Natyralizmi

Shko poshtë

Natyralizmi Empty Natyralizmi

Mesazh  Black Angel prej 29.05.10 14:20

Natyralizmi është qëndrimi filozofik sipas të cilit natyra dhe gjithësia si sinonime, janë gjithçka që ekziston dhe çdo dukuri, apo send që ka instancë në realitet është natyror dhe shpjegohet më së miri me ligjet e natyrës.

Natyralizmi nuk pohon detyrimisht se disa dukuri që rëndom konsiderohen si "mbinatyrore" nuk ekzistojnë, por se ato janë natyrore dhe gjejnë shpjegim logjik në natyrë e mund të studiohen me të njëjtat metoda si çdo send e dukuri tjetër e njohur, ndaj dhe çdo mëtim për t'i konsideruar këto si "mbinatyrore" është përveçse i panevojshëm në rrafshin hipotetik, dhe metodologjikisht i gabuar.

Natyralizmi metodik është dhe një nga parimet bazë të metodës shkencore, dhe quhet ndryshe dhe natyralizëm shkencor, sipas të cilit pohohet se dukuritë e vëzhgueshme në natyrë shpjegohen me anë shkaqesh natyrore dhe nuk ndiejnë kurrë nevojën të thërrasin në ndihmë qenësinë e ndonjë subjekti të hamendësuar "jashtënatyror".
Black Angel
Black Angel

15


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi