EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Legjenda e Rozafes

+7
las vegas
dante
ajzberg
Angeloflight
yasmin
Estilen
Jon
11 posters

Shko poshtë

legjenda - Legjenda e Rozafes Empty Misteri i sakrifikimit te Rozafes

Mesazh  Jon 26.02.10 13:01

MISTERI I SAKRIFIKIMIT TE ROZAFES

legjenda - Legjenda e Rozafes Rozafa10

Kenga Rozafes sjell nje tragjedi nga historia pellazgo? ilire ne vitin 335 te shekullit te IV para eres se re, kohe kur ne nje nga ngrehinat me te lashta pellazgo ilire ne ate te Skutarit hyjnor, kryeqendres se e Ilirise, ka ndodhur nje flijim njerezor, sakrifica e Rozafes..

Parahistoria e Skutarit na daton 13 shekuj para Krishtit Pas vdekjes se

Ngadhnjysi i ri, Leka i Madh, me kete beteje, duke mundur pinjollet e Bardhylit, do te njihej edhe si zot i Ilirise . Por ne kete fitore Leka do te zbulonte misterin e lavdise se tij. Ai e shperfilli shkelqimin e triumfit te pare si mbret i ri Maqedonise dhe parapelqeu rikurorezimin e mbreterve te rinj te Ilirise, Glakut dhe Klitit, duke kerkuar prej tyre besen si aleate te Mbreterise Maqedonase.

Rreptesia dhe vleresimi i kundershtareve te mundur do te perbente vecanesi taktike te Aleksandrit, qe do ta shnderronin ate ne hyjni jo vetem te sivellezerve te tij ilire, por dhe kudo ku shkeli kemba ne Egnatien e tij.

Glauku do te qe nje nga flamurmbajtesit besnike deri ne vdekje te shpures prej 35000 burrash pelazge (Iliro?Trako?Maqedonas?Epirote) te atij bashkimi shpirteror qe u be baza e nuklit te fuqise se Aleksandrit, dhe te cilet ishin te gjithe baballare djemsh qe e shoqeruan Aleksandrin e Madh deri ne Sanskritine e larget.

Pse i duhej Iliria dhe per me shume beselidhja pellazge Aleksandrit te Madh? Qe Ai qe u a kishte provuar shpatat dhe burrerine mbretit Bardhyl dhe djemve te tij; njihte paepshmerin, urrejtjen ndaj padrejtesise besnikerine, nderimin dhe bujarine e dajave te tij molloso?epirote; trimerine, disiplinen dhe artin luftarak te maqedonasve te tij; pamposhtshmerine dhe qendresen ne lufte te Dardaneve, Lynknesteve te stergjyshit Herkul, apo Trakasve zemedhenj.

Ka te ngjare qe Leka i Madh te kete kuptuar dhe te jete keshilluar nga mesonjesit e tij qe te fitonte pa medyshje keto vlera te shpirtit burreror, si dhe nderimin, zemerbardhesine dhe vllamerine e sivellezerve te tij, si tipare keto te nje nukli hyjnor per te realizuar endrren Sanskrite qe kishte filluar te realizohej. Keto tipare spikatin edhe sot e kesaj dite te shqiptaret kudo qe jane.

Qe i pari pellazgu hyjnor Homeri qe i gdhendi 32 shekuj me pare te kenga e 23 ?te e Ilades te pritja, nderimi, dhe perkujdesja qe Akil Pelidi tregoi ndaj Priamit kur ky shkon per te marre trupin e te birit, Hektor zemadhit. A nuk do te mjaftonte e tere kjo psikograme per te kuptuar se cili ishte shpirti qe i perjetesoi madheshtine e Aleksandrit te Madh.

Keshtjella Akropol e Skutarit u be me 335 p K nje qytet shume i populluar me nje status te mirefillte qytetar dhe nje qender administrative, ushtarake dhe nje nyje rrugore e tregtare shume te rendesishme qe se ka humbur kurre me famen e saj per me shume se 2400 vjet. Po ne kete kohe rimori famen e te qenit nje qytet hyjnor, sepse ne themelet e saj mbajti flijimin e nje nuseje, e ama e nje djali trashegimtar.

Riti i flijimit te vashave te virgjera nuk ka qene nje ndodhi e padegjuar edhe me pare tek te lashtet e Ballkanit. Por flijimi i nje gruaje lehone, qe kahmot e gjithe sot mencurisht eshte kuptuar si zana mbrojtese e jetes, ishte dicka e padegjuar, sa tragjike po aq dhe misterioze dhe nje kanun jo shum?_thjeshte per t’u kuptuar po qe se nuk do te murosej ne muret e keshtjelles. Cfare iu fsheh sakrifica e Rozafes kohrave?

C’kerkojne te na kumtojne te lashtet me kete akt te mistershem?

Hehoja e dhimbjes eshte frymemekese per kedo qe ndeshet ose sjell ndermend ngarjen. Nje dritherime gjurmelenese pushton shpirtin e gjithekujt qe e di apo njihet me nje ndodhi te tille.

Nje gje eshte e pakundershtueshme: ngjarja e kesaj balade gjeneron energji te perjetshme jetesore dhe nuk cuditemi kur ajo moterzohet ne gjithe Ballkanin si deshmi besnikerie mbarepellazge dhe i kalon kufijte kohore 2400?vjecar per te ardhur tek ne me nje fuqi magjike qe na mrekullon me fuqine, besueshmerine dhe kumtin e saj hyjnor.

Viti 335 p K qe pragfillimi i nje epoke te re qyteteruese, asaj qe nga te gjithe njihet si epoka aleksandrine. Te lashtet e mencur e percollen ate me nje ceremoni te perhynyjshme dhe nje ritual te denje vetem per nje vezullim hyjnor si ai i Aleksandrit te Madh.

Ja vlen te besohet qe nuk eshte bere vetem blatimi i demit per te.Kuptohet ketu, qe te lashtet i kane kaluar kufijte e mitit, ata, per mendimin tone, tentojne te ligjerojne kanunin e konstitucionit shpirteror te kesaj beselidhejeje hyjnore ndaj Aleksandrit te Madh, por me nje kusht: qe te mos prekej nukli gjenetik dhe ardhmeria e kesaj race yjnore, si per nga prejadhja, ashtu dhe per nga misioni.

Dhe ishte gjetur filli, cdokush nga 35000 te perzgjedhurit e kesaj legjende, duhej te linte me patjeter pas, djalin trageshigimtar dhe nusen ame regjente te ketij nukli hyjnor. Plotfuqishmeria e figures femerore qe e pa kushtezuar nga cdo ndodhi e mepastajme e luftes dhe i kanunonte asaj pergjegjesine e patjetersueshme si zana mbrojtese e jetes, sot e gjithediten ajo pranohet si kroi i nuklit riperserites se jetes .

Ja vlen te respektohet lashtesia e ketij kanuni, qe nder familjet shqiptare respektohet si nje deshire per te patur nje trashigjimtar djale.

Nga Skutari hyjnor i hapej udhe per se treti epokes euro?sanskrite, nje epoke qe do te zgjaste edhe ajo plot 10 shekuj (shek 4 pK deri ne shek. 6 pK ) kohe kur perfundon epoka Aleksandrine (ne art, letersi, arkitekture, kulture, etj). Kultura latine (eneida) dhe e tere kultura euro? indiane ne pergjithesi, folklorike apo e kultivuar, qene produkt i ketyre 10 shekujve. Te kesaj kohe datojne te jene krijuar edhe perlat e trashegimise populore shqiptare: eposi legjendar, baladat e ne vecanti balada e murimit te Rozofates.

Stavri Trako
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

legjenda - Legjenda e Rozafes Empty Legjenda e Rozafes

Mesazh  Estilen 10.11.10 10:29


R O Z A F A dhe Legjenda e saj

legjenda - Legjenda e Rozafes 200836423_618539a56c

Krenare ngrihet mbi Bunën e gjerë dhe mbi qytetin e Shkodrës kështjella e lashtë e Rozafatit.Kur është hedhur guri i parë i në themelet e kësaj kështjelle? S’dihet . Historia e saj humbet në mjegullën e lashtësisë ilire, banorëve të mocëm të kësaj mënge.

Një gjë dihet mirë e qartë ; atë e kanë pasur dikur labeatët dhe pastaj Ardianët, që ishin fise të forta ilire.Në atë kohë tërë bregu i këtejshëm i Adriatikut, gjer në Tergestenin e bujshme apo Triesten e ditëve tona, ishte breg ilir.

Më vonë u derdhën këtej romakët pastaj sllavët, normanët, venetikët turqit e shumë popuj të tjerë të huaj. Gjatë shekujve ata krepat e thatë nën muret e Rozafatit, si dhe vetë muret e kështjellës , janë lagur me përrenj gjaku të atyre që e kanë sulmuar dhe atyre që e kanë mbrojtur.

Të huajt erdhën dhe shkuan kurse populli ynë mbeti ngulur në këtë tokë ilire.Ndërtimi i Rozafatit ka një gojëdhënë të bukur por dhe të hidhur që ka ardhur nga lashtësia deri në ditët tona. Ja c’thotë kjo gojëdhënë………

I ra mjegulla Bunës dhe e mbuloi të tërë . Kjo mjegull mbeti aty tre ditë e tre netë . Pas tri ditësh e trinetësh fryu një erë e hollë dhe e lartoi mjegullën. E lartoi dhe e shpuri gjer në kodrën e Valdanuzit.

Aty majë kodrës punonin tre vëllezër. Ndërtonin një kështjellë. Murin që e bënin ditën u prishej natën dhe kështu nuk e lartonin dot . Na shkon aty një plak i mirë.

- Puna e mbarë , o tre vëllezër.

- Të mbarë paç o plak i mirë . Po ku e sheh ti të mbarën tonë.
Ditën punojmë , natën prishet . A di të na thuash një fjalë të mirë . C’të bëjmë që të nbajmë muret në këmbë ?

- Unë di - u thotë plaku - po e kam për mëkat tua them .

- Atë mëkatë hidhe mbi kryet tona , se ne duam që ta qëndrojmë më këmbë këtë kështjellë..

Plaku i mirë mendohet e pyet :
- A jeni të martuar o trima ? A i keni ju të tre vashat tuaja ?

- Të martuar jemi - i thonë ata - edhe të tre i kemi vashat tona.
Na thuaj pra ç’të bëjmë që ta qëndrojmë këtë kështjellë ?


- Në doni ta qëndroni , lidhuni me besa besë : vashave mos u rrëfeni , në shtëpi mos kuvendoni për fjalët që do t’u them unë . Atë nga të tri kunatat që do të vijë nesër t’ju sjellë bukën , t’a merrni e t’a muroni të gjallë në mur të kështjellës . Atëherë keni për ta parë se muri do t’u zërë vend e do t’u qëndrojë për jetë e mot.

Tha kështu plaku , pastaj shkoi ; tani u pa , pastaj s’u pa.

Vaj !

Vëllai i madh e shkeli besën e fjalën : ia tregoi të gjitha vashës së vet kështu e kështu , i tha të mos vinte atje të nesërmen . Edhe i mesmi e shkeli besën e fjalën : ia tregoi të gjitha vashës së vet . Vetëm i vogli e mbajti besën , fjalën : nuk kuvendoi në shtëpi , nuk i tha gjë vashës së vet .

Në mëngjes ata të tre ngrihen shpejt e shkojnë në punë . Cekanët godasin , gurët coptohen , zemrat rrahin , muret lartohen…
Në shtëpi nëna e djemve s’di gjë . I thotë së madhes:

- Moj nuse e madhe , mjeshtrit duan bukë e ujë ; duan kungullin me verë.
Nusja e madhe ia kthen:
- Besa nënë , sot s’mund të shkoj se jam sëmurë.
Kthehet i thotë së mesmes:

- Moj nuse e mesme , mjeshtrit duan bukë e ujë : duan kungullin me verë.
- Besa nënë , sot s’vete , se do shkoj tek fisi për të bujtur.

- Nëna e djemve i kthehet nuses së vogël .
- Moj nuse e vogël…

Nusja e vogël brof në këmbë:
- Urdhëro zonja nënë !

- Mjeshtërit duan bukë e ujë; duan kungullin me verë.

- Besa nënë unë shkoj , po e kam djalin të vogël. Druhem se do gji të pijë e qan.
- Nisu , shko se djalin ta shikojmë ne e s’ta lëmë të qajë - , i thonë të kunatat.

Ngrihet e vogla, e mira, merr bukë e ujë, merr kungullin me verë, puth djalin e vogël në të dy faqet,niset e bie në Kazenë; që aty ngjit kodrën e Vladanuzit, i afrohet vendit tek punojnë të tre mjeshtrit: dy të kunetërit dhe i shoqi.

- Puna mbarë , o mjeshtër !
Po c’është kështu? Cekanët ndalen e s’godasin, po zemrat rrahin fort e fort. Fytyrat zbehen. Kur e sheh i vogli të shoqen, hedh cekanin nga dora, malkon gurin e murin.

E shoqja i thotë:
- Cke ti im zot ? Pse mallkon gurin e murin ?
Hidhet kunati i madh:

- Ti paske lindur në ditë të zezë , moj kunata jonë . Ne e kemi bërë me fjalë të t’murojmë të gjallë në mur të kështjellës.


- Shëndoshë ju o tim kunetër. Po unë do t’ju lë një porosi: kur të më muroni në mur, synë e djathë të ma lini jashtë, dorën e djathtë të ma lini jashtë, gjirin e djathtë të ma lini jashtë. Se djalin e kam të vogël. Kur të nisë të qajë - me njërin sy do ta shikoj , me njërën dorë do ta ledhatoj, me njërën këmbë do ti tund djepin e njërin gji do t’ia jap të pijë. Gjiri im u muroftë, kështjella qëndroftë, djali im u trimëroftë, u bëft mbret e mbretëroftë !

Ata e marrin nusen e vogël dhe e murojnë në themel të kështjellës. Dhe muret ngrihen, lartohen nuk shemben më si më parë. Po reth tyre gurët janë dhe sot të lagur e të myshtë, sepse vazhdojnë të pikojnë lotët e nënës për birin e saj…
Dhe i biri u rrit , luftoi e trimëroi .


avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

legjenda - Legjenda e Rozafes Empty Re: Legjenda e Rozafes

Mesazh  yasmin 09.12.10 18:39

Nga legjenda e Rozafes transmetohen disa mesazhe....por mesazhi i pare qe transmetohet per mua eshte ky : "muret e nje keshtjelle shekullore jane mbajtur 'ne kembe' dhe mbahen akoma nga nje femer...e cila ishte nje bashkeshorte e mire,nje nene e mire,nje nuse e mire,nje kunate e mire.........dhe mbi te gjitha nje shqiptare e vertete....".
Ja c'mund te arrije nje femer....nje gje qe tre burra nuk do e arrinin per te gjithe jeten,nje femer mund te mbaje ne kembe dicka qe disa burrave bashke iu shembet sa kthejne shpinen per t'u larguar nga ajo qe tere diten ndertojne...dhe jo vetem kaq....por te ben vertete te mendosh qe mjafton vetem nje gjysem femer (sepse vetem gjysma e trupit te saj eshte murosur)arrin te realizoje dicka qe nuk e bejne tre burra bashke....po sikur te ishte murosur e tera???!!!!!!!!

P.S : Me vjen mire qe kjo teme eshte postuar nga nje mashkull sepse kjo tregon qe shoqeria jone maskiliste eshte ndergjegjesuar per rolin dhe vlerat qe paraqet nje femer.....
yasmin
yasmin

159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

legjenda - Legjenda e Rozafes Empty Re: Legjenda e Rozafes

Mesazh  Angeloflight 14.12.10 7:30

Flijim! Flijim i nje gjeje per te miren e nje tjetre.

Ky eshte dhelbi.
Angeloflight
Angeloflight

5


Mbrapsht në krye Shko poshtë

legjenda - Legjenda e Rozafes Empty Re: Legjenda e Rozafes

Mesazh  Angeloflight 14.12.10 7:33

yasmin shkruajti:Nga legjenda e Rozafes transmetohen disa mesazhe....por mesazhi i pare qe transmetohet per mua eshte ky : "muret e nje keshtjelle shekullore jane mbajtur 'ne kembe' dhe mbahen akoma nga nje femer...e cila ishte nje bashkeshorte e mire,nje nene e mire,nje nuse e mire,nje kunate e mire.........dhe mbi te gjitha nje shqiptare e vertete....".
Ja c'mund te arrije nje femer....nje gje qe tre burra nuk do e arrinin per te gjithe jeten,nje femer mund te mbaje ne kembe dicka qe disa burrave bashke iu shembet sa kthejne shpinen per t'u larguar nga ajo qe tere diten ndertojne...dhe jo vetem kaq....por te ben vertete te mendosh qe mjafton vetem nje gjysem femer (sepse vetem gjysma e trupit te saj eshte murosur)arrin te realizoje dicka qe nuk e bejne tre burra bashke....po sikur te ishte murosur e tera???!!!!!!!!

P.S : Me vjen mire qe kjo teme eshte postuar nga nje mashkull sepse kjo tregon qe shoqeria jone maskiliste eshte ndergjegjesuar per rolin dhe vlerat qe paraqet nje femer.....

Femra nuk mund te arrije asgje pa ndihmen e nje mashkulli. E njejta gje vlen dhe per mashkullin.
Se bashku ama ato jane ne gjendje te krijojne mrekullira.
Angeloflight
Angeloflight

5


Mbrapsht në krye Shko poshtë

legjenda - Legjenda e Rozafes Empty Re: Legjenda e Rozafes

Mesazh  ajzberg 01.05.11 16:11

Une e kam degjuar shpesh kete histori ku flijimi,besa etj jane te gjindeshme dhe me se shumti aty i meshohet.Pra per te bere dicka te madhe duhet flijuar dhe se ne pergjithesi nuk ka BESE tek shqiptaret gje qe per mua nuk eshte e vertet.
Une kam tjeter mendim ,po te shikojme ne kete histori nuk permendet fare i jati i djemeve [do te ishte ai qe do ti mesonte si ta ndertonin keshtjellen dhe jo nje plak ''i mire'' qe do ti vinte ne ngasje]
Kur vjen puna per te urdheruar nuset shikojme qe ato i jep plaka e shtepise.
Nga ketu mendoj qe gruaja apo matriarkati ka qene mjaft e forte ne ato kohe kur keshtjella eshte ndertuar.A ka flijim ? Une mendoj qe nuk jo,por ka nje zgjuarsi apo nje trashigimi ndertimore e fisit te nuses se vogel qe ajo e ka ditur dhe ja u ka transmetuar vellezerve ndertues.
ajzberg
ajzberg

3


Mbrapsht në krye Shko poshtë

legjenda - Legjenda e Rozafes Empty Re: Legjenda e Rozafes

Mesazh  dante 03.10.11 15:55

fakti i lindjes kohe pas kohe te kesaj gojedhene qe pastaj u transformua ne legjende vjen pasi edhe sot e kesaj dite, ne muret e kalase se shkodres rrjedh uje me ngjyre te bardhe nga shkembijte gelqeror te perdorur per ndertimin e kalase, dhe pjesa me e rendesishme e kesaj legjende eshte momenti kur Rozafa i kerkon vellezerve qe te lene gjysmen e trupit te saj jashte, syrin per te pare djalin e saj, doren per ta perkedhelur, gjirin per ta ushqyer me qumesht, dhe kemben per te perkundur djepin, dhe thuhet edhe sot e kesaj dite qe ai uj i bardhe qe vazhdon te rrjedhe eshte qumeshti i Rrozafes. Ska te beje me besen e shqiptarit apo me faktin e flijimit, pasi kultura ilire nuk e njihte flijimin, dhe ne shekullin e 4 p.k kur eshte ndertuar keshtjella, besa e shqiptarit nuk ishte ne rend te pare si pastaj u be per te genjyer veten dhe te tjeret hahaha pasi popull me te pabese nuk ka. Jam shkodran dhe e di mire punen e legjendes
dante
dante

36


Mbrapsht në krye Shko poshtë

legjenda - Legjenda e Rozafes Empty Re: Legjenda e Rozafes

Mesazh  las vegas 05.10.11 15:40

E verteta eshte se njeriu eshte natyre egoiste, sidomos kur behet fjale per gjera te tilla, dhe 2 vellerezit e medhenj nuk mund te quhen tradhetare ne qofte se i referohemi asaj qe shkrova me siper. Persa i perket vellait te vogel qe mbajti fjalen e dhene, kjo eshte nje legjende dhe jep konceptin qe kemi hasur ne shumicen e shkrimeve te tilla qe do te thote qe djali i vogel eshte ai qe ecen ne rruge te mbare, pavaresisht se mund te shihet si me pak i rendesishem se te tjeret. Gjithashtu qe legjendes ti jepen dhe nota emocionale, duhej permendur kjo, pasi perndryshe do shihej vetem ne aspektin e murosjes se femres dhe krijimin e keshtjelles. Persa i perket shqiptareve dhe thenies "besa e shqiptarit si purteka arit", mund te kene qene njerez te beses pasi kjo dhe mikpritja i ka dalluar nga popujt e tjere ( mesa kemi lexuar), dhe them MUND pasi asgje nuk eshte e sigurt dhe nese ka qene me te vertete keshtu atehere eshte zbehur se tepermi, per te mos thene qe nuk ekziston fare ( me vjen keq ta them kete ).
las vegas
las vegas

8


Mbrapsht në krye Shko poshtë

legjenda - Legjenda e Rozafes Empty Re: Legjenda e Rozafes

Mesazh  Siroco 24.11.12 23:40

Siroco
Siroco

Unë e dëgjoj këngën e zogut jo për zërin e tij, por per heshtjen që vjen pas.


201


Mbrapsht në krye Shko poshtë

legjenda - Legjenda e Rozafes Empty Re: Legjenda e Rozafes

Mesazh  Luli 13.01.13 13:22

Kalaja e Rozafes

Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

legjenda - Legjenda e Rozafes Empty Re: Legjenda e Rozafes

Mesazh  gjilanasi 03.03.15 0:40

Miti i Rozafes

legjenda - Legjenda e Rozafes Rozafa

Ajo do ta persekutoje akoma shqipetarin. Legjenda e Rozafes ka pritur edhe do te prese breza te deshperuarish qe ti cliroje me misterin e saj.

Por cilesia e pare e jotja eshte neglizhenca ndaj jetes edhe kur ajo te ka folur ma kode te frikeshme. Je trembur nga nje grua e murosur, se ke dashur kurre fatin e saj, por ketu ke humbur mundesine e zbulimit te mesazhit qe fshihet tek legjenda. I urti i legjendes eshte misionari i vetedijes qe i thote tre vellezerve se sekreti i vepres qendreon brenda tyre.

I urti nuk i pergjigjet pyetjes se si te ndertohet keshtjella por pyetjes se si ajo te mos prishet, shkaterrohet. Ai qe di kodin e krijimit e mos rrenimit, ai qe ne kohera ka percjellur dijen sekrete tek te tjeret eshte quajtur I URTI.

Misionar i vertete quhet vetem ai qe te meson se si te mos mbjellesh shkaterimin ndersa punon dhe aspiron per krijimin. Vetem i Urti mundet te jete misionari, nismetar per vete edhe per te tjeret. I Urti pa se tre vellezerit e legjendes ndodheshin ne nje gjendje ktitike, cdo mundim i shkonte dem me gjithe deshiren e mire te tyre. Dhe ti i ngjashem si ato ke ndoshta gjithmone deshiren e mire por ke vene re se kjo nuk mjafton.  

Ndersa fajin e ke shikuar gjithmone tek te tjeret i urti i legjendes e pa dhe vazhdon ta shikoje drenda teje. Ndaloni nje moment, i tha i Urti njerezve, ju jeni kthyer ne makina pune dhe ne ankthin e mbijeteses keni humbur reflektimin, meditimin. Ato te shkrete punonin por ketu qendron edhe problemi, ato vetem punonin, nuk sakrifikonin, nuk meditonin.

Sakrifica eshte celesi i Rozafes. Sakrifica eshte superiore ndaj punes qe per ju eshte vetem perfituese e lodheshme, e detyrueshme.

Por cfare duhet te sakrifikonin ndertuesit e kalase ose ju qe jeni ndertuesit e jetes tuaj? Cfare mungon tek ju qe guret e kalase tuaj te ngjiten me njeri tjetrin, te ngrihen drejrt qiellit dhe lumturia te strehohet brenda saj? I Urti pergjigjet: Dashuria. Ajo eshte substanca misterioze, lidhesja e pazevendesueshme qe i mungon gjerdanit te aksioneve tuaja.


Nga Mihallaq Zhavo
gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

legjenda - Legjenda e Rozafes Empty Re: Legjenda e Rozafes

Mesazh  Equinox 13.04.15 22:54

Kishë apo xhami: objekti i kultit trazon komunitetet fetare

legjenda - Legjenda e Rozafes Kishe

Në zanafillën e vet, objekti i kultit në kalanë e Rozafës në Shkodër thuhet se ka qenë pagan. Megjithatë, metamorfoza e tij në tre etapa historike mbart ndjeshmëri dhe shkakton fërkime mes komuniteteve fetare në Shkodër.

Objekti i rrënuar, i cili ka statusin e Monumentit të Kulturës njihej në fillim si kisha ortodokse e Shën Stefanit. Me ardhjen e venedikasve, u shndërrua në kishë katolike, ndërsa pushtimi osman e tranformoi në xhaminë e sulltan Mehmet Fatihit.

Prej 10 vitesh, çdo 26 dhjetor, famullia e Shën Shtjefnit organizon aty një meshë lutjesh. Komuniteti Mysliman i Shkodrës e quan këtë një provokim.

“Ky objekt ka shërbyer për një periudhë të shkurtër si kishë dhe për dekada si xhami. Prej 10 vitesh, aty bëhet meshë katolike. Ne nuk do ta kishim bërë asnjëherë këtë,” thotë myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari.

Myftiu Sytari thotë për BIRN se për këtë shkak, marrëdhëniet me Kishën Katolike të Shkodrës janë të ftohta dhe kërkon prej saj që të dëshmojë vullnet të mirë në mbylljen e kësaj çështjeje.

Në bashkëjetesën mes komuniteteve fetare, qyteti i Shkodrës zë një vend të veçantë. Qyteti njihet si kryeqendra e katoliçizmit në vend, edhe për shkak se gjatë regjimit komunist, shumë klerikë të Shkodrës u përndoqën dhe persekutuan egër.

Përveç komunitetit katolik, në qytet jetojnë gjithashtu një numër i madh myslimanësh dhe një komunitet më i vogël ortodoks. Shkodra është përpjekur të përçojë vazhdimisht mesazhe harmonie dhe bashkëjetese. Në vitin 1997, drejtuesit e tre komuniteteve fetare dolën në rrugët e qytetit duke artikuluar mesazhe paqeje dhe duke dhënë një shembull unikal për kohën.

Megjithatë, rastet e incidenteve me sfond fetar nuk kanë munguar përgjatë viteve të tranzicionit. Në vitin 1998, është vendosur eksploziv në altarin e kishës ortodokse. Në vitin 2001, në qytet u shpërndanë fletushka kundër islamit nga persona anonimë. Në vitet 2006 dhe 2007, disa kryqe të vendosura në kodrat e Zefjanës dhe Plezhës u hodhën në erë me lëndë plasëse.

Këto incidente nuk morën asnjëherë formën e një konflikti fetar, falë ndërhyrjeve në kohë të drejtuesve të komuniteteve fetare. Megjithatë, konflikti për objektin e kultit në kalanë e Rozafës nuk e ka gjetur ende rrugën e zgjidhjes mes myslimanëve dhe katolikëve të Shkodrës.

Në meshën e 26 dhjetorit 2014 në kalanë e Rozafës, famullitari i Kuklit, Dom Nik Ukgjini ka thënë se “pavarësisht përkatësive fetare, kjo kala duhet të bashkojë të gjithë shqiptarët”.

“Kemi të bëjmë me një kishë, ku njerëzit mblidhen për t’iu lutur Zotit. Kur i lutesh Zotit, duhet të rrezatosh paqe e mirësi, duhet harmonia dhe bashkëpunimi,” ka thënë Dom Nik Ukgjini.

Por ky mesazh është cilësuar i pamjaftueshëm për të treguar vullnet harmonie nga myslimanët.

Myftiu i Shkodrës pretendon që katolikët nuk duhet të shkojnë për meshë në një vend të braktisur e të zhveshur, e që sipas tij nuk u përket atyre.

“Unë gjykoj se ndalimi i katolikëve për të bërë meshë atje do të ishte më i dobishëm,” thotë ai.

Muhamed Sytari ofron si zgjidhje restaurimin e objektit nga shteti dhe tolerancën mes komuniteteve, për të mos gjeneruar konflikte të mëtejshme.

“Unë kam thënë që nëse është problem të shkruhet xhami, atëherë të mbetet në objekt kulti dhe të shënohen mbi të datat kur ka qenë kishë ortodokse, kishë katolike dhe xhami. Ne e kemi një tolerancë të tillë,”thotë Sytari.

Drejtuesit e kishës Katolike të Shkodrës refuzuan të komentojnë këtë kërkesë apo të prononcohen rreth çështjes.

Ndërsa përfaqësuesi i komunitetit ortodoks në Shkodër, At Nikolla Petani jep argumente të tjera për objektin e kultit brenda kalasë së Rozafës. Ai shpjegon se historianët e dinë mirë që në fillim, objekti ka qenë kishë ortodokse.

”Kemi një objekt kulti me histori të ndryshme. Me i nxi gjërat është kollaj, por ne jemi për të shuar mosmarrëveshjet, ndërsa duhet t’ua lëmë historianëve të shprehen për këtë,” thotë At Nikolla Petani.

Ndryshe nga myslimanët, përfaqësuesi i Kishës Ortodokse nuk sheh ndonjë problem që të tre komunitetet fetare të zhvillojnë rituale në këtë vend, e madje të gjithë bashkë.

“Shpjegimet historike t’ua lëmë në dorë historianëve, ndërsa të gjithë ne, myslimanë e të krishterë të shkojmë tek ky objekt e të bëjmë lutje, në harmoni mes nesh,” thotë At Nikolla Petani.

BIRN
Equinox
Equinox

207


Mbrapsht në krye Shko poshtë

legjenda - Legjenda e Rozafes Empty Re: Legjenda e Rozafes

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi