EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Svastika

+5
Equinox
Odin
Zattoo
benardi
Berti69
9 posters

Shko poshtë

Svastika Empty Svastika

Mesazh  Berti69 15.12.10 23:13

Svastika

Svastika 12232710

Svastika (kryqi i thyer) ka qenë e njohur në Ballkan shumë më parë se ç'është formuar etnosi ilir. Shembujt më "të lashtë janë që nga epoka e neolitit.Nga epoka e bronzit svastika ndeshet e paraqitur në karrocat e njohura prej argjili të Duplajës.

Nga mbarimi i epokës së bronzit, pra, në kohën kur tani mund të flasim për ilirët në këto treva, svastikën e gjejmë të paraqitur në shkëmbinj në Lipci afër Risanit në Bokën e Kotorit[21] dhe në Zhlijeb afër Vishegradit.

Me përjashtim të paraqitjes së një svastike në fibulën e gjetur në Kompolje të Likës e cila datohet me fazën e fundit të kulturës së fushave të urnave (HaB) në trevën e ilirëve, ky simbol nuk ndeshet deri në mbarim të shek. VI. para e.r., por në shek. V para e.r. bëhet shumë i shpeshtë. Është interesant të theksohet se svastika nuk është e pranishme njësoj në gjithë trevën ilire.

Më shpesh ndeshet në Istri dhe në trevat e Alpeve lindore kurse në trevën ndërmjet Savës, Dravës dhe Danubit ndeshet në kohën e hekurit të ri, dhe atë vetëm në një lokalitet - në Osijek. Pak më e shpeshtë është në trevën e japodëve, mirëpo, nuk dëshmohet në trevën e gjerë që e kanë populluar liburnët dhe dalmatët, ndërsa nga treva e liburnëve deri tani është i njohur vetëm një ekzemplar i këtij simboli.[Sërish e ndeshim në trevën qendrore të ilirëve si edhe në pjesët jugore të tokës ilire.

Në repertorin e gjetjeve duhen marrë parasysh edhe ekzemplarët e trikvetrumit (triquetrum), që dallohen nga svastika, të cilët në vend që të kenë katër i kanë tre gemba të thyer. Deri tani nga treva ilire janë të njohur vetëm tre ekzemplarë të trikvetrumit - njëri në fibulën e fundit të kohës së bronzit - gjetiu në Krehina Graci dhe dy pak më të reja (shek. VIII para e.r.) të skalitur në dy kallçinj - të gjetura në Ilijak në Gllasinc.

Domethënia simbolike e svastikës është e njohur mirë nga historia e religjionit. Vetë fjala "svastikë" përmban edhe domethënien e këtij simboli: në sanskritishte "svasti" do të thotë shëndet, mirësi dhe gëzim. J. Dechelette, i cili këtij simboli i ka kushtuar kujdes të veçantë, svastikën e ka karakterizuar si simbol "Dielli në lëvizje".

Sipas tij, svastika është zhvilluar prej rrethit të thjeshtë, në të cilin pastaj është skalitur kryqi. Me kohë rrembat e kryqit janë thyer dhe kështu është fituar trajta e svastikës me rremba të thyer brenda rrethit. Kjo do të ishte paraqitja më e hershme grafike e svastikës. Tipi i svastikës me rremba të thyer është i fazës së zhvilluar të mëtejshme të këtij simboli.

Ndoshta kanë pasur domethënie apotropeike edhe svastikat në vatrat shtëpiake të Donja Dolinës. Këto objekte, siç kemi theksuar, përveç funksionit praktik, kanë pasur rol të madh edhe në besimin e popullsisë së atij vendbanimi lakustër, prandaj edhe shfaqja e svastikës në to ka qenë padyshim e lidhur ngushtë me vendin që në besimet e tilla ka pasur vatra e shtëpisë.

Sipas shpjegimit që pat dhënë Q. Truhelka, banorët e Donja Dolinës u kanë dërguar ushqim të vdekurve, pajtorëve të shtëpisë e të familjes, që kishin qenë të varrosur nën shtëpi të tyre, përmes një vrime në formë të hinkës që gjendej në fund të këtyre furrave. Svastika në këto furra mund tëjetë simbol i lumturisë dhe i gëzimit, por edhe i vdekjes.

Svastikat e para janë gjetur në kohën e Neolitit, 5.000-6.000 p.e.s. në kulturën e Vinçës e cila shtrihej në Dardani, Maqedoni, Thesali, një pjesë të sotme të Shqipërisë, Serbi, Rumani, dhe një pjesë të Bullgarisë.

Afërsia e kësaj kulture me ilirët është e qartë. Qysh në këtë kulturë filloi përdorimi i bakrit, që solli deri tek zhvillimi i kulturës së Vuçedolli ku emërtimi ilir është përdorur pa asnjë dyshim.

Këtu në postimin e dytë mund të shihen sfastikat në Kulturën e Vinçës :

Malësorët e veriut kanë përdorë sfastikën në tatuazhe brez pas brezi, prej se mbahet mend. Sfastikën e quajnë "Dilli i gjyshave", pastaj "Dilli i Hotit" etj.

P.N.P., e datëlindjes 1890, bijë e Shoshit. Me banim në Nikç të Kelmendit. Tatuazhin në dorën e saj të djathtë ajo e quan "Tbani (kasollja në stan) n‘bjeshkë i mbuluem dhe me diellin plak n‘pullaz (në çati)". Nuk tregon se kush ia ka punuar. Është punuar me bojë blu. "Me mereqep shkollet", thotë mbartësja e saj (14 shkurt 1971).

Svastika në ballkan e Iliri dhe gjetkë

Sikur edhe simbolet e tjerë solarë që u përmendën deri tani, ashtu edhe svastika (kryqi i thyer) ka qenë e njohur në Balikan shumë më parë se ç'është formuar etnosi ilir. Shembujt më të lashtë janë që nga epoka e neolitit. Nga epoka e bronzit svastika ndeshet e paraqitur në karrocat e njohura prej argjili të Duplajës.

Nga mbarimi i epokës së bronzit, pra, në kohën kur tani mund të flasim për ilirët në këto treva, svastikën e gjejmë të paraqitur në shkëmbinj në Lipci afër Risanit në Bokën e Kotorit dhe në Zhlijeb afër Vishegradit.

Në repertorin e gjetjeve duhen marrë parasysh edhe ekzemplarët e trikvetrumit (triquetrum), që dallohen nga svastika, të cilët në vend që të kenë katër i kanë tre gemba të thyer. Deri tani nga treva ilire janë të njohur vetëm tre ekzemplarë të trikvetrumit - njëri në fibulën e fundit të kohës së bronzit - gjetiu në Krehina Graci dhe dy pak më të reja (shek. VIII para e.r.) të skalitur në dy kallçinj - të gjetura në Ilijak në Gllasinc.

Domethënia simbolike e svastikës është e njohur mirë nga historia e religjionit. Vetë fjala "svastikë" përmban edhe domethënien e këtij simboli: në sanskritishte "svasti" do të thotë shëndet, mirësi dhe gëzim. J. Dechelette, i cili këtij simboli i ka kushtuar kujdes të veçantë, svastikën e ka karakterizuar si simbol "Dielli në lëvizje".

Sipas tij, svastika është zhvilluar prej rrethit të thjeshtë, në të cilin pastaj është skalitur kryqi. Me kohë rrembat e kryqit janë thyer dhe kështu është fituar trajta e svastikës me rremba të thyer brenda rrethit. Kjo do të ishte paraqitja më e hershme grafike e svastikës. Tipi i svastikës me rremba të thyer është i fazës së zhvilluar të mëtejshme të këtij simboli.

Kuptimi kryesor i svastikës te ilirët, njësoj si edhe në viset e tjera ku ajo paraqitet, në thelb, ka qenë solare. Mirëpo, svastika ka edhe kuptime të tjera. Forma e svastikës p.sh., në mburojat ilire, të paraqitura në monedhat e qytetit ilir të Scodrës, pastaj shembëlltyra e trikvetrumit në kallçinjtë e Iliakut etj., ka pasur domethënie apotropeike. Domethënie të tillë me siguri kanë pasur edhe paraqitjet e svastikës në fibulat, në dy byzylykët dhe stoli të tjera që i kanë bartur ilirët.

Ndoshta kanë pasur domethënie apotropeike edhe svastikat në vatrat shtëpiake të Donja Dolinës. Këto objekte, siç kemi theksuar, përveç funksionit praktik, kanë pasur rol të madh edhe në besimin e popullsisë së atij vendbanimi lakustër, prandaj edhe shfaqja e svastikës në to ka qenë padyshim e lidhur ngushtë me vendin që në besimet e tilla ka pasur vatra e shtëpisë.

Sipas shpjegimit që pat dhënë Q. Truhelka, banorët e Donja Dolinës u kanë dërguar ushqim të vdekurve, pajtorëve të shtëpisë e të familjes, që kishin qenë të varrosur nën shtëpi të tyre, përmes një vrime në formë të hinkës që gjendej në fund të këtyre furrave. Svastika në këto furra mund tëjetë simbol i lumturisë dhe i gëzimit, por edhe i vdekjes.

Dihet se svastika me gemba të kthyer në drejtim të lëvizjes së Diellit në Indinë e lashtë ka qenë simbol i dritës, i gëzimit dhe i jetës, kurse ajo me gemba të kthyer në anën e kundërt (suavastika) ka qenë simbol i vdekjes dhe i fatkeqësisë.

Te ilirët i ndeshim të dy tipet e këtij simboli dhe fakti që suavastika gjendet më shpesh në objekte të karakterit funeral se sa svastika, ka të ngjarë që te ilirët këto dy tipe të svastikës kanë pasur të njëjtën domethënie si në Indi.

G Sh
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Svastika Empty Re: Svastika

Mesazh  benardi 16.12.10 12:28

Svastika eshte simboli shpirteror tantrik me i vjeter qe njihet ne kete planet,origjina e ketij simboli i ka zanafillat e tij ketu e 15,000 vjet me pare.

Vete fjala sanskrike(e cila eshte bashkimi i dy fjaleve) perkthehet dhe ka kuptimin keshtu

SU=qe do te thote i plote,dhe ASTI=qe do te thote te behesh

pra kuptimi dhe perkthimi eshte me se i qarte dhe i kuptueshem per ata qe duan

te tjerat jane humbje kohe, ashtu sic beri hitleri i cili e huazoi kete simbol nga induizmi dhe budizmi, dhe abuzoi dhe ne fund edhe e pesoi.
benardi
benardi

36


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Svastika Empty Re: Svastika

Mesazh  Zattoo 12.02.11 23:46

Mua me duket se svastika ka paraqitur gjithmone force ne kuptim te gjere, dhe se per kete arsye nazistet e perdoren kete fuqi, thjesht e perdoren nga ana e keqe.
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Svastika Empty Re: Svastika

Mesazh  Odin 08.11.11 13:57

Swastika si simbol unikal i pergjithshem i gjithe njerzimit

Ky simbol (ideogram), paraqet sistemin tone planetar, jeten, ore matse e kohes te tipit te thjesht, harte e yjesive, busulle... Pra, mvaret se si e shpjegojm kuptimin e vertet te ketij simboli dhe njeherit eshte e rendesishme per njerzit te cilet vizatuan ne forma te ndryshme kete simbol, mvaret se sa trasheguan nga kuptimi orgjinal, sepse ky simbol nuk pershkruhet me dy tri pika, fjali apo vija.

Tek ky simbol nderlidhet forma e rrethit me nje direk ne mes, ti themi sumbullar mendoj se eshte emri me i perafert me kuptimin formal te simbolit.

Ndersa kater vijat ne mes nuk jane asgje tjeter perpos prerjet e arta 1.618 qe identifikohen si numri 4 tek sistemi Pitagores 3,4,5 njeherit 1/4 e keti simboli paraqitet te ballina e piramides si dhe te njeriu, organi hundes ne miniatur koincidon me sistemin Pitagorean 3,4,5.

(Pitagora:
"...The Pythagorean mystics, who derived their doctrine from Pelasgian sources... - 1 Pythagoras is said to have been a Tyrrhenian Pelasgian from Samos in the Northern Aegean. This would account for the close connection of his philosophy with the Orphic and Druidic."

Perse kemi swastika qe paraqitet ne dy kahje 'rotullimi':

Drita nuk prodhohet eskluzivisht nga Dielli yne, sepse ka shume diej yje. Madja ka gjasa qe keta yje jane mase e koncentruar e drites ne/mbi limitet e shpejtesise se saj. Dielli eshte mase dhe atribut i drites.

Nese shpejtesia e levizjes rritet ne/mbi ate te levizjes se drites 300000km/s, drita do zhduket pasi ka shpejtesi me te vogel. Ne kete pike behet konvertimi levizjes/energjise ne mase (trup).
Pra ka mase te mbarsur me energji.

Swastika ndalon, dhe mund ta rifilloje levizjen vetem ne drejtimin te kundert, pra duke emetuar drite.

E njejta gje mund te thuhet per piken e ngrirjes, minus 274 celcius.

Atomet vibrojne deri sa arrihet kjo temperature. Ne 274 C poshte zeros, ato nuk mund te vibrojne me pak se "aspak". Ato ndalojne se vibruari.

Kjo do te thote se nuk kemi “perpetum mobile†te energjise, megjithese kjo nuk humbet. Pasi zjarri te ka dhene ngrohje, do te duhet te harxhohet ngrohje per ta rindezur ate. Ne kete sens, hyn kendveshtrimi i fatit te se keqes dhe swastikes qe rrotullohet kunder akrepave te ores, ose qe absorbon driten duke krijuar mase.

Te dy rastet me lart (ku njeri eshte teresisht i palidhur me driten ne sensin fotogjen te saj) deshmojne per ekzistencen e perkufizimeve absolute te cilat integrojne dhe zberthejne cdo gje materiale ne hapesiren kozmogonike. Ekzistenca e ketyre limiteve dhe shnderrimet nga nje lende ne tjetren jane studjuar.

Por deri sot asnje mendje njerezore nuk ka mundur te i jape pergjigje pyetjes se perse ka kufizime te tilla, si dhe cfare percakton limitin ekstrem te kufizimeve, ose perse asgje nuk ja kalon shpejtesise se drites. Thene ndryshe, pse shpejtesia e drites dhe jo dicka tjeter eshte limiti i fundem? Pse eshte -274C dhe jo te themi -800C kufiri maksimal i ngrirjes?

Ne kete sens Dielli eshte derivat i swastikes dhe kurresesi e kunderta, eshte pergjigja me shkencore e koncentruar ne nje rresht te vetem (Javan).
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Svastika Empty Re: Svastika

Mesazh  Equinox 19.03.12 16:34

zattoo shkruajti:Mua me duket se svastika ka paraqitur gjithmone force ne kuptim te gjere, dhe se per kete arsye nazistet e perdoren kete fuqi, thjesht e perdoren nga ana e keqe.


Ky simbol eshte marre nga nazistet ashtu siç eshte marre pentagrami nga satanistet.
Për mua svastika eshte nje simbol i pushtetit, aty ku Pentagrami përfaqëson përsosmërinë, cilësinë, Svastika përfaqëson shprehjen e fuqishme te kësaj përkryerje.

Svastika është lëvizja e rotacionit, cikli i përjetshëm.

Toka rrotullohet, planetet levizin, koha është në lëvizje të vazhdueshme, kozmosi shprehet nepermjet cikleve. Stinët e vitit janë gjithashtu katër në numër.

Prandaj është një simbol i lëvizjes, zgjerimit.

Kjo është një simbol me plotë kuptime, simbolet janë shprehje e realitetit okult, hartat e një eksperimenti në terren.

Equinox
Equinox

207


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Svastika Empty svastika

Mesazh  Ushtari i krishtit 19.03.12 20:05

svastika ka qene simbol indoevropian
Ushtari i krishtit
Ushtari i krishtit

152


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Svastika Empty Re: Svastika

Mesazh  prishtin01 20.03.12 13:09

muslimanet nuk e kan perdorur KURR nje shenje te till
ne muslimanet nuk merremi me simbole e shenja
prishtin01
prishtin01

1


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Svastika Empty jo

Mesazh  Ushtari i krishtit 20.03.12 19:42

prishtin01 shkruajti:muslimanet nuk e kan perdorur KURR nje shenje te till
ne muslimanet nuk merremi me simbole e shenja
jo eshte e vertete se muslimanet nuk e kan perdorur ushtria naziste e ka patur simbol ne ushtrine e saj edhe ne lashtesi e kan patur disa civilizime te tjera
Ushtari i krishtit
Ushtari i krishtit

152


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Svastika Empty Re: Svastika

Mesazh  Berti69 03.11.13 17:08

Svastika e lashtë

Svastika N-the-10

Svastika Indexs10

Svastika Bhimar10

Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Svastika Empty Re: Svastika

Mesazh  Berti69 03.11.13 17:10

Svastika Ancien10

Svastika Images10

Svastika Images11
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Svastika Empty Re: Svastika

Mesazh  Berti69 03.11.13 17:28

Svastika Ww10

Svastika 410

Svastika 1010
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Svastika Empty Re: Svastika

Mesazh  Berti69 03.11.13 17:29

Svastika Char-d10

Svastika Tumblr10

Svastika The-bu10
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Svastika Empty Re: Svastika

Mesazh  Berti69 03.11.13 17:34

Svastika Penden10

Svastika Svasti10

Svastika 36477810
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Svastika Empty Re: Svastika

Mesazh  gjilanasi 17.03.14 21:34

Kryqi nazist (zvastika) është përdorur për 3000 vjet dhe ka simbolizuar të mirën dhe fatin, deri para përdorimit të tij nga nazistët në Gjermani. Imazhi është përdorur nga kulturat në të gjithë botën, duke përfshirë të krishterët, hebrenjtë, hindutë, bidistët dhe madje amerikanët vendas.
gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Svastika Empty Re: Svastika

Mesazh  Zattoo 14.03.15 19:11

Si u dashurua bota me svastikan

Svastika 640px-Mausol%C3%A9e_Goblet_d%27Alviella_-_Signes_18

Në gjuhën e lashtë indiane të sanskritishtes, svastika do të thotë mirëqenie. Simboli është përdorur nga hindutë, budistët dhe jainët për mijëra vite dhe pranohet gjerësisht se është një shenjë indiane.

Udhëtarët e parë perëndimorë në Azi u frymëzuan nga mesazhi pozitiv dhe lashtësia e këtij simboli dhe nisën ta përdorin pasi ktheheshin në shtëpi.

Në fillim të shekullit të 20-të, ky simbol ishte në modë si një shenjë e fatit të mirë.

Në librin e tij “Svastika: Simboli përtej djallëzores”, shkrimtari amerikan Steven Heller tregonte se sa me entuziazëm ishte pranuar në perëndim një simbol i tillë në arkitekturë, në reklama dhe në dizajnin e produkteve.

“Coca- Cola e përdorte. Carlsberg e përdorte në shishet e birrës. Bojskautët e adoptuan dhe Klubi i Vajzave në Amerikë e kishte quajtur revistën e saj Svastika. Madje ata u dërgonin lexuesve të rinj disa svastika si shpërblim për shitjen e kopjes së revistës,” thotë ai.

Ky simbol u përdor nga njësitë ushtarake amerikane gjatë Luftës së Parë Botërore dhe mund të shihet edhe në avionët britanikë në fund të vitit 1939.

Por përdorimi pozitiv i këtij simboli u ndërpre kur nazistët erdhën në pushtet në Gjermani.

Nazistët i përdornin svastikat bazuar mbi punën e disa studiuesve gjermane të shekullit të 19-të, të cilët përkthenin tekste të vjetra indiane. Ata kishin vënë re ngjashmëri mes gjuhës së tyre dhe sanskritishtes. Nazistët arritën në përfundimin se indianët dhe gjermanët duhet të kishin prejardhje të përbashkët dhe imagjinuan një racë me luftëtarë të bardhë, të ngjashëm me zotat, të cilët i quanin Arianë.

Ideja u kap menjëherë nga grupet nacionaliste anti- semitike, që e përvetësuan svastikan si një simbol arian për të shtuar ndjenjën e prejardhjes së lashtë të popullit gjerman.

Kryqi i thyer, ose hakenkreuz në gjermanisht, i vendosur në rrethin e bardhë dhe me një sfond të kuq të flamurit nazist u bë simboli më i urryer i shekullit të 20-të, i lidhur pazgjidhshmërisht me mizoritë e kryera nga Rajhu i Tretë.

“Për hebrenjtë, svastika është simbol i frikës, shtypjes dhe shfarosjes. Është një simbol që nuk do jemi më kurrë në gjendje që ta ndryshojmë,” thotë 93- vjeçari Freddie Knoller, i mbijetuar i Holokaustit.

“Nëse vendosnin svastika mbi varre apo mbi sinagoga, ata fusnin frikën te ne. Sigurisht që nuk do ndodhë më”.

Svastika u ndalua në Gjermani në fund të luftës dhe Gjermania tentoi, por pa sukses, që të mundësojë ndalimin e këtij simboli në mbarë BE-në në vitin 2007.

Ironia është se svastika është më shumë europiane në origjinë seç mund ta dinë shumë njerëz.

Zbulimet arkeologjike kanë treguar se svastika është një simbol shumë i vjetër, që nuk është i kufizuar vetëm në Indi.

Simboli është përdorur nga grekët e lashtë, keltët dhe anglo- saksonët dhe disa shembuj të vjetër janë gjetur edhe në Europën Lindore, nga Baltiku në Ballkan.

Nëse doni të shihni se sa të thella janë rrënjët e svastikas në Europë, një vend i mirë për t’ia nisur është Kievi.

Në Muzeun Kombëtar të Historisë në Ukrainë gjendet edhe një figurinë e vogël prej fildishi e një zogu femër. I bërë nga dhëmbët e një mamuthi, ajo është gjetur në vitin 1908 pranë kufirit me Rusinë.

Në trupin e zogut janë të gdhendura svastika dhe analizat me radio karbon tregojnë se kjo është svastika më e vjetër në botë, që daton plot 15 mijë vjet më parë.

Zogu është gjetur me disa objekte fallike, çka mbështet idenë se svastika ishte një simbol i fertilitetit.

Në muze ka edhe të tjera simbole me svastika, disa vazo që datojnë 4 mijë vjet më parë.

Kur nazistët pushtuan Kievin gjatë Luftës së Dytë Botërore, ata ishin të bindur se vazot ishin provë e paraardhësve të tyre arianë dhe i morën në Gjermani. (Ato u kthyen pas luftës).

Disa njerëz mendojnë se kjo histori e gjatë mund të ndihmojë në ringjalljen e këtij simboli në Europë si diçka pozitive.

Peter Madsen, pronar i një dyqani tatuazhesh në Kopenhagen thotë se svastika është një simbol i mitologjisë nordike, me rëndësi për shumë skandinavë. Ai është një nga themeluesit e Ditës së Svastikës më 13 nëntor.

“Ne thjesht duam që njerëzit të mësojnë se svastika vjen në shumë forma të tjera dhe asnjë prej tyre nuk është përdorur për keq. Po ashtu po përpiqemi që t’u tregojmë fashistëve të krahut të djathtë se po e përdorin gabimisht këtë simbol. Nëse e edukojmë publikun për kuptimin e vërtetë të svastikës, ndoshta mund t’ua marrim fashistëve,” thotë ai.

Por ata që kanë vuajtur tmerrin e fashizmit, si Freddie Knoller, perspektiva për të mësuar që të duan svastikan nuk është e lehtë.

“Për njerëzit që kanë kaluar Holokaustin, ne do e kujtojmë gjithmonë svastikan për atë që ishte në jetën tonë- një simbol i djallit”.

Nga Mukti Jain Campion, BBC
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Svastika Empty Re: Svastika

Mesazh  Luli 30.09.15 13:28

Svastika Auto_svas11443606229

Historia 12.000-vjeçare e svastikës


Sapo të përmendet svastika, apo kryqi i thyer, menjëherë na shkon mendja te tmerret e shkaktuara nga nazizmi i Hitlerit. Por, ai nuk ishte i pari që e përdori këtë simbol

Svastika, apo kryqi i thyer, është përdorur si simbol i fuqishëm për mijëra vjet me radhë. Për hindusët dhe budistët në Indi, por edhe në vendet e tjera aziatike, svastika ishte dhe vazhdon të mbetet simbol i rëndësishëm, që mund të shihet në tempuj, autobusë, taksi dhe ballina të librave. Ky simbol ishte i pranishëm edhe në Greqinë antike dhe është gjetur në gërmadhat e Trojës, qytet që ka ekzistuar 4000 vjet më parë. Svastika ishte e pranishme edhe te druidët dhe keltët, sikur që përdorej edhe nga popujt nordikë. Kalorësit teutonikë, një urdhër mesjetar ushtarak gjerman, i cili u bë më pas një urdhër katolik, po ashtu e përdorte këtë simbol. Por, pse ky simbol është i rëndësishëm, dhe pse Hitleri vendosi ta përdorte atë?

Svastika Auto_svas21443606233


Domethënia e fjalës “svastika”


Fjala “svastika” në sanskrite (‘svasktika’) dmth “ai është”, “mirëqenie”, “ekzistencë e mirë”, apo “fat i mirë”. Ky simbol ka edhe emra të tjerë: ‘Uan’ në Kinë; ‘Manxhi’ në Japoni; ‘Fylfot’ në Angli; ‘Hakenkreuz’ në Gjermani dhe ‘Tetraskelion’ ose ‘Tetragammadion’ në Greqi.

Një shkencëtar sanskrit P. R. Sarkar, në vitin 1979 tha se domethënia më e thellë e këtij simboli është “Fitore e vazhdueshme”. Ai po ashtu tha se, si çdo simbol tjetër, edhe ky simbol mund të ketë kuptim pozitiv, apo negativ, varësisht sesi vizatohet.

Svastika më e vjetër që është gjetur ndonjëherë, është zbuluar në Mezine, Ukrainë, e gdhendur në një figurë të fildishtë, e cila është plot 12,000 vjet e vjetër. Kultura më e vjetër që dihet se e ka përdorë këtë simbol, ishte një kulturë neolitike në Evropën jugore, e quajtur kultura e Vinçës, e cila është rreth 8000 vjet e vjetër.


Te budistët, indianët e Amerikës, te grekët e lashtë...


Te budizmi, svastika është simbol i fatit të mirë, prosperitetit, bollëkut dhe përjetësisë. Ajo është e lidhur direkt me Budën dhe mund të gjendet në këmbët, apo zemrën e tij. Thuhet se svastika përmban mendjen e Budës.

Në muret e katakombeve të krishtera në Romë, svastika gjendet e shoqëruar me fjalët “Zotiko, Zotiko” gjë që dmth “Jeta e jetës”.

Në mitet nordike, Odin paraqitet duke udhëtuar në gjithësi, derisa svastika përfshin të gjithë planetët. Në Amerikën veriore svastika përdorej nga fisi Navajo. Në Greqinë antike, Pitagora e përdorte svastikën me emrin ‘Tetraktys’ dhe ajo ishte simboli që e lidhte qiellin me tokën. Svastika përdorej edhe nga fenikasit si simbol i diellit. Është interesant sesi një simbol i jetës dhe përjetësisë, pas përdorimit nga nazistët, u bë simbol i urrejtjes dhe vdekjes.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Svastika Empty Re: Svastika

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi