EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tradhetia sipas shenjave

4 posters

Shko poshtë

horoskopi - Tradhetia sipas shenjave Empty Tradhetia sipas shenjave

Mesazh  Admin 30.05.08 1:48

Kurorëshkelësit sipas Zodiakut

horoskopi - Tradhetia sipas shenjave 29744210

Shenjat e zjarrit e shkelin kurorën për shkak të lakmisë dhe të dëshirës për t’u treguar, shenjat tokësore për shkak të pakënaqësisë me martesën, shenjat e ajrit për shkak të kureshtjes, ndërsa ato të ujit për shkak emocioneve dhe revanshit...

Të dymbëdhjetë shenjat, secila në mënyrën e vet, e përjetojnë faktin se partneri po i mashtron, ose, megjithatë, janë vetë të pabesa. Mirëpo, duke mos i marrë parasysh dallimet ë secilës veç e veç, shenjat mund t’i përfshijmë në katër grupe, sipas këtyre elementeve – zjarrit, tokës, ajrit dhe ujit.

Shenjat e zjarrit (dashi, luani dhe shigjetari) bëjnë pjesë në tërësinë e përkrahësve të seksualitetit të shëndoshë, të cilët në rend të parë do të bëheshin kurorëshkelës për shkak të pamundësisë që ta kontrollojnë epshin e fuqishëm seksual (libidonë seksuale), por edhe për shkak se duan që të dëshmohen.

Për pjesëtarët e të tri këtyre shenjave mund të thuhet se janë gjuetarë, të cilët nuk i qetëson martesa, përkundrazi tradhtisë bashkëshortore ajo i jep ngjyrim të rrezikshëm.

Meqenëse e adhurojnë ndjenjën se si adrenalina u kalon nëpër vena, shkeljes së kurorës nuk do të mund t’i kundërvihen as edhe kur janë të dashuruar në partnerin e tyre.

Është interesant se në të njëjtën kohë janë shumë të ndjeshëm kur është fjala për besnikërinë e partnerit të tyre, në rend të parë për shkak të egos dhe mburrjes së tepruar.

Diçka më tolerant, kundruall dy të tjerëve, është shigjetari, aventurier i çiltër, i cili seksin e koncepton si sport, një ushtrim të veçantë për trupin dhe shpirtin.

Shenjat tokësore (demi, virgjëresha dhe bricjapi) janë shumë të matura dhe të kontrolluara. Megjithatë, ndër këto shenja përjashtim bën demi, shenjë e udhëtimit, të cilën sundimtarja Venera mund ta bëjë të varur nga seksi.

Virgjëresha e kujdesshme do të tradhtojë në rast se është e pakënaqur me lidhjen e saj ose me martesën, ndërsa këtë do ta bënte në rastet më të shpeshta me dikë që, sikundër ajo, nuk është i lirë.

Për bricjapin e ftohtë thuhet se i shtohet apetiti seksual me rritjen e fuqisë dhe të ndikimit të tij, megjithëse edhe ai, sikundër edhe dy shenjat e tjera tokësore, do të bëhej kurorëshkelës në rastin kur është i pakënaqur me martesën, ose kur nuk është i vetëdijshëm!

Pjesëtarët e këtyre shenjave do ta shikonin nëpër gishta tradhtinë e partnerit me qëllim që ta ruajnë martesën, në rend të parë virgjëresha, por jo gjithaq lehtë sikundër ngjet kjo me shenjat e ajrit.

Për shenjat e ajrit (binjakët, peshorja, ujori) është me rëndësi të madhe komunikimi mental, ndërsa janë të prirë që ta dallojnë tradhtinë emocionale nga tradhtia trupore.

Seksin që bëhet vetëm për shkak të seksit do t’ia falnin si vetes, ashtu edhe partnerit, por kur e vërejnë se aty ndërlidhet edhe diçka tjetër, do të këmbëngulin që për të gjithat të diskutojnë hollësisht (dhe në mënyrë të mundimshme), ashtu që të vendosin se si do të rrjedhin gjerat më tej.

Në astrologji pjesëtarët e shenjës së peshores çmohen si kryesorët sa i përket shkeljes së kurorës, sa për faktin se janë të lindur si të pavendosur, po aq edhe për shkak të dëshirës që t’u pëlqejnë të tjerëve.

Më shumë se në kurorëshkeljen e vërtetë, ndiejnë kënaqësi në flirt, por shpesh nuk janë ata që mund ta përcaktojnë se deri ku do të shkojnë. Binjakët bukuroshë dinë të luajnë me emocionet dhe seksualitetin, derisa disa ujorë mashtrojnë në frymën "fëmijët e luleve" – bëni dashuri dhe jo luftë!

Të lindurit në shenjat ujore (gaforrja, akrepi dhe peshqit) dallojnë shumë ndërmjet tyre. Megjithatë, forca e ndjenjës është ajo që i bashkon dhe që i mban besnikë.

Ata lidhen për shkak të dashurisë dhe jo për shkak të interesave të tjera, ndaj edhe tradhtinë do ta kundrojnë nëpërmjet optikës së personit të dashuruar.

Kjo, në mënyrë të veçantë, vlen për gaforren e ndjeshme dhe peshqit, të cilët janë kurorëshkelës vetëm në raste të jashtëzakonshme dhe që dashurohen në dikë me të cilin duan të kenë "seks kalimthi" (kuptohet, nëse ka qenë i mirë!).

Akrepi, megjithatë, është tregim në vete. Kjo shenjë erotike nuk mund ta durojë faktin se personi i dashur po e mashtron, prandaj edhe ai nuk do të vendosë që aq lehtë të tradhtojë.

Martesa për të është si një lidhje gjaku, ku secila nga fjalët e ritualit ka një domethënie të veçantë. Sidomos fjalia "...përderisa vdekja të mos na ndajë!".

Ndër shenjat e Zodiakut kampioni i tradhtisë në lidhje është peshorja, ndërsa atë e ndjekin shenjat e zjarrit, në rend të parë shigjetari.
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

horoskopi - Tradhetia sipas shenjave Empty Tradhetia sipas shenjave

Mesazh  Nikolaos 13.08.11 17:02

Tradhetia sipas shenjave

horoskopi - Tradhetia sipas shenjave 53430223


Sa tradhëtar jemi?

Astrologjia përcakton se cilët persona (në bazë të shenjave zodiakale) janë më të prirur të tradhëtojnë më shumë në dashuri. Më poshtë kemi paraqitur disa statistika të përgjithshme. Them të përgjithshme sepse gjërat varen edhe nga vendi ku jetojmë, mentaliteti i cili na paragjykon, traditat nuk na lejojnë të tradhëtojmë aq lehtë, por po të jemi të lirë si në vendet perëndimore sa përqind do të ishim tradhëtar? Këto statistika janë shumë më të vlefshme për njerëzit modernë. Një studim më i hollësishëm qëndron vetëm tek harta qiellore e secilit prej nesh.

shenja - tradhetia - besnikeria

Dashi - 80% - 20%
Demi - 10% - -90%
Binjaket - 70% - 30%
GaforrjA - 40% - 60%
Luani - 20% - 80%
Virgjeresha - 30% - 70%
Peshorja - 50% - 50%
Akrepi - 70% - 30%
Shigjetari - 90% - 10%
Bricjapi - 30% -70%
Ujori -60% -40%
Peshqit - 90% - 10%

mundesuar nga www.astro-al.page.tl


Edituar për herë të fundit nga Nikolaos në 09.09.12 11:40, edituar 5 herë gjithsej
Nikolaos
Nikolaos

"Kthejeni fytyrën nga Dielli dhe çdo hije mbetet mbrapa jush"

249


Mbrapsht në krye Shko poshtë

horoskopi - Tradhetia sipas shenjave Empty Re: Tradhetia sipas shenjave

Mesazh  Zattoo 13.02.12 9:39

Shenjat që tradhtojnë më shumë

horoskopi - Tradhetia sipas shenjave Infide10

Mund të duket diçka e pabesueshme por tradhtia, si një nga arsyet themelore të ndarjes së çifteve mund të përcaktohet duke u bazuar në shenjën e horoskopit. Shenjat e zjarrit e shkelin kurorën për shkak të lakmisë dhe të dëshirës për t`u treguar, shenjat tokësore për shkak të pakënaqësisë me martesën, shenjat e ajrit për shkak të kureshtjes, ndërsa ato të ujit për shkak të emocioneve.

Shenjat e zjarrit

Shenjat e zjarrit (dashi, luani dhe shigjetari) bëjnë pjesë në tërësinë e përkrahësve të seksualitetit të shëndoshë, të cilët do të bëheshin kurorëshkelës për shkak të pamundësisë për të kontrolluar epshin e fuqishëm seksual (libidonë seksuale), por edhe për shkak se duan të duken.

Për pjesëtarët e këtyre shenjave mund të thuhet se janë gjuetarë, të cilët nuk i qetëson martesa, përkundrazi tradhtisë bashkëshortore ajo i jep ngjyrim të rrezikshëm.

Shenjat e tokës

Shenjat tokësore (demi, virgjëresha dhe bricjapi) janë shumë të matura dhe të kontrolluara. Megjithatë, ndër këto shenja përjashtim bën demi, shenjë e udhëtimit, të cilën sundimtarja Venera mund ta bëjë të varur nga seksi. Virgjëresha e kujdesshme do të tradhtojë në rast se është e pakënaqur me lidhjen e saj ose me martesën, ndërsa këtë do ta bënte në rastet më të shpeshta me dikë që, sikundër ajo, nuk është i lirë.

Për bricjapin e ftohtë thuhet se i shtohet oreksi seksual me rritjen e fuqisë dhe të ndikimit të tij, megjithëse edhe ai, sikundër edhe dy shenjat e tjera tokësore, do të bëhej kurorëshkelës në rastin kur është i pakënaqur me martesën, ose kur nuk është i vetëdijshëm

Shenjat e ajrit

Për shenjat e ajrit (binjakët, peshorja, ujori) është me rëndësi të madhe komunikimi mental, ndërsa janë të prira që ta dallojnë tradhtinë emocionale nga tradhtia trupore. Seksin që bëhet vetëm për shkak të seksit do t`ia falnin si vetes, ashtu edhe partnerit, por kur vërejnë se aty ndërlidhet edhe diçka tjetër atëherë për të gjërat bëhen të rrezikshme.

Shenjat e ujit

Të lindurit në shenjat ujore (gaforrja, akrepi dhe peshqit) dallojnë shumë ndërmjet tyre. Megjithatë, forca e ndjenjës është ajo që i bashkon dhe që i mban besnikë. Ata lidhen për shkak të dashurisë dhe jo për shkak të interesave të tjera. Gaforrja dhe peshqit janë kurorëshkelës vetëm në raste të jashtëzakonshme. Akrepi është krejtësisht i veçantë. Kjo shenjë erotike nuk mund të duroj tradhtinë. Martesa për të është si një lidhje gjaku, ku secila nga fjalët e ritualit ka një domethënie të veçantë. Sidomos fjalia “…derisa vdekja të na ndajë!”.


Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

horoskopi - Tradhetia sipas shenjave Empty Re: Tradhetia sipas shenjave

Mesazh  Zattoo 19.08.12 21:06

SHENJAT E HOROSKOPIT QE TRADHTOJNE

Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

horoskopi - Tradhetia sipas shenjave Empty Cilat shenja horoskopi do t'ju tradhёtojnё?

Mesazh  Equinox 09.10.14 20:53

horoskopi - Tradhetia sipas shenjave 1411542136cheating2.jpgartikull

Përgjigjia për pyetjen, "Cila nga shenjat ka mё shumё gjasa tё mё tradhёtojё mua” është, "Çdo shenjë!" Por, para se t'ju zёrë paniku, duhet tё kuptoni se asnjё nga shenjat nuk ka mё pak apo mё shumё gjasa qё tё tradhёtojё. Artikulli i mёposhtёm ёshtё pёr t'ju informuar se çfarё e bёn secilёn prej shenjave tё horoskopit, mё tё prirur pёr tё tradhёtuar.

Disa shenja kërkojnё emocione tё reja ose duan të shohin dhe të përjetojnë atë që nuk e kanë. Disa shenja tё tjera janë thjesht të pakënaqura me atë që ato e perceptojnë si një situatë aktuale negative dhe ndihen të vetmuar dhe të lënë pas dore. Shumë “tradhёtarё’ të mundshëm kanë probleme me vetëbesimin dhe kërkojnë njё person që i bën atë të ndihen tërheqës. Dhe ja ku po jua them: janё disa qё thjesht mund tё quhen tradhёtarё tё pёrhershёm me brirё.

- Dashi përshtatet mё tepёr me kategorinë e emocioneve tё forta. Dashёt janё shumё egoistё dhe kanë nevojë për vëmendje, por gjithashtu kanё edhe vet-vlerёsim tё madh pёr veten. Shumë flirtime ndodhin vetёm pёr arsye emocionale ose pёr tё parё se sa tё pranueshёm janё pёr tё tjerёt. Edhe pse janё shenjë zjarri, shumë Dash ia mbathin nga tёrheqjet emocionale tё ndaluara. Megjithatё, ata mund ta marrin nё konsideratё tradhёtinё, nёse mendojnё se partneri I tyrё ёshtё duke I tradhёtuar.

- Demi është i njohur për besnikërinё e tij, por ashtu si Dashi, ai mund të tradhёtojё në qoftë se partneri është treguar i pabesë ose dyshohet se ka kryer njё tradhёti.  Një situatë negative për Demin është kur ata marrin pak dashuri, shumё pak prekje dhe jo mjaftueshёm vëmendje. Kjo shenjё e dashur dhe e ndjeshme,  tradhёton pёr tё plotësuar ndjenjën e vetmisë dhe neglizhencës.

- Pёr Binjakët, epshi nuk është motivi pёr tё tradhёtuar, pasi tёrheqja intelektuale dhe bisedat intime janё mё joshese se sa marrёdhёniet seksuale. Pёr kёtё shenjё qё nuk lodhet kurrё, edhe emocionet e forta dhe dёshira pёr t'i provuar ato vazhdimisht, janё arsye qё mund ta çojnё kёtё shenjё drejt tradhёtisё. Gjithashtu, kur Binjakët ndihen tё lënë pas dore dhe të vetmuar, ata dalin nё kёrkim pёr njёrёz me interesa tё njёjta pёr tё kaluar kohën.

- Gaforrja është një tjetër shenjë besnike, e prirur për udhëtime personale faji, kështu motivimi për të tradhёtuar nuk është i lartë. Nëse janё nё njё marrёdhёnie, shpesh pёrfshihen nё romanca dashurore, ku kanё rolin e tё nёnshtruarit. Fёmijёt e Hёnёs kanё probleme me vetëvlerёsimin dhe janë tepёr tё ndikueshëm në qoftë se kanë nevojë "tё mbushin “ boshllёqet, sa herё qё ndihen bosh.

- Luani I guximshёm e adhuron emocionin e fortё. Luanët gjithashtu I pёrkasin kategorisё sё vetëvlerёsimit për shkak të nevojës për të qenë në qendër të vëmendjes. Njё pakicё janë tradhёtarё tё lindur. Meqёnёse ata mendojnё se janё dashnorёt mё tё mirё nё botё, duan edhe ta provojnё kёtё. Luani është veçanërisht I prirur për të pasur një krizë tё moshёs sё mesme, duke u tërhequr pas individëve simpatik të paktën 20 vjet më të rinj se Luanёt, sepse ata duan të ndihen tё rinj.

- Virgjëresha është një tjetër tradhёtar potencial emocional. Në këtë këndvështrim, tradhёtia nuk është diçka fizik, por një çështje mendore. Dihet qё shenja e Virgjëreshës është e prirur qё t'i mbajё ndjenjat e fajit mё gjatё se shenjat e tjera. Arsyeja qё mund ta shtyjё kёtё shenjё drejt tradhёtisё, mund tё jetё fakti qё ata kanё provuar gjithçka pёr tё rregulluar marrёdhёnien e tyre dhe nga frustrimi kёrkojnё tё çlirohen nё njё tradhёti.

- Peshorja pëlqen shumё qё tё kёnaqё tё tjerёt. Personat e kësaj shenje kanë parime të forta, instinkte tё shëndosha dhe i marrin angazhimet seriozisht, kështu që ata nuk janë në krye të listës sё tradhёtarёve tё mundshёm. Megjithatë, kjo është një shenjë që e ka të vështirë tё thotё JO  dhe është një flirtues potencialisht i rrezikshёm. Peshoret kanё nevojë për dashuri dhe vëmendje. Ata fantazojnё dhe ёndёrrojnё pёr të gjetur dashurinё e pёrjetshme, kështu që nuk do ta marrin lehtё tradhёtinё e çastit.

- Akrepat misteriozё dhe pasionantё, marrin një goditje tё rёndё, kur vjen puna për besnikërinё e tyre. Ata janё tmerrёsisht seksualisht joshёs dhe do tё akuzohen pёr mungesё besnikёrie, pavarёsisht nёse tradhёtojnё apo jo. Akrepat i pёrkasin kategorisё sё nevojёs pёr emocione tё forta dhe kёnaqёsisё pёr aktivitetet e ndaluara. Ata kanë nevoja tё mёdha fizike, tё cilat nuk mund t'i mbajnё gjithmonё nёn kontroll. Kjo është një shenjë tjetër qё i pёrgjigjet tradhёtisё sё partnerit me tradhёti, nё shenjё hakmarrje.

- Shigjetari është një tjetёr shenjë zodiaku që ka nevojë për t'u ndjerë i emocionuar. Ata gjithmonё janё duke pyetur veten nёse diku nё horizont ёshtё njё dashuri tjetёr, apo njё aventurё pasionante qё tё merr frymёn. Ata mund tё futen nё telashe nёse njё shikim romantik apo njё flirtim i pafajshёm kalon cakun dhe i çon drejt diçkaje mё shumё. Ata i zё paniku kur pasioni merr njё formё mё tё rëndë, prandaj kjo është njё nga arsyet pse ata do të përpiqen për të bërë gjënë e duhur në një marrëdhënie serioze.

- Pёr Bricjapin mungesa e respektit dhe e dashurisё ndikon drejtёpёrdrejtё nё vetëvlerёsimin e tij. Disa prejtyre e konsiderojnё zbulimin e seksit si diçka“ tё keqe”, por njёkohёsisht edhe emocionuese. Shumica e Bricjapeve, megjithatë, shumё shpejt zbulojnё se shqetësimi i tyre i vazhdueshёm, bёn qё aventuara tё pёrfundojnё pa nisur akoma. Kjo është një tjetër shenjë qё e pёrjeton shumё ndjenjёn e fajit dhe është shumë e aftë për të kontrolluar pasionin"e ndaluar" tё tyre.

- Ujorёt kanё nevojë tё marrin shumë vëmendje dhe të ndihen të nevojshёm. Nё mё tё shumtёn e rasteve, Ujorёt janё ata qё tradhёtohen, për shkak se partnerët e tyre kanë nevojë për romancë. Ashtu si Binjakët, ata të përfshihen nё tradhёti intelektuale apo situata tradhёtie emocionale, në vend tё tradhёtive seksuale me bazё fizike.

- Motivimi i Peshqve është vetëvlerёsimi. Ashtu si Luanёt, ata do të mund të joshen në një situate krize tё moshёs sё mesme. Kur ata e kuptojnë se jeta është e shkurtër, ata nuk duan të rriten mё dhe mund të pyesin veten, "Ku është magjia ?!" Dhe ashtu si Akrepat, Peshqit tërhiqen nga misteret dhe nga gjërat e ndaluara. Duke qenё pёrgjithmonё romantikё, ata mund të ndiejnё një si hallakatje të nxehtë pёr dikë qё sapo e kanё njohur, duke menduar se ёshtё fati i tyre i ri.
Equinox
Equinox

207


Mbrapsht në krye Shko poshtë

horoskopi - Tradhetia sipas shenjave Empty Re: Tradhetia sipas shenjave

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi