Thënie nga Osho

Shko poshtë

Thënie nga Osho Empty Thënie nga Osho

Mesazh  Elizza prej 06.06.11 20:41

Thënie nga Osho


Thënie nga Osho Osho10

Osho

Pranojeni veten

''Pranojeni veten ashtu si jeni. Dhe kjo është gjëja më e vështirë në botë, sepse kjo shkon kundër trajnimit tuaj, arsimimit, kulturës suaj. Nga fillimi ju kanë thënë se si ju duhet të jeni. Askush nuk ju ka thënë ndonjëherë se ju jeni të mirë ashtu siç jeni.

Mos u fiksoni me veten - por një vetë-dashuri natyrore është një domosdoshmëri, një dukuri themelore. Vetëm atëherë nga ajo mund ta duani dikë tjetër. Pranojeni veten tuaj, duane veten.

Askush tjetër nuk ka qenë ndonjëherë si ju dhe askush tjetër ndonjëherë nuk do të jetë si ju, ju jeni thjesht unik, të pakrahasueshëm. Pranojeni këtë, duane këtë, festojeni këtë - dhe në këtë festim ju do të filloni ta shihni veçantinë e të tjerëve, bukurinë e pakrahasueshme të të tjerëve. Dashuria është e mundur vetëm kur ka një pranim të thellë të vetes, të tjerëve, të botës. Pranimi krijon mjedisin në të cilin dashuria rritet, tokën në të cilën dashuria lulëzon.''

Osho
Elizza
Elizza

223


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thënie nga Osho Empty Re: Thënie nga Osho

Mesazh  Elizza prej 06.06.11 23:49

Jeta


"Japni jetë gjërave të cilat janë të bukura. Mos japni jetë për gjëra të shëmtuara. Ju nuk keni shumë kohë, shumë energji për të humbur. Me një jetë të tillë të shkurtër, me një burim të tillë të vogël të energjisë, është thjesht një budallallëk për ta humbur atë në trishtim, në zemërim, në urrejtje, në xhelozi.

Përdoreni atë me dashuri, përdoreni në ndonjë akt krijues, përdoreni në miqësi, përdoreni në meditim, bëni diçka me të që t'ju ngris lartë. Dhe sa më lartë që të shkoni, burimet e më shumë energjie bëhen të disponueshme për ju.
Në pikën më të lartë të vetëdijes, ju jeni gati një Zot.
Kjo është në duart tuaja."

Osho
Elizza
Elizza

223


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thënie nga Osho Empty Re: Thënie nga Osho

Mesazh  Elizza prej 07.06.11 0:16

Parajsa dhe Ferri

"Parajsa është këtu - ju vetëm duhet të dini se si ta jetoni atë. Edhe Ferri gjithashtu është këtu, dhe ju e dini shumë mirë se si ta jetoni. Kjo është vetëm një çështje e ndryshimit të perspektivës suaj, të qasjes suaj ndaj jetës. Toka është e bukur. Nëse ju filloni ta jetoni bukurinë e saj, duke shijuar gëzimet e saj ju jeni në Parajsë. Nëse ju dënoni çdo gjë, pastaj e njëjta tokë shndërrohet në një Ferr - vetëm për ju. Kjo varet nga ju ku jetoni, kjo është një pyetje e transformimit tuaj të brendshëm. Kjo nuk është një ndryshim i vendit, kjo është një ndryshim i hapësirës së brendshme. Jetoni me gëzim, në pafajshmëri, jetoni plotësisht. Dhe atëherë Parajsa nuk është më një koncept metafizik, ajo është përvoja juaj."

Osho
Elizza
Elizza

223


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thënie nga Osho Empty Re: Thënie nga Osho

Mesazh  Elizza prej 20.06.11 15:34

Vdekja

"Vdekja tashmë është duke ndodhur. Se a jeni përballur me atë apo jo, se a e shikoni apo jo, ajo është tashmë këtu. Ajo është vetëm si frymë. Me çdo frymëmarrje ju jeni të lindur, me çdo frymënxjerrje ju vdisni. Një person i cili me të vërtetë jeton nuk ka në asnjë mënyrë frikë nga vdekja. Nëse jeni duke jetuar drejt ju keni përfunduar me vdekjen, ju jeni tashmë shumë mirënjohës, të plotësuar. Por nëse ju nuk keni jetuar, atëherë brengosja konstante vazhdon: "Unë nuk kam jetuar ende dhe vdekja po vjen. Dhe vdekja do t'i ndalojë të gjitha, me vdekjen nuk do të ketë të ardhme ". Pra, bëhet i shqetësuar, i frikësuar dhe përpiqet për ta shmangur vdekjen. Në përpjekje për ta shmangur vdekjen, e vazhdon humbjen e jetës. Harrojeni shmangien. Jetojeni jetën. Në të jetuarit e jetës, vdekja është e shmangur. Në të jetuarit e jetës, ju bëheni të përmbushur kështu që nëse momenti i vdekjes vjen dhe të ardhmen e ndalon, ju do të jeni gati. Ju do të jeni lumturisht të gatshëm. Ju keni jetuar jetën tuaj, ju jeni lumturuar në ekzistencën, ju e keni njohur atë, ju jeni të kënaqur. Nuk ka asnjë ankesë, asnjë murmëritje, ju nuk keni mëri. Ju e mirëprisni vdekjen. Dhe nëse ju nuk mund ta mirëprisni vdekjen, një gjë është e sigurt - ju nuk keni jetuar."

Osho
Elizza
Elizza

223


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thënie nga Osho Empty Re: Thënie nga Osho

Mesazh  Elizza prej 09.07.11 16:00

Guximi

"Ta pranosh sfidën e panjohur përkundër të gjitha frikave, është guxim. Frikat janë aty, por në qoftë se ju vazhdoni t'i pranoni sfidat vazhdimisht, gradualisht ato frika zhduken. Përvoja e gëzimit që sjell e panjohura, ekstazia e madhe që fillon të ndodh me të panjohurën, ju bën mjaft të fortë, ju jep një integritet të caktuar, e bën inteligjencën tuaj të mprehtë. Për herë të parë ju filloni të ndieni se jeta nuk është vetëm një mërzitje, por një aventurë. Pastaj ngadalë zhduket frika, atëherë ju jeni gjithmonë duke kërkuar dhe kërkoni për një aventurë. Guxim është të rrezikosh të diturën për të paditurën, të njohurën për të panjohurën, për ndonjë destinacion të pacaktuar. Njeriu kurrë nuk e di se a do të jetë në gjendje për ta bërë atë apo jo. Eshtë lojë fati, por vetëm lojtarët e fatit e dinë se çfarë është jeta."

Osho
Elizza
Elizza

223


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thënie nga Osho Empty Re: Thënie nga Osho

Mesazh  Elizza prej 15.07.11 0:35

"Unë nuk jam prift, unë jam vetëm një mik. Unë jam këtu për t'ua shpjeguar se si e kam zbuluar të vërtetën. Dyshimi ka qenë procesi im, mënyra ime për ta arritur të vërtetën. Dhe unë do të doja që ju të bëheni gjithnjë e më të mprehtë, më të zgjuar. Dyshoni më shumë shkencërisht. Ashtu si në shkencë, dyshimi ju ndihmon për të zbuluar, ai gjithashtu ndihmon në udhëtimin e brendshëm "

Osho
Elizza
Elizza

223


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thënie nga Osho Empty Re: Thënie nga Osho

Mesazh  Elizza prej 21.07.11 17:36

Bota është përplotë me budallenj të cilët thonë: “Më mirë bën diçka, se asgjë". Por ka edhe budallenj të përsosur proverbi i të
cilëve është i njohur në krejt botën: “Mendja e zbrazët është vepër e djallit”. Nuk është e vërtetë. Mendja e zbrazët është vepër e Zotit...

Osho
Elizza
Elizza

223


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thënie nga Osho Empty Re: Thënie nga Osho

Mesazh  Elizza prej 21.07.11 18:47

Dashuria dhe vetmia


Aftësia e të qenit vetëm, është aftësia e të dashuruarit. Kjo mund të duket paradoksale për ju, por nuk është. Kjo është e vërteta ekzistenciale: vetëm ata njerëz që janë në gjendje të jenë vetëm, janë në gjendje të dashurojnë, të ndajnë, të shkojnë në thellësi të bërthamës së tjetrit person - pa i poseduar të tjerët, pa u bërë i varur nga të tjerët, pa i reduktuar të tjerët në 'një gjë', dhe pa u bërë i droguar pas të tjerëve. Ata e lën tjetrin absolutisht të lirë, sepse ata e dinë se nëse tjetri largohet, ata do të jenë po aq të lumtur sa janë tani.
Lumturia e tyre nuk mund të merret nga të tjerët, sepse nuk iu është dhënë nga të tjerët. Kjo më nuk është nevojë, është luks. Ata i gëzohen shkëmbimit, ata kanë shumë lumturi, që do të donin ta ndanin me dikënd. Ata dinë si të luajnë, jeta e tyre është një instrument i vetëm. Lojtari i flautit di si t'i gëzohet flautit vetëm, por nëse ai vjen e gjen një lojtar tupani, ata të dy do të gëzohen së bashku dhe do të krijojnë harmoni.

Osho
Elizza
Elizza

223


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thënie nga Osho Empty Re: Thënie nga Osho

Mesazh  Elizza prej 24.07.11 19:13

Pjekuria

Person i pjekur është ai që nuk imiton, ai i cili fillon të ndjejë rrugën e vet, i cili fillon të jetë në mënyrën e vet, i cili fillon të kërkojë natyrën e tij: "Kush jam unë?"
Dëgjojeni qenien tuaj. Ajo vazhdimisht ju jep shenja, por është ende një zë i vogël. Ajo nuk bërtet, kjo është e vërteta. Dhe nëse ju jeni pak të heshtur, ju do të filloni ta ndjeni rrugën tuaj. Jini ai që jeni. Asnjëherë mos u përpiqni të jeni dikush tjetër, dhe do të bëheni i pjekur. Pjekuria (maturimi) është pranimi i përgjegjësisë për të qenë vetvetja, sado që të kushtojë. Rrezikoni të gjitha që të jeni vetvetja, kjo është ajo që pjekuria është mbi të gjitha. Nëse ju do të imitoni vazhdimisht bini në hendek, sepse çfarëdo që ju imitoni nuk përputhet me realitetin. Realiteti është vazhdimisht në ndryshim, ky është një fluks, asgjë nuk është kurrë e njëjtë. Ky është si lumi, ai shkon me rrjedhën. Papjekuria ju mban në gjumë. Pjekuria ju bën të zgjuar.

Osho
Elizza
Elizza

223


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thënie nga Osho Empty Osho per Religjionin

Mesazh  Xhemajl prej 12.08.11 21:05

PYETJET NGA: Nxënësit e Rajneesh - GJERMANI


“Po udhëtoni si Papa. doni që të gjithë të bëhen sanjasin?”


Osho:

E para që duhet mbajtur në mend: kurrsesi s’duhet të më krahasoni me Papën. Ai e përfaqëson Jezu Krishtin, e përmes Jezu Krishtit ai e përfaqëson Zotin.
E unë nuk e përfaqësoj askënd.
Unë e përfaqësoj vetëm veten time.
Ai është kopje karbonike; unë jam origjinal.

E tërë ideja se dikush tjetër mund ta përfaqësojë të vërtetën, përvojën e dikujt tjetër, në themel është e pavërtetë. O e njihni të vërtetën o nuk e njihni. Ata që e njohin të vërtetën s’kanë mundësi ta përfaqësojnë askënd tjetër. Ata që nuk e njohin, përfaqësimi i tyre është gënjeshtër, fundamentalisht është pavërtetësi. Ata pretendojnë të jenë dikush që nuk janë.

Papa është i pagabueshëm; unë jam vetëm qenie njerëzore – më i gabueshëm se çdokush tjetër, sepse siç e shoh unë atë, sa më shumë gabime që bëni, më të pjekur do të bëheni. Çdo gabim është shans për të mësuar. Por mos e bëni gabimin e njëjtë përsëri e përsëri – kjo është marrëzi. Por bëni aq gabime sa jeni të aftë – mos u frikësoni – sepse kjo është e vetmja mënyrë të cilën natyra e lejon për t’u mësuar. Vetëm mendoni për personin i cili kurrë s’ka bërë gabim. Ai nuk do të ketë kurrfarë rritje, kurrfarë pjekurie, kurrfarë përqendrimi, kurrfarë vetëdije. Ai do të jetë vetëm bimë.

Papa pretendon të jetë i pagabueshëm. Ai e ka pretenduar këtë, sepse është e logjikshme se ai e përfaqëson Jezu Krishtin: nëse ai është i gabueshëm atëherë edhe Jezu Krishti është i gabueshëm. Jezu Krishti e përfaqëson Zotin: nëse ky është i gabueshëm atëherë edhe Zoti është i gabueshëm. Ta bësh Zotin të gabueshëm ti do ta bësh të gabueshëm Polakun (është fjala për Papa Vojtillën v.p.), për t’u larguar nga kursi i logjikës – në këtë nuk ka të vërtetë ekzistenciale.

Udhëtimi i tij rreth botës është politik, nuk është religjioz. Kjo s’ka të bëj asgjë me shpirtëroren. Kjo është një përpjekje për të konvertuar numër më të madh njerëzish në kishën katolike, sepse numri nënkupton fuqinë. Posaçërisht në botën në të cilën sundon mobokracia (mob, ang = masa, turma), numrat janë fuqia më e madhe. Tash Papa i ka 600 milion katolik në botë, dhe ai numër shtohet për çdo ditë. Por konvertimi i njerëzve në katolicizëm nuk është konvertim në shpirtëroren…

Islami përdor forcën për t’i konvertuar njerëzit, me shpatë në njërën dorë, shpatë të hapur, dhe në dorën tjetër me, Kur’anin e Shenjët. Mund të zgjedhni. Tash, shumë është vështirë për qeniet njerëzore të zgjedhin jetën e diçkahit me të cilën ata nuk pajtohen, por ata do ta zgjedhin atë sepse kjo nuk është më pyetje e zgjedhjes në mes dy doktrinave, dy filozofive: kjo ka qenë zgjedhje në mes jetës dhe vdekjes. Jeta është e mirë – kush po mërzitet për Kur’anin?

Muhamedanët kanë konvertuar me miliona njerëz vetëm duke i detyruar ata me shpatë; i vetmi argument i tyre ka qenë shpata. Tash bota ka ndryshuar, këto strategji kanë ndryshuar. Nëse shkoni tek dikush me shpatë do të burgoseni.

Misionarët e krishterë ende e bëjnë të njëjtën gjë, me pak ndryshime: në njërën dorë mbajnë Biblën e Shenjët, e në dorën tjetër bukën dhe gjalpin. Bota është aq e varfër…dhe këta njerëz dëshirojnë që bota të mbetet e varfër, sepse ata janë në gjendje të konvertojnë vetëm varfëri. Kjo çështje duhet të mbahet në mend. Krishtenizmi nuk ka qenë në gjendje ta konvertojë një person të edukuar, arsimuar të shtresës së lartë askund në botë. Ai ka qenë në gjendje të konvertoj vetëm lypsarët, bonjakët, të uriturit, gjysmë të vdekurit, dhe të sëmurët.

Këta njerëz nuk e kanë zgjedhur krishtenizmin, ata e kanë zgjedhur bukën dhe gjalpin. Ata janë të uritur. Ata kanë zgjedhur barëra dhe spitale. Ata kanë zgjedhur shkolla për fëmijët e tyre. Ata s’kanë të bëjnë asgjë me krishtenizmin, por nëse të gjitha këto gjëra vijnë përmes krishtenizmit ata me – padëshirë dhe pavullnet – janë të gatshëm ta pranojnë këtë.

Por, me dëshirë apo pa dëshirë, ata e rrisin numrin e katolikëve në botë. Kjo shumë e ma shumë e bënë Papën të fuqishëm: kudo që katolikët janë në shumicë, ai popull është nën thundrën e tij. Politikanët duhet ta dëgjojnë atë.

Ju s’mund ta krahasoni udhëtimin tim rreth botës me udhëtimin politik të papës.
Në të vërtetë unë duke udhëtuar rreth botës jam kundër strukturave politike.

Për shembull, në vendlindjen tuaj, në Gjermani: unë kurrë s’kam qenë atje, dhe ata kanë shumë frikë – nga njeriu që s’ka qenë atje, i cili kurrë nuk ka aplikuar për ndonjë vizë apo ndonjë udhëtim – e ata kanë miratuar ligjin me të cilin unë nuk mund të hyjë në Gjermani. Botë e çuditshme! Unë nuk kamë bërë kurrfarë krimi në atë vend, unë s’kam qenë atje; as nuk i kam pyetur. Ata kanë mundur ta refuzojnë vizën: s’ka pas nevojë të bëjnë kurrfarë ligji, por të jenë në anën e sigurt…

Unë po flas për udhëtimin rreth botës, nuk po e konvertoj askënd – unë nuk e kam konvertuar askënd në jetën time; kjo është gjëja më e shëmtuar që bëhet.

Duhet ta kuptoni realitetin e brendshëm të personit të konvertuar. E para ju duhet ta pranoni se keni të drejtë dhe tjetra se jeni gabim, dhe ai të vihet në rrugë të drejtë – në çdo mënyrë. Askush nuk ka kurrfarë të drejte të vendos këtë. Çdo përpjekje për të konvertuar dikë është kundër të drejtës themelore të njeriut. Ky është interferim në lirinë e tyre, të mendimit; ajo përpiqet t’i robërojë ata.

Ju mund ta shprehni cilëndo ideologji që keni dhe mandej t’ia leni njerëzve. Nëse është më e mirë se e tyre, ata mund ta pranojnë; nëse nuk është më e mirë, ata mund ta refuzojnë. Por çfarëdo që ata pranojnë apo refuzojnë ai nuk është problemi juaj.

Konvertim është emër i mrekullueshëm për robërinë shpirtërore.
Unë kurrë s’e kam konvertuar askënd.
Njerëzit që janë bërë sanjasin janë bërë sanjasin për veten e tyre. Ai ka qenë vendim i tyre. Ata kanë ndier diçka, ata kanë njohur diçka, ata kanë përjetuar diçka.
E vërteta e ka aromën e vet.
Dashuria e ka fuqinë e vet.

Qetësia e ka ndikimin e vet. Por ajo nuk është çështje e konvertimit të askujt. Sanjasin nuk është i konvertuar. Ju nuk shkoni prej një ideologjie në tjetrën – prej hinduaizmit në krishtenizëm, prej krishtenizmit në budizëm. Kjo thjeshtë është ndërrim i burgut. Ndoshta burgu tjetër mund të jetë pak më i mirë, por pas të gjithave burgu është burg, edhe burgu më i mirë mund të bëhet edhe më robërues.

Sanjasin është i çliruar prej të gjitha ideologjive, prej të gjitha burgjeve. Kjo nuk është ideologjie e re të cilën ju e zgjedhni – ju keni zgjedhur lirinë prej të gjitha ideologjive. Unë nuk kam kurrfarë ideologjie t’ju predikoj. Unë nuk kam doktrinë t’ju jap, nuk kam katekizëm, nuk kam religjion.

Unë thjeshtë mund t’ju them se edhe unë kam qenë i burgosur në mënyrë të njëjtë siç jeni edhe ju. Dhe aty janë mënyrat – sikur unë që kam dal nga burgu, edhe ju gjithashtu mundeni. Askush nuk mund t’ju ndaloj, sepse burgu juaj ekziston vetëm përmes pajtueshmërisë suaj.

Nëse ju jeni të krishterë ajo është pajtueshmëria juaj; nëse ju jeni budist ajo është pajtueshmëria juaj – e pandërgjegjshme. Në fëmijërinë tuaj ata ju kanë detyruar në pajtueshmëri dhe e kanë shkatërruar çiltërinë tuaj, lirinë tuaj, gjurmimin e të vërtetës.

Udhëtimi im rreth botës është t’i bëj njerëzit të lirë kush vuan nga robëria e panevojshme, vuajtja nga sistemet e besimit – në kisha, në sinagoga, në tempuj , por ky është tregim i njëjtë me emra të ndryshëm; ku nuk ka dallime esenciale. Të gjitha religjionet i kanë ndaluar njerëzit ta njohin të vërtetën.

Nëse nuk e dini të vërtetën e qenies suaj, ju kurrë nuk do ta ndjeni bekimin e madh të jetës. Ju kurrë nuk do të mund të vërshoheni nga lumturia bazë për faktin e dukshme të ekzistencës.

Nëse nuk mund ta përjetoni të vërtetën, nuk do të jeni në gjendje të bashkoheni personalisht me këtë gjithësi të pafundme e cila është shtëpia juaj, e cila ua ka dhënë lindjen, dhe e cila jashtëzakonisht shumë shpreson në ju se do të rriteni në majën më të lartë të vetëdijes… sepse përmes juve, ekzistenca mund të bëhet e vetëdijshme; nuk ka mënyrë tjetër.

Ekzistenca e njeriut është thesar shumë më i vlershëm – e cila është humbur nga të krishterët, çifutët, hindusët, budistët, muhamedanët. Ai është eksperimenti më i madh i ekzistencës. Në këtë univers të pafund, vetëm në këtë planet të vogël ekzistenca ka qenë në gjendje të krijojë këtë njerëzim, i cili ka potencial të bëhet plotësisht i vetëdijshëm.

Ekzistenca pret shumë prej juve.

Vetëm mendoj: nëse njerëzimi zhduket nga toka, e tërë ekzistenca do të jetë e vdekur. Jo vetëm ky planet, të gjitha ata miliona të sistemit diellor dhe me miliona planetë dhe yje thjesht do të jenë të vdekura. Kjo përmes mija vjetëve të përpjekjes enorme të cilën natyra e ka pru çështjen deri tek pika ku ajo bëhet e vetëdijshme, e gjallë.

Tash të gjitha religjionet janë në parandalim të rritjes së vetëdijes. Të gjithë ata janë kundër ekzistencës, të gjithë ata janë kundër natyrës, të gjithë ata janë kundër jush.

Udhëtimi im është t’i bëj njerëzit të vetëdijshëm për burgun e tyre, t’i bëjë ata të vetëdijshëm për potencialin e tyre – çka janë ata dhe çfarë mund të bëhen – t’i bëj ata të vetëdijshëm se ekzistenca po pret diçka llahtarshëm ekstatike të ndodhë dhe se në këtë askush nuk e ka të drejtën t’i ndal. Ju këtë ia keni borxh ekzistencës. Ajo jua ka dhënë lindjen, jua ka dhënë të gjitha. Vetëm si shenjë falënderimi, ju mund ta ktheni këtë si qenie të vetëdijshme.
Sanjas nuk është religjion, nuk është kishë.

Unë kisha dashtë t’i shoh të gjitha qeniet e botës si sanjasin, por nuk dua të bëj asnjë përpjekje që dikë ta konvertoj në sanjasin. Unë thjesht do ta shpjegoj situatën. Unë besoj në inteligjencën tuaj. Nuk shoh asnjë nevojë t’ju konvertoj. Inteligjenca juaj është thirrur.

E di se nuk ka asnjë qenie njerëzore i cili nuk dëshiron të jetë i lirë, i cili nuk dëshiron të dashurojë më shumë dhe të jetë i dashur, të cilit nuk i pëlqen t’i njoh misteret e ekzistencës, të cilit nuk i pëlqen ta jetoj jetën në lumturi, ekstazë, këngë dhe vallëzim.

Pse duhet dikush të konvertohet? Unë vetëm do t’jua shpjegoj gjërat të cilat dikush veç i di, por religjionet e juaja i kanë konvertuar ato, i kanë detyruar në nënvetëdijen tuaj, dhe nuk i kanë lejuar të vijnë në vetëdijen tuaj.

Puna ime është deprogramimi.
Unë jam kundër të gjitha programeve.
Unë s’ka kurrfarë programi me vete. Kështu unë shkoj nëpër botë duke ua shkatërruar programet njerëzve dhe duke i bërë ata të lirë. Unë nuk do ta ndërroj asnjë program, sepse kjo prapë është tregim i njëjtë: burg tjetër – ndoshta ndërtim i ri, arkitekturë moderne, por kjo s’është me rëndësi.

Unë dua që ju të jetoni në liri të skajshme, nën yje, nën qiell, dhe ta ndjeni ekzistencën në sa më shumë mënyra që është e mundur kështu që jeta juaj të bëhet poezi. Kjo është ajo që sanjas do të thotë për mendimin tim.

Kur jeta e njeriut bëhet poezi, bëhet këngë, bëhet vepër artistike, kreativitet, ai është bërë sanjasin. A e di ai këtë apo jo, nuk është me rëndësi. Fjala “sanjas” nuk është e rëndësishme, përmbajtja është me rëndësi.

Kështu që askënd nuk dua ta konvertoj. Por me miliona njerëz të ri inteligjent janë të gatshëm – ajo është vetëm se ata janë të rrethuar me aq shumë plehra, me aq shumë tradita të kalbura, ortodoksi, the ata nuk shohin mënyrë të dalin nga kjo.

Ekziston mënyra të dilet nga kjo.

Në fakt të gjitha këto kondita nuk ju kanë burgosur; ju i mbani dhe i përmbaheni atyre. Dhe ky është i tërë arti sanjas: si të bëhet relaksimi dhe të lihet që këto kondita të bien dhe të thyhen për tokë, duke ju bërë juve të çiltër siç keni lindur.

Sanjas është rilindje, por shumë më e rëndësishme se lindja e parë, sepse në lindjen e parë keni qenë shumë të paaftë. Keni pasur prindër, dhe keni qenë të varur. Ata e kanë shfrytëzuar paaftësinë tuaj, ndoshta me qëllime të mira; unë kurrë nuk dyshoj në qëllimet e askujt. Ata ju kanë çuar në kishë, ata ju kanë çuar tek prifti; keni qenë pjesë solemne e religjionit. Dhe ata kanë menduar se janë duke vepruar mirë - duke mos menduar ndonjëherë se çfarë ata ka bërë mirë për ta, çfarë të mire kanë bërë për prindërit e tyre. Ata thjesht i kanë përsëritur ritet, gjeneratë pas gjenerate.

Rilindja është një fenomen plotësisht i ndryshëm: ju përsëri bëheni të çiltër si fëmijë, por këtë herë ju nuk jeni të varur, këtë herë nuk jeni të paaftë. Këtë herë askush s’mund t’ju detyroj për asgjë: ju posedoni inteligjencë të mjaftueshme, logjikë të mjaftueshme, fuqi të mjaftueshme argumentuese – nuk është e lehtë të detyrohet besimi i marrë në juve. Kjo është mbrojtja juaj. Lindja e dytë është fillim i jetës së re.

Unë dua që e tërë bota ta fillojë jetën e re. Ajo është bërë e amullt. Ajo jeton në mjerim dhe vuajtje, por ende askush s’është aty të thotë këtë – o njerëz ju vareni nga dituria juaj, urtësia juaj, për shkaktarët e mjerimit tuaj.

Të gjitha religjionet e botës janë kundër kontrollit të lindjes. Natyrisht se ata duhet të jenë kundër kësaj, sepse sa më shumë fëmijë që ka, aq ma shumë varfëri do të ketë. E varfëria është bekim i madh për religjionet: ata mund t’i konvertojnë njerëzit, ata mund të hapin spitale, jetimore, shkolla. Ata mund të japin vetëm një pjesë të vogël të bukës, dhe komfori bëhet shumë i lehtë.

Nëse bota është e pasur dhe s’ka askush që është i varfër, i tërë tregu prej nga religjionet i fitojnë robërit e tyre zhduket. Ata nuk brengosen për atë se çka mos kontrolli i lindjes mund të shkaktojë. Kjo shkakton mjerim të madh. Gjatë gjithë këtij viti në Etiopi njerëzit kanë vdekur pandërprerë – me mija njerëz për një ditë – dhe ende priftërinjtë e Etiopisë nuk janë për kontrollin e lindjes. Asnjë lider fetar në botë nuk ka thënë se të paktën në Etiopi duhet të legalizohet kontrolli i lindjes, abortimi duhet të legalizohet.

Ata abortin e quajnë mëkat, sepse Zoti është ai që jep lindjen e fëmijëve. E gjithë kjo është marrëzi e kulluar! Ose Zoti është absolutisht idiot…Ai nuk i kupton ekonomitë e thjeshta, të cilën nëse ju lindi aq shumë fëmijë të paktën të dërgojë një copë toke, fabrikë, diçka për t’i dhënë atyre përkrahje.

Toka mbetet e njëjtë. Produktiviteti i saj zvogëlohet për çdo ditë sepse ju keni qenë prodhues për miliona vjet. Toka e humbë fuqinë e saj, bëhet jopjellore, e Zoti s’po bën asgjë për tokën, por Ai po vazhdon me dërgimin e fëmijëve. E priftërinjtë e përfaqësuesit i kanë skicat e tyre vetjake – ata nuk brengosen për Zotin.

Aq gjatë sa e di unë, Zoti e praktikon kontrollin e lindjes, sepse Ai e ka pasur vetëm një djalë, Jezu Krishtin. Çfarë ka ngjarë më pas? E vetmja mundësi është që Ai ka filluar me përdorimin e metodës së kontrollimit të lindjes; përndryshe, deri më tash do të ishin krijuar me miliona Jezu Krishta.

Nëse e përcillni Zotin ju të paktën mund ta kuptoni një gjë: se në tërë amshimin ai ka krijuar vetëm një djalë, edhe atë tepër, jo nga gruaja e tij. Ai nuk e ka marrë rrezikun të martohet, sepse gratë janë gra: ato mund t’ia fillojnë ngacmimit, ankimit, “Unë dua edhe një fëmijë; Unë dua vajzë. Djalë është në rregull por unë dua vajzë.”

Kështu ai ka bërë krim dhe e ka mbarsur Marinë e Virgjër. Askush këtë nuk e quan mëkat, e nëse kjo është virtyt, atëherë përse ai e ka ndal? Ka aq shumë virgjëresha; posaçërisht në Greqi ka aq shumë virgjëresha – ai do të duhet të gjitha t’i mbarsojë.

Përpjekja ime është të shkoj rreth botës për t’i takuar njerëzit e mi, shumë prej të cilëve më njohin, shumë prej të cilëve nuk më njohin. Por unë dua që të kem shikim brenda syve të tyre; ndoshta diçka ngjanë.

Ky është transformim, jo konvertim.
Ndoshta ata dashurohen në mua. E të dashurohesh në dikë i cili është kundër të gjitha religjioneve, i cili është kundër të gjitha kombeve, i cili është kundër të gjitha qeverive, i cili është kundër të gjitha politikave, merr guxim.

Siç e ka aprovuar Gjermani ligjin me të cilin ata nuk më lejojnë të hyjë në Gjermani…Ata më së shumti frikësohen prej njerëzve, sepse numrin më të madh të sanjasinëve nga Evropa e kam në Gjermani – për arsye shumë të thjeshtë se Adolf Hitleri plotësisht e ka shkatërruar besimin në politikanët e gjeneratës së re. Gjithashtu e ka shkatërruar besimin e tyre në të ashtuquajtura religjione.

Papa në Itali ka qenë i bekuar dhe iu është lutur Zotit për fitoret e Benito Musolinit i cili ka qenë fashist dhe partner i Adolf Hitlerit në luftën e dytë botërore. Kisha Gjermane është lutur për fitoren e Adolf Hitlerit në luftë, e Adolf Hitleri ka vrarë me miliona Çifut; akoma kisha lutet për të, jo për ata Çifutët e shkretë të cilët s’kanë pas kurrfarë lidhje me krejt këtë. Edhe në Angli kryepeshkopi i kishës së Anglisë është lutur për fitoret e Anglisë. Të gjithë ata iu janë lutur të njëjtit Zot, dhe të gjithë ata kanë qenë përfaqësues të të njëjtit Zot! A mund t’i shihni kontradiktat?

Rinia më e frustruar në tërë botën është rinia në Gjermani. Nderi i shkon Adolf Hitlerit, ai i ka vendos themelet për mua.

Tash të ritë në Gjermani nuk janë të gatshëm të futen në asnjë burg, as religjioz as politik; ata dëshirojnë të mbesin plotësisht të lirë. E ata politikanët e marrë thonë se mund t’i ndalin…

Tash kur jam këtu, të gjithë sanjasit e mi Gjerman do të vijnë këtu. Unë do të shëtisja nëpër Gjermani. Nuk më lejoni të hy brenda, por ju nuk mund t’i ndaloni sanjasit e mi të dalin jashtë.
Xhemajl
Xhemajl

259


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thënie nga Osho Empty Re: Thënie nga Osho

Mesazh  Elizza prej 19.08.11 11:13

Bollëku

Të jetuarit në bollëk është e vetmja gjë shpirtërore në botë.
Vetëm shikoni ekzistencën dhe bollëkun e saj. Çfarë nevojiten aq shumë lule në botë? Vetëm trëndafilat do të kishin qenë të mjaftueshëm, por ekzistenca është e bollshme: miliona e miliona lule, miliona zogj, miliona kafshë.
Natyra nuk është asketike.

Bollëku është natyra e vërtetë e ekzistencës, ajo pasuri është shumë thelbësore, se ekzistenca nuk beson në varfëri. Dhe përpjekjet e mia janë që ta rikthehej njeriun në veten e tij natyrore.

Osho
Elizza
Elizza

223


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thënie nga Osho Empty Re: Thënie nga Osho

Mesazh  Ufo prej 19.08.11 11:16

Çdokush lind në liri, por vdes në robëri. Fillimi i jetës është plotësisht e çlirë dhe e natyrshme, por mandej futet shoqëria, mandej futen mësimet dhe rregullat, morali, disciplina dhe shumë lloj trajnimesh; e çlirësia, natyrshmja dhe spontaniteti fillojnë të humben.
Njeriu rreth vetes fillon ta krijoj një lloj mburoje. Fillon gjithnjë e ma shumë të bëhet rigjid. Butësia e brendshme më nuk shfaqet.

Osho
Ufo
Ufo

149


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thënie nga Osho Empty Re: Thënie nga Osho

Mesazh  Elizza prej 19.08.11 19:16

Ai më pyeti: “A besoni në ferr?” I thashë: “Nuk ka nevojë të besoj në ferr, sepse ferri ekziston. Besimi është i nevojshëm atëherë kur diçka nuk e shohim se ekziston. Ferri është këtu, deri në atë masë prezent sa nuk ka fare nevojë që të besohet në të”.
“Ku ndodhet ferri?” - pyeti profesori.
“Ju jetoni në të. Jeni lindur në të, frymoni në të, do të vdisni në të - nëse nuk ndërmerrni diçka që të dilni nga ai”.

Osho
Elizza
Elizza

223


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thënie nga Osho Empty ZOTI ËSHTË NË KËRKIM TUAJIN (pjesa e parë)

Mesazh  Juristja prej 19.08.11 21:25

Ligjërata është mbajtur në gjuhën angleze në “Buddha Hall” nga data 10.maj 1974 deri me 24 maj 1974

Kapitulli i XIII 22 maj 1974, në Buddha Hall
Pyetja 1
I DASHURI OSHO, DJE NA KENI THËNË SHUMË QARTË SE DUHET TA PASOJMË MJESHTRIN FJALË PËR FJALË. POR NE NUK PO MUNDEMI T’JU KONSULTOJMË PËR ÇDO DETAJ.
SI TA ZGJEDHIM RRUGEN E VËRTETË, KUR MENDJA GJITHMONË KËRKON RRUGË MË TË LEHTË?

OSHO:

Problemi real nuk është konsultim me Mjeshtrin, por në atë se si të bëheni më meditativ, sepse pjesa fizike e Mjeshtrit nuk është edhe aq e rëndësishme. Nëse jeni shumë më meditativ, ju mund ta konsultoni Mjeshtrin në çdo moment. Prezenca fizike nuk është e domosdoshme, ai bëhet i domosdoshëm për shkak se ju nuk jeni aq shumë meditativ.

Për shkak se ju identifikoheni me trupin e JUAJ, për këtë edhe Mjeshtri është identifikuar në mendjen tuaj me trupin e tij. Sepse ju mendoni se jeni trup, ju gjithashtu mendoni se edhe Mjeshtri është trup. Mjeshtri nuk është trup, the kur e them këtë, se Mjeshtri nuk është trup, kjo do të thotë se ai nuk është i kufizuar në kohë dhe hapësirë.

Kjo nuk është pyetje e të jetuarit në prezencë të tij. Ku do që të jeni, nëse jeni meditativ, ju do të jeni në prezencën e tij. Madje edhe nëse Mjeshtri është i vdekur, ai mund të konsultohet. Buda edhe sot e kësaj dite mund të konsultohet – të përgjigjet në pyetje. Kjo s’do të thotë se Buda rrinë diku dhe ju jep juve përgjigje, por kur ju jeni thellë në meditim ju bëheni Buda. Buda-natyra juaj shfaqet dhe Buda-natyra do t’ju përgjigjet, dhe tash Buda nuk është i kufizuar. Kjo do të thotë, se për atë që është i verbër Buda s’mund të gjendet askund, për atë që sheh, Buda është gjithkund.

Ju mund të jeni në kontakt me Mjeshtrin kudo që të gjendeni. Rruga s’do të thotë të shkoni tek Mjeshtri, rruga do të thotë të hyni në vetvete. Sa më thellë që jeni në vete, po aq jeni më afër Mjeshtrit.

Përgjigjet do të vijnë. Dhe ju do të ndjeni sesi ato nuk vijnë nga mendja juaj. Do të jetë kualitet krejtësisht i ndryshëm. Kualiteti absolutisht do të ndryshojë dhe nuk do të ketë konfuzion rreth kësaj. Kur mendja juaj përgjigjet, ju ndjeni se ju përgjigjeni. Kur mendja nuk është aty, ju thjesht bëheni meditativ, dhe përgjigjet sikur vijnë nga dikush tjetër,e jo nga ju. Ju i ndini këto. Ky është misteri i Kuranit.

Muhamedi ka menduar se i ka dëgjuar – dhe ai ka pas të drejtë. Por myslimanët gabojnë nëse mendojnë se Zoti i ka folur Muhamedit. Askush nuk ka folur. Muhamedi ka të drejtë kur thotë se e ka dëgjuar Kuranin, por myslimanët gabojnë kur thonë se këto kanë qenë fjalët e Zotit. Askush nuk ka folur. Por kur mendja e juaj është e qetë, nga thellësitë e mëdha fillojnë të arrijnë përgjigjet. Dhe ajo është asisoj thellësie, aq e përtejme për atë që ju e runi mendje, të cilën ju e ndjeni se po e dëgjoni. Kjo ka ardhur tejk ju, kjo u është zbuluar juve.

Ju gjithmonë jeni identifikuar me sipërfaqen, e përgjigjet vijnë nga thellësia. Ju nuk e njihni thellësinë tuaj personale – për këtë ju keni ndjenjën se Zoti po ju përgjigjet, se Mjeshtri po ju përgjigjet. Në njëfarë mënyre keni të drejtë – sepse kur përgjigja vjen nga thellësia juaj, ajo vjen nga Mjeshtri.

Hindusët gjithmonë kanë thënë se Mjeshtri i vërtetë është brenda vetë juve. Dhe kur do herë që brenda jush fillon të funksionojë Mjeshtri i brendshëm, puna e Mjeshtrit të jashtëm përfundon. Mjeshtri i jashtëm vetëm e përfaqëson Mjeshtrin e brendshëm.

Unë jam thellësia juaj. Njëherë kur ajo fillon të funksionojë, prej ati momenti, unë më nuk jam i nevojshëm. Njëherë kur ta ndijej se thellësia juaj po ju përgjigjet, unë më nuk do t’ju përgjigjem. Të gjitha përgjigjet e mia fare nuk janë të interesuara për pyetjet tuaja. Të gjitha përgjigjet e mia janë të interesuara për të krijuar përgjigje përbrenda vetë juve që thellësia e juaj e brendshme të filloj të flas me ju, në këtë mënyrë vetëdija juaj bëhet Mjeshtri i juaj.

Bëhuni më meditativ. Bëhuni më të qetë. Lejoni që të ketë qetësi sa më të madhe në juve.

Çfarë mund të bëhet? Si të bëheni më meditativ. Në njëfarë kuptimi, asgjë nuk mund të veprohet drejtëpërsëdrejti, sepse në veprimin e drejtpërdrejtë mendja do të futet brenda. Nëse ju provoni të bëheni të qetë, ju nuk mund të bëheni, sepse mendja ka provuar. Sa herë që mendja është prezente, edhe zhurma është prezente gjithashtu. Mendja është zhurëm. Mendja është shqetësim.

Kështu, nëse ju provoni të bëheni të heshtur, mendja do të porvoj të bëhet e heshtur. Ju do të krijoni zhurëm edhe më të madhe e cila tash është në lidhshmëri me qetësinë. Tash ju do të provoni, mendoni, ta bëj këtë ta bëj atë, dhe ju do të jenë gjithnjë e më të shqetësuar.

Asgjë nuk mund të bëhet në lidhje me qetësinë, ajo gjithmonë është aty. Ju duhet vetëm ta lejoni të jetë prezente. Kjo është sikurse drita e diellit: dritaret e juaja janë të mbyllura dhe ju nuk mund të bartni dritë në shtëpinë tuaj me pako, me kovë. Ju këtë nuk mund ta bëni! Nëse provoni do të marrëzoheni – e shumica kështu veprojnë.

Thjesht hapni dritaret, hapne derën. Lejoni erës të fry. Lejoni rrezeve të futen brenda. Ftoni dhe pritni. Asgjë nuk mund të detyroni. Sa herë që diçka detyroni, ajo gjë shëmtohet. Nëse njeriu e detyron vetveten të bëhet i qetë, ajo qetësi do të jetë e shëmtuar, tortur, violente, artificiale, vetëm në sipërfaqe. Thellë poshtë do të jetë trazirë, vlim.

Pra çfarë duhet bërë? Hapeni mendjen tuaj dhe pritni. Vështroni drunjët, përgjoni cicrimën e zogjëve. Përgjone natyrën, mos bëni asgjë. Çfarëdo që të ngjajë rreth jush, ju vetëm bëhuni në mënyrë pasive të zgjuar. Drita në ujë, rrjedha e lumit, zhurma, fëmijët duke lozur, qeshje, tallje – ju vetëm qëndroni aty, prezent pasiv, të hapur, duke përgjuar, duke shikuar, pa mendime.

Zogjët janë atje në drunjë, zëshëm cicrojnë…ju vetëm dëgjoni. Mos mendoni. Për asnjë sekond mos krijoni serinë në mendjen tuaj mbi atë se çfarë po ndodhë. Vetëm le të ndodhë. Heret a vonë do ta ndijeni se si mendja zhduket dhe qetësia hynë në juve. Me të vërtetë do ta ndijeni këtë rrjedhje mbi juve, duke u futur nëpër çdo pore në trupin tuaj, duke u futur thellë e më thellë.

Në fillim kjo do të ngjajë vetëm për disa momente, sepse ju jeni aq mendimtar të përvojshëm, dhe vareni nga mendimet si narkomani nga droga, vetëm për një çast brenda juve do të jetë zbrazëti – dhe ju përsëri do të filloni të mendoni. Ndoshta do të mendoni: “Oh, kjo është qetësia për të cilën Mjeshtri ka folur” - dhe me këtë mendim ju do ta shkatërroni të tërën. Apo do të thoni: “Kjo është ajo qetësi për të cilën Upanishadat thonë se është synimi suprem, kjo është ajo qetësi të cilën poetet gjithmonë e madhështojnë, qetësi e cila e tejkalonë çdo kuptueshmëri” – dhe përmes këtij opinoni do të humbni.

Poetët do të hynë, Mjeshtrit do të hynë, Upanishadat do të vijnë. Ju do të humbni, ju do ta humbni qetësinë. Tash ju përsëri jeni të shqetësuar, tash ju nuk jeni më pasiv, ju më nuk jeni të ndritur. Tash cicrimat e zogjëve më nuk janë për ju. Mendja juaj është futur brenda. Tash këta drunjë të mrekullueshëm janë zhdukur. Dielli më nuk është në qiell dhe retë më nuk pluskojnë. Tash më nuk jeni të hapur – jeni mbyllur, dritaret e juaja janë mbyllur, dyertë e juaja janë mbyllur.

Mendimet, mendimi, është mënyrë për t’u mbyllur mendja. Mos-mendimi, jo mendimi, është mënyrë për t’u hapur mendja. Çdoherë kur nuk mendoni, ju jeni të hapur; çdoherë kur mendoni, muri ngritet. Çdo mendim bëhet tullë dhe i gjithë procesi i të menduarit bëhet mur.

Atëherë ju mbeteni të murosur, dhe filloni të qani e të vajtoni – përse dielli nuk arrinë tek ju? Dielli nuk është fajtor, fajtor jeni ju që keni krijuar mure rreth vetes.

Bëhuni më meditativ. Sa herë që t’ju ipet rasti, hapësira, koha, vetëm lejoni mendimeve të ngjajnë përreth jush. Fundosuni thellë në vete, bëhuni vigjilent, por kurrsesi aktiv – sepse aktiviteti nënkupton mendim. Të heshtur, duke iu lejuar gjërave të ngjajnë, ju bëheni të qetë.

Dhe atëherë ju do ta kuptoni se qetësia nuk është kualitet i mendjes. Mendja nuk mund të bëhet e qetë. Nuk ka mendje që është e qetë. Qetësia është kualiteti i shpirtit tuaj të brendshëm, qenies suaj të brendshme. Ajo gjithmonë ka qenë aty por për shkak të llomotitjes, llomotitjes konstante të mendjes, ju nuk mund ta dëgjoni atë. Çdoherë kur pasivizoheni, në gjendjen e pa-menduarit – ju do të bëheni të vetëdijshëm qetësisë. Kur jeni të papreokupuar. Në atë çast të papreokupimit, ngjanë meditimi.

Kështu që…çfarëdo qoftë situata – për shembull, gjendeni në treg – në atë moment nuk duhet patjetër të mendohet për cicrimëne zogjëve si kusht për meditim. Gumzhina e tregut gjithashtu është e mrekullueshme si gumzhina e zogjëve: njerëzit nxitojnë në punët e tyre, bisedojnë, llomotisin, gjithandej zhurëm, ju vetëm qëndroni pasiv.

Mbani mend këto dy fjalë: pasiv dhe i vigjilent. Pasiviteti dhe vigjilenca janë çelës.
Qëndroni pasiv – asgjë mos bëni, vetëm përgjoni. Dëgjimi nuk është veprim. Asgjë nuk duhet bërë për të dëgjuar, veshët e juaj janë gjithmonë të hapur. Ppër të shikuar ju duhet vetëm t’i çelni sytë – ja kaq duhet vepruar. Për të dëgjuar, madje as ky veprim i vogël nuk nevoitet – veshët janë gjithmonë të çelur, dhe ju gjithmonë ndini. Asgjë mos bëni, vetëm dëgjoni.

Gjithashtu mos komentoni, sepse me komentim fillon mendimi. Fëmija qanë, mos thoni asgjë përbrenda: “Përse fëmija qanë?” Dy persona zihen, mos pyetni përbrenda: “Përse zihen? Duhet të shkojë e t’i them atyre të mos zihen?” Jo, mos thuani asgjë. Vetëm dëgjoni se çfarë po ngjanë. Vetëm qëndroni me atë që ngjanë – dhe përnjëherë aty është qetësia.

Kjo qetësi është plotësisht e ndryshme nga qetësia të cilën ju mund ta krijoni. U mund ta krijoni qetësinë – të uleni në shtëpinë tuaj, ta mbyllni derën, t’i merrni tespihtë dhe t’i numëroni. Dhe qetësia të vij, por kjo nuk do të jetë qetësie vërtetë. Kjo do të jetë sikur kur fëmijës i japim lodrën, ai do të fillojë të luaj, dhe do të absorbohet në këtë lojë, dhe ai më nuk do të bëj dreqni.

Prindërit i përdorin lodrat si truk vetëm për ta ndal fëmijën të bëj dreqni. Ai me lodrën e ti shkon në kënd për të luajtur. E prindërit vazhdojnë punën e tyre ditore, të pa preokupuar me gumzhinën e fëmijës. Por fëmija nuk e ka transcedentuar çapkënerinë e tij, tash çapkëneria e tij është e orientuar në lodër, dhe kjo është e tëra. Çapkëneria është aty, fëmija është aty. Heret a vonë ai do të mërzitet me lodër. Monotonia do të bëj që ai t’i ktheht shprehisë së vjetër.
Juristja
Juristja

9


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thënie nga Osho Empty MBI VDEKJEN

Mesazh  Juristja prej 19.08.11 22:01


Njohuria mbi vdekjen befasisht heq nga ti të gjitha maskat, hipokrizitë, dhe ti për një çaste bëhesh i vetëdijshëm se je vetëm dhe se raportet tua me të tjerët janë vetëm një mashtrim, një mënyrë që të harrosh vetminë tënde - nganjëherë madje edhe krijon familje vetëm që të mos ndihesh i vetmuar. Por, ja që vdekja zbulon çdo gjë. Ti do të vdesësh vetëm, si i huaj, pa emër, pa autoritet, pa respekt, pa fuqi, i zhveshur i tëri.

Kam dëgjuar njëherë - po vdiste një njeri; ishte mjaft plak, e kishte jetuar të veten dhe as që kishte nevojë të brengosej për vdekjen. Ishte koha e perëndimit të diellit. Nata lëshohej ngadalë anekënd. Njeriu i hapi sytë dhe e pyeti gruan, e cila i qëndronte pranë, nga ana e djathtë e krevatit: “Ku është djali i madh?”

“ai është ulur pranë teje. Mos u brengos për të, mos u brengos për asgjë. Ti vetëm qetësohu dhe lutu!” mirëpo njeriu sërish pyet: “E ku është djali i dytë?”

“Ai është afër të madhit” - ia ktheu gruaja. Plaku, i cili ishte buzë vdekjes, provon që të ngritët nga shtrati. Gruaja e pyet: “Ç’bën ashtu?” Ai i përgjigjet: “Shikoje ku e kam djalin e tretë”. Gruaja dhe djemtë për një çast menduan se sa dashuri ndien ai për ta. “Edhe unë jam këtu, baba. Ti, vetëm qetësohu, të gjithë ne jemi këtu”. Plaku vazhdon pa e zgjatur: “Të gjithë rrini këtu dhe kërkoni nga unë të qetësohem! E kush punon në dyqanin tonë?”

Në momentin e vdekjes ai brengoset për dyqanin e tij. Vdekja sjell në sipërfaqe të gjitha vetitë tua themelore.

Një njeri po ashtu po vdiste, ishte mjaft i pasur. E gjithë familja i qëndronin pranë. Befasisht djali i madh pyet: “Çdo të bëjmë kur të vdes? Duhet ta gjejmë një veturë që ta dërgojmë në varr”. Djali i ri tha: “Ai gjithmonë ëndërronte “Rols Rojsin” ose “Fordin”.” I madhi ia ktheu me të shpejtë: “Ti je ende i ri dhe nuk i kupton mirë këto gjëra. Trupi i vdekur mund të bartet dosido. Unë e njoh një njeri që ka traktor.

Më të do të ishte më lirë.” I riu nuk përmbahet: “Unë nuk mund t’i toleroj të gjitha këto marrëzi. Nuk është e nevojshme që të brengosemi për “Rols Rojs”, “Ford” apo traktor. Mos e dërgojmë në kurorëzim? Ai duhet të varroset. Ne do ta gjuajmë nga shtëpia në vendin ku hedhen mbeturinat. Shërbimi komunal mbi transportin e mbeturinave do ta marr menjëherë, ndërsa ne nuk do të kemi kurrfarë shpenzimesh.”

Në këtë moment plaku i hap sytë dhe shpërthen: “Ku i kam këpucët?” Ata pyesin me habi: “Ç’të duhen këpucët? T’i vetëm qetësohu!” Mirëpo plaku ngul këmbë. Djalit të madh nuk i durohet: “Ai është kokëfortë. Ndoshta dëshiron të vdesë me këpucë? Silljani këpucët!”.

Pasi ia mbathin ato, plaku thotë: “S’duhet të brengoseni për shpenzime përderisa më ka mbetur edhe pak jetë. Do të shkoj vetë deri te varri. Shihemi atje! Do të vdes pikërisht në varr. Më lëndon ekstravaganca juaj. Unë vetëm kam ëndërruar “Rols Rojsin”. Të ëndërrosh nuk kushton shtrenjtë”. E thënë e bërë, dhe plaku shkoi te varrezat. Pas tij shkuan edhe djemtë, të afërmit dhe shokët. Dhe saktësisht, me të mbërrirë në varreza, plaku vdiq. Kështu i kurseu paratë.

Ideja e fundit e njeriut, që manifestohet në momentin e vdekjes, është karakteristikë për tërë jetën e tij, tërë filozofinë e tij, religjionin e tij.

Djaloshi shkon me të atin në kopshtin zoologjik, ku e panë një luan të tërbuar në kafaz. Djali u frikësua së tepërmi. Ai s’kishte më shumë se nëntë vjet. Sakaq e pyeti të atin: “Baba, nëse rastësisht ky luan del nga kafazi dhe të vërsulet ty, a mund të më tregosh se me cilin autobus mund të kthehem në shtëpi?” Në gjendje të tillë ai parashtroi një pyetje relevante. Ai as që mund të marr me mend se nëse diçka e tmerrshme i ngjet t’et mund t’i ngjajë edhe atij po ashtu; mirëpo nëse i ngjet vetëm t’et e ai mbetet gjallë, atëherë ai duhet të dijë numrin e autobusit që të kthehet në shtëpi.

Njohuria mbi vdekjen befasisht heq nga ti të gjitha maskat, hipokrizitë, dhe ti për një çaste bëhesh i vetëdijshëm se je vetëm dhe se raportet tua me të tjerët janë vetëm një mashtrim, një mënyrë që të harrosh vetminë tënde - nganjëherë madje edhe krijon familje vetëm që të mos ndihesh i vetmuar. Por, ja që vdekja zbulon çdo gjë. Ti do të vdesësh vetëm, si i huaj, pa emër, pa autoritet, pa respekt, pa fuqi, i zhveshur i tëri.

Koha është diçka që nuk mund të ndalet, diçka që nuk mund të mbrohet, që nuk mund të kthehet. Ajo është njëdimensionale. Një ditë e gjithë rëra do të bie në orën e rërës dhe ti bëhesh i zbrazur. Për këtë edhe vdes. Interesohu më tepër për vdekjen (kohën). Ajo ndodh pikërisht tash dhe këtu. Kur njëherë fillon të merresh me të, atëherë edhe vetëdijesohesh për vdekjen.

Të duash jetën është epsh i thellë, ndërsa të jesh i gatshëm për vdekje, me domosdo është jo e natyrshme. Dhe vërtet, vdekja është gjëja më e natyrshme në botë. Ajo është shumë më e rëndësishme se jeta. Jeta është e thjesht, sipërfaqësore. Vdekja është shumë më e thellë. Përmes vdekjes ti arrin në jetën e vërtetë... përderisa përmes jetës ti arrin vetëm deri te vdekja, asgjë më shumë.

OSHO “Vdekja - trillimi më i madh”
Juristja
Juristja

9


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thënie nga Osho Empty Re: Thënie nga Osho

Mesazh  Elizza prej 27.08.11 16:47

Për njeriun e vjetër, jeta ishte e papërfillshme. Ai ishte i shtypur në çdo mënyrë kështu që nuk mund të jetonte. Të gjitha këto religjione dhe të gjithë të ashtuquajturit moralistët e tyre kanë qenë absolutisht të sigurtë në helmimin e jetës së tij. Çdo gjë ishte e gabuar: me qenë i lumtur ka qenë gabim, të dashurosh ka qenë mëkat, të kënaqesh në këtë botë ishte kundër shpirtërores, ishte materializëm. Çdo gjë ishte aq shumë e dënuar për kaq shumë shekuj saqë çdo njeri kishte frikë të jetonte.

Osho
Elizza
Elizza

223


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thënie nga Osho Empty Re: Thënie nga Osho

Mesazh  Xhemajl prej 12.09.11 9:43

Askush nuk i kushton vëmendje të mjaftueshme individit.
Dhe kjo është shkaktari themelor i të gjitha problemeve.
Por për atë se individi duket aq i imët, kurse shoqëria aq e madhe, njerëzit mendojnë se, po e ndryshuan bashkësinë, atëherë edhe individi do të ndryshohet.
Por kjo është marrëzi – sepse “shoqëria” është vetëm fjalë; në realitet ekziston vetëm individi, shoqëria nuk ekziston. Atë që quajmë “shoqëri” është vetëm fjalë pa substancë dhe aty nuk ka se çfarë të ndryshohet. Ti mund ta ndryshosh vetëm individin, more sado i imët të duket ai. Dhe kështu përnjëherë do ta kuptosh shkencën me të cilën ndryshon njeriu – ajo vepron në çdo individ, more kudo qoftë ai.
Po ndjej se do të vijë dita kur do të jetojmë në shoqërinë harmonike, dhe ajo do të jetë më e mirë se të gjitha idetë të cilat utopia i ka krijuar gjatë mija viteve.
Dhe atëherë realiteti do të jetë shumë më i bukur.

Osho
Xhemajl
Xhemajl

259


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thënie nga Osho Empty Re: Thënie nga Osho

Mesazh  Elizza prej 26.09.11 1:40

Kolektivi është një fjalë e rrezikshme. Në emër të kolektivit, individi ka qenë gjithmonë i sakrifikuar. Kombet kanë sakrifikuar individët, në emër të kombit, - e "kombi" është vetëm një fjalë. Linjat që keni tërhequr në hartë nuk janë askund në tokë. Ato janë vetëm loja juaj. Por në ato linja që ju keni tërhequr në hartë, miliona njerëz kanë vdekur - njerëz real, që vdesin për linja jo reale. Dhe ju i shpallni ata heronj, heronj të kombit!
Nëse ne në të vërtetë e duam një botë të lirë, atëherë ne duhet ta kuptojmë që në emër të kolektivit shumë masakra kanë ndodhur dhe tani është koha ta ndalim këtë.

Osho
Elizza
Elizza

223


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thënie nga Osho Empty Re: Thënie nga Osho

Mesazh  Elizza prej 26.09.11 1:52

Njeriu që e njeh veten nuk ka pyetje për të bërë. Njeriu që e njeh veten e di saktësisht se çfarë duhet bërë, dhe nuk ka asnjë pyetje për zgjedhjen. Çfarëdo që ai bën, është e drejtë. Nga natyra juaj, vetëm e drejta vjen. Ashtu si nga një shkurre trëndafili e vërtetë, vetëm trëndafila autentik lindin. Ky është fenomen i natyrshëm.

Osho
Elizza
Elizza

223


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thënie nga Osho Empty Re: Thënie nga Osho

Mesazh  Elizza prej 27.10.11 13:49

► Unë nuk jam këtu që t'ju mbështes, t'ju ngushlloj, t'ju bëj të sigurt. Unë jam këtu që t'ju shkatërrojë plotësisht, sepse vetëm atëherë lind e reja - njeriu i ri, vetëdija e re. Në qoftë se unë ju ndihmoj, e vjetra do të vazhdojë. Të gjithë vazhdojnë të ndihmojnë të vjetrën. Të gjithë ndihmojnë ta mbajnë gjallë të vjetrën, e ajo rritet. Jo, unë nuk do t'ju ndihmojë në asnjë mënyrë.

► Dashuria është si një fllad: ajo vjen, por ju nuk duhet t'i mbyllni dyert e juaja për ta mbajtur brenda atë.

► E kundërta e vërtetë e urrejtjes nuk është dashuria, e kundërta e vërtetë e dashurisë nuk është urrejtja, është aq e dukshme, kush mund të mashtrohet nga kjo?
E kundërta e vërtetë e dashurisë është pseudo-dashuria:
dashuria që pretendon të jetë dashuri, dhe nuk është.

► Jeta është një marrëdhënie dashurie, ajo është një poezi, është muzikë. Mos bëni pyetje të shëmtuara si: "Cili është qëllimi?", sepse në momentin që ju kërkoni, ju e shkëpusni veten nga jeta. Jeta nuk mund të tejkalohet me pyetje filozofike. Filozofia duhet të vënë mënjanë.

► Ndaloni kërkimin. Ajo që është, është. Ndaluni dhe shihni.

- Osho
Elizza
Elizza

223


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thënie nga Osho Empty Re: Thënie nga Osho

Mesazh  Elizza prej 22.12.11 21:20

► Dashuria është mesazhi im, le të jetë dhe mesazhi juaj.
Dashuria është ngjyra dhe klima ime. Për mua, dashuria është feja e vetme.

► Ju i shikoni njerëzit - Ata janë të mjerë, kanë komprometuar në çdo pikë, dhe nuk mund ta falin veten e tyre, sepse ata kanë komprometuar. E dinë se ata mund të kenë guxim, por e vërtetojnë frikën, në sytë e tyre ata kanë rënë dhe kanë humbur vetë-respektin. Kjo është ajo që bën kompromisi.

Osho
Elizza
Elizza

223


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thënie nga Osho Empty Re: Thënie nga Osho

Mesazh  Elizza prej 24.12.11 16:04

► Trupi i takon tokës, ju i takoni qiellit, trupi i takon materies, ju i takoni Zotit. Trupi është bruto, ju nuk jeni. Trupi ka kufij, është i lindur dhe do të vdes. Ju nuk jeni të lindur dhe ju kurrë nuk do të vdisni.

Osho
Elizza
Elizza

223


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thënie nga Osho Empty Re: Thënie nga Osho

Mesazh  Elizza prej 24.12.11 16:14

► Ne nuk kemi nevojë për një njeri më të mirë, ne kemi nevojë për një njeri të ri. Përmirësimi ka vazhduar nëpër shekuj me radhë dhe asgjë nuk ka ndodhur. Tani ne nuk kemi nevojë për ndonjë njeri më të mirë - Mjaft është mjaft! Tani ne duam një njeri krejtësisht të ri, të shkëputur nga e kaluara. Ne duam të fillojmë përsëri sikur të ishim Adami dhe Eva, të sapopërjashtuar nga Kopshti i Edenit.

Osho
Elizza
Elizza

223


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thënie nga Osho Empty Re: Thënie nga Osho

Mesazh  Elizza prej 21.01.12 17:58

Falenderoni për atë që ju është dhënë - dhe jeta do t'ju jap aq shumë
sa falënderimi juaj gjithmonë do të mbetet i pakët. Por zemra falenderuese rritet lehtë, me mirënjohje, ju jeni të ushqyer. Ju bëheni më të fortë duke lëvizur në të panjohurën. Përveç mirënjohjes, nuk ka lutje të tjera.

Osho
Elizza
Elizza

223


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thënie nga Osho Empty Re: Thënie nga Osho

Mesazh  Ekonomisti prej 10.03.12 14:08

Dy persona qe mendojne jane dy, dy persona qe nuk mendojne jane nje , sepse nuk ka dallim, nuk ka kufij te dy jane ne gjendje te njejte.

Osho
Ekonomisti
Ekonomisti

39


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thënie nga Osho Empty Re: Thënie nga Osho

Mesazh  Ekonomisti prej 11.03.12 20:51

Mbaj mend rregullin themelor te jetes: nese e adhuron dike behu gati per hakmarien e tij nje dite.
Ji i vetdishem dhe mos lejo asnje te manipuloj me ty,more sado qofshin qellimet e tij te mira.
Do te duhet ta mbrosh vetveten prej aq shume njerzve qellimtare, bamirseve, te cilet pa dallim te japin keshilla te jesh i ketille, te jesh i atille .
Ti vetem degjo dhe falendero.
Ata nuk mendojne kurgje keq, por keq eshte ajo qe bejne.
Degjo vetem zemren tende , ajo eshte mesuesi yt i vetem.

Osho
Ekonomisti
Ekonomisti

39


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thënie nga Osho Empty Re: Thënie nga Osho

Mesazh  Elizza prej 03.04.12 12:31

► Dashuria është një zog dhe ajo don të jetë e lirë. Ajo ka nevojë për tërë qiellin që të rritet.

► Të gjithë të ndriturit e të gjitha kohrave kanë thënë një fakt shumë të thjeshtë:
"Të jeni" - jo të përpiqeni "të bëheni".
Brenda këtyre dy fjalëve, "të jesh" dhe "të bëhesh", përfshihet e tërë jeta juaj. Të jesh është ndriçim, Të bëhesh është injorancë.

► Jeta është një kopsht. Është një mundësi. Ju mund të rrisni barërat e këqija, mund të rrisni trëndafilat, gjithçka varet nga ju.

► I tërë arti i njerëzimit të ri do të konsistojë në fshehtësinë e të dëgjuarit me zemër të ndërgjegjshme, të ndritshme, me vëmendje. Dhe të ndjekurit e saj me të gjitha mjetet, duke shkuar kudo që ju shpie. Po, ndonjëherë ajo do t'ju shpie në rreziqe - por pastaj mos harroni, ato rreziqe janë të nevojshme për tu bërë të pjekur.

Osho
Elizza
Elizza

223


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thënie nga Osho Empty Re: Thënie nga Osho

Mesazh  Ekonomisti prej 04.04.12 13:36

Dashuria esht mbrekullia e botes, ndersa martesa esht e neveritshme, sepse dashurise athere i shtohet legjislacioni. Perse shkuat ne bashki ? Sepse deshet ta beni dashurin te perjeteshme :
'kush e di kjo gruaja neser mund te dashuroj nje tjeter' . Tani do te me broj gjyqi. 'kush e di ky burri mund te me ler' . Ne kete rast gjyqi do tju mbroj , ju mund ta coni ate ne gjyq. Ai nuk do ta ket kaq te leht !
Por cfar beni ju ne te vertet kur martoheni ? Ju keshtu kerkoni mbrojtien e shoqeris , mbroitien e ligjit , mbrojtien e policis , e cesht kjo dashuri qe kerkon te mbrohet nga policia ? Kjo esht thjesht nje burg. Ju mund ta quani ate si te doni, por kjo esht skllaveri. Ju do te jeni skllaver te njeri-tjetrit dhe kjo esht tamam ajo rruge qe ne zgjedhim duke prishur bukurin.
Ekonomisti
Ekonomisti

39


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thënie nga Osho Empty Re: Thënie nga Osho

Mesazh  Gjinkalla prej 06.04.12 19:28

"Pikërisht prandaj spirtualistët janë kundër meje, ata mendojnë që unë mohoj Zotin. Unë nuk e mohoj Zotin. Fillimisht unë e bëj Zotin real, unë e ngjall atë, unë atë e ofroj me ju, jua sjell më pranë se sa vetë zemrës suaj, sepse ai është vetë qenia juaj dhe jo diçka e veçuar, jo diçka e larguar, jo diçka në qiell, por pikërisht këtu dhe tani, mbasi nuk ka tjetër hapësirë përveqë "këtu", dhe nuk ka tjetër kohë, veçse "tani".
Osho
Gjinkalla
Gjinkalla

150


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thënie nga Osho Empty Re: Thënie nga Osho

Mesazh  Elizza prej 01.06.12 11:07

► Feja nuk është gjë tjetër veçse një shkencë për të arritur urtësinë, mirëkuptimin, njohjen se çfarë është jeta, dhe për ta jetuar atë në festimin absolut.

► Hani, shijoni ushqim, dhe vazhdoni të mos harroni se ju jeni vrojtues.

► Kremtimi është natyra e ekzistencës.

► Mendja gjithmonë krijon dualitet.

► Mendja nuk mund të mendoj pa dualitet. Dualiteti është mënyra e të menduarit. Në heshtje, të gjitha dualitetet zhduken. Njëshmëria është përvoja e heshtjes.

► Mungesa juaj është prania e Hyjnores.

► Feja e mirfilltë ju mëson ta zbuloni pavdekshmërinë tuaj, për të zbuluar Zotin brenda jush.

► Pa ndonjë luftë, vetëm duke qenë dëshmitar, mendja zhduket.

Osho
Elizza
Elizza

223


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thënie nga Osho Empty AFORIZEM NGA OSHO

Mesazh  clee prej 01.06.12 12:23

Nese nuk jetoni ne dashuri nuk mund te hyni ne asnje tempull te Zotit.Nese jetoni ne dashuri nuk keni nevoje qe ne te te hyni ,ne te tashme jeni.
avatar
clee

46


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thënie nga Osho Empty Re: Thënie nga Osho

Mesazh  Xhemajl prej 05.08.12 17:05

Njeriu nuk duhet të jetojë në të shkuarën, njeriu nuk duhet të jetojë në të ardhmen – ky është mashtrim i vetvetes. E vetmja mënyrë për të jetuar është të jetohet në kohën e tashme, dhe të jetohet plotësisht – të shtrydhet i tërë lëngu i saj – t'ju duken të gjitha të shkuarat e juaja aq të mjera. Dhe ju jeni tërësisht të përfshirë në të, çfarëdo që bëni, apo nuk bëni, vetëm rrini të heshtur, por sa më tërësisht në të, kështu që aty nuk do të ketë hapësirë për të lëvizur imagjinata, apo ndonjë re e kujtesës të kalojë nëpër mendjen tuaj. Ky është çelësi i realitetit.
Xhemajl
Xhemajl

259


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thënie nga Osho Empty Re: Thënie nga Osho

Mesazh  Elizza prej 13.12.15 19:38

Të dashuruarit janë gjithmonë të frikësuar. Frika ndodh sepse dashuria vjen si një fllad. Ju nuk mund ta prodhoni atë, ajo nuk është diçka që mund të prodhohet - ajo vjen. Por çdo gjë që vjen, mund të shkojë gjithashtu, ky është një konkluzion i natyrshëm. Dashuria vjen, dhe lulet lulëzojnë në ju, këngët lindin në zemër, një dëshirë për të kërcyer ... por me një frikë të fshehur. Çfarë do të ndodhë nëse ky fllad i cili ka ardhur tek ju, i freskët dhe aromatik, ju lë nesër? ... sepse ju nuk jeni kufiri i ekzistencës. Dhe flladi është vetëm një mysafir - ai do të jetë me ju, për aq kohë sa ajo ndihet të jetë, dhe ai do të shkojë në ndonjë moment. Kjo krijon frikë tek njerëzit, dhe ata bëhen posesiv. Ata fillojnë duke mbyllur dyert dhe dritaret e tyre për të mbajtur flladin brenda. Por, kur dyert dhe dritaret janë të mbyllura, nuk është më i njëjti fllad. Freskia humbet, aroma humbet - së shpejti ajo është e pështirë. Ajo ka nevojë për liri, dhe ju ia keni marrë lirinë; ajo është vetëm një kufomë. Në emër të dashurisë njerëzit mbartin kufomat e njëri-tjetrit, që ata e quajnë martesë. Dhe për të mbartur kufomat ju duhet të shkoni në zyrën e një ofiqari për ta bërë atë një lidhje ligjore. Dashuria nuk mund ta lejojë martesën. Në një martesë të mirëfilltë botërore do të jetë e pamundur. Njeriu duhet të dashurojë, të dashurojë intensivisht dhe plotësisht, dhe të mos jetë i shqetësuar për nesër. Nëse ekzistenca ka qenë aq e hareshme sot, besoni se ekzistenca do të jetë nesër më e bukur dhe më e hareshme. Siç rritet besimi juaj, ekzistenca bëhet gjithnjë e më bujare ndaj jush. Sa më shumë dashuri që ju dhuroni, aq më shumë lule të gëzimit dhe ekstazës do të bien mbi ju.

OSHO
Elizza
Elizza

223


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thënie nga Osho Empty Re: Thënie nga Osho

Mesazh  Elizza prej 21.12.15 17:57

Provojeni jetën në të gjitha mënyrat e mundshme - të mirën-të keqen, të hidhurën-të ëmblen, të errtën-dritën, verën-dimrin. Përjetojini të gjitha dualitetet. Mos kini frikë të provoni, sepse sa më shumë përvojë që të keni, aq më shumë të pjekur bëheni.


Miqësia është dashuri e pastër. Është forma më e lartë e dashurisë, ku asgjë nuk kërkohet, pa kushte, ku njëri thjesht gëzohet duke dhënë.

Osho
Elizza
Elizza

223


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thënie nga Osho Empty Re: Thënie nga Osho

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi