A keni frike nga vdekja ?

Shko poshtë

A keni frike nga vdekja ? Empty A keni frike nga vdekja ?

Mesazh  TIRAMISU99 prej 10.08.11 13:45

SI DO JETE VDEKJA IME..?
A DO NDJEJ DHIMBJE NE MOMENTIN KUR TE VDES...?
A MUND TE PARANDIHET MOMENTI PARA VDEKJES..???
NGA CFARE KENI ME SHUME FRIKE NGA FAKTI QE DO VDISNI , QE S'DO JENI ME NE KETE BOTE...APO SE NUK DIME SE CDO BEHET ME SHPIRTIN TONE...????

A keni frike nga vdekja ? 260px-Mort-IMG_4154
TIRAMISU99
TIRAMISU99

20


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A keni frike nga vdekja ? Empty Re: A keni frike nga vdekja ?

Mesazh  ILIRA prej 10.08.11 14:05

Nga pervoja ime nuk ishte vdekje dhe as eksperience jashte trupit por nje humbje ndjenjash e cila zgjati pak me shume, ne fillim kisha veshtiresi te madhe ne frymemarrje dhe erresim te pamjes dhe po nuk po mund te kerkoja ndihme por kur ajo erdhi dhe njerezit rreth e qark po mundoheshin te me sillnin ne vete doja vetem te me linin rehat po ndjeja nje qetesi fantastike... kjo eshte e vertete e jetuar, prandaj them qe me shume se nga vdekja kemi frike nga vuajtja por edhe ajo mbaron ndersa ajo qetesia ishte me te vertete nje mbrese e jashtezakonshme nuk e di nese e shpjegova mire.
ILIRA
ILIRA

186


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A keni frike nga vdekja ? Empty Re: A keni frike nga vdekja ?

Mesazh  nitty prej 10.08.11 14:40

TIRAMISU99 shkruajti:SI DO JET VDEKJA IME..?
A DO NDJEJ DHIMBJE NE MOMENTIN KUR TE VDES...?
A MUND TE PARANDIHET MOMENTI PARA VDEKJES..???
NGA C'FAR KENI ME SHUME FRIK NGA FAKTI QE DO VDISNI , QE S'DO JENI ME NE KET BOTE...APO SE NUK DIME SE CDO BEHET ME SHPIRTIN TONE...????

Këto pyetje i bënë vetëm një person ende i ri në moshë që ka frikë të vdesë?
nitty
nitty

92


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A keni frike nga vdekja ? Empty Re: A keni frike nga vdekja ?

Mesazh  TIRAMISU99 prej 10.08.11 14:50

BESOJ SE ; TE GJITH NE KEMI FRIK NGA VDEKJA DHE NUK KA LIDHJE MOSHA.....
TIRAMISU99
TIRAMISU99

20


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A keni frike nga vdekja ? Empty Re: A keni frike nga vdekja ?

Mesazh  ILIRA prej 10.08.11 14:58

Kam degjuar nje shprehje qe me pelqeu dhe ka lidhje me temen : "Njeriu lind duke qare dhe vdes duke qeshur" nuk duhet te jete kaq e tmerrshme tek e fundit.
ILIRA
ILIRA

186


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A keni frike nga vdekja ? Empty Re: A keni frike nga vdekja ?

Mesazh  TIRAMISU99 prej 10.08.11 15:01

HAHAHAH SA MIR EKE MOJ LIRA SIKUR TE ISHTE KSHTU....S'DO KISHTE ASNJE FRIK NGA VDEKJA....OSE ME SAKT S'DO QNTE NJERI PER PERSONIN QE DO VDISTE....APO JO...????
TIRAMISU99
TIRAMISU99

20


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A keni frike nga vdekja ? Empty Re: A keni frike nga vdekja ?

Mesazh  TIRAMISU99 prej 10.08.11 15:04

UAUAUAU SI PO BEJ DHE UNE SIKUR JAM NE PRAG TE VDEKJES,,,,I TMERROVA NJERZIT....
TIRAMISU99
TIRAMISU99

20


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A keni frike nga vdekja ? Empty A kemi frik??

Mesazh  Juristja prej 11.08.11 7:42

Besoj se njerezit duhet te kene me shume frike nga te mbeturit vetem kjo duhet te jete frika me e madhe.. Ja mendoni njehere sikur me vertet te ngeleshit vetem pa pas asnje njeri ne krah si do ju dukej vetja??
E po te beni krahasimin midis frikes se te ndenjurit vetem dhe frikes nga vdekja,, ju siguroj qe vdekja do ju duket mjalt..
Sa i perket pergjigjes qe dha Ilira eksperiencat jane te ndryshme sipas njerzve,, po kush i eshte afruar me vertet vdekjes nuk ka frik se ndjesia qe ndjene ne ato momente eshte e jashtezakonshme, pervec asaj qetesise qe ndjene ndjene gjithashtu edhe nje ngrohtesi e nje siguri qe njeriu sbesoj se mund ta ndjej ndonjehere gjall.
Po kjo sdo te thote qe njerzit duhet te mendojne per vdekjen, e as te mallkojne duke thene vdeksh... por perkundrazi duhet ta shijojne jeten ne maximum pasi vetem njehere te jepet shanci te jetosh.
Juristja
Juristja

9


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A keni frike nga vdekja ? Empty Re: A keni frike nga vdekja ?

Mesazh  Gon! prej 11.08.11 7:55

Vdekja më e lehtë, më e ngrohtë, më e qetë është të vdesësh nga të ftohtit!
Gon!
Gon!

349


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A keni frike nga vdekja ? Empty Re: A keni frike nga vdekja ?

Mesazh  ILIRA prej 11.08.11 9:08

Shume dakort me juristen,

qellimi qe flasim per vdekjen eshte per te hequr friken nga vdekja dhe keshtu jeten e mendon ndryshe, pse jo te duket dhe me e bukur.
ILIRA
ILIRA

186


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A keni frike nga vdekja ? Empty Re: A keni frike nga vdekja ?

Mesazh  Gon! prej 11.08.11 10:06

Njeriu nuk i frigohet vdekjes deri në një koh të cakuar mendoj unë, mirëpo kur të vij ajo "Koha e caktuar" nuk ka kush në këtë botë që mund t'ia laroj dikujt frigën nga vdekja.
Gon!
Gon!

349


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A keni frike nga vdekja ? Empty Re: A keni frike nga vdekja ?

Mesazh  Juristja prej 11.08.11 13:03

A ke frik nga gjumi ti Goni??
Jo per gje por vdekja eshte motra e gjumit, keshtu themi ne nga anet tona.
Une besoj se njeriu nuk duhet te kete frik nga vdekja, pasi ajo eshte e pashmangshme. Personalisht jam e parimit qe ne momentin qe lind atehere e ke pranuar vdekjen dhe kete se leviz asgje.

Njerez gezoni jeten duajeni veten respektoni te tjeret dhe do e kuptoni qe vdekja nuk eshte frik dhe nuk ka pse te kihet frik prej saj. Shijojeni jeten ne maximum brenda kufijve dhe caqeve te cdo kujt dhe lereni vdekjen te beje punen e saj. Si Jeta edhe Vdekja do bejne punen e tyre dhe kete njeriu se shmang dot, thjesht kur ato na paralajmerojne njeriut i ngelet te beje punen e vet dhe duke bere cdokush punen e tij atehere eshte me e lehte per cdo kende qe ti largohet frika e vdekjes e ta pranoj ate pa brenga e ti thote jetes faleminderit qe e jetoj.
Juristja
Juristja

9


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A keni frike nga vdekja ? Empty Re: A keni frike nga vdekja ?

Mesazh  Nikolaos prej 11.08.11 13:20

Napoleon Bonaparti ka thene: "Vdekja është gjumë pa ëndrra", prandaj s'duhet te kemi frike nga ajo. Frikën e sjell fakti që po ndahemi nga kjo bote, dhe nga njerezit qe duam dhe qe na duan.


Edituar për herë të fundit nga Nikolaos në 11.08.11 17:44, edituar 1 herë gjithsej
Nikolaos
Nikolaos

"Kthejeni fytyrën nga Dielli dhe çdo hije mbetet mbrapa jush"

390


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A keni frike nga vdekja ? Empty Re: A keni frike nga vdekja ?

Mesazh  nitty prej 11.08.11 14:14

Juristja shkruajti:Besoj se njerezit duhet te kene me shume frike nga te mbeturit vetem kjo duhet te jete frika me e madhe.. Ja mendoni njehere sikur me vertet te ngeleshit vetem pa pas asnje njeri ne krah si do ju dukej vetja??
E po te beni krahasimin midis frikes se te ndenjurit vetem dhe frikes nga vdekja,, ju siguroj qe vdekja do ju duket mjalt..
Sa i perket pergjigjes qe dha Ilira eksperiencat jane te ndryshme sipas njerzve,, po kush i eshte afruar me vertet vdekjes nuk ka frik se ndjesia qe ndjene ne ato momente eshte e jashtezakonshme, pervec asaj qetesise qe ndjene ndjene gjithashtu edhe nje ngrohtesi e nje siguri qe njeriu sbesoj se mund ta ndjej ndonjehere gjall.
Po kjo sdo te thote qe njerzit duhet te mendojne per vdekjen, e as te mallkojne duke thene vdeksh... por perkundrazi duhet ta shijojne jeten ne maximum pasi vetem njehere te jepet shanci te jetosh.

Të lumtë,mendim me vlerë Juriste!
nitty
nitty

92


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A keni frike nga vdekja ? Empty Re: A keni frike nga vdekja ?

Mesazh  TIRAMISU99 prej 11.08.11 14:23

po per ata persona qe kane gjithcka ne ket jete,? dhe kerrcenohen nga vdekja [ qe jane te semure nga dicka e pa sherueshme ] dhe qe dine qe se shpejti do vdesin.???.. per ta vdekja do ishte nje tmerr...dhe jo per faktin se do vdesin nga semundja qe i kerrcenon...por per faktin qe do len personat qe duan me shume ne jeten etyre....pra per ket frike nga vdekja e kisha fjalen...dhe jo [ VDEKJA ] si fenomen natyrore...ket te gjith edime ..nje dit do vdesim te gjithe, ashtu sic lindem....por kur vjen ne nje moment te jetes qe ti po e jeton per mrekulli, ather kjo eshte frika me e madhe ...[DHIMBJA QE LE TEK PESONAT QE DO JEN NE KET JETE DHE DO VUAJN PER MUNGESEN TENDE.].....
TIRAMISU99
TIRAMISU99

20


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A keni frike nga vdekja ? Empty Re: A keni frike nga vdekja ?

Mesazh  ILIRA prej 11.08.11 14:45

Ne kete rast do te thosha qe jeta eshte prove per te gjithe ( nuk e kam fjalen per te merituar parajsen) , sigurisht disa e kane me te lehte disa me te veshtire.
ILIRA
ILIRA

186


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A keni frike nga vdekja ? Empty Re: A keni frike nga vdekja ?

Mesazh  Gon! prej 11.08.11 15:02

Këtu mund të flas seicili sipas dëshirës së tij, por realiteti është ndryshe të nderuar. Unë e di që vdekja është e natyrshme, çdo njeri që ka lindur, ai e di që një dit do të vdes, me qenëse në kohët e lashta ka pasur njerëz që nuk i kanë besuar vdekjes dhe kanë menduar që do të jetojnë gjithnjë dhe kurr nuk do të vdesin, por kur të ofrohet momenti, atëher sigurisht çdonjëri do të ndjej një lloj frige, ndonjëri më të vogë e ndonjëri më të madhe.
Juriste, në anët tona thonë; vetëm frika nuk ka "Ilaq" (barë shërues).
Gon!
Gon!

349


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A keni frike nga vdekja ? Empty Re: A keni frike nga vdekja ?

Mesazh  TIRAMISU99 prej 11.08.11 15:22

AS VDEKJES NUK I SHPETON DOT NJERI...KSHTU DHE AJO NUK KA [ ILAC ] AS NJERI NGA NE MOS TE MENDOJE KOT QE NUK KA FRIK NGA VDEKJA...

AJO ESHTE DICKA QE NUK SHMANGET....

DHE DICKA MISTERIOZE QE NUK KA MUNDUR ASNJE NJERI TE SJELL NDONJE SHPJEGIM PSE DUHET TE JET [ VDEKJA ] DHE SI ESHTE [ VDEKJA ] KET DO EDIME VETEM KUR SECILI NGA NE TA PROVOJE VETE....
TIRAMISU99
TIRAMISU99

20


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A keni frike nga vdekja ? Empty Re: A keni frike nga vdekja ?

Mesazh  Ufo prej 11.08.11 16:15

Ajo që shtron Juristja më lart, mendoj se është një vdekje e frikshme dhe e ngadaltë, pra e të mbeturit vetëm...

Mendimi i mësipërm i zonj/ushes është për t'u marë në konsideratë..

Për autorin e temës:
''Vetëm një i mangët dhe me të meta mendore nuk ka frikë nga asgjë mor lum miku'' Madje të kesh frikë është gjë e mirë...

Tung !
Ufo
Ufo

149


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A keni frike nga vdekja ? Empty Re: A keni frike nga vdekja ?

Mesazh  angelsweett prej 11.08.11 20:54

GON ja ke fut kott
angelsweett
angelsweett

13


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A keni frike nga vdekja ? Empty Re: A keni frike nga vdekja ?

Mesazh  Cimi Elezi prej 11.08.11 21:38

A kam frike nga vdekja? Nuk e di.Di qe jeta duhet jetuar me te gjitha menyrat vetem atehere i japim kuptim jetes.Me vdekjen mbaron cikli i jetes.
Cimi Elezi
Cimi Elezi

154


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A keni frike nga vdekja ? Empty Re: A keni frike nga vdekja ?

Mesazh  Gon! prej 12.08.11 10:34

angelsweett shkruajti:GON ja ke fut kott
Më kot ia ke futur ti me këto dy fjalët e tua dhe emrin tim që ke përmendur i/e nderuar.
Gon!
Gon!

349


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A keni frike nga vdekja ? Empty Re: A keni frike nga vdekja ?

Mesazh  urimG prej 18.08.11 18:13

A kam frik nga vdekja ?..
te them te drejten nuk e di me duket sikur nuk do te vdes kurre..edhe pse eshte e pashmangshme smund ta imagjinoj veten duke e len kete bot..por nese ke perjetuar dhe ke mesuar nga kjo jet ather ska asnje kuptim frika prej vdekjes..do e pres duar hapur .
urimG
urimG

2


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A keni frike nga vdekja ? Empty Re: A keni frike nga vdekja ?

Mesazh  Xhemajl prej 18.08.11 18:26

urimG shkruajti:A kam frik nga vdekja ?..
te them te drejten nuk e di me duket sikur nuk do te vdes kurre..edhe pse eshte e pashmangshme smund ta imagjinoj veten duke e len kete bot..por nese ke perjetuar dhe ke mesuar nga kjo jet ather ska asnje kuptim frika prej vdekjes..do e pres duar hapur .
Edhe une ndihem si ti, sikur nuk do te vdes kurre, per ket arsye jam i hapur per qdo gje.Vdekja eshte gjume pa enderra.
Xhemajl
Xhemajl

259


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A keni frike nga vdekja ? Empty Re: A keni frike nga vdekja ?

Mesazh  Elson Precaj prej 18.08.11 18:38

Si te mos e kemi frike kur cdo dite i afrohemi !? por ata qe nuk besojne ne zot kane frike me shum !por edhe ata qe besojne ne zot kane frike ! kshu qe i bie qe te kemi te gjith frike . pervec budallenjeve ata nuk kane frike !
Elson Precaj
Elson Precaj

41


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A keni frike nga vdekja ? Empty Re: A keni frike nga vdekja ?

Mesazh  Dimitrov Xhunga prej 18.08.11 18:40

Mendoj se nuk eshte ngritur mire pyetja apo tema.Askush nuk duhet te kete "frike " nga vdekja ne kushte normale.Mua per vete s'me ka shkuar deri me sot ndonjehere mendja per kete pune.Ne kushte kur ajo mund te te iki,d.m.th gjendesh ne situata te padeshiruara atehere mendon per humbjen e jetes dhe jo per vdekjen dhe per friken nga vdekja.Te dyja nocionet kene kuptim te ndryshem per mendimin tim.Sepse te vdesesh dhe te hunbasesh jeten s'jane e njejta gje.Kur ndodhesh ne situatat e permendura nis dhe mendon si te mbrosh jeten qe te mos e humbesh ate.Pra,ne konkluzion te fundit njeriu perpiqet me te gjitha mundesite qe i jepen nese i kercenohet jeta ta mbroje ate dhe jo te kete frike.Kjo e fundit nuk ekziston tek njeriu por ajo lind ne vartesi te rrethanave se sa mundesi i jepen per te triumfuar mbi vdekjen.Kur s'ka mundesi per ta mbrojtur vjen vdekja qe s'te le kohe te mjaftueshme per te patur frike.
Dimitrov Xhunga
Dimitrov Xhunga

131


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A keni frike nga vdekja ? Empty Re: A keni frike nga vdekja ?

Mesazh  Berti69 prej 06.09.11 23:26

Nga vdekja nuk duhet te kemi frike sepse nuk e kemi provuar kurre edhe nese e provojme nuk do ta kuptojme sepse jemi te vdekur.
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


434


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A keni frike nga vdekja ? Empty Re: A keni frike nga vdekja ?

Mesazh  Xhemajl prej 06.09.11 23:29

berti69 shkruajti:Nga vdekja nuk duhet te kemi frike sepse nuk e kemi provuar kurre edhe nese e provojme nuk do ta kuptojme sepse jemi te vdekur.
Vet fakti qe nuk e kemi provuar kurre na shtyn te kemi frike,frika vjen nga e panjohura,,
Njeriu qe ka frike vdekjen, ai nuk e ka jetuar asnjeher jeten,,Ne qoft qe jeton jeten, at'her nuk ki arsye qe ta kesh frik jeten,, vetem se e pret duarhapur..
Xhemajl
Xhemajl

259


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A keni frike nga vdekja ? Empty Re: A keni frike nga vdekja ?

Mesazh  lavdim.bossi prej 07.09.11 19:34

njeriu jeton ne gjum ne momentin kur vdes zgjohet nga gjumi dhe jeton jeten e amshueshme ne ferr apo parajse . kjo osht si rezultat i veprave qe njeriu vepron
avatar
lavdim.bossi

35


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A keni frike nga vdekja ? Empty Re: A keni frike nga vdekja ?

Mesazh  Arb prej 07.09.11 19:51

Kam frike dhe shume nga vdekja, deri sa s'e shoh veten te denje qe me veprat dhe punet pozitive te mija dhe atyre qe m'i ka urdheruar Zoti, t'i dal Atij perpara!...Ne momentin qe do t'i kthehem adhurimit dhe gjithnje puneve te mira per veten dhe njerezit, do ta pres vdekjen duar hapur, po i bindur jam se ateher edhe ajo do te me pres duar hapur...por dhimbja gjithmon ne vdekje do te jete e pranishme, sepse edhe njerezit me te dashur te i Gjithdishmi, nuk i'u kane shmangur dhimbjes se ndarjes se shpirtit nga trupi
Arb
Arb

42


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A keni frike nga vdekja ? Empty Re: A keni frike nga vdekja ?

Mesazh  Zattoo prej 20.11.12 21:59

Frikë nga jeta?

Horas Kaleni, filozof amerikan njëherë pat thënë: ” Ekzistojnë njerëz që e ndryshojnë jetën e vet ngase i frikohen vdekjes dhe njerëz që atë e bëjnë ngase i gëzohen jetës.

Grupi i parë jeton duke vdekur, përderisa grupi i dytë vdes duke jetuar.

Pa marr parasysh se kur vdes, kam ndërmend të vdes duke jetuar!” Pra cili është kuptimi i të jetuarit. Unë nuk mendoj se kuptimi i të jetuarit është të shkruash libra të rëndësishme apo të grumbullosh pasuri të madhe, të eksponosh fuqinë dhe ndikimin tënd. Unë mendoj se shumë njerëz nuk e njohin artin e të jetuarit, e cila megjithatë është ART.

Shumë për fat të keq vegjetojnë, e këtë më së miri e ilustron thënia nga shkrimi i Daut Demakut: “Njeriu nuk rron dy herë, por ka shumë nga ata që nuk dinë të jetojnë as një herë…” Kuptimi i jetës është në thënien: “Duaj dhe bëhu i dashur”. Duaje edhe ushqimin, kënaqu në të, edhe rrezet e diellit edhe hënën.

Nuk ka kënaqësi në jetë dinamike, në shkuarje të shpejtë në zyre. Shikoje perëndimin e diellit, mënyrën e veçantë të komunikimit me njerëzit, kuptoje krijesën tjetër njerëzore, ëndërro me të, jeto dhe kënaqu emocionalisht, fizikisht, me mendime dhe me shpirt. Çdo dashuri e re, çdo miqësi, çdo fshehtësi e mësuar neve vetëm na pasuron, na bënë krijesa më të vlefshme se që kemi qenë. Jetën duhet shikuar si proces të mbledhjes së pasurisë së përjetshme. Nuk duhet rezistuar jetës, dashurisë, miqësisë.

Çdo çast kur t’i mund t’i ofrosh dikujt dashuri, kënaqësi është pasuri. Vet jeta është si një roman i mire në të cilën sa më tepër thellohesh aq më shumë ka kuptim. Me kalimin e kohës plotësohet karakteri i njeriut dhe ngjarjet e kaluara e marrin kuptimin që për momentin ai kuptim mungon. Me kalimin e kohës gjithçka qartësohet.

Nëse sot nuk e ke të qartë se pse do të duhej të investosh në dashuri, miqësi, nëse sot ti nuk e gjen PSE-në e madhe të jetës sate, PSE-ja ka për të gjetur nesër ty!? Jeta megjithatë ka kuptim, nëse ai kuptim ju mbush me gëzim dhe hare të cilën me zemërgjerësi do t’ia ofroni të tjerëve.

Fisnikëria është virtyt i madh. Mos iu frikoni jetës. Mos kërkoni këshillë nga frika e juaj. Nuk është dështim nëse je rrëzuar, dështim është nëse rrëzohesh dhe nuk ngritesh më.

Dështimi më i madh në jetë është vet frika nga dështimi. Frika nga jeta.


Zattoo
Zattoo

625


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A keni frike nga vdekja ? Empty Psikologjia dhe parapsikologjia

Mesazh  Muneer prej 21.11.12 8:25

Frike nga cdekja kane te gjithe pasi frika eshte je ndjenje njerezore qe ndihmon te parapergatitesh nga me e keqja ne kete rast frika nga vdekja ndihmon qe te merren masat qe nje person te mos vdese si dhe te marre parasysh te gjitha menyrat se si mund ti ndodhe dicka e keqe ne te ardhmen dmth pak a shume te analizoje vetveten! Perjashtoj ketu rastet e nje frike te vazhdueshme deh te paarsyeshme te cilat jane te rrezikshme dhe stresuese per vete personin! Sa per mua personalisht besoj ne Reminiscience dmth ne ringjalljen e personit ne kete bote kshuqe ska pse te kete njeriu frike/ vdes dhe ringjallet perseri!


Edituar për herë të fundit nga PsikologjiaParapsikologja në 21.11.12 8:27, edituar 3 herë gjithsej (Reason for editing : nuk lexohej!)
Muneer
Muneer

سلام موعد المغرب

187


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A keni frike nga vdekja ? Empty Re: A keni frike nga vdekja ?

Mesazh  syri i art prej 20.03.14 8:47

frik nga vdekja,kjo esht baza e te gjitha llojeve te frikes...perse frik,sepse esht diqka e panjohur,pra diqka qe nuk na kujtohet se e kemi provuar najhere...ai apo ajo qe ka frik nga vdekja,as jeten nuk e jeton,nuk e perjeton kenaqesin qe ofron jeta...ndersa ai apo ajo qe nuk ka frik nga vdekja,MEDITON,dhe perjeton te gjitha kenaqesit dhe pakenaqesit,pa asnje ngarkes,pra jeton natyrshem nga qasti ne qast,ashtu siq vjen...
syri i art
syri i art

Qdo gje esht natyr,ska te keqe ska te mir...

180


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A keni frike nga vdekja ? Empty Re: A keni frike nga vdekja ?

Mesazh  Hagel prej 20.03.14 12:58

Ne momentin e vdekjes, ata qe e dine qe jane te vdekur ne trupin fizik, dmth qe jane te vetedijshem mund te jene vetem te inicuarit apo shtriganet.Jane te vetmit qe perjashtohen nga rregullat e pergjitheshme.
Pra te tjeret pervec ketyre qe permenda me siper nuk jane te vetedijshem pas vdekjes, pra te mos keni frike se asgje nuk do kuptoni ne ato momente.
Hagel
Hagel

86


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A keni frike nga vdekja ? Empty Re: A keni frike nga vdekja ?

Mesazh  Anon prej 20.03.14 17:01

Kam frike vetem nga ndergjegja ime!
Anon
Anon

Even the most expensive clock still shows sixty minutes in every hour. - yidish proverbs

270


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A keni frike nga vdekja ? Empty Re: A keni frike nga vdekja ?

Mesazh  Crash prej 20.03.14 19:36

Aspak kam qene i vdekur miliarda e miliarda vite perpara se te lindja dhe s'kam pasur shqetesimin me te vogel
Crash
Crash

Mos dorëzimi eshte arritja drejt qellimit



52


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A keni frike nga vdekja ? Empty Re: A keni frike nga vdekja ?

Mesazh  elektronika prej 23.03.14 2:57

Frike nga vdekja!! Te gjithe njerezit pa perjashtim kane frike nga vdekja. Ajo eshte e pavetedijeshme dhe e fshehur, del ne pah ne momente rreziku dhe forcohet me teper sa me shume zgjat rreziku.
Te shprehesh, kur te pyesin, qe nuk ke frike genjen, e ben per shou ose sepse nuk je menduar thelle per tu pergjigjur. Frika eshte instiktive, ne e duam jeten prandaj kemi frike. Per kete arsye nuk e kalojme rrugen kur ka makina por presim semaforin, zbresim nga kati i 5- te nga shkallet dhe nuk hidhemi nga ballkoni pikerisht sepse kemi frike se vdesim. Jeta eshte e bukur dhe duhet shijuar ajo vjen vetem njehere.
Po qe se do te thoshit per rimisherim ajo eshte kot jo vetem qe nuk eshte vertetuar shkencerisht por edhe sikur te jete e vertete fakti qe ne rikthehemi te "formatuar" pra nuk mbajme mend asgje nga jeta tjeter eshte njesoj e barasvlefshme me faktin qe ti jeton vetem njehere.
Mos thoni kot qe nuk keni frike nga vdekja mjafton te perballeni me te dhe do ta ndjeni menjehere friken per te dhe dashurine per jeten.
elektronika
elektronika

Pervoja me e bukur qe na eshte dhene per te jetuar eshte vete misteri i jetes.....
Kur linde, po qaje, dhe gjithe te tjeret rreth teje po qeshnin.....
Jetoje jeten, ne menyre te tille, qe kur te vije momenti i fundit,
ti te jesh duke qeshur dhe gjithe te tjeret rreth teje te jene duke qare..........



63


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A keni frike nga vdekja ? Empty Re: A keni frike nga vdekja ?

Mesazh  xhimi ejm prej 23.03.14 4:56

elektronika shkruajti:Frike nga vdekja!! Te gjithe njerezit pa perjashtim kane frike nga vdekja. Ajo eshte e pavetedijeshme dhe e fshehur, del ne pah ne momente rreziku dhe forcohet me teper sa me shume zgjat rreziku.
Te shprehesh, kur te pyesin,  qe nuk ke frike genjen, e ben per shou ose sepse nuk je menduar thelle per tu pergjigjur. Frika eshte instiktive, ne e duam jeten prandaj kemi frike. Per kete arsye nuk e kalojme rrugen kur ka makina por presim semaforin, zbresim nga kati i 5- te nga shkallet dhe nuk hidhemi nga ballkoni pikerisht sepse kemi frike se vdesim. Jeta eshte e bukur dhe duhet shijuar ajo vjen vetem njehere.
Po qe se do te thoshit per rimisherim ajo eshte kot jo vetem qe nuk eshte vertetuar shkencerisht por edhe sikur te jete e vertete fakti qe ne rikthehemi te "formatuar" pra nuk mbajme mend asgje nga jeta tjeter eshte njesoj e barasvlefshme me faktin qe ti jeton vetem njehere.
Mos thoni kot qe nuk keni frike nga vdekja mjafton te perballeni me te dhe do ta ndjeni menjehere friken per te dhe dashurine per jeten.

Të kesh dëshirë të jetosh nuk është njëlloj si të kesh frikë nga vdekja. Shumë njerëz nuk duan të vdesin sepse duan të jetojnë dhe jo sepse kanë frikë nga vdekja. Megjithatë nuk mund të flitet në mënyrë absolute. Njeriu e do jetën sepse do të shohë fëmijët kur riten, bëhen të suksesshëm, martohen, lindin fëmijë. Njeriu do të jetojë sepse do të shijojë të mirat e jetës dhe jo sepse ka frikë të vdesë. Njerëz edhe më të fortë duan të jetojnë për të mos mbushur në hidhërim familjen, për shembull.

Nëse njeriu do të kishte frikë nga vdekja në mënyrë absolute, nuk do të kishim vetvrasje apo tentativa për vetvrasje. Dëshira për të jetuar është e lindur sepse lind njëkohësisht me jetën dhe nuk mund të përkëthehet si frikë ndaj vdekjes.

Unë përballem me vdekjen sepse dua të jetoj, sepse dua të diturohem më shumë, sepse nuk dua që fëmijët dhe prindërit e mi të vuajnë humbjen time. Vërtet nuk dua të vdes, ashtu si kushdo tjetër, por jo sepse kam frikë.
xhimi ejm
xhimi ejm

Mosbesimi është shenjë zgjuarësie dhe zhvillimi, jo besimi.

7


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A keni frike nga vdekja ? Empty Re: A keni frike nga vdekja ?

Mesazh  xhimi ejm prej 23.03.14 5:03

ILIRA shkruajti:Kam degjuar nje shprehje qe me pelqeu dhe ka lidhje me temen : "Njeriu lind duke qare dhe vdes duke qeshur" nuk duhet te jete kaq e tmerrshme tek e fundit.

Kjo do të ishte jeta ideale. Fatkeqësisht, jo të gjithë vdesin duke qeshur. Ka që vdesin nga uria, plumbi, dhimbje e fortë, tortura e shumë lloje vdekjesh mizore.
xhimi ejm
xhimi ejm

Mosbesimi është shenjë zgjuarësie dhe zhvillimi, jo besimi.

7


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A keni frike nga vdekja ? Empty Re: A keni frike nga vdekja ?

Mesazh  syri i art prej 23.03.14 9:28

vdekja sa gje e ftoht si fjal,se kshtu e kemi mesuar,po vdekja si realitet,nuk egziston,po ndrrimi jetes,si shembull sikur ndrrimi i rrobave te vjeteruara,me te reja...per ta ilustruar kete po trgoj qka ka then Sokrati kur e kan helmuar,gjat procesit te helmimit,i ka mbledh te gjith nxanesit e vet per tju treguar se a ka jet pas vdekjes...dhe kur fillon helmi me vepru fillon nga kembet,thot kembet nuk po i ndjej smund ti leviz,po jam i teri,sme mungon asgje,pastaj trupi ashtu duart dhe kur afrohet ke koka thot tash mund te me ndalet gjuha po gjer ketu nuk me mungon asgje jam i teri...dhe nga kjo mund tju them se jeta vazhdon,po ju mos e besoni po duhet ta provoni vet...vdekja dhe meditimi kan diqka te perbashket...kush e perjeton meditimin,e kupton edhe vdekjen si fenomen..po prap se prap na mbetet per ta provuar...
syri i art
syri i art

Qdo gje esht natyr,ska te keqe ska te mir...

180


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A keni frike nga vdekja ? Empty Re: A keni frike nga vdekja ?

Mesazh  Jetmira prej 07.09.14 16:32

i kam shkuar vdekjes aq afer disa her saqe them me vete mir jeta qe mka inat po vdekja cka me muaa
Jetmira
Jetmira

487


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A keni frike nga vdekja ? Empty Re: A keni frike nga vdekja?

Mesazh  Morgan TheSetting Witch prej 07.09.14 20:27

Jo, per mua vdekja duhet mirepritur. Vetem duke mos pasur frike nga ajo mund te behesh nje BUDA.
Morgan TheSetting Witch
Morgan TheSetting Witch

Universe for me is the god who answers me!

58


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A keni frike nga vdekja ? Empty Re: A keni frike nga vdekja ?

Mesazh  Hidra prej 29.09.14 23:19

Me vdekjen tone ne kthehemi ne gjendjen origjinale.
Jeta sherben vetem per te testuar dhe per te ndjere te keqen, te kunderten tone.
Hidra
Hidra

43


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A keni frike nga vdekja ? Empty Re: A keni frike nga vdekja ?

Mesazh  Cimi Elezi prej 17.11.19 0:56

Tash smë shkon ndërmënd vdekja. Po kam frik se Tiramisun sdo e shof më :frowning2:
Cimi Elezi
Cimi Elezi

154


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A keni frike nga vdekja ? Empty Re: A keni frike nga vdekja ?

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi