EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Si te hipnotizojme?

+2
King
Armiri
6 posters

Shko poshtë

Si te hipnotizojme? Empty Si te hipnotizojme?

Mesazh  Armiri 26.02.11 22:52

Kush di menyrat per te hipnotizuar veten dhe te tjeret?Ju letem atyre qe dine kete menyre te ma tregojne ketu ose ne privat.Faleminderit.
Armiri
Armiri

2


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si te hipnotizojme? Empty Hipnoza

Mesazh  King 27.02.11 0:04

Pershendetje

Nese deshironi literature per Hipnozen shikoni tek tema Parapsikologji ka shume gjera rreth hipnozes.
King
King

21


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si te hipnotizojme? Empty Re: Si te hipnotizojme?

Mesazh  aleks baqli 07.05.11 19:18

Vetem disa persona te veçante e kane aftesin me hipnotizu.
avatar
aleks baqli

1


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si te hipnotizojme? Empty Re: Si te hipnotizojme?

Mesazh  Xhemajl 07.05.11 19:42

aleks baqli shkruajti:vetem disa persona te veqant e kan aftesin me hipnotizu
Aftesin per te hipnotizuar te tjeret e ka çdo person, vetem duhet zhvilluar ajo aftesi.
Xhemajl
Xhemajl

187


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si te hipnotizojme? Empty Re: Si te hipnotizojme?

Mesazh  Blak Devill 07.05.11 20:11

xhemajl shkruajti:Aftesin per te hipnotizuar te tjeret e ka çdo person, vetem duhet zhvilluar ajo aftesi.
Po kjo eshte e vertete te gjithe e kane ate aftesi por duhet ta praktikosh
per ta bere kete, duhet te kesh disa njohuri fillestare, pastaj me fillu e me e praktiku, por kujdes edhe kjo ka rrezikun e saj.
Blak Devill
Blak Devill

33


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si te hipnotizojme? Empty Re: Si te hipnotizojme?

Mesazh  Albaniaa 04.01.14 9:31

Përse shërben hipnoza?
Disa të dhëna se përse mund të shërbejë ajo

1 – Për të eliminuar dhimbjet
2 – Për kurimin e alergjive
3 – Për eleminimin e dhimbjeve
4 – Kundër duhanit dhe obezitetit
5 – Kur nuk është e këshillueshme

Edhe egjiptianët antikë e praktikonin për të anestizuar të sëmurët. Termi që njohim sot, “hipnozë”, u përzgjodh nga një mjek, skocezi James Braid, në 1800, por vetëm në fund të shekullit të XVIII, një neurofiziolog francez, Jean Charcot, studioi teknikën për ta bërë hipnozën të praktikueshme edhe nga mjekët. Është marrë me të edhe Sigmund Freud, babai i psikoanalizës. Pikërisht duke studiuar këtë shkencë të alteruar, ai arriti të përpunonte teoritë e tij të para, edhe pse më vonë, e braktisi atë.

Sot hipnoza, përtej përdorimit spektakolar që bëjnë disa prestigjatorë, praktikohet si një instrument kure prej psikiatërve dhe psikoterapeutëve. Efektet mbi pacientët janë të shumëfishta. Hipnoza ndihmon për të kontrolluar emocionet emotive, lejon zhvillimin e potencialiteteve të pashprehura, përmirëson funksionalitetin fizik dhe mund të shërojë gjendjet e ankthit, fobitë, shqetësimet psikologjike. Mirëpo ajo nuk është në gjendje të bëjë mrekullira: nëse një person nuk di të pikturojë, përshembull, me anë të hipnozës mundet vetëm të përmirësojë kapacitetet e tij deri aty sa të jetë e mundëshme, por ai nuk do të bëhet kurrë një artist.

Çfarë efektesh ka në trurin tonë hipnoza, kjo teknikë e njohur edhe nga egjiptianët e lashtë? E mbi të gjitha, a funksionon ajo tek të gjithë në të njejtën mënyrë?
Fjala greke “hypnos” do të thotë “gjumë”. Mirëpo në gjendjen e hipnozës ne jemi të zgjuar. Të gjithëve mund të na ndodhë të eksperimentojmë një gjendje “autohipnoze”. Për shembull, kur jemi tepër të dhënë pas leximit të një romani, aq sa nuk dëgjojmë zilen e shtëpisë apo të telefonit. Por çfarë ndodh në mendjen tonë? Një hipotezë e neurofiziologëve është ajo sipas së cilës hipnoza ve përkohësisht në gjendje qetësie hemisferën e majtë të trurit tonë, që i korespondon aktivitetit logjik, për t’iu drejtuar hemisferës së djathtë e cila është e lidhur me emocionet. Kjo “ndarje mendore”, favorizon memorizimin e frazave të shkurtra të cilat nëpërmjet fjalëve dërgojnë imazhe tepër të sakta që përthithen menjëherë nga “truri i fantazisë”. Duke superuar barrierat e racionalitetit, bëhet e mundur modifikimi i zakoneve të gabuara. Hipnoza, në fakt është një metodë e shpejtë për këtë qëllim.

Vetëm 15 përqind e personave arrijnë lehtësisht një gjendje transi të thellë, të tjerët duhet të kënaqen me gjendje të ndërmjetme. Një seancë kushton nga 100-150 dollarë dhe mund të zgjasë nga 20 minuta deri në 1 orë. Kohëzgjatja e trajtimit mund të shkojë sipas shqetësimeve që janë për t’u eleminuar. Për shembull:

• për t’u përballur me provimet shkollore: duhen 2 deri në 3 seanca;
• kundër varësisë së duhanit: duhen 2 deri në 5 seanca;
• për të përballuar një ndërhyrje kirurgjikale: nga 2 deri në 5 seanca;
• për të superuar një garë sportive: nga 2 deri në 5 seanca;
• për ankthe dhe fobi: 10 seanca;
• kundër shqetësimeve psikosomatike: nga 8 deri në 10 seanca;
• për përgatitjet e lindjes së një fëmije: 2 apo 3 muaj, me takime dyjavore.
Janë të ndryshme fushat në të cilat hipnoza mund të përdoret me rezultate të shkëlqyera: mjafton të kontaktohet me një profesionist.
Trajtimi i një shtatëzanie mund të nisë në trimestrin e parë të saj. “Mos ki frikë dhe kështu nuk do të ndjesh as dhimbje, kontrollo trupin tënd, ji e heshtur dhe e qetë”, përsërit vazhdimisht hipnotisti. Por, mbi të gjitha nëna e ardhshme stërvitet të dëgjojë trupin e saj, të kontrollojë ritmin e frymëmarrjes dhe tonin e muskujve të saj, për të zvogëluar çdo lloj dhimbje. Pas disa seancash me hipnotistin, bëhet e mundur edhe autohipnoza: pacienti mund të përsërisë vetë sigjestionet me të cilat është trajtuar. Në pak kohë pacientit do t’i mjaftojë vetëm një fjalë...

-Për të eleminuar dhimbjet
Nuk bëhet fjalë për një efekt të hamendësueshëm, por për një mundësi reale për të kontrolluar organizmin tënd. Hipnoza është e duhur për të eleminuar dobësitë fizike që lindin në psikikë apo për të neutralizuar dhimbjen organike pa përdorur ilaçe. Hipnotisti do të provojë fillimisht për të vënë në gjumë një pjesë të trupit, për shembull një dorë. “Dora jote është e mbështjellë nga një mbulesë e cila do të bëjë të mundur të verë në gjumë sensibilitetin ndaj dhimbjes”. Më pas hipnotisti do të mbledhë dorën për të parë nëse sugjestioni ka bërë efekt. Mirëpo, nëse problemi është një dhimbje në qafë, imazhi i servirur do t’i shërbejë kësaj pjese të trupit, e cila do të shërbejë për të eleminuar çdo lloj tensioni.

-Për të kuruar alergjitë
Në pak kohësh, në Shtetet e Bashkuara, një kërkim i Universitetit të 0akland, në Califomia, evidencoi që hipnoza aktivizon dialogun mendje-trup. Duke egzaminuar rastin e një pacienti të shëruar nga një formë alergjie të lëkurës, u vu re që në gjakun e tij, pas trajtimit, ishte shtuar sasia e antikorpëve në qarkullim. Një eksperiment tjetër u përsërit me një tjetër pacient që përgjatë dhjetë seancave kishte parë t’i zhdukej një pullë e madhe alergjike mbi dorë. Bëhej fjalë për një shqetësim viral, shumë rezistent ndaj antibiotikëve. Por hipnoza e kishte ndihmuar personin që të intensifikonte në mënyrë të pavullnetëshme mbrojtjet e tij natyrore, dhe për ti përqëndruar ato për të dobësuar “trupin e huaj”.
Kundër duhanit dhe obezitetit
“Sa herë që të vesh në gojë një cigare, do të ndjesh një shije aq të keqe saqë do ta fikësh menjëherë atë”. “Duke parë një ëmbëlsirë do të ndjesh vetëm vuajtje”. Duket e pabesueshme, por janë pikërisht këto fjalë sugjestionuese nën hipnozë të cilat bëjnë që të ikë dëshira për të pirë duhan apo për të ngrënë shumë. Më pas personat binden se vërtet nuk e durojnë dot tymin e cigares apo se sallatërat janë më të mira se patatinat e skuqura, dhe më pas të bëjnë reagimin e nevojshëm. Sa më e sinqertë të jetë dëshira për t’i ndryshuar këto zakone, aq më i shpejtë është edhe trajtimi. Hipnoza mund të përdoret edhe për të forcuar vullnetin në mënyrë që t’i rezistojmë tensioneve të shumta të jetës së përditshme.

-Kur nuk është e këshillueshme
Hipnoza është e vyer për aq kohë sa përdoret nga një psikolog apo nga një mjek. Rreziku prej saj mund të vijë vetëm atëherë kur ajo bie në duar të “improvizuesve të rrezikshëm”. Në fakt, një mjek apo një psikolog e di se kur hipnoza duhet apo nuk duhet përdorur. Për shembull, ajo është mjaft e nevojshme në rastet e depresioneve e gjata, të cilat kanë nevojë për një psikoterapi më të thellë, ndërsa është absolutisht e papranueshme të përdoret tek ata njerëz që vuajnë nga patologji mendore, si skizofrenia. Ndër të tjera, nën hipnozë, mund të shpërthejnë emocione shumë të forta. Është e nevojshme të bëhet shumë kujdes dhe të mos bëhet e mundur të shkojnë në nivelet e koshiencës konfliktet psikologjike shumë traumatike, sidomos tek personat kardiopatikë. Çdo trajtim duhet të paraprihet nga një bashkëbisedim i gjatë, në mënyrë që mjeku të njohë kuadrin klinik të pacientit.

http://iliriaplus.com
avatar
Albaniaa

409


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si te hipnotizojme? Empty Re: Si te hipnotizojme?

Mesazh  Albaniaa 04.01.14 9:33

http://www.hypnosis.com/
Ketu do gjesh informacione me bollek
avatar
Albaniaa

409


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si te hipnotizojme? Empty Re: Si te hipnotizojme?

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi