri,pjatanca,filxhane dhe luge.Fshataret afer qytetit te Nizhnji Novgorodit shpiken nje teknike per prodhimin e nje lustre te praruar razistente per enet e pikturuara.Zhvilluan bojra dhe lloje llaku qe e duronin nxehtesine,dhe enet e pregatitura i thanin ne furre.Temperatura e larte i jepte siperfaqes ngjyre argjendi nje nuance te njetrajtshme ngjyre floriri.Ky proces perdoret akoma sot e kesaj dite ne fabrikat e koklomes ne Nizhnji Novgorod.Ne tekniken e koklomes zbukurimet behen me lule dhe bime te pyjeve e lendinave te Rusise,si edhe me shpend e peshq.Shpesh i zbukurojne me dredheza dhe gjethe te perziera me fruta te ndryshme,si per shembull me fruta pyll.Ngjyrat qe perdoren kryesisht jane e kuqja,e zeza,e florinjte dhe e gjelber.Sot,fale punimeve artizanale kokloma,enet me ngjyrat e bukura nga fshatrat e Rusise,u japin lezet tavolinave ne mbare boten.
Cimi Elezi
Cimi Elezi

116


Mbrapsht në krye Shko poshtë

histori - Histori tërësisht ruse Empty Viktor Zinçuk kitarist-virtuoz

Mesazh  Ufo prej 06.10.11 11:17

Viktor Zinçuk është i njohur si kitarist-virtuoz, kompozitor, orkestrues. Emri i tij u fut në Librin e rekordeve Guinness si kitaristi më i shpejtë në botë. Në vitin 2001 ai vendosi rekordin duke interpretuar "Fluturimin e grerëzës" ("Полет шмеля") të kompozitorit Nikollai Rimski-Korsakov me një shpejtësi prej 20 notash në sekondë. Me që ra fjala, Viktor Zinçuk përdor vetëm nëntë gishta: duke luajtuar për skuadrën e futbollit të yjeve të estradës, ai theu gishtin e vogël të dorës së djathtë.

Pas këtij incidenti një kompani e sigurimeve siguroi dorën e tij në shumën prej 1.5 milionë dollarë. Lindi Viktor Zinçuk në vitin 1958 në Moskë, në një familje ushtaraku e cila gjatë Luftës së dytë Botërore mbërriti deri në Berlin. Nëna e tij vdiq shumë e re dhe u rrit Viktori, siç e pohon edhe vetë ai, në rrugë. Vetëm dashuria për kitarën e ruajti atë nga telashet e mundshme. Viktor Zinçuk nuk ka aspak dëshirë të afishojë jetën e vet private.

Por dihet fare mirë tashmë, se është i martuar dhe djali i tij studion në fakultetin juridik. Pyetjes se, me kë e ka më të lehtë të veprojë-me femrën apo kitarën, ai jep këtë përgjigje: "Sdiskutohet që me kitarën është më e lehtë. Ajo të jep mundësinë të luash ashtu siç do ti, ndërsa femra vepron ashtu siç do të donte vetë ajo. Madje dhe burrat me karakter të fortë-politikanët, sportistët-të gjithë kanë rënë në këtë gracka të ëmbla. Femra është shumë herë më e rrezikshme se kitara". Për herë të parë Viktor Zinçuk e mori kitarën në dorë kur ishte 11 vjeç.

Si fillim luajti në ansamblet e shkollave, më vonë mbaroi shkollën e muzikës. Në moshën 20 vjeçare atë e ftuan të punonte në orkestrën simfonike të estradës së radio-televizionit. Më pas ai luajti me ansamblin e famshëm në Rusi të xhazit "Arsenal", në kuartetin "Quadro", drejtoi pjesën muzikore të grupit të Juri Antonovit, bashkëpunoi me Alla Pugaçovën.

histori - Histori tërësisht ruse 3Zinchuk

Më vonë filloi karrierën solo, duke bërë kompozime të autorëve klasike që nga Johann Sebastian Bach e përfuanduar tek Niccolo Paganini. Aktualisht, atij i pëlqen dhe interson muzika kelte, për studimin e së cilës posaçërisht shkoi në Irlandë. Dikur atë e ftuan të luante për grupin me famë botërore "Status Quo". Por shumë shpejt hoqi dorë nga ky bashkëpunim. Me marrjen e këtij vendimi "Unë fitova një liri, u bëra më i pavaruar, shprehet ai". Në grup, dashur pa dashur, bëhesh peng i tij sidomos në Perëndim.

Çdo vit, grupit i duhet të hedhi në treg diskun e radhës duke ruajtur të njëjtin stil dhe në asnjë mënyrë nuk duhet dalë nga ky format. Dhe kjo lloj pune kthehet me të vërtetë në një rutinë të mërzitshme". Në koleksionin e tij shtëpiak numërohen mbi 30 kitara, midis tyre ndodhen dhe ekzemplarë të rrallë nga vende të ndryshme. Çdo vit kompania amerikane "Fender" dhe ajo japoneze "Ibanes" i dërgojnë atij si një kitarist i talentuar prodhimet e tyre më të reja.

Viktor Zinçuk luan në të gjitha instrumentet e mundshme me tela. Luan praktikisht çdo ditë sepse përndryshe kitaristi nuk do të mundte sepse pas edhe një pauze jo të gjatë menjëherë shfaqen kallo dhe në këtë situatë do ti duhet të fillojë nga e para. Kitaristi Viktor Zinçuk nuk e mohon aspak faktin që e ka gjetur vetveten edhe në rolin e regjizorit. Ka provuar madje dhe të këndojë, por provat rezultuan të pasukseshme. Tani këtë eksperiencë ai e kujton me buzëqeshje. "Muzikanti, vazhdon të shprehet më tej Viktor Zinçuk, duhet që gjithë kohën të mbetet fëmijë, i etur për jetën, emocionet dhe mbresat, i prekshëm dhe naiv"
Ufo
Ufo

149


Mbrapsht në krye Shko poshtë

histori - Histori tërësisht ruse Empty Rusia dhe Kozmosi

Mesazh  Ufo prej 12.10.11 10:52

Rusia planifikon të realizojë fluturimin e pilotuar në Hënë deri në vitin 2050, deklaroi Kreu i Agjencisë Federale Kozmike “Roskozmos” Vladimir Popovkin. Duke marrë fjalën në Dumën Shtetërore Kreu i “Roskozmos” theksoi, se një ndër drejtimet më të rëndësishme të hulumtimeve është studimi i planeteve të Sistemit Diellor, veçanërisht Hënës dhe Marsit.Aktualisht kozmonautika ndodhet në prag të një etape të re të zhvillimit të vet - atë të fazës së eksplorimit të Universit të largët. Një hap me rëndësi vendimtare do të bëhet në këtë drejtim tashmë që në vjeshtë të vitit 2011. Në nëntor do të lëshohet stacioni automatik ndërplanetar “Fobos-Grunt” (Phobos-Grunt”). Ai do të sjellë në Tokë mostra nga sateliti i Marsit. Ne do të nisim një anije 700 tonëshe vetëm për 50 gramë tokë të dobishme.

histori - Histori tërësisht ruse 4highres_00000400282657

Brenda 11 muajve të kohës së fluturimit të vet aparati kozmik duhet të arrijë orbitën e Marsit. Së bashku me “Phobos” drejt Planetit të Kuq do të niset edhe mikro-sateliti shkencor kinez. Ai do të merret me studimin e fushës magnetike marsiane. Më pas edhe për disa muaj të tjerë anija ruse do të merret me eksplorimin e Marsit në distancë dhe zgjedhjen e vendit të përshtatshëm për uljen e “Phobos”. Për në Mars do të nisen gjithashtu edhe disa “pasagjerë” - një koleksion mikroorganizmash dhe larvash të insekteve të ndryshme - që do të kthehen më pas në Tokë. Me ndihmën e tyre shkencëtarët do të kenë mundësi të mësojnë më shumë për proceset që ndodhin në Sistemin Diellor.

Në të ardhmen e afërt ndër më prioritaret do të bëhen 3 drejtime të politikës kozmike ruse: krijimi i satelitëve të sondimit të telekomanduar në distancë të Tokës, navigacionit dhe komunikimit. Kreu i Agjencisë Federale Kozmike “Roskozmos” Vladimir Popovkin njoftoi gjithashtu, se vendosja e grupimit rus të satelitëve të sistemit të pozicionimit global GLONASS tashmë përfundoi. Deri në vitin 2015 ky grupim do të rritet nga 24 deri në 30 aparate.

Sot sistemi rus i navigacionit GLONASS është bërë me të vërtetë global. Në çdo kohë, në çdo pikë të Rruzullit Tokësor mund të përcaktohet vendndodhja e objektit që paraqet interes. Por nëse aktualisht saktësia e përcaktimit të vendit të ndodhjes së objektit në Tokë është rreth 5 metra, aty nga viti 2015 ne shpresojmë të arrijmë përpikërinë e përcaktimit deri në 1 metër.

Një tjetër detyrë e rëndësishme që shtron përpara vetes Agjencia Federale Kozmike e Rusisë (“Roskozmos”) është studimi i galaktikave të largëta, vazhdon më tej Viktor Popovkin. Për plotësimin e saj në vjeshtë të vitit 2013 do të lëshohet në kozmos observatori astrofizik (astrophysical) “Spektër-X-Gama” (“SPEKTR-RG”), që po konstruktohet nga shkencëtarët rusë me pjesëmarrjen e kolegëve të tyre gjermanë. Parashikohet që ky aparat të qëndrojë dhe të operojë në obitë për rreth 4 vjet dhe të përpilojë gjatë kësaj kohe X-ray hartën e Universit.


Ufo
Ufo

149


Mbrapsht në krye Shko poshtë

histori - Histori tërësisht ruse Empty Re: Histori tërësisht ruse

Mesazh  Alien & Ufo prej 22.10.11 14:23

Ekaterina e Madhe

Periudha e mbretërimit të Perandoreshës Ekaterina e Dytë në historinë e Rusisë u shënua nga shkëlqimi i aristokratëve që rivalizonin me njëri tjetrin në luks. Pallate luksoze, veshje luksoze, ballo luksoze e dreka të papara luksoze... Kurse vetë Perandoresha Ekaterina e Dytë dallohej për shije tejet modeste, ishte njeri pa pretendime.

Një filxhan kafe pa sheqer sapo ngrihej i zëvendësonte Perandoreshës mëngjesin. Kafen Ekaterina e pinte shumë të fortë e me kajmak të trashë qumështi. "Në Evropë kafja quhej pije "burrash", - shkruan historiania Olga Elisejeva. - Duke përdorur kafen Ekaterina me këtë sikur deklaronte mbi të drejtën e vet për të provuar kënaqësinë e cila i privohej seksit femër. Duke theksuar me këtë se jo vetëm në fronin mbretëror, por edhe në jetën e përditshme ajo mund të sillet si përfaqësuese e gjysmës më të fortë të njerëzimit".

Edhe gjatë të ngrënit të drekës Ekaterina e Dytë ishte mjaft e përmbajtur, me shumë kufizime. Provonte nga pak 3-4 gjellë. Preferonte ushqimin më të thjeshtë: supën e quajtur Shi (supë me lakër turshi, arme), mish lope të zier me një kastravec turshi, çobë hikrre. Pëlqente shumë ajo gjellët e yndyrshme, mishin me dhjamë. Pas buke asaj i servirnin mollë dhe vishnje. Tregojnë, se Grigori Potjomkin çdo janar i dërgonte Ekaterinës një shportë me vishje me një çmim fantastik prej 10 mijë rublash.

Preferonte të pinte ajo pelte (xhelatinë) me rrush serezi (ribes) të tretur në ujë. Thonë, se deri në një periudhë të caktuar ajo nuk pat pirë kurrfarë vere, por më vonë me rekomandimin e mjekut të saj personal Roxherson pinte vazhdimisht çdo mëngjes një gotë verë Madeira. Në mbrëmje Perandoresha pinte vetëm ujë të ftohtë me copa akulli dhe disa pika lëngu frutash bimësh të vogla kaçubore.

Perandoresha kishte tendencë për të fituar peshë të tepërt trupore dhe prandaj përpiqej ta kufizonte veten në të ngrënë. Mjeku i saj personal mendonte se gjellët ruse të shoqëruara me bukë të zezë janë më të dobishme dhe më të mira për ruajtjen e shëndetit, veçanërisht në qoftë se njeriu bën më tepër një jetë pak të palëvizshme. Perandoresha dy herë në javë mbante kreshmë. Gjatë këtyre ditëve asaj i servireshin në tavolinë çorbë drithërash, peshk i zier, perime e fruta.


histori - Histori tërësisht ruse 3RIA-170029-Preview

Rreth tryezës së drekës apo darkës të Ekaterinës gjithmonë mblidheshin 8-9 persona. Midis tyre ishin edhe favoritët e saj, edhe mysafirë të ftuar. Atmosfera që mbretëronte në tavolinë ishte e çliruar nga ceremonialiteti. Të gjithë silleshin thjeshtë, natyrshëm, komunikonin lirisht, debatonin me Perandoreshën, diskutonin të rejat evropiane. Në fakt, duhet thënë, se gjatë bisedave që bëheshin rreth tavolinës kishte edhe tema të ndaluara, tabu: për shembull, Ekaterina e Madhe nuk lejonte askënd të fliste keq për Pjetrin e Parë ose për Mbretin francez Ludovikun e XIV.

Gjellë të huaja gatuheshin në pallatin perandorak vetëm për mysafirë fort të nderuar ose miqtë e afërt. "Meqenëse Perandoresha nuk ishte aspak qeflie të ngrënash, - shkruan autorja e biografisë së Ekaterinës së Madhe Isabel de Madariaga, - si rrjedhojë edhe dreka e saj ishte paraprakisht e keqe". Kur mbretëresha në darkë shkonte për të fjetur, mysafirët e saj shpërndaheshin me shpejtësi në kërkim të ndonjë tryeze të shtruar më bujarisht e prej kuzhinierësh më të mirë se sa të Ekaterinës.

Midis gjellbërësve të Ekaterinës ishte edhe një tip, i cili shërbente që prej kohësh në pallatin perandorak, që nuk shquhej për zotërim të shkëlqyer të artit të të gatuarit. Por Ekaterinës i vinte keq ta dëbonte nga puna atë dhe kur vinte radha e tij për të gatuar Perandoresha në mënyrë filozofike me psherëtimë thoshte: "Tani ne jemi me dietë, duhet të bëjmë durim. Kurse pas kësaj do të hamë me qejf gjëra të mira". Toleranca e Perandoreshës shfaqej edhe në reagimin ndaj vjedhjeve të vogla të shërbyesve të pallatit. Njëherë ajo pa se si shërbyesit po nxirrnin me pjatanca nga pallati mbretëror pjeshkë, ananasë dhe rrush. Pasi u mënjanua pak që të mos përplasej me ta Ekaterina vetëm sa i tha suitës së vet shoqëruese: "Të paktën enët të mi linin në pallat".
Alien & Ufo
Alien & Ufo

15


Mbrapsht në krye Shko poshtë

histori - Histori tërësisht ruse Empty Nikita Hrushov

Mesazh  Ufo prej 14.11.11 14:48

Klasiku i letërsisë gastronomike ruse William Pokhlebkin shkruante, se “në artin e kuzhinës Krushovi ishte njeri i thjeshtë. Shijet e tij gastronomike ishin jashtëzakonisht primitive: kulesh (llapa, bollgur meli me mish të kripur e dhjamë derri), kastraveca turshi, sallo (dhjamë derri), vodka”.

Ndoshta klasiku ka shumë të drejtë. Por me emrin e Nikita Krushovit është e lidhur, si minimum, tentativa për përhapjen e gjerë në gjithë Bashkimin Sovjetik të kulturës së misrit. Vërtet, misri parashikohej jo për ushqimin e njerëzve, por për bagëtinë. Gjatë kohës së drejtimit të Krushovit ishte me mjaft popullaritet parulla: “Misri është edhe mish, edhe qumësht, edhe gjalpë!”. Në fakt e bija e Krushovit tregonte, se në shtëpinë e tyre misri i zier ishte ndër ushqimet më të preferuara. Atë e servirnin në tryezë me tasa të mëdhenj.

Kultivimit të mistrit Krushovi i pat kushtuar kujdes të veçantë që para vizitimit në verë të vitit 1959 të shtetit amerikan Iowa, ku ai shkoi si mysafir tek fermeri amerikan Roswell Garst. Por bereqeti i bollshëm që pa ai në fermën në Iowa e habiti dhe e impresionoi kaq shumë Krushovin, saqë ai vendosi ta bëjë këtë kulturë “mbretëreshë të fushave” në gjithë Bashkimin Sovjetik. Për njëfarë periudhe misri, duke zhvendosur kulturat bujqësore tradicionale, pushtoi mbarë vendin.

Në racionin ushqimor të njerëzve sovjetikë hynë kornfleiks, shkopinjtë e misrit, buka e misrit dhe bile sallam misri. Por eksperimenti me misrin nuk u kurorëzua me ndonjë sukses të veçantë. Ndërsa pas largimit të Krushovit nga pushteti faktikisht u pezullua fare.
histori - Histori tërësisht ruse 3RIA-092553-Preview

Në vitet e paraluftës Krushovi, megjithëse dhe pat zënë poste të larta, po ashtu si dhe shumica e drejtuesve të tjerë sovjetikë ka jetuar në kushte spartane. Ishte kohë urie bile dhe për udhëheqësit e rangut të lartë. “Jeta jonë ishte mëse modeste, ngandonjëherë nuk mund të ngopnim dot barkun me bukë edhe në shtëpinë tonë”, - kujtonte Krushovi. - Prandaj, kur vinim në Kremlin, shqepeshim duke ngrënë sanduiçe me sallam e proshutë, pinim çaj të ëmbël dhe i gëzoheshim të gjitha privilegjeve si njerëz të papërkëdhelur, të pamësuar me gatime kuzhine të sofistikuar” që ishim”.

Gjatë kohës së punës në postin e Sekretarit të Komitetit të Partisë të qytetit Moskë Krushovi ishte mysafir i shpeshtë në drekat familjare të Stalinit. Në këto dreka kishte verë dhe plot gjëra të tjera, por gjithçka me masë, në sasi jo të mëdha. Meqë ra fjala, Kruhovi pinte shumë pak, kryesisht konjak para drekës për të ngacmuar oreksin.

Ndërsa oreksin, siç kujtojnë njerëzit që e njihnin nga afër atë, Krushovi e kishte fort të mirë - qoftë në shtëpi, qoftë në bankete.

Klasiku i artit gastronomik William Pokhlebkin komfirmonte, se gjatë kohës së drejtimit të Stalinit Krushovi si “statist” (figurant) ishte pjesëmarrës i përhershëm i sofrës staliniane. Ndërsa më pas, kur zuri pozitë të pavarur në shtet dhe në parti, ai automatikisht filloi të përdorte tryezën shtetërore.

Pas mënjanimit të tij nga postet shtetërore ai qetësisht iu kthye tryezës së shtëpisë të një nëpunësi të mesëm. “Ai nuk e përjetonte aspak faktin e rrëzimit të vet nga Olimpi gastronomik, - konstatonte William Pokhlebkin. - Ai ishte thellësisht i tronditur nga rrëzimi prej Olimpit politik”.

Vërtet, shijet e Krushovit ishin tejet modeste, popullore fare, mund të thuhet. Ai i jepte preferencë kuzhinave ruse dhe ukrainase. Krushovit i pëlqenin shumë të ashtuquajturat varenjiki (gatim i kuzhinës kombëtare ukrainase në formë produkti të përgatitur me brumë pa maja, të cilit mund ti jepen forma diverse, dhe të mbushur me ingrediente të ndryshme: perime, mish të grirë, gjizë, fruta, reçel etj. që zihen në ujë të valuar për pak kohë). Varenjikët më të preferuar të Krushovit ishin ato të mbushura me lakër arme dhe qepë, me gjizë e salcë kosi, me patate të ziera, me vishnje.

Krushovit i pëlqenin jashtë mase pelmenji (topa brumi të mbushur me mish, të zier në ujë - gjellë karakteristike siberiane kjo). Nga supat preferonte borsh-in (supë me panxhar, lakër dhe perime të tjera), soljanka-n (supë me lakër arme) dhe uha-në (supë peshku). Preferonte shumë ai sallamin me gjak të mpiksur, kulaçët e vegjël me patate, lakër, me vjazigë (produkt ushqimor i përgatitur nga struktura kurrizore e peshqve të mëdhenj-kryesisht bli, bli yjor (yllth) që thahet në ajër të pastër dhe thuret gërshet).

Parapëlqente Krushovi gjellët me mish - për të gatuanin mish me kërpudha, mish me kumbulla të zeza të thara. I servirnin biftek me sasi të madhe qepësh të skuqura.

Por gjella më e preferuar ishte për Krushovin megjithatë i ashtuquajturi kulesh gjyetie. Ky është një gatim shumë i thjeshtë dhe i ushqyeshëm: ai mund të serviret në tryezë edhe si pjatë e parë, edhe si pjatë e dytë. Krushovi e porosiste shpesh këtë gjellë dhe jo vetëm për vete. Atë ua servirnin edhe mysafirëve në bankete. Në menunë e banketeve kështu dhe shkruhej - kulesh gjyetie. Gatuhej ai me mish pule, sallo (dhjamë derri), qepë, oriz dhe domate.
Ufo
Ufo

149


Mbrapsht në krye Shko poshtë

histori - Histori tërësisht ruse Empty Re: Histori tërësisht ruse

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi