EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pentagrami

3 posters

Shko poshtë

Pentagrami   Empty Pentagrami

Mesazh  King 27.02.11 0:23

Pentagrami   Pentagrams0



Pentagrami Misterioz

Pentagami apo siç njihet ndryshe si ylli 5 cepesh per njerez te ndryshem ka kuptime te ndryshme ne vartesi te religjionit apo te studimeve te tyre mbi religjionet dhe dukurit e tjera paranormale.Disa mund te argomentojne ate qe per ata perfaqeson.
Por kuptimi i vertete i pentagramit eshte se perfaqeson Zotin mbi boten e materies
Pentagrami paraqet gjithashtu 5 elemente jetesore.
SHPIRTIN UJIN AJRIN ZJARRIN TOKEN


Pentagrami   Pent_elements


Dhe perdoret nga shumica e njerezve qe praktikojn magjine.

Ka dy lloje pentagramesh ne vartesi te perdorimit dhe shfrytezimit te tyre per qellime te ndryshme.

1.Pentagrami me koken poshte 2.Pentagrami i drejt

Pentagrami me koken poshte perfaqeson Satanin ose boten e pushtetit te djallit kunder Perendise.Ky perdoret nga magjistaret e magjis se zeze te cilet pushtetin e marrin nga djalli dhe e perdorin per qellimet e tyre te erreta.
Ata te cilet e mbajne pentargamin me koken poshte rrethohen nga e keqja dhe fuqit e tyre te liga dhe largon shpirterat e mire (apo xhindet e mire )
Zakonisht Pentagrami me koken poshte mbahet nga Satanistet dhe adhuruesit e djallit.
Pra nese doni te terhiqni shpirterat e mire rreth jush mbajeni drejt ose e kunderta.

Ketu kemi nje shembull per te dy pentagramet

Pentagrami   Down
Pushteti i satanit ( forcat e erresires)


Pentagrami   Up
Pushteti i Perendise (forcat e drites)

Shume besimtare te religjioneve te ndryshme mendojne se qe te dy pentagramet perfaqesojne te keqen dhe adhurimin e Satanit (djallit)
Por kjo ndodh per shkak se ata nuk duan ta pranojne se ka nje ndryshim shume te madh mes ketyre pentagrameve .

Kjo tregon mungesi te studimit dhe te fakteve te verteta historike.
Por nese shpjegojme realitetin shihen pentagramet qe kane kuptime te ndryshme varesisht si perdoren dhe vendosen .
King
King

21


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pentagrami   Empty Pentagrami misterioz

Mesazh  King 27.02.11 0:25

Shume shpejt do te publikojme edhe ''Ritualin e debimit permes Pentagramit'' , i cili eshte nje ritual shume i fuqishem i mbrojtejes qe perdoret nga ata qe praktikojne magji dhe nga ata qe duan te mbrohen nga magjia.
King
King

21


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pentagrami   Empty Pentagrami misterioz

Mesazh  bardhi_tr 19.11.11 10:37

Besohet se simbolet janë figuracione dhe skica të caktuara dedikuese, pamja e të cilëve, me aplikimin e ritualit të caktuar, shkaktojnë arritjen e përjetimit të gjendjes konkrete shpirtërore.

Tek të gjitha urtësi dhe mësime të lashta mistike, i tërë sistemi operativ mbështetet kryekëput në manipulim me simbole të ndryshme. Nga të gjitha llojet e këtyre simbole që na janë të njohura sot, pa dyshim se, si më e fuqishmja, më e përhapura dhe më e aplikueshmja në këtë drejtim, është simboli i pentagramit, apo ndryshe - simboli i yllit pesëcepësh.

Pesë vija të drejta që tërhiqen me një lëvizje të pashkëputur të dorës, të cilat, duke u gërshetuar në mes veti, formojnë figurën e yllit me pesë cepa, formalisht, në literaturën mistike (ezoterikë) është i njohur me emrin PENTAGRAM.

Pentagrami gjithnjë duhet të skicohet me një vij të pandërprerë. Kjo na përkujton një parimin alkimist se, çdo punë të filluar, duhet përmbaruar deri në fund. Sepse, nëse diçka të filluar, e lëmë në gjysmë, atëherë, përherë do të kemi edhe humbjen e asaj gjysme të arritur.

Ky simbol i fuqishëm dhe tejet i përhapur ndërlidhet me misteret dhe magjinë. Ai, përveç emërtimit si “ylli pesë cepash” dhe “pentagram”, në mësimet e lashta të popujve të ndryshëm, është i njohur me shumë emra.

E hasim si: “kryqi i Goblinit”, “pentakël”, “shputa e shtrigës”, “ylli i djallit”, “ylli i Betlehemit”, “ylli i urtësisë”, “vula e Solomonit”, etj. Simbolet mistike, zakonisht janë tejet rezistuese ndaj veprimit të pashmangshëm të kohës dhe mundësisë së pësimit të ndryshimeve të caktuara strukturale dhe përmbajtjesore, por, tek pentagrami është diçka tjetër.

Kuptimin dhe qëllimin e vetë autokton dedikues, gjatë kohës, rrënjësisht, dhe me dhunë, e ka ndryshuar kisha katolike. Në kuadrin e një kampanje të egër të Vatikanit në zhdukjen e çdo gjëje pagane, domethënia tejet pozitive e simbolit të pentagramit, konvertohet në një imazh të djallit, demonizmit, dhe burimit të së keqes në përgjithësi.

Sido që të jetë, mund të konstatojmë se, prejardhjes dhe rëndësisë së YLLIT pesëcepësh, i përshkruhen shumë kuptime paradoksale. Nga to, më së shumti pozitive, por, ka edhe aso qëndrime, që pentagramin, edhe sot e kësaj dite, ende e identifikojnë si simbolikë magji-zeze dhe burim i së keqes në përgjithësi.

Historiku i shfaqjes së tij

Bazuar në të dhënat e gjertanishme historike, ekzistimi i simbolit të pentagramit në ritualet shpirtërore të popujve të ndryshëm, daton 4000 vite para lindje së Krishtit. Mendohet se, 3500 vite më parë, së pari, është përdorur në URI të Mesopotamisë si shprehje e fuqisë mbretërore.

Tek çifutët, pesëcepëshi konsiderohet si metaforë e pesë librave nga shkrimi i shenjtë Tora të Mojsiut. Ndërsa, në Greqinë antike, ky simbol është quajtur “pentakël”, i cili gjeometrikisht ndërlidhet me pesë shkronjat e germës së parë A të alfabetit. Andaj, në ritualet mistike, më së shumti e kanë përdorur pitagorijanët.

Për egjiptianët e lashtë, pentagrami ka simbolizuar “mitrën e nëntokës, ndërsa, keltët paganë, këtë simbol, e kanë ndërlidhur me zotin e vdekjes dhe të nëntokës –MORRIGA.

Duka arritur në mesjetë, krishterët e kësaj kohe, pentagramin e kanë njohur me emrin “nyja e pafundme” duke e konsideruar si simbol i së vërtetës dhe mbrojtjes nga demonët.

Po ashtu, në këtë etapë, ylli pesëcepësh konsiderohej edhe si simbolizëm i pesë plagëve të Jezu Krishtit. Kjo edhe nuk ka qenë aq e rastësishme, sepse, imperatori i parë në historinë e përhapjes së krishterimit -Konstantini, yllin pesëcepësh, e ka pasur të gravuar në vulën dhe hajmalinë e tij personale mbretërore.

Kur jemi në periodën mesjetare, duhet të ballafaqohemi me dy ekstreme. E para është ajo çfarë cekëm më sipër, ndërsa ana tjetër e medaljes qëndron se, kisha, veçanërisht në etapën e kulmimit të inkuizicionit, ndaj këtij simboli, ka pasur një qëndrim tejet anatemues.

Si një pjesë e kampanjës së ashpër të Vatikanit, që kishte të bënte me zhdukjen e çdo gjëje nga e kaluara pagane, ylli pesëcepësh, brenda një kohe të shkurtë, shndërrohet në simbol të së keqes dhe djallit.

Dy cepat e saj, të kthyera prapësht nga lartë, me cepin tek të kthyer poshtë, merrej si koka e capit (dy birra-lartë, dy vesh-anash dhe mjekra-poshtë) që personifikonte luciferin dhe të keqen në përgjithësi. Në këtë periodë të “gjahut në shtriga” pentagrami i mirëfilltë, e merr emrin e ri si-“shputa e shtrigës”

Në kohën e renesancës dhe ringjalljes së serishme të mësimeve hermetike dhe të misticizmit të lashtë, ylli me pesë rrema, përsëri e merr rrëndësin e vetë që e kishte më parë.

Si analogji anatomike të përsosshmërie fizike, krahasohet me trupin e njeriut (me koka lartë, dhe me duart dhe këmbë të hapura). Ky simbolizëm shprehte kontrollin qendror të shpirtit (nga koka) përmes veprimit të katër elementeve të procesit transformues kozmik ( ajri-nxehtësia-uji-toka) .

Pentagramin, përmes formave të ndryshme të paraqitjes së saj, si simbol të vetë e kanë përvetësuar edhe shumë degëzime masonerie në botë, si dhe sekte të ndryshme me karaktere magji-zezë. Këto të fundit, simbolin e pentagramit e kanë të kthyer prapsë, me dy cepa të ngritur lartë.

Pentagramin, në kohën e fundit të historisë sonë, si simbol të vetin e kanë përvetësuar shumë institucione kombëtare dhe ndërkombëtare. Komunizmi, si filozofi dhe rendi shoqërorë tejet i përhapur në botë, yllin e kuq, e ka pasur si identifikim parimor të përkatësisë ideologjike.

Shumë ushtritë, e veçanërisht ajo amerikane, përveç gradave ushtarake, yllin pesëcepësh, e ka si simbol të luftës. Atë mund ta shohim në të gjitha armët luftarake, e veçanërisht në aeroplanët bombardues.

Po ashtu si imazh, me të madhe është inspirim në lëmenjtë e ndryshëm të krijimtarisë artistike. E shohim në stolitë e ndryshme që barten si qafore, bylyzy, vathë, unaza etj.

Kuptimi i domethënies simbolike të pentagramit

Pentagrami është simbol i besimit religjioz pagan. dhe shpreh lidhjen e ngushtë të njeriut me natyrën. Në të kaluarën e hershme, njerëzit kanë besuar se bota është e ndërtuar nga dy polet antagoniste: mashkullores dhe femërores. Këto dy pole, në rrethana normale, duhet të ishin në harmoni, dhe çfarëdo prishje e baraspeshës së tyre, do të krijonte çrregullime të shumta funksionale.

Nisur nga ky parim, ylli pesëcepësh, ishte simbol i polit femër dhe gjysma tjetër e çdo gjëje në natyrë. Në konceptimin e historianëve të regjionit, quhej si “ylli i femërores”, që simbolizonte planetin Venera-hyjneshën e dashurisë dhe bukurisë femërore.

Planeti Venera dhe hyjnesha Venera, kishim kuptim të njëjtë. Hyjnesha e kishte vendin e vetë në qiellin e errët të natës dhe atë e quanin me emra të ndryshme:”Venera”, “Ylli polar”, “Is-htar”, “Astrate”, etj,.

Të gjitha këto emra kishin lidhje me konceptin e natyrës dhe “Mëmën Tokë”. Tërë këtë sistem besëtytë, aspak nuk duhet marrë si rastësi, sepse, edhe nga Astronomia dihet se lëvizja e planetit Venera, çdo 8 vite, në hapësirën qiellore, lënë gjurmën e përsosur të yllit pesëcepësh.

Ky fenomen natyror, aq i ka magjepsur njerëzit e atëhershëm, saqë, ata, pentagramin e kanë konsiderua si simbol të: nënshtrimit ndaj së përsosurës, harmonisë, bukurisë dhe dashurisë femërore.

Grekët e vjetër, të magjepsur me këtë fenomen natyror të përsosshmërie harmonike, sipas etapës ciklike të shfaqjes së saj, çdo 8 vjet, i kanë mbajtur lojërat olimpike.

Koha e mbajtjes së Lojnave të sotme olimpike, është gjysma e adaptuar e periodës burimore tetëvjeçare. Pra, nuk mbahen si më parë, çdo 8 vjetor, por, çdo katër vjetor. Në këtë kontest, është interesante të cekim se, deri në momentin e fundit, para aprovimit të simbolit të sotëm zyrtar (pesë rrethe), si propozim më i pranuar ishte pentagrami

sa-kra
bardhi_tr
bardhi_tr

26


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pentagrami   Empty Re: Pentagrami

Mesazh  Luli 20.11.11 17:36

Pentagrami   799a7810

Katedralja e Amiens, eshte nje nga Manifestet me te fuqishme te Besimit te krishtere, e cila eshte e punuar ne Gure.
Ajo perfundoje ne Vitin 1366 dher punimet zgjaten 150 vjet. Generata te tere punuesish te gurit, lane shenjat e punes se tyre ne kete Katedrale.

Eshte Epoka ku keta punues te gurit u bashkuan me qellimin te ndryshonin Boten me punimet e tyre. Jane keta, qe me vone do te ndertonin Katedralet ne Veri te Frances ne Chartres dhe Amiens.
Ata, ne punimet e tyre, nuk do t'i fshihnin shenjat e punuara por qellimi i tyre ishte te beheshin te dukshme per cdo njeri.

Nje nga keto shenja eshte dhe Pentagrami me pese cepa, Pentagram i cili eshte me i "frikshmi" dhe simboli me Magjik i njerzimit.Prejardhja e ketij Pentagrami, eshte para Krishtit.
Ky Pentagram ishte simboli me i dashur i Pitagores.
Pitagora e adhuronte kete Pentagram me majen lart si simbol te harmonise shpirterore i cili me vone u quajt simbol i mbrojtjes nga e keqia.
Te krishteret e pare, shikonin te pese cepat, pese plaget e Krishtit.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pentagrami   Empty Re: Pentagrami

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi