Meditimi i thellë

Shko poshtë

meditimi - Meditimi i thellë Empty Meditimi i thellë

Mesazh  Elizza prej 14.11.10 19:07

Meditimi i thellë


meditimi - Meditimi i thellë 455

Unë s'mund të mendoj për asgjë tjetër që ofron të njëjten ndjenjë të paqes dhe lehtësimin nga presionet e jetës së përditshme si përvoja e meditimit të thellë.

Shpesh kam hasur ne individ që dëshirojnë të shkojnë thellë e më thellë në nivelet e mendjes, por kur duan ta bëjnë këtë gjë ata kërkojnë një teknikë të re. Pasi ta kenë përvetsuar një, e vërejnë se nuk po arrin suksesin që e kanë paracaktuar dhe kërkojnë një përvojë të re duke ndërruar teknikën... Kjo nuk është zgjidhja!

Disa sekrete për meditim të thellë:

1. Mirëqenia juaj e përgjithshme
Shëndeti juaj psikologjik, emocional, fizik dhe shpirtëror janë të lidhura të gjitha, dhe të gjitha kanë një ndikim në aftësinë tuaj për të provuar meditim të thellë. Në qoftë se keni një mungesë ekuilibri në një aspekt të jetës suaj, kjo do të ndikojë në çdo fushë pa dyshim në një mënyrë ose në një tjetër.

Komponente të ndryshme të vetes, të mendjes suaj, të trupit dhe të shpirtit janë të lidhura të gjitha. Energjia që rrjedh nëpër trupin tuaj fizik, mendimet që qarkullojnë në mendjen tuaj dhe emocionet që ju ndjeni janë të ndërthurura të gjitha dhe të lidhura, dhe ato të gjitha ndikojnë në njëra-tjetrën.

Ju ndoshta nuk keni nevojë më për t'ju bindur për këtë. Ju do të jeni të vetëdijshëm se si emocionet tuaja mund të ndikojnë në nivelin tuaj të energjisë, ose si një sëmundje fizike mund të jetë e sjhkaktuar nga stresi. Gjithashtu, hapja juaj me dimensionin shpirtëror të jetës mund të jetë 'e mbytur' nga të menduarit negativ dhe një force që rrjedh nëpër sistemin tuaj nervor mund të ndihmohet ose pengohet nga stadi juaj i mendjes.

Nëpër klasat e meditimit ose nëse keni dëgjuar për një meditim të udhëzuar, instruktori i meditimit kërkon që medituesit të përqendrojnë vëmendjen në trupin e tyre fizik në fillim të meditimit. Kjo bëhet që t'iu jap mundësi për të identifikuar ndonjë nga fushat e trupit që janë veçanërisht të tensionuara, të lënduara apo të pakëndshme. instruktorët e mirë të meditimit e kuptojnë moslidhjen e mendjes, trupit dhe shpirtit, dhe e kuptojnë se tensioni që është ruajtur në trup mund të pengojë meditimin dhe rrjedhën e energjisë shpirtërore në të gjithë trupin dhe mendjen e tyre.

Mendja, Trupi dhe Shpirti ...
Për të shkuar më thellë në meditim, në një nivel të ri të meditimit të vërtetë kozmik, ju mund të keni nevojë për të adresuar aspekte të mirëqenies suaj që ju i kishit shpërfillur paraprakisht, dhe ju gjithashtu mund të duhet të bëni ndryshime në çdo rrethanë në jetën tuaj që ndikojnë në shëndetin e mendjes suaj, trupit dhe shpirtit.

... A jeni fizikisht të shëndetshëm, ose a keni dhimbje apo një gjendje kronike që ju pengon? A jeni të ekuilibruar emocionalisht, apo nganjëherë vuani nga ankthi apo depresioni? A bëni mjaft gjumë? Si ndiheni në lidhje me punën tuaj? A ju frymëzon puna juaj dhe a ju jep një ndjenjë të qëllimit, apo është ajo një punë e përditshme e lodhshme? A pini duhan ose merrni drogë? a keni energji ose jeni të lodhur shpesh? Janë marrëdhëniet tuaja me ata rreth jush harmonike?.....

2. Një mendje e qetë
Kur ju meditoni, ju e vereni se mendja juaj është e zënë! Pra, ju nuk jeni vetëm. Gjatë rrjedhës së një dite të zakonshme është e lehtë për të ndërtuar një sasi te madhe kërcëllimesh mendore. Mendja e qetë është një praktikë e fuqishme që do të ndihmojë në parandalimin e një ndërtimi kërcëllimesh mendore dhe ju përgatit për meditim shumë të thellë. Eshtë një praktikë tepër e fuqishme që mund të transformojë jo vetëm meditimin tuaj, por edhe cilësinë normale të jetës së përditshme. Mendja e qetë është “ stadi i të qenit në momentin e tanishëm duke pranuar gjërat si janë, pa i gjykuar”. Kur jeni të ndërgjegjshëm, vetëdija juaj është në momentin e tanishëm. Ju bëheni i vetëdijshëm për veten dhe rrethin tuaj, por ju thjesht i respektoni këto gjëra ashtu si janë. Ju jeni të vetëdijshëm për mendimet dhe ndjenjat tuaja, por ju nuk reagoni ndaj tyre...

3. Qëllimi
Për miliona njerëz në mbarë botën, meditimi është një pjesë pozitive e përditshmerise së tyre rutinore. Ndoshta ju jeni njëri prej tyre.

Fuqia e qëllimit është një nga ato gjëra që është shumë e lehtë për ta nënçmuar, por kur ju bëni një deklaratë të qëllimit, ju filloni të koncentroheni në çfarëdo qoftë ajo që synoni për të arritur.

Kur është fjala për meditim, fuqia e qëllimit mund të jetë një aleat i fuqishëm. Kur ju shprehni si qëllim që të keni një meditim të thellë, ju bëni një angazhim të vogël, por të fuqishëm për veten, sa me të vërtetë mund t’ju ndihmojë për t'u përqëndruar dhe për të thelluar meditimin tuaj. Shprehja e qëllimit mund të duket si një ushtrim i parëndësishëm mendor, por është shumë më i fuqishëm si ne të japim “kredi” për të.

4. Muzika meditative
Muzika meditative është një formë e specializuar e muzikës që ndihmon për ta qetësuar aktivitetin në mendjen tuaj dhe t'ju udhëzojë në një gjendje të relaksimit të thellë. Kjo është një rrugë jashtëzakonisht efektive e trajnimit të mendjes për të hyrë në një gjendje meditimi të thellë dhe është efektive edhe për fillestarët edhe për medituesit me përvojë. Është muzike e lehtë, është shumë relaksuese, dhe për shumë njerëz, kjo sjell një pikë kthese në meditimin e tyre dhe çon në një përshpejtim të hyrjes në thellësi.
Kjo muzikë sjellë ndryshime të dëshirueshme në aktivitetin e valëve të trurit, në mënyrë që të shkaktoj një gjendje të meditimit dhe të relaksimit të thellë.

Kjo teknikë e specializuar e audiove përdor edhe zëra të quajtur binaural beats. Këta zëra janë të ngulitur zakonisht brenda muzikës qetësuese, për të ndihmuar të hyni në nivelet e meditimit të thellë, që mund normalisht t’ju duhen vite të praktikës për të përmbushur. Kjo është me përfitim të madh jo vetëm për ata që janë të ri në meditim, por gjithashtu është e mrekullueshme edhe për medituesit me përvojë.

5. Përkushtimi dhe këmbëngulja
E di, ... përkushtimi dhe këmbëngulja nuk janë dy nga fjalët më të preferuara në botë, por si për shumë gjëra në jetë, ato janë thelbësore për arritjen e rezultateve të vërteta dhe të qëndrueshme. Nëse doni të jeni në gjendje të shkoni lehtësisht në meditim të thellë në një bazë të rregullt, atëherë ju do të duhet t'i kushtoni pak kohë dhe përpjekje që të keni sukses.

...

Si keni për ta realizuar tani?..., teknika që ju përdorni për meditim në përgjithësi është më pak e rëndësishme se sa mënyra me të cilën ju i qaseni meditimit dhe jetës suaj si një tërësi. Pavarësisht nëse ju bëni meditim të jashtëzakonshëm, meditim zen, meditim vipassana, meditim merkaba, meditim budist apo edhe meditim në këmbë, teknika që ju përdorni është dytësore për nga rëndësia. Të gjitha teknikat e meditimit kanë të njëjtin qëllim përfundimtar, ndërsa ka shumë faktorë që mund të ndikojnë në aftësinë tuaj për të medituar thellë!
Elizza
Elizza

223


Mbrapsht në krye Shko poshtë

meditimi - Meditimi i thellë Empty Re: Meditimi i thellë

Mesazh  Xhemajl prej 30.12.10 21:36

Kur bëhet fjal per meditim te thelle, a do te thote se ne meditim te thelle perfshihet nivelet e mendjes :Beta,alfa,theta,delta?
Xhemajl
Xhemajl

259


Mbrapsht në krye Shko poshtë

meditimi - Meditimi i thellë Empty Re: Meditimi i thellë

Mesazh  benardi prej 31.12.10 0:24

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Përsiatja (ose meditimi nga lat. meditatio - mendoj, përsias,) është një mënyrë përkushtimi fetar ose ushtrimi mendor dhe shpirtëror, në të cilin njeriu përqendron mendjen e tij në një pikë të vetme (fjalë, fjali, emër), për të arritur një gjendje apo shkallë më të lartë të vetëdijes shpirtërore.

benardi
benardi

46


Mbrapsht në krye Shko poshtë

meditimi - Meditimi i thellë Empty Re: Meditimi i thellë

Mesazh  Xhemajl prej 22.08.11 23:19

Perfitimet nga Meditimi i thelle,
Perjetim te paqes ne mendjen tuaj, Rrit aftesin tuaj per te mesuar me shpejte, qartesi mendore, me shume inteligjence dhe intuite,
Fiton me shum qasje ne krijimtari dhe me shum frymezim..
Rritjen e energjisë suaj dhe vitaliteti gjatë gjithë ditës (thjesht sepse ju jeni shumë më tepër vigjilent sa kurrë më parë) ...
Ju ndihmon për të thyejnë problemet e veshtira dhe sfidat ...
Rregullon hormonet natyrore shërimin tuaj dhe për të përmirësuar gjendjen tuaj emocionale, shpirtërore dhe fizike ...

Gjithashtu ne nivele me te thella te mendjes, jemi ne gjendje qe te kemi aftesi te papara psiqike, si telekinezis,shikim ne distanc etj etj.

Per te hyre sa me thelle ne meditim, eshte e nevojshme shum vite eksperienc mirpo koheve te fundit, teknologjia na ka bere te mundur qe permes muzikes me efekte speciale te futemi shum me lehte, dhe sa me thelle ne meditim.
Xhemajl
Xhemajl

259


Mbrapsht në krye Shko poshtë

meditimi - Meditimi i thellë Empty Re: Meditimi i thellë

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi