Astronomi

Faqja 3 e 3 Previous  1, 2, 3

Shko poshtë

zeze - Astronomi - Faqe 3 Empty Re: Astronomi

Mesazh  Fikrro prej 28.03.11 13:01

Tërmetet e mëdha nuk nxisin dridhje tjera të mëdha

zeze - Astronomi - Faqe 3 F.0328122337245_210

Përderisa Japonia po përballet me pasojat e tërmetit dhe cunamit shkatërrues, që goditën këtë vend, shkencëtarët sjellin lajme të mira duke thënë se tërmetet e fuqishme nuk nxisin tërmete tjera të mëdha anekënd planetit.

E vërteta është se këto tërmete shkaktojnë dridhje shtesë lokale të tokës (me të cilën Japonia dhe vendet përreth po përballen këto ditë), mirëpo nuk ka shenja se mund të ndodhë ndonjë tërmet i madh në një të ardhme të afërt.

Sipas revistës Nature Geoscience, shkencëtarët nga Universiteti i Teksasit në El Paso kanë analizuar tërmetet për më shumë se 30 vite (deri në vitin 2009), ndërsa kanë regjistruar 205 tërmete të mëdha me magnitudë mbi shtatë shkallë, përderisa 25.222 tërmete tjera kanë qenë më të vegjël me forcë prej pesë deri në shtatë shkallë.

Duke vrojtuar kohën kur kanë ndodhur, shkencëtarët kanë ardhur në përfundim se tërmetet e mëdha i kanë nxitur vetëm ata të vegjlit.

Llogaritet se mesatarisht në vit ndodhin shtatë tërmete me magnitudë mbi shtatë shkallë. Ndërsa pas tërmetit shkatërrues në Japoni, është shqyrtuar harta globale në kërkim të tërmeteve të mëdha pasuese në një të ardhme të afërt, mirëpo nuk është gjetur asnjë.

Fikrro

539


Mbrapsht në krye Shko poshtë

zeze - Astronomi - Faqe 3 Empty Re: Astronomi

Mesazh  Fikrro prej 30.03.11 21:01

NASA publikon fotografinë e parë të Merkurit

zeze - Astronomi - Faqe 3 F.0330150042516_210

NASA ka publikuar fotografinë e parë të sipërfaqes së Merkurit të incizuar nga fluturakja Messenger e agjencisë amerikane të gjithësisë.

“Herët në mëngjes, në orën 9:20, sipas kohës euro-perëndimore, Messenger ka incizuar fotografi historike të planetit Merkur. Kjo është fotografia e parë e planetit më të afërt të diellit e bërë nga një fluturake e gjithësisë në orbitën e saj”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga NASA.

Messenger ka bërë gjithsej 363 fotografi për gjashtë orë, ndërsa publikimi i përgjithshëm i tyre është caktuar për një konferencë për gazetarë, në të cilën shkencëtarët do të flasin në lidhje me zbulimet e reja.

Pjesa e sipërme e fotografisë tregon një krater të pazakontë të quajtur Debussy, ndërsa pjesa e poshtme, në afërsi të polit të Merkurit, nuk është fotografuar asnjëherë më parë nga gjithësia.

Messenger është fluturakja e parë e NASA-s në orbitën e Merkurit, në të cilën ka hyrë më 17 mars, ndërsa në mision është dërguar qe gjashtë vite.

Fikrro

539


Mbrapsht në krye Shko poshtë

zeze - Astronomi - Faqe 3 Empty Re: Astronomi

Mesazh  Fikrro prej 14.04.11 23:54

Hapi i vogël, gënjeshtra e madhe? Apollo 11 kurrë nuk ka qenë në Hënë

zeze - Astronomi - Faqe 3 F.0414203618173_m

Ata që besojnë teoritë e konspiracionit thonë se Armstrong kurrë nuk ka shkelur në Hënë. Thonë se SHBA-ve iu është dashur diçka për t’ia kaluar rusëve, ndërsa aterrimi në Hënë ka qenë ideal. Gjatë shëtitjes së parë në Hënë më 16 shtator 1969 Neil Armstrong tha këto fjalë: “Ky është një hap i vogël për njeriun, por një hap gjigant për njerëzimin”.

Megjithatë teoricienët e konspiracioneve vlerësojnë se ai nuk ka shkelur kurrë në Hënë. Ata thonë se gjatë luftës së ftohtë SHBA-ve u duhej diçka e madhe për t’ia kaluar rusëve dhe programin hapësinor të tyre, ndërsa udhëtimi në Hënë ka qenë ideal. Joseph Skipper nga SHBA-të merret me këtë çështje prej 11 vitesh.

Ai thotë se në xhirimet nga Hëna ka gjetur disa pyetje pa përgjigje. Në xhirimet nga sipërfaqja e Hënës shihet një kabllo, e cila nuk e ka vendin aty dhe nuk është e qartë se cilave pajisje u përket. Duke parë hijen e trupave në fotografitë, ai thotë se patjetër është dashur të jenë dy burime drite. Po ashtu ai thotë se në fotografinë e cila paraqet astronautët folija e artë e mbajtëses së Apollo 11 duket shumë e pastër. Nëse fluturakja ka aterruar vërtetë në Hënë, sipas tij, kjo mbajtëse është dashur të jetë me pluhur.

Ai ka dyshime edhe për sipërfaqen gati krejtësisht të rrafshët e të paprekur nën fluturaken. Arsyetimi i tij është se nëse Apollo vërtetë ka aterruar, sipërfaqja duhet të jetë e valëzuar dhe duhet të jetë hapur një gropë si pasojë e forcës shtypëse.

Historia megjithatë shkruan se astronautët Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin prekën sipërfaqen e Hënës. Kolegu i tyre Michael Collins drejtonte modulin komandues në orbitën përreth Hënës. Ata që nuk i besojnë kësaj historie thonë se astronautët për këtë mision janë përgatitur në poligonet e posaçme të NASA-s. Sipas tyre xhirimet e para të aterrimit të mundshëm në Hënë janë bërë mu në këto poligone të NASA-s.

Fikrro

539


Mbrapsht në krye Shko poshtë

zeze - Astronomi - Faqe 3 Empty Re: Astronomi

Mesazh  Ufo prej 15.08.11 8:38

[img]zeze - Astronomi - Faqe 3 18537320582323947270710.th zeze - Astronomi - Faqe 3 18537320582323947270710

[/img]

Ufo

149


Mbrapsht në krye Shko poshtë

zeze - Astronomi - Faqe 3 Empty Re: Astronomi

Mesazh  Ufo prej 15.08.11 8:40

[/img][/URL] zeze - Astronomi - Faqe 3 18537320582323947270710

[/img][/quote]

Ufo

149


Mbrapsht në krye Shko poshtë

zeze - Astronomi - Faqe 3 Empty Re: Astronomi

Mesazh  Fikrro prej 01.09.11 12:53

NASA financon 3 mln $ për projektet e të ardhmes

zeze - Astronomi - Faqe 3 F.0829093324592_210

Agjencia amerikane e hapësirës NASA, ka parashikuar një buxhet prej 3 milion dollarësh për 30 propozime që kanë të bëjnë me idetë e reja për programet e ardhshme programet amerikane të eksplorimit të hapsirës.
Propozimet, të cilat kanë në dispozicion nga 100 mijë dollarë secila për të treguar nëse ia vlejnë ose jo, pasqyrojnë vizione largpamëse për projektimin e anijeve të reja të hapësirës, sistemet e reja shtytëse si dhe zgjerimin e pranisë së njeriut në hapësirë.Programi i NASA-s, i quajtur “Konceptet e Avancuara”, ka pranuar qindra projekte.

Drejtuesi ekzekutiv i programit Jay Falker thotë se ato përfaqësojnë thuajse çdo aspekt të misionit të Agjencisë: “Duke i parë propozimet sheh se disa janë të lidhura me përpjekjet e njerëzve për të eksploruar hapësirën, disa janë të lidhura me përpjekjet e anijeve të hapësirës për të vepruar në mënyrë të sigurtë ose për të mbrojtur njerzit nga rrezatimi, disa prej propozimeve janë për përmirësimin e strukturave, etj”.

Një koncept tjetër vjen nga organizata me bazë në Virxhinia, “Raytheon BBN”, e cila ka projektuar një pajisje që mund të veprojë si një pistoletë-me-ajër në lartësi të mëdha për t’i ndryshuar kursin e objekteve që enden në hapësirë, siç janë për shembull satelitët që nuk funksionojnë më.

Një propozim tjetër është ai për një kostum hapsinor me sensorë dhe një pajisje të veçantë e cila mund të krijojë stabilitet për astronautët në kushtet e mungesës së forcës së gravitetit, një sistem shtytës i cili mbështet tek velat gjigande për të kapur erën diellore, si dhe përdorimin e një stampuesi 3 dimensional për të projektuar anije hapsinore të vogla ose përbërës për një stacion hapsinor.

Shkencëtarët do të punojnë mbi këto ide gjatë vitit të ardhshëm, madje duke zhvilluar prova në pajisjet elektronike që kanë lidhje me projektet e tyre. Zoti Falker thotë se buxheti prej 3 milion dollarësh i caktuar për këto studime është jë pjesë shumë e vogël e buxhetit 18 miliardë dollarësh, të propozuar për NASA-n për vitin 2012.

/VOA/

Fikrro

539


Mbrapsht në krye Shko poshtë

zeze - Astronomi - Faqe 3 Empty Plerat hapësinore mund të dëmtojnë ekosistemin

Mesazh  Fikrro prej 03.09.11 11:49

Plerat hapësinore mund të dëmtojnë ekosistemin

zeze - Astronomi - Faqe 3 Wspacejunk1-764271

Shkencëtarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar NASA-n, se sasia e të ashtëquajturave prlerat hapësinore në orbitën e Tokës janë një problem alarmant.

Lajmi është bërë i ditur pas publikimit të një raporti të Këshillit Kombëtar të Kërkimeve, i cili thotë se kjo “re” plerash mund të shkaktojë dëme fatale edhe për vetë ekosistemin.

Në këtë dokument bëhet thirrje urgjente për marrjen e masave për të limituar dhe ulur sasinë e këtyre mbetjeve hapësinore të cilat sillen rreth tokës.


zeze - Astronomi - Faqe 3 Debris-GEO1280

Ekzistojnë të paktën 22 mijë mbetje metalesh të cilat sillen rreth orbitës. Ato janë shkaktuar nga shkatërrimi i satelitëve. Këto mbetje lëvizin me një shpejtësi 28 mijë kilometra në orë.


Edituar për herë të fundit nga Fikrro në 03.09.11 11:58, edituar 1 herë gjithsej

Fikrro

539


Mbrapsht në krye Shko poshtë

zeze - Astronomi - Faqe 3 Empty Re: Astronomi

Mesazh  Fikrro prej 03.09.11 22:43

Zbulohet Ylli 13 miliardë vjet i vjetër!

zeze - Astronomi - Faqe 3 Ylli

Astronomët kanë zbuluar një yll të vjetër 13 miliardë vjet në galaktikën tonë (Rruga e Qumështit), i cili nuk do të duhej të ekzistonte sipas ligjeve të fizikës që i njohim.

Shkencëtarët kanë thënë se ky yll në tërësi përbëhet nga heliumi dhe hidrogjeni dhe se gjendet në “zonën e ndaluar” të formimit të yjeve, shkruan revista Digital Journal.

Shkencëtarë francezë e gjermanë thonë se është e pashpjegueshme se si ka mundur të mbijetojë ylli i quajtur SDSS J102915+172927, i cili ka masë 200 herë më të vogël se sa Dielli ynë dhe gjendet në nëngalaktikën e Luanit.

Nëpërmjet analizës së karakteristikave të tij është ardhur në përfundim se ai përmban shumë pak litium, gjë që është befasuese sepse ylli i një vjetërsie të tillë do të duhej të përmbante 50 herë më shumë litium, sikundër që do të duhej të përmbante edhe më shumë metale të ndryshme, thanë shkencëtarët.

Sipas shkencëtarëve, ky yll i pazakonshëm nuk është i vetmi, pasi astronomët kanë detektuar edhe disa yje që nuk do të duhej të ekzistonin.

“Tashti planifikojmë t’i hulumtojmë dhe të shohim se a bëhet fjalë për rast të njëjtë”, thanë shkencëtarët.

Fikrro

539


Mbrapsht në krye Shko poshtë

zeze - Astronomi - Faqe 3 Empty Re: Astronomi

Mesazh  Fikrro prej 04.09.11 13:18

Zbulohen 6 Yje Xhuxhe te klases Y, me teperatura nga 175 grade celcius te nxehtet, ne 25 grade celcius te ftohtet

zeze - Astronomi - Faqe 3 Y-xhuxh

Me ndihmen e teleskopit hapesinor infra te kuq "WISE" (Wide-field Infrared Survey Explorer) Astronomet e NASA-ses zbuluan nje klase te re deri me tani te panjohut te yjeve. Fjala behet per nje formë të shfaqur e yjëve të ashtuquajturit Xhuxhat-Y, ku temperatura e disave prej tyre i eshte pothuajse njesoj sa e nje dhome.

Ka me shume se 10 vite qekur shkenctaret jane vene ne kerkim te ekzistences se Yjeve Xhuxhe te klases Y, qe jane pothuajse te padukshem nga spektri i drites se tyre. Keto dite astronomet nga selia kryesore e NASA`es arriten te zbulojne 6 prej ketyre yjeve shume te ftohte dhe madje relativisht jo shume larg Diellit. Kjo u arrit me ndihmen e teleskopit hapesinor infra te kuqe "WISE" (Wide-field Infrared Survey Explorer).

Behet fjale per Yjet Xhuxhe te kategorise Y, dhe me te ftohtet e perfaqesuesve te familjes se yjeve Xhuxhat kafe, te cilet gjenden vetem rreth 9-40 vite drite larg nga qendra e Diellit tone. Xhuxhet ngjyre kafe per shkake te mases se tyre relativisht te vogel, sa 13-75 masa te Jupiterit, zene nje position te veçante midis planeteve dhe yjeve. Keto yje jane shume te vegjel dhe nuk mund ta perkrahin dot fusionin berthamor ne berthamen e tyre.

Derisa temperatuara e siperfaqes se Diellit arrin rreth 5.000 grade celsius, temperatura e Xhuxhave kafe arrin perafersist ate te nje furre, dhe vertetohet se temperatura e atmosferes se 6 Yjeve Xhuxha te posazbuluar arrin prej rreth 175 grade celsius tek me i nxehti, dhe deri ne vetem 25 grade celsius tek me i ftohti.

Nepermjet studimit te Xhuxheve te ngjyres Kafe, astronomet shpresojne per te fituar sa me shume informatione mbi procesin e krijimit te Yjeve ne pergjithesi. Ngaqe atmosfera e ketyre yjeve eshte e ngjajshme me ate te planeteve te gazta si Jupiteri, shpresohet gjithashtu te kuptohet dhe se si eshte krijuar atmosfera e eksoplaneteve.

Fikrro

539


Mbrapsht në krye Shko poshtë

zeze - Astronomi - Faqe 3 Empty planet si Toka jonë

Mesazh  Nikolaos prej 04.09.11 20:02

Super-Toka e gjendur në skaje të zonës së banuar
zeze - Astronomi - Faqe 3 Supertok

Katalogu i Planeteve Extradiellor tani perfshin rreth 573 planete qe rrotullohen rreth yjeve te tyre

Ekipe ndërkombëtare astronomesh po konkurrojnë të gjejne planetin e parë te ngjashëm me Tokën ,nje planet të banueshëm,qe orbiton rreth një ylli,ashtu si toka rreth diellit tonë.

Ekipi i drejtuar nga Lisa Kaltenegger i -Institutit Max-Planck per Astronominë ne në Heidelberg te Gjermanisë , raporton një planet 3.6 herë më i madh sesa Toka,qe orbiton rreth yllit HD 85512.

Ylli HD 85512 është rreth 69% madhësinë e Diellit dhe është rreth 36,23 vite drite larg (një vit drite është është 5.9 trilion milje). Në një studim të udhëhequr nga Francesco Pepe i Zvicrës ka dhene idene per yllin HD 85512 ,dhe thote se është një yll në mes të atyre te një botë të vogël në "zonën e banueshme", ku uji mbetet i lëngët, në vend te ujit te ngrire.

Orbita e ketij planeti (më e vogel,dhe më pak e nxehtë se Dielli) është një herë në çdo 54 ditë në një orbitë me pak të zgjatur në një rreze prej 24 milion milje. Planeti, HD 85512b, është gjykuar se gjendet në buzën e brendshme të zonës së banuar te yjesise, ku, "buzë e brendshme (zonë e banueshme) konsiderohet vendi ku të gjitha rezervat e ujit mund të avullojne nga kushtet serë,sic duket edhe nga foto -shkëputje e avujve e ujit dhe pas ikin sasi të hidrogjenit të lirë në hapësirë.

Kufiri i jashtem tregon distancën nga ylli kur efekti maksimal serë nuke mban CO2 prej kondensimit te vvazhdueshem duke çuar në ngrirje ", thotë studimi Kaltenegger.


Një model atmosfere e ketij planeti HD 85512,e tregon ate me një atmosfere me mjaft re, rreth gjysma e tij mbështillet me re (duke i dhënë asaj një albedo 0,5,apo efekte reflektimi) për të pasqyruar mjaft yje larg nga planeti,dhe për ta mbajtur atë potencialisht te banueshëm.

Toka ka një albedo 0.3 dhe Venus matet me 0,75 albedo,thote studimi . Graviteti I siperfaqes të planetit llogaritet të jete rreth 1,4 herë më i fortë sesa në Tokë. Të paktën një astronom perllogarit kete rezultat. "Unë jam i sigurt se kjo është nje shifer që media do ta përmend, por për mua kjo nuk është asgjë e veçantë", thotë astronomi Paul Wilson i Universitetit Exeter të Mbretërisë së Bashkuar, në blogun e tij, ku ai vëren shumë supozime në studim.

''Gjuetia'' e planeteve te banueshem,thote Wilson,një koleg i ekipit te astronomëve Keplerit te NASAs, të cilët janë në konkurrencë të nxehtë me evropianët për të gjetur të parët Toka,eshte bere nje lloi lufte e ftohete midis tyre..

Evropianët, veçanërisht Pepe, ka kritikuar një Universitet të Kalifornisë,ate te Santa Cruz që udhëheqin ekipin drejte një planeti të mundshme te banueshëm qe rrotullohet rreth yllit Gliese 581, ndërsa vënë në dukje se jane keta,europianet qe kane studime te paret rreth ketij ylli.

http://content.usatoday.com/communities/sciencefair/post/2011/08/super-earth-spotted-on-the-edge-of-habitable-zone/1
Nikolaos
Nikolaos

"Kthejeni fytyrën nga Dielli dhe çdo hije mbetet mbrapa jush"

390


Mbrapsht në krye Shko poshtë

zeze - Astronomi - Faqe 3 Empty Re: Astronomi

Mesazh  Fikrro prej 09.09.11 20:47

Do të ndodhin Supernova!

zeze - Astronomi - Faqe 3 Supernova

Kjo ngjarje ndodh njëherë në jetë pasi e ardhshmja mund të ndodh pas 100 viteve. Këto ditë pritet që jeta e ylli PTF-11kly të marrë fund. Ylli ndodhet 21 milion vite dritë larg tokës të shpërthejë.

Ndriçimi i supernovës pritet të shfaqet mes 9 dhe 12 shtatorit dhe do të jetë më e madhja që prej vitit 1954. Nëse koha do të jetë e mirë atëherë ajo do mund të shikohet edhe me sy të lirë pasi në qiell do të shfaqet një dritë e zbehtë blu.

Shpërthimi do jetë shumë i shndritshëm për shkak se ylli është shumë afër Tokës, pasi shumica e supernovave ndodhin 1 miliard vite larg.

Supervona mund të ndodhi edhe në galaktikën tonë por e fund ngjarja e tillë është shënuar në vitin 1572. Drita e së cilës është parë me sy të lirë për muaj me radhë.


Fikrro
Fikrro

539


Mbrapsht në krye Shko poshtë

zeze - Astronomi - Faqe 3 Empty Re: Astronomi

Mesazh  Fikrro prej 10.09.11 12:25

Ari “bie” në Tokë së bashku me meteorët

zeze - Astronomi - Faqe 3 08ari_0809111204_1

Ar dhe materiale të tjerë të çmuar prezent në Tokë kanë rënë lehtë nga qielli me një bombardim meteorësh që ka ndodhur 3.9 milionë vite më parë.

Përfundimin e ka publikuar në Nature një studim britanik i koordinuar nga Matthias Willbold, i universitetit të Bristol.

Kur Toka ishte ende e re, shpjegojnë kërkuesit, hekuri i shkrirë ka rënë në qendër dhe ka formuar bërthamën, dukë tërhequr me vetë materiale të çmuara të planetit si ar dhe platin.



Mbetjet e një sateliti do godasin Tokën

zeze - Astronomi - Faqe 3 08sat_0809111251_1

Mbetjet e një satelitit të vjetër, që shkojnë deri në 7 ton, pritet të hyjnë në atmoserë e të bien në tokë ditët e fundit të shtatorit, ose në ditët e para të tetorit.

Sipas NASA-s bëhet fjalë për mbetjet e satelitit, Upper Atmosphere Research Satellite (UARS), hedhur në orbitë në vitin 1991 me mision studimin e dukurive mes atmosferës së Tokës dhe Diellit. Falë UARS, u zbuluan për herë të parë vrimat e ozonit në skajet e atmosferës.

NASA thotë sateliti nuk do të mund të shkrijë plotësisht në atmosferë dhe një pjesë e tij do të bjerë në tokë. Agjencia amerikanee hapësirës, shton se për momentin nuk mund të përcaktojë se në cilën pjesë të globit do të bien mbetjet e UARS.
Fikrro
Fikrro

539


Mbrapsht në krye Shko poshtë

zeze - Astronomi - Faqe 3 Empty Re: Astronomi

Mesazh  Fikrro prej 11.09.11 16:09

NASA dërgon anije për të matur gravitetin e Hënës

zeze - Astronomi - Faqe 3 F.0911093446733_210

Agjencia amerikane e hapësirës, NASA, ka nisur në Hënë dy anije “binjake” të cilat do të mbledhin informacione rreth gjithë përbërjes së saj.
Nisja e anijeve “Grail” ka ndodhur në Florida, ndërsa ato janë dërguar për të mësuar nivelin e gravitetit në gjithë satelitin e tokës. Gjithashtu do të grumbullohen informacione për strukturën e saj, që do të ndihjojë në shpjegimin e shumë mistereve, një ndër të cilët është fakti që cepi i largët Hënës duke ndryshe nga pjesa e dukshme e saj.

Satelitët “Grail” nuk pritet të kthehen në Tokë, deri të paktën në fund të këtij viti.
Fikrro
Fikrro

539


Mbrapsht në krye Shko poshtë

zeze - Astronomi - Faqe 3 Empty Re: Astronomi

Mesazh  Fikrro prej 12.09.11 23:27

Zbulohet një planet i banueshëm

zeze - Astronomi - Faqe 3 12planet_1209112214_1

Një dritë shprese për gjeneratat e ardhshme. Disa zbulues hapësinorë kanë zbuluar një planet që mund të zëvendësojë Tokën.

Bëhet fjalë për planet të banueshëm nga pikëpamja njerëzore. Ka vetëm një problem, distanca është 36 mijë vjet dritë. Për momentin është shumë larg për t’u arritur me teknologjitë tona, transmeton TCH.

Planeti është 3.5 herë më i madh se planeti ynë dhe gjendet nga ylli i vetë në distancën e duhur për të bërë të mundur prezencën e ujit në gjendje të lëngët dhe si rrjedhojë edhe jetë. Lajmin e kanë bërë të ditur astronomë të ESO që e kanë zbuluar në mes të 50 planeteve të tjera ekstradiellorë.

Imazhet janë bërë nga bërë nga High Accuracy Radial Velocity Planet Searcher, i njohur si HARPS, spektografi i pajisur me lente optike me diametër 3,6 metra i observuesit La Silla në Kili.

Planeti ëshë pagëzuar thjesht “B” dhe rrotullohet përreth yllit HD 85512, i magnitudës së shtatë.
Fikrro
Fikrro

539


Mbrapsht në krye Shko poshtë

zeze - Astronomi - Faqe 3 Empty Re: Astronomi

Mesazh  Fikrro prej 14.09.11 23:46

Rishkruhet evolucioni i galaktikave

zeze - Astronomi - Faqe 3 14gala1

Universi është shumë më i qetë sesa mendohej. Përplasjet gjigande mes galaktikave nuk janë aspak motori i vetëm dhe i domosdoshëm i lindjes së yjeve të rinj.

Sasia e yjeve të vegjël është e lidhur në mënyrë esenciale me sasinë e gazit prezent në secilën prej galaktikave.

Evolucioni i yjeve është rishkruar nga të dhënat e reja të mbledhura nga teleskopi Herschel, i Agjencisë Hapësinore Evropiane.
Fikrro
Fikrro

539


Mbrapsht në krye Shko poshtë

zeze - Astronomi - Faqe 3 Empty Re: Astronomi

Mesazh  Fikrro prej 15.09.11 15:44

Nasa prezanton anijen e re kozmike SLS

zeze - Astronomi - Faqe 3 F.0915111410895_210

Nasa ka zbuluar dizajnin e anijes së re kozmike, SLS, e cila do të dërgojë njëriun e parë në planetin Mars.

Agjensia Hapësinore Amerikane njofton se kjo është anija më e fuqishme e krijuar ndonjëherë nga dora e njeriut, dhe më e larta për nga gjatësia. Ajo ka formën e një rrakete, dhe krahas tre motorrëve të fuqishëm ka edhe dy të tjerë të mëdhej nga krahët.


zeze - Astronomi - Faqe 3 270px-NASA_SLS_ref_config_Feb_2011

“Kapitulli i ri i historisë së eksplorimit të hapësirës për Amerikën po shkruhet sot. Presidenti Obama na ka kërkuar të krijojmë ëndrrën e re amerikan. dhe ne këtë po bëjmë. Ëndërra e re e jona është udhëtimi drejt Marsit”, - ka deklaruar zyrtari më i lartë i NASA-s, Gjeneral Charles Bolden.

Kjo anije kozmike, e quajtur SLS, do të nisë fluturimet e saj në vitin 2017.


zeze - Astronomi - Faqe 3 56121546

Fikrro
Fikrro

539


Mbrapsht në krye Shko poshtë

zeze - Astronomi - Faqe 3 Empty Re: Astronomi

Mesazh  Fikrro prej 16.09.11 19:45

NASA: Zbulohet planeti që ngrohet nga dy Diej

zeze - Astronomi - Faqe 3 F.0916113845591_210

Falë teleskopit të saj të fuqishëm, NASA ka zbuluar një planet i cili ndodhet në orbitën e dy Diejve.
Bëhet fjalë për një planet i cili quhet Kepler-16b dhe pavarësisht se ngrohet nga dy Diej është i pabanueshëm, sepse është i ftohtë. Kjo për shkak se dy Diejtë janë shumë herë më të vegjël sesa Dielli ynë. Temperatuara në këtë planet, sipas ekspertëve të Nasa-s, arrin ga -73 në -101 C

Kjo është hera e parë që zbulohet një planet i tillë. Ai ndodhet 200 vite dritë largë Tokës.
Fikrro
Fikrro

539


Mbrapsht në krye Shko poshtë

zeze - Astronomi - Faqe 3 Empty Re: Astronomi

Mesazh  Fikrro prej 17.09.11 14:00

Kujdes një satelit po bie

zeze - Astronomi - Faqe 3 Sateliti++

Një satelit 20 vjeçar që peshon pesë ton pritet që të përplaset diku në Tokë me 24 shtator. NASA ka bërë të ditur se rreziku për jetën nga rënia e këtij sateliti është 1 në 3 200.

Ai mund të bjerë në çdo vend të populluar por gjithsesi një pjesë e mirë e tij do të digjet dhe do të copëtohet para se të përplaset në Tokë. Shkencëtarët po bëjnë përllogaritjet se ku mund të bjerë satelit por ende nuk dihen koordinatat e sakta këtë herë.

UARS u lëshua në hapësirë në 1991 me anijen kozmike Discovery, dhe u nxjerrë jashtë përdorimit në vitin 2005.

Ky satelit është shumë më e vogël se Skylab, një satelit që ri-hyri në atmosferën e tokës në vitin 1979. Ai ishte rreth 15 herë më i rënda se UARS, dhe kur ai u rrëzua në Australia, qeveria amerikane u gjobit me 400 dollarë për pastrimin e vendit nga qeveria australiane.


Fikrro
Fikrro

539


Mbrapsht në krye Shko poshtë

zeze - Astronomi - Faqe 3 Empty Re: Astronomi

Mesazh  Fikrro prej 18.09.11 15:17

Teoria e materies së errësirës

zeze - Astronomi - Faqe 3 Kuq1

Parashikimet e shkencëtarëve për materien misterioze të errësirës, që pritet të mbulojë pjesën më të madhe të universit, ndoshta duhet të rishikohen.

Kërkimet në galaktikat e vogla sugjerojnë se ato nuk mund të formohen në formën që janë, nëse materia e errësirës ekziston në formën që shumica e modeleve të zakonshme kërkojnë.

Kjo ndoshta do të thotë se Akseleratori i Madh i Grimcave nuk do të jetë në gjendje ta nxjerrë atë në pah.

Kozmologu i njohur Carlos Frenk foli për zhvillimet “shqetësuese” në Festivalin Britanik të Shkencës të mbajtur në Bredford.

Teoria aktuale vlerëson se rreth 4 për qind e universit përbëhet nga materie normale, pluhuri i yjeve, planetet dhe njerëzit, ndërsa 21 për qind e tij nga materia e errësirës.

Pjesa e mbetur përbëhet nga ajo që njihet si energjia e errët, një përbërës edhe më pak i njohur i universit, që do të shpjegonte ekspansionin e përhershëm të errësirës.

Idetë më të mira të shkencëtarëve për formimin dhe strukturën e universit quhen “modeli standart kozmologjik”, ose lambda-CDM, që parashikon grimcat elementare në formën e një materieie të ftohtë dhe të errët.
Fikrro
Fikrro

539


Mbrapsht në krye Shko poshtë

zeze - Astronomi - Faqe 3 Empty Re: Astronomi

Mesazh  Fikrro prej 19.09.11 15:33

Zbulim i ri për energjinë e errët

zeze - Astronomi - Faqe 3 Lende-e-erret

Energjia e errët ekziston, madje ajo shkakton efekte të dukshme.

Sateliti Chandra i NASA-s është përdorur nga disa pedagogë të Universitetit të Harvardit, të cilët kanë studiuar 86 galaktika të largëta dhe në një prej tyre kanë zbuluar pikërisht energjinë e errët.

Në galaktikën Abel 85, rreth 740 milionë vjet drite larg nesh, është vënë re prania e energjisë së errët, e cila quhet kështu pasi nuk dihet burimi i saj, por kjo nuk e pengon të mbushë 73 % të universit.

Ndërkohë, 23 % e universit është e përbërë nga materia e errët, e cila ka ngelur ende pa u studiuar. 4 % që ngelen janë yje, galaktika e planetë.

Zbulimi i energjisë së errët është bërë 10 vjet më parë, kur astronautët thanë se ekziston një forcë që vepron në kundërshtim me gravitetin dhe dominon kozmosin. Diçka kishte kuptuar edhe Ajnshtajni, i cili shpiku konstantën kozmike për të llogaritur të dhënat rreth relativitetit të përgjithshëm, në mënyrë që të kundërshtonte efektet e gravitetit.

Por, edhe pse e konceptoi si ide, shkencëtari i njohur nuk e pranoi asnjëherë atë si të vërtetë. Ekzistenca e energjisë së errët u zbulua në vitin 1998 nga Saul Perlmutter nga Universiteti Berkeley, por ai e cilësonte këtë energji si të mistershme dhe të çuditshme.

Nëse kthehemi te zbulimi më i fundit i bërë nga shkencëtarët e Harvardit, ata kanë vënë re se në galaktikën Abel 85, gjatë 7 miliardë vjetëve të fundit asgjë nuk ka ndryshuar, duke i bërë të mendojnë se diçka nuk po i lejon objektet të rriten.

"Kjo mund të shpjegohet edhe si ndalimi në zhvillimin e universit", saktëson Alexey Vikhlinin, sipas të cilit, zbulimi i energjisë së errët është një prej zbulimeve më të mëdha të bëra nga shkenca.
Fikrro
Fikrro

539


Mbrapsht në krye Shko poshtë

zeze - Astronomi - Faqe 3 Empty Fjalor Astronomik

Mesazh  Gabriel prej 29.03.12 14:55

Nga Erling Poulsen

Aberacion
Shtytja e vendit te vertete te nje ylli ne trupin qiellor, qe rezulton nga levizjet e Tokes dhe shpejtesise perfundimtare te drites.

Akse
Nje vije e imagjinuar rreth te ciles nje trup rrotullohet.

Albedo
Nje mase per sa sa drite reflekton nje trup jo ndricues.

Antoniadi-skala
Numer Romak qe jep kvalitetin observativ (veshtrues).
I. Perfekt, pa dridhje.
II. Veshtrime te qeta per disa sekonda, por me dridhje te dobeta here pas here.
III. Veshtrime mesatare, dridhje tejet te medha ne ajer.
IV. Veshtrime te motit te keq, dridhje te medha.
V. Veshtrime te motit shume te keq.
Apertur
Diametri i hapjes se nje instrumenti optik.

Apeks
Pika e gjithesise drejt se ciles leviz sistemi diellor. Gjendet ne foton qiellore te quajtur Herkules.

Aphelium
Pika ne rrugen e nje planete ku ajo eshte me larg Diellit.

Aurora (drita polare)
Shtresa ajrore afer poleve magnetike te nje planete, te jonizuara-prandaj ndricuese. Jonizimi behet nga qe mbushja e copezave elektrike prej Diellit shtangon ne atmosferen tutje.

Azimuth
Ana horizontale prej veriu i nje projektimi horizontal te nje trupi qiellor poshte horizontit.

Ångstrøm
Njesi matjeje rralle e perdorur per gjatesi valore te drites, 1Å=10-10m.


Bueminut
1° ndahet ne 60 bueminuta('), qe serish ndahen ne 60 buesekonda(").


Caldera
Krater vullkanik

Cephide
Yll ndryshues me nje periudhe shume te shkurter. Ka nje mvarshmeri ndermjet periudhes dhe dergimit te drites se yllit.


Deklinacion
Largesia e cepeve te nje ylli prej ekuatorit qiellor.

Drite Zodiaku
Drite ovale qe mund te shihet mbi horizont pak para lindjes dhe perendimit te diellit. Kjo vjen nga reflektimi i drites se Diellit ne pluhur qe ndodhet rreth Ekliptika-s.


Efekti Doppla
Ndryshimi i gjatesise valore qe veshtrohet kur valederguesi dhe valepritesi ndryshojne largesine prej njeri tjetrit. Kur nje burim drite afrohet, drita shihet ne te kaltert dhe kur ajo largohet shihet ne te kuqe.

Efemeride
Nje tabele qe tregon se ku ndodhet nje trup qiellor i levizshem ne nje pike kohore te dhene.

Ekliptika
Rruga ndermjet yjeve ndermjet te cileve Dielli leviz gjate vitit.

Ekstinkcion
Dobesimi i drites se trupit qiellor qe ndodh kur ai kalon neper atmosfere; Me dukshem kur trupi qiellor ndodhet poshte horizontit.

Elongacion
Largesia e nje planete nga Dielli.

Ekscentricitet
Nje mase se sa rruga e nje planete ndryshon prej nje rrethi.

Ere Dielli
Copeza te elktrizuara qe dalin jashte prej Diellit.

Erresire tejet e madhe
Ka tre lloje te kesaj erresire qe zgjasin ndryshe:
Qytetare - kur Dielli eshte ndermjet 0° dhe 6° nder horizontin.
Nautike - kur Dielli eshte ndermjet 6° dhe 12° nder horizontin.
Astronomike – kur Dielli eshte ndermjet 12° dhe 18° nder horizontin.


Ekuator
Projektimi i ekvatorit te Tokes ne topin qiellor.

Faklat (Faculae)
Planeta teper ndricuese ne siperfaqen diellore.

Fortesia e Drites
Masa e drites qe shendrit prej nje ylli.

Faza
Ndryshimi i formes se nje trupi qiellor si rezultat se ai nuk e kthen te gjithe anen ndricuese kah ne.

Flares
Shperthim ne Diell apo ne je yll tjeter.

Fotosfera
Siperfaqja ndricuese e dukshme e Diellit


Galakse
Nje permbledhje e miliarda yjesh ne gjithesi. Rruga e Qumeshtit eshte nje galakse.

Grupi Lokal
Nje grup prej rreth 30 galksash, ku Rruga e Qumeshtit gjithashtu eshte anetare e saj.

Galaksa Seyfert
Nje galakse me berthame me drite te forte. Shpesh me nje radio burim te forte.

Gjiganti i Kuq
Nje stadium i zhvillimit te nje ylli.

Halo
Nje rreth (unaze) ndricues qe here pas here mund te shihet rreth trupave qiellor te ndritshem dhe qe rezulton si nje lufte drite ne kristalet e akullta te atmosferes.

Konjunkcion
Kur nje planete shihet afer nje ylli thuhet qe ndodhet ne (k). Kur planetet e brendshme ndodhen ndermjet Diellit dhe Tokes thuhet qe ndodhen ne (k) te poshtme, kur jane ne anen tjeter te Diellit thuhet qe ndodhen ne (k) te siperme.

Konstellacion
Nje grup yjesh ne qiell, shpesh te nje kuptimi me foto yjesh.

Korona
Pjesa e jashtme e atmosferes se Diellit. Mund te shihet vetem gjate nje Eklipsi total.

Kozmologji
Mesimi mbi strukturn e madhe te Univerzit.

Kromosfera
Ajo pjese e atmosferes se Diellit qe ndodhet permbi siperfaqen e dukshme te tij.

Kulminacion
Kur nje trup qiellor e tejkalon meridianin. Kur kjo ndodh me afer zenitit thiret (k) e siperme dhe me larg zenitit thiret (k) e poshtme.

Levizja direkte
Levizja e nje trupi qiellor prej perendimi kah lindja ne qiell. E kunderta eshte Levizje Retro.

Levizje Retro
Levizja e nje trupi qiellor lindje – perendim.

Liberacion
Nje ndricim i Henes qe eshte rezultat i formes elipse te saj. Kjo ben qe nga Toka mund te shihet 59% e siperfaqes se saj, por vetem 1x 50%

Lunacion
Muaj sinodik, koha ndermjet dy Henave te reja, mesatarisht 29 dite, 12 ore, 44 minuta dhe 2,9 sekonda.
Gabriel
Gabriel

https://www.fiverr.com/bldesign

107


Mbrapsht në krye Shko poshtë

zeze - Astronomi - Faqe 3 Empty Re: Astronomi

Mesazh  Gabriel prej 29.03.12 14:56

Montimi-Altazimuth
Nje montim teleskopik qe ben te mundshem levizjen e teleskopi ne nje akse horizontale dhe vertikale.

Magnetosfera

Pjesa rreth nje planete ku fusha magnetike e saj mbisundon.

Magnitude
Masa per fortesine e drites se nje planete. Kemi (m) absolute dhe te perafert. E para eshte e matur direkt, a dyta e perafert, nese ylli ishte ne largesi prej 10 pc ose 32,26 vite drite, keshtu qe (m) absolute behet nje mase per dergimin e drites se yllit. Klasa e madhesise se perafert eshte e definuar me m=k-2,5*log(fluksi i drites se matur), ku (k) eshte zgjedhur ne ate menyre qe ylli qe shihet me sy ka m=6, keshtu qe fitohet klase madhesie e njete me kataloget e kohes se vjeter. Dallimi i nje klase madhesie prej 1 eshte i barabarte me nje dallim fluksi prej 2,512.

Meridian
Rreth i madh ne topin qiellor permes zenitit, nadir dhe poleve qiellore.

Meteor
Nje copez qe gjate dergimit te drites shtangon ne atmosferen e Tokes.

Meteorit
Nje trup qe deperton neper atmosferen e Tokes, prandaj i bie siperfaqes.

Mjegull Planetare
Nje levozhge prej nje gazi te harxhuar si nje shkurtabiq i bardhe. Ylli e ben mjegullen te shendrise.


Montimi Ekuatorial
Nje montim teleskkopik qe ben te mundshem drejtimin e teleskopit ne nje akse paralel me aksen e Tokes dhe nje akse drejt cepit te saj (ekuator).


Nadir
Pika ne topin qiellor qe gjendet vertikalisht gjate veshtrimeve.

Nebula
Mjegull prej materje dhe gazra ne hapesiren interstelare.

Neutron
Nje copez elementare neutrale. Gjendet ne berthamen atomike.

Nova
Nje yll qe papritur digjet.

Objektiv
Linsa perpara qe mbledh drite ne nje teleskop linse.

Okultacion
Kur nje trup qiellor leviz para nje trupi qiellor tjeter dhe e mbulon ate. Nje Eklipse eshte nje Okultacion.

Okular
Linsa qe eshte me afer syrit ne nje teleskop.

Opozicion
Vendosja e nje planete kur ajo, shikuar nga Toka, gjendet kundrejt Diellit.

Planetat e brendshme
Merkuri dhe Venera qe jane me afer Diellit se sa ne.

Pika grushtore
Pika ku rruga e nje planete-komete ose e Henes e pret Ekliptiken.

Paralaksa
Cepi shtytes i nje trupi kur veshtrohet nga dy vende te ndryshme

Perihelium
Pika ne rrugen e nje planete kur ajo ndodhet me afer Diellit.

Pole
Ato dy pika ne topin qiellor ku aksa rotulluese e Tokes e pret ate.

Protuberans
Gaz i ndritshem qe shtyhet larte mbi siperfaqen e Diellit.

Precesion
Levizjet e ngadalshme te poleve qiellore si rezultat i ndryshimeve te ngadalshme te drejtimit te akses se Tokes.

Planete te jashtme
Planete qe jane mel arg Diellit se sa Toka.


Quasar
Objekt i ngjajshem me yjet por por shume i larget. Nje parastadium i nje galakse.

Rrezatimi Kozmik
Copeza prej gjithesise se jashtme qe e prekin atmosferen. Copezat shperndahen kur bien dhe vetem disa pjese te mbetura arijne deri ne toke. Nuk dihet me siguri se nga vijne.

Radiant
Pika ne qiell ku shi meteoresh mendohet te ndaloje.

Rektascenzion
Koordinata qiellore. Per nje trup qiellor eshte ajo kohe qe kalon prej pikes pranverore kulminacion deri tek kulminacioni i trupit qiellor.

Roche - Kufiri
Largesia minimale qe nje trup qiellor mund te kete gjate qarkullimit rreth nje trupi tjeter pa u copetuar nga gravitacioni. Ajo eshte rreth 2,44 × radiusit qendrore te trupit qiellor

Spektri Absorpcionar
Nje spekter qe perbehet nga nje rresht vijash te erreta. Arsyeja eshte se materja ndermjet neve dhe dritedhenesit gelltit ngjyra perkatese gje qe mvaret nga perberja e materjes.

Spektri emisionar
Nje spekter qe perbehet prej vijave ndricuese dhe rypave. Vjen si zakonisht prej gazrave ndricues.

Sfera qiellore
Nje levozhge rreth i imagjinuar me Token ne qender. Pasi qe shumica e trupave qiellore ndodhen shume large, duket sikur ato ndodhen ne nje levozhge me ne ne qender.

Spektrum
Ridhenie e drites ose nje rrezatimi tjeter me gjatesite valore te thjeshta te ndara.

Super Gjigante
Yje te vecanta te renda arijne kete stadium ne fundin e jetes se tyre.

Supernova
Kur berthama e nje Super Gjiganti harxhon materjen djegese prandaj lirohet nje mase energjie gravitare qe ben yllin te shpertheje shume.


Shkurtabiqi i verdhe
Nje yll sikur Dielli.

Shkurtabiqi i bardhe
Nje yll i vogel qe ka perdorur ”gazrat djeges”.

Shpejtesia Radiale
Shpejtesia e nje trupi qiellor gjate vijes shikuese.

Shpeshtesia
Volum mase, p.sh. g/cm3.

Terminator
Vija ndarese ndermjet pjeses ndricuese dhe jo ndricuese te Henes apo te ndonje planete.

Tranzit
Pasazha kryq e nje trupi qiellor drejte nje veshtruesi meridian. Nje psazhe me e vogel e nje trupi qiellor drejte nje pjese te nje planete.

Vijat Frauenhofe
Vijat e erreta ne spektrin diellor.

Viti i Drites
Gjatesia e rruges qe ylli e kalon per nje vit, rreth 9,46 bilion km.

Vrima e Zeze
Ajo qe mbetet prej nje ylly te rende pas shperthimit perfundimtar.

Van Allen rrypi
Disa vende rreth Tokes ku copezat e elktrizuara kapen dhe akselerojne nga fusha magnetike e Tokes.

Yll Cirkumpolar
Nje yll qe eshte aq afer poleve te qiellit sa qe asnjehere nuk shuhet.

Yll i dyfishte
Dy ose me shume yje qe shihen shume afer njera tjetres. Mund te jene te nderlidhura fizikisht (afer njera tjetres ne gjithesi) ose thjeshte ndodhen afer ne te njejten vije shikuese.

Yll Flares
Si zakonisht yll i kuq qe ka shperthim tejet te forte.

Yje neutrone
Nje yll qe perbehet prej neutroneve. Ajo qe mbetet pas nje Supernove. Nese ai dergon radiopulse te shpejta me variacione-thiret pulsar.

Yll i dyfishte Spektroskopik
Nje yll i dyfishte qe nuk mund te dallohet ne teleskop, por qe tregon dyfishtesine gjate doppla-ve te rregullta ne vijat spektra.

Zodiaku
Nje brez rreth Ekliptikes, ku Dielli, Hena dhe te gjitha planetet (- Plutoni) gjithmone shihen. Shkaku eshte se te gjithe trupat e medhenj te sistemit Diellor shtrihen ne te njejjtin plan.

Zenit
Pika ne topin qiellor qe ndodhet vertikalisht ndaj veshtruesit.
Gabriel
Gabriel

https://www.fiverr.com/bldesign

107


Mbrapsht në krye Shko poshtë

zeze - Astronomi - Faqe 3 Empty Te gjitha misionet drejt Marsit

Mesazh  Gabriel prej 29.03.12 15:12

zeze - Astronomi - Faqe 3 9wm4W
Gabriel
Gabriel

https://www.fiverr.com/bldesign

107


Mbrapsht në krye Shko poshtë

zeze - Astronomi - Faqe 3 Empty Re: Astronomi

Mesazh  Fikrro prej 25.05.12 14:57

Sateliti rus kap procesin e kthimit të ditës në natë

zeze - Astronomi - Faqe 3 Images

Një satelit rus ka kapur një video të freskët të planetit tonë, me detaje të paharrueshme, siç janë reflektimi i diellit në det, apo dita që kthehet në natë. Bëhet e ditur se ky imazh është kapur nga “Electro-L”, sateliti i motit, që ka një rezolucion masiv prej 121 milionë megapixels.

Vëzhgimi është bërë nga 36 mijë kilometra mbi sipërfaqe, me ngjyrën e kaltër të detit që bën kontrast me hijen e maleve, teksa retë e bardha rendin këndshëm nëpër qiell. Sateliti ka kapur këtë imazh të mahnitshëm çdo gjysmë ore, gjatë procesit të monitorimit të motitdhe nëse dallohet ndonjë fenomen i çuditshëm i kohës, atëherë operatorët rusë mund të komandojnë satelitin që të kapë imazhe çdo 10 minuta.