"Pavdekshmeria LEGJENDA E GJALLE"

Shko poshtë

legjenda - "Pavdekshmeria  LEGJENDA E  GJALLE" Empty "Pavdekshmeria LEGJENDA E GJALLE"

Mesazh  King prej 03.02.11 16:14

"Pavdekshmëria
LEGJENDA E GJALLË "

Shërimi nga sëmundja vdekjeprurëse dhe pirja e barit “magjik”, në njërën anë, atij ia shpëtuan jetën, por në anën tjetër, i sollën kokëçarje të shumta. Siç duket, bari në vete përmbante substanca të cilat ia çrregullonin metabolizmin. Tani ai ndihej më vital, por në anën tjetër nuk e duronte diellin dhe rrezet e dritës, sepse i shkaktonin skuqjen dhe djegien e lëkurës, si dhe e verbonin atë.


Gjurmëve të një anekdote të treguar nga banorët lokal të krahinës së Baden-Vytenbergut, u ra pas hulumtuesi i fenomeneve të pazakonta Rudolf Jurgens. Nga ta, ai kishte dëgjuar versione të ndryshme lidhur me “njeriun e natës”, e kështu e thërrisnin baronin Ervin fon Shulenberg, i cili jetonte një jetë tepër të tërhequr nga rrethi ku jetonte dhe nuk kontaktonte me askënd nga banorët e atyshëm. Me të takoheshin vetëm kryeshërbëtori me personalin përcjellës të pallatit, sekretari i tij dhe ndonjëherë edhe avokati.

Zoti Jurgens u vendos në një hotel lokal afër pallatit të baronit, në mënyrë që të arrinte që ta shihte për së afërmi. Por, pritjet ishin të kota. Kaloi një javë nga takimi aq i dëshiruar - asgjë. Atëherë u detyrua që të shkonte tek sekretari i tij, Herbert Shmit, në mënyrë që ky t’ia mundësonte takimin.

Sekretari ia preu qartë: i tha se një gjë e tillë është e pamundur, sepse baroni ishte tepër i lodhur dhe plakur dhe nuk donte ta bezdiste askush. Për Jurgensin kjo nuk qe e papritur, pasi e dinte se për të mendoni se ishte i mërzitshëm dhe kjo nuk e dekurajonte atë. Ai ende vazhdonte të qëndronte në hotel.

Pas dy javësh qëndrimi, në recepcion arriti një njeri i cili e kërkonte Rudolfin. Ai u prezantua si shofer personal i baronit fon Shulenberg, të cilin e kishte dërguar vet Baroni që ta ftonte zotin Rodulf në pallat, mirëpo me një kusht, që të vinte i vetëm dhe takimi të bëhej në orët e vona të mbrëmjes. Rudolfi u pajtua me propozimin, por i tha shoferit se me vete do të merrte një magnetofon për të incizuar bisedën e tyre.

Pamja e pallatit ishte magjepse. Çdo gjë në të përkujtonte stilin e vjetër arkitektural e që vështirë mund të haseshin ndokund tjetër. Po ashtu edhe enterieri ishte i ruajtur në një gjendje tepër të mirë.

Rudolfin në pallat e priti shërbëtori kryesor i pallatit, i cili e dërgoi atë në sallonin e pritjes. Pas disa çastesh arriti edhe baroni. Ai ishte një njeri i cili në shikim të parë linte përshtypjen se kushte 50 vjet. U përshëndetën dhe u ulën të bisedonin. Rudolfi menjëherë nxori rekorderin e vet miniatural dhe e vendosi në tavolinë. Pyetjet që donte t’i parashtronte ishin të shumta, por vendosi që të bënte një listë të pyetjeve dhe të zgjidhte se cilat do të kishin prioritet.

Baroni filloi tregimin e jetës së tij. Ai kishte qenë një koleksionar dhe adhurues i madh i gjërave të vjetra, e sidomos të atyre që kishin gjenezën nga civilizimi i lashtë egjiptas. Me të arritur në Egjipt, kishte vendosur që të shkonte thellë në territorin e Afrikës, sepse kishte dëgjuar se disa njerëz në Keni posedonin papirus të vjetër egjiptas, e ky donte t’i blinte.

Gjatë rrugës për në qytetin Mombasa ai sëmuret rëndë nga ethet dhe gati sa nuk vdes. Në ndihmë i del një prift lokal i cili me disa barna popullore dhe rituale fetare arrin që ta shpëtoj. Prifti i tregon edhe diçka: me këtë mënyrë të shërimit ai tani do të bëhej i varur nga ai barë “popullor” dhe çdoherë duhej ta konsumonte atë.

Në barë prifti kishte përzier pluhura të ndryshëm të cilët më pastaj i kishte tretur në gjak të shtazëve, të cilin baroni e kishte pirë. Kjo kishte ndodhur në vitin 1872. Që nga ajo kohë, baroni qonte një jetë të tërhequr. Ai ishte dëshmitarë i rrallë i ngjarjeve të shumta historike, sepse në koleksionin e vet mbante gjëra që shumëkush do t’ia kishte zili.

Shërimi nga sëmundja vdekjeprurëse dhe pirja e barit “magjik”, në njërën anë, atij ia shpëtuan jetën, por në anën tjetër, i sollën kokëçarje të shumta. Siç duket, bari në vete përmbante substanca të cilat ia çrregullonin metabolizmin.

Tani ai ndihej më vital, por në anën tjetër nuk e duronte diellin dhe rrezet e dritës, sepse i shkaktonin skuqjen dhe djegien e lëkurës, si dhe e verbonin atë. Nga ajo kohë baroni ishte i detyruar që ta mbante organizmin e vet në gjendje të mirë me pirjen e gjakut të shtazëve. Në pyetjen e Rudolfit se a mos ishte ky lugat, baroni ia plasi së qeshuri dhe tha:
-Ndoshta jeni duke pritur që të më rriten edhe dhëmbët dhe të ju kafshoj.

Jo, i tha ky, nuk jam lugat, sepse të qosh një jetë më pak ndryshe nga të tjerët nuk është aspak e pazakontë. Mënyra e të jetuarit tim shumëkënd e ka bërë që të dyshoj në mua se mos jam i këtillë apo i atillë. Unë, para së gjithash jam njeri dhe i besoj Zotit. Kjo është e vërteta që duhet ta publikosh!

Me kaq përfundoi biseda e tyre. U përshëndetën dhe ranë dakord që të takoheshin përsëri. Tani baroni Ervin fon Shulenberg i ka 175 vjet? Ai vetën e ndien mjaft mirë edhe jeton një jetë të qetë. Mirëpo, pse nuk lejoi që të fotografohet?

Legjenda e Pavdekesis e kerkuar qe nga lindja e njeriut e deri me sot gjdo gje ka dy anet e saj per baronin siq e shpetoj ashtu edhe e mallkoj

Pyetja e radhes perse nuk u perdor me perseri tek askush ky ilaq magjik i kerkuar nga te gjitha religjionet qe nga lindja e njeriut e deri me sot ?

Ku fshihet sekreti i pavdekesise ?

Edhe po te duhet te jetosh vetem ne erresire, shume njerez do te ishin kurioz te jetonin ne perjetesi ?
PAVDEKESIA??????
King
King

26


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi