Iluminati - midis misterit dhe trillimit

Shko poshtë

Iluminati - midis misterit dhe trillimit  Empty Iluminati - midis misterit dhe trillimit

Mesazh  Jon prej 24.10.10 1:53

Iluminati - midis misterit dhe trillimit

Iluminati - midis misterit dhe trillimit  Illumi10


Në 7 shtator 1776 ndodhi një ngjarje që sot do të ishte e barabartë me sulmin e një UFO-je ndaj një aeroplanmbajtëseje amerikane. Anija flamurtare e Flotës Britanikes

(Britania e Madhe ishte superfuqia e kohës), HMS “Eagle” u mësy në New York Harbur nga një… nëndetëse. Në atë kohë kur anijet lundronin ende me vela, me fuqinë e erës, as që imagjinohej ende se mund te lundrohej nën ujë.

Nëndetësja, e cila u përkiste rebelëve amerikanë që kishin ngritur krye kundër Mbretit të Anglisë, për më tepër tentoi të instalonte një bombë të kronometruar (diçka krejt e paimagjinueshme për kohën) në trupin e anijes britanike. Admirali britanik Richard Howe, komandanti i flotës që gjendej në anije, nuk arrinte që të kuptonte më shumë se marinari më i fundit i tij se çka po ndodhte. Ky ishte sulmi i parë me një nëndetëse në histori.

Admirali britanik vriste mendjen se ku i kishin gjetur rebelët amerikanë, këta fermerë, rritës lopësh dhe tregtarë çaji e skllevërish, këto mjete luftimi? Kush e kishte ndriçuar, iluminuar mendjen e tyre në këtë mënyrë?

Admirali nuk mund të mos mendonte se me kë dreqin ishte duke luftuar superfuqia e botës, Britania e Madhe, me disa rebelë amerikanë, apo me forca të tjera të mistershme që kishin hyrë befasisht në veprim dhe që qëndronin pas rebelimit të kolonive britanike në Amerikë.

Ishte viti 1776, kur në botë kishin ndodhur njëra pas tjetrës disa ngjarje misterioze që do të kishin impakt në ardhmërinë e largët. Në 4 korrik 1776 të 13 kolonitë amerikane të Mbretit të Anglisë kishin shpallur pavarësinë.

Disa javë më parë, në 1 maj 1776, në qytetin Ingolstad në Bavarinë e Sipërme, në Gjermani qe themeluar një shoqatë e quajtur “Urdhëri i Përkryerësve”. Shoqata më pas u bë e njohur me emrin “Iluminati”, sipas lëvizjes intelektuale që më pas u bë e njohur si Iluminizëm.

Por anëtarët e shoqatës nuk e përdorën kurrë zyrtarisht emrin Iluminati dhe as në ndonjë mënyrë tjetër. Vetë themeluesi i shoqatës, Adam Weishaupt do ta përdorte më vonë emrin “Iluminati” në librat që shkroi për të mbrojtur shoqatën, thjesht për faktin se ajo ishte bërë e njohur me këtë emër.

Ndryshe nga ç’ mendohet sot, shoqata nuk ishte sekrete, në kuptimin më të plotë të fjalës. Ajo ishte legale por e mbyllur dhe veprimtarinë e saj e ushtronte në mënyrë sekrete. Shoqata u regjistrua zyrtarisht në zyrat mbretërore të shtetit të Bavarisë.

Adam Weishaupt, themeluesi i shoqërisë ishte vetëm 28 vjeç dhe kishte bërë një karrierë universitare fantastike, si për atë kohë, ashtu dhe për kohën e sotme. Katër vjet më parë ai ishte bërë profesor i ligjeve në Universitetin e Ingolstadit, në moshën 24 vjeç. Me themelimin e shoqatës lidhet një ngjarje shumë misterioze.

Adam Weishaupt kishte pasur si mentor në universitetin e Ingolstadit Johann Adam Freiherr von Ickstatt, profesor dhe drejtor i Universitetit. Këtij njeriu, themeluesi i Iluminati i detyronte karrierën.

Befasisht, pas themelimit të shoqatës, von Ickstatt largohet nga qyteti Ingolstad dhe shkon në një qytet të largët, në kufi me Republikën Çeke të sotme, në Vockenhausen, ku vdiq në 17 gusht 1776, tre muaj e gjysmë pas themelimit të shoqërisë. Çka dinte profesori plak që e bëri të sillet kështu? A ishte vdekja e tij një gjë e rastit? Këto pyetje do të mbeten pa përgjigje, por si shumë koincidenca ka në këtë histori të errët.

Shoqata e krijuar nga Adam Weishaupt u stigmatizua menjëherë si një shoqatë konspirative, e cila synonte që të përmbyste monarkitë europiane. Ky mit historik ka mbijetuar edhe sot. Në retrospektivë del pyetja? Ç’ fuqi kishte një shoqatë e krijuar në një qytet të vogël provincial, në Gjermaninë e ndarë në 388 prinicpata, për të ndërmarrë një projekt kaq ambicioz kontinental? Natyrisht që nuk kishte asnjë fuqi! Emri i shoqatës që krijoi Adam Weishaupt dhe vetë emri i këtij të fundit, është lidhur me atë të familjes Rothschild.

Por e vërteta është se në vitin 1776, në kohën kur u krijua Iluminati dhe derisa funksionoi ajo në drejtimin e Weishaupt, themeluesi i dinastisë Rothschild, Meyer Amschel Rothschild nuk ishte bërë ende i pasur. Ai filloi të pasurohet vetëm pas vitit 1792, kur fuqitë e mëdha europiane vendosën të shtypin Revolucionin Francez dhe Rothschild u pasurua duke u bërë një nga biznesmenët që merreshin me grumbullimin e mercenarëve për llogari të ushtrive të monarkive europiane.

Në kohën kur u themeluan Iluminati dhe kur vepronin nën drejtim e Adam Weishaupt, Meyer Amschel Rothschild ishte në shërbim të një princi të vogël gjerman, atij të Hesse.
Atëherë cila ishte e vërteta e Iluminati, organizatës që krijoi Weishaupt? Fakti i pamohueshëm është që ajo fill pas krijimit tërhoqi vëmendje të madhe dhe kritika e akuza të mëdha si një konspiracion për të përmbysur monarkitë europiane, për të shkatërruar kishën etj.

Por të gjitha gjasat janë që shoqata u krijua pikërisht për këtë qëllim, që të shërbente si rrufepritëse, ashtu që të tjera grupime të vepronin në hije dhe të pashqetësuara. Cilat qenë këto grupime?

Për t’ i identifikuar ato na ndriçon e shkuara e Adam Weishaupt. Ai ishte shkolluar në shkollat e jezuitëve dhe vetë Universiteti i Ingolstadit kontrollohej nga jezuitët. Bavaria, ku jetonte Weishaupt dhe ku krijoi shoqatën e tij ishte një nga shtetet katolike gjermane dhe atje jezuitët qenë shumë të fortë.

Në vitin 1773 Papa Clementi XIV u detyrua që ta shpërndante Shoqërinë e Jezusit (Urdhërin e Jezuitëve) për shkak se të gjithë monarkët e Europës ankoheshin se jezuitët intrigonin kundër tyre në të gjitha vendet ku gjendeshin.

Në fakt, në atë kohë, ndryshe nga ç’ ngjan sot, monarkitë europiane nuk u trembeshin aq iluministëve, me idetë e tyre të lirisë dhe barazisë se sa jezuitëve. Jezuitët qenë një shoqëri praktikisht konspirative që kombinonte intrigën politike e diplomatike me metodat e shërbimeve sekrete, spiunimin me helmin, për të arritur qëllime politike. Jezuitët qenë bërë shumë të fuqishëm edhe brenda kishës ku kishin marrë nën kontroll arkivat sekrete me dokumente dhe dije ezoterike.

Jezuitët deri në momentin e shpërbërjes qenë një forcë konservatore reaktive, e cila luftonte kundër ideve iluministe dhe kundër protestantëve. Në fakt jezuitët qenë krijuar si reagim ndaj Reformës Protestante dhe Rilindjes Europiane.

Por pasi jezuitët u goditën nga kisha dhe nga monarkitë e mëdha europiane, këta u bënë aleatë me armiqtë e tyre të djeshëm për të luftuar kundër monarkive europiane dhe kishës. Jezuitët pasi u shpërbë shoqata e tyre krijuan shoqata klandestine dhe hynë në bashkëpunim me llozhat masone të cilat deri dje i kishin luftuar.

Për të kamufluar këtë aleancë u krijuan shoqata si Iluminati, të cilat qenë urdhëruar që të bënin gjithçka për të tërhequr vëmendjen deri edhe në polemika publike. Adam Weishaupt më pas do të shkruante shumë libra për të mbrojtur shoqatën e tij, një gjë kjo krejt pa precedent në shoqëritë e këtij lloji.

Shoqata Iluminati nuk u krijua kot në vitin-kyç 1776 kur aleanca masono-jezuite u hodh në sulm të përgjithshëm kundër monarkive europiane dhe kishës, duke dashur që të përmbysë rendin ekzistues politik dhe ekonomik.

Në 17 shkurt 1776 Edward Gibbon botoi të parin nga të gjashtë volumet e librit të vet të famshëm, “The History of the Decline and Fall of the Roman Empire”. Libri në fakt ishte një apel për përmbysjen e monarkive të mëdha europiane, nëpërmjet analogjisë. Nuk është e rastit që më pak se tre javë më pas, në 9 mars 1776, Adam Smith botoi librin e vet të famshëm “The Wealth of Nations”, i cili përmbante një paradigmë për zhvillimin e ekonomisë globale në të ardhmen.

Libri postulonte teorinë ekonomike se mirëqenia e shteteve mund të arrihet më mirë nëse shteti nuk ushtron asnjë kontroll mbi ekonomikë, por vepron dora e padukshme e tregut. Libri përmbante kështu formulën për krizat ekonomike të kohës moderne.

Në 4 korrik 1776 përfaqësuesit e 13 kolonive britanike në Amerikë shpallën pavarësinë. Në 5 dhjetor 1776 në Kolegjin William and Mary në SHBA, krijohet shoqëria sekrete universitare Phi Beta Kappa. Deri më sot anëtarë të saj kanë qenë 17 presidentë të SHBA, 37 anëtarë të Gjykatës së Lartë të SHBA, prej 9 vetash dhe 131 fitues të Çmimit Nobël.

Në 1 maj të atij viti Adam Weishaupt themeloi shoqatën që u bë e njohur si Iluminati. Katër ditë më pas, Rhode Island u bë e para koloni britanike në Amerikë që shpalli shkëputjen nga Britania e Madhe.

Beteja për Amerikën ishte zhvillimi-kyç në agjendën e koalicionit sekret, se kështu dobësohej Britania e Madhe, fuqia kryesore e kohës dhe nuk ndërhynte dot efektivisht në Francë, ku po përgatitej revolucioni, si dhe krijohej në SHBA një shtet, në fakt i pari shtet në Perëndim, i cili nuk gjendej nën kontrollin e aristokracisë, kundër së cilës luftonte tash aleanca masono-jezuite. Vetë Weishaupt ishte një mason, por kjo nuk është një gjë e rëndësishme, se roli i tij ishte krejt dytësor në këtë show global.

Shoqëria Iluminati u ndalua në 1784 nga qeveria e Bavarisë. Adam Weishaupt shkoi në qytetin Gotha, i cili ishte kryeqytet i një prej shumë shteteve të vogla gjermane, Dukatit Saxe-Gotha. Në këtë qytet Adam Weishaupt vdiq në 1830. Këtu ka një detaj interesant. Në Gotha në 1875 u themelua Partia Socialiste Gjermane (marksiste).

Kjo ishte e para parti marksiste që krijohej në Perëndim.Vetëm në 1918 do të përdorej fjala “komunist” si emërtim nga partitë marksiste-leniniste. Weishaupt mbante dhe emrin “Vëllai Spartak” dhe komunistët gjermanë më pas u quajtën Spartakistë. Në 1763, në Gotha filloi të publikohet Almanaku i Gotha, prej një libër periodike me të dhënat gjenealogjike të dinastive mbretërore europiane, kundër të cilave luftonin ata që krijuan Iluminati.

Adam Weishaupt vdiq në 1830 në Gotha. Nuk është e rastit që në këtë qytet, më vonë u ndërtua një nga krematorët e parë në Europë për djegien e kufomave. Nuk duhej të mbetej asnjë gjurmë.

Ata që hodhën në lojë Weishaupt në 1776 e ndryshuan botën shpejt me Revolucionin Amerikan dhe atë Francez. Në 1814, monarkët e trembur europianë bënë paqe me jezuitët dhe i restauruan përsëri ata, duke e prishur aleancën masono-jezuite. Pas kësaj bota pati 100 vite qetësi, derisa erdhi koha e një tjetër aleanca asaj masono-çifute.

Për t’ u kthyer në vitin 1776, ai ishte viti i ngjarjeve që iniciuan zhvillime globale, i shpalimit të dijeve sekrete, dhe paradigmave për të ardhmen e botës, që prej nëndetëses që befasoi flotën britanike dhe deri tek librat që u botuan në atë viti misterioz. Iluminati të vërtetë nuk qenë ata që krijuan shoqatën në qytetin provincial gjerman, por ata që rrinin në hije, në prapaskenë.

Këta njerëz misteriozë e përdorin edhe sot mitin e Iluminati si rrufepritëse. Naivët dhe naivet besojnë se iu ndriçohet mendja kur lexojnë se Iluminati sundojnë botën, se ky apo ai është bërë anëtar i Iluminati nga politika, financa, arti. Në fakt nuk është gjë tjetër veçse një rrenë e madhe e errët që mbush krejt mendjen e tyre të ngushtë. Ndoshta jo për fajin e tyre, por të atyre që e dijnë të vërtetën dhe nuk e thonë në terma të sakta.

1 maji i vitit 1776 ishte në fakt një datë kur u dha sinjali për fillimin e një epoke të ndryshimeve të dhunshme në botë, të cilat nisën fill pas kësaj date me Revolucionin Amerikan, për të vazhduar me Revolucionin Francez dhe më pas me lëvizjet komuniste.

Nuk është e rastit që pikërisht 1 maji, dita e krijimit të Iluminati u zgjodh për të shkaktuar incidentin në Chicago, në 1886, kur një grevë e punëtorëve u përgjak nga një bombë e vendosur nga anarkistët. Pas kësaj kjo ditë u bë zyrtarisht dita ndërkombëtare e punëtorëve nga e majta radikale ndërkombëtare, duke u nderuar veçanërisht nga komunistët.

Këtu kishte një paradoks se komunistët gjithherë i patën deklaruar anarkistët si armiqtë e tyre, si aventurierë të marrë. Prandaj, a mos ndoshta me këtë nderohej dita e krijimit të Shoqërisë Iluminati, të Vëllait Spartak, siç e quante veten Adam Weishaupt?

Pra nderohej 1 maji 1776 që shihej si dita e fillimit të kryengritjes globale të “skllevërve”.

1 maji 1776 nuk qe në fakt dita e kryengritjes globale për liri, por dita kur një konspiracion global filloi të veprojë duke bërë një lëvizje mashtruese dhe kamufluese me shoqatën Iluminati, e cila në fakt ishte një kuti e mistershme, por bosh.

Kastriot Myftaraj
Jon
Jon

1163


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Iluminati - midis misterit dhe trillimit  Empty Re: Iluminati - midis misterit dhe trillimit

Mesazh  yasmin prej 09.01.11 0:15

Nuk eshte vetem Iluminati midis "misterit dhe trillimit". Midis misterit dhe trillimit sot eshte cdo fe,cdo sekt,cdo shoqate,cdo organizate......dhe ne fund cdo njeri!

"Cdo njeri ashtu si hena,ka nje pjese te pasme qe nuk e tregon asnjehere" (M.Tuein)
Nese nje nga ne,qofte edhe ne kete forum,nuk ka mistere te tijat,ose nuk ka trilluar qofte edhe nje here te vetme ne jete,edhe per gjene me te vogel: "le te hedhe 'gurin' i pari !!!!
yasmin
yasmin

182


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Iluminati - midis misterit dhe trillimit  Empty Re: Iluminati - midis misterit dhe trillimit

Mesazh  Xhulia123 prej 13.01.11 13:04

yasmin, te lutem do te te kerkoja te beje kete krahasim:

'Cfare do te thote illuminati?'

dhe

'Cfare do te thote VERTET illuminati?'

illuminati, e dime te gjithe se ka lidhje me fjalen drite ne shqip, por mendojeni pak... kjo "drite" mund te jete nje drite e rreme, qe ne vend qe, ashtu sic citove shprehjen e Hygose, "te ndricoje", mund t'a kredhe ne terr boten me shume nga c'ka bere tani. une sinqerisht nuk shpjegoj dot as faktin perse u krijua kjo shoqeri sekrete.

Xhulia123
Xhulia123

16


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Iluminati - midis misterit dhe trillimit  Empty Re: Iluminati - midis misterit dhe trillimit

Mesazh  Lapsi prej 11.09.11 23:12

po ne shqiperi ka illuminati . Po qeviritaret tone jane te perfshire
Lapsi
Lapsi

92


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Iluminati - midis misterit dhe trillimit  Empty Re: Iluminati - midis misterit dhe trillimit

Mesazh  maqomaqo3 prej 12.09.11 1:56

shume shkrim i bukur dhe interesant ,kastriot myftaraj eshte i preferuari im ,nga te paktet njerez te zgjuar dhe te ditur ne shqiperi . sot interneti dhe forumi islame bucasin per illuminatin ,e shajne ate sikur te ishte hitleri apo nje shoqate vrasese ,ku kryen krime cdo dite .ata e quajne satanike por asnjehere nuk sqarojne si duhet se cfare eshte kjo shoqate dhe cila eshte zanafilla e saj .une jam me kastriot myftaraj qe emri i saj ka bere shume zhurme por veprimet dhe qellimet e saj jane dhe behen nga njerez (te padukshem). mendoj se illuminati ska asgje per te patur frike . frike duhet ta kene udheheqesit e medhenj te shteteve te medha .
maqomaqo3
maqomaqo3

125


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Iluminati - midis misterit dhe trillimit  Empty Re: Iluminati - midis misterit dhe trillimit

Mesazh  maqomaqo3 prej 12.09.11 1:58

lapsi shkruajti:po ne shqiperi ka illuminati . Po qeviritaret tone jane te perfshire
hahahaah ne shqiperi edhe masont e thjeshte jane t epakte e jo te kete njerez qe te jene pjese e illuminatit
maqomaqo3
maqomaqo3

125


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Iluminati - midis misterit dhe trillimit  Empty Re: Iluminati - midis misterit dhe trillimit

Mesazh  maqomaqo3 prej 12.09.11 2:22

Xhulia123 shkruajti:yasmin, te lutem do te te kerkoja te beje kete krahasim:

'Cfare do te thote illuminati?'

dhe

'Cfare do te thote VERTET illuminati?'

illuminati, e dime te gjithe se ka lidhje me fjalen drite ne shqip, por mendojeni pak... kjo "drite" mund te jete nje drite e rreme, qe ne vend qe, ashtu sic citove shprehjen e Hygose, "te ndricoje", mund t'a kredhe ne terr boten me shume nga c'ka bere tani. une sinqerisht nuk shpjegoj dot as faktin perse u krijua kjo shoqeri sekrete.

une mendoj se njeriu eshte natyre qe gjithmone kerkon te zbuloje te verteten ,ta preke dhe ta shikoje ate ,dhe keta njerez filluan te mendojne dhe njekohesisht te kerkojne gjera qe njerezit e tjere ne ate kohe as ju shkonte mendja .

sot ata dine gjera te tjera qe ne as nuk na shkon mendja ,ne meremi me ato qe ata kane menduar para 200 vjetesh . ata jane nje grup njerezish te ndritur dhe te ditur ,se bashku jane me te forte, ata bashkojne dijet e tyre ne nje dhe e quajne kete dije illuminat. ndoshta kerkojne pushtetin e plotfuqishem ,kerkojne pavdeksine ,kerkojne te mbinatyrshmen ,kerkojne zotin .

nuk e di nese ne keto momente e kane zbuluar eliksirin e jetes apo jo por mendoj se njerezit e pare qe do e provojne do jene ata qe bejne pjese ne kete sekt .sic dihet ata kane parane dhe kjo sot eshte gjeja me e rendesishme . ata ,ate para qe kane e qarkullojne ne menyre te ligjshme ,dhe vete jane njerez me shkolle ,njerez qe kerkojne mistere dhe te verteta qe syri jone nuk i sheh dhe mendja jone nuk i njeh ,keshtu nqs ti di dicka dhe te tjeret nuk e dine ndihesh superjor ,nqs ti ke dicka qe te tjeret se kane prape ndjehesh superjor .

shume veta mendojne se ata jane njerez te djallit por ketu gabohen . nqs ka nje djall ka dhe nje zot ,e kush do ishte ai budalla qe do ndiqte djallin kur e di qe atje lart ka nje zot .illuminati besojne ne zot ose nuk besojne fare ,ska besim tek djalli dhe kjo ide qesharake perjashtohet automatikisht .

por mendoj se illuminati beson tek jezu krishti ,sepse ka mjaft prova ne mbare boten qe verteton kete ,edhe arka e beselidhjes ka fuqi te mbinatyrshme , heshta qe i ngulen jezu krishtit dhe shume sende te tjera .keto jane ato qe njohim ne por sa gjera te tjera ekzistojne dhe ne as qe i njohim
maqomaqo3
maqomaqo3

125


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Iluminati - midis misterit dhe trillimit  Empty Re: Iluminati - midis misterit dhe trillimit

Mesazh  rebelisistemit prej 12.09.11 10:11




rebelisistemit
rebelisistemit

Nësë do të bësh armiq, nuk është e nevojshme që të shpallësh vetëm luftë, mjafton ta thuash të Vërtetën. (Martin Luter King)

110


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Iluminati - midis misterit dhe trillimit  Empty Re: Iluminati - midis misterit dhe trillimit

Mesazh  john abraham prej 12.09.11 19:08

Pershendetje Xhemajl!
Kjo video u reralizua ne baze te nje shkrimi qe u perkthye nga ana ime dhe u publikua per here te pare ne nje faqe ne "fb" me emrin "Bota e konspiracionit (komplotit) dhe misterit".

E bere video per ta publikuar ne youtube per arsyen se shume njerez parapelqejne nje video se sa nje shkrim.

john abraham
john abraham

90


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Iluminati - midis misterit dhe trillimit  Empty Re: Iluminati - midis misterit dhe trillimit

Mesazh  Xhemajl prej 12.09.11 20:14

Te kuptoj john, mirpo une te pyeta se nga i merrni informacionet per ate qe shkruani??
Xhemajl
Xhemajl

259


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Iluminati - midis misterit dhe trillimit  Empty Re: Iluminati - midis misterit dhe trillimit

Mesazh  john abraham prej 13.09.11 20:06

xhemajl shkruajti:Te kuptoj john, mirpo une te pyeta se nga i merrni informacionet per ate qe shkruani??

Nga autore te ndryshem, nga bashkimi i pjesve te ndryshme, etj.

Nese do te filloje te lexoje mbi politikat e jashtme te cdo shteti do te gjesh gjurme te Iluminati dhe te rendit te ri boteror.
E verteta eshte se ka me mijra burime; per te ditur mbi ata qe me te vertete po e fusin boten ne nje skllaveri te re.
Njafton te shohish historine e 11 shtatorit per te pare se me te vertete Iluminati po pergatit boten per luften e trete boterore...



john abraham
john abraham

90


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Iluminati - midis misterit dhe trillimit  Empty Re: Iluminati - midis misterit dhe trillimit

Mesazh  Xhemajl prej 13.09.11 20:26

john abraham shkruajti:

Nga autore te ndryshem, nga bashkimi i pjesve te ndryshme, etj.

Nese do te filloje te lexoje mbi politikat e jashtme te cdo shteti do te gjesh gjurme te Iluminati dhe te rendit te ri boteror.
E verteta eshte se ka me mijra burime; per te ditur mbi ata qe me te vertete po e fusin boten ne nje skllaveri te re.
Njafton te shohish historine e 11 shtatorit per te pare se me te vertete Iluminati po pergatit boten per luften e trete boterore...



Mirpo nga jeni i sigurt qe ai informacion qe merrni nuk eshte i KONSPIRANCUAR?
Xhemajl
Xhemajl

259


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Iluminati - midis misterit dhe trillimit  Empty Re: Iluminati - midis misterit dhe trillimit

Mesazh  nert prej 15.09.11 22:07

Edhe une jam e te njejtit mendim se sulmi i 9/11 ishte nje sulm i brendshem dhe jo nga jashte sic e pershkruan mediat dhe 'te tjeret', ishte preteksti me i besueshem per te marre ne zoterim arin e zi, dhe per te lene emer ne histori
nert
nert

86


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Iluminati - midis misterit dhe trillimit  Empty Re: Iluminati - midis misterit dhe trillimit

Mesazh  Pirusti prej 16.09.11 9:47

vetëm dritshkurtrit pranojne te tilla gjëra, konspiracion është bota po e pranojmë, por tarrijme deri këtu sa të themi se një ''nënë të vrasë fmijtë e saj'' kjo është fare e pabaze..
Pirusti
Pirusti

1


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Iluminati - midis misterit dhe trillimit  Empty Re: Iluminati - midis misterit dhe trillimit

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi