Flamuri - Simboli shqiptar

Shko poshtë

poezi - Flamuri - Simboli shqiptar Empty Flamuri - Simboli shqiptar

Mesazh  Kinich-Ahau prej 24.06.10 10:04

Flamuri shqiptar

poezi - Flamuri - Simboli shqiptar Albani10

"Flamuri Shqiptar ashtu si dhe gjuha e tij, kanë karakter kozmik, andaj ai duket se është po aq i vjetër sa dhe vet ndërgjegjja njerëzore! Gjithashtu, i gjen të mishëruara brenda simbolit të tij, të gjitha etapat historike në të cilat ka kaluar gjaku i shqiptarëve, nëpër mijëvjeçarët dhe peripecitë e civilizimit të vet të famshëm!"

Çdo dukuri, ngjarje, fenomen shoqëror ka origjinën si fillim procesi historik. Kemi këtu parasysh momentin e lindjes dhe shkëlqimit të tij. Pastaj maja e arritjes apo suksesi udhëton nëpër kohë dhe transformohet derisa vjen dhe na gjen ne në ditët e sotme.

Natyrisht i nënshtrohet një ndryshimi të pandërprerë, i cili i jep një kuptim të ri, formë dhe domethënie të veçantë. Kur bëhet rezistent, arrin pavdekësinë! Mbetet koncepti qendror, i veçantë dhe më i rëndësishmi!…

Në fakt, këtë shkrim timin, unë dua t'ia dedikoj flamurit tonë kombëtar … Flamuri ynë përbëhet siç edhe dihet prej dy ngjyrave kryesore. Nga e kuqja dhe e zeza! E kuqe është fusha e flamurit! E zeza qëndron në mes, me shqiponjën e famshme dykrerëshe.

Pyetja shtrohet se pse duhet të jetë kështu? Çfarë mesazhi fshihet për mijëra e mijëra vjet, mbrapa këtyre dy ngjyrave? Nga e kanë origjinën pra, këto simbole? Po ne brezi i sotëm, a mundemi të zbërthejmë kodin e saj të vërtetë?…

Një filozofi e vjetër thotë; "Në qoftë se përpiqet njeriu, për të gjithçka është e mundur"!…

Mbi flamurin shqiptar padyshim në gjatësinë e shekujve është folur, shkruar, dhe komentuar mjaft! Autorë të ndryshëm kanë thënë gjëra të rëndësishme rreth tij. Janë pasqyruar opinione, dhënë argumente, edhe më tutje do të vazhdojnë të bëjnë po kështu!

Është padyshim, shumë-shumë e rëndësishme të gërmosh, mbledhësh, flasësh dhe komentosh rreth këtij simboli, sepse është shenja më kuptimplote, si dëshmitari i përjetshëm i origjinës tonë! Historia e tij është krejt e veçantë, siç është e veçantë dhe historia e popullit tonë.

Sa i vjetër duhet të jetë ky simbol? Po populli shqiptar, sa i vjetër është? Pikërisht rreth këtij subjekti do të përdridhemi në këtë shkrim…

Le të themi fillimisht, se flamuri ynë kombëtar për të cilin po flasim, ekziston si diçka materiale dhe ka një përdorim të gjithanshëm praktik!

Atë mundet ta mbash në dorë, në tavolinë, t'ia u tregosh të tjerëve në takime të ndryshme, si përfaqësi shtetërore, në ceremonitë, në përvjetore festash, ndeshje ndërkombëtare futbolli etj... Por nga përmbajtja, ai është një koncept abstrakt...

Ai përfaqëson gjithashtu në mënyrë krejt të sintetizuar; filozofinë, kulturën, traditën, dhe eksperiencën e epokave të tëra... Është dëshmitar i momenteve pozitive dhe negative... Dëshmitar i dorës parë në sukseset, dhe dështimet tona po ashtu...

Ai është vetë shpirti ynë! Njerëzit kanë vdekur nën hijen e tij... dhe kanë lindur po ashtu... (dhe jo si ndonjë politikan që papërgjegjësish deklaron për flamurin, sikur të ishte fjala për gruan e tij, duke thënë se, ai është thjesht një leckë)...

Por flamuri i "Bijve të Shqipes" nuk është leckë, ai është Shenjti, sepse nëpërmjet tij ne zbulojmë origjinën tonë se nga vijmë dhe që në mënyrë të dukshme na shtyn sot, të vazhdojmë të ruajmë lidhjet tona shpirtërore me Krijuesin!

Shkëputja në kohë


Sot shpesh hasim në pyetje praktike rreth elementëve përbërës të flamurit, si p.sh; se pse fusha është e kuqe? Po shqiponja pse është me dy koka? E të tjera si këto!... Sot gjindja duan të dinë diçka më shumë... Dhe padyshim që ata kanë të drejtë...!

Me gjithë vështirësitë që vijnë prej shkëputjes në kohë prej filozofisë origjinale të të parëve tanë, sidomos në këtë mijëvjeçarin e fundit, unë kam qenë i mendimit se, ja vlen që ta nisësh një mision modest zbulimi, për të nxjerrë në sipërfaqe atë shpirt gjenial dhe të mrekullueshëm që kanë treguar gjatë epokave të kaluara, të famshmit "Bijtë e Shqipes"!

Filozofia e jetës së tyre s'ka dyshim që gjendet e pasqyruar, në librat e shenjtë, në shpella, në gurët e varreve, në shkollat dhe universitetet, në librat e shenjtë!... Ata lanë gjurmë kudo ku shkelën, duke kaluar dhe jetuar!... Ata ishin mjeshtra ndërtimesh, njerëz me kurajë të veçantë, optimist të pandreqshëm, dhe mësues të mëdhenj po ashtu!

Luftëtarë të rreptë, që njëherë në një kohë askush nuk ja u pa shpinën! Gjuha e tyre ishte gjuha e Zotit!..

Megjithëse se gjatë tremijë e pesëqindvjeçarit, të cilin po e lëmë mbrapa, ne si komb kaluam tronditje dhe katastrofa të tmerrshme; shkëlqimet dhe rëniet e perandorive më të mëdha të kohëve si ato të Yllirëve, Hittitëve, Persëve, Maqedonasve, Romakëve, apo Bizantit, prapëseprapë mbijetuam!...

Dhe padyshim kjo është shenjë e mirë, është shenja e vërtetë e një rizgjimi të madh kolektiv!...

Kishte të drejtë profeti Nostradamus (1503-1566), kur predikonte për ne p.sh; "Shqiptarët ende nuk i kanë luajtur të gjitha kartat e tyre dhe se padyshim ata përsëri do ta habisin gjithë botën në arenën ndërkombëtare"! Robert D'Angely, "Enigma", bot, Toena, Tiranë, 1998.

Për Yllirët që ishte popullsia e parë dhe origjinale e Evropës dhe për vlerat e tyre në fushën dijes e teknologjisë, historiani i shquar italian, Enzo Gatti, me një ironi krejt të dukshme, theksonte;

"E pra, qytetërimi grek dhe ai romak nuk njihen që ta kenë krijuar, as pëlhurën, as bronzin, as rrotën, as qeramikën, mullinjtë me erë; dhe as grurin, as vreshtat, as ullinjtë, as shkrimin, dhe as rrugët e tulave... Ulliri dhe vreshti, simbole sigurie, paqeje dhe gëzimi, janë krenaria e popujve mesdhetarë: e Albano-Yllirëve"!...

Më poshtë akoma ai vazhdon:"Ky civilizim pati me siguri, shumë shekuj mirëqenie, zhvillimi e paqeje. Shtrirja e tij e gjatë në kohë e tregon qartë këtë gjë. E vetmja njësi matëse e zhvillimit paqësor është prodhimi i punës së njeriut!" Marrë nga, Libri, "Yllirët", bot i "Bargjini", Tiranë. 2005.

Për arsye metodologjike, ne do të përdorim për argumente historike edhe disiplina të tjera simotra shkencore, si; Arkeologjia, Matematika, Gjeometria, Gjeografia, Letërsia, Gjuhësia, Filozofia, Folklori, Astronomia, Astrologjia, etj; Kjo gjë na bën pra, që të shkelim brenda territorit të historisë së sotme moderne!

Joseph Campbell u bë në vitet 80, "Babai Shpirtëror" i lëvizjes për zbulimin e të kaluarës sonë mitologjike dhe të interpretimit të saj me konceptet dhe eksperiencën e zhvillimit të shek. XX.

Në programin e PBS-së, kanali 13, i intervistuar nga gazetari i shquar televiziv amerikan Bill Moyers, deklaroi; "Mitet janë mbartësit e potencialit shpirtëror të jetës njerëzore" dhe si përgjigje të kësaj thënie në vazhdim, Moyers duke u bashkuar me idenë e tij thekson; "Mitet janë histori, rezultat i kërkimit të njeriut nëpër mijëravjeçarët, për domethënien apo thelbin e të vërtetës"!

Të dy ata me argumentet e tyre, në parim kishin të drejtë, por në qoftë se mitet nga e kaluara nuk i përgjigjen nivelit të sotëm shkencor mbi vetveten, dhe natyrës që na rrethon atëherë ato humbasin kredibilitetin për ç'farë flasin! Paul Von Ward, "Solaris Legacy" page xviii, publ, by Inner Eye Books, 1998.

Jo pa qëllim e vura këtë sentencë mbi mitologjinë, sepse ajo është bërë tani gati një nga burimet kryesore informative për një të kaluar tepër të largët.

Mitologjia sot siç duket, ka mbetur elementi më rezistent përballë katastrofave të ndryshme natyrore që ka kaluar planeti ynë herë pas here, dhe gjithashtu dallgëve lajthitëse që janë pasqyruar në vetë psikologjinë e njeriut si individ, dhe kolektiv po ashtu!

Diplomati i shquar amerikan i fillimit të shek. XX dhe adhuruesi i shqiptarëve, Georg Fred Williams në artikullin e tij të famshëm "The Shkypetars" botuar fillimisht në revistën autoritative amerikane të asaj kohe "Harper's Weekly" në vitin 1915, thekson mbi origjinën e shqiptarëve si p.sh;

"Në parahistori, përpara se rapsodët Homerikë t'u këndonin hyjnive dhe heronjve mitologjikë, jetonte një popull me emrin "Pellazgë"… Duke zbritur më poshtë në artikullin e tij, ai vazhdon; "Ndërtimet me gurë të pagdhendur, përballë Partenonit, në Akropolin e Athinës edhe sot e gjithë ditën quhen Pellazgjike"!…

Këta banorë të lashtë, që njihen si "Pellazgët Hyjnorë" ndërtuan gjithashtu muret e mëdhenj primitive "Qiklopikë"; (Ato të Phenixit të Delvinës, apo ato të Ulqinit) (shën i imi), që siç e ka theksuar edhe prof. Pokoki, ato janë ngritur shumë kohë përpara se grekët të vinin në jetë"! Dihet që me teknologjinë e gurëve "Qiklopikë" janë konstruktuar edhe piramidat e Egjiptit!

Një paralele e çuditshme, kjo ndoshta për pseudo-historianët, të cilët ende vazhdojnë të manipulojnë me të kaluarën e shqiptarëve.

Por edhe më tej, gjatë këtij shkrimi ne do të hasim kalimthi dhe në mënyrë krejt të natyrshme, paralele të tëra të civilizimit Pellazgo-Yllir, me atë të Egjiptit të lashtë të Piramidave, që pothuajse kanë fare pak diference për kohën dhe hapësirën ku janë zhvilluar.

Megjithëse për kushtet e vështira, të cilat ne po kalojmë si komb sot jemi të ndërgjegjshëm, se nuk do të jetë aq e lehtë që të saktësohet koha kur u kryen këto ndërtime, por jo aq e pamundur!

Një gjë shihet se është e sigurt, se ato janë ndërtuar prej duarve të mjeshtrave Pellazgjikë (paraardhësit e Shqiptarëve të sotëm), dhe se ato janë ndërtuar në një kohë, tepër-tepër të largët, mijëra-mijëra, vjeçare...

Kulti i Zeusit

Përpara se t’i hyjmë një shpjegimi të mirëfilltë mbi simbolin e shqiponjës dhe se çfarë përfaqëson ajo në flamur, neve na duhet, siç bëhet në raste të tilla që të kthehemi mbrapa në kohë, në kërkim të origjinës, dhe arsyeve se përse ky simbol gjatë epokave, ka kaluar në kaq shumë procese ndryshimi emrash!

Arkeologu i pasionuar dhe atdhetari ynë i madh At Shtjefën Gjeçovi, në studimin e tij mbi Pellazgo-Yllirët shkruante; "Zeusi, kishte tre preferenca të cilat ishin; Lisi që simbolizonte jetëgjatësinë (rreth 1500 vjet), Dhia Amaltia (që njihej për qumështin e saj shërues) dhe shqiponja (zogu simbol i Diellit)"! Nga Libri "Trashëgimi Thrako-Yllire, Vepra, vëll. 2. Prishtinë, 1985.

Nga vinte origjina e këtij kulti, që duket se ka qenë më i vjetri në civilizimin human? Është pikërisht kjo gjë, që historianët e ndryshëm tashmë i janë kthyer me forcë të madhe, dhe po zbulojnë shumë enigma të njeriut dhe peripecitë që ka kaluar ai për ta populluar planetin Tokë!

"Kur martesa e Qiellit me Tokën shfaqesh në kultin e Zeusit, tek Dodona, Priftëreshat e tij atje, këndonin;

Zeusi ishte, Zeusi është, Zeusi do të jetë, O Zeus i madh!

Toka i prodhon të gjitha frutat, nderojeni Tokën si Nënën"!

Këto rreshta të rimuar, të cilat i përgjigjen me një qartësi të çuditshme pyetjeve tona, i mora si shembull nga libri "Një histori pagane e Evropës" me autorët, Prudencë Jones& Nigel Pennick, Publ, by Barnes&Noble Inc, USA. 1995.

Pra siç thamë, kulti i Zeusit, tek shqiptarët e vjetër edhe ata të sotëm dihet që ka dhe zë një vend qendror në trashëgiminë e tij kulturore dhe atë shpirtërore!

Megjithëse në literaturën botërore përgjithësisht neve na e servirin atë, si "Perëndia greke" më e rëndësishme e Olimpit, ne pra (shqiptarët) sot mund të themi ndoshta me gjysmëzëri, -"Eh, mendoni çfarë të doni ju, por Zeusi vetë, në të gjitha kohërat ka folur vetëm shqip!

Le të pranojmë pak histori, duke rreshtuar fakte!...

Është krejt e njohur, dhe pranohet nga të gjithë që "Yllirët" dhe "Pellazgët Hyjnorë" e adhuronin dhe i faleshin Zeusit në faltoret e tyre të kultit. Ata ishin "Paganë" mijëra vjet për nga besimi dhe perëndia kryesore për ta në Olimp ishte padyshim Zeusi!…

Ai, Zeusi thirrej ndryshe si babai i "Shkreptimave dhe Rrufeve" midis perëndive të tjera në Panteon! Nga literatura paraklasike dhe ajo klasike shembujt janë të pafund. E thënë ndryshe, Zeusi merrte pjesë në çdo aspekt të jetës së tyre:

Për këtë arsye tani po ju afroj dy tablo të shkurtra nga lufta e Trojës, të përshkruara nga dy autorë të ndryshëm, por të famshëm dhe që shkruan në kohë të ndryshme për të njëjtën temë! Paragrafi e parë është shkëputur nga libri i Quintus of Smirna, me emrin "Lufta e Trojës" publ, by, Barnes&Noble. 1996.

Duke theksuar fuqinë e Zeusit, të padiskutueshëm në Panteonin e Olimpit, me zërin e tij buçitës, improvizon papritur për lexuesin një skenë paraprake, ku ai Zeusi do të thotë:

"Mësoni, o ju perënditë e Olimpit! Një e keqe e madhe do t'ju vijë nga lufta e (Trojës) që po ju pret nesër… Ju do të shikoni atje poshtë (në fushëbetejë) fuqinë e kuajve, e cila do të shuhet mbrapa karrove të luftës, dhe gjithashtu nga të dyja palët e ushtrive, që do të qëndrojnë përballë njëra-tjetrës, do të shikoni vdekjen e birit të njeriut!

Secili nga ju, pavarësisht nga skenat makabre që do të shihni, qëndroni të fortë, dhe as që mos e merrni mundimin të më bindni që ta ndaloj këtë kasaphanë, qoftë edhe duke më rënë në gjunjë! Ora e Fatit nuk ka mëshirë edhe për vetë ne!…

Kështu "Baba Zeusi", ju drejtua atyre, të cilët e dinin mirë gjithashtu, një fakt të tillë… Por, kur e dëgjuan gjykimin e ashpër nga goja e "Zotit të Pavdekësisë", "Shkrepësit të Rrufeve", "Birit të Kronosit", (Zeusit), ata as që morën guximin që ta kundërshtonin, Bossin e tyre!"

Ja pra, "Baba Zeusi", "Zoti i Pavdekësisë", "Shkrepësi i Rrufeve" apo "Biri i Kronosit" parashikonte dhe paralajmëronte birin e njeriut, përpara se gjërat e këqija apo katastrofat natyrore të ndodhnin!

Në Iliadë, gjithashtu gjatë leximit të saj, ne e hasim emrin e tij pothuajse në të gjitha lutjet; si, p.sh. "Mbretit Zeus", "Atit Zeus". Ose, Agamemnoni ju lut: Zeusit, Diellit, lumenjve, Tokës dhe Nëntokës"!

Akili thirri me zë të lartë "Zeus o Atë"! Edhe kur merrnin vendime të veçanta, ata ngrinin duart përpjetë drejt qiellit dhe i luteshin prapë Zeusit, për një zgjedhje të drejtë! Kështu luteshin Akejtë dhe Trojanët po ashtu, "Atit Zeus"!

Edwin Jacques, në librin e tij "Shqiptarët", faq. 78-79, bot. "Kartë e Pendë" e Fond. Abraham Linkoln, Fasano, Italy !"

Por ashtu si dhe Homeri, Virgjili poeti latin, i paraqiti protagonistët e tragjedisë trojane, jo si grekë por si pellazgë! Ai deklaroi se Mbreti dardan i Trojës, Priami ishte pellazg si të gjithë mbretërit e tjerë Trojanë.

Enea gjithashtu ishte dardan dhe rrjedhimisht pellazg, ashtu si shumica e trojanëve. Edhe forcat rrethuese ishin pellazgë!

Ndonëse aty-këtu përkthimi në anglisht i cilëson gabimisht si grekë, po në tekstin latinisht, ata përshkruhen nga Virgjili me të drejtë si danaj ose pellazgë. Duket pra fare e qartë se heronjtë "grekë" nuk ishin aspak "grekë, por thjesht pellazgë"!

Pra, pas këtyre pasazheve historike nuk është shumë e vështirë për ta kuptuar se, lufta e famshme e Trojës ishte thjesht një lajthitje në formën e luftës civile, me të gjitha elementët e vetë katastrofikë, që në fakt Pellazgo-Yllirët në shekujt e mëvonshëm do t’i vuanin akoma më tmerrësisht këto pasoja! Aty në Trojë filloi tatëpjeta e madhe e civilizimit dhe dominimit Yllir...

Zeusi pra, siç e patë nga shembulli që sollëm pak më sipër i paralajmëroi palët ndërluftuese... Zeusi i dinte të gjitha, por siç ndodh rëndom në të tilla raste, askush nuk kishte vesh që ta dëgjonte... Pjesa tjetër e ngjarjes duket se, ishte thjesht statistikë historike e fatit njerëzor që po rrokullisej me zhurmë...

"Në festivalin kombëtar të Lojërave Olimpike në 336 BC, në Aegean, ishte vetë Philipi II, në krye të këtij festimi. Në emër të shtetit maqedonas, ai (Philipi) bëri dhuratat për Zeusin, (Shpëtimtarit dhe Mbrojtësit të tyre)...

"Po për këtë bekim, Aleksandri i Madh kishte arsye gjithashtu që të falënderonte Zeusin e Olimpit"! Nicolas. G. L. Hammond, "The Genius of Alexander the Great",Publ, by. Chapel Hill, USA. 1997.

Siç shihet edhe nga këta shembuj, edhe në shekujt e mëvonshëm, ende Zeusi, për perandoritë dhe mbretëritë e shumta të Yllirëve, mbetet protagonisti kryesor i dominimit të Olimpit!

Le të vazhdojmë më poshtë me një legjendë interesante të mbledhur nga Zoto Mollosi në shek XIX, në librin e tij me titull "Historia e Epirit dhe e Shqipërisë" fillimisht në gjuhën greke, por që është e përkthyer dhe ka qarkulluar edhe në gjuhën shqipe në fillim të viteve 20 të shek XX, prej At Shtjefën Gjeçovit;

"Zeusi vetë, sipas kësaj legjende, besohej se kishte lindur në Palavli të Delvinës dhe që prej këndej u dërgua me varkë prej Butrintit në Kretë" !… Jaho brahaj, "Kurora Mbretërore Shqiptare", faq. 9, bot i "Dardania", Tirane 1998.

Le ta nisim me emrin, Zeus! Duket qartë se në rrafshin gjuhësor ky emër, ka ndihmuar në formimin e fjalës, Zoti, që përdoret dendur në shqipen e sotme!

Rrënja e kësaj fjale në të dy dialektet tona kryesore (Gegë e Toskë) ka të njëjtin kuptim. Në atë të hershmin është ; zë-zëri në toskërisht, dhe siç dihet; za-zani, ose zo-zoni, në dialektin gegërisht...

Siç e theksuam pak më lart, në përfytyrimin e njerëzve të lashtë besohej se Zeusi ishte zëri i të "Plotfuqishmit!" Siç e pamë, ai krahasohej me rrufetë që binin nga qielli dhe nderohej si perëndia kryesore e Olimpit! Vendoste rregulla, të cilat po qe se njerëzit nuk i zbatonin, ndëshkoheshin ashpër po prej tij.

Le të marrim si shembull këtu, rastin e Prometeut!… Për mosbindje, rebelim, ose ndoshta për nxjerrje sekretesh (spiun), Zeusi vetë e lidhi atë në shkëmbinjtë e largët të Skithisë, diku andej nga brigjet e detit të zi dhe i la atij mbi gjoks shqiponjën që ta ndëshkonte hera-herës, duke i çukitur mëlçinë.

Me këtë rast shtrohet pyetja: A është shqiponja simbol i ndëshkimit? Në legjendën e "Prometeut të Lidhur" dukshëm që po!

A ka lidhje kjo domethënie e shqiponjës së Zeusit, me shqiponjën dykrerëshe të simbolit të sotëm shqiptar mbi flamur? Ngjyra e saj e zezë mbi fushën e kuqe, nuk na lë shumë vend për manipulim!

Po vazhdojmë më tej me autorin Ralph Ellis, në "Thoth, The Architect of the Universe", Publ. në UK. 2001, i cili na afron këtë legjendë për "Atlantidën" dhe pyet se nga e kishte origjinën ky mit? Duke qenë se kalimthi përmenden edhe shqiptarët me emrin e toskëve po në këtë legjendë po e riprodhoj ashtu siç e ka trajtuar ai… Ralph Ellis!

"Platoni (427-347, BC), e theksonte origjinën e Atlantidës me forcë të madhe si egjiptiane. Kjo histori thuhet se i është treguar fillimisht Solonit, një nga të shtatë të urtët e Athinës, gjatë vizitës së tij në Heliopolisin e Egjiptit. Soloni (639-559, BC) rridhte nga një familje fisnikësh dhe udhëtoi për në Egjipt më 571 BC, ku ai kaloi kohë në Heliopolis dhe në qytetin Sais.

Në vazhdim pastaj ai qëndroi në Qipro, si mik i Mbretit Philocyprus dhe kthehet prapë në Greqi, në 561 BC. Fatkeqësisht, asnjë nga punët e tij, përfshi këtu edhe komentet mbi Atlantidën s'ka mbijetuar.

Historia e tij, transmetohet nga Kritias, i cili riprodhon Sokratin dhe pastaj Platoni e shkruan atë në veprën e tij të njohur Timeaus dhe Kritias! 300 vjet më pas një tjetër emër Crator gjithashtu vizitoi qytetin Sais, dhe pa në një kolonë guri të shkruar me Hieroglife, historinë e Atlantidës njësoj siç e pat treguar edhe Platoni! Megjithatë, nga historianët theksohet se, ende nuk është gjetur diçka e tillë nga arkeologët e sotëm, në qytetin e Sais.

Por vetë legjenda e Atlantidës thoshte; Vajza Cleito mbeti shtatzënë nga zotat, (Alien-ët?!!), ( Homonoidët?!!) ,të cilët gjejnë tek ajo idealin origjinal, të civilizimit human!

Civilizimi njerëzor u ndërtua në kontinentin e Atlantidës i filluar nga Poseidoni matanë shtyllave të famshme të Herkulit (Gjibraltar). Shoqëria që u themelua nga pesë çifte binjakësh të lindur nga vajza Cleito, jo vetëm që zhvilluan Atlantidën, por edhe Mesdheun, nga Egjipti deri në Toskani, thotë legjenda!"

Mbas këtij tregimi pak të gjatë ne vijmë papritur tek Toskania ose YIliria e Jugut!… Le t’i kursejmë komentet për diku tjetër!

Në një artikull studimi të "New York Times", që e pata lexuar në qershor të vitit 2000, mbi fillimin e inteligjencës njerëzore nëpërmjet Homo-Sapiensit, civilizimi i sotëm konsiderohet të ketë filluar 50 000 vjet më parë!...

Nga Afrika e jugut qenkan shpërndarë 18-të, (Adamë dhe Eva së bashku)! Mund të kuptohet lehtë, se autori i shkrimit ka përdorur emrat biblikë nga libri i parë i Moisiut, në mënyrë simbolike! Pra ata logjikisht duhej të ishin dhjetë vajza e tetë djem, të cilët populluan planetin duke u shpërndarë në të gjitha kontinentet!

Por ajo që më bëri përshtypje në këtë studim, ishte fakti i fillimit të jetës në Evropë. "Aty thuhej saktësisht se jeta ka filluar atje, sipër kufirit të sotëm grek, 45.000 vjet më parë!" Ky studim interesant, dhe pa as më të voglin dyshim, serioz, konkludonte me praktikimin e kërkimeve shkencore me metoda gjenetike !...

Pasi e mbarova së lexuari artikullin, pyetja më lindi vetvetiu! Po përse vallë në një gazetë me kaq autoritet të gjerë sa "New York Times", ndruhet dhe nuk ja përmend emrin këtij territori që i bie po ashtu, sipas përshkrimit të tyre, t’i përkasë "Bijve të Shqipes?"

A thua Toskët e Atlantidës, të jenë të njëjtë me Toskët e jugut të Shqipërisë? Apo këtu kemi thjesht një koincidencë të keqe, e cila vazhdon t’i lerë armiqtë e shqiponjave pa gjumë? Megjithatë, theksoj me kënaqësi, se sot në agjendat dhe tavolinat e historianëve botërorë, po dëgjojmë gjithnjë e më shpesh të përmenden Yllirët dhe civilizimi i tyre i mrekullueshëm!

Autori, John Wilkes në librin me titull "The Yllirians", Publ. by Blackwell Library 1995, e sjell në kujtesën tonë fillimin e Evropës, krejt kështu;

"Në dokumentet romake me titullin (Ilirike-1), gadishulli ynë e ka marrë emrin nga Yllirius, djali i Polifemit. Ky ciklopi Polifem u martua me gruan Galatea nga Sicilia dhe nga martesa e tyre ata patën tre djem me emrat; Celtus, Yllirius dhe Galas dhe pastaj ata emigruan për në vende të tjera ku dhe kanë formuar popujt, të cilët morën emrat e tyre." Kjo histori duket se është më e pranueshme se të gjitha të tjerat; gjykon në fund, J. Wilkes!…

Yllirius, vetë pati nga martesa e tij, gjashtë djem me emrat Encheleus, Autarieus, Dardanus, Maedus, Taulas dhe Perrhaebus. Gjithashtu vajzat me emrin Partho, Daortho, Dassaro etj.

Nga këto rrënjë dolën më pas; Taulantti, Perrhaebi, Encheeles, Autaries, Dardani, Pertheni, Dassaretii dhe më pas Daorsii. Autarieus, pati një djalë, me emrin Pannonius, ose Paeon, më vonë djemtë me emrin Scordiscus dhe Triballus nga të cilët u krijuan fise me të njëjtin emër. (Yllirike-2).

Të ashtuquajturit "Grekë" gjithashtu thoshin se; "Yllirians janë shtrirë dhe kanë jetuar në territoret matanë Maqedonisë dhe Trakës që prej Chaonia dhe Thesprotia deri tek brigjet e lumit Danub. Kjo është gjatësia e shtrirjes së vendit, por në gjerësi ata shtriheshin nga Maqedonia në malet e Trakës tek Pannonia dhe nga brigjet e Adriatikut tek Alpet e veriut."

Po G. F. Williams, në faq. 13 të shkrimit të tij,"The Shkypetars" duke folur për prejardhjen e shqiptarëve theksonte; "Herodoti nuk e dinte se emrat e heronjve Homerikë dilnin qartë në Pellazgjisht, ashtu si dhe studiuesit tanë Amerikanë, (shen i im); ata ende nuk janë të ndërgjegjshëm se ato ruhen pastër në shqipen e sotme".

Për kujtesë theksojmë këtu se Yllirët dhe Pellazgët ishin dy degë të një gjaku (fisi). Për ta kuptuar më lehtë këtë, hidhini një sy të gjitha hartave të vjetra, sidomos në ato të perandorisë Maqedonisë, të Romës, apo të Bizantit, ku gjithmonë Epiri vetë quhesh në atë kohë, Ylliria e jugut.

Dhe si një fakt i pa kundërshtueshëm, është se, deri vonë në fillim të shek. XIX, vetë i ashtuquajturi "Gadishulli Ballkanik" quhej me emrin e tij të stërlashtë, "Gadishulli Yllirik" !…

Por kaq u ka mjaftuar disa " historianëve", përfshi këtu sidomos ata "Greko-Romakë", që të ngatërrohen në çorbën e emrave dhe me një injorancë të pashembullt, duke e shoqëruar me mbrapshti, kanë zhdukur nga librat civilizimin Pellazgo-Yllir, duke i rënë thjesht me një majë lapsi!...

Në këtë rast është detyra jonë që të përcaktojmë shkallën e besueshmërisë së tyre dhe duke mos rënë në të njëjtat pozita të gabuara, të bëjmë ashtu siç veprojnë zakonisht historianët seriozë, të cilët vënë në bazë të studimeve të tyre konsiderojnë të vërtetën absolute, duke ju afruar ndershmërisht asaj!

Pellazgo-Yllirët, ose "Bijtë e Shqipes"

Siç e theksuam pak më sipër, Pellazgo-Yllirët të njohur gjithashtu edhe me termin popullsi "Proto-Yllire" ose banorët origjinalë të Evropës, besonin se i pari i tyre vinte nga galaktikat.

Dhe ky quhej thjesht, Ylli! Nga ku shkak ata e quajtën vendin e tyre Ylliria. Ky fakt për ata ishte një bindje thelbësore. Po e konsiderojmë për një çast këtë besim… Si është pasqyruar ky besim i tyre gjatë mijëravjeçarëve?

Është fjala për Ibishin, Thotin, Hermesin etj… Ibishi dhe më pas Thothi ishin emra që u përdorën në mitologjinë egjiptiane dhe që simbolizonin shqiponjën, njësoj si tek Yllirët, Hermesi!

Marry Hope, in "Sirius Connection" faq. 9, thotë për Hermesin p. sh;

"Përpara se të supozohej që të largohej nga Toka, duke u kthyer tek yjet, andej nga ai kishte ardhur, Hermesi me krahë fluturues besohet se ai i ka lënë shumë porosi qenieve humane, nëpërmjet të ashtuquajturës "Tabletat e Blerta të Hermes Trismegistus"!

Vini re këtu me kujdes "Hermesin me krahë fluturues"! Shqiponja-Yll apo Ylli-shqiponjë? Po porositë e çuditshme të tij! Pra dukshëm këta emra metaforikë, të cilët hyjnë dhe dalin në mënyrë konstante nëpër mitologji të ndryshme duhen interpretuar drejt dhe me kujdes, që të nxjerrim thelbin e të vërtetës!

Po misteri i Yllirëve, a do të ketë fatin që të zbulohet nga gojëdhënat apo mitet e ndryshme, të cilat i kemi me bollëk? Ja pra, këtu del një arsye më shumë, se pse mitologjia është bërë sot burimi më i saktë dhe i dorës së parë, për të kaluarën tonë tepër të largët, ndaj të cilës arkeologjia e sotme ndihet ende e pafuqishme!...

Po le të vazhdojmë edhe më tej duke bërë një udhëtim të shkurtër me Thothin.

"I edukuari Thoth, shpesh quhej edhe Hermesi, ose Mërkuri", thoshte në vargjet e një poemë, Gaius Manilus (48 BC-20 AD) poet i njohur latin.

Thamë diku më lart në këtë shkrim, shqiponja në lashtësi ishte zogu simbol i Diellit! Dielli është i vetmi yll, me gjuhën e Astronomisë, në sistemin tonë Diellor, dhe sigurisht simbol i dritës dhe energjisë për njeriun, që ja bën të mundshme atij jetën në Tokë! Por le të kthehemi prapë tek ky Thothi !…

Ishte ky Thothi, atij që i pëlqente të thoshte "Si lart edhe poshtë", që duhet kuptuar ndryshe si "Makro dhe Mikro Kosmosi", terma me të cilat sot operon shkenca e Astronomisë… "Ai ishte Perëndia e Shkencës dhe veçanërisht Matematikës"…

Ai ishte; Gjykatësi Hyjnor, Lordi i Kohës, edhe Kontrolluesi i famshëm i lojës që bënte Toka, në tërheqjen e saj me Hënën! Nga kjo lojë, e cila ai fitoi 1/70 pjesë të dritës, ose 1/72 e 360 na prodhon nr. 5, që korrespondon me 5 ditët e reja të njohura si "Epagomenal". Thuhet se universi me këtë rast lindi 5 fëmijë të quajtur–Osiris, Horus, Set, Isis, dhe Nephthys. Dhe legjenda, apo miti Pellazgjik vazhdon se; Kronos (Koha), i hëngri të pesë bijtë vet"! Murry Hope, "The Sirius Connection".

Egjiptianët këtu veçanërisht kanë vepruar shumë të kujdesshëm të na tregojnë të 5 Epigomenal Neters, që kishin një lidhje shumë të fortë me Siriusin…

Ndoshta ne mund ta marrim me mënd se" Ylli-Blu-Bardhë" (Dogon Star), në konstelacionin e Canis Major ishte i treti dhe ndoshta më influencuesi në Dramën Celestiale…

Por Thoti vetë ishte "Lunar Deity", i cili influenconte në alternimin. Me fjalë të tjera ai influenconte në ndryshimin e orbitës së Tokës në tërheqjen e saj reciproke me Hënën, e cila me këtë rast aktivizohej nga forca e njohur e gravitetit që pasqyrohej në shmangiet e aksit të saj.

Si rezultat i këtij fenomeni celestial ndryshon dalëngadalë gjatë lëvizjes së tij centrifugale pozicioni i boshti tokësor! Murry Hope, "The Sirius Connection" Page 23, publ. by, Element Books, UK 1996.

Në "Egyptian Mythology, publ,by. Metro Books,2002. Anthony S. Mercante thoshte për Thothin gjithashtu se:

Thothi njihet si "Zot i Hënës", "Padroni i Arteve", "Oratorisë" "Hieroglifëve", "Shkencës", dhe i të "Vërtetës Universale"! Në periudha të ndryshme ai është quajtur edhe si "Zëmra e Universit" dhe "Lordi i fjalëve Hyjnore", "I Vetëlinduri" ose ai i cili ndryshe quhej, "Zoti Vetë" i lindur nga askush!

Tek egjiptianët ai ishte perëndia më e rëndësishme nga të gjitha dhe mendohet që të ketë shkruar variantin e parë të Biblës, e cila konsiderohet edhe si traktati më i vjetër kristian, "Librin e Vdekjes tek egjiptianët"! Por akoma më interesante është ajo që Thothi, tregonte për veten e tij;

"Unë jam Thothi!… "Zëri Hyjnor", i cili i ka duart të pastra, "Lordi i dy Brirëve", që dërrmon padrejtësinë, flet të vërtetën, mbron të drejtën, duke shkelmuar me neveri të keqen!"…

Tek Pellazgo-Yllirët, ashtu si tek Atlantët, emri i Thothit identifikohej me Hermesin e tyre! Nga ky emër e ka burimin filozofia e Hermetizmit si filozofi e jetës… Vetë Yllirët, i atribuonin Hermesit; zbulimin e Astronomisë dhe Astrologjisë, Shkencës së Numrave, Matematikës, Gjeometrisë, Medicinës dhe Botanikës! Gjithashtu ata besonin se Hermesi ishte i pari që stabilizoi "Besimin Fetar dhe Qeverisjen" duke krijuar rregullat e marrëdhënieve midis njeriut dhe Zotit"!

Hermesi thoshte p.sh: "Që të jesh filozof Hermetik, duhet që gjithmonë të kërkosh të vërtetën! Dhe në qoftë se është e nevojshme, kur gjendesh midis dy të vërtetave, kërko matanë asaj që duket!"

"E vërteta e thjeshtë apo gjysmë e vërteta duhen injoruar! Lufto, për të arritur të vërtetën universale, e cila gjithmonë ka ekzistuar... Ajo korrespondon me shprehjen e ligjeve të natyrës, të cilat mbajnë dhe qeverisin ekzistencën e të gjithë Universit!"

Hermes Trimegistus mendohet nga shkollarët që të ketë jetuar 15.000 vjet të shkuara! John Baines, “The Hermetic Philosophy”, Book One. publ, by, John Baines Institute, Inc.

Këtu shihet prapë, fare qartë, se sa ngushtë kanë qenë Pellazgo-Yllirët me egjiptianët, pothuajse në të gjitha fushat, sidomos në ato të origjinës tyre të përbashkët, gjuhës dhe besimit hyjnor! Por një herë tjetër më duhet të ndalem në mënyrë më specifike në këtë moment kyç të historisë së shqipeve dhe lidhjet e tyre të ngushta me civilizimin e vjetër egjiptian

Në librin tjetër me titull "The Secret Science" kushtuar po hermetizmit autori John Baines thotë; "Të pesë cepat e yllit ose (Pentagramit) simbolizojnë njeriun me të dy duart dhe këmbët e hapura dhe njihet si shenjë tepër e lashtë okulte.

Pikërisht ky yll simbolizon idealin, i cili pasqyron shpirtin që dominon trupin. "Prandaj Pellazgo-Yllirët i kishin përqafuar këtë filozofi si të tyren, sepse ata ishin të ndërgjegjshëm për emrin "Bijtë e Shqipes"! Ylli siç e thamë, është gjithashtu sinonim i shqiponjës!

Shqiponja metaforikisht është simbol i dritës dhe dukshëm shqiptarët kanë identifikuar veten si misionarët e saj! Për ta ilustruar më tej këtë ide, le të përmendim këtu shprehjen e famshme të Plutarkut kur thotë:

- "Ah, këta Yllirët! Ky popull i mrekullueshëm dhe misterioz, i cili ngado që shkoi nëpër Evropë, ndërtoi qytete dhe shtete për nder të fitoreve të tyre të mëdha!"

Nga kërkimet e shumta arkeologjike në Ylliri, objekti i zotit Diell, është pikërisht simboli më i zbuluar në këto territore. Njerëzit i faleshin kultit të tij. Për këtë ne kemi një evidencë krejt të mjaftueshme tashmë! Po ashtu edhe egjiptianët!

Tek egjiptianët e vjetër e gjejmë këtë simbol të pikturuar brenda mureve të Piramidave herë si simbol dhe herë si Hieroglifë! Zbulimi veçanërisht i "Rozeta Stonë", nga një ushtar i zakonshëm i Napoleon Bonapartit, gjatë ekspeditës së Egjiptit, ndihmoi shumë në përkthimin e Hieroglifëve.

Shkrimet e tyre tani interpretohen, pasi domethënia dhe mesazhet janë ruajtur të paprekura qysh nga thellësia e epokave të largëta! Studiues të ndryshëm sot i konsiderojnë Piramidat edhe si librat e gurtë!...

Në një tjetër shembull Ibishi, i përmendur edhe në fillim tek egjiptianët prapë në shqip, ishte sinonim i shqiponjës. Për koincidencë këtë emër ende edhe sot e ndeshim midis malësorëve tanë të veriut! Po t’i hedhim një vështrim më të qartë shqiponjës ne do të kemi këtë analizë: Në realitet shqiponja është qenie e gjallë, "zogu i qiellit"!

Në librin e tij "365 Konstelacionet e Natës" Autori Chet Raymo prof. i Fizikës dhe i Astronomisë, në Stonehill College në Eastonin e Veriut, Massachusett, bën një prezantim dyfish, astronomik dhe mitologjik të pozicionit të yjeve për çdo natë të dhënë të vitit! Kur bie fjala për netët e 1-2 shtatorit, ai thotë:

"Në ajrin e këtyre netëve ndihet fresku i parë i vjeshtës! Tingujt natyralë, të natës së verës, vijnë duke u shuar.

Të tre yjet e ndritshëm të trekëndëshit veror, lëvizin në zenit dhe i drejtohen qiellit dimëror për në perëndim. Nga mesnata yjet e Dimërorit mund t’i shohësh të bashkuar sipër horizontit të lindjes, me emrat Aldebaran, Rigel dhe Betelguese.

Por në thellësi, midis qiellit të ndritshëm të beharit dhe qiellit akoma më të ndritshëm dimëror, ne papritur ndodhemi, drejt e nën galaktikën e famshme të "Rrugës së Qumështit", ku qielli vjen e humb nga pak shkëlqimin e tij… Gjatë shtatorit në qoftë se do të ndjekim me syrin e lirë konstelacionet, ato zbehen më shumë se zakonisht...

Por në fillim do të na bien në sy të tre yjet e ndritshëm të verës; Altair, Aquila, Eagle, apo shqiponjën në gjuhën shqipe". Dhe pak më poshtë,... prof. Chet Raymo na rikujton duke kaluar në shpjegimin e lidhjeve mitologjike së Zeusit me shqiponjën;

Një tjetër rast interesant ky me prof. Chet Raymo, ku shkencëtarët pa hezitim e trajtojnë mitologjinë sot, krejt seriozisht, duke e trajtuar atë, si pjesë organike të argumenteve të tyre shkencore.

"Shqiponja sipas legjendës, ishte e preferuara e Zeusit të plotfuqishëm. Kur kishte nevojë një shërbim fluturimi midis Qiellit dhe Tokës ai ja besonte këtë mision vetëm asaj (Shqiponjës)!

Për shërbimin e gjatë, asaj i ishte rezervuar një vend i veçantë midis yjeve. Siç e dimë, për të Plotfuqishmin, (Zeusin) nuk ishte gjë e zakonshme që t’i shpërblente miqtë e tij duke i dhuruar atyre një vend të veçantë midis yjeve dhe konstelacioneve që shiheshin në qiellin e natës"...

Por, prof. Chet Raymo, thekson këtu edhe një fakt tjetër të rëndësishëm për ne se kjo legjendë apo mit është shumë më i vjetër se vet "Grekët" dhe se shoqërimi i këtij zogu me yjet ka qenë i pranishëm në të gjitha kulturat! Ja pra edhe një here nga këto argumente të analizuara, krejt pastër dalin lidhjet e trashëgimisë midis Pellazgo-Yllirëve, me shqiptarët e sotëm! Ose ndryshe siç kanë dëshirë të huajt të na quajnë "Bijtë e Shqipes"!

Mbasi folëm për shqiponjën dhe origjinën e saj bazuar në cilësitë e veçanta le të shtojmë një detaj tjetër të rëndësishëm, simbolin e saj me dy koka!

"Pranë Delphit njerëzit e vjetër nderonin një gur të cilin e quanin "omphalos", që konsiderohej si shenja e qendrës së botës. Padyshim këtu kemi një mit, i cili na tregon një ngjarje...

Në të dy anët e kësaj qendre Zeusi lëshoi dy shqiponja, të cilat fluturuan njëra në lindje dhe tjetra në perëndim. Të dy shqiponjat e kryqëzuan fluturimin e tyre mbi Delphin dhe pra kështu u projektua dhe u ndërtua qyteti, i cili më pas do të konsiderohej me bekimin e Zeusit, si qendra e botës. "The Atlantis Bluprints" (Author;Kolin Willson&Rand Flem-Ath). Publ. 2002.

Është fjala për qytetin e Athinës ! Etimologjia e këtij emri zbërthehet lehtësisht në shqip. Kuptimi i saj është "E Thëna"!

Në artikullin tim mbi orakullin e Dodonës dhe rëndësinë qendrore të saj, theksova se; Dodona dhe Delphi ishin ndërtuar si tempuj kulti në distanca kohe të ndryshme nga njëra-tjetra, por ato kishin afërsi gjeografike dhe një mënyrë të fshehtë dhe krejt të veçantë komunikimi.

Ishin pjesë e trekëndëshit të madh ku përfshihen në këtë tetëshe (octava), qendrat kryesore të kultit"! Sot Orakulli i Dephit ndodhet brenda territorit të shtetit grek dhe nuk është e nevojshme që të debatoj për këtë gjë...

Por po të bëjmë pak mbrapa në kohë dhe të shohim me kujdes afrinë fizike dhe komunikimin e veçantë, të këtyre Orakujve, vëmë re se gjejmë një zbatim të çuditshëm të shprehjes së njohur; "Nga e thëna në të bërë"! Të jetë një rastësi kjo? "E Bëra" (qyteti i Beratit) "E Thëna" (qyteti i Athinës)! I pari është ngritur në Dodonë dhe i dyti në Delphi...

Nga ky fakt i thjeshtë na shkon mendja prapë tek "Pellazgët Hyjnorë", tek duart e tyre mjeshtërore, të cilat i ndërtuan këto dy qendra të lashta kulti dhe që tashmë ato përfaqësojnë dy nga pikat kulmore të trashëgimisë së historisë humane!

Origjina e të kuqes?

"Lëre atje, të bjerë drita! Drita ra, dhe u bë ditë! Zoti e pa dritën, ajo ishte e mirë: Zoti e ndau dritën, nga errësira! Mbrëmja dhe mëngjesi, u bë dita e parë!" Bibla; Testamenti i vjetër, Libri i parë i Moisiut, Gjeneza 1989. Varianti zyrtar i King James-it.

Një variant i dytë shpjegues, i cili pasqyron po momentin e lindjes së dritës, e kam marrë nga të rejat në fushën e Astronomisë :

"Eksplorimi i universit prej nesh si qenie humane, po zhvillohet në drejtime të ndryshme.

Përveç satelitëve, anijeve kozmike, teleskopëve, ne kemi vënë në përdorim gjithashtu mikroskopët, kemi zbërthyer atomin, kemi shumëfishuar kapacitetin e kompjuterëve dhe kemi zhvilluar në një nivel më të lartë mendimin human, për të kuptuar drejt dhe më mirë kozmosin"... John D. Barrow,"The Origin of The Universë" by, Phenix, London, UK 1995...

Po më poshtë ky autor vazhdon; "Astronomi i famshëm amerikan Edvin Hubble vëzhgoi dritën e galaktikave në distanca të largëta. Pra kështu, në këtë mënyrë, ai i bëri thjesht të përdorshme valët e dritës... Sepse drita ishte valë, dhe kur ajo largohej nga burimi fillestar, binte frekuenca e valës së dritës, që do të thotë gjatë vëzhgimit shkonte ngadalë drejt të kuqes.
Pra ky fenomen kozmik njihet mirë në gjuhën e Astronomisë edhe si "Udhëtimi i së Kuqes"... ose ekspansioni i saj.
Dhe prapë Hubble zbuloi se drita e galaktikave të largëta, të cilën ai po vëzhgonte sistematikisht ishte pikërisht "Ç'vendosja e së Kuqes" !

Drita dihet gjithashtu, që është në fakt hallka ndërmjetëse, midis Krijuesit dhe të gjitha substancave të gjalla në fillimin e jetës. Kjo është baza, është esenciale për çdo element që merr pjesë në aktin e krijimit!

Po le t’i japim një shpjegim pak më thelluar fenomenit të së kuqes, e cila merr pjesë aktive qysh në sekondat e para në formimin e jetës në univers...

Si e pamë edhe nga "Bibla", (Gjeneza), apo nga libri i mjeshtërit të shkencës së Astronomisë anglezi, John D.Barrow, "The Origin of Universë"çdo gjë që ekziston në natyrë, përfshi edhe ngjyrat, janë pronë e krijuesit!

Dhe në këtë pikë shkenca nuk bën tjetër veçse vërteton duke i shpjeguar me metodat e saj, atë çka është predikuar në librat e shenjtë në një kohë tepër të lashtë!


Nga Maksim Zotaj



Kinich-Ahau
Kinich-Ahau

32


Mbrapsht në krye Shko poshtë

poezi - Flamuri - Simboli shqiptar Empty Re: Flamuri - Simboli shqiptar

Mesazh  ushtaridardan prej 24.06.10 10:33

Shkaba e zeze, dikur do te valoj neper Vargmal (Ballkan)! ngjyra e kuqe, qe simbolizon gjakun e te pareve tane qe rane ne luftera per liri, do te shtrihet si pelerine, qe do ta mbuloj kete vargmal, po se zot i adriatikut do te jemi ne, i Jonit, i tere Mesdheu do te lundrohet me barkat qe ne kuverte do ta bartin flamurin kuq e zi, shqiponja do te valoj e lire, e tere kjo ne saje te nje njeriu - Ujorit !!!!..........................................................................................
ushtaridardan
ushtaridardan

19


Mbrapsht në krye Shko poshtë

poezi - Flamuri - Simboli shqiptar Empty sinqerisht bravo

Mesazh  ak47 prej 16.11.10 14:33

E kam lexuar nga fillimi deri ne fund dhe me ka bere shum pershtypje lexova dicka qe me te vertete te fut ne mendime por dua te them dicka qe e kam vene re tek nje film qe kam pa tani kohet e fundit "Clash of the Titans" ku Zeusi shenderrohej ne shqiponje kur donte te levizte nga qielli per ne toke ......dhe tani qe e lexova ktu me beri shume pershtypje ........bravo per mundimin ..... edhe pse ishte shume e pabesueshme
ak47
ak47

6


Mbrapsht në krye Shko poshtë

poezi - Flamuri - Simboli shqiptar Empty Re: Flamuri - Simboli shqiptar

Mesazh  Zattoo prej 17.01.11 8:32

Flamuri shqiptar

Një version i prejardhjes së flamurit të shqiptarëve, i vendosur shumë më herët në histori, me kohën e kultit pagan të diellit dhe simbolikës që përfaqësonte atë Shqiponja dykrenore është e dokumentuar qartësisht tek paraardhësit tanë, që nga shek. VI p.e.r.(para erës së re).

Që në periudhën e bronzit kemi nga paraardhësit tanë, me formën e artit të lashtë, të dëshmuara koka të shpendit me drejtime të kundërta në objekte kulti dhe zbukurimi, por që gjithmonë edhe këto të dytat kanë ngarkesa religjioze të besimeve të lashta.

Dy kokat e shpendit kultik janë të pranishme në të gjitha epokat që kaloi populli ynë deri në ditët e sotme. Interesi ynë është tek shqiponja dykrenore, që është emblema e flamurit kombëtar shqiptar. Shqiponjën dykrenore, së pari, e njohim tek Perandoria Hitite, 12 shekuj p.e.r., e pothuajse të njëkohshme pak më vonë e kemi tek popujt e Mesopotamisë së lashtë dhe në rajone të Iranit të sotëm.

Në lashtësi dhe në vazhdim shqiponja dykrenore përfaqëson fuqinë diellore në këtë e atë botë, botën tokësore dhe botën e përtejme, ditën dhe natën, si një trup i vetëm që ekziston i shfaqur vetëm me njësinë brenda unitetit të dyzuar. Përfaqëson ekuilibrin e ndryshimit ritmik të errësirë-dritës, të lëvizjes qiellore, që sjell ndryshimin e stinëve në mënyrë ritmike.

Në një fjalor lexojmë se ajo paraqet mashkullin dhe femrën (në bimësi dhe në qeniet e gjalla), si dy të kundërta të një uniteti të përbashkët.

Në vazhdimësi do të hedhim dritë mbi kulte, besime e rite të trashëguara tek kombi ynë, nga lashtësia e deri në ditët e sotme, që lidhen me shqiponjën. Ndalemi dhe veçojmë dy nga këto atribute të shqiponjës dykrenore të dëshmuara tek paraardhësit tanë. Shqiponja dykrenore përfaqëson dritën, por dhe errësirën.

Kjo na trashëgohet edhe nga gojëdhëna e lashtë e ruajtur në kronikat e Gjon Muzakës. Ky na shpjegon se simboli i lashtë epirot nga rridhte dera e tij, ishin dy pishtarë: kur njëri ndizej, tjetri shuhej e kështu me radhë, kur drita agonte nuk kishte errësirë, dhe kur errësira binte, nuk kishte dritë. Kjo është e lidhur me besimin e popullit tonë (dhe pothuaj mbarë popujve të botës), se kur dielli ndriçon botën tonë, atje (në botën e përtejme), nuk ka dritë dhe kundërta.

Shqiponja udhëtonte sipas besimeve të lashta deri tek dielli, kjo e dëshmuar në mitet e besimet e Dodonës Pellazgjike, me shqiponjën me simbolin e rrufesë ndër kthetra që ia sillte Zeusit.

Që shqiponja udhëtonte drejt lartësive të qiellit, është e dëshmuar dhe në Bibël.

Shqiponja drejtonte diellin që të lindte në botën tonë (sipas besimeve të lashta), por dhe e përcillte për të ndriçuar në botën e përtejme. Ajo kishte pushtet në drejtim të Lindjes nga kishte vazhdimisht të drejtuar njërën kokë, por edhe në Perëndim, për ku e përcillte diellin, nga ku e kishte të drejtuar tjetrën kokë.

Shqiptarët e kanë paraqitur shqiponjën, që në kohë të lashta, në objekte kulti e në artin popullor, pra mijëra vite përpara se ta vendosnin në stemat e tyre dhe në flamur.

Tempulli më i lashtë në Ballkan, Dodona, kishte kultin e shqiponjës lajmëtare të Zeusit dhe në disa raste vetë Zeusi paraqitej grafikisht në formën e shqiponjës. Populli ynë në vazhdimësi kultin e shqiponjës e ruajti dhe e kishte pjesë të strukturës shpirtërore, kjo e ruajtur dhe në dekoracione dhe objekte kulti.

Kjo nuk do të thotë se nuk e kishin dhe popuj të tjerë të lashtë. Shqiponjën dykrenore e kemi tek paraardhësit tanë, ilirët, të dokumentuar që nga shek. VI p.e.r, fakt i cili qartëson, që kjo formë grafike e shqiponjës dykrenore nuk u huajt nga popujt e tjerë pas kësaj kohe. Dëshmi të tërthorta na thonë se shqiponja dykrenore ishte e njohur që në muzgun e historisë tek popullsia paraardhëse e Ballkanit.

Ka referenca për objekte kulti që paraqesin shqiponja dykrenore janë zbuluar në rrënojat e tempullit të Dodonës, por kjo është e padokumentuar grafikisht, prandaj si kohë e dëshmisë materiale mbetet e sigurt shek. VI p.e.r. Shqiponjën-kult dihet se e kanë shumë popuj, deri dhe aztekët e Amerikës, por me dy kokë vetëm hititët, popullsia e vjetër e Iranit dhe ilirët e njihnin dhe e praktikonin.

Kur flasim për shqiponjën dykrenore në Ballkan, janë iliro-arbrit që e kishin, dhe si rrjedhojë, ata ua dhanë të tjerëve. Më vonë e shohim se e kanë bizantinët, për të cilët nuk dihet me siguri se a u fiksua në stemë më parë tek ata (bizantinët) me paleologët apo tek shqiptarët.

Paleologët (perandorë bizantinë) e përvetësuan dhe fiksuan në stemë në fillim të shek XIII. Në këtë kohë tek shqiptarët e kemi tek dera Gropa (shek XIII), kurse për derën Kastrioti e dimë se e kishin paraardhësit e Skënderbeut, d.m.th. para shekullit XV. Aranitët që e kanë edhe ata shqiponjën dykrenore, e kanë zanafillën e dokumentuar që nga shek. XI.

Më përpara nga popujt e tjerë të Ballkanit dhe Evropës, shqiponjën njëkrenore të stemave heraldike familjare e gjejmë tek arbrit. Gjurmët më të hershme i kemi me Principatën e Arbrit, ku natyrshëm edhe në flamurin shtetëror të këtij formacioni politiko-shtetëror, është shqiponja njëkrenore në shek XII. Kjo do të thotë se shqiptarët e praktikonin para fqinjëve të tyre ballkanikë këtë simbol në flamur.

Në shek. XIV në Arbëri praktikohej në emblema dhe në flamuj shqiponja dykrenore. Shqiponja dykrenore në stema dhe në flamuj mesjetarë ndoshta është bashkëkohëse me paleologët bizantinë, por është e sigurt se tek arbrit është shumë përpara serbëve, rusëve, hasburgëve të Austrisë, Perandorisë së Shenjtë Romake etj. P.sh. rusët e morën nga martesa e Sofia Paleologut me djalin e Carit të Rusisë.

Martesa u bë më 1472 me ndërhyrjen e Vatikanit. Shqiponja dykrenore u vendos në stemat ruse disa vite pasi dhëndri u kurorëzua Car. Pas shkatërrimit të Perandorisë Bizantine nga otomanët me një shpejtësi të vrullshme në heraldikë në shumë vende dhe familje evropiane u përqafua shqiponja dykrenore.

Të gjithë donin të shpallnin trashëgiminë ose veprat për mbrojtjen (!) e kësaj perandorie. Shqiponja dykrenore nuk u ruajt dhe trashëgua nga hititët në vazhdimësi, as tek iranianët. Ajo u ruajt që nga shekujt e mijëvjeçarit të parë p.e.r. vetëm në truallin ballkanik nga arbrit dhe nga Bizanti. Ajo si simbol u përhap me shpejtësi në mbarë Evropën.

Flamuri i shek. XV i kombit tonë me shqiponjën dykrenore u ruajt në vazhdimësi vetëm tek shqiptarët. Në Evropë asnjë flamur nacional nuk ka vazhdimësi në pesë shekuj, prandaj flamuri kombëtar shqiptar renditet si flamuri më i vjetër në Evropë.

Duke marrë parasysh se simboli kultik i shqiponjës dykrenore është pjesë e kulturës shpirtërore e materiale të ilirëve e në vazhdimësi deri në ditët tona, atëherë konkludohet se është simboli i flamurit më të lashtë në Evropë dhe nga më të lashtët në botë.

Shqiponja si kult iliro-shqiptar

Dëshmitë e para të hyjnizimit të shqiponjës dykrenore tek paraardhësit tanë

Që në kohët e lashta banori pellazg (protoilir), ka besuar në fuqitë e mbinatyrshme duke menduar se ato i paraprinin fatit të tij. Ai besonte se nga hyjnitë varej lindja dhe vdekja, sëmundjet dhe shëndeti, moti i thatë, që sjell urinë ose moti i mirë e shiu, që sjell begatinë, po kështu për mbarëvajtjen e gjahut etj.

Kjo solli që besimi të jetë drejtuar tek objekte të natyrës, si kafshë, fenomene të natyrës, që me hyjnizimin e tyre banorët të mbrohen e t'i marrin me të mirë këto veprime e fenomene. Në periudhën më të lashtë primitive, besimi ishte në hyjnizimin e objekteve që e rrethonin dhe në fenomene natyrore, që shoqëronin jetën në stinët e ndryshme. Ndër të gjithë popujt primitivë, si e dëshmojnë objektet arkeologjike dhe studimet, dielli ishte objekt kulti. Ky është i hyjnizuar dhe nga banorët e lashtë parailirë të Ballkanit, ku banonin stërgjyshërit e shqiptarëve, pellazgët.

Simboli i diellit në inventarin arkeologjik, të dëshmuar në territoret që nga jugu i Danubit, brigjet e detit Adriatik e Jon e deri në Azinë e Vogël, ku shtriheshin ilirët simbolizohej në një larmi formash, ku dallohen ornamente në formë spiraleje, kryqi dhe svastika, që paraqet diellin në lëvizje etj. Karro ose varka diellore, që aq shpesh është e dëshmuar në truallin ballkanik dhe në mënyrë të veçantë në tokat, ku më vonë shohim të jetë fisi i liburnëve, shpreh besimin për transportimin diellor nëpër kupën e qiellit.

Tek paraardhësit tanë, për tërheqjen e karros diellore nëpër kupën e qiellit kemi dëshmi arkeologjike që nga koha e bronzit (shek XXI-XII p.e.r.), që besohej se këtë karro e tërhiqnin shpendët. Njohim mitin grek, ku Apoloni, hyjni e diellit, udhëtonte për në veri, ku banonte në muajt e dimrit për t’u kthyer në pranverë.

Në këtë rrugë, sipas besimit mitologjik, Apoloni, perëndia Diell, ka hipur mbi një (shpend) mjellmë, ose udhëton në karron (ose varkën), të cilën e tërhiqnin shpendët. Duket se udhëtimet e tufave të shpendëve shtegtarë kanë nxitur fantazinë dhe kanë krijuar lidhjen e këtij fenomeni me stinën e ftohtë, kur dielli na jep më pak nxehtësi dhe me stinën e kthimit të këtyre shpendëve, kur dielli ka më shumë forcë.

Albanologët për shpjegimin e objekteve arkeologjike të kulturës pellazge, "protoilire" thonë: "Funksionet profilaktike dhe apotropoike me siguri i kanë pasur edhe protomet e shumta të shpendëve. Këtë e dëshmojnë varëset me figura të shpendëve dhe paraqitjet e shumta të tyre prej qeramike dhe bronzi, si dhe fibulat, parzmoret etj, që hasen dendur në arkeologjinë e trevës ballkanike"(1).

Këto objekte, sipas botëkuptimit të lashtë, i sillnin shërbim mbarësie dhe e mbronin atë që i mbante këto varëse, që nëpërmjet shpendit përfaqësonin dritën, kultin e diellit. Në dëshmitë arkeologjike të truallit pellazgo-ilir, në funksion të tërheqjes dhe të drejtimit të karros diellore, shpendët dokumentohen përpara se të na shfaqen kuajt tërheqës, kjo dhe për funksionin udhërrëfyes, që u atribuohej shpendëve nga kjo popullsi.

Për figurën e kalit në këtë funksion, studiuesit shfaqin mendimin, se ka ndikuar botëkuptimi shpirtëror i kalorësve nomadë (2). Monumentin më me interes për mitin e lashtë ballkanas, për rrugën e diellit nëpër kupën e qiellit, e gjejmë në karron prej bronzi, që është zbuluar në Gllazinas (3). Interes paraqesin disa varëse të vogla prej qelibari e bronzi me nga dy krerë shpendësh, të vendosura me kokë në të kundërt të njëra-tjetrës të bashkangjitura, që shëmbëllejnë si një trup i vetëm me dy kokë.

Këtu shohim fillimin e shembulltyrës së shqiponjës dykrenore tek ilirët, si një simbol me veti hyjnore, por me elemente të një gjymtyre të hiperbolizuar. Trashëgimia mitologjike e paraardhësve tanë është plot me shembuj të tillë, si për figura me veti mitologjike të së keqes dhe me hyjni.

Mund të përmendim kuçedrën me 2, 5 e 7 krerë, ciklopin me një sy, shqiponjën me dy krerë, bajlozin me 7 krerë etj. Një dukuri tjetër e sendërtuar në monumente arkeologjike të një kohe të lashtë, e dokumentuar në mbarë truallin ilir e më gjerë, është lufta e shqiponjës me gjarprin. Shqiponja këtu, sipas mitologëve, përfaqëson fuqinë e dritës, që lufton kundër fuqive të errësirës nëntokësore, e simbolizuar me gjarprin.

Gjarpri përfaqëson botën nëntokësore, errësirën e përtej varrit, hadin. Ky besim e luftë ndërmjet hyjnisë së dritës dhe errësirës është pasqyruar edhe në objekte të tjera, të ruajtura deri në shekullin tonë, duke u pasqyruar veçanërisht në gdhendjet në gur e dru(4).

U ndalëm në disa dëshmi shumë të lashta të paraardhësve në truallin tonë, ku shpendët e në mënyrë të veçantë shqiponja, ishin simbol të diellit d.m.th. të dritës, ku i njohim të dëshmuara në simbole me dy kokë shpendësh, në disa objekte religjioze pagane e më vonë të mbartura e përvetësuara nga krishterimi.

---------

1). A. Stipçeviç: Ilirët, historia, jeta, kultura, simbolet e kultit. Rilindja, Prishtinë, 1990. f. 303. Stipçeviçi, kur flet për ilirët para shekullit V p.e.r., i quan protoilirë-pellazgë. Ne të gjithë veprën në fjalë, A. Stipçeviçi edhe banorin e kulturën e kohës së neolitikut në trojet në jug të Danubit, i quan ilirë. Nga studiuesit e sotëm shqiptarë nuk ekziston kurrfarë dyshimi se ilirët (parailirët - protoilirët - ilirët e vjetër - ilirët), që jetuan në Gadishullin Ballkanik, që në epokën e hekurit, kanë qenë po aty edhe në epokën e bronzit, dhe janë pasardhës të drejtpërdrejtë të grupeve etnike më të vjetra të prehistorisë. Për këtë shih: Kuvendin e Parë të Studimeve Ilire, të vitit 1972 dhe Kuvendin e Dytë të Studimeve Ilire, të mbajtur në Tiranë në vitin 1984.

2). G. Kossack supozon se kuajt kanë zëvendësuar në mitologji në Ballkan, vendin, që më parë e kanë pasur shpezët në qerre të tilla, ose kanë bashkëjetuar në të njëjtën kohë, por vetëm përkohësisht. Shih A. Stipçeviç; Iliria… f. 334.

3). A. Stipçeviç, vepër e cituar, faqe 301.

4). Kujtojmë këtu emblemën e kështjellës së Lezhës, që na e përshkruajnë T. Ippen, De Grand, Preng Doçi etj, dhe emblemën në Laçaj të Pukës, që ruhej deri në mesin e shekullit XX, në kullën e Imer Bardhoshit.

FLAMURI KOMBËTAR SHQIPTAR ËSHTË TRASHËGUAR NGA DERA E KASTRIOTËVE

Dëshmitë në piktura dhe harta të vjetra ku zotërimet e Skënderbeut paraqiten nën simbolin e shqiponjës dykrenore

Figura e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, qëndron në kulmin e panteonit të kombit shqiptar, sepse veprimtaria e lavdishme të epokës së tij, solli procese të mëdha historike gjithëpërfshirëse kombëtare. Gjatë periudhës më se njëshekullore të luftës kundër furisë pushtuese të osmanëve, sidomos gjatë viteve të qëndresës nën udhëheqjen e Skënderbeut, u kristalizuan tiparet kombëtare, që erdhën prej thellësive të shekujve dhe u çimentuan në këtë fund mesjete.

Është i njohur fakti, që shqiponja dykrenore u pranua njëzëri, si flamuri i kombit shqiptar, më 2 mars 1444. Dihet se flamuri, që u shenjtërua i tillë, ishte simboli heraldik administrativo-politik i Dinastisë Kastrioti, të cilët e trashëgonin, si shenjë dhe flamur, që shumë kohë përpara shekullit XIV.

Ruajtja e flamurit kombëtar shqiptar në shekujt e robërisë pesëshekullore, është e lidhur dhe në traditën e lashtë të paraardhësve të shqiptarëve me kultin e shqiponjës.

Gjatë gjithë rrugës së mbijetesës nga prehistoria dhe iliro-arbëresho-shqiptarët e ruajtën kultin e shqiponjës, dhe kjo është një ndër faktorët që simboli heraldik kombëtar (flamuri kombëtar shqiptar), i përcaktuar nga Kuvendi Shqiptar i Lezhës të pranohej, sepse ishte edhe pjesë përbërëse e pasurisë shpirtërore tradicionale mbaretnike.

Fakti që perandoria bizantine e mori dhe e përdori shqiponjën dykrenore nga fondi kulturoro-shpirtëror i Ballkanit, nuk duhet të shihet si huazim, më vonë tek shqiptarët. Studiuesit kanë vënë re dhe kanë konkluduar se "Shqiponja dykrenore e Skënderbeut nuk ishte ndikim nga "faktori bizantin", por ishte përfytyrim i një kulti të paraardhësve të shqiptarëve"(1).

Flamuri kombëtar i pranuar nga Kuvendi Shqiptar i Lezhës nuk ishte vetëm akti i pranimit të një simboli heraldik kombëtar, por përkoi me atë, që ky simbol kultik e shpirtëror u bë edhe simbol politik dhe identiteti etnik. Prej shekullit XV e këtej, tek ne shqiptarët, ky simbol kombëtar mbështolli rreth vetes atribute të shumta të shenjta.

Shqiptarët, që nga shekulli XV, në flamurin e tyre shihnin vazhdimin simbolikisht të kultit të hyjnisë, së bashku me shenjën etniko-historike të bashkimit shtetëror e politik të kombit shqiptar. Deri më sot na ruhen disa monumente e dokumente, që e pasqyrojnë motivin e shqiponjës së Kastriotëve.

Ky simbol, që është njëkohësisht edhe shqiponja e flamurit tonë kombëtar, ruhet në varrin e nipit të heroit tonë Konstandin Kastrioti në Napoli, në disa stema të kështjellave të Puljes, ku jetuan pasardhës të kësaj dere.

Para epokës Skenderbejane e kemi në kishën e kështjellës së Jashanicës së Epërme të komunës së Klinës e në Prizren, ruhet e gdhendur në murin e manastirit shqiptar ortodoks të Mbigurit në Dibër, në një afresk të zbuluar rishtazi në Rodon. Në gjurmën e vulës së Skënderbeut është ruajtur mbi dokumente të kancelarive të huaja. Në një hartë të vitit 1459 ruhet paraqitja grafike e flamurit tonë në përmasa shumë të vogla e në monumente të tjera.

E dhëna e rëndësishme, si e thamë e Barletit, për flamurin tonë kombëtar është në faqen 15 rekto (vijuese) të Historisë në fjalë: "…et reliqui Epirotici generis mox abiecta Amurathis memoria nouuam ducem et nota olim signa aquilasq; (nam rubea vexilla nigris et bicipitibus distincta aquilis (id gentis insigne e rat) gerebat Scanderbegus)”.

Për njohjen e mendimit, që ka shprehur Barleti për flamurin dhe shqiponjën ndihmon shumë shënimi anësor, që ai i ka vënë frazës përkatëse në tekstin e veprës. Shënimi anësor i ka dalluar qartë se në frazën për flamurin, fjalët ‘vexillum’ dhe ‘insignia’ nuk janë përdorur nga Barleti si sinonime, siç ka kujtuar S. Prifti në përkthimin e kësaj vepre, por si dy terma të ndryshme. Shënimi anësor përkthehet: "Tregohet se cilët ishin flamujt dhe shenjat (simbolet) e gjindjes dhe të familjes Kastrioti".

Nga gojëdhënat dhe tradita folklorike e ruajtur tek arbëreshët e Italisë, e sidomos të Sicilisë, rezulton se Malet e Himarës, ishin pjesëtarë të ushtrisë së Lidhjes në betejën e Beratit të vitit 1455. Këngët kujtojnë edhe komandantët himarjotë (Labëria e sotme) që u vranë në këtë betejë, Pal Golemi nga familja fisnike e Golemëve dhe Nik Peta i Labërisë.

Që himarjotët e njohën për kryekomandant Skënderbeun, flet edhe dokumenti i ruajtur në arkivat e Vatikanit i disa dhjetëvjeçarëve të mëvonshëm. Pra, nga jugu, Shteti Shqiptar i shek. XV pati përkohësisht shtrirje të paktën deri rrëzë Delvinës, por jo Gjirokastrën, që turqit e kishin pushtuar më parë. Shembulli dhe jehona e shtetit shqiptar, u bënë frymëzim dhe për qëndresën e shqiptarëve të Peloponezit.

Dokumentet flasin se shtrirja territoriale e shtetit shqiptar i ka ndryshuar kufijtë gjatë atyre 24 viteve jetë. Aksionet luftarake, që mori Skënderbeu në thellësi të tokave shqiptare të pushtuara deri në Shkup, në Ohër, në Tivar, krijuan lidhje dhe me fisnikët shqiptarë të viseve të largëta, nxitën e kontribuan për bashkimin shpirtëror të shqiptarëve kudo që ata banonin në tokat e tyre.

Në Lidhjen Shqiptare morën pjesë pa dallim shqiptarët; si katolikët latinë po ashtu dhe ortodoksët, që tregon se shteti shqiptar mesjetar ishte një bashkim politik etnik dhe jo mbi baza fetare.

Vizatim i Flamurit Kombëtar Shqiptar në vitin 1459

Në vitin 1980 nga “The Newberry Library” në Çikago të ShBA u organizua një ekspozitë me harta, dorëshkrime dhe të shtypura. Në këtë ekspozitë, me rëndësi të veçantë për kulturën tonë ishte Harta Portollane e Mesdheut, dorëshkrim (monuscript) e pikturuar në pergamen në vitin 1459.

Harta është pronë e bibliotekës "The Nowberry Library" të Çikagos dhe përfshihet në koleksionin "Edward E. Ayer" me shifër ms (monuscript) map no.3. Harta ka shënimin: "Petrus Roselli compossuit hanc cartam in civitate maioricarum anno domini MÇCLVI"2. Kjo është e punuar me dorë dhe e pikturuar me ngjyra, siç ishte zakoni i atyre shekujve, kur nuk ishte shpikur shtypshkronja.

Ky dokument është i rëndësishëm, sepse për herë të parë kemi të dokumentuar grafikisht flamurin tonë, vetëm pak vite pasi ky flamur u vendos e u pranua njëzëri si flamuri i mbarë shqiptarëve. Ky vizatim është i njëjtë nga ana grafike me ato simbole, që kemi të përshkruara nga dokumentet dhe historianët shqiptarë dhe të huaj më vonë, si Barleti, Dh. Frengu e të tjerë sipas të dhënave të tyre.

Pas kthimit të disa pronave kishtare komuniteteve fetare, filloi dhe interesimi i këtyre të fundit për studimin e tyre, ruajtjen dhe rindërtimin. Një ndër këto prona është Kisha e Shnandout në Rodon (sot fshati Muzhel), ku ruhet dhe shqiponja e Kastriotëve e pikturuar. Për këtë kishë dokumentet flasin që e ka ndërtuar Gjon Kastrioti dhe e rindërtoi i biri, heroi ynë i njohur, Skënderbeu.

Është kujdesi dhe interesi i At Zef Pëllumbit, i nisur nga gjurmët e afreskave në muret e kësaj faltoreje të vjetër, që çuan në zbulimin e kësaj shqiponje. Shqiponja është në afreskun e realizuar në brezin e poshtëm të faqes së harkuar të murit të absidës.

Në krahun e djathtë të shqiponjës dykrenore dallohet figura e një kalorësi e po në këtë krah afër tokës dhe dy shpendë të tjerë. Shqiponja është e pikturuar me ngjyrë të kuqe, të hapur mbi suva të bardhë dhe në disa pjesë na ka arritur e dëmtuar, por që dallohet qartë dhe, pa dyshim, se është me dy kokë.

Vepër përkujtimore e vitit 1500 me shqiponjën e Kastriotëve

Pasardhësit e Dinastisë Kastrioti në shekujt pasardhës, si trashëgues të njërit prej heronjve të Evropës së shekullit XV, që la gjurmë në vendet e përtejdetit në dokumente e monumente, që ruhen deri më sot e kanë vlera historike e kulturore për Arbërinë e atij shekulli.

Lapidari që ka vlera arkitektonike e historike, ruhet edhe sot në kishën Santa Maria La Nova të qytetit të Napolit. Fotografinë e këtij monumenti, që po e botojmë, pati mirësinë të na e fotografojë një pasardhës i Dinastisë Kastrioti, Gjorgjio Maria Kastrioti Skanderbeg, me banim në Napoli.

Monumenti ka dhe pllakën me mbishkrimin kushtues dhe emblemën heraldike të peshkopit të Izernies, nipit të heroit tonë, Konstandin Kastrioti. Meqenëse monumenti botohet i plotë për herë të parë në Shqipëri, na u dha mundësia dhe të botojmë tekstin i saktë të tij epigrafik dhe përkthimin, i cili nga mosnjohja e fotokopjes origjinale, në botimet e mëparshme, i kishte shpënë studiuesit në disa gabime e pasaktësi. Në këtë lapidar mortar ruhet dhe emblema e peshkopit K. Kastrioti, e gdhendur, e njëllojtë, dy herë, majtas dhe djathtas.

Himarë


Në kishën e kështjellës së Himarës janë gdhendur në gur, sipër portës, katër shqiponja dykrenare. Sipas formës grafike, dy shqiponjat, që janë në pozicionin sipër, janë të simbolistikës religjioze dhe dy shqiponjat më poshtë në qemerë, janë shqiponja-emblemë heraldike.

A kemi këtu shqiponjën-emblemë të flamurit tonë kombëtar, që trashëgohet nga dera e Kastriotëve? Që krahina e Labërisë ishte e lidhur me shtetin shqiptar të udhëhequr nga Skënderbeu, kemi të dhëna të bollshme për ta pranuar. Sipas dokumenteve, kështjella e Himarës u rrënua në vitin 1479.

Në vitet 1481-82, nën udhëheqjen e djalit të Skënderbeut, Gjon Kastrioti, flamuri me shqiponjën dykrenore ishte në ballë të kryengritjes, dhe fillimi i kryengritjes ishte Himara (Labëria). Ky fakt mjafton për të thënë, që edhe në qoftë se nuk e njihte e nuk e praktikonte Labëria deri në këtë datë flamurin kombëtar, tani ajo luftonte për këtë flamur.

Ka mundësi që në shekujt në vazhdim (shek. XVI-XVII), u bë gdhendja e shqiponjave dykrenore në harkun e portës së rindërtuar të kishës e të kështjellës së Himarës. Kurora që u vendos sipër dy kokave të shqiponjës është tregues i konceptit të shqiptarëve, që periudhën e Skënderbeut e quanin koha e mbretërisë shqiptare ashtu si dhe Krerët e Parësisë së Arbrit në vitin 1593.

Që lebërit e quanin veten si pjesë vazhduese e Shtetit Shqiptar të Skënderbeut, flet qartë letra, që ata i dërguan Papës (Gregorit XIII) në korrik 1577 ku deklarojnë: "Le ta dish At i shenjtëruar se qysh kur vdiq trimi i lavdishëm, shumë i Kthjellti Skënderbeu, Mbreti ynë që quhej Kastrioti…"3

Flamuri shqiptar tek arbëreshët e Italisë (1479 – 1912)

Pasi pamë se flamuri kombëtar ishte i ruajtur në kujtesën e popullit dhe në kulturën tradicionale materiale, të vështrojmë nga arbëreshët e Italisë. Të dhënat e para për flamurin shqiptar, në tokën italiane, i kemi nga Barleti, në përshkrimet që i bën fushatës luftarake të Skënderbeut në Pulje, në ndihmë të mbretit të Napolit. Aty vë në dukje se kalorësit e tij mbanin flamur, në fushën e të cilit: "...rrinte një shqiponjë e zezë me dy krerë...4".

Pas kryengritjes së shqiptarëve të viteve 1480-81, nën udhëheqjen e Gjon Kastriotit, djalit të Skënderbeut, shumë luftëtarë u detyruan të emigronin. Një dokument i Agostino Toçit për këto emigrime, i cituar nga Gavril Dara i Riu thotë: "Si zbritën në tokë (shqiptarët), lanë prapa gratë, fëmijët e të sëmurët dhe të rreshtuar nëpër grupe, me flamurët të shpalosur erës, iu afruan qytetit 5".

Shqiponja dykrenore e vulës së Pleqësisë së Arbrit e vitit 1593

Pas pushtimit otoman, qëndresa e vatrave të lirisë shqiptare nuk reshti përpjekjen me armë për çlirim, por edhe lidhjet me kancelaritë evropiane.

Kjo periudhë e historisë së shqiptarëve, nga dokumentet e arkivave të huaja përcaktohet: "Shqiptarët qeverisen me kuvendet e tyre". Në Kuvendet shqiptare të shekujve XVI-XVII, u shfaq individualiteti shqiptar, i kristalizuar prej shekujsh, që sanksiononte e shprehte organizimin e një shteti më vete, megjithëse në kushtet e pushtimit.

Ndër kuvendet shqiptare jehonë bënë Kuvendi i Himarës (Vlorë, Tepelenë, Gjirokastër, Sarandë) i vitit 1581, Kuvendi i Parësisë së Arbrit i vitit 1593, Kuvendi i Shën Mërisë së Matit, 1594, Kuvendi i Zadrimës më 1598 dhe Kuvendi i Dukagjinit të Matit 1601-2, ku morën pjesë 2656 krerë nga 13 krahina shqiptare, që nga Myzeqeja e Kosova, Shkodra e Shpati.

Në këto kuvende, që ishin forma më e lartë e organizimit politik shqiptar, u krijua dhe bërthama e kancelarisë shtetërore, e cila përcillte shkresat, vendimet e memorandumet të vërtetuara me vulën e autoritetit shtetëror vetëqeverisës sipas vendimeve të Kuvendit. Në këto kushte uniteti shqiptar u përforcua dhe u vu në lidhje me botën e Perëndimit.

Kuvendet e paraqesin veten në plan të barabartë me shtetet, me princat dhe me mbretërit perëndimorë. Ato zhvillonin kontakte vetëm me kushte dypalëshe dhe jo në pozita nënshtrimi. Me veprimtarinë e vendimet e këtyre kuvendeve njihemi vetëm nëpërmjet korrespondencave, që u kanë drejtuar shteteve të Perëndimit dhe nuk njohim dokumentacionin bazë të arkivave të tyre, i cili në kushtet e pushtimit në një luftë të pandërprerë për çlirim, humbi e u shkatërrua.

Në letrën që Parësia e Shqipërisë i dërguan Papës më 1 qershor 1593 dhe që ruhet në arkivin e Vatikanit, është dhe forma origjinale e vulës mbi dyllë. Vula ka formë vezake me gjerësi 5.5 cm dhe 5.3 cm lartësi. Këto të dhëna u saktësuan nga një fotokopje e këtij dorëshkrimi, që është në Bibliotekën Kombëtare, Tiranë me shifër Drh 1/2b.

Së pari, me një foto të kësaj vule na njeh studiuesi italian Giuzepe Valentini. Vula paraqet një fushë të qarkuar nga tre çifte rrathësh, në hapësirën mes rrethit të madh dhe të mesit, ka tekstin latinisht: SIGIL. REGNI MACEDONIA ET ALBANIAE (Vula e Mbretërisë së Maqedonisë dhe Shqipërisë). Në mes të rrethit të mesëm e të voglit është e dallueshme një kurorë mbretërore, dhe brenda rrethit të vogël, një shqiponjë dykrerëshe të kurorëzuar.

Titulli zyrtar që mban kjo vulë: "Mbretëria e Maqedonisë e Shqipërisë" i përgjigjet realitetit sipas vazhdimësisë së traditës, që nga shteti i Skënderbeut, të cilin si e njohim nga literatura historike e quanin Zot i Maqedonisë e Shqipërisë.

Tradita vetëqeverisëse mijëravjeçare e popullit tonë, si populli nga më të lashtët e Evropës, kishte organin më të lartë politik e vendimmarrës Kuvendin, prandaj është legjitim ky emërtim për Kuvendet si organi më i lartë qeverisës. Organizimi politiko-shoqëror i vazhduar me kuvendet gjatë këtyre shekujve është veprues, i cili udhëhoqi disa kryengritje.

Kjo formë e lidhjes dhe e shprehjes së vullnetit mbarëpopullor, u vazhdua në shekujt e mëvonshëm dhe kuvendi mbarëkombëtar, i cili shprehu dhe dëshirën dhe aspiratën e kombit, u kurorëzua me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit në vitin 1878, i cili ishte pararendësi i Kuvendit historik të Vlorës më 28 nëntor 1912, ku u shpall Pavarësia Kombëtare.

Nga prof. Jaho Brahaj
Zattoo
Zattoo

625


Mbrapsht në krye Shko poshtë

poezi - Flamuri - Simboli shqiptar Empty Re: Flamuri - Simboli shqiptar

Mesazh  thepirust prej 05.03.11 1:14

Te Lumte Goja
Suksese me Librin
Ishanllah ALlahu ta degjon fjalen per ate qe the per Shqiperine

ana89 shkruajti:Te dashur miq ky forum me ka pelqyer shume por nuk kam pasur shume kohe qe te hyj shume me shpesh se po shkruaj nje liber qe shpresoj ta mbaroj me 21 dhjetor 2011 qe te jete gati per kuptimin e nje jete me te kuptimte per shqipetaret. Do tu them dicka shum te pa besushme por me kalimin e kohes do te vertetohet.
Lexojeni me vemendje dhe me shume qetesi dhe do ta kuptoni.




SHQIPERIA SHUME SHPEJT DO TA MARRE ATE C'KA I DUHET, SHUME SHPEJT ATE C'KA I PREMTON, SHUME SHPEJT ATE C'KA MERITUAR, SHUME SHPEJT ATE C'KA I TAKON.

faleminderit nga
thepirust
thepirust

9


Mbrapsht në krye Shko poshtë

poezi - Flamuri - Simboli shqiptar Empty Simboli i shqiponjës me dy koka në flamurin tonë

Mesazh  Valtoni prej 19.08.11 19:40

SHQIPONJA ME DY KOKA, SIMBOLI YNE, ME I LASHTI I BOTES


Kronologji e shkurter e perdorimit te ketij simboli

1) Aparenca e pare historike: afersisht ne vitin 2300 para eres sone ne disa gdhendje qe gjenden ne Lagash te Babilonise (Iraku i sotem)
2) E shfaqur ne monumente te qyteterimit te Hititeve, 1250 para eres sone
3) E perdorur si simbol kryesor i Perandorise se Bizantit
4) E perdorur nga Sulxhuket (Turqi) ne shekullin e 13 te eres sone
5) Per here te pare shfaqet e dokumentuar ne Evrope rreth vitit 1800 te eres sone (pikturat te cilat e dokumentojne kete, ndodhen ne nje manastir ne St.Emmeram/Regensburg te Gjermanise)
6) E perdorur per here te pare si simbol ne armatura ne Habsburg, 16 mars 1365
7) Qe nga 1433 eshte pjese simbolikes se ushtrise gjermane
Qe nga shekulli i 15 eshte e perdorur ne Rusi, fillimisht nga Caret e tani nga shteti
9) Shqiperia e perdor ne flamur dhe e ka simbol kombetar. Eshte simboli yne me i lashte


Ja se ç'simbolizon shqiponja me dy koka

Shqiponja me dy koka konsiderohet nga shume studiues si simboli me i lashte i botes. Ka simbolizuar gjithmone pushtetin. Nuk ka asnje embleme dhe asnje kuptim heraldik qe mund te perafrohet me te dhe te jete i mbushur me nje antikitet te tille.

Po cila eshte rruga e ketij simboli neper shekuj, çfare simbolizon ai ne te vertete, ku e ka zanafillen, pse e perdorin shume shtete dhe ku mund te kete lindur?

Keto dhe pyetje te tjera kane qene objekt i shume studimeve te cilet jane bere ne lidhje me te. Nje nga keto eshte ai qe shpjegimin ne lidhje me simboliken e shqiponjes me dy koka e jep nepermjet okultizmit. Le te shohim se si ka ardhur deri ne ditet tona simboli yne kombetar, por mbi te gjitha le te shohim nese eshte vertet simboli yne dhe a jemi te sigurt nese e dime domethenien e tij?

Per te kuptuar se ç'simbolizon shqiponja me dy koka duhet te shikosh shume larg ne lashtesi. Jane rreth 4300 vjet qe na ndajne qe nga gdhendja me e lashte qe tregon nje shqiponje me dy koka (e gjetur ne Babiloni).

Ne tempullin e vjeter summer ne qytetin Eshnunna (Tell Asmar), shfaqet simboli i nje shqiponje me dy koka. Shqiponja me dy koka ishte simboli i zoterve dhe prezantonte pushtetin dhe absoluten. Ky simbol shfaqet ne monumentet e perandorise se pare Hitite dhe i atribuohej perendise Nergal. Gjithashtu, ai ishte nje nga simbolet me te fuqishme te kultures fenikase.

Pra lashtesia e ketij simboli daton qe ne fillimet e qyteterimeve. Me e veçanta e tij qendron ne perdorjen e elementit te dy kokave. Eshte pikerisht ky detaj ai qe eshte edhe çelesi i shpiegimit te kuptimit te kesaj embleme te lashte.

Po si ka mundesi qe ky simbol i fuqishem i botes antike dhe i qyteterimeve me te njohura pagane te qendronte ne te njejtin rang, te ishte perseri me i fuqishmi i heraldikes mesjetare, te behej paradoksalisht simbol i krishterimit (perandoria bizantine e kishte simbol kryesor ndersa kisha ortodokse edhe sot e kesaj dite e ka simbol shqiponjen e e florinjte me dy koka) dhe te jete edhe sot simbol i shume shtetve, ushtrive e shoqerive?! Per te bere nje lloj krahasimi, ndahet ne dy periudha perdorimi i ketij simboli, ne eren tone dhe para eres sone.

Studiues te ndryshem te cilet japin shpjegimin ne lidhje me kete simbol, jane dakort ne te njejten pike. Ky simbol, ne fillimet e eres sone pavarsisht se u perdor nga mbreter e perandori qendroi vetem si kompozim figurativ pasi kuptimi qe fshihte ne vetvete u kamuflua qellimisht.

Prej kohesh eshte arritur ne perfundimin se ky simbol nuk eshte shqiponje me dy koka, ashtu si emertohet nga e gjithe bota, por eshte nje feniks, nje shpend legjendash e mistik i cili ne lashtesi ishte qenia me magjike. Per te kuptuar se perse e nga kush ky simbol u transformua dhe u emertua shqiponje me dy koka duhet te dime se çfare simbolizonin keta dy shpende, shqiponja dhe feniksi ne antikitet.

Simboli i shqiponjes gjate shekujve
Ka simbolizuar diellin, zjarrin, ajrin, jeten, qiellin dhe Zotat e diellit. Zeusi ne skeptrin e tij mbante nje shqiponje. Ajo ishte simbol i perendise qe drejtonte gjithe hierarkine qiellore (sipas mitologjise se grekev te lashte, te cilet e trasheguan kete te fundit nga pellazget.) Per paganet, shqiponja, ajo natyralja (me nje koke), ishte nje embleme e Jupiterit, i cili ishte Zot i moralit ligjit, rregullit dhe denues i fajtoreve. Tek Druidet ajo ishte simbol i qenies hyjnore.

Ne Enciklopedine e Kelteve thuhet se: "Shqiponja eshte embleme e Zoterve te Qiejve dhe e Diellit qe mbyt erresiren. Shqiponja me dy krere, eshte simbol i zoterve binjake dhe simbolizon pushtet dhe gjithedije te dyfishte. Ky eshte nje simbol me origjine Lindore dhe shfaqet gjithashtu edhe ne traditatat e Eellsit dhe te Irlandes, por ne traditen Kelte shfaqet me rralle". Shqiponja dhe luani i Innishoeen ishin te perdorura si simbole kryesore Keltiko?druide.

Sipas indianeve te Amerikes, shqiponja eshte pika neper te cilen rrjedh energjia ne Bote. Shqiponja gjithashtu kryen "udherrefimin eterik mes boteve", ku ajo shnderrohet ne udheheqese dhe u sjell personave energjine dhe informacionin per te kaluar ne bote te tjera.

Ne vitin 102 para eres sone, konsulli romak Marius, dekretoi qe shqiponja me nje koke te behej simbol i Perandorise se Romes (me poshte do te shohim se perse Perandoria e Romes pati ndikimin e shqiponjes me dy koka dhe kush e solli ate).
Besohet se flamuri i pare standart i Profetit Muhamed, ne shekullin e 7?te eres sone, ishte nje flamur pa asnje lloj simbolike ne te, kjo per te qene ne kundershtim me flamurin kombetar standart te fisit pagan Quraish tribe, Al?Uqaab, i cili kishte nje shqiponje te zeze te vendosur mbi nje sfond te bardhe. Shqiponja e tyre ishte e konsidruar si e shenjte dhe besohej se merrte shpirtrat nga Toka per ne qiell.

Shamanet turq te Azise Qendrore gjate ritualeve te tyre ndertonin nje shkalle me 7 ose 9 stika druri dhe ne maje vendosnin shqiponjen. Per ta, shqiponja ishte simbol i hyjnores dhe ajo konsiderohej si roje dhe shoqerues i shpirtrave ne momentin e lenies se Tokes pas vdekjes.

Gdhendjet e gjetura ne shkembinj ne keto zona tregojne se sa e rendesishme ishte kjo simbolike. Religjioni shaman turk mbijetoi edhe per shume kohe pas pranimit te Islamit. Tougrul Beig (993?1063 era jone), themeluesi i shteti Selxhuk kishte emertimin metaforik "Shqiponje". Ne heraldiken e mesjetes dhe ne ate moderne, shqiponja eshte simbol i guximit dhe mbahet pikerisht per te treguar nje gje te tille.
Shikim i shkurter mbi shqiponjen me dy koka dhe heraldiken.

Per te lashtet, shqiponja me dy koka ishte embleme e ekuilibrit i cili konsistonte ne nje trup te perbashket qe udhehiqej nga dy koka, njera femra tjetra mashkulli. Gjithashtu ajo simbolizonte universin ne teresi, i cili ishte i ndertuar nga dy forca, ato superiore dhe ato inferiore.

Kjo qenie eshte perfekte nga te gjitha pikat e shikimit dhe perfeksioni eshte i tipizuar ne te dyja kokat, te cilat kane te njejtin dinjitet. Eshte embleme e finalizimit te individit, ku shpirti arrin ciklin final dhe fuqine absolute. Duke pasur nje simbolike kaq te fuqishme, ajo u perdor gjeresisht nga shume popuj.

Shqiponjat jane te perdorura heraldike si ne formen e pikturave ashtu edhe ne ate te gdhendjes. Jo vetem shqiponja e plote por edhe pjese te saja si koka, flatrat apo kthetrat, jane perdorur si simbolika nga shume vende.

Ashtu si luani qe konsiderohet mbreti i kafsheve, ashtu dhe shqiponja konsiderohet mbreti i shpendeve. Duke qene se ka nje simbolike kaq te fuqishme, shqiponja eshte perdorur gjeresisht ne te gjith anet e Globit. Ajo ka egzistuar paralelisht si simbol me nje ashtu edhe me dy koka. Simboli i shqiponjes (si me nje dhe me dy koka) eshte perdorur me shume ne Evrpoen Kontinentale sesa ne heraldiken angleze. Kur mbreteronte Henry III (1216?1272), shqiponja haset vetem ne tre raste. Shpesh shqiponjat (perjashto heraldiken italiane), jane te pikturuara me sqepin, gjuhen dhe majat e flatrave me ngjyre te ndryshme nga ajo e trupit. Nje shqiponje mund te jete e paraqitur me nje apo edhe me dy koka dhe te pakten ne nje rast (ne Gjermani) egziston edhe nje variant ku shqiponja eshte me tre koka. Versioni i thjeshte, ku dy kokat shohin ne drejtime te kunderta dhe shqiponja ka vetem nje trup, eshte edhe simboli i cili trajtohet si ai origjinali. Ndryshimet e tjera dhe shtesat qe i jane bere si psh kryqe, arme, kurora, luane etj i perkasin kryesisht periudhes se shekullit te 11, periudhe e cila mbahet edhe si lulezim i heraldikes.

Monedha islamike te periudhes se Khalif Nasreddin Mahmoud bin Mohammad (vitet 1200) mbajne ne njeren ane shqiponjen me dy koka dhe ne anen tjeter yllin e Davidit. Ndersa shqiponja me dy koka e Bizantit eshte shfaqur fuqishem, rreth shekullit te 13 ne heraldiken perendimore.

Nje rast i veçante eshte edhe perdorimi i emblemes se shqiponjes me dy koka nga heraldika e hebrejve. Ky eshte nje nga faktet me interesante?veçanerisht sepse behet fjale per periudhen e mesjetes. Dihet boterisht qe hebrejte, nuk kane preferenca per te tjeret e kesaj bote, pasi konsiderojne veten si popull i zgjedhur. Ne nje doreshkrim Mahzor ( liber hebre ) te shek. 15?te, i cili ndodhet ne Bibloteken Ambrosiana te Milanos, tregohet nje koleksion armesh, ku nje shqiponje me dy koka shfaqet para se gjithe shenjave te tjera.

Rusia dhe ndikimi i fuqishem i shqiponjes me dy koka te sllavet.
Ky simbol, nje ndikim te fuqishem pati edhe ne Rusi. Aktualisht, shqiponja me dy koka eshte embleme shteti ne Rusi. Ajo eshte vendosur mbi monedha, flamuj, dokumente zyrtare, vula etj.

Ky simbol u shfaq per here te pare ne Rusi ne vitin 1472 me dhenien e te drejtave te fronit per Sofiya Paleolog, per shkak te marteses se saj me Ivan Vasilevich III. Sofiya Paleolog ishte mbesa e perandorit te fundit te Bizantit, perandorise e cila pati shqiponjen me dy koka si simbol kryesor.

Caret rus e konsideronin veten si perandore te perandorise se trete, ku e para ishte Roma (ne Rome u perdor shqiponja si simbol) ndersa e dyta ishte Kostandinopoja e me pas Bizanti ( po ashtu me shqiponjen me dy koka si simbol). Edhe vete emri i tyre, Car, ishte transformim i emrit Cezar.

Ne gjoksin e shqiponjes me 1730 u vendos shenjtori Georgy Pobedonosec i cili shfaqet hipur mbi nje kale te bardhe duke vrare nje dragua. Ky ishte simboli i triumfit te se mires mbi te keqen. Kete ndikim ata e percollen edhe ne vendet e tjera sllave, te cilat kishin qene pjese e perandorise bizantine. Aktualisht shqiponja me dy koka perdoret nga Serbia dhe nga Mali i Zi.

Ngjyra e zeze e shqiponjes dhe kuptimi i saj

Ngjyrat e ndryshme te shqiponjes kishin te benin me rangjet e ndryshme te cilat perfaqesoheshin me kete shenje. Sipas shpjegimeve te autoreve te ndryshem, shqiponja e arte me dy koka, ishte simboli mbreteror.

Keshtu me rradhe do te vinin edhe ngjyrat e tjera, ku e argjenta ishte per rangje me te uleta, ato me ngjyra te ndryshme (unike apo te perziera) i perkisnin shtresave te tjera, apo edhe momenteve e vende te ndryshme sipas te cilave perdoreshin. Nder keto klasifikime, vend te veçante ka shqiponja e zeze, e cila nuk kishte shkelqimin e arte te shqiponjes mbreterore, por me hijen qe ka impononte seriozitet dhe autoritet. Ajo ishte shqiponja qe perdorej ne lufte. Shqiponjat e zeza perdoreshin kur kryheshin luftera dhe ngjyra e tyre nuk kishte te bente me rangun pasi te gjithe mbanin shqiponje te zeze ne beteje.

Simboli i Feniksit, nje prej qenieve me mistike

Tregojne per te emrat e njohur te botes antike latine dhe greke
Per te pare se ç'lidhje ka simboli i shqiponjes me dy koka me ate te feniksit legjendar, duhet te sqarojme me pare se çfare simbolizonte feniksi. Ne lidhje me feniksin kane shkruajtur edhe disa prej emrave me te njohur te antikitetit. Ja se ç'thone dy prej tyre.

Sipas historianit latin, Ovid:
Ovidi e pershkruan keshtu feniksin: "Shumica e qenieve te gjalla lindin nga qenie te tjera, por egziston nje specie e cila riprodhon vetveten. E quajne feniks. Ky nuk jeton me fruta apo me bime, por me rreshire dhe me lengje pemesh aromtike. Kur ai ka jetuar 500 vjet, nderton nje fole ne maje te nje peme arre apo palme.

Ne te ai akumulon kanelle dhe gjithfare lloje bimesh te tjera aromatike nga te cilat nxirren esencat e parfumeve. Nderton me to nje fole ne te cilen vendoset dhe ndersa vdes, nxjerr jashte frymen e tij te fundit e cila perzihet me eren e bimeve aromatike.

Nga trupi i feniksit qe vdiq del nje feniks i ri, i destinuar qe te jetoje po aq gjate sa edhe paraardhesi i tij. Sapo rritet ai largohet nga pema e cila ishte vendlindja e tij dhe varri i paraardhesit. Ai merr me vete hirin e te parit dhe e çon ne tempullin e diellit ne Heliopolis, ne Egjypt. Ai jeton ne vetmi."

Herodoti do te shkruante per Feniksin:
"Nje shpend tjeter i shenjte eshte feniksi. Une vete nuk kam pare ndonje feniks, perveç rasteve kur e kam pare te pikturuar, por eshte nje shpend shume i rralle dhe viziton qytetin e diellit, Heliopolis, ne intervale qe zgjasin afersisht 500 vjet. Ai eshte momenti ne te cilin feniksi vdes dhe nga hiri i tij lind pasardhesi."

Ketu shihet qarte se feniksi ka te beje me kultin e lashte egjyptian te diellit. Shpjegimin e ketij simboli dhe lidhjen qe ka ky me ate te shqiponjes me dy koka e japin studiuesit e okultit dhe te Masonerise. Masoneria eshte bazuar pikerisht ne religjionet e lashta misterioze te Egjiptit dhe te Babilonise.

Çfare eshte Masoneria, ç'simbolizon, ku dhe si lindi ajo?

Filozofia materialiste e Egjiptit te vjeter vazhdoi se ekzistuari edhe pas zhdukjes se ketij civilizimi. Ishte adoptuar nga disa çifute dhe e mbajten te gjalle brenda ne doktrinen kabaliste. Nga ana tjeter, nje numer i mendimtareve greke kishin adoptuar filozofine e njejte dhe e ri?interpretuan dhe e perjetesuan ne forme te shkolles se mendimit te njohur si "Hermeticizem".
Studiuesi turk, Dr. Selami Isindag e spjegon keshtu origjinen e kesaj filozofie dhe vendin e saj ne masonerine moderne:

"Ne Egjiptin e vjeter ekzistonte nje shoqeri fetare qe la si trashegim nje sistem te besimit dhe te menduarit ne hermeticizem. Edhe Masoneria kishte diçka te ngjashme. P.sh., ata qe kishin arritur deri ne nje nivel te caktuar, percillnin ceremonite e shoqerise, zbulimet mbi mendimet dhe ndjenjat e tyre shpirterore dhe mandej i pasonin tek ata qe ishin ne nivele me te ulta.

Pitagora ishte njeri nder hermeticistet qe shkollohej ne keto shkolla. Organizatat dhe sistemet filozofike te shkolles se Aleksandrise dhe Neoplatonizmit i kishin rrenjet e tyre ne Egjiptin e vjeter dhe atje gjendeshin disa ngjajshmeri mes tyre dhe ritualeve masonike." Isindag eshte shume i qarte ne lidhje me ndikimin e Egjiptit te vjeter ne origjinen e Masonerise kur deklaron: "Frankmasoneria eshte organizate shoqerore dhe rituale qe i ka fillet e saja ne Egjiptin e vjeter."

Edhe shume autoritete te tjera masonike thone se origjina e Masonerise eshte ne shoqerite sekrete te kulturave te lashta pagane, siç jane ato nga Egjipti i vjeter dhe Greqia antike. Nje mason i vjeter, i deklaruar, turk, Celil Layiketez, ne revisten "Mimar Sinan", ne artikullin me titull "Fshehtesia masonike: Çfare eshte sekrete e çfare jo?" shkruan:
"Ne civilizimet e vjetra greke, egjiptase dhe romake ekzistonin shkolla mistike qe ndeshen ne kontekst te nje shkence te caktuar apo njohuri sekrete. Antaret e ketyre shkollave mistike ishin pranuar vetem pas nje periudhe te gjate te studimeve dhe te riteve te pranimit.

Ne mesin e ketyre shkollave, e para qe mendohet te jete hapur, ka qene shkolla e "Ozirisit". Ajo bazohej ne ngjarjet e lindjes se ketij Zoti, rinise, luftes kunder erresires, vdekjes dhe ringjalljes se tij. Keto çeshtje ishin dramatizuar ritualisht ne ceremonite e performuara dhe ne kete menyre ritet dhe simbolet qe prezentoheshin ishin me shume efektive per shkak te pjesemarrjes aktuale.

Vite me vone, keto rite themelojne qarkun e pare te rendit te vellazerise qe aktualisht vazhdon me emrin e Masonerise. Vellazerite e tilla çdo here vendosin ideale te njejta dhe kur jane ne presion jane ne gjendje qe te jetojne ne menyre sekrete. Ata ishin ne gjendje qe te mbijetojne deri me sot pasi ata vazhdimisht nderronin emrat dhe format e tyre.

Por, ata i mbeten besnik simbolizmit te lashte dhe karakterit te tyre te veçante i cili kalon dore me dore si trashegimi ( Mimar Sinan, 1992, Nr. 84, f. 27?29)." Pra ruajtja e simbolikes dhe trashegimi i saj deri ne ditet aktuale ka te beje edhe me perdorimin prej tyre te simbolit te shqiponjes me dy koka apo ndryshe simbolit te feniksit.

Pse simboli i feniksit u emertua shqiponje me dy koka dhe ç'simbolizon ai realisht? Masoneria eshte e mbushur me simbole magjike. Po ç' eshte nje simbol magjik? Simbol magjik, sipas studiuesit amerikan Fredrick Goodman, eshte nje imazh i cili fsheh nje kuptim te brendshem ne vetvete, pra nje imazh qe ka dykuptimesi, por qe kuptimi i vertete fshihet nga pamja, e cila sherben vetem per kamuflim.

Po te egzaminosh simbolet masonike dalin ne pah kuptime te fshehta qe tregojne pershkallezimin e pushtetit, hyjnores, te keqes e keshtu me rradhe. Shqiponja me dy koka eshte simboli apo shenja me e dallueshme masonike. Per te eshte folur shume sepse ajo ka nje shperndarje te gjithanshme. ("Magic Symbols" nga Fredrick Goodman, fq.6)
Qe ne momentin e pare, ne ate te emerimit, njerezit gabohen pasi ne dukje ajo eshte nje shqiponje me dy koka, por simbolet magjike kane pikerisht kete qellim, te kamuflojne kuptimin. E verteta eshte se ky imazh simbolizon nje shpend tjeter, feniksin.

Ne Egjyptin e lashte ky simbol ishte simbol i shkollave te misterit. Shqiponja ishte nje shpend te cilit i atribuoheshin fuqi magjike, ashtu si spieguam me lart. Emertimi i simbolit te feniksit ne shqiponje me dy koka ishte i thjeshte sepse shqiponja ishte nje shpend qe qendronte perkrah feniksit ne hierarkine e te mbinatyrshmes dhe kishin edhe ngjashmeri fizike mes tyre. Keshtu qe pati nje nderrim te emrave, por simboli ruajti te njejtin pozicion dhe ngeli shenja me e pushtetshme.

Ne shekujt e eres sone emri i feniksit do te harrohej dhe simboli do te quhej shqiponje me dy koka. Spjegimi jepet nga autori masonik, Manly P. Hall ne librin e tij "The Phoenix: An Illustrated Review of Occultism and Philosophy" (Feniksi: Nje shikim i ilustruar mbi okultizmin dhe filozofine):

"Mes te lashteve egzistonin historira per nje zog perrallor te quajtur feniks. Ai eshte pershkruar nga shkrimtaret e hershem si nje zog qe i perngjan nga forma shqiponjes, por me disa dallime te vogla. Trupi i feniksit eshte i mbuluar me pupla te purpurta, ndersa pendet e flatrave i ka me ngjyre blu dhe te kuqe. Koken e ka te bardhe dhe ne qafe ka nje rreth me ngjyre te arte. Ne fund te shpines se feniksit gjendet nje tufe puplash me ngjyre te ndezur.

Eshte besuar se ky shpend jeton per 500 vjet dhe gjate vdekjes se tij trupi hapet dhe del prej andej nje feniks i ri. Per shkak te ketij simbolizmi fenksi eshte pare gjithmone si prezantues i pavdeksise dhe i ringjalljes. Feniksi eshte nje nga shenjat e shoqerive apo vllazerive sekrete te cilat zanafillen e egzistences se tyre e kane ne lashtesi.

Keto shoqeri sekrete studionin misterin dhe synonin ringjalljen e njeriut pas vdekjes. Kjo eshte edhe arsyeja pse feniksi ishte simboli tyre pasi ata besonin te ringjallja. (faqe 176?177)". Megjithate ky simbol (shqiponja me dy koka apo feniksi) nuk eshte simbol qe lindi ne qyteterimin Egjiptian. Ai ka qene fillimisht i perdorur nga Sumeret e me pas nga qyteterimi Hittit dhe Persian.

A eshte shqiponja me dy koka simbol qe i perket shqiptareve?
Konfliktin mes te krishtereve qe kishin filluar te shperndanin doktrinen e tyre dhe qyteterimit pagan i cili nuk pranonte te shnderrohej ne te krishter e zgjidhi mendjemrehtesia perandoreve me te medhenj te Romes.

Kostantini i Madh ka hyre ne histori si perandori qe themeloi Kostandinopojen qytetin qe trumpetoi krishterimin anembane botes. Kostantini i Madh ishte ligjeruesi i krishterimit ne Perandorine Romake, çka i dha perhapjen me te madhe te krishterimit. Kostantini ishte Ilir nga Nish, pjese e Dardanise se atehershme.

Duhet pasur parasysh se Shen Pavli themeloi nje nga kishat e para ne bote ne Dyrrah rreth vitit 50 p.e.s, gje qe tregon se iliret kishin filluar qe ta shikonin krishterimin me me besim se pjesa tjeter e Botes.

Pra nje perandor i Romes, i cili ishte ilir me origjine, themelon nje perandori ku simbol vendos shqiponjen me dy koka. Kostandinopoja, qyteti ne te cilen ai nderton qendren e kesaj perandorie eshte e rrethuar nga qytete te tjere qe Dardanet kishin ndertuar (Troja u be me e famshmja por nuk ishte qyteti i vetem i famshem). Megjithate ky nuk eshte i vetmi ilir i cili perdori shqiponjen e cila ishte pjese e besimeve ilire.

Pirroja i Epirit sipas historianeve latine kishte si totem shqiponjen dhe nje nga emertimet qe u viheshin atij dhe luftetareve te tij ka qene "shqiponje". Gjithashtu edhe Aleksandri i Madh apo Leka i Madh e ka perdorur kete simbol. Kete gje e vertetojne gjetje arkeologjike te cilat jane ndertuar nen influencen e tij.

Qe shqiptaret te jene "pronaret e ligjshem" te simbolit te shqiponjes me dy koka, duhet qe te kete nje lidhje direkte mes tyre dhe qyteterimeve te cilet e kane perdorur per here te pare kete simbol. Gdhendjet me te lashta te shqiponjes me dy koka jane gjetur ne Babiloni.

Kane qene Hititet ata qe e kane perdorur gjeresisht kete simbol por mendohet se ai eshte trasheguar nga Sumeret. Studiuesja hollandeze, Micha F. Lindemans, e cila eshte edhe themeluesja e nje prej librarive me te te medha te mitologjise on?line, jep lidhjen mes Hititeve dhe shqiptareve. Ajo eshte nje prej studiuesve te ndryshem te cilet kane arritur ne nje perfundim te tille. "Civilizimet kryesore organizonin jeten e tyre rreth qyteteve kryesore ku zhvillohej jeta e tyre ekonomike shoqerore e poltike.

Latinet u quajten Romane per shkak te Romes legjendare pasi etrusket te cilet e themeluan ate qyteterim kishin si kryeqender qytetin Alba Longa; athiniotet quheshin te tille per shkak te perendise Athina e cila i dha edhe emrin qytetit; Hittitet quheshin te tille per shkak te kryeqendres se tyre qe quhej Hattusas sipas emrit te mbretit te tyre Hattus?ili.
Shqiptaret (albanet) si nje prej fiseve te panumerta ilire, quheshin te tille per shkak te qytet?shtetit Albanopolis, ku ne gjuhen e Hittiteve dhe ne ate ilire fjala "ALP" do te thote i bardhe.

Ashtu si dhe qyteterime te tjera antike, Iliret ne mitologjine e tyre tregonin se kishin prejardhje hyjnore. Duket se emri ALBANIAN nuk kishte ndonje kuptim apo peshe shume te veçante perderisa nuk e identifikuan vetveten me kete emer. Aktualisht, pasardhesit e Ilireve (albanians), e quajne veten pasardhes te shqiponjes me dy koka (shqiptar).

Ne perandorine romake, shqiponja ishte figure standart dhe paraqitej me nje koke. Ndikimi i gjeneraleve ilire, te cilet arriten deri ne fronin imperial, u pasqyrua edhe ne perdorimin e simbolit te shqiponjes me dy koka. Ata perdornin emblemen e parardhesve te tyre anadolliane (nje nga kryeqendrat e qytetermit Hittit ishte Anadolli i sotem). Nje prove tjeter qe iliret e kishin si simbol kryesor, eshte edhe tempulli i Sirkapit (Pakistan).

Ne kete faltore qe kane ngritur njerezit e udhehequr nga Aleksandri i Madh qendrojne te gdhendura shqiponja me dy koka. Gjithashtu, sot e kesaj dite ne Shqiperi ka nje krahine malore e cila quhet HOTI, i ngjashem me emertimin e kryeqytetit hitit, HATTI." Ky eshte fragment i nje prej studimeve te ndryshme qe jane bere per hititet, qyteterim i cili ishte nje qyteterim ilir.

Dardanet, me migrimet e tyre, ishin bere pjese e qyteterimit hitit. Profesor David Hawkins, i shkolles qe merret me studimet orientale dhe afrikane ne Londer ("School of Oriental and African Studies, London"), para disa vitesh deshifroi nje shkrim ne nje statuje prane Izmirit. Statuja ishte gdhendur mbi nje shkemb dhe emri i mbreti te cilit i atribuohej ishte MIRA. Ky zbulim ishte nje hap me tej ne gjetjen e te vertetave historike mbi Iliret dhe Hititet. Studimet rreth hititeve kane hedhur drite mbi shume lidhje qe ata kishin me fise ilire ku kryesoret ishin dardanet.

Se bashku me keta te fundit, ata krijuan Trojen, e cila sipas studiuesve e kishte pasur emrin fillestar YLLUSA (nga ku rrjedh ILIOS, emri i Iliades se famshme se Homerit). Keto dhe shume fakte te tjera qe bazohen mbi shkrimet hitite, tregojne qarte se Hititet ishin pjese e qyteterimit te madh Ilir. Hititet ka shume mundesi qe ta kene marre kete simbol nga sumeret. Ne kryeqendren e perseve, te cilet kishin ndikime ilire, ne Persepoli (ne Iranin e sotem), ka nje statuje e cila tregon shqiponjen me dy koka.

Ne mes te banoreve me ngjyre te Mesopotamise, ALP_an, ishin ata njerez te cilet dalloheshin per ngjyren e tyre te bardhe. Per ta mbyllur po permendim edhe nje studim te rendesishem qe eshte bere ne lidhje me mbreterine Hitite.

Studiuesi Trevor Bryce, ka botuar nje studim te plote ne lidhje me keta te fundit: "The Kingdom of the Hittites(Mbreteria e Hititeve), Oxford 1998. Ne te ai thote: "Duke ju referuar emrave te mbreterve hitite, shikohet se ata kane prapashtesen ?ili, menyre e cila i identifikonte ata me yllin, me Diellin, Zotin me te fuqishem ne antikitet. Perveç Ilireve dhe Hititeve, nuk ka asnje popull tjeter ne Azi apo Evrope, qe te perdore prapashtesen ?ili pas emrit te nje mbreti.

Mes gjuheve semitike, prapashtesa ?ili, tregon thjesht Zotin." Hititet dhe Iliret kishin te njejten kulture e qyteterim dhe te njejten gjuhe. Ne studimin e mesiperm behet nje analize e bazuar mbi elemente gjuhesore dhe gjetje arkeologjike.

Pra qyteterimi i cili ka lene te gdhendur mbi gure figuren e simbolit me te fuqishem e me te pushtetshem te antikitetit, ka pasardhes ata qe flasin akoma gjuhen e tij, ka pasardhes shqiptaret. Shqiptaret, pasardhesit e ilireve, jane "pronaret e ligjshem" te nje simboli te cilin e mbante nje popull qe themeloi qyteterimet me te medha te antikitetit.



Ja pse feniksi (nga ne njihet si shqiponje me dy koka) simbolizon Djallin

Ka nje fazen kur bota pagane u shnderua ne te krishtere. Per te pasur sukses ne ndjekjen e doktrines se krishtere, perandoria e Romes, e cila u be nismetarja kryesore e ketij proçesi, mitet dhe festat pagane i shnderrroi ne te krishtera. Pjese e ketij shnderrimi ishte edhe identifikimi i te keqes universale, me nje qeenie te vetme te mbinatyrshme. Kjo qenie ishte Luciferi, apo ndryshe edhe djalli apo engjelli rebel i drites qe u hodh nga qielli ne flaket e ferrit.

Ai do te jete qe nga viti 0 deri ne ditet tona kundershtari i vetem i qiellit. Me te drejte lind pyetja, po ne vitet para eres sone kur njerezit besonin ne shume perendi kush ishte ai qe u rebelua, kush ishte e keqja? Te greket e lashte, miti i Prometeusit, i cili u premtoi dhe u dha njerezve driten dhe dijen eshte ai qe njihet si simboli i rebelimit ndaj perendive. Ky mit nuk eshte autentik, por eshte thjesht riprodhim i mitologjive me te lashta si Hitite e Fenikase, te cilat kane perdorur nje mit te tille me perpara se te lindte figura e Prometeusit.

Ne eren tone djallin e kane paraqitur si premtues dijesh ne shkembim te shpirtit. Paralel me kete figure mund te shihet Prometeusi, i cili solli zjarrin (simboli i drites dhe dijes), por me vete solli edhe merine e perendive dhe si pasoje vuajtjet per njerezit. Ne librin e saj mbi okultin "Now Is The Dawning" faqe 281, Barbara Walker, nje feministe radikale, ben nje lidhje te simbolit te feniksit me Luciferin.

"Egjiptianet besonin se Feniksi ishte perfaqesues ose simbol i nje perendie e cila simbolizonte driten ne qiell dhe pas shkelqimit (si Luciferi apo ndryshe Satana sips kristianizmit eshte engjelli i drites) pati nje denim apo flijim ne zjarr ku vdiste dhe rilindte. Ky eshte nje detaj i cili si shume te tjere tregon se feniksi eshte simbol i asaj perendie qe ne ditet e sotme quhet Lucifer apo edhe Satana."

Ndersa William Schnoebelen, nje tjeter studiues i okultit, ne librin "Satan's Door Revisited" faqe 4, shkruan:
"Nga egjiptianet besohej se feniksi ishte nje zog hyjnor. Feniksi digjet ne momentin e fundit te jetes dhe rilind nga hiri i tij. Shumica e studiueseve te okultizmit mendojne se ky shpend simbolizon Luciferin i cili u denua duke u hedhur ne flake, por qe nje dite do te rilinde perseri dhe do te kete te njejtin pushtet si me pare." Pra nese kjo perendi egzistonte qe para krishterimit, atehere pse duhet besuar qe simbolizon Luciferin, i cili bashke me kristianizimin e Bores? Pyetje te kesaj natyre jane te shumta por fenomeni me i çuditshem eshte se feniksi eshte simbol i krishterimit ne te njejten kohe.

Shqiponja me dy koka u be e njohur si simboli i perandorise se Bizantit, por shpiegimi i perdorimit te nje shqiponje me dy koka ne vend te asaj me nje ishte se simbolizonte shperndarjen nga Lindja ne Perendim te perandorise. Natyrisht qe ky ishte vetem nje shpiegim formal sepse e verteta eshte krejt ndryshe. Ja se ç'thote nje prej emrave me te njohur te studimit te historise dhe teologjise.

Studiuesi i religjioneve Godfrey Higgins, ne vepren e tij Anacalypsis (kapitulli ii., f. 441), jep nje shpjegim te sakte mbi jetgjatesine e ketij shpendi. Kjo veper unikale per llojin e saj, eshte botuar ne vitin 1833, pas vdekjes se tij ne nje tirazh te limituar dhe permban perfundime qe vijne nga studimi i me shume se 200 veprave.

Autori jep nje shpiegim te detajuar edhe mbi jeegjtesine e feniksit dhe simboliken e tij. Higgins thote: "Feniksi eshte simboli i nje cikli te perseritshem e te pafund, ciklit diellor, i cili zgjat fiks 608 vjet. Ai i referohet fjales fenikase, e cila eshte edhe rrenje e feniks, FE_=cikel.

Feniksi u adoptua ne fillimet e hershme nga nga Kristianizmi dhe paraqtije te ndryshme te tij jane ne gjetur edhe neper varre. Legjenda e lashte e ketij simboli dhe ajo qe ai simbolizonte (perjetesia), padyshim qe u be shtyse qe feniksi te ishte simboli vdekjes dhe ringjalljes se Jezusit."

Nder te gjithe keto studime dhe perfundime, nje gje eshte e sigurt, feniksi apo ndryshe dhe simboli i shqiponjes me dy koka eshte emblema me e pushtetshme dhe me magjike qe ka ekzistuar ndonjehere.

Valtoni
Valtoni

Dija eshte Pushtet!

48


Mbrapsht në krye Shko poshtë

poezi - Flamuri - Simboli shqiptar Empty 99-vjetori i Pavarsise!

Mesazh  Meridiani 0 (zero) prej 28.11.11 8:49

poezi - Flamuri - Simboli shqiptar Flamuri-jone

Të gjithë shqiptarëve kudo që janë, në të gjitha pjesët e botës: Gëzuar Festat e Nëntorit, 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit Kombëtar dhe 99 vjetorin e pavarsise!
Bazament i këtyre festave është Dita e Flamurit Kombëtar!
28 Nëntori, një datë emblementike në memorien e kombit tonë....Mbetet një krye datë për ne shqiptarët. Do të shërbeje çdo here si një tempull,ne pragun e së cilit përpara se te hymë do dëgjojmë sigurisht gjëmimet shekullore te historisë!!!
Në këtë ditë të shënuar, nderojme të gjithë ata të cilët luftuan dhe flijuan veten e tyre për lirinë dhe pavarësinë e atdheut.
Trojet tona u vaditen me gjakun e bijëve shqiptare. Ata ranë në fushën e betejës për këtë flamur,duke u bërë simbole të krenarisë shqiptare,shembuj frymëzimi për gjeneratat e reja.
Emri i tyre u bë flamur,ngase ata lindën ,u edukuan,u rriten dhe u shuan per mëmëdhene,duke qene gjithmonë e gjithherë në shërbim te shqiptarizmit.

Kjo ditë e bekuar dhe e shënuar për të gjithë ne, ka qenë dhe mbetet simbol i bashkimit, unitetit, lidhjes, krenarisë, qëndresës dhe vendosmërisë së popullit shqiptarë.

Prandaj Urime per te gjithe ata qe kan gjak patriotizmi!
Meridiani 0 (zero)
Meridiani 0 (zero)

244


Mbrapsht në krye Shko poshtë

poezi - Flamuri - Simboli shqiptar Empty Re: Flamuri - Simboli shqiptar

Mesazh  Fakiri prej 28.11.11 10:43

Shumë flm i nderuar Meridiani.Këtij urimi i bashkohem edhe unë duke ja uruar të gjithë shqiptarëve kudo që janë festën Kombtare 28 Nëntorin,sikurse që na bashkon kjo festë shpirtërisht dhe moralisht të gjithë shqiptarët uroj që sa më shpejtë ti bashkoj edhe të gjitha trojet tona në një shtet në SHQIPËRIN NATYRALE...ju përshëndes kudo që jeni nga zemra me vjershën e të madhit Asdren që është edhe Himni ynë mbar kombëtarë.

BETIMI MBI FLAMUR

Rreth flamurit të përbashkuar
Me një dëshir’ e një qëllim,
Të gjith’ atij duk’ iu betuar
Të lidhim besën për shpëtim.

Prej lufte veç ay largohet
Që është lindur tradhëtor,
Kush është burrë nuk frikohet
Po vdes, po vdes si një dëshmor!

Në dorë armët do t’i mbajmë
Të mprojmë atdhenë më çdo kënt,
Të drejtat tona ne t’i ndajmë:
Këtu armiqtë s’kan vënt

Se Zoti vetë e than me gojë
Që kombe shuhen përmbi dhe,
Po Shqipëria do të rroj;
Për të, për të luftojmë ne!

O flamur, flamur, shenj’ e shenjtë,
Te ty betohemi këtu,
Për Shqipërinë atdhen’ e shtrenjtë,
Për nder’ dhe lavdimn’ e tu.

Trim, burrë quhet dhe nderohet
Atdheut kush iu bë therror.
Për jetë ay do të kujtohet
Mbi dhet, mbi dhet si një shenjtor!

Asdreni
Fakiri
Fakiri

535


Mbrapsht në krye Shko poshtë

poezi - Flamuri - Simboli shqiptar Empty Re: Flamuri - Simboli shqiptar

Mesazh  xheme prej 28.11.11 12:13

URIME FESTEN E FLAMURITpoezi - Flamuri - Simboli shqiptar 252365128
xheme
xheme

11


Mbrapsht në krye Shko poshtë

poezi - Flamuri - Simboli shqiptar Empty Re: Flamuri - Simboli shqiptar

Mesazh  Nikolaos prej 28.11.11 14:46

28 nëntori, dita e pamvarsisë së Shqipërisë

“Lirinë nuk ua solla unë, por e gjeta këtu në mesin tuaj”.

Ndoshta me këto fjalë heroi kombëtar i Shqipërisë, Athleta Christi, Gjergj Kastrioti Skënderbeu ju drejtua ushtisë së tij të rradhitur për betejë, kur tashmë kishte çliruar principatën e tij Krujën nga Osmanët dhe kishte ngritur fitimtar flamurin e Kastriotëve (që më vonë do të bëhej flamuri kombëtar i Shqipërisë).

Këtë fjalë na e sjell Marin Barleti në veprën e tij Historia de Vita et gestis Scanderbegi Epirotarvm principis. Ndoshta autori për një formë romantiçizmi të tepruar ka vënë në gojë të princit të Krujës fjalë që heroi nuk i ka thënë kurrë, por brenda kësaj fraze gjejmë një të vërtetë të madhe historike: dëshirën për liri të popullit shqipëtar.

Një popull i paepur, që nuk duronte tiraninë osmane, dhe që priste vetëm një shkëndije për tu rrebeluar. Kthimi në Krujë i Skëndërbeut më 28 nëntor 1443 është një datë historike për Arbërinë. Kjo datë shënon fillimin e një rezistence heroike të shqiptarëve që do të zgjaste për njëzetepesë vjet me radhë deri në vdekjen e Skëndërbeut, kundër fuqisë më të madhe luftarake të kohës: Perandorisë Osmane.

Por kryeveprën e vërtetë Skëndërbeu do ta kryente në Lezhë më 1444 kur arriti që të bashkoje gjithë princat shqiptar nën një flamur për të luftuar për të njëjtin objektiv, të mbanin vendin të lirë nga turqit.

Me vdekjen e Skënderbeut (17 janar 1468), Osmanët arritën të pushtonin përsëri Shqipërinë që do të hynte në periudhën e saj më të errët që do të zgjaste për katër shekuj. Katër shekuj mundimesh për popullin shqiptar. Pjesa më e madhe e tij u kthye me forcë në Myslimanizëm.

“Porta e Lartë” ishte tolerante me nënshtetasit jo myslimanë. Në fakt i lejonte grekëve mësimin e gjuhës së tyre. Çuditërisht trajtimi që kishin nënshtetasit shqiptarë edhe pse këta ishin me fe myslimane ishte i veçantë. Turqia kishte ndaluar hapjen e shkollave në gjuhën shqipe dhe gjithashtu përdorjen e kësaj gjuhë si gjuhë zyrtare.

Politika agresive ndaj shqipëtarëve e Xhonurqëve që morrën pushtetin në Turqi më 1908, qe pika e fundit e durimit për shqiptarët. Shqiptarët filluan që të kërkojnë të drejtat e tyre. Kërkesa e parë e shqiptarëve qe mësimi i gjuhës së tyre. Situata e brendëshme e Shqipërisë dhe mardhëniet me “Portën e Lartë” filluan të përkeqësohen seriozisht në fillimin e vitit 1910 në Kosovë ku shpërtheu shpejt një kryengritje që u përsërit edhe më në Jug.

Më 29 shtator 1911 Italia deklaroi luftë Turqisë. Konflikti italo – turk bëri që situata në Ballkan të keqësohet. Lufta ballkanike kaloi në rajon si një tërmet. Konflikti degjeneroi në egzekutime në masë në dëm të popullsisë civile shqiptare, në Veri nga ana e serbëve dhe malazezëve, por më shumë ne Jug nga ana e grekëve.

Urrejtja dhe intoleranza raciale e fetare bënë që në mungesë të strukturave qeveritare dhe në përhapjen në masë të armëve të kishte masakra dhe shaktërrim në pjesën më të madhe të një shteti që akoma nuk egzistonte. Gazetat e kohës dhe tregimet e memorialistëve na flasin për fshatra të djegura, sakatime, familje të shkatërruara, burra dhe fëmi të masakruar në emër të “pastrimit etnik”, kolona me refugjatë dhe skena dëshpërimi kolektiv, dhunë të çdo lloji që na kujtojnë në mënyrë impresionate imazhet që na treguan tmerrin e shkaktuar nga lufta në Bosnjë dhe Kosovë në fundin e viteve ’90 të shekullit të kaluar.

Kryengritja shqiptare mori hov të ri dhe nisi gjithmonë nga Veriu por shumë shpejt u përhap në të gjithë vendin. Kjo kryengritje përgatiti rrugën e fitores për aleatët ballkanik kundër Turqisë, dhe e bëri të mundëshme këtë fitore, duke pasur një rol që nuk ju dha në atë kohë rëndësia e duhur.

Pikërisht në këtë klimë të formimit të ndërgjegjes kombëtare të popullit të lashtë shqipëtar, që plaku i mençur Ismail Qemal Bej Vlora, më 28 nëntor 1912 ngriti në Vlorë flamurin shqiptar të kuq me shqiponjën dykrenare të zezë të Skëndërbeut, dhe Shqipëria u bë e pamvarur nga Perandoria Osmane.

U formua një qeveri provizore e drejtuar nga vet Ismail Qemali, u vendos që të zgjidhej një Senat që të kontrolloj dhe ndihmoj qeverinë. Shpallja e pamvarsisë iu notifikua “Portës së Lartë” dhe fuqive europiane. Një delegacion u dërgua jashtë për të mbrojtur të drejtat e shqipëtarëve.

Zgjedhja e datës dhe e mitit të Skëndërbeut nuk ishin të rastësishëm. 28 nëntori siç pamë kujtonte një datë historike, datën e çlirimit të Krujës nga turqit, dhe shqiptarët po çliroheshin përfundimisht nga mbeturina e Perandorisë Osmane. Kulti i Skëndërbeut u bë një element bashkimi që përqëndrohej mbi identitetin kombëtar.

Shqiptarët lanë mënjanë mosmarrveshjet e ndryshme. Megjithë diferencat ndërmjet Veriut dhe Jugut, ndërmjet Toskëve dhe Gegëve, shqiptarët patën një reagim të fortë patriotik. 28 nëntori i vitit 1912 hyri në historinë e Shqipërisë si “dita e flamurit”.

Shqipëria më në fund kishte fituar pamvarsinë. Por sipas pakteve ndërkombëtar Shqipëria e pamvarur do të bëhej vërtetë më 1913.

Më 29 korrik 1913 në Londër, konferenca e ambasadorëve të gjashtë fuqive të mbëdha vendosi që Shqipëria ishte formuar në principatë autonome, sovrane dhe trazhgimtare nën garancinë e gjashtë fuqive që [do të zgjidhnin] Princin dhe bëri skemën e shtetit të ri. Por në këtë konferencë u morrën edhe vendime të turpëshme. Në Veri Kosova i kaloi serbëve. Në Jug Greqia mori Çamerinë.

Siç mund të kuptohet pamvarësia i kushtoi shtrenjtë shqipëtarëve. Më shumë se gjysma e territoreve që populloheshin nga etni shqipëtare mbetën jastë kufijve të Shqipërisë të sapoformuar (Peja, Ohëri, Struga, Gjakova, Ulqini etj). Nuk duhet harruar represioni dhe gjenocidi i pësuar nga popullësitë shqiptare që mbetën jashtë kufinjëve nga ana e serbëve dhe grekëve. Gjaku i atyre të pafajëshme kërkon akoma drejtësi.

Politika shovinishte e vëndeve kufitar me Shqipërinë si Serbia dhe Greqia, dëshmojnë edhe sot në vitin 2011 që ata kurrë nuk kanë hequr dorë nga pretendimet territoriale ndaj vendit tonë.

Shqiptarët nuk duhet të bëjnë gabimin që të ndihen të sigurtë, por duhet të jenë gjithmonë vigjilent. Konferenca e Londrës e 1913 duhet që të jetë një paralajmërim për të ardhmen. “Dita e flamurit” akoma edhe sot arrin që bashkojë të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, sepse është e vetmja festë kombëtare që festohet në të gjithë territoret ku ndodhen shqipëtarë, nga të gjitha etnitë dhe fetë (katolike, ortodokse dhe musulmane), dhe nga të gjithë ata që ndihen pjesë e popullit të lavdishëm dhe të lashtë shqipëtar.

(Elton Varfi)
Nikolaos
Nikolaos

"Kthejeni fytyrën nga Dielli dhe çdo hije mbetet mbrapa jush"

390


Mbrapsht në krye Shko poshtë

poezi - Flamuri - Simboli shqiptar Empty Kenge patriotike!

Mesazh  Meridiani 0 (zero) prej 28.11.11 16:55



Meridiani 0 (zero)
Meridiani 0 (zero)

244


Mbrapsht në krye Shko poshtë

poezi - Flamuri - Simboli shqiptar Empty Poezi!

Mesazh  Meridiani 0 (zero) prej 28.11.11 16:59

FAN NOLI

Hymni i flamurit


O Flamur gjak, o Flamur shkabë,
O vënt e vatr' o nën' e babë,
Lagur me lot, djegur me flagë,
Flamur i kuq, Flamur i zi.

Fortesë shkëmbi tmerr tirani,
S'të trëmp Romani, as Veneciani,
As Sërp Dushani, as Turk Sulltani,
Flamur i math për Vegjëli.

Flamur që lint Shën Kostandinin,
Pajton Islamn' e Krishtërimin,
Çpall midis feve vllazërimin,
Flamur bujar për Njerëzi.

Me Skënderben' u lavdërove
Dhe në furtun' i funtmi u-shove,
Me Malon prapë lart vrapove,
Yll i pavdekur për Liri.

Sa shpesh pastaj për-dhe u-shtrive
Me zjarr e zi u ndeze, u nxive,
Po çdo mizor me shpat' e grive,
O fushë-kuq, o shkabë-zi.

Përpjetë prije Shqipërinë,
Përlintja shpirtin dhe fuqinë,
Diell për vllanë, yrnek për fqinë
Për botën ëndr' e qjell i ri!
Meridiani 0 (zero)
Meridiani 0 (zero)

244


Mbrapsht në krye Shko poshtë

poezi - Flamuri - Simboli shqiptar Empty Nëna Shqiperi

Mesazh  Nikolaos prej 28.11.11 19:39


Statuja: Nëna Shqipëri
poezi - Flamuri - Simboli shqiptar Superstock189015867
Nikolaos
Nikolaos

"Kthejeni fytyrën nga Dielli dhe çdo hije mbetet mbrapa jush"

390


Mbrapsht në krye Shko poshtë

poezi - Flamuri - Simboli shqiptar Empty Re: Flamuri - Simboli shqiptar

Mesazh  ILIRA prej 29.11.11 11:58

Nikolaos, tani qe e pashe mire dhe mbasi bera ca krahasime, shoh qe edhe te tjere kane dale ne te njejtin perfundim kujt i ngjan statuja jone dmth Nena Shqiperi!!!! dhe te mendosh kur eshte vendosur apo krijuar ne kohen e nje erresire totale per "pjesen e poshtme te piramides qe nuk ja dinte as kuptimin kesaj fjale"!!!!
ILIRA
ILIRA

186


Mbrapsht në krye Shko poshtë

poezi - Flamuri - Simboli shqiptar Empty Re: Flamuri - Simboli shqiptar

Mesazh  Nikolaos prej 29.11.11 13:51

Statuja "Nena Shqiperi" ngjan me statujen e Lirise dhe me perendeshen Juno. Nena jone Shqiperi mban nje yll ne dore, ndersa ajo e Lirise nje pishtar qe simbolizon Diellin (yllin tone) dhe mban njekohesisht rrezet e Diellit mbi kokë.
Nikolaos
Nikolaos

"Kthejeni fytyrën nga Dielli dhe çdo hije mbetet mbrapa jush"

390


Mbrapsht në krye Shko poshtë

poezi - Flamuri - Simboli shqiptar Empty Re: Flamuri - Simboli shqiptar

Mesazh  xheme prej 30.11.11 21:39

poezi - Flamuri - Simboli shqiptar 390949_108552845925042_1398537381_n
xheme
xheme

11


Mbrapsht në krye Shko poshtë

poezi - Flamuri - Simboli shqiptar Empty Re: Flamuri - Simboli shqiptar

Mesazh  lavdim.bossi prej 02.12.11 9:21

origjina e ketij simboli eshte shum shum me i lashte se i skenderbeut kjo eshte e vertet dhe e pa diskutueshme por per hater te skenderbeut duhet me hesht dhe me perkrah se nuk kemi simbol me te lasht.dhe me superior per shqiptaret kuptohet.!!
avatar
lavdim.bossi

35


Mbrapsht në krye Shko poshtë

poezi - Flamuri - Simboli shqiptar Empty Re: Flamuri - Simboli shqiptar

Mesazh  xheme prej 03.12.11 1:17

poezi - Flamuri - Simboli shqiptar 63948_10150351735055354_135633570353_16206005_2497553_n


Edituar për herë të fundit nga xheme në 03.12.11 21:15, edituar 2 herë gjithsej
xheme
xheme

11


Mbrapsht në krye Shko poshtë

poezi - Flamuri - Simboli shqiptar Empty Flamuri Shqiptar

Mesazh  oem-feka prej 03.12.11 14:00

Emri Shqiperi edhe emri yne nacional; Shqipetar, i eshte bashkuar flamurit i cili ka nje zanafille tejsisht te vjeter qe nga koha qe vendi yne quhej Arberi!
Flamuri jo se asaj kohe u formua si simbol, por ne ate kohe u be simbol i Arberit, nga i madhi Gjergj Kastrioti Skenderbeu.
Flamuri yne eshte simbol i Kastrioteve, te cilet ishin Shqiptar te Krishtere, kjo duket qarte edhe thjeshte nga mbiemri, madje Orthodoks.. e gjitha kjo si per te treguar ate ç'fare neve kemi qene ne te shkuaren, si per te treguar luften tone per te qene ata qe ishim, edhe pse ''mustaqe zinjte'' mbas vdekjes se Skenderbeut, morren ne dore Arberine duke lene faren e keqe edhe duke kthyer fete e shume shume Shqiptareve, duke lene gjurme deri me sot, e pasoja qe vijne e i vuajme deri ne ditet e sotshme.
Flamuri Shqipetar eshte simboli yne, ai ka qene thjeshte i simbolizuar.. ngjyra e kuqe i eshte dhene me vone, si per te treguar gjakun e kombit tone qe vuajti nder vite per ta pare te lire ne valvitje sot; Flamurin Kombetar Shqipetar.
oem-feka
oem-feka

8


Mbrapsht në krye Shko poshtë

poezi - Flamuri - Simboli shqiptar Empty Re: Flamuri - Simboli shqiptar

Mesazh  lavdim.bossi prej 03.12.11 14:15

oem-feka shkruajti:Emri Shqiperi edhe emri yne nacional; Shqipetar, i eshte bashkuar flamurit i cili ka nje zanafille tejsisht te vjeter qe nga koha qe vendi yne quhej Arberi!
Flamuri jo se asaj kohe u formua si simbol, por ne ate kohe u be simbol i Arberit, nga i madhi Gjergj Kastrioti Skenderbeu.
Flamuri yne eshte simbol i Kastrioteve, te cilet ishin Shqiptar te Krishtere, kjo duket qarte edhe thjeshte nga mbiemri, madje Orthodoks.. e gjitha kjo si per te treguar ate ç'fare neve kemi qene ne te shkuaren, si per te treguar luften tone per te qene ata qe ishim, edhe pse ''mustaqe zinjte'' mbas vdekjes se Skenderbeut, morren ne dore Arberine duke lene faren e keqe edhe duke kthyer fete e shume shume Shqiptareve, duke lene gjurme deri me sot, e pasoja qe vijne e i vuajme deri ne ditet e sotshme.
Flamuri Shqipetar eshte simboli yne, ai ka qene thjeshte i simbolizuar.. ngjyra e kuqe i eshte dhene me vone, si per te treguar gjakun e kombit tone qe vuajti nder vite per ta pare te lire ne valvitje sot; Flamurin Kombetar Shqipetar.



a je ti i marr apo qfare .??????? ku bazohesh ti kur thua se simboli i shqiperise eshte me i vjetri a ke fakte apo veq fol si llafazan i zdralit..!!!!!
avatar
lavdim.bossi

35


Mbrapsht në krye Shko poshtë

poezi - Flamuri - Simboli shqiptar Empty Re: Flamuri - Simboli shqiptar

Mesazh  oem-feka prej 03.12.11 14:30

Flamuri Shqipetar eshte me i vjeter se sa emri Shqiptar, edhe pse emri Shqipetar ka ardhur si nje epitet tek ne mbas emrave te dikurshem te lashte, qe nga Pellazget e deri tek Arberit, kohe ne te cilen simboli i Kastrioteve u be edhe simbol i Arberberve.. nuk duhet te harrojme qe ne ate kohe vendi Arberesheve qe sot eshte Shqiperia, ishte i ndare apo i perçare ne principata, Skenderbeu e bashkoji deri diku duke na dhuruar deri ne ditet e sotshme e ne perjetesi flamurin tone kombetar, te cilin e ngriti Ismail Qemali me 28 nentor ne diten e pavarsise, duke e cilesuar flamurin tone kombetar trashgimi nga i madhi; Gjergj Kastriot Skenderbeu.

Bera nje analize te dyte paksa me zbutese, besoj se ata qe kuptojne mire Shqip do e kuptojne qarte ate qe kam pershtjelle, madje edhe historia flet nje gje te tille, le te mos hedhim balte ne te.
oem-feka
oem-feka

8


Mbrapsht në krye Shko poshtë

poezi - Flamuri - Simboli shqiptar Empty Re: Flamuri - Simboli shqiptar

Mesazh  lavdim.bossi prej 03.12.11 22:45

o ti djalosh ti pernime paske rreshqit e ku e mori skenderbeu SIMBOLIN e dime te gjithe se ky simbol nuk eshte i skenderbeut ,!~!!!!!!!
eshte huazuar ky simbol nga popujt tjere si::Babilonas,persian , grek,ilir e tash shqiptar

Shum shtete ne bote e kane shqiponjen ne flamurine tyre a do te thot se ata kane kopjuar skenderbeun .????..jo i dashuri im ky simbol eshte shum shum perpara se skenderbeu ta kopjonte ket simbol
avatar
lavdim.bossi

35


Mbrapsht në krye Shko poshtë

poezi - Flamuri - Simboli shqiptar Empty Re: Flamuri - Simboli shqiptar

Mesazh  oem-feka prej 04.12.11 23:37

http://sq.wikipedia.org/wiki/Flamuri_i_Shqip%C3%ABris%C3%AB

Une nuk thashe qe Flamuri erdhi ne dizenjo nga Kastriotet, por Kastriotet e vune si simbol Shqiptar, sepse ne ate kohe Shqiperia e dermuar nga Turku, nuk njihej si shtet edhe pse kishte nje popull me nje kulture indipedente.. asaj kohe Shqiperia ishte e ndare ne principata, Gjergj Kastrioti erdhi edhe e bashkoji deri diku, keshtu solli imazhin e pare te Arberesheve si shtet apo komb.
Ismail Qemali kur ka ngritur flamurin ne Vlore, ka thene .... nga min 2:30 https://www.youtube.com/watch?v=4kHUA3SkdYU mare nga filmi; Nentori i dyte, kuptojeni ''i dyte'' .
oem-feka
oem-feka

8


Mbrapsht në krye Shko poshtë

poezi - Flamuri - Simboli shqiptar Empty Re: Flamuri - Simboli shqiptar

Mesazh  The Punisher prej 06.12.11 4:36

ak47 shkruajti:E kam lexuar nga fillimi deri ne fund dhe me ka bere shum pershtypje lexova dicka qe me te vertete te fut ne mendime por dua te them dicka qe e kam vene re tek nje film qe kam pa tani kohet e fundit "Clash of the Titans" ku Zeusi shenderrohej ne shqiponje kur donte te levizte nga qielli per ne toke ......dhe tani qe e lexova ktu me beri shume pershtypje ........bravo per mundimin ..... edhe pse ishte shume e pabesueshme
zeusi nuk meret me shqiponja por me feniks nje krijese legjendare .shqiptaret e kane prejardhjen nga atlantasit legjendare dhe flamuri eshte me feniks dhe jo me shqiponje . gjithmone nese jemi aq te vjeter sa pretendojme e vetmja origjine mbetet atlantida legjendare nga ku ne jemi pasardhes se atlatasve .gjuha shqipe gjen disa te perbashketa me ato qe njihen nga gjuha atlantase
The Punisher
The Punisher

62


Mbrapsht në krye Shko poshtë

poezi - Flamuri - Simboli shqiptar Empty Re: Flamuri - Simboli shqiptar

Mesazh  The Punisher prej 06.12.11 4:54

shqiponja me dy koka eshte simbol i krishterimit .kete simbol te parin fare e ka patur shqiperia si simbol pastaj e moren edhe shtetet e tjera ,por origjina e shqiptareve sic dihet eshte shume e lashte dhe kjo ne fakt eshte feniks e cila simbolizon pavdekesine e races se paster atlantase. sot shqiptaret e paster jane te gjithe krishtere sepse ata e ruajten racen duke mos u mposhtur nga pushtuesit osmane apo pushtues te tjere .
The Punisher
The Punisher

62


Mbrapsht në krye Shko poshtë

poezi - Flamuri - Simboli shqiptar Empty Re: Flamuri - Simboli shqiptar

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi