Mbi origjinen e Universit

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Shko poshtë

kush - Mbi origjinen e Universit Empty Mbi origjinen e Universit

Mesazh  Admin prej 25.05.08 13:35

Edhe njehere mbi origjinen e Universit

kush - Mbi origjinen e Universit Universi

"Po te kisha mundesine te mbyllesha ne levoshgen e nje arre do te ndihesha mbret i hapesires se pafundme.." (Shekspir, Hamleti, akti II, skena II)

Hamleti ndoshta donte te thoshte qe qenia njerezore duke qene i kufizuar fizikisht, ka nje mendje te lire te eksploroje te gjithe universin dhe te beje dhe udhetime aventurore , aty ku dhe endrat me fantastike nuk mundin ta pushtojne .

Sot rreth ketij problemi egzistojne pyetje te shumta, ku secila kerkon nje pergjigje te sakte dhe te kuptueshme.

Universi eshte me te vertete i pafundem apo eshte vetem shume i madh? Eshte i perjetshem, apo ka nje jete shume te gjate? A eshte e mundur qe nje mendje e kufizuar te kuptoje nje univers te pafundem?

Mos po rezikojme te perfundojme si Prometeu mitik, qe i vodhi zjarin Zeusit per t'ja dhene njeriut, duke sakrifikuar jeten e tij ,duke e lidhur rreth nje shkembi, ku nje shqiponje ushqehej me melçine e tij?

Sipas S. Hawkink, qe eshte me i madhi fizikant pas Ajshtajnit, mbase dhe me i madhi i te gjithe koheve: "...besoj qe mundemi dhe duhemi te kerkojme per te kuptuar universin. Kemi bere tashme progrese te shenueshme, mbi te gjitha keto vitet e fundit.

Akoma nuk kemi perpunuar nje tablo te plote , por ndoshta nuk jemi shume larg asaj." Dime qe universi nuk ka egzistuar gjithmone ne gjendjen ne te cilen e shohim sot.

Ne te kaluaren, ne nje epoke te caktuar, ka ndodhur nje ngjarje qe beri te mundur ndezien e yjeve,qe do te thote qe drita e ardhur nga yjet me te largeta, akoma nuk kane patur kohen per te aritur tek ne (ne toke).

Kjo shpjegon ate qe perse qielli naten nuk vezullon ne te gjitha drejtimet. Por ne qofte se yjet kane egsistuar gjithmone , perse do te ishte e nevojshme akti i ndezies se tyre disa miliarda vitesh me pare?

Sipas filozofit Emanual Kanti, universi ka egzistuar pergjithmone, kurse per pjesen me te madhe te njerzve, besojne qe universi eshte krijuar vetem pak mijra vitesh para se ajo te shfaqej.

Por a eshte i ketij mendimi astronomi E. Hubble? Ne vitin 1923, do te zbulonte qe shume nga njollat te quajtura mjegullnaja, ishin ne realitet te tjera galagtika (qe jane grumbullime yjore qe permbajne miliarda yje), por te ndodhura ne nje distance shume te madhe ndaj nesh.

Ai llogariti qe koha e nevoshme qe drita e leshuar nga yjet e ketyre mjegullnajave te arrinte ne toke do te ishte e rendit te milionave ose miliardave vite. Kjo do te thote qe universi nuk mund te jete krijuar disa mijra vitesh me pare siç mendonin disa. E. Hubble do te zbulonte edhe nje fenomen tjeter mjaft interesant.

Duke analizuar driten e galagtikave qe i afroheshin ose i largoheshin tokes, ai do te kuptonte qe pothuaj te gjitha galagtikat qene duke u larguar,perveç kesaj, sa me larg qe ato ishin nga Toka aq me shpejt largoheshin.

Hubble arriti ne konkluzionin qe ne shkalle kozmike çdo galaktike eshte duke u larguar nga Toka ose nga njera- tjetra, me fjale te tjera Universi eshte duke u zgjeruar.

Zbulimi qe Universi zgjerohet vazhdimisht,eshte zbulimi me i madh intelektual i shekullit te XX. Ky zbulim te çon ne nje perfundim mjaft te debatushem rreth orgjines se universit.

Ne se galagtikat largohen njera nga tjetra, do te thote qe ne nje te kaluar te larget, ato kane qene shume afer me njera tjeter, dhe ne baze te shpejtesise aktuale te zgjerimit, mund te llogaritim se sa afer kane qene ato rreth dhjete ose pesembedhjete miliarda vitesh me pare.

Sipas mendimit filozofik dhe atij shkencoro- astronomik, çdo ngjarje eshte shkaktuar nga nje ngjarje e meparshme, pra eshte "pasoje". Ngjarja "pasoje" sherben si "shkak" per ngjarjen pasardhese.

Me fjale te tjera vargu i ngjarjeve shkak - pasoje i ngjan nje zinzhiri ku çdo hallke e tij simbolizon nje ngjarje te caktuar. Por zinzhiri i ngjarjeve ka nje hallke te fillimit. Kush e ka shkaktuar ate?.

Ndodhemi perpara nje problemi ku shume shkencetare, nuk kane patur shume deshire t'i afroheshin ose kane kerkuar t'i shmangen.

Disa prej tyre, kryesisht ruset, i permbaheshin mendimit se Universi nuk ka patur nje fillim; disa te tjere pohonin se çeshtja e orgjines se Universit nuk eshte nje problem shkencor por nje çeshtje metafizike ose fetare.

Kurse S.Hawking thote:"Sipas pikpamjes time, nje trajtim i tille nuk eshte i denje per nje shkencetar te vertete.

Ne qofte se ligjet e natyres nuk do te vepronin ne fillim te universit, nuk do te ndodhte kjo edhe ne te tjera momente te evolimit te Universit?..orgjina e universit duhet vene mbi baza shkencore.

Mbase do te jete nje detyre mbi mundesite tona, por ja vlen ta provojme qe t'i afrohemi asaj."

Big Bang ose Shperthimi i madh

Sipas Hawking, Universi ka patur nje fillim, por informacionet mbi natyren e ketij fillimi jane te pakta. Origjina e Universit mund te shpjegohet me teorine Big Bang ose i quatur ndryshe “Shperthimi i Madh”.

Thelbi i kesaj teorie konsiston: gjithçka ka filluar ne nje moment ne te cilin i gjithe universi dhe çdo gje rreth saj kane qene perqendruar ne nje pike me nje densitet dhe temperature te pa fundme.

Pas shpertimit te madh, ne nje te qinden e sekondes se pare, ku temperatura ka patur vleren e qindra miliarde grade,universi fillon pak nga pak te zgjerohet.

Fillojne te lindin grimcat e para te lehta si fotonet, elektronet ,neutrinot si dhe antigrimcat e tyre te cilat jane me shumice, si dhe pak nga grimcat e protonit dhe neutronit.

Pas tre minutave te mevonshme, temperatura zbret ne nje miliard grade , dhe ne kete moment protonet dhe neutronet fillojne te kombinohen duke formuar berthamat e elementit helium, hidrogjen si dhe te disa elementeve te tjera te lehta.

Pas qindra dhe mijra vitesh temperatura behet me e vogel se nje mije grade, dhe elektronet zvogelojne shpejtesine e tyre ne nje mase te tille qe berthamat e lehta mund t'i kapni ato duke formuar keshtu atomet e elementeve te lehta .

Do te kalonin miliarda vitesh kur do te lindinin elementet e tjere si karboni dhe oksigjeni qe jane elemente baze prej te cilave jemi perbere.

Keto elemente do te lindni nga djegia e heliumit ne qendren e çdo ylli. Ky eshte ne vija te pergjithshme shpjegimi i fillimit te universit sipas teorise Big Bang Ja vlen te theksojme qe teoria e relativitetit te pergjithshem te Ajshtajnit, nuk vlen per fillimin e universit , ku dhe vete ai nuk thote asgje per kete çeshte.

Ose per te qene me te sakte, Ajshtajni kishte pershtypjen qe orgjina e universit i tejkalonte kufijte e kerkimeve shkencore. Ne qofte se teoria e relativitetit te pergjithshem nuk vlen per shpjegimin e fillimit te universit, cilat ligje te natyres vlejne per kete akt fillimi?

Zoti nuk "luan" me zare

Lindja e mekanikes kuantike, e cila ne dallim nga mekanike klasike, ka si objek te saj sistemet mikroskopike (te nivelit atomik-molekular ),mund te jape spjegimet e munguara.

Dyshimi dhe kundershtimi i Ajshtanit ndaj mekanikes kuantike jane formuluar me shprehjen famoze te tij:" Zoti nuk luan me zare."

Por ne realitet fakte te shumta tregojne qe Zoti eshte nje "lojtar" i afte, ne qofte se do ta krahasonim universin me nje kazino te madhe ku hidhen zare dhe rrotollohen rrotullat e fatit;te administrosh nje kazino eshte nje aktivitet me shume rrezik, sepse mund te humbasesh para çdo here qe hedh zare dhe rrotullon rruleten e fatit

Por ne qofte se vellimi i pikave qe shenon dhe numri i rrotullimeve eshte i larte, fitimet dhe humbjet jane mesatarisht te parashikueshme, edhe pse eshte i paparishikueshem kur shenon ose rrotullon vetem nje here.

Administratoret e kazinove dine qe mundesite jane ne gjysem ne favor te tyre, kurse klienti-lojtar ka mundesi te fitoje vetem ne se luan ne nje numer te caktuar te hedhjeve te zareve ose xhirove te rrotullave.

Pak a shume e njejta gje ndodh dhe me universin. Kur universi eshte i madh, siç eshte sot, nje numer i larte i "hedhjes" se "zareve" eshte mesatarisht i parashikueshem.

Eshte kjo arsyeja qe ne sistemet relativisht te medha funksionojne ligjet klasike nepermjet te cilave behen parashikime te sakta te ngjarjeve, kurse kur universi eshte shume i vogel, siç ka qene afer gjendjes Big Bang, futen ne loje ligjet kuantike me parimin e tyre te papercaktushmerise , i ngjashem me fatin e nje lojtari te vetem.

Duke vazhduar te hedhesh zare per te pare se çfare do te ndodhe me pas, universi ne dallim nga ajo qe pret, nuk ka nje histori te vetme, por ka te gjitha historite e mundshme, secila me nje probabilitet te dhene.

Hipoteza qe universi ka nje histori te shumefishte, mund te duket fantastiko-shkencore, por sot ajo konsiderohet nga shkenca nje fakt i dhene, te cilen e ka formuluar per here te pare fizikanti i madh Richard Feynman.

Per te krijuar nje perfytyrim rreth kesaj ideje: sqarojme qe per fisiken klasike çdo grimce ka nje histori te vete (grimca per te kaluar nga pika A ne B ka nje trajektore te caktuar), kurse sipas modelit te ri te nje historie te shumefishte, grimcat mund te pershkruajne te gjitha trajektoret e mundshme ne hapesire dhe ne kohe.

Çdo trajektore eshte e lidhur me nje vale qe karakterzohet nga dy numra, njera shpreh gjatesine e vales dhe tjetra fazen e saj (kreshte apo grope).

Mundesia qe nje grimce te kaloje nga A ne B gjendet duke mbledhur valet e "lidhura" me te gjitha trajektoret e mundshme qe kalojna nga A ne B.

Kjo mbase duket pak absurde pasi ne jeten e perditshme ne jemi familjarizuar me faktin qe objektet shkojne nga nje pike e fillimit ne nje tjeter vetem duke ndjekur nje trajektore te vetme.

Ne te vertete kjo nuk mohon ose nuk bie ne kundershtime me hipotesen Feynman të historise shume fishe (ose te mbledheve te historive), sepse kur objektet jane te dimesioneve te medha (sisteme makroskopike) rregullat e perpunuara nga ai, qe lidh dy vlera per çdo trajektore, duke kaluar ne shumen e historive, te gjitha trajektoret neutralizojne njera tjetren.

Me fjale te tjera kur kemi te bejme me sisteme makroskopike, vetem njera nga trajektoret e shumta meret ne konsiderate: ate te perkufizuar nga ligjet klasike te Njutonit mbi levizjen.

Sot eshte duke kerkuar te nderthuren teoria e relativitetit te pergjithshem te Ajshtajnit me teorine e historise shumefishe te Feynmanit ne nje teori te vetme te madhe qe do te pershkruante te gjitha fenomenet e universit.

Vete, teoria unike nuk mer persiper te thote asgje per orgjinen dhe gjendjen e fillimit te univesit.

Ajo kerkon te llogarise se si do te evoloje universi duke u nisur nga disa te dhena relative te fillimit.Per te njohur keto jane te nevojshme disa kushte fillestare, si dhe regullat(ligjet) qe do te na informonin se çfare ndodh ne kufijte e universit ne nje zone te caktuar te hapesires dhe kohes.

Ligjet e evolimit dhe kushtet fillestare

Ligjet e fizikes sqarojne se si evolojne me kalimen e kohes fenomenet qe ndodhin ne univers. Per shembull ne se hedhim nje gur ne ajer, ligjet e gravitetit na japin mundesine te percaktojme me saktesi levizjen e metejshme te tij.

Por duke u bazuar ne keto ligje nuk mund te dime sakte se kur guri do te bjere ne toke dhe ne cilin vend te tokes guri do te bjere.

Duhet te njohim dhe shpejtesine e levizjes se tij si dhe drejtimin ne momentin kur kemi hedhur gurin. Me fjale te tjera duhet te njohim kushtet fillestare, ose e thene ndryshe kushtet rreth fillimit te levizjes se gurit.

Me qenese kozmollogjia meret me pershkrimin e evolimit te gjithe universit mbi bazen e ligjeve te fizikes, eshte duke kerkuar se cilat kane qene kushtet fillestare te universit ne te cilat duam te aplikojme ligjet e fizikes.

Sot egziston mendimi shkencor qe gjendja fillestare ka patur nje ndikim te madh ne te gjitha karakeristikat themelore te universit, kryesisht mbi vetite e grimcave elementare dhe mbi bashkeveprimin e tyre, te cilat kane çuar ne zhvillimin e jetes biologjike.

Kozmollogjistet jane duke vleresuar te gjitha konfiguracionet e gjendjeve te fillimit, duke evidentuar se cila prej tyre ka evoluar universin ne ate drejtim qe e vezhgojme sot.

Nga Hekuran Pashollari
avatar
Admin

1141


Mbrapsht në krye Shko poshtë

kush - Mbi origjinen e Universit Empty Re: Mbi origjinen e Universit

Mesazh  Admin prej 25.05.08 14:16

Çështjet e diskutueshme mbi origjinën e Universit

Për astronautët është entusiaste të fotografosh tokën nga një anije kozmike kur shohin gjëra të spikatura në qiell.. "Është gjëja më e bukur e udhëtimeve hapësinore " ka thënë një astronaut. Dhe megjithatë planeti ynë duket shumë i vogël në krahasim me sistemin diellor.

Imagjinojmë për një moment të udhëtojmë në hapësirë për të patur një ide objektive për përmasat e tokës dhe të diellit. Dielli nuk është gjë tjetër, veçse një ndër yjet e pafundëm që gjënden në një krah të asaj spirale gjigante që është galaktika jone që quhet Ruga e Qumshtit , e cila nga ana e saj është një pjesë e vogel e universit.

( Rruga e Qumshtit ka diameter1.000.000.000.000.000.000.km dhe drites do t'i duheshin 100.000 vite per ta pershkuar ate. Ne Rrugen e Qumeshtit ndodhen 100 miliarde yje.) Me sy të lirë arijmë të shohim në një natë të kthjellët disa njolla të ndritshme që në fakt janë të tjera galaktika, si për shëmbull Andromeda që është më e madhja e Rugës së Qumështit.

Rruga e Qumështit , Andromeda dhe dhjetra galaktika të tjera në sajë të tërheqies gravitacionale janë grupuar në grumbullime që të mara së bashku zënë një pjesë shumë të vogël të supergrumbullimit gjigant. Universi përmban një një numër të pafundem supergrumbullime dhe gjërat nuk mbarojnë atje. Grumbullimet dhe galaktikat nuk janë shpërndarë në hapësirë në mënyrë uniforme.

Disa prej tyre me një shkallë të madhe ngjashmërie mund të konsiderohen si të përbëra nga një tyl (perde )dhe fije që qakojnë një lëmsh të hapesirës së madhe boshe ,kurse disa të tjera janë shumë të zgjatura si një mur i madh gjigand.

Edhe nga ky këndvështrim do të ishte një surprizë për shumë nga ata që mendojnë që Universi të jetë krijuar vetëm nga një shpërthim kozmik rastësor. "Sa më shumë që vëzhgojmë Universin në të gjitha detajet e saja të çuditshme - ka thënë nje shkencëtar- aq më i vështire do të jetë shpjegimi me një teori të thjeshtë se kush e ka bërë të jetë kështu ."

A ka prova reth egzistencës së një fillimi?

Astronomë kanë zbuluar një fenomen thelbi i së cilës qëndron në sqarimin e më poshtëm:dukë bërë të kalojë drita e galagtikës nëpërmjet një prizmi, vihet re që valet elektromagnetike të ndritshme do të duken "të zgjatura" gjë që tregon që burimet e tyre (galagtikat) jane duke u larguar nga ne me një shpejtësi shumë të madhe.

Sa më të ndara të jenë galagtikat aq më shpejt ato largohen. Kjo tregon që universi është duke u zgjeruar. Ky fakt tregon që duhet të ketë qënë një "faktor"që ka nisur proçesin, një force shumë e fuqishme për të mposhtur tërheqien e pa fundme gravitacionale të gjithe universit. Natyrshëm lind pyetja: Nga mund të ketë ardhur kjo energji dinamike? Nuk kërkohet vetëm burimi i kësaj energjie të pafundme .

Janë të nëvojshme edhe largpamësia dhe inteligjenca që përse shpejtësia e zgjerimit të universit të jetë kaq e kalibruar me një preçizion kaq të madh. "Nëse shpejtësia e zgjerimit të universit do të ishte kryer me një shpejtësi një të miliardën më të madhe se ajo reale - ka thënë astronomi Lovell- e gjitha lënda e universit to të rezultonte tani e shpërndarë….

Dhe nëse do të ishte paraprire nga një shpejtësi një të miliardën më të vogël se ajo reale, forcat gravitacionale do ta kishin ngurtesuar universin brënda miliardit te parë te jetës së saj. Në këto raste nuk do të kishte patur yje të qëndrueshme dhe për pasojë nuk do të kishte patur jetë" Një tjetër pyetje që vihet:Ekspertët sot a janë në gjëndje të spjegojnë saktësisht orgjinën e universit?

Shumë shkencëtarë që nuk e pranojnë idenë që universi të jetë krijuar nga një inteligjencë superiore, bëjnë hipoteza që disa nga vetitë e proçesit të krijimit të universit të jenë krijuar nga hiçi. Psh modeli i universit inflacionar i konceptuar nga fizikani Alan Guth në vitin 1979, pohon që në fillim universi ka qënë një mikrogrimcë dhe më pas ka filluar të zgjerohet me një shpejtësi më të madhe se ajo e dritës, e cila nuk është verifikuar nga eksperimentet e deri më sotme.

A është kjo e drejte? Astronomi Robert Jastrow ka shkruar:"Pak astronomë kishin parashikuar që kjo ngjarje - lindja e papritur e universit - do të ishte bërë një fakt shkencor i pranushem , por që më vonë vëzhgimet e qiellit nëpërmjet teleskopëve i ka ngushtuar të tilla konkluzione", dhe më poshtë shton:"prova astronomike e një fillimi i vë shkencetarët në një pozicion jo komod, pasi është bindja e tyre që çdo efekt ka patur nje shkak natyral…"

Një tjetër astronom E. A. Milne ka thënë" Nuk mund të bëjmë asnjë pohim mbi atë se si kanë qenë gjerat në fillim; Në aktin hyjnor të Krijuesit Zot nuk kishte as teleskope dhe as dëshmitarë"

Nga Hekuran Pashollari
avatar
Admin

1141


Mbrapsht në krye Shko poshtë

kush - Mbi origjinen e Universit Empty Origjina e Universit

Mesazh  Jon prej 03.06.08 20:42

Në origjinën e universit

Pranë kufirit franko-zviceran, ndërmjet liqenit Leman dhe qytetit Voltaire, historia e botës po përgatitet për një ngjarje të madhe.

Ndërmjet fshatrave të vegjël, prerive të pafundme dhe lopëve që kullosin gjithandej, i gjithë njerëzimi është duke bërë një hap përpara, ndoshta një "kërcim", në ndërgjegjen e universit, për materialin dhe forcat e panjohura që e mbajnë së bashku. Dihet që diçka do të ndodhë.

Është një moment historik për shkencën dhe ajo që do të zbulohet, mund të ndryshojë librat shkencorë. Pas një ose dy vjetësh, ka mundësi të zbulohet origjina e materialit enigmatik që përbën 25 për qind të universit.

Duhen edhe pak javë që përshpejtuesi më i madh i grimcave në botë të vihet në punë. Quhet LHC, "Large Hadron Collider". Dy njësi protonesh do të fillojnë të lëvizin në dy drejtime të kundërta përgjatë tunelit 27 kilometra të gjatë dhe 100 metra nën Tokë.

Do të përballen me katër zhvillues të mëdhenj, disa lloj aparatesh fotografikë shumë të mëdhenj, të cilët do të memorizojnë imazhe nga impakti.

Pra kështu do të shohim origjinën e universit, atë çfarë ndodhi një të miliardin e sekondës pas "Big Bang"-ut të madh, sepse janë pikërisht ato çaste të cilat janë ëndërruar dhe imagjinuar që nga fillimi i njerëzimit dhe tashmë po i afrohemi së vërtetës. Një projekt i tillë në fakt nuk është organizuar kurrë më parë dhe aktualisht është më ambiciozi në të gjithë botën.

Dhe nuk mund të ndodhte tjetërkund se në Çern, laboratori më i rëndësishëm i planetit për sa i përket fizikës së grimcave.

Një sipërmarrje, e cila që nga viti 1954, ka lidhur së bashku njëzetë shtete evropiane dhe gati 60 nga e gjithë bota, duke aktivizuar çdo ditë rreth tetë mijë shkencëtarë.

Nga korriku dhe në vazhdim, gjithashtu edhe për vitet në vijim, pritet të zbulohen gjëra që nuk janë parë kurë më parë, por thjesht janë imagjinuar teorikisht.

Objekte misterioze si material i errët, kundërmateria, supersimetritë ose grimca elementare hipotetike e Higs, të cilën Nobeli Leon Maks Lederman e quajti "Grimca e Zotit".

Vëmendja e njerëzve të thjeshtë drejt këtij projekti u tërhoq vetëm disa kohë më parë nga një nismë e dy individëve, të cilët tentuan ta bllokonin.

Me një apel në Gjykatën e Hauait (një prej të dyve banon atje), Ualter Uagner dhe Luis Sanço pretendojnë se LHC është një lloj arme e cila do të sjellë fundin e botës.

Një pretendim i skajshëm të cilin shkencëtarët e quajnë si fantazi të pabazuar. Edhe në të shkuarën eksperimente të tilla (por pak më të limituar) jepnin alarme për fundin e botës, por në fakt nuk ndodhi asgjë.

Por buja që bënë këta dy njerëz na bën të kuptojmë se në Çern do të ndodhë vërtet diçka e jashtëzakonshme. Jo "fundi i botës", por ndoshta do të na tregojë fillimin e saj.

Sasia e protoneve lëviz në një tub të zbrazët me anë të disa magneteve që i japin drejtimin e duhur për tek unaza.

Janë gjithsej 1232 magnete përgjatë një tubi 15 metra të gjatë që peshon rreth 32 tonë dhe që ushqehet me 12 mijë Amper. Disa lloje termosesh që brenda mbajnë një masë të ftohtë deri në 1.9 Kelvin, thënë ndryshe minus 271 gradë Celsius.

Nëse do të përdoreshin magnete "të nxehtë" për të arritur atë energji, unaza duhej të ishte 120 kilometra e gjatë dhe do të konsumonte 40 herë më shumë energji elektrike.

Këto që po përdoren janë magnete të teknologjisë së fundit. Aty gjithçka është e teknologjisë së fundit, novative.

Në çdo fazë të eksperimentit po mësohen gjëra të cilat do të kenë një vlerë të rëndësishme në zhvillimin e mëtejshëm të racës njerëzore.

Teknologjia e përshpejtuesve përdoret edhe në eksperimentet tumorale dhe në diagnostikimin mjekësor, gjithashtu në studimin e superpërçuesve ose në sistemet e skanimit të mallrave që qarkullojnë në aeroport.

Pra Çerni më pak fjalë është edhe një biznes i mirë për shtetet që e financojnë.

Por le të vazhdojmë të flasim për unazën që po kolaudohet. Paketat e protoneve (njëqind miliardë protone në 2800 "paketa") do të lëvizin brenda një gypi (dhjetë cm diametër) ku krijohet "super boshllëku", më shumë se në hapësirë, një e mijta e miliardit të presionit në nivelin e detit.

Protonet do të lëvizin me shpejtësinë e dritës dhe distancën prej 27 kilometrash do ta përshkojnë njëmbëdhjetë mijë herë në sekondë.

LHC në fuqinë e saj maksimale do të arrijë për çdo grup protonesh një energji të barabartë me atë të një makine të lëshuar me 1600 kilometra për orë.

Çdo proton do të ngarkohet me 7 Tev (tera elektrovolt), pra çdo përplasje do të çlirojë 14 Tev: një sasi energjie që nuk është arritur më parë dhe që konsiderohet se do të jetë e aftë të çlirojë grimca që nuk janë parë kurrë më parë.

Nën sipërfaqen ku ndodhet laboratori, brenda disa shpellave gjigande ndodhen katër zhvilluesit e mëdhenj.

Dy janë "Atlas" dhe "Cms" të cilët bëjnë një vëzhgim me një fushëpamje të gjerë, ndërsa dy të tjerët "Alice" dhe "Lhcb" kanë si detyrë të vëzhgojnë objektiva më të specifikuar.

"Alice" studion materien nukleare në një dendësi të lartë, pra në momentin kur formohen protonet dhe neutronet. Rreth njëzet të milionat e sekondës pas "Big Bang"-ut.

Do të jetë faza e parë pas nisjes së përshpejtuesit të madh, kur për të krijuar "Qgp"-në do të përplasen bërthama plumbi: "Alice: është projektuar për të punuar në dendësi më të vogla se kjo e fundit, por gjithsesi vitin e parë të eksperimentit do të jetë shumë frytdhënës.

Në dendësi të ulëta, efektet janë më të rralla, por që të katërt vëzhguesit do të marrin informacion së bashku për të krijuar një ide më të qartë të të gjithë procesit.

Aty është si të punosh në eksplorime të mëdha gjeografike me një numër të madh njerëzish: për çdo vëzhgues kontribuojnë rreth njëqind institute nga rreth tridhjetë vende. Këta vëzhgues janë makineri gjigande të ndërtuara rreth gypit qendror ku do të kalojnë paketat e protoneve.

Dhe vëzhguesi i dytë, një prej të cilëve do të këtë një fushëpamje më të gjerë është "Atlas". Rreth 46 metra i gjatë, me një diametër prej 25 metrash dhe me peshë rreth shtatë mijë tonë. Dhe cilado qoftë fizika e re që do të zbulohet, "Atlas" dhe "Cms" do të jenë aty duke e vëzhguar.

Sot e njohim mirë botën e grimcave fillestare të përshkruara nga teoria e Modelit Standard. Modeli shpjegon mirë, por nuk i përgjigjet të gjitha pyetjeve.

Dimë që në univers ka rreth 25 për qind materie të panjohura. Por asnjë nga grimcat që ne njohim mund të na japë përgjigje dhe të na shpjegojë për materien e panjohur.

Modeli Standard është një teori që na jep një vizion për gjendjen e njohurive tona. Por ajo çfarë duket emocionuese është se nga gjithçka që ne njohim, e ashtuquajtura materie e zakonshme prej së cilës përbëhemi ne dhe çdo objekt tjetër në Tokë, përbën vetëm gjashtë për qind të materies dhe energjisë së universit.

Por injoranca jonë është pakufi, pasi përtej Modelit Standard ka shumë teori dhe fenomene të tjera që sot nuk i njohim, edhe pse e kemi ndonjë ide. Kjo vërtetohet në fazën kur përshpejtuesi "Lhc" do të arrijë për herë të parë energjinë që u përmend më sipër.

Termi materie e errët tregon edhe injorancën tonë. Jemi përballë një muri dhe kemi shumë pyetje. Nga ky këndvështrim mund të hapet një botë e re.

Të gjitha librat shkencorë aktualë mund të ndryshojnë ose të përfundojnë të arkivuar. Pas atij muri mund të vërtetohet teoria e Higs, që deri më tani është thjesht një hipotezë: një fushë energjie që përcakton masat e ndryshme të grimcave.

Ose të grimcave supersimetrike të quajtura ndryshe "Suzi", të cilat mund të shpjegojnë materien e errët ose masa mjaft të mëdha që nuk mund të ishin prodhuar deri më sot në mënyrë artificiale.

Ndërsa vëzhguesi i tretë është "Cms", i cili ka të njëjtat objektiva me "Atlas"-in, por përdor teknologji të ndryshme nga ky i fundit. Dhe të dy bashkë, praktikisht, verifikojnë rezultatet e njëri-tjetrit.

Do të arrijnë të regjistrojnë një miliard përplasje në sekondë.

Ndër to do të zgjidhen njëqind mijë, që mund të jenë interesante dhe në fund do të ruhen vetëm 100, ato më të përsosurat. Është një fluks informacioni i tillë sa mund të krahasohet me të gjithë fluksin e informacionit të botës në atë çast.

Dhe për këtë arsye, brenda ambienteve të vëzhguesit "Atlas" janë instaluar një seri kompjuterësh (farm) për të seleksionuar të dhënat përpara se ato të shkojnë në laborator për t‘u përpunuar.

Dhe i fundit mbetet vëzhguesi "Lhcb": ky është i ndryshëm nga të tjerët, sepse nuk është rrethor, por asimetrik. Vëzhgon mezonet B, të cilat pas përplasjes shkojnë të gjitha në të njëjtin drejtim.

Dhe kështu do të studiojnë asimetrinë materie-antimaterie, një e miliarda e miliardit të sekondës pas "Big Bang"-ut. Në një temperaturë prej disa miliarda gradë Celsius. Të gjitha të dhënat e eksperimentit përfundojnë në qendrën kompjuterike.

Analiza është pjesa përfundimtare. Dhe aty, në atë qendër kompjuterike, Tim Berners-Lee krijoi web-in, atë "www", që tashmë e njohim të gjithë. Dhe aktualisht, pasi nevoja për përpunim informacioni është shumë e madhe, u krijua edhe një rrjet i fuqishëm serverësh.

"Lhc" do të prodhojë 15 milionë giga bait informacion çdo vit, pak a shumë sa tre milionë DVD. Ky kapacitet përllogaritjesh është shpërndarë në rreth dyqind qendra të shpërndara në të gjithë botën dhe të ndërlidhura me njëra-tjetrën.

Pra edhe disa javë dhe "Lhc" do të fillojë të punojë. Por ka diçka tjetër përtej zbulimeve të mundshme, të cilat mund të trondisin shkencën.

Janë bërë disa teza sociologjie dhe antropologjie për të kuptuar se si mund të funksionojë kaq mirë: aty punojnë njerëz me kultura të ndryshme nga e gjithë bota.

Sigurisht që ka konkurrencë, por në transparencë të plotë kur bëhet fjalë për ndarjen e informacionit.

Duke e parë në një aspekt të gjerë, në fund të fundit të lind pyetja: pse nuk ekziston një Çern për shërimin e kancerit ose SIDA-s?

GSh
Jon
Jon

1163


Mbrapsht në krye Shko poshtë

kush - Mbi origjinen e Universit Empty LHC-The Large Hadron Collider

Mesazh  Estilen prej 31.03.10 22:15

LHC - THE LARGE HADRON COLLIDER

Eshte realizuar me ne fund eksperimenti i shumpritur.Pas nje vonese disa oreshe,si pasoje e disa problemeve teknike,u arrit te perplasen thermijat,qe shkaktuan nje mini bigbeng.Ne muajt ne vazhdim shkencaret do te analizojne te dhenat me shprese qe ti japin nje pergjigje disa pyetjeve te veshtira ne lidje me universin dhe perberjen e materies.

Faqja zyrtare e LHC-se, ku paraqiten me hollesi operacioni, detaje te ndryshme rreth projektit, etj.

kush - Mbi origjinen e Universit Fieldlhcem8
LHC Cooldown Status

Kjo eshte faqja: http://lhc.web.cern.ch/lhc/
avatar
Estilen

847


Mbrapsht në krye Shko poshtë

kush - Mbi origjinen e Universit Empty Re: Mbi origjinen e Universit

Mesazh  Estilen prej 01.04.10 17:36

.
.
. Foto te realizuara ne laboratorin me te kushtueshem te botes,me rreth 7 miliard dollare,ne daten 30 mars 2010,gjate kohes se kryerjes se eksperimentit.

.........Kliko mbi foto ta shohesh te zmadhuar


.linku mbi vendin ku u zhvillua minibigbengu
.https://project-cernland.web.cern.ch/project-CERNland/
.


..................CERN
Control Centre on 30 March 2010




Edituar për herë të fundit nga estilen në 01.04.10 19:28, edituar 1 herë gjithsej
avatar
Estilen

847


Mbrapsht në krye Shko poshtë

kush - Mbi origjinen e Universit Empty Re: Mbi origjinen e Universit

Mesazh  Luli prej 01.04.10 18:28

Me kete eksperiment shkencetaret duan te vertetojne se a ekziston Zoti (materia e padukshme).
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

884


Mbrapsht në krye Shko poshtë

kush - Mbi origjinen e Universit Empty Re: Mbi origjinen e Universit

Mesazh  Estilen prej 01.04.10 21:31