Rrathët në Grurë - Crop Circle

Shko poshtë

Rrathët në Grurë - Crop Circle Empty Rrathët në Grurë - Crop Circle

Mesazh  Admin prej 27.04.08 22:46

Rrathët në Grurë - Crop Circle

Rrathët në Grurë - Crop Circle Ccposter

Fenomen gjeresisht i pranishem sot ne realitetin tone por teresisht i pakuptueshem dhe i pashpjegueshem. Eshte fjala per Rrathet ne Grure ose Crop Circle qe filluan te behen te njohur per masen e gjere te njerezve ne kohet moderne.

Ka qene pikerisht viti 1972 kur dy deshmitare Arthur Shuttlewood dhe Bryce Bond, te ulur ne nje ne njeren nga anet e kodres Star Hill ne Warminster, Angli me shpresen per te pare nje objekt fluturues te paidentifikuar, prania e te cileve e kishte kthyer kete pjese te Anglise ne nje Meke te UfO-ve per me shume se nje dekade.

Por ajo qe ata u bene deshmitare nen driten e henes, 100 kembe me larg nga aty ku po rrinin pane formen e dickaje qe filloi te ravijezohej ne fushe dhe nje hapesire e madhe ne forme rrethore me bimesi u rrafshua brenda 20 sekondave. Nga ketu u be popullor termi Crop Circle dhe si fenomen u shpernda ne te gjithe boten. Ndonese kjo nuk ishte hera e pare qe ishte vezhguar nje fenomen i tille, ky rast shenon si te thuash fillimin e popullaritetit te fenomenit ne shkalle boterore.

Natyrisht qe llogjika te shtyn qe ky fenomen eshte shume i vjeter por mundesia per ta konstatuar eshte e veshtire per shkak te dimensioneve te rratheve dhe grafikave qe perbehet. Nga kronikat e vjetra na vjen nje rast i rregjistruar ne vitin 1647 ne Angli ku fenomeni u vezhgua vetem rastesisht nga nje lartesi e nje kodre.

Menyra e shfaqes se tyre dhe e larmishmerise eshte e pafundme. Po ashtu dhe shperndarja gjeografike eshte e madhe. Nga e gjithe bota na vijne raporte dhe foto te ketyre rratheve (shpesh forma nuk eshte fare ajo e nje rrethi) por ne vend te pare eshte Anglia dhe sidomos nje zone e caktuar e saj qe quhet Wiltshire i cili eshte shume i njohur sot ne bote per shkak te ketij fenomeni.

Wiltshire eshte nje nga vendet antike te Druideve dhe po ashtu eshte shume popullor pasi ne gjirin e tij ka dhe te famshmin Stonehenge (ndertimi i cuditshem me kollona te gurta qe i kalon disa qindra tonelata ne peshe). Wiltshire qe ndodhet ne jug te Anlgise mbulon nje zone prej 4300 km dhe perfshin Kennet, West Wilts, North Wilts, Salisbury dhe South Wilts dhe the Borough of Swindon.

Por le te kthehemi tek Crop Circle perseri. Sic thashe me larte gjeografia e pranise se tyre eshte e larmishme ne te gjitha kontinentet (ka mungesa raportesh nga Kina dhe Afrika e Jugut) dhe po ashtu dhe forma.

Ato behen kryesisht ne fusha me grure, miser, tershere, soje, bar te larte etj. ne pergjithesi ato paraqesin koncepte gjeometrike te realizuara ne perfeksion dhe qe presini te deshifrohen nga shkenctaret e planetit qe me kot hartojne teori mbas teorie duke u perpjekur fillimisht te gjejne burimin qe i krijon. Teorite jane te shumta

1- energjia planetare

2- energji plazmore, rrathe

3- jashtetokesore

4- energji nga brenda tokes bazuar ne teorine Gaia mbi Linjat Ley te Tokes

5- shpirtera te natyres

6- vorbulla dhe ferkim qe gjenerohet nga energjia plazmore

7- te bera nga vete humanet (gje qe eshte vertetuar per disa prej tyre)

8- krijuar nga nje satelit qe orbiton Token.

Krijimi i ketyre rratheve ne grure eshte shpesh i shoqeruar nga vezhgime te dritave te pazakonta ose mjete fluturuese qe ndricojne vendin ku nje dite me pas gjehet Rrethi. Shumica e rratheve krijohet gjate nates nga ora 11 deri ne oren 4 te mengjesit por ka patur edhe formacione qe jane shfaqur gjate oreve te dites.

Shume shpesh formacione te tilla shfaqen aty ku linjat e fuqishme ley nderthuren me linjat e energjise magnetike te Tokes. Dhe kjo ndodh shpesh ne vende ku ka ndertime megalitike si ai ne Stonhenge.
Figurat qe shfaqen jane shpesh te krahasuara me Krijimin, Trupa Qiellore, Cakra ose Gjeometria e Shenjte.

Shpesh jane bere perpjekje nga njerez te ndryshem qe te fallsifikojne krijimin e nje Rrethi ne Grure dhe disa prej tyre jane mjaft te arrira. Por sidoqofte ka gjithmone elemente qe nuk perputhen, disajni eshte modest dhe i vogel por tipari me kryesor eshte qe kur rrathet jane te bere nga njeriu ato paraqesin nje prerje vertikale te kallinjve te cilet mbas pak kohesh vazhdojnet e rriten normalisht ne menyre vertikale.

Kur fenomeni nuk eshte i krijuar nga njeriu (99 % e rasteve) kallinjte cuditerisht nuk jane aspak te prere por te perkulur horizontalisht dhe vazhdojne te rriten ne ate menyre. Po ashtu ne zonen ku paraqitet fenomeni ka nje prani radioaktiviteti te ulet dhe kjo zone eshte e pandjeshme nga ndryshimet atmosferike qe do te thote ne rast debore apo ngricash, zona mbetet e paster dhe nuk ndikohet aspak.

nga Darius


Edituar për herë të fundit nga Explorer në 08.06.11 19:34, edituar 2 herë gjithsej
avatar
Admin

1141


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rrathët në Grurë - Crop Circle Empty Re: Rrathët në Grurë - Crop Circle

Mesazh  Jon prej 09.09.10 18:15

Rathet pervec paraqitjeve te tyre ne grure ata shfaqen edhe ne akull, bore dhe ajer.
Duke mos spekuluar rreth origjines se tyre po sjelle disa foto si deshmi.

Rrathët në Grurë - Crop Circle Skyhol10

Rrathët në Grurë - Crop Circle Cropci10

Rrathët në Grurë - Crop Circle Cropci11

Rrathët në Grurë - Crop Circle Delta010

Rrathët në Grurë - Crop Circle Icecir10

Jon
Jon

1163


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rrathët në Grurë - Crop Circle Empty Corp Circle me i madh i gjetur ndonjehere !!!!

Mesazh  DarkMaster prej 15.09.10 17:55

Corp Circle me i madh i gjetur ndonjehere !!!!

Rrathët në Grurë - Crop Circle Davinci-crop-circle-2

Eshte Njeriu Bitruvian i Da Vincit dhe eshte Corp Circle me i madh i gjetur ndonjere ka permasat e me shume se 10 fusha futbolli dhe eshte e pamundur te behet brenda nje nate.

Njeriu i Da Vincit i qe transformohet ne flutur ....pak si pa lidhje me duket
DarkMaster
DarkMaster

11


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rrathët në Grurë - Crop Circle Empty Re: Rrathët në Grurë - Crop Circle

Mesazh  maqomaqo3 prej 22.04.11 2:22

Per mua kto jane gjeja me e bukur dhe me enigmatike ne bote.kto kan ndodhur ne vitet e fundit dhe shkencetaret dhe njerezit qe fshehin te verteten kan mbetur te cuditur dhe te hutuar .keto gjera mund ti bejne vetem fuqi te mbinatyrshme apo ufo
maqomaqo3
maqomaqo3

125


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rrathët në Grurë - Crop Circle Empty Re: Rrathët në Grurë - Crop Circle

Mesazh  toni_bbb2000 prej 22.04.11 21:19

Te gjitha keto shenja jane ne libra pra qe jane simbole, po une pyes veten pse nuk ka ne Shqiperi shume prej tyre mund te jene nga dora e njeriut mos te them te gjitha shikoni edhe vet me kujdes se te gjitha i gjeni ne libra keto shenja (simbole ) qe jane shum te ndryshme e kane domethanje krejt te ndryshme.
toni_bbb2000
toni_bbb2000

16


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rrathët në Grurë - Crop Circle Empty rrathet

Mesazh  LaNi prej 08.06.11 16:59

Fenomeni Crop Circle (Rrathët në Grurë)

Shumica e njerëzve mendojnë se këto simbole apo figura krijohen apo formohen nga jashtëtokësorët, nga UFO-t apo objekte tjera të ndryshme të paidentifikuara.

Në fakt shoqëritë sekrete mashtrojnë njerëzimin duke bartur dhe ndërtuar simbole dhe figura domethënëse për vetë ata dhe duke deshur t'a fus njerëzimin në një situatë të komplikuar dhe që e gjithë bota të besojë se UFO-t ekzistojnë!

Të gjitha janë të bërë nga qenia njerëzore apo nga makineri të sofistikuara dhe asgjë tjetër, në foto mund të shihni se sa shumë përngjajnë simbolet masonike, satanike dhe ato izraelite me figurat e bëra nga vetë ata.

Rrathët në Grurë - Crop Circle 247183_203712446340651_191223544256208_580391_777890_n

Po keto kush i ndertoj alienta a?
LaNi
LaNi

18


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rrathët në Grurë - Crop Circle Empty Re: Rrathët në Grurë - Crop Circle

Mesazh  maqomaqo3 prej 21.07.11 1:34

une mendoj se i bejne alienet , eshte 100% nga forca jashtokesore ose te mbinatyrshme .askush nuk mund ti beje keto ,madje edhe (ata qe e sundojne boten) shoqerite dhe sektet sekrete .ata kane nje kuptim dhe na percjellin mesazhe ,gjera qe do ndodhin ne te ardhmen , ne vitin 2012 ne dhjetor po thuhet se fundmi se po vine 3 anije kozmike ,njera ka diameter 240 km .nga nje shkencetar rus jane keto se fundmi.
maqomaqo3
maqomaqo3

125


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rrathët në Grurë - Crop Circle Empty Re: Rrathët në Grurë - Crop Circle

Mesazh  D4rk DeMoN prej 21.07.11 17:04

Nuk mund te them saktesisht cfare eshte. Por mund te them qe eshte force jashte toksore. Percjellin mesazhe. Dhe forma gjometrike eshte perfekte.
D4rk DeMoN
D4rk DeMoN

3


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rrathët në Grurë - Crop Circle Empty Re: Rrathët në Grurë - Crop Circle

Mesazh  merivlore prej 06.04.12 18:48

Edhe per mua jane te bera nga forca jashtetokesore, pasi eshte e pamunur qe nje njeri ti bej keto gjera...
merivlore
merivlore

1


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rrathët në Grurë - Crop Circle Empty Re: Rrathët në Grurë - Crop Circle

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi