EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Astronomi

+8
arbri1994
Equinox
Xhemajl
Ruhan
Elizza
Fikrro
agro1
mistrecja
12 posters

Faqja 1 e 3 1, 2, 3  Next

Shko poshtë

universi - Astronomi Empty Astronomi

Mesazh  mistrecja 11.08.10 20:15

Astronomi

universi - Astronomi Astron10

NE HAPESIRE KA SHUME PLANETE , POR DERI SOT NJIHEN NENTE TE CILET RROTULLOHEN RRETH YLLIT ME TE RENDESISHEM PER TOKEN .

MENDOHET SE EDHE NE GALAKTIKA TE TJERA KA PLANETE TE NGJASHEM ME ATE TE SISTEMIT DIELLOR. TE GJITHE PLANETET QE RROTULLOHEN RRETH DIELLIT RROTULLOHEN EDHE RRETH VETES GJITHASHTU.

JA NENTE PLANETET:

MERKURI-----PLANETI ME AFER DIELLIT
VENUSI----PLANETI ME ATMOSFEREN ME TE DENDUR
TOKA----PLANETI KU KA JETE
MARSI---PLANETI I KUQ
JUPITERI-----PLANETI ME I MADH
SATURNI----PLANETI ME UNAZA
URANI---RROTULLOHET NE MENYRE TE KUNDERT ME TE TJERET.
NEPTUNI ---PLANETI ME TETE SATELITE
PLUTONI---PLANETI ME LARG DIELLIT

MERKURI
-DISTANCA NGA DIELLI : 57910000 KM
-DENDESIA:0.45 G/CM3
-NR SATELITEVE : 0
MASA (KRAHASUAR ME TE TOKES) : 0.05
DIAMETRI . 4870 KM
KOHA E RROTULLIMIT RRETH VETES :58.7 DITE TOKESORE
KOHA E RROTULLIMIT RRETH DIELLIT : 87.9 DITE TOKESORE
VENUSI
DISTANCA NGA DIELLI : 108210000 KM
KOHA E RROTULLIMIT RRETH VETES : 243 DITE TOKESORE
KOHA E RROTULLIMIT RRETH DIELLIT:. 224.7 DITE TOKESORE
DIAMETRI :12100 KM
MASA : 0.81
VOLUMI : 0.85
DENDESIA:5.24 G/CM3
NR SAQTELIT : 0
TOKA
DISTANCA NGA DIELLI : 149000000 KM
KOHA E RROTULLIMIT RRETH VETES : 23.9 ORE
KOHA E RROTUULLIMIT RRETH DIELLIT : 365.2 DITE
DIAMETRI : 12756 KM
MASA :1
VOLUMI :1
DENDESIA :5.52 G/CM3
NR SATELITEVE : 1
MARSI
DISTANCA NGA DIELLI : 227940000 KM
KOHA E RROTULLIMIT RRETH DIELLIT : 686.9 DITE
KOHA E RROTULLIMIT RRETH VETES :24.6 ORE TOKESORE
DIAMETRI :6786 KM
MASA : 0.11
VOLUMI:0.15
DENDESIA : 3.92G/CM3
NR SATELITEVE :2
JUPITERI
DISTANCA NGA DIELLI :778340000 KM
KOHA E RROTULLIMIT RRETH DIELLIT .11.8 VJET TOKESORE
KOHA E RROTULLIMIT RRETH VETES :9.8 ORE TOKESORE
DIAMETRI : 142800
MASA : 317.89
VOLUMI : 1043
DENDESIA : 1.33 G/CM 3
NR SATELITEVE : E PAKTA 17
SATURNI
DISTANCA NGA DIELLI :1427010000 KM
KOHA E RROTULLIMIT RRETH DIELLIT :29.4 VJET TOKESORE
KOHA E RROTULLIMIT RRETH VETES : 10.2 ORE TOKESORE
DIAMETRI :120000 KM
MASA 95.16
VOLUMI : 8.32
DENDESIA : 0.7 G/CM3
NR SATELITEVE : E PAKTA 22
URANI
DISTANCA NGA DIELLI : 2869600000 KM
KOHA E RROTULLIMIT RRETH DIELLIT: 84 VJET TOKESORE
KOHA E RROTULLIMIT RRETH VETES :17.2 ORE TOKESORE
DIAMETRI :51100 KM
MASA:14.52
VOLUMI : 63
DENDESIA ;1.27G/CM3
NR SATELITEVE : TE PAKTEN 15 NEPTUNI
DISTANCA NGA DIELLI :4496700000 KM
KOHA E RROTULLIMIT RRETH DIELLIT : 164 VJET TOKESORE
KOHA E RROTULLIMIT RRETH VETES : 18.2 ORE TOKESORE
DIAMETRI : 48600 KM
MASA 17.25
VOLUMI :55
DENDESIA : 1.71 G/CM3
NR SATELITEVE ; E PAKTA 8
PLUTONI
DISTANCA NGA DIELLI :5898400000 KM
KOHA E RROTULLIMIT RRETH VETES : 6.3 DITE TOKESORE
KOHA E RROTUULLIMIT RRETH DIELLIT :248.8 VJET TOKESORE
DIAMETRI : 2200 KM
MASA : 0.02
VOLUMI : 0.001
DENDESIA : 2.1 G/CM3
NR SATELITEVE : 1

Informacion i sakte i perkthyer nga enciklopedi italiane e vitit 1972.
mistrecja
mistrecja

6


Mbrapsht në krye Shko poshtë

universi - Astronomi Empty Zbulohet një sistem i ri planetar

Mesazh  agro1 27.08.10 22:46

Astronomët evropianë zbulojnë sistem të ri planetar

Astronomët evropianë thonë se kanë zbuluar një sistem të ri planetar me të paktën pesë planetë që sillen në orbitën e një ylli të ngjashëm me diellin.

Shkencëtarët që studiojnë planetet jashtë sistemit tonë diellor në Obzervatorin Jugor Evropian e bënë njoftimin të martën. Ata thanë se planetet sillen në orbitë përqark yllit të quajtur HD10180, i cili gjendet në plejadën Hydrus, rreth 127 vite dritë larg tokës.

Shkencëtarët thonë se pesë planetet e zbuluara kanë madhësinë e planetit Neptun. Ata gjithashtu thonë se edhe dy planete të tjera mund të jenë në atë plejadë dhe se njëri mund të ketë madhësinë e Saturnit nderkohë që tjetri mund të jetë 1.4 herë sa masa e tokës, duke e bërë atë planetin më të vogël të zbuluar deri tani.

Planeti i vogël po ashtu mendohet të jetë më pranë yllit, ku një vit atje mendohet se ka 1.18 ditë në tokë.

Shefi i kërkimeve Christophe Lovis tha se zbulimi sinjalizon një epokë të re në kërkimet komplekse planetare dhe jo vetëm të planeteve individuale.
agro1
agro1

17


Mbrapsht në krye Shko poshtë

universi - Astronomi Empty Astronomi!

Mesazh  Fikrro 19.09.10 13:20

Astronomi


Foto Astronomike

universi - Astronomi Ra4-protoplanetary-disk

Fotot qe shihni ne vijim jane te verteta dhe te bera nga disa Astrologet boteror.


Amerikani Tom Lowe ka bere qindra foto Astronomike nga e gjith bota per te fituar titullin si Astromoni me fotografite me te mira te vitit 2010.Poashtu edhe per nje ngritje te madhe te cmimit te tij per nje sigurim te mire ekonomik.

Druri i paraqitur ne fotografin aty larte mendohet qe eshte pema me e vjeter ne bote rreth 4000 vjet e vjeter qe ende qendron ne kembe ne Sierra Nevada,perveq drurit ne fotografi shihet edhe qielli i cili eshte fotografuar ne menyre te mrekullueshme dhe te pa pare ndonjehere.


universi - Astronomi Blazin10

universi - Astronomi Ert10

Kjo foto eshte bere me 3 prill 2010 ne territorin Northwest te Kanadas.Kjo shfaqja e lehte apo ky lloj tymi i gjelber eshte shkaktuar aspi qe grimcat e rrezeve te diellin kane ndervepruar me token.


universi - Astronomi Solsti10

Kjo foto u be nga Fredrik Broms me 22 tetor 2009,ne Norvegjin e veriut.Ku eshte marr nga thellsia e pyjeve dhe lart ne qiell shihen ku Dritat e Veriut jane pare ne mes te pemeve dhe yjeve.

universi - Astronomi Grt10


Ketu shihet Hena e plote e cila eshte fotografuar ne jugun e graqis perkatesisht ne nje tempull (450-440) p.e.s. me 26 qershor 2010.

universi - Astronomi 32110

Kjo foto u be nga Larry Andreasen.Nje pamje e nje zjarri ne pyll ne malin Adams te Washingtonit.


universi - Astronomi 12310

Kjo foto u be nga Bernal Andreo me 10 qershor 2010.Një panoramë e një seksioni të plejadës se Orionit, duke përfshirë edhe 3 yje të famshme të brezit, Nebula Horsehead dhe Orion Nebula


universi - Astronomi Whispe10

Kjo foto u be nga Martin Pugh duke fotografuar keshtu Veil Nebula.Veil Nebula eshte mbeturin e nje shperthimi supernova qe ka ndodhur mijera vjet me pare.Gazi i tij me ngjyre eshte i shperndare por nese ky gaze nuk do te shperndahej atehere nga doke do te dukej si nje Hene me ngjyre.


Edituar për herë të fundit nga Fikrro në 20.03.11 15:48, edituar 1 herë gjithsej
Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

universi - Astronomi Empty Zbulohet një planet identik me Tokën

Mesazh  Elizza 02.10.10 12:57

Zbulohet një planet identik me Tokën, 20 vite larg botës tonë

Shansa që një ditë brezat e ardhshëm të kolonizojnë yjet sa vjen e rritet.


universi - Astronomi 661toka_1

Mbrëmjen e së mërkurës astronomët njoftuan zbulimin e një planeti të ngjashëm me Tokën, një botë shkëmbore tre herë më të madhe se bota jonë. Bëhet fjalë për një yll 20 vjet dritë larg.

Planeti ndodhet në yjësinë e quajtur si “Goldilocks zone”, një rajon hapësire ku kushtet nuk janë as shumë ftohtë dhe as shumë ngrohtë, të duhurat për të krijuar ujë që formojnë oqeane, liqene, dete dhe lumenj. Shkencëtarët mendojnë se planeti mund të ketë dhe atmosferë, gjë që rrit mundësitë për jetë në këtë planet.

Zbulimi i këtij ylli, vjen tre vjet pasi astronomët gjetën një planet të ngjashëm, me mundësi banimi rreth të njëjtit yll, që shkëncëtarët e cilësuan si “oborrin e shtëpisë për Rrugën e Qumshtit .

Me këto dy gjetje, studiuesit shprehen se po vërtetohen mundësitë se Universi është i mbushur së tepërmi me Botë si e jona. “Nëse këto botë janë të rralla atëherë ne do ti kishim gjetur me vështirësi dhe jo kaq shpejt sa i gjetëm”, shprehet për këtë pikë, Dr Steven Vogt, i cili udhëhoqi studimet në Universitetin e Kalifornisë, Santa Cruz.
“Numri i sistemeve me planete potencialisht të banueshëm është ndoshta në masën e 10 apo 20 për qind. Mund të ketë dhjetra miliarda të këtyre sistemeve në Galaktikën tonë”., shton Vogt.
Ai tha për Discoveri News se “shanset për jetë janë 100%”.

Orbita e planeteve, një yll i kuq i quajtur Gliese 581 ndodhet në konstelacion me Libra. Orbitat e planeteve në sistemin Gliese 581 janë krahasuar me ato të sistemit tonë diellor. Ylli Gliese 581 është sa 30% e masës së diellit tonë, dhe planetet e tij janë afër me yllin e tyre sa jemi ne afër diellit tonë. Planeti katërt, G, është një planet i kësaj orbite në të cilin mund të ketë jetë.

Mga matjet mësohet se Planeti i quajtur Glieseg 118,000,000,000,000 kilometra larg, ose ndryshe aq sa dritës së tij i duhen 20 vjet që të arrijë Tokën.

Planetit i duhen vetëm 37 ditë të rrotullohet rreth diellit, gjë që tregon edhe një risi tjetër për planetin, se stinët e tij mbarojnë për pak ditë.
Shkencëtarët kanë arritur gjithashtu në përfundimin se njëra faqe e planetit i tregohet gjithmonë dritës së diellit, kurse ana tjetër qëndron në errësirë të përhershme.

Astronomët kanë qënë gjithmonë në kërkim të risive përtej Galaktikës sonë dhe gjatë këtyre viteve kanë gjetur gati 500 eksoplanetë – ose të quajtur ndryshe planete jashtë sistemit tonë diellor.
Megjithatë, pothuajse të gjitha janë shumë të mëdha, shkëmborë, masa gazi, shumë të nxehtë ose shumë të ftohtë, dmth me kushte të pafavorshme për jetën.
//BW//
Elizza
Elizza

195


Mbrapsht në krye Shko poshtë

universi - Astronomi Empty Re: Astronomi

Mesazh  Fikrro 04.11.10 20:36

Pamje e mahnitshme e hapësirës nga inçizime amatore

New York – Babë e birë nga Bruklini vendosën që të kënaqen me anën zbavitëse të shkencës dhe bënë një eksperiment të vogël, për të cilin ishin të mjaftueshëm iPhone 4 dhe balona që shërbejnë për parashikimin e motit, transmeton Shqipmedia.

Ata bënë një kuti ku vëndosën iPhone 4 dhe e kishin lëshuar kamerën të inçizon. Kutinë e kanë lidhur me ballonat dhe e kanë lëshuar në atmosferë.

Tullumbacja arriti lartësinë deri më 30 km, lartësi kjo e mjaftueshme për të parë sipërfaqen e tokës dhe qiellin e zi që gjendet mbi atmosferë.

Përshkak të presionit tullumbacja plasi ,ashtu që kutia dhe celulari ranë 5 milje larg New Yorkut. Shkenctarët amatorë përdorën pajisje GSP për të gjetur vendin e mobilit.

Rezultati i eksperimentit është nje video mahnitëse që zgjatë minuta.


Homemade Spacecraft from Luke Geissbuhler on Vimeo.



Edituar për herë të fundit nga Fikrro në 04.11.10 21:20, edituar 1 herë gjithsej
Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

universi - Astronomi Empty Re: Astronomi

Mesazh  Fikrro 04.11.10 21:15

A ka patur jetë në Mars?

universi - Astronomi Mars_300

Jeta në Mars mund të jetë një realitet, kanë thënë studjuesit, pasi zbuluan disa shkëmbinj në Mars që mund të jenë formuar nga organizmat e gjallë, deklaroi një raport i lëshuar të premten.

Shkëmbi i sapo zbuluar në Mars mund të mbaj fosile dhe të jetë me miliarda vite i vjetër, sipas një ekipi të hulumtimeve Search for Extraterrestrial Intelligence Institute (SETI) në Kaliforni.

Formacionet e lashta shkëmbore të njohur si Nili Fossae janë gati identike me formacionin e shkëmbinjve të gjetur në Australi në rajonin e Pilbarës.

Hulumtuesit, të cilët e publikuan raportin e tyre në Earth and Planetary Science Letters, thonë se kjo është e rëndësishme sepse jeta është gjetur të jetë e përmbajtur në formë minerale në veriperëndim.

Kur më vitin 2008 në këtë planet u zbulua egzistenca e karbonit, shkencëtarët mendojnë se kjo e bën që në këtë planet te ketë jetë.
Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

universi - Astronomi Empty Re: Astronomi

Mesazh  Fikrro 04.11.10 21:23

U zbula një yll që “gëlltit” planete !

universi - Astronomi Ttt-300x160

Hjuston: Teleskopi hapësinor “Hubble” ka mbledhur disa të dhëna vizuale shokuese, ku shihet se është paraqitur një yll në galaksikën tonë i cili ka gllabëruar një planet në sistemin e tij. “Viktimë” ishte planeti “Vasp 126″, së cilës ishte parashikuar vetëm edhe 10 milion vjetë ekzistencë. Ky planet u zbulua në vitin 2008 dhe qëndronte 600 vite dritë larg nesh dhe ishte rreth 300 herë më i madh se toka.

Pasi që u gjend shumë afër me yllin e vet, temperatura e sipërfaqes i arrti në 1.500 gradë Celsius, e cila ishte temperatura më e lartë e shfaqur tëk ndonjën planet në “Rrugën e qumshtit”.
Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

universi - Astronomi Empty Re: Astronomi

Mesazh  Fikrro 15.11.10 21:50

Plutoni më nuk është planet

universi - Astronomi Pluton

Statusi i Plutonit si planet i sistemit tonë Diellor është vën në pytje që shumë vite dhe sot më në fund statusi iu largua në mbledhjen e Bashkësisë Ndërkombëtare të Astronomisë në Pragë.

Rreth 2,500 ekspert janë takuar në Pragë për ta vendosur të ardhmen e Plutonit. Disa propozime të ndryshme janë vendosur për votim dhe ajo që e mban statusin e Plutonit si planet, u refuzua.

Plutoni e ka pas statusin e planetit që nga zbulimi i tij me 1930.

Por, Plutoni është shumë më i vogel se planetet tjera. Gjithashtu, në vitet e 90-ta janë zbuluar shumë trupa tjerë me madhësi të Plutonit në shiritin Kuiper, të cilët nuk janë kategorizuar si planete.

Zbulimi i këtyre objekteve të reja e ka përforcuar argumentin që Plutoni nuk është planet sidomos mbasi që diametri i Plutonit është 2,360 km, ndërsa i objektit UB313 është 3,000 km.

Tani sistemi jonë Diellor do ti ketë 8 planete dhe disa trupa tjerë orbitues, dhe jo 9 planete si më parë.
Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

universi - Astronomi Empty Re: Astronomi

Mesazh  Fikrro 18.11.10 22:14

Shpërthim në Diell

universi - Astronomi Dielli_shperthimi

Syri i Observatorit (SDO) të NASA, që u hodh në hapësirë në shkurt të 2010-tës, ka regjistruar imazhe nga shpërthimi në Diell. Këto imazhe do tu shërbejnë astronomëve nga e gjithë bota për të kuptuar më mirë fenomenet që ndodhin në diell.

Në fotografitë më poshtë do të mund të shihni disa nga imazhet e regjistrura nga NASA gjatë momentit të shpërthimit në Diell.


universi - Astronomi 4209

universi - Astronomi 4210

universi - Astronomi 4211

universi - Astronomi 4212

universi - Astronomi 4213

universi - Astronomi 4214

universi - Astronomi 4215

universi - Astronomi 4216
Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

universi - Astronomi Empty Zbulohet oksigjen në hënën Rea të Saturnit

Mesazh  Ruhan 27.11.10 0:51

Zbulohet oksigjen në hënën Rea të Saturnit


Sonda e NASA-s “Kasini” ka zbuluar oksigjen në atmosferën e rrallë të satelitit të Saturnit, Rea. Në këtë mënyrë për herë të parë direkt është zbuluar oksigjen në një botë tjetër.

Zbulimi i oksigjenit është bërë derisa fluturakja po fluturonte ulët në satelitin e Satrunit, në lartësi prej 97 kilometra në mars të këtij viti.

Deri më tash gjurmë të oksigjenit gjatë detektuar në planetë dhe në hënat e tyre vetëm në mënyrë indirekte, duke përdorur teleskopin e Habllit dhe lehtësimet tjera të mëdha.

Instrumentet në bordin e Kasinit kanë gjetur një atmosferë të rrallë të oksigjenit dhe dyoksid karbonit.

Astronomët kanë gjetur 62 hëna në orbitën e Saturnit, por Rea është hëna e dytë për nga madhësia e Saturnit dhe mendohet se përbëhet kryesisht nga akulli.

Atmosfera e Rea e bën këtë hënë unike në sistemin e Saturnit. Vetëm Rea dhe Titani, hëna më e madhe e Saturnit, kanë masë të mjaftueshme për të mbajtur atmosferën me gravitetin e tyre. Titani përbëhet nga atmosfera e dendur me nitrogjen dhe metan, me vetëm pak oksigjen dhe dyoksid karbon.

Astronomët më herët përmes teleskopëve kanë detektuar oksigjen në hënat e Jupiterit, Evropa dhe Ganimed, por kërkimet e ngjashme janë drejtuar në Rea për shkak se koncentrimi i gazit ishte shumë i ulët.
Sipas instrumenteve në bordin e Kasinit, çdo metër kub e atmosferës së Reas përmban rreth 50 miliardë molekula oksigjen dhe 20 miliardë molekula dyoksid karboni.

Dioksid karboni mund të vijë nga akulli i ngujuar në brendi të hënës. Një tjetër burim mund të jenë edhe materialet e deponuara nga meteorët e imët që bombardojnë sipërfaqen e Rea.
Por, shkencëtarët janë skeptikë se në Rea mund të ketë jetë çfarë ne njohim, për shkak se atje është ftohtë.
Ruhan
Ruhan

29


Mbrapsht në krye Shko poshtë

universi - Astronomi Empty Re: Astronomi

Mesazh  Fikrro 27.11.10 12:00

Po realizohet udhëtimi drejt Diellit?

universi - Astronomi Udhetimi_drejt_diellit1-300x166

Zyra Hapësinore Amerikane (NASA) planifikon të dërgojë një anije kozmike direkt në atmosferën e Diellit për t’i dhënë përgjigje pyetjes më të rëndësishme në lidhje me sistemin diellor. Sipas lajmit të publikuar në revistën “BBC Focus”, anija kozmike në përmasat e një makine të vogël do të depërtojë nga sipërfaqja e atmosferës së Diellit deri në gjashtë milionë km lartësi, dhe do të zbulojë një zonë e cila nuk është vizituar asnjëherë nga ndonjë anije kozmike.

Projekti i quajtur “Solar Probe Plus” është projekti i pare i tillë në historinë e NASA-s dhe atë botërore. Ky projekt planifikohet të realizohet në vitin 2018. Me anë të këtij projekti NASA synon të zbulojë misteret më të mëdha të Diellit. Koha që do i duhet anijes të arrijë në Diell është 3 muaj. Anija kozmike do të niset për të kuptuar më mire procesin fizik (faktorin që përshpejton copëzat, prodhuesin e dallgëve dhe fushave elektro-magnetike) të zonës.

Autoritet përkatëse pohuan se dërgimi i një mjeti drejt Diellit nuk përbën diçka të re, por “Solar Probe Plus” pasqyron një këndvështrim ndryshe. Në shumë projekte të zhvilluara në lidhje me Diellin është përdorur forca tërheqëse e Jupiterit, duke ndryshuar orbitat e brendshme për të ecur në rrugën e cila të shpie drejt Diellit, por “Solar Probe Plus” do të përdorë planetin Venus për ta realizuar këtë.
Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

universi - Astronomi Empty Re: Astronomi

Mesazh  Fikrro 27.11.10 15:04

Zbulimi i planetit më të vjetër mahnit shkencëtarët!

universi - Astronomi Ra4-protoplanetary-disk

Astronomë amerikanë dhe kanadezë kanë zbuluar planetin më të vjetër i cili rrotullohet rreth dy yjeve në konstelacionin e Akrepit. Ai është tepër i ndryshëm nga Toka dhe planetët e tjerë që sillen rreth Diellit dhe kjo mund të jetë shenjë se kemi të bëjmë me një kategori të panjohur më parë planetesh në atë rajon të kozmosit. Toka dhe Sistemi Diellor janë relativisht të rinj, vetëm 4 miliard e gjysëm vjet, krahasuar me rreth 14 miliardë vjet të moshës së universit. Mirëpo astronomët kanë zbuluar një planet gati po aq të vjetër sa kozmosi. Studiuesi nga Universiteti Shtetëror i Pensilvanisë, Steinn Sigurdsson, thotë se planeti është 13 miliard vjeç dhe është formuar kur universi ndodhej ende në fazat e hershme.

“Mendoj se planeti që kemi zbuluar, është mostër e brezit të parë të planeteve të universit, të krijuara në galaksinë tonë shumë, shumë më herët se të krijohej Dielli”, thotë astronomi.

Planeti është gjigand si Jupiteri, megjithatë 2 herë e gjysëm më i madh dhe ndodhet 5 mijë e 600 vjet-dritë larg, si dhe në një distancë të madhe nga yjet rreth të cilëve rrotullohet: për një rrotullim atij i duhen rreth 100 vjet tokësorë.Planeti nuk duket nga Toka, por shkencëtarët e zbuluan jo drejtpërdrejtë, por duke vëzhguar njërin prej yjeve, rreth të cilëve rrotullohet, përmes një radio-teleskopi në Tokë dhe teleskopit orbital Hubble.

“Ky është një zbulim mahnitës”, thotë Alan Boss, ekspert në studimet mbi krijimin e planetëve.

Ai shton se mosha e 13 miliardë-vjeçare e planetit bën që ai të jetë unik ndërmjet rreth 100 të tillëve që janë zbuluar shumë më afër sistemit tonë djellor viteve të fundit.

“Është fjala me sa duket për yje jo më të vjetër se Dielli ynë, por në këtë rast, planeti mund të jetë krijuar, jo vetëm si një planet gjigand prej gazi, por edhe si i banueshëm, ku jeta mund të jetë zhvilluar e zhdukur para miliarda vjetësh, shumë kohë para se ne të bëheshim pjesë e kësaj galaksie”, thotë zoti Boss.

Grumbulli i trupave qiellorë ku bën pjesë planeti, është aq i vjetër sa në të nuk gjenden elemente të rënda, të tilla si hekuri, që është krijuar me shumicë më vonë në përbërje të yjeve. Elemente të tilla ndodhen në përbërje të Tokës dhe planeteve të tjera të Sistemit Diellor.Disa astronomë e kanë mbështetur tezën se në gjirin e të ashtuquajturve ”grumbuj yjesh sferikë” nuk mund të bëjnë pjesë planete, tezë e cila ishte mbështetur edhe nga të dhënat e grumbulluara nga teleskopi Hubble në vitin 1999.

Ky i fundit nuk arriti të zbulonte asnjë planet të tillë në grumbujt e largët të yjeve, por me sa duket kishte kërkuar në drejtim të gabuar.Zbulimi i fundit mbështet teorinë e një makanizmi alternativ të krijimit të planeteve. Trupat e Sistemit Diellor e me sa duket, shumë planetë të tjerë, mendohet se janë krijuar gjatë miliona vjetëve nga grumbullimi i materies si rezultat i tërheqjes gravitacionale të thërmijave të pluhurit kozmik dhe shkrirjes me grumbuj të tjerë. Por eksperti i astronomisë Alan Boss, thotë se me sa duket planetet mund të krijohen jo vetëm nga elementë shkëmborë, por edhe nga gazrat.
Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

universi - Astronomi Empty Re: Astronomi

Mesazh  Fikrro 27.11.10 15:08

Si krijohen planetet?

universi - Astronomi Krijim-planet

Zbulimi i ekzoplaneteve ka pasuruar me tej, pa e vene ne dyshim, modelin standart te krijimit te planeteve. Sipas ketij modeli planetet krijohen nga re te dendura pluhuri dhe gazi. Ky proces kalon ne 4 etapa kryesore.

1- Ngjeshja e pluhurit

Ne efektin e force qendersynuese (centrifugale) reja e pluhurit qe rrotullohet rreth nje ylli fillon te ngjishet ne qender, duke u ralluar gjithnje e me shume ne periferi te saj. Edhe pse forca e gravitetit midis ketyre kokrizave eshte shume e vogel pas disa mijera vitesh ato arrijne te bashkohen me njera tjetren duke formuar gure te vegjel ne madhesine e nje topi golfi.

2- Shfaqja e protoplaneteve

Me shfaqjen dhe rritjen e gureve te vegjel, forca e gravitetit fillon te hyje ne loje. Guret ose blloqet e gureve me te medhenj fillojne te terheqin drejt vetes ata me te vegjel, duke krijuar keshtu te ashtuquajturit protoplanete. Keta te fundit do te terheqin rreth vetes te gjitha thermijat qe do te gjejne ne orbiten e tyre rreth yllit qendror. Krijohen keshtu hapesira boshe ne rene e madhe te pluhurit. Keto hapesira do te percaktojne orbitat e planeteve te ardhshem.

3- Formimi i planeteve

Blloqet e paqendrueshme fillojne te perplasen midis tyre duke u shkrire keshtu ne nje planet te vetem. Masa e madhe qe kane fituar planetet i ben ata te terheqin edhe gazin qe ndodhet perreth duke krijuar keshtu atmosferen e tyre.

4- Krijimi i sistemit

Per shkak te mungeses se materies, pas disa dhjetra miliona vitesh planetet ndalojne se evoluari, orbitat e tyre stabilizohen dhe sistemi merr formen e tij perfundimtare. Nje sistem i ri u krijua.

Edhe pse idete e krijimit te planeteve nga nje re gazi dhe pluhuri jane hedhur qe ne shekullin e 18 nga Laplas, zbulimet e reja vazhdojne te plotesojne modelin baze, i cili behet gjithnje e me shume bindes dhe i sakte.
Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

universi - Astronomi Empty Re: Astronomi

Mesazh  Fikrro 27.11.10 15:27

Zbulimi i krijimit te nje Blak Hole (Shpelle e zeze)

universi - Astronomi 050509_neutron_merger_02

Astronomet kane fotografuar nje ndodhi kozmike ne vitin 2005 ne mengjes dhe besojne se mund te jete lindje e nje Blak hole (Shpelle e zeze) behet e ditur ne Space.com.

Pamje e dukshme e levizjes se ndriquar pas nje energjie te larte shpethimi te Gamma-ray krijon bashkimin e dy densitete yjesh neutrone duke krijuar relativisht mase te ulet Black hole thote Neil Gehrels i NASA's Goddard Space Flight Center.Eshte hera e pare qe zbulohet nje pamje optike e nje shperthimi te tille te Gama-ray ne kohe te shkurter.

Gama-ray eshte forma me energjitike e radiacionit ne spekter elektromagnetik qe permban gjithashtu rreze-X dhe vale radioaktive.
Ky proqes ka ndodhur 2.2 bilion vite drite larg,dmth ka ndodhur 2.2 bilion vite me pare po drita sapo ka arritur tani.
Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

universi - Astronomi Empty Re: Astronomi

Mesazh  Fikrro 15.12.10 16:30

Zbulohet grumbulli i galaktikave me 800 bilionë yje

universi - Astronomi 15-galaktike5

Astronomët kanë zbuluar grumbullin më të madh të galaktikave, i cili gjendet afërsisht 7 miliardë vjet drite larg planetit tonë. Ky grumbull galaktikash përmban më qindra galaktika, ndërsa ato bashkë rreth 800 bilionë (800.000.000.000.000) yje.

Megjithë këtë madhësi të paimagjinueshme për njeriun, ky grumbull galaktikash kishte mbetur i padukshëm për astronomët, derisa nuk u zbulua parregullsia e pazakontë në mikrovalë, që i shkakton ai grumbull galaktikash. Drita mikrovalore është shkaktuar me rastin e shpërthimit të madh, kur janë bashkuar jonet e elektronet dhe kësisoj kanë filluar të krijojnë atomet. Kur drita mikrovalore udhëton nëpër grumbuj galaktikash, ato ndikojnë në mikrovalë dhe kjo dukuri quhet efekti Sunjajev-Zeldovitz.

Ky grumbull galaktikash u emërua SPT-CL J0546-5345. Pasi është aq larg, astronomët në Tokë mund të shohin se si është dukur ai para shtatë miliardë vjetëve, pra kur gjithësia mendohet se ka qenë përgjysmë më e re se sa është sot, kurse sistemi ynë diellor në atë kohë as që ka ekzistuar.

Shkencëtarët mendojnë së në këtë grumbull ka mjaft “galaktika plaka” të cilat janë krijuar gjatë dy miliardë vjetëve të parë të ekzistimit të gjithësisë. Në foton e NASA-s galaktikat me ngjyrë të verdhë janë yje më të vjetra, kurse ato më të reja janë me ngjyrë të kaltër.

Dhe përse ky zbulim është aq i rëndësishëm?

Grumbujt kaq masiv të galaktikave mund të ofrojnë të dhëna për të ashtuquajturën energji të errët sekrete, përkatësisht të shihet se si ajo energji ndikon në rritjen e strukturave kozmike.


Edituar për herë të fundit nga Fikrro në 15.12.10 16:32, edituar 1 herë gjithsej
Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

universi - Astronomi Empty Re: Astronomi

Mesazh  Fikrro 15.12.10 16:31

Zgjidhet sekreti i Unazave të Saturnit?

universi - Astronomi 13-saturn4

Një prej sekreteve më të mëdha të sistemit Diellor mund të zgjidhet me një teori të re. Kjo teori thotë se Unazat e Saturnit janë gjithçka ka mbetur nga një hënë e madhe, me diametër më shumë se 5000 km, që i ishte afruar shumë planetit.
Në fillim, forca gravitacionale i kanë shkëputur shtresën e jashtme të akullt, më pas bërthama e ngurtë është shkatërruar nga përplasja me planetin gjigant duke gjeneruar hënat e vogla të brendshme të Saturnit.

Zbulimi, i publikuar në “Nature”, është rezultat i një simulimi të kryer.
Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

universi - Astronomi Empty Re: Astronomi

Mesazh  Xhemajl 15.12.10 16:44

A e di ndokush se sa ështe forca e gravitetit ne toke?
Xhemajl
Xhemajl

187


Mbrapsht në krye Shko poshtë

universi - Astronomi Empty Re: Astronomi

Mesazh  Fikrro 20.12.10 21:48

Rastësi historike pas 456 vjetëve

universi - Astronomi 20eklipsi4

Barazimi i ditës më natën (21 dhjetor) dhe eklipsi i Hënës, do të ndodhin në një ditë në kontinentin amerikan pas plot 456 vjetësh. Në këtë “rastësi historike”, Hëna do të marrë ngjyrë bakri.
NASA bëri të ditur se eklipsi, i cili do të mund të shihet në një pjesë të Amerikës Veriore dhe të asaj Jugore, për herë të fundit është parë në ditën ku barazohet dita me natën në vitin 1554.

Shkencëtarët këshillojnë të përdoren dylbi ose teleskopë që nuk dëmtojnë syrin. Eklipsi do të ndodhë nesër në orën 09:41 dhe do të zgjasë afërsisht një orë.

Fred Espanak nga Qendra e Fluturimit Hapësinor “Goddard” e lidhur me NASA-n theksoi se e gjithë Amerika e Veriut mund ta shohë këtë takim historik.

Bëhet e ditur se për shkak të veprimtarive vullkanike të ndodhura këtë vit në të gjithë botën, në atmosferë është përhapur shumë pluhur dhe për këtë arsye gjatë eklipsit të Hënës ajo mund të duket pak më e errët se zakonisht.

Brenda vitit 2011 do të realizohen dhe dy eklipse të tjera të Hënës, përkatësisht në muajin qershor dhe dhjetor.
Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

universi - Astronomi Empty Re: Astronomi

Mesazh  Fikrro 21.12.10 21:08

Eklipsi total i Hënës

universi - Astronomi 21-eklips4

Vëzhguesit e qiellit kanë marrë një dhuratë këtë vit. Eklipsin total të Hënës.

Sot herët në mëngjes, Hëna ndërroi ngjyrën nga e argjendtë në të kuqe.

Eklipsi total i Hënës ndodh kur Toka hedh hijen e saj në Hënën e plotë, duke bllokuar rrezet diellore që përndryshe refuzohen nga sipërfaqja e Hënës.

Ky spektakël që zgjati tre orë e gjysmë, siç njofton agjencia AP, u pa në Amerikën Veriore e Qendrore, në vendet ku qielli ishte i qartë. Pjesë të Evropës dhe Azisë mund të shihnin vetëm pjesë të shfaqjes.

Faza e eklipsit të plotë, kur Hëna u zhyt krejtësisht në hijen e Tokës, zgjati 72 minuta.