EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sekreti i kontrollit reptilian

+3
t
Estilen
Erikson
7 posters

Shko poshtë

Sekreti i kontrollit reptilian Empty Sekreti i kontrollit reptilian

Mesazh  Erikson 13.04.10 15:48

ARI MONO-ATOMIK
Sekreti i ndryshimit të gjëndjes dhe kontrollit reptilian?

Artikull nga David Icke

Dua t’iu përcjell disa informata. Sapo kam zbuluar diçka që mund të shpjegojë ndryshimin e gjendjes dhe shumë më tepër, gjithashtu.

Kam biseduar sot në chat me Brian Desborough, një mikun tim shkencëtar në Kaliforni, dhe diskutuam rreth arit mono-atomik. Ky i fundit vjen në formën e një pluhuri të bardhë dhe ka një strukturë atomike dy-dimensionale (një ose dy atome që bashkëveprojnë së bashku), ndërsa ari i rregullt ka një strukturë tre-dimensionale (dhjetë ose më shumë atome që bashkëveprojnë së bashku).

Pa hyrë shumë nëpër detajet shkencore, kur konsumohet ky ar mono-atomik nga goja apo me injeksion, ai e rrit kapacitetin e zakonshëm veprues të sistemit nervor deri në dhjetë mijë herë.

Kjo i lejon një personi të përpunojë një sasi fantastike informacioni si një super kompjuter dhe kur (ky lloj ari) merret në sasi të mjaftueshme, i lejon ata që me vetëdije të lëvizin nëpër dimensione të tjera dhe të ndryshojnë gjëndjen për shkak se papritmas truri aktivizohet për të hapur ato zona të madhe që ne nuk i përdorim në botën e sotme. Ai i radhit qelizat e trurit në atë mënyrë që ato të gjithë të fillojnë të komunikojnë me njëra-tjetrën sërisht.

Për më tepër, nëse do konsumoni sasi të mjaftueshme nga ky lloj ari mono-atomik trupi juaj fizik do të bëhet me shkëlqim, po iu them se kështu shpjegohen imazhet e lashta të zotërve zvarranikë dhe fëmijët e perëndive që "shndrisnin si Diell".

Ari mono-atomik mund të jetë prodhuar prej arit të rregullt dhe mund të jetë përpunuar prej disa mineralesh, shumë prej të cilave janë gjetur në vendet si Arizona në Shtetet e Bashkuara. Ky, mendoj unë, është kuptimi i vërtetë i referencave për arin dhe minierat e arit që përmenden në pllakat sumeriane dhe jo në kuptimin e drejtëpërdrejtë për minierat e arit normale, në mos janë bërë për të krijuar shumëllojshmëri mono-atomike.

Kjo substancë kur merret - jep - aftësi të mahnitshme reptiliane për të përpunuar informacion dhe për të ndryshuar gjëndjen për shkak të vlerave lëkundëse të energjisë që ajo mund të mbajnë dhe të përpunojë. Unë jam i sigurt se egjiptianët e lashtë, Sumerianët, Babilonasit, Fenikasit, etj e përdornin këtë, apo më saktë, elita e tyre në pushtet e ka përdorur, duke u dhënë atyre një potencial mendor të panjohur nga popullata e përgjithshme.

Njëlloj vazhdon edhe sot. Kjo ishte një nga sekretet e mëdha mbahen brenda shkollave Mistike dhe kaloi në nivelet më të larta të rrjetit të fshehtë të shoqërisë moderne.

Ari mono-atomik gjithashtu ka veti të pabesueshme shërimi në atë që radhit qelizat në atë formë që të mbajnë sasi të jashtëzakonshëm energjie të bardhë, duke e shpërndarë bllokimin dhe çekujlibrimin që ne e quajmë dobësi apo sëmundje.

Përgatiti: Erikson Hoxha


Edituar për herë të fundit nga erikson në 14.04.10 15:26, edituar 1 herë gjithsej
Erikson
Erikson

Nuk them se kam gjetur te verteten, por me te vertet se kjo qe kam nuk di....


30


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekreti i kontrollit reptilian Empty Re: Sekreti i kontrollit reptilian

Mesazh  Estilen 13.04.10 16:37

Si duket, David Icke duhet te kete konsumuar mbi normativ nga ky lloi ari mono-atomik dhe ka kaluar ne gjendje zvarraniku (reptiliani) edhe ben fantashkence aq te 'holle', sa ja kalon dhe te madhit Zhyl Verni ...!?
avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekreti i kontrollit reptilian Empty Re: Sekreti i kontrollit reptilian

Mesazh  Erikson 13.04.10 18:39

Ndoshta kjo mund te jete e vertete madje ka dhe nje faqe ku mund te blihet ky lloj "ilaçi" : http://monatomicgold.co.uk/index.php?a=davidicke
Erikson
Erikson

Nuk them se kam gjetur te verteten, por me te vertet se kjo qe kam nuk di....


30


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekreti i kontrollit reptilian Empty PRODUKTET ORMUS DHE ELEMENTET KIMIK TE FORMES-M.

Mesazh  Erikson 15.04.10 15:59

PRODUKTET ORMUS DHE ELEMENTET KIMIK TE FORMES-M.

Siç është përmendur edhe në librin e Laurence Gardner-së, Lost Secrets of the Sacred Ark, vëmendja shkencore kohët e fundit është drejtuar drejt një forme ekzotike të materies thelbësor që nuk është paraqitur në Tabelën Periodike të Elementeve.

Të përftuara nga ari, metalet e grupit platin dhe elementet e tjerë të ndryshme, këto substanca të pakuptueshme pluhuri të bardhë janë përmendur si "mono-atomike” (një strukturë me një atom të vetëm).

Ato janë klasifikuar si të tilla nga pioneri i kërkimeve të tyre David Hudson, në vitin 1980 ose si ORMEs (Orbitally Rearranged Monatomic Elements - Elemente monoatomik te rindertuar në orbitë). Mendimet e reja shkencore në fushën e fizikës sugjerojnë, megjithatë, se pluhurat në të vërtetë mund të jenë dy-atomik ose me grup të vogël atomik ".

Tashmë është pranuar në përgjithësi, se materialet e forta përgjithësisht mund të jenë cilësuar më shumë me termat si elemente ORMUS ose të 'Formës-M".

Analizat termo-gravimetrike kanë zbuluar se, në disa temperatura të larta, pesha materiale e elementeve të formës-M reduktohet ndjeshëm, madje deri në atë shkallë sa që ngrihen në ajër.

Në rrethana të caktuara ata gjithashtu kanë aftësinë për t'u bërë super-përçuese dhe të qëndrojnë njëkohësisht në dimensione paralele.

Në mitologji greke kërkimin për të fshehtë të kësaj substance është në zemër të legjendës së Leshit të Artë, ndërsa në terma biblik kjo ishte fusha mistike e arkës së besëlidhjes - sëndukut të artë që solli profeti Musa nga mali Sina, për ta vendosur në tempullin e Jerusalemit.

Mesopotamasit e lashtë e quanin - pluhuri 'Shem-an-na' (gur i zjarrtë i iteligjencës) dhe Egjiptasit e përshkroi atë si "mfkz”, ndërsa Aleksandrianët nderuan atë si guri i Parajsës.

I futur brënda në ëmbëlsira konike, apo i hedhur në ujë, pudra enigmatike e gurit të zjarrtë ishte një ritual shtesë ngrënieje i mbretërve të lashtë dhe faraonëve.

Ajo ishte nderuar si ushqimi i trupit 'dritë' (Ka) dhe ishte llogaritur që të rriste prirjet e përgjithshme të udhëheqjes, të tilla si ndërgjegjësimi, perceptimi dhe intuita. Ky është konsideruar më tej si një çelës për të aktivizuar jetëgjatësinë.

Sot, janë disa kompani prodhuese të produkteve që përmbajnë substanca të formës-M. Disa po përpunohen nga një bazë ari e pastër, ndërsa të tjerat po përdorin elementët e grupit të platinit vazhdë elementesh prej fundërrinave detare dhe vullkanike ose nga burimet meteorike në tokë.

Fusha në të cilën këto produkte mund të afrohen plotësisht me njëra tjetrën është gjëndja e tyre super-përçuese, megjithatë, është e panjohur për ne njëkohësisht fakti që pse pluhurat enigmatikë nuk reagojnë në analizat e zakonshme siç bëjnë elementët metalik nga të cilët ato rrjedhin.

Në lidhje me këto produkte, nuk mund të bëjë rekomandime specifike, e as nuk jemi ne gjendje për të sugjeruar ndonjë produkt të veçantë për ndonjë qëllim të veçantë - por mund të përmendim disa nga kompanitë të cilat janë të njohura për prodhimin e ketyre produkteve.

White Powder Gold http://www.whitepowdergold.com

Ambrosia Technology http://www.liquid-chi.com

Pureganic Mineral Company http://www.Pureganic.com

Harmonic Innerprizes http://www.harmonicinnerprizes.com

Energetic Nutrition http://www.energeticnutrition.com/hi/gold.html

ZeroPoint Technologies http://zptech.net

Ascension Alchemy http://www.asc-alchemy.com

Monét http://www.monetcosmetics.co.uk

Resonance Health http://www.resonance-health.biz

Life Enthusiast Co-op http://www.life-enthusiast.com
Erikson
Erikson

Nuk them se kam gjetur te verteten, por me te vertet se kjo qe kam nuk di....


30


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekreti i kontrollit reptilian Empty Re: Sekreti i kontrollit reptilian

Mesazh  t 13.09.10 13:06

C'ishte kjo?????
Pershkrimi shkencor i kokaines?!!!
t
t

3


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekreti i kontrollit reptilian Empty Re: Sekreti i kontrollit reptilian

Mesazh  Erikson 16.09.10 8:52

S'ka te bëjë fare me kokainën.... po të hysh në faqet e kompanive prodhuese dhe te kërkosh ne internet do ta kuptosh më mirë këtë.
Për më tepër ka edhe receta që tregojnë se si përftohet ky pluhur dhe s'ka lidhje me drogën ...
Erikson
Erikson

Nuk them se kam gjetur te verteten, por me te vertet se kjo qe kam nuk di....


30


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekreti i kontrollit reptilian Empty Re: Sekreti i kontrollit reptilian

Mesazh  t 16.09.10 9:52

ai muhabeti i kokaines ishte humor
t
t

3


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekreti i kontrollit reptilian Empty Re: Sekreti i kontrollit reptilian

Mesazh  rebelisistemit 12.08.11 19:19

Kjo puna e reptilianve per mua eshte thjeshte propagande illuminate,ndersa ky David Icke thjeshte nje vegel e tyre,qe perpiqet ti coj ata pak njerez te zgjuar (qe interesohen ne keto tema), ne rruge qorre.
rebelisistemit
rebelisistemit

Nësë do të bësh armiq, nuk është e nevojshme që të shpallësh vetëm luftë, mjafton ta thuash të Vërtetën. (Martin Luter King)

80


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekreti i kontrollit reptilian Empty Re: Sekreti i kontrollit reptilian

Mesazh  xxxadixxx 28.07.12 23:45

xxxadixxx
xxxadixxx

106


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekreti i kontrollit reptilian Empty Re: Sekreti i kontrollit reptilian

Mesazh  Jon 07.09.12 22:25

rebelisistemit shkruajti:Kjo puna e reptilianve per mua eshte thjeshte propagande illuminate,ndersa ky David Icke thjeshte nje vegel e tyre,qe perpiqet ti coj ata pak njerez te zgjuar (qe interesohen ne keto tema), ne rruge qorre.


Mosbesimi i masave eshte kancer ne gjirin e njerezimit permes mesimdhenieve te dogmave totalitare te fese, sistemit arsimor, mediave dhe dinamikes kulturore.

Ndoshta kjo video ju ndryshon mendimin dhe bindeni se nuk eshte çdo gje propogande por deshmi se Reptilianet jane ne mesin tone dhe prapa tyre jane:

Kontrolli i mendjes fetare:

Kisha Katolike dhe te gjitha kishat tjera te krishtera
Mormonet
Deshmitaret e Jehovait
Islami
Judaizmi
Te gjitha religjionet orientale

Projektet qeveritare te kontrollit te mendjes:

Montauk
MK-Ultra
Monark
Mannequin

Mediat:

Film
Lajmet e Mëngjesit / mbrëmjes
Emetimet
Reklamat e subkoshiences
TV Show, Muzika, Videot :

Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekreti i kontrollit reptilian Empty Re: Sekreti i kontrollit reptilian

Mesazh  bojko 14.02.17 23:59

rebelisistemit shkruajti:Kjo puna e reptilianve per mua eshte thjeshte propagande illuminate,ndersa ky David Icke thjeshte nje vegel e tyre,qe perpiqet ti coj ata pak njerez te zgjuar (qe interesohen ne keto tema), ne rruge qorre.

David Icke ka disa teori qe te bejne shume konfuz, lidhur me henen dhe saturnin, jep fakte marramendese per to. Ai eshte me te vertete enigmatik dhe i madh njekohesisht. Nuk besoj qe eshte vegel e illuminatit.
Si per cudi edhe Profeti Muhamet i ka urrejtur zvaraniket, dhe i ka pare si elemente negative.
bojko
bojko

"Janë dy lloje të historisë:. Historia zyrtare, ajo e gënjeshtrave, ajo që na mësojnë në shkolla, historia * ad usum delphini *, dhe historia të fshehtë, në të cilën janë shkaqet e vërteta të ngjarjeve, - historia e turpshme"
Honore De Balzac, 1830s

33


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekreti i kontrollit reptilian Empty Re: Sekreti i kontrollit reptilian

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi