Histori Shqiptare

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shko poshtë

histori - Histori Shqiptare - Faqe 2 Empty Re: Histori Shqiptare

Mesazh  TONI prej 27.07.10 14:41

Moisiu ka qene prifte i larte tek Santa Santorium,,,,,,,,,eshte nje ngjashmeri me Akhetaton ,,,,,,dhe Tutmesi III eshte nje nga Fareonet qe i ka mesuar Moisiut mjeshterine e larte te Magjise,Alkimise, Mistikes dhe shume te tjera.Historia fillon me Djegjen e Demit nje statuj prej Ar te paster( nje adhurim per Hebrenj e lashte,,,,ai e dogji se po hynte ne nje epoke tjeter) dhe kthimin e atije ne Ushqimin Hyjnore( GURI FILOZOFAL) per popullin e tije dhe pastrimin e papullit te tije nga ato qe ai i quante te pa paster,,,,,,,,, sa i pergjysmoj i vrau,,,,,,,,,,,,,,,,Hiroglifet dhe doreshkrimet e vjetra jane gjetur ne tempullin e Qumranit...............dhe dihet cfare gjuhe jane shkruajture , dhe te Tutmesi III JANE GJETURE NE VARRIN E TIJE,,,,,,

TONI

3


Mbrapsht në krye Shko poshtë

histori - Histori Shqiptare - Faqe 2 Empty Dasma e Skënderbeut

Mesazh  Fikrro prej 02.11.10 18:03

Dasma e Skënderbeut , si u kurorëzua heroi 559 vjet më parë

histori - Histori Shqiptare - Faqe 2 A_371

Martesa ishte tërësisht politike, ku nuk luanin rol mosha dhe dëshirat.

Me artin e penës së tij, vite të shkuara, shkrimtari Sabri Godo në faqet e romanit të tij “Skënderbeu”, e përshkroi kështu dasmën e heroit tonë kombëtar:

“Në 23 prill 1451, Skënderbeu bëhej dhëndër i Gjergj Arianitit. Ai u martua me Donikën, që kishte vjet aq sa edhe këto prilli, 23, ndërsa vetë ishte 46 vjeç. Në martesat shtetërore nuk luanin rol moshat dhe dëshirat. Ajo do të ishte një dasmë madhështore, sikur të mungonin tre djemtë e Arianitit, që gati u prishën me të atin për shkak të pajës. Në kontratën Muzakë Topia me pazarllëqe të rënda, Skënderbeu merrte toka në anën tjetër të Shkumbinit, para dhe ushqime të shumta.

Mungonin në dasmë Dukagjinët, ndërsa Hamzai, nipi i dashur flokëverdhë, rrinte i zymtë. Ai shihte të vinin nga kjo martesë një varg me djem siç ishte zakoni i Kastriotëve dhe të avullonin shpresat e tij për të trashëguar Principatën e Arbërisë. Por erdhi Proveditori i përgjithshëm i Venedikut, që solli në emër të Senatit një stoli të habitshme për nusen dhe dy palë rroba të purpurta për dhëndrin, erdhën ambasadorët e Napolit, të Vatikanit dhe Raguzës dhe mëritë e vogla kaluan në harresë.

Nusja e re dhe e lumtur e priti me faqet flakë burrin e saj, kalorësin e parë të Shqipërisë dhe netët e dasmës i kaluan si një vazhdim i avullit të verës, të muzikës dhe të dollive”.

Krushqitë e Kastriotëve

Një prej institucioneve të rëndësishme të feudalizmit ishte edhe martesa, e cila rregullohej nga një varg rregullash juridike dhe tradicionale. Përveç rëndësisë shoqërore, martesa i lidhte familjet fisnike në aleanca, koalicione dhe marrëdhënie të varësisë së shumëfishtë. Në martesat e përfaqësuesve të fisnikëve feudalë nuk kishin rëndësi dukuri të tilla si mosha, intelekti, formimi kulturor apo paraqitja e jashtme ose gjendja shëndetësore e bashkëshortëve të ardhshëm. Funksioni i parë i lidhjeve të tilla martesore ishte ai politik, i cili do të forconte pozitat e familjeve që lidheshin në këto krushqi.

Ndërkohë që në këtë kontekst u përfshi gjatë shekujve XIV-XV edhe familja e Kastriotëve. Ngritja e shpejtë e saj në fund të shekullit XIV, ku nga një familje me origjinë fshatare ajo u shndërrua në zotëruese të një prej principatave më të mëdha shqiptare (A. Ermenji, Vendi që zë Skënderbeu në Historinë e Shqipërisë, Tiranë 1996, f. 25), bënë që: Gjon Kastrioti të krijonte lidhje të fuqishme martesore me familjet më të shquara feudale shqiptare. Ja se ç’shkruan në kronikën e tij historike bashkëkohësi i Skënderbeut, Princi Gjon Muzaka, për të tilla ngjarje: (Muzaka, Memorie, Tiranë, 1996, f. 44-45): “Dhe për më tepër ta dini që zoti Gjon Kastrioti i ati i Zot Skënderbeut, pati për grua Zonjën Vojsava Tribalda, me të cilën bëri katër djem e pesë vajza. I pari u quajt Reposh, i dyti Stanish, i treti Kostandin dhe i katërti Gjergj.

Reposhi i lartpërmenduri ishte njeri fetar dhe shkoi në Malin e Sinait, u bë murg e ashtu vdiq. Bija e parë, Zonja Maria (Mara), u bë grua e Zot Stefan Cernojeviçit, e dyta Zonja Jella u bë grua e Gjon Muzakës (shënimi ynë), Zonja Angjelina qe martuar me Zot Vladan Arianit Komnenin, e katërta Zonja Vlajka qe martuar me Zot Balshën, e pesta Zonja Mamica qe martuar me Zot Muzak Topinë. Prej asaj të lartpërmendurës, së tretës, Zonjës Angjelinë dhe prej të përmendurit Zot Vladan Komnenit, u lind i poshtë shënuari Muzak Komneni, i thirrur nga populli i Angjelinës, që ishte nip i Skënderbeut. Prej tjetrës, motrës së katërt, Zonjës Vlajka të martuar me Zot Balshën u lindën Gjon e Gojko Balsha. E pesta Zonja Mamica u bë grua e Muzak Topisë, por që Zot Skënderbeu e ndau nga gruaja e parë që quhej Zanfina ose ndryshe Suina Muzaka dhe i dha Zonjën Mamicë, të motrën”.

Ndërkohë, duke plotësuar të dhënat e Gjon Muzakës në burime të tjera sqarojmë se e ëma e Skënderbeut, Vojsava, rridhte nga dera e Princit të Pollogut, me familje shqiptare e cila zotëronte rajonin që shtrihej prej Tetovës deri në Shkup. (Barleti, Histori e Skënderbeut). Duhet të theksojmë se Gjon Kastrioti martoi katër nga vajzat e tij si Marien, Jellën, Angjelinën dhe Vlajkën. Ai gjithashtu fejoi në mungesë edhe njërin prej djemve Kostandinin me Helena Topinë. Kjo fejesë nuk u realizua me martesë, sepse Kostandini u martua me një zonjë turke dhe nga kjo martesë lindi Hamza Kastrioti, njëri prej protagonistëve të luftës shqiptaro-turke të shekullit XV. Ndërsa për djalin tjetër të Gjonit dhe Vojsavës, Stanishin, që Fan Noli e rendit si fëmijën e madh të tyre, nuk kemi njoftim për martesën dhe familjen e tij.

Ndërsa, ashtu siç e përmendëm edhe më sipër, Reposh Kastrioti iu kushtua monakizmit (jetës së murgut) dhe vdiq në manastirin e Hilandarit në Malin e Shenjtë, Greqi. Varri i tij ndodhet atje edhe sot, ashtu siç pasqyron me fotografitë dhe shënimet e tij edhe studiuesi Sh. Nimani. (M. Zeqo, Mes Laokontit dhe Krishtit, Tiranë, 2000, f. 123) ose studiuesi sllav V. Petroviç (K. Frashëri, Studime për epokën e Skënderbeut, Aktet e Hilandarit, Tiranë, 1989, f. 438), i cili thekson se varri i Reposhit ndodhet brenda katedrales në murin verior të narteksit i pikturuar me subjekte kishtare.

Dy fëmijët e vegjël të familjes së madhe të Gjonit, Gjergji dhe Mamica, u martuan pas vdekjes së tij. Megjithëse akoma nuk dihet se përse Skënderbeu e prishi martesën midis Muzakë Topisë dhe Zanfina Muzakës, për ta martuar Muzakën në vitin 1445 me të motrën, Mamicën. Prishja e kësaj martese hamendësohet se i kushtoi rëndë Skënderbeut. Zanfina Muzaka u martua me Moisi Golemin (Moisi Komnen Arianitin), të cilin e shtyu kundër Skënderbeut. Veprimet dhe sjellja e Zanfinës e shtynë Moisiun edhe për shkaqe të tjera drejt tradhtisë në vitin 1455, pasojat e së cilës sollën disfatën në betejën e Beratit, ku gjeti vdekjen midis të tjerëve edhe Muzakë Topia. Ndërkohë që ky precedent solli edhe pakënaqësi tek Muzakajt, pasi Zanfina (Suina) ishte e bija e Despotit Gjin Muzaka dhe e motra e Gjon Muzakës, autorit të Kronikës së famshme. Ndërkohë, Gjin Muzaka ishte vëlla i Marie Muzakës, grua e parë e Gjergj Arianitit dhe nënë e Donika Kastriotit, gruas së ardhshme të Heroit. Gjin Muzaka ishte edhe një ndër pjesëmarrësit e Lidhjes së Lezhës dhe një prej bashkëluftëtarëve të Skënderbeut. Atëherë ky veprim i Skënderbeut mund të shpjegohet edhe me synimin e tij për të zgjeruar principatën e tij, duke përfshirë në të edhe principatat e tjera.

Në këtë kontekst, mund të ketë ndodhur edhe kjo ngjarje, e cila si shumë të tjera të ngjashme me të, sollën rebelimet ndaj Skënderbeut, të cilat historia jonë i quan me termin “Tradhtia feudale”. Të tilla raste ishin ato të Moisi Golemit dhe të nipërve të Skënderbeut si: Gjergj Stres Balshës, Hamza Kastriotit, Gjon dhe Gojko Balshës etj. Këto lidhje familjare, përveç njërës anë, atë të fuqizimit në formë aleance, sillnin edhe konflikte interesash, për shkak të pretendimeve mbi zotërimet brenda krushqive. Për sa kohë që praktika e dhënies së feudeve në formë paje gjatë martesave vazhdoi në shekujt XIV-XV, ajo u shoqërua edhe me konflikte të një natyre të tillë.

Raste të tilla në mënyrën më tipike ishin ato që kunati i Skënderbeut, Gjon Muzaka, i përshkruan kështu: “Dhe i lartpërmenduri Zot Skënderbeu qe i mençur dhe trim, i prirë për të bërë mirë dhe qe një Zot i madh ndër të gjithë pararendësit e tij. Pasi u bë kapiten i përgjithshëm i Zotërve të Shqipërisë e që në pak kohë synoi të zotëronte gjithë vendin. Vuri në pranga Zot Gjonin dhe Zot Gojkon e Balshajve… i mbajti në burg dhe u mori principatën e tyre, që shtrihej midis Krujës dhe Lezhës e që thirrej vendi i Misisë. I mori Moisi Komnenit principatën e tij, e cila ishte në Dibër. Ky Moisiu ishte njeri me zemër dhe trim dhe duke mos mundur ta durojë një dhunë të tillë, u arratis tek Sulltani. Dhe mbasi vdiq im atë, na mori edhe neve Tomonishten, domethënë Myzeqenë e Vogël dhe kështu bëri edhe me zotërit e tjerë të krahinave të Komit dhe të Randisës”.


Dëshmitë e Barletit


“Sipas Barletit, Skënderbeu nuk e kishte mendjen për martesë, por atë nuk e linin rehat princërit farefis me të, të cilat e nxisnin që ai të vendoste për martesë. Pra për “Filizin” që duhej t’i zinte vendin”.

Edhe Gjergj Arianiti e mirëpriti këtë martesë, por edhe Skënderbeu ishte dakord për këtë fakt, sepse Gjergj Arianiti Komneni ishte i dëgjuar si askush tjetër për mbretërinë e tij të madhe dhe për fisnikërinë e lashtë të fisit të tij. Gjithashtu, Donika ishte bërë e njohur që me kohë dhe mbahej në gojë për atë bukuri fort të rrallë. Paja iu la në dorë Gjergj Arianitit, i cili nga prika që i dha së bijës, i kënaqi të gjitha palët (Historia e Skënderbeut, Tiranë, 1983, f. 382-384).

Martesa e Skënderbeut

Për nevoja të luftës çlirimtare dhe për të forcuar pozitat e tij, Skënderbeu vendosi të martohej me Donika Arianitin, vajzën e madhe të Gjergjit. Kjo krushqi u shkonte për shtat të dyja familjeve, për nga pozita që ato zotëronin. Si mbles, Skënderbeu dërgoi Gjin Muzakën, kunatin e Arianitit. Martesa ishte tërësisht politike, ku nuk luanin rol mosha dhe dëshirat. Ajo që na intereson, është fakti se kurorëzimi i çiftit, midis Gjergjit 46-vjeçar dhe Donikës 23-vjeçare, u bë në kishën e vjetër të Manastirit të Ardenicës, i cili ndodhet 10 km në veri të Fierit. Këtë tezë e ka argumentuar qysh në vitin 1930 studiuesi italian, Lorenconi, i cili kur vizitoi këtë vit manastirin e pa të shkruar këtë fakt në një nga kodikët që ruheshin në bibliotekën e tij. Një burim tjetër për këtë fakt është edhe dëshmia e peshkopit Irene Banushi, i cili vitet e fundit të jetës i kaloi në Manastirin e Ardenicës. Në shënimet e tij për manastirin të botuara nga K. Beduli në librin monografik “Imzot Irene Banushi”, ai citon faktin se kur mbërriti në Ardenicë, gjeti te murgjit e manastirit të dhënat gojore se këtu ishte kurorëzuar Skënderbeu. Ky burim gojor dëshmon se fakti i martesës së Skënderbeut në Ardenicë është ruajtur gjallë nga murgjit dhe është transmetuar nga brezi në brez gjatë kohës nga viti 1451 deri në vitin 1967, kohë kur furia ateiste e drejtuar nga shteti shqiptar shkatërroi institucionet fetare dhe bashkë me to edhe një pjesë të kujtesës historike.

Çifti mbërriti në këtë manastir pas dasmës së zhvilluar në shtëpinë e nuses në Kaninë, në 21 prill 1451. Ai shoqërohej nga princat shqiptarë, njerëz të familjeve, ambasadorët e Napolit, Vatikanit, Raguzës dhe Proveditori i përgjithshëm i Venedikut në Shqipëri.

Shpura udhëtoi nëpërmjet Rrugës së Muzakies në itinerarin Vlorë-Ardenicë, vetëm disa ditë pas dasmës në Kaninë.

Ceremoniali i kurorëzimit u bë në mesditën e datës 26 prill 1451, i drejtuar nga Peshkopi Feliks, nën kujdestarinë e të cilit ndodheshin dy manastiret më të mëdha të Myzeqesë, ai i Apolonisë dhe i Ardenicës. Të nesërmen, Skënderbeu me Donikën u nisën drejt Krujës, ku u zhvillua dasma madhështore në shtëpinë e dhëndrit, sipas riteve të traditës shqiptare. Martesa e të bijës me Gjergj Kastriotin ishte një nga sukseset e politikës së Gjergj Arianitit, i cili pas kësaj ngjarjeje shpejtoi të nënshkruante në qershor 1451 traktatin e aleancës me Alfonsin V të Napolit. Ja se ç’thuhet në një pasazh të tij: “Gjithashtu, të dyja palët kanë rënë në ujdi që qysh nga Berati, duke përfshirë Greqi e Myzeqe, deri tek një lumë që quhet Devoll (Seman), t’i jepen madhërisë së tij (Alfonsit) dhe vendi përtej Devollit t’i jepet Arianitit”, të cilin ai e kishte zotëruar edhe herë të tjera.

Donika

Andronika Gjergj Arianiti lindi rreth vitit 1428 (po të llogarisim se kur u martua më 1451 ishte 23 vjeç). Ajo ishte një ndër tetë vajzat që Gjergj Arianiti kishte me gruan e tij të parë Marie Muzakën (Dh. Shuteriqi, Arianitët, Studime për epokën e Skënderbeut II, Tiranë, 1989, f. 37-83). Ashtu siç e thotë edhe Barleti, ajo ishte një ndër vajzat më të bukura të dyerve bujare të Shqipërisë së shekullit XV. Ajo i përkiste një ndër familjeve më të fuqishme dhe më fisnike, duke qenë e bija e Gjergj Arianitit, njërit prej njerëzve më të shquar të fisnikërisë feudale shqiptare.

3 vjet pas martesës me Skënderbeun, Donika e gëzoi heroin me lindjen e djalit të vetëm të tyre, Gjonin e ri, i cili, sipas traditës, mori emrin e gjyshit. Në gravurat e kohës, ajo del si një femër simpatike, me tipare të spikatura të një zonje. Nuk dihet me saktësi roli që luajti ajo gjatë jetës bashkëshortore pranë Skënderbeut (1451-1468). Pas vdekjes së tij në 17 janar 1468, Donika u shpall regjente e të birit, Gjonit, trashëgimtarit legjitim të Skënderbeut. E ndodhur në kushte të tilla në të cilat ajo nuk mund të ushtronte funksionin e saj, kur turqit kërcënonin në mënyrë më serioze shtetin shqiptar, Donika u largua së bashku me të birin në Itali. Në vitin 1468 suita e saj u vendos në Itali në dy feudet që Ferdinandi i Aragonës, Mbret i Napolit, i kishte dhuruar Skënderbeut në vitin 1463, si kompensim i ndihmës së çmuar që heroi i dha atij.

Ardenica

Vetëm 10 km në veri të qytetit të Fierit, buzë rrugës nacionale, që lidh qytetin e Fierit me atë të Lushnjës, ngrihet Manastiri i Ardenicës me një pozitë dominuese në kodrat me të njëjtin emër, në lartësinë 237 m mbi nivelin e detit. Manastiri mesjetar mban emrin e Marisë Hyjlindisë, ashtu si shumica e kishave të trevës së Myzeqesë, në të cilën ajo njihet si mbrojtëse e veprimtarisë kryesore ekonomike bujqësore.

Manastiri, edhe pse në pamje të parë të lë përshtypjen e një objekti kulti të zakonshëm, fsheh në brendësi të tij vlera mjaft të mëdha. Sa më shumë të futesh në labirintet e historisë së tij, aq më shumë dalin në dritë vlerat e tij, të cilat do t’i rendisim një e nga një në këtë shkrim.

Mendohet se themelet e këtij manastiri janë hedhur në vitin 1282 me nismën e perandorit Andronik II Paleolog të Bizantit, i cili e ngriti këtë tempull pas fitores mbi anzhuinët në Berat. Shtysë për këtë veprim do të jetë bërë ndodhja në atë vend e kapelës së Shën Triadhës, e ngritur aty shekuj më parë. Ekziston hipoteza se kapela mund të jetë ndërtuar në themelet gërmadhë të një tempulli pagan, i cili ka qenë ndërtuar për nder të hyjneshës Artemisa nga ka rrjedhur dhe emri i sotëm Ardenica. Fare pranë këtij tempulli, në rrethinat e të cilit sot ndodhet manastiri, kalonte dega jugore e rrugës antike “Egnatia”, pikërisht 1 km në perëndim të tij. Përreth manastirit shikohen, aty-këtu, ndërtime të vjetra, të cilat të krijojnë mendimin se rreth tij ka pasur ndoshta një qendër të banuar. Sipas defterit osman të vitit 1431-32, në nahijen e Myzeqesë, ndodhej fshati Ardenicë me tetë shtëpi, i cili mund të jetë shtrirë përreth manastirit.

Manastiri është i tipit bizantino-ortodoks. Ai, së bashku me konakët që i janë shtuar më vonë, zë një sipërfaqe prej 2.500 m2. Ky monument përbëhet nga kisha e Shën Mërisë, kapela e Shën Triadhës, konakët, mulliri i vajit, furra, stalla, etj. Në qendër të tij ndodhet kisha “Lindja e Shën Mërisë”, e cila është ndërtuar pjesërisht me gurë të sjellë nga Apolonia dhe gurë shtufi. Kisha është e tipit bazilikal. Ajo zë një vëllim të madh dhe është e mbuluar nga një çati druri me tavan të rrafshët. Mjediset që përbëjnë këtë kishë, janë: naosi, narteksi, egzonarteksi dykatësh, ku në fund u bashkëngjitet kambanorja e lartë 24 m. Në anën jugore ndodhet portiku i hapur i ndërtuar me kolona dhe harqe. Naosi përbëhet nga tri pjesë, të cilat ndahen në dy rreshta kolonash prej druri. Naosi ndahet nga altari me anë të ikonostasit. Dyshemeja e kishës është shtruar me pllaka guri, e cila përfshin edhe ambientet e narteksit dhe egzonarteksit.

Në vitin 1743 me nismën e peshkopit të Beratit, Metodit, i cili ishte me origjinë nga Bubullima (Myzeqe), u bënë në këtë manastir punime rregulluese përfshirë edhe kishën e Shën Mërisë. Kapela e Shën Triadhës shtrihet në pjesën verilindore të manastirit dhe ka përmasa 7.50 x 3.70 m.

Hyrja e saj është në anën perëndimore dhe është e pajisur me dy dritare të vogla në faqen jugore. Kjo kapelë është ndërtuar me gurë shtufi dhe është e pajisur me një hapësirë, muri gjysmërrethor i së cilës e ndan atë nga një sternë uji. Porta e kapelës është mbuluar me harqe guri, pranë dritares lindore të saj ndodhet edhe një reliev qeramike.

Kastriotët e Italisë

Pas vdekjes së të atit, Gjoni 13-vjeçar dhe e ëma Donika, që siç e quan Gjon Muzaka, zonja Skënderbega (Gj. Muzaka, Memorie, f. 31) u larguan për në Napoli, duke shkuar tek Mbreti Ferdinand i Aragonës. Atje, Gjon Kastrioti u integrua në radhët e fisnikëve feudalë vendas, duke administruar pronat e veta dhe titullin e Dukës së Shën Pjetrit të Galantinës, dhuruar nga mbreti Ferdinand. Gjoni u martua me Dukeshën Erina Paleologa, duke lënë pesë fëmijë: Gjergjin (e ri), Kostandinin, Peshkop i Izernias, Ferrantin, Federikon, vdekur në Valencie të Spanjës dhe Marien (Akademia e Shkencave, Historia e Popullit Shqiptar, Tiranë, 2002, f. 475). Nga kjo martesë rrjedhin Kastriotët e Italisë, pasardhës të drejtpërdrejtë të Heroit tonë Kombëtar që jetojnë edhe sot në tokën Italiane.

Në vend të mbylljes

Legjendat dhe gojëdhënat për martesën e Skënderbeut në Kaninë kanë mbetur të gjalla edhe sot në rajonin e Vlorës. Njëra prej tyre, e ruajtur në Himarë, e cila ishte zotërim i Gjergj Arianitit, thotë: “Ditën e dasmës në Kaninë shkuan edhe kapedanët e Himarës me peshqeshe për çiftin. Ata e shoqëruan nusen deri në Krujë” (Akademia e Shkencave, Epika Historike 1, Tiranë, 1983, f. 133). Ndërkohë që në Qishbardhë dhe Penkovë (Vlorë), ruhen katër toponime të tilla, si: Qisha e Skënderbeut, Rrapi i Skënderbeut, Vau i Skënderbeut dhe Ara e Skënderbeut dëshmi të shekullit XV. Kujtesa popullore çuditërisht hesht vetëm për Ardenicën!? Atje ku u kurorëzua vërtet heroi!

Fikrro

539


Mbrapsht në krye Shko poshtë

histori - Histori Shqiptare - Faqe 2 Empty 20 Lek Shqipetare

Mesazh  Kinich-Ahau prej 15.01.11 12:18

Prsh te gjitheve!! Para disa diteve kisha nje 20 lek ne dore dhe me beri pershtypje simboli i anije liburne ku posht saj eshte nje delfin duke kercyer. Sipas me je ky simbol tregon qe Iliret kishin nje tregeti te zhvilluar pertej detit Adriatik dhe Jon pasi sic e dime ne keto detera eshte e radhe gjetja e delfineve.
Ju si mendoni ???

Kinich-Ahau

32


Mbrapsht në krye Shko poshtë

histori - Histori Shqiptare - Faqe 2 Empty Re: Histori Shqiptare

Mesazh  Odin prej 15.01.11 12:25

histori - Histori Shqiptare - Faqe 2 Albani10

Une mendoj se nuk mund te bazohemi ne baze te monedhes qe Iliret kane qene pertej Adriatikut dhe Jonit sepse monedha nuk daton nga koha ilire.

Odin

527


Mbrapsht në krye Shko poshtë

histori - Histori Shqiptare - Faqe 2 Empty Re: Histori Shqiptare

Mesazh  Kinich-Ahau prej 15.01.11 12:45

Kjo eshte e drejte por une kisha fjalen se qellimi i ketij simboi ishte pra per te treguar qe Iliret kishin tregeti pertej Adriatikut dhe Joni pra ishin te fuqishem. Ne fakt eshte pak e cuditshme se pse zgjodhen delfinin ata qe krijuan 20 Lekeshin.

Kinich-Ahau

32


Mbrapsht në krye Shko poshtë

histori - Histori Shqiptare - Faqe 2 Empty Kodiket e Beratit...

Mesazh  Estilen prej 16.01.11 9:44


Kodiket e Beratit


histori - Histori Shqiptare - Faqe 2 250px-Page_from_the_Codex_Purpureus_Beratinus

Ne vitin 2005 jane nominuar dhe jane njohur nga UNESKO dy Ungjijtë shumë të vjetër (codices)te gjetur në Berat, Shqipëri: "Beratinus 1", që daton nga shekulli e gjashtë, dhe "Beratinus-2",me nje datim prej shekullit të nëntë.

Të dy janë pjesë nga shtatë "codices purple"(kodikeve vjollce), të cilat mbijetojnë sot ne bote.Dy nga "codices purple", janë ruajtur në Shqipëri, dy në Itali dhe nga një në Francë, Angli dhe Greqi.

Codiku "Beratinus-1" -i shekullit te gjashtë është një Ungjill i shkruar me dorë në nje mynyre unikale. Ai përfaqëson një nga tre ose katër shkrimet më të vjetra te Dhiatës së Re dhe është një pikë e rëndësishme referimi për zhvillimin e letërsisë biblike dhe liturgjike në të gjithë botën.

Codiku “Beratinus-2” -i shekullit te nëntë jane dorëshkrime Ungjilli dhe përbëhet nga nje tekst standard. Disa paragrafë janë gjysmë-unicial.Në drejtim të stilit dhe moshës, ai është i krahasueshme me Codexin greke 53 (Shën Peterburg). Ai përmban katër Ungjijtë të plotë.

Të dy kodiket shqiptarë janë shumë të rëndësishme për komunitetin global dhe zhvillimin e letërsisë antike biblike, liturgjike dhe hagiographicale.

Të shtatë "codices vjollcë" janë shkruar njëra pas tjetrës gjatë një periudhe prej 13 shekujsh, pra nga shekulli i gjashtë deri ne shekullin e tetëmbëdhjetë. Të dy kodices përfaqësojnë një nga thesaret më të çmuar të trashëgimisë kulturore shqiptare.
http://www.unesco.org/new/en/communication-and-information/flagship-project-activities/memory-of-the-world/register/full-list-of-registered-heritage/registered-heritage-page-2/codex-purpureus-beratinus/




Edituar për herë të fundit nga estilen në 07.07.11 7:36, edituar 1 herë gjithsej

Estilen

847


Mbrapsht në krye Shko poshtë

histori - Histori Shqiptare - Faqe 2 Empty Propaganda e qarqeve të sotme greke për prejardhjen e shqiptarëve

Mesazh  Niko_ prej 04.04.11 20:28

Në librin me titull ΝΕΜΕΣΙΣ - Nemesis, që është vëllimi i 12-të i serisë me titull (ΓΙΑΤΙ ΚΑΙ ΠΩΣ ΖΟΥΝ ΑΝΑΜΕΣΑ ΜΑΣ) Përse dhe si jetojnë nëmes nesh, "të kërkuesit" dhe propagandistit Δημοσθένης Λιακόπουλος - Demostenis Liakopulos, i cili ka disa vjet që bën propagandë për madhështinë e historisë të kombit grek, në faqet e tij të internetit http://www.liako.gr/intro/ http://www.liako.gr/anexigito/ si dhe në disa kanale televizive greke, gjithashtu edhe me shumë video në youtube, ka gjetur mbështetje në një masë të madhe njerëzish në Greqi dhe ka disa vjet që propagandon idetë e tij dhe të qarqeve që e mbështesin duke arritur që librat që ai shkruan, boton, apo edhe libra me ide të njëjta, apo të përafërta me librat e tij, të bëhen best seller në tregun e librit në Greqi.

Në faqen 109 të librit Nemesis gjejmë kapitullin me titull "Çamëria dhe vllazëria e bardhë" thuhet si mëposhtë ((vllazëria e bardhë, sipas autorit, është një vllazëri që e ka prejardhjen nga lashtësia, nga të ashtëquajturit NEPHILIM. Dhe gjithashtu, sipas autorit kjo vllazëri e ka qendën e saj 10 km nën piramidën e bardhë, në Kinë.)) http://web.utanet.at/mahain/Pyramids_in_China.htm

Harta e lashtë Ptolemaike që shohim këtu https://2img.net/h/oi53.tinypic.com/29wo2s6.jpg na tregon se vërtet profesoresha italjane Benedeta Rosinioli kishte të drejtë kur thoshte se deti Adriatik është gjiri helen. Qytetet e lashta helene kishin banorë helenë edhe në periudhën e Bizantit. Ku janë ata banorë? Mos vallë vendosën të quheshin vetë grekë, apo disa të tjerë arritën me politika afatgjata të zhdukin fjalët, helen dhe helenik, edhe në Iliri, ashtu si edhe në shumë vende të botës? A keni menduar ndonjëherë, se si është e mundur "të paktën me ato që na thotë historia konvencionale" që të gjithë popujt që jetonin në Ballkan të vazhdojnë të ekzistojnë, përveç helenëve? Kujtoni se ata që kontrollojnë historinë, janë ata që na konsiderojnë të pakontrollueshëm dhe të rrezikshëm, sepse ne jemi armiqtë e tyre të hershëm. Ne ishim populli i vetëm i njerëzimit që së bashku me EL-ët (engjëjt, bijtë e zotit) luftuam kundër tyre dhe i mbyllëm ata në Tartara. Dhe kështu vllazëria e bardhë, mbas turqve dhe sllavomaqedonëve të Shkupit, mobilizoi disa nga shqiptarët e sotëm, për të bërë presjon me anë të Çamërisë, akoma edhe më shumë mbi neohelenët bashkëkohorë, të cilët gati po harrojnë prejardhjen dhe misjonin e tyre. Fatmirësisht ekziston ai, i cili në çastin e duhur do të aktivizojë kodin IHOR (që sipas autorit ndodhet në ADN-në e ç'do greku të vërtetë) dhe do të vërë në zbatim planin Nemesis.


Edituar për herë të fundit nga Niko_ në 17.06.11 2:02, edituar 1 herë gjithsej

Niko_

83


Mbrapsht në krye Shko poshtë

histori - Histori Shqiptare - Faqe 2 Empty Propaganda e qarqeve të sotme greke për prejardhjen e shqiptarëve

Mesazh  Niko_ prej 04.04.11 22:49

Në faqet 110 dhe 111 të librit Nemesis https://2img.net/h/oi52.tinypic.com/2egf9xv.jpg shohim kapitullin me titull ποιοι ειναι οι πραγματικοι Αλβανοι - cilët janë Albanët (shqiptarët) në të vërtetë, thuhet si mëposhtë.

Albanët e kanë prejardhjen nga një zonë që laget nga pjesa veriore e detit Kaspik. Ata ishin një popull nomad (endacak) që jetonte në stepat pëtrreth lumit Alban. Sipas Strabonit, ata flisnin nga 26 dialekte për ç'do fis. Bënin flijime njerëzish dhe përdoreshin si ndihmës nga ushtri të ndryshme. Straboni na i përshkruan në mënyrë karakteristike: "Jetojnë duke u endur, nuk kanë atdhe". Këto që thamë më sipër na i vërteton edhe Klaudio Ptolemeu në përshkrimin e tij gjeografik. Vërtet, në hartat e famshme të Ptolemeut, Albania shfaqet në veri të detit Kaspik dhe në asnjë rast nuk shfaqet në veri të Epirit. Si u gjendën Albanët - Alanët në Iliri? Spjegimi më llogjik që jepet tashmë është si më poshtë. Ata nuk arritën kurrë të përbëjnë një popull të bashkuar dhe të madh në numër dhe nuk bënë askund ndonjë fushatë ushtarake, apo pushtim, por gjithmonë shërbenin si ndihmës në ushtritë e popujve të tjerë, është llogjike ti kenë sjellë në zonë hordhitë e aziatikëve që goditën Europën dhe Ballkanin ndër shekuj. Banorët e shtetit të sotëm Alban (shqiptar) në përgjithësi janë grekë epirjotë dhe greko-ilirë të lashtë, gjithashtu edhe pasardhës të prapambetur të ilirëve dhe albanëve që erdhën nga rajonet në veri të detit Kaspik, ashtu siç e thamë edhe më sipër.


Edituar për herë të fundit nga Niko_ në 05.04.11 22:48, edituar 1 herë gjithsej

Niko_

83


Mbrapsht në krye Shko poshtë

histori - Histori Shqiptare - Faqe 2 Empty Propaganda e qarqeve të sotme greke për prejardhjen e shqiptarëve

Mesazh  Niko_ prej 05.04.11 1:17

Në faqet 112, 113, 114, 115, https://2img.net/h/oi56.tinypic.com/hund7a.jpg https://2img.net/h/oi53.tinypic.com/6qzhol.jpg të po këtij libri propagandistik kemi një kapitull tjetër me titull:
Cilët janë çamët, turkoçamët dhe shqiptaroçamët?
Fillimisht të themi se Çamëri quhet zona përgjatë lumit Thiamis, ose Kalama. Thonë se me kalimin e kohës emri nga Thiamis, u bë Tsimes - Tsiamis - Tsamis (T+S=C,Ç) nga ku vjen edhe emri i banorëve Çamë. Dhe më në fund emri Çamëri u përhap dhe u përdor për të gjithë zonën e Thesprotisë. Pra, në fillimet e sundimit turk në Epir, (në vitin 1430 u pushtua Janina), shumë të krishterë u konvertuan në islamë me dëshirë, ose me dhunë. Dhe që atëherë kemi Çamët muslimanë dhe Çamët e krishterë. Me kalimin e kohës, tashmë çamë quhen vetëm çamët muslimanë. Kjo ndarje krijoi armiqësi mes këtyre dy grupimeve, me muslimanët që ishin agresivë dhe lakmitarë, duke patur parasysh që ata kishin edhe përkrahjen e qeverisjes turke. Kështu që ata u quajtën turkoçamë (jeniçerë), ashtu si edhe shqiptarët e islamizuar, të cilët u quajtën turkoshqiptarë. Çamët (të njohur si turkoçamë) ishin të gjithë me Turqinë, kundër të gjitha përpjekjeve për liri dhe gjithmonë çmimi për tradhëtinë së tyre ishin disa toka dhe disa shuma groshësh. Për shkak përafërsisë gjuhësore që kishin me turkoshqiptarët dal-ngadalë me kalimin e kohës u quajtën shqiptaroçamë, duke menduar se kanë prejardhje shqiptare dhe jo greke. Sigurisht që kjo gjë ishtë një lojë e propagandës italjane dhe austrohungareze, përpara së cilës grekët qëndruan indiferentë dhe çamët u bindën përfundimisht se ishin me prejardhje shqiptare. Dimë shumë mirë se përafërsia gjuhësore e një populli nuk është karakteristikë e kombësisë së tij. Për shembull, grekoarvanitët dhe dredhët flisnin një farë dialekti arvanitoshqiptar, por askush nuk mundi kurrë të kundërshtonte me fakte të pakundërshtueshëm qënien e tyre greke. Në luftrat e viteve 1912-1914 çamët e organizuar luftuan kundër Greqisë. Në vitin 1940 luftuan përsëri kundër Greqisë të mobilizuar nën ushtrinë italjane, të organizuar në dy bataljone duke udhëhequr orgjitë në dëm të t'krishterëve dhe duke spiunuar ushtrinë greke. Në periudhën e pushtimit gjerman, u rreshtuan përkrah ushtrisë gjermane duke mbajtur në krahë shiritin me shenjën e kryqit të thyer. Në korrik të vitit 1942 një organizatë, si një lloj qeverie të quajtur Këshilli, nën kujdesin e gjermanëve u munduan të arrinin shqiptarizimin e Thesprotisë. Njëri nga udhëheqësit e tyre kryesorë, Nuri Dino, në një fjalim që mbajti para banorëve të Filatit duket se ka thënë: Vritini grekët, kudo që ti gjeni ata. Çamëria deri në Prevezë do të mbetet tokë shqiptare. Hakmerruni ndaj armiqve tanë. Italia e fuqishme është në anën tonë. Tabela e krimeve të bëra nga çamët në periudhën 1941-1944 është si mëposhtë.
632..........Vrasje
459..........Rrëmbime
209..........Përdhunime
2332........Djegie shtëpish
53...........grabitje dhe dhunime fshatrash
37556......krerë bagëti të imta, të grabitura
9285........krerë lopë, të grabitura
4148........kafshë transporti të grabitura
30000......shpendë të grabitura
Këto të dhëna duhet ti konsiderojmë si të dhënat zyrtare, megjithëse janë shumë më pak se dëmet e bëra në të vërtetë. Me gjithë këto (edhe pse ishte duke u mbrojtur) Greqia u detyrua tu paguajë 218 miljonë dhrahmi muslimanëve të Gjirokastrës, si dëmshpërblim lufte. Pas çlirimit, rreth 16 me 17 mijë çamë braktisën Greqinë me dëshirën e tyre, nga frika se do t'u kërkohej të jepnin llogari përpara drejtësisë greke, për krimet e tyre dhe për bashkëpunimin me pushtuesit. Për të thënë të vërtetën bazohemi tek dëshmia e çamit Nuri Latifi, nga Trikorfa e Filatit, i cili rrëfen dhe pranon se çamët muhamedanë nuk kishin ankesa për udhëheqjen greke por megjithatë bashkëpunuan me fuqitë e aksit nazist dhe bënë krime të papërshkrueshme kundër grekëve. Pas largimit të çamëve, gjykata e veçantë e Janinës deri në vitin 1948 dha 1704 vendime dënimesh për krime lufte kundër çamëve. Pasoi me dënimin e tyre në mungesë dhe heqjen e shtetësisë greke, si dhe sekuestrimi i pasurive të tyre sipas urdhrave mbretërorë të vitit 1952 dhe të vitit 1954. Kështu u mbyll tema e të ashtëquajturve çamë.

MARRË NGA LIBRI ME TITULL: NEMESIS, i botuar në vitin 2009
https://2img.net/h/oi53.tinypic.com/25hhel5.jpg


Niko_

83


Mbrapsht në krye Shko poshtë

histori - Histori Shqiptare - Faqe 2 Empty Re: Histori Shqiptare

Mesazh  99koli prej 05.04.11 21:08

eshte e vertete se shqipetaret e vertete e kane preardhjen nga vend banime mbi 600 m mbi nivelin e detit , dhe sot vendbanime me shqipetaret e vertet ndodhen ne male , ne pakistan ka nje fshat me shqiptar , ne turqi po ashtu , ne maqedoni esht qendra e arberit , apo mali i sharit qe shquhet per rracen e qenit Ilir etj .
Dhe ajo qe nuk do ti vi mir ndokujt eshte se kemi qene rrac barbare dhe te pa nenshtrueshem .
menyra e shperberjes se races ilire u be me perçarje dhe me perzierje , e sot jemi vetem shqip foles .
99koli
99koli

2


Mbrapsht në krye Shko poshtë

histori - Histori Shqiptare - Faqe 2 Empty prej ardhja e shqiptarve

Mesazh  alvar prej 06.04.11 21:39

me qa kam lex e gjith e gjith europa e ka prej ardhjen prej nesh pavarsish se e fshehin....... cdo ghuh e europes ka per ardhen nga ne thoti e fliste shqipen shum shkrime i ka ba en gjuhen shqipe pshm.............. poemat e homerit me iljaden 90 perqind shqip.... adn ma e vjeter en europ asht e shqiptareve..... vikinget nga adn jan shqiptar..............etj etj ........... ne mendohet qe e kemi prej ardhjen nga antlan dida e lasht..............
alvar
alvar

2


Mbrapsht në krye Shko poshtë

histori - Histori Shqiptare - Faqe 2 Empty Lashtësia në Shqipëri

Mesazh  Nikolaos prej 11.04.11 22:34

histori - Histori Shqiptare - Faqe 2 Apollonia
Paleoliti

Gjurmët më të hershme njerëzore në territorin e Shqipërisë shfaqen në periudhën musteriane, që i përket Paleolitit të Mesëm (100 000 – 30 000 vjet më parë). Këto përfaqësohen nga vegla prej stralli të punuara mirë, me forma tipike musteriane, të cilat i kanë shërbyer njeriut primitiv për procese të ndryshme pune që lidheshin drejtpërdrejt me sigurimin e ushqimit të tij të përditshëm. Të tilla vegla, si prefëse, kruese, gërryese, etj., janë gjetur, deri më sot, në stacionin prehistorik të Xarrës në rrethin e Sarandës, në stacionin e Kryegjatës, në afërsi të Apollonisë (Fier) dhe në stacionin e Gajtanit në rrethin e Shkodrës. Nga format dhe përmasat e tyre të vogla këto vegla ngjasojnë mjaft me veglat e strallit të zbuluara në depozitimet musteriane të krahinave fqinje të Greqisë Veriore, të Thesalisë, të Malit të Zi etj.

Neoliti

Janë zbuluar e gërmuar një numër i madh vendbanimesh neolitike me shtrirje gati në tërë territorin e Shqipërisë, si në Maliq, Cakran, Vashtëmi, Burimas, Podgorie, Barç dhe ne Dërsnik të rrethit të Korçës, në Kamnik të Kolonjës, në Blaz e Nezir të Matit, në Cakran të Fierit, në Burim, në Gradec e në Cetush të Dibrës, në Kolsh të Kukësit, në Rrajcë e në Rashtan të Librazhdit e nga gjetje të rastit në pika të tjera. Më mirë është njohur e studiuar pellgu i Korçës, i cili gjatë epokës prehistorike ka pasur kushte shumë të mira gjeo-klimatike. Jeta në Shqipëri gjatë neolitit u zhvillua në kushte shumë të përshtatshme natyrore. Klima e ftohtë dhe e lagësht e paleolitit, e cila kishte filluar që në mezolit t’i lëshonte vendin një klime më të butë, tani merr pak a shumë karakterin e klimës së sotme. Si rrjedhim edhe flora e fauna thuajse nuk ndryshojnë prej asaj të ditëve tona.

Epoka e bronzit

Epoka e bronzit në Shqipëri përfshin mijëvjeçarin e tretë dhe gjithë mijëvjeçarin e dytë p.e.s., e deri në fundin e shek. XII p.e.s. Ajo njihet prej të dhënave të fituara nga shtresat e kulturës së bronzit në vendbanimet e Maliqit, të Trenit e të Sovjanit në pellgun e Korçës, nga shtresa e parë e vendbanimit të Gajtanit në afërsi të Shkodrës, nga gjetjet në shpellën e Nezirit dhe nga vendbanimi i Badherës e kalaja e Kalivosë në rrethin e Sarandës. Gjithashtu njihet nga varrezat tumulare në Mat, në Kukës, në Barç (Korçë), në Pazhok (Elbasan), në Divjakë (Lushnjë), në Patos (Fier), në Vajzë e Dukat (Vlorë), në Piskovë (Përmet), nga tumat në luginën e Dropullit, nga tuma e Bajkajt (Sarandë) e nga depo e gjetje të rastit të zbuluara buzë liqeneve të Shkodrës, të Pogradecit, të Prespës etj.

Këto të dhëna dëshmojnë se territori i Shqipërisë gjatë kësaj epoke ka qenë i populluar gjerësisht, që nga zonat e tij të ulëta fushore e deri në krahinat e brendshme dhe të vështira malore. Njerëzit banonin kryesisht në vendbanime të hapura. Në një masë më të kufizuar janë shfrytëzuar dhe shpellat, ashtu siç kanë vazhduar të jenë në përdorim edhe palafitet, siç tregojnë gërmimet e viteve të fundit në vendbanimin palafit të Sovjanit. Nga fundi i kësaj epoke lindin edhe vendbanimet e para të fortifikuara, të cilat rrethohen me mure gurësh të palatuar e të lidhur në të thatë apo me ledhe e hunj. Një pjesë e mirë e vendbanimeve të këtij lloji, si kalaja e Gajtanit, qyteza e Margëlliçit (Fier) etj., që do të marrin zhvillim të plotë dhe do të bëhen karakteristike për epokën pasuese, atë të hekurit, e kanë origjinën e vet në këtë periudhë.

Banesat kanë qenë kasolle, që ndërtoheshin me lëndë drusore, kallama e kashtë. Ato janë njëkthinëshe zakonisht me planimetri katërkëndëshe, por duket se ka qenë në përdorim edhe tipi me bazë të rrumbullakët e trup konik. Dyshemetë kanë qenë të shtruara me baltë të ngjeshur e të rrahur, kurse muret të thurura me thupra e të lyera me baltë të përzier me byk. Në mes kishin nga një vatër të rrumbullakët; ka raste kur këtë e gjejmë të vendosur anash në formën e një korite që nuk njihet në banesat neolitike. Vlen të përmendim një kompleks banesash të bronzit të vonë të zbuluara në kalanë e Badherës, të cilat kanë formë katërkëndëshe ose rrethore të ndërtuara me një xokolaturë gurësh, mbi të cilën ngriheshin paretet dhe çatia prej materiali të lehtë.
Nikolaos
Nikolaos

"Kthejeni fytyrën nga Dielli dhe çdo hije mbetet mbrapa jush"

390


Mbrapsht në krye Shko poshtë

histori - Histori Shqiptare - Faqe 2 Empty alvar

Mesazh  alvar prej 12.04.11 20:46

me qa kam lex populli maj vjeter en europ jemi n shqiptaret sipas adn nga e gjith popujt e europes.............. shum popuj te europes e kan prej ardhjen nga ne ............... thoti fliste shqip. etj...etj.....
alvar
alvar

2


Mbrapsht në krye Shko poshtë

histori - Histori Shqiptare - Faqe 2 Empty Skënderbeu

Mesazh  Nikolaos prej 01.07.11 17:23

Biografia e Skenderbeut

Gjergj Kastrioti ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit dhe i princeshës Vojsava, fëmija i fundit midis 4 djemve dhe 5 vajzave. Mendohet se lindi më 6 maj 1405 në Mat (Dibër) dhe më pas u vendos në Krujë. U mor peng si nizamë pas thyerjes të të atit nga Sulltan Murati më 1421 dhe u dërgua në oborrin e Sulltanit në Adrianopojë. Atje, zgjuarsia dhe shkathtësia e çuan Gjergjin në shkollën e sulltanit (içogllanëve) që përgatiste komandantë e nëpunës.

Natyra i kishte dhënë dhunti mendore e fizike. Atje mori emrin Iskënder (Aleksandër), për nder të Aleksandrit të Madh. Pas mbarimit të shkollës, Gjergj Kastrioti "(Skënderi)" kreu detyra ushtarake në Ballkan e në Azinë e Vogël, duke u dalluar për trimëri dhe për këtë arsye iu dha titulli "bej" që do të thotë "princ" ose fisnik pra Skënderbeg do të thotë princi Aleksandër ose fisnik. Ai nuk e harroi vendin e tij të dashur dhe priste me padurim rastin të kthehej në tokën që e lindi. Me vdekjen e të atit, ai shpresonte t'i zinte vendin, por në fakt sulltani e emëroi sanxhakbej jashtë tokave shqiptare. Skënderbeu nuk hoqi dorë nga ideja për t'u kthyer në Shqipëri në fronin e të atit, në Krujë, deri në vitin 1443 kur ai u nis kundër Janosh Huniadit nën komandën e bejlerbeut të Rumelisë.

Më 3 nëntor 1443 në afërsi të Nishit, u ndeshën dy ushtritë. Ushtria osmane u shpartallua dhe u tërhoq në panik. Skënderbeu filloi të zbatonte planin e kryengritjes, së bashku me 300 kalorës shqiptarë e me të nipin Hamza Kastrioti, u kthye në Dibër, ku populli e priti si çlirimtar. Mori masa për përforcimin e rrugëve nga mund të vinin osmanët, dhe prej andej iu drejtua Krujës. Me një ferman të rremë shtiu në dorë qytetin e garnizonin dhe kështu më 28 nëntor 1443 u shpall rimëkëmbja e principatës së Kastriotëve. Mbi kështjellën e Krujës u ngrit flamuri me shkabën e zezë dykrenare i Kastriotëve.

Kryengritja u përhap shpejt në viset e tjera dhe feudalët e tjerë u ngritën gjithashtu. Gjatë dhjetorit, Shqipëria e Mesme dhe e Veriut u spastruan nga forcat osmane, u çliruan njëra pas tjetrës kështjellat e kësaj zone. Skënderbeu ishte organizatori i Kuvendit të Arbërit, në të cilin u zgjodh si prijës i Lidhjes Shqiptare të Lezhës. Ai u martua me të bijën e Gjergj Arianitit me Donika Arianitin për të forcuar lidhjet e tij me principatat e tjera.

Në janar të vitit 1468 Skënderbeu u sëmur gjatë zhvillimit të një Kuvendi të thirrur nga ai, në të cilin ishin të ftuar të gjithë princat shqiptarë. Vdiq me 17 Janar 1468 në Lezhë. I mbuluar me lavdi, ai u varros në Lezhë. Shqiptarët humbën prijësin e lavdishëm që i udhëhoqi për 25 vjet rresht. E shoqja me të birin emigruan, sikurse edhe një pjesë e parisë shqiptare, për në Itali. Rreth përkrenares ekziston ideja se e ka mbajtur për nder të Pirros së Epirit, pasi edhe ai ka mbajtur po të njëjtën përkrenare. Skenderbeu eshte konsideruar si mbret i Shqiperise dhe Epirit dhe mbrojtes i krishterimit.

Statuja e Skënderbeut në Krujë

histori - Histori Shqiptare - Faqe 2 Skenderbeu


Perkrenarja dhe shpata origjinale e Skenderbeut ne muzeun e Vienes (Austri)
histori - Histori Shqiptare - Faqe 2 Shpata

Varri i Skenderbeut në Lezhë
histori - Histori Shqiptare - Faqe 2 30031147621298743112969

Lufta kundra Osmaneve

Ne qershor 1444 u duk ne kufi nje ushtri osmane prej 25 000 vetash nen komanden e Ali pashes. Ushtria shqiptare e theu ate ne fushe ngushte te Torviollit (Diber).
Fitorja e Torviollit pati jehone te madhe ne Shqiperi dhe ne vende te tjera, ajo perforcoi besimin e shqiptareve te Skenderbeu dhe Lidhja.


Ne vitet 1445 - 47 kunder Shqiperise erdhen njera pas tjetres ushtri osmane, por dhe ato pesuan disfate te plote. Fitoret e para forcuan pozitat e Skenderbeut. Kjo nuk i interesonte Venedikut, ndaj ai filloi te fuste percarje ne radhet e Lidhjes: nxiti Nikoll e Pal Dukagjinin per te vrare Leke Zaharine, sundimtar i Danjes. Pas vrasjes, Venediku vuri dore mbi qytetin dhe perhapi fjale se e kishte vrare Skenderbeu. Meqenese Leke Zaharia nuk la trashegimtar, Danja i takonte Lidhjes, prandaj ne emer saj Skenderbeu sulmoi Danjen dhe zoterimet bregdetare. Meqenese shqiptaret s'kishin artileri, qytetin nuk e moren; dot. Venediku shpalli nje shperblim te majme per vrasjen eSkenderbeu dhe, nga ana tjeter, nxiti sulltanin per te derguar nje ushtri kundra tij.

Ne pranvere te vitit 1448 ushtria osmane rrethoi keshtjellen-e Sfetigradit dhe shqiptaret u vune midis dy zjarresh. Skenderbeu theu ushtrine venedikase ne afersi te Drinit. Aty la nje pjese te vogel te ushtrise, kurse me pjesen tjeter u nis drejt Sfetigradit. Ketu ushtria osmane kishte gjetur rezistence, derisa prishi kanalin e ujit te pijshem qe furnizonte keshtjellen. Sulltani nuk marshoi drejt Krujes, mbasi erdhi lajmi se Huniadi do te dilte ne Kosove.
Per t'i ardhur ne ndihme Huniadit, Skenderbeu pranoi paqen e propozuar
nga Venediku. Sipas kushteve te paqes (1448), Venediku mbajti Danjen.
Skenderbeut iu sigurua nje pension 1400 dukate ne vit dhe disa privilegje
ne portin e Durresit te cilat u vune ne sherbim te luftes.

Lufta ne dy I fronte u kushtoi shtrenjte shqiptareve. Skenderbeu e kishte te qarte se
sulltani do te kthehej perseri, prandaj mori disa masa mbrojtese: ne Kruje vendosi 1500 luftetare nen komanden e Vrana Kontit.

Ne veren e vi tit 1450 ushtria osmane prej 100 000 vetash iu drejtua Krujes.

Gjergj Ariantiti i shkaktoi deme ne luginen e Shkumbinit. Sulltani kerkoi dorezimin e Krujes pa lufte; Vrana Kontit i premtoi nje shume te hollash, por ky e refuzoi me perbuzje. Osmanet rrahen muret e keshtjelles me gjyle guri deri 130 kg per nje kohe te gjate.

Pas bombardimit sulltani urdheroi nje sulm te pergjithshem, te cilit shqiptaret i bene balle me sukses. Garnizoni i Krujes ndihmohej nga sulmet e ushtrise se Skenderbeut. Koha po kalorite e shqiptaret rezistonin. Sulltani e pranoi humbjen. Ai i kerkoi paqe Skenderbeut, por ajo u refuzua. Ne tetor 1450 sulltani u largua i mundur nga Shqiperia. Ai vdiq ne Edrene. Sulltani plot lavdi e mbylli jeten me shijen e hidhur te disfates. Mbrojtja e Krujes ishte nje nga fitoret me te shkelqyera te shqiptareve.

Betejat ne vitet '50

Pas mbrojtjes se Krujes, gjate viteve 1452-1453 Skenderbeu theu dy ushtri ne Mokren e Dibres e ne fushen e Pollogut (Tetove-Gostivar). Fitorja nuk i buzeqeshi ne Berat (1455). Pasi ra qyteti, komandanti turk kerkoi 15 dite afat per dorezimin e keshtjelles. Brenda ketij afati dhe nga shkujdesja e Muzak Topise, nje ushtri osmane, e ndihmuar nga Moisi Golemi, rrethoi ushtrine shqiptare dhe e shpartalloi ate. Skenderbeu dhe Gjergj Arianiti u shkuan ne ndihme, por ishte teper vone.

Ne 1456, Skenderbeu doli perpara nje ushtrie osmane prej 15 000 vetash, e drejtuar nga Moisi Golemi, i cili kishte shkuar ne oborrin e sulltanit. Ne nje ndeshje osmanet u thyen. Moisiu e kuptoi gabimin dhe kerkoi falje. Skenderbeu e fali dhe i ktheu te gjitha pronat e detyrat qe kishte pasur.

Nje ushtri shume e madhe (80 000 veta) vershoi nen drejtimin e Isak bej Evrenozit, i shoqeruar nga Hamza Kastrioti (1457). Me lindjen e trashegimtarit (Gjonit), ai i kishte humbur shpresat per te zevendesuar Skenderbeun ne krye te shtetit dhe kishte ikur ne Stamboll. Pas ndeshjes ne brezin lindor, ai terhoqi ushtrine, duke i krijuar armikut bindjen se ishte thyer.

Ushtria osmane pershkoi luginen e Matit, pa i hyre nje gjemb ne kembe deri ne Ujin e Bardhe (Albulene) afer Mamurasit, ku pushoi e shkujdesur. Skenderbeu mblodhi ushtrine e shperndare dhe sulmoi kampin osman. Ushtria osmane u shpartallua, u zune shume rober, midis tyre ishte dhe Hamzai, te cilin e dergoi ne burgjet e Italise dhe me vane e fali.

Betejat e medha te viteve '60

Nga disfata e turqve ne Ujin e Bardhe, per 5 vjet Shqiperia shpetoi nga sulmet shkaterrimtare. Ne vitin 1462 Skenderbeu theu 4 ushtri. Dy vjet me Vone Skenderbeu shpartalloi nje ushtri tjeter ne Oher. Sulltani dergoi Ballaban pashen, komandant i zoti nga Mati, i rritur ne oborrin e sulltanit. Ndeshja e pare u be ne fushen e Vajkalit ne Bulqize (pril11465) dhe perfundoi me thyerjen e osmaneve. Ballabani e terhoqi me mjeshteri ushtrine; gjate terheqjes, ai organizoi disa kurthe dhe kapi rob tete komandante te shquar te Skenderbeut, midis tyre edhe Moisi Golemin. Skenderbeu ofroi shuma te medha, por sulltani nuk pranoi. Skenderbeu ne 4 ndeshje doli fitimtar, por me mundime te medha.

Ne maj te vitit 1466, sulltan Mehmeti II, ne krye te nje ushtrie qe ishte me e madhja deri atehere (150 000 vete), rrethoi Krujen per te dyten here. Garnizonin e udhehiqte Tanush Topia. E njejta tabla, e njejta taktike u ndoq, si ne rrethimin e pare. Lufta zgjati dy muaj. Sulltani u bind se as kete here nuk do te binte shpejt Kruja, por shpresonte qe uria do te bente punen e vet, ndaj urdheroi ndertimin e keshtjelles se Valmit (Elbasan). Prej ketu Ballaban pasha do te vazhdonte rrethimin e Krujes. Sulltani u largua.

Gjendja ekonomike e vendit ishte katastrofike. Uria ishte e pranishme kudo.

Skenderbeu dhe i biri shkuan ne Venedik, ne Napoli e ne Rome per te kerkuar ndihme. Ndihmat e siguruara ishin te pakta (6 000 dukate). Kur Skenderbeu ishte ne Itali, osmanet kishin pushtuar disa keshtjella. Ai u kthye me shpejtesi dhe se bashku me Leke Dukagjinin shpartalloi nje ushtri te komanduar nga Jonima, vellai i Ballaban rashes (prill 1467). Prej andej shkoi kunder Ballaban rashes dhe e shpartalloi ate. Vete Ballabani mbeti i vrare.

Disfata e Ballaban rashes e egersoi se tepermi sulltanin, prandaj ne fund te majit 1467 erdhi me nje ushtri edhe me te madhe. Me sa duket, kishte vendosur te mos kthehej pa shkaterruar cerdhen shqiptare, pengesen kryesore per te kaluar ne Itali. E njejta gjendje ishte si ne rrethimin II. Qendresa e detyroi sulltanin te urdheronte shfarosjen ne mase te shqiptareve.

Kruja rezistoi per te treten here. Vera kaloi. Sulltani u largua me ushtrine e rraskapitur. Fitoret u kushtuan shtrenjte shqiptareve. Qendrese u bene osmaneve edhe shqiptaret e Morese.

Qendresa pas vdekjes se Skenderbeut (1468-1506)

Per nje mobilizim te pergjithshem, Skenderbeu thirri ne janar te vitit 1468 nje kuvend te princave shqiptare ne Lezhe. Aty u semur nga ethet dhe vdiq. I mbuluar me lavdi, ai u varros ne Lezhe. Shqiptaret humben prijesin e lavdishem qe i udhehoqi per 25 vjet. Populli e vajtoi me gjeme rrenqethese. Vdekja e tij shkaktoi hidherim te madh edhe ne vendet e ndryshme te Evropes.

E shoqja me te birin emigruan ne Itali. Megjithate qendresa vazhdoi deri ne vitin 1473. Nje vit me vane, nje ushtri osmane prej 80 000 vetash iu drejtua Shkodres me artileri te rende. Nje predhe peshonte 200 kg.


Mbrojtesit u bene balle dy sulmeve te osmaneve, te cilet lane Shkodren dhe iu kthyen Krujes. Per te katerten here Kruja u beri balle. Nje ushtri shqiptaro-veneciane i erdhi asaj ne ndihme dhe osmanet pesuan disfate, por u riorganizuan me shpejtesi dhe shpartalluan ushtrine, qe kishte rene pas plackes se luftes.

Ne pranvere te vitit 1478 sulltani erdhi perseri ne Shqiperi. Nga uria garnizoni dorezoi keshtjellen. Prej andej sulltani iu drejtua Shkodres. 10 000 cleve transportuan artilerine. Nje predhe peshonte nga 425 deri ne 600 kg. Qendresa heroike e shqiptareve beri qe sulltani te linte te vrare mbi 12 000 veta dhe pas kesaj ai u largua pa e marre keshtjellen. Ne Janar 1479 Venediku ua dorezoi ate osmaneve.

Nga bujaret shqiptare vendin e Skenderbeut nuk mundi ta zinte asnje. U thirren princat qe kishin emigruar ne Itali. Fteses se shqiptareve iu pergjigjen Nikolle e Leke Dukagjini, Gjon Kastrioti, Kostandin Muzaka. Gjani zbarkoi ne Durres (1481) dhe shqiptaret e priten si trashegimtar legjitim.

Kryengritesit cliruan ptincipaten e Kastrioteve. Pas tre vjetesh kryengritja u fashit. Krahas Gjonit, Kostandin Muzaka zbarkoi ne Himare, e cila ra ne duart e tyre. Forcat osmane te planifikuara per ne Itali u hodhen mbi kryengritesit. Ne vitin 1492 sulltan Bajaziti II marshoi drejt Himares. Pas luftimesh e masakrash, sulltani u detyrua t'u njihte himarioteve venomet.
Ne vitet 1494-1495 shpertheu nje kryengritje tjeter ne Shqiperine e Mesme. U thirr nga Italia Skenderbeu i Ri. Kryengritesit ciruan ishullin e Lezhes. Qendresa vazhdoi deri me 1506.


Edituar për herë të fundit nga Nikolaos në 01.07.11 20:15, edituar 1 herë gjithsej
Nikolaos
Nikolaos

"Kthejeni fytyrën nga Dielli dhe çdo hije mbetet mbrapa jush"

390


Mbrapsht në krye Shko poshtë

histori - Histori Shqiptare - Faqe 2 Empty Re: Histori Shqiptare

Mesazh  Estilen prej 01.07.11 18:21


Legjendat popullore per heroin tone....



histori - Histori Shqiptare - Faqe 2 Smail-lulani-nji-nga-betejat-e-gjergj-kastriotit

-Në një rast Ballaban Pasha i dërgoi Skënderbeut një dhuratë: katër kuaj arab së bashku me një pajisje të shkëlqyer për të nderuar Skënderbeut si një komandant, ndërsa Skënderbeu si përgjigje ìa kthen me një dhuratë të e përbërë nga një shkop bariu dhe një gunë, duke i dhënë të kuptoj Ballaban pashës se do të kishte qenë më shumë i nderuar të ishte një bari i thjeshtë në fshatin e tij, sesa të tradhtonte vendin e tij.

-Për popullin shqiptare Skënderbeu bënte mrekulli me shpatën e tij. Ishte menduar se duheshin tre burra të ngrinin shpatën e tij dhe se ai mund të copëtonte shkëmbinj ose shpoj male me të. Në një ngjarje tjetër popullore është thënë gjatë negociatave për paqe Sulltan Mehmedin II, që kishte dëgjuar për shpatën e Skënderbeut i kërkoi atë si një nder Skënderbeut. Skënderbeu pranoi dhe dërgoi shpatën e tij si një dhuratë për sulltanin. Njerëzit e Skënderbeut pas dëgjimit të lajmeve ishin të shqetësuar. Ata i dolën Skënderbeut në lidhje me frikën e tyre se ai i dorëzoi shpatën e tij legjendare, por Skënderbeu qeshi dhe u përgjigj se ai i dorëzoi shpatën e tij, por jo krahun e tij.

-Gjatë një betejë të furishme kundër turqve që zgjati përtej muzgut, Skënderbeu urdhëroi disa nga ushtarët e tij të gjenin një tufë me dhi, e u lidhën pishtarë të ndezur brirëve të tyre dhe dërgohen në drejtim të rreshtave të ushtarëve turq gjatë natës. Turqit besuan se u sulmuan nga trupa të shumta shqiptare dhe u larguan me mendimin se u mundën që në numër. Për shërbimin e rëndësishëm të marrë nga ana e këtyre kafshëve, heroin ynë vendosi të përvetësojë imazhin e kafshës si emblemë të tijën, në përkrenaren e tij.

-Skënderbeu në shtrat të vdekjes së tij urdhëroi djalin e tij për t'i shpëtuar hakmarrjes turke të largoheshin për në Itali, tha se sa më shpejt të zbarkojë në ranishte të gjente një pemë ku të lidhë kalin e tij dhe shpatën e tij, dhe sa herë që të frynte era turqit të dëgjonin shpatën e tij në ajër dhe hingëllimën e kalit të tij dhe nga frika se nuk do t'a ndiqnin.

-Me të përhapur lajmin e vdekjes së Skënderbeut, Turqit vendosën të sulmonin forcat shqiptare sa më shpejt që të përfitonin nga morali i ulët që ngjarja kishte prodhuar. Komandantët shqiptar vendosën të përdornin një dredhi të pazakontë: morën nga shtrati i vdekjes trupin e pajetë të kreut të tyre dhe e hypën mbi kalin e tij, nxitur në luftë me të gjithë ushtrinë e tij prapa. Turqit, u ndien të mashtruar me lajmin e rremë rreth vdekjes së tij dhe u tërhoqën.
avatar
Estilen

847


Mbrapsht në krye Shko poshtë

histori - Histori Shqiptare - Faqe 2 Empty Re: Histori Shqiptare

Mesazh  Berti69 prej 06.07.11 22:39

Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


434


Mbrapsht në krye Shko poshtë

histori - Histori Shqiptare - Faqe 2 Empty Re: Histori Shqiptare

Mesazh  Berti69 prej 06.07.11 22:48

Kodikët e Shqipërisë, në dy volume në gjuhë të huaj

histori - Histori Shqiptare - Faqe 2 Kodiket%20e%20Shqiperise%20-%20Albanian%20Codex%20-%208_906139_thumb_large

Kodikët e Shqipërisë, për herë të parë, përmblidhen në dy volume të rëndësishme, të cilët u prezantuan paraditen e së martës në Arkivin e Shtetit në Tiranë.

Kopjet e para të këtyre dy vëllimeve të rëndësishme iu dorëzuan drejtores së Arkivit të Shtetit, Nevila Nika, nga studiuesja bullgare Aksinja Xhurova, e cila për 3 vite e gjysmë është marrë me studimet e kodikëve, që i përkasin shekullit 6- 14 dhe që i pasqyroi në dy libra në gjuhën franceze dhe bullgare.

Njëri prej librave ka të përfshirë elementë studimorë, ndërsa tjetri është në formë albumi, ku pasqyrohen kodikët përmes fotografive, që shoqërohen edhe me shpjegime përkatëse.
"E veçanta e këtij studimi është se kodikët krahasohen me kodikë të huaj dhe aty nxirren të veçantat dhe të përbashkëtat e tyre. Kodikët do të paraqiten në Kongresin e Sofjes të këtij viti, ku marrin pjesë 1150 pjesëmarrës nga e gjithë bota", u shpreh Nevila Nika, drejtoresha e Arkivit Shtetëror.

Studiuesja Aksinja Xhurova tha gjatë prezantimit të librave se ato përmbajnë studime të periudhave të ndryshme, artikuj, etj.

“Puna ime në bazë të këtyre botimeve është që të jap një vëzhgim për lokalizmin më të saktë të tyre dhe për datimin e tyre të saktë”, tha Xhurova.

“Jam shumë e lumtur që këto dy vepra të rëndësishme panë dritën e botimit. Kam kënaqësinë të falënderoj shumë mbështetjen e madhe të zonjës Nevila Nika si dhe bashkëpunëtorëve të mi shqiptarë për përmbledhjen e këtyre kodikëve në dy vepra. Kodikët e Shqipërisë janë mjaft të veçantë, por ishte e rëndësishme që ato të përkthehen në gjuhë të ndryshme që t’i bëhen të ditur studiuesve të huaj. Por gjatë kësaj pune do të veçoja kodikun e 10-të të Vlorës, që është një ndër tre kodikët më të rëndësishëm në botë", tha Aksinja Xhurova, studiuese e studimeve sllave dhe bizantine.

Kodiku më i vjetër i Shqipërisë i përket shekullit të 6 dhe është ai i Beratit.
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


434


Mbrapsht në krye Shko poshtë

histori - Histori Shqiptare - Faqe 2 Empty Re: Histori Shqiptare

Mesazh  Berti69 prej 06.07.11 22:53

Zonja bullgare: Shikojini ç’mrekulli!

Axinia Dzurova, drejtuese e qendrës së kërkimeve sllavo-bizantine “Ivan Dujçev” me qendër në Sofje, i dorëzoi dje Arkivit Qendror të Shtetit studimin e saj “Manuscrits grecs enluminés des Archive nacionale de Tirana (VIe-XIVe siècles)”. Dr. Dzurova vjen prej vitit 2007 në AQSH për këtë botim të dorëshkrimeve të dekoruar të periudhës bizantine (dy vëllime, në gjuhën frënge).

Në kuadrin e të njëjtës marrëveshje ku kontribut ka edhe Qendra e Studimit të Dorëshkrimeve “Vestigia” Grac, po punohet për një botim faksimile të kodikut të Vlorës nr. 10 (shek. XIV). Dr. Dzurova, specialiteti i të cilës është historia e artit mesjetar, flet në intervistë për rishikimin e datimit të kodikëve të koleksionit shqiptar dhe vlerat e rralla në artin e dekorimit.

Zonja Dzurova, çfarë po i dorëzoni sot Arkivit?

Jam historiane e artit. Kam studiuar filologji në Sofje dhe histori arti në Moskë. Puna ime ka qenë gjithmonë dekorimi i dorëshkrimeve. Kur pashë kodikët tuaj mendova që duhej të bëhej diçka. Prof. Agamemnonas Celikas ishte një nga pak kolegët që dinte se ç’përmban arkivi juaj. Shënimet e Theofan Popës, përbëjnë një bazë, të pasur, të thellë. Ai ka bërë punën më të vështirë. Dy vëllimet që sjell sot me vete janë studime të 14 dorëshkrimeve me dekorimet përkatëse. Është fillim i punës që do të bëjnë kolegët e rinj, Sokol Çunga dhe Andi Rembeci.

Çfarë mund të thoni me siguri?

Që në 40 vjet punë me dorëshkrimet sllave dhe greke në Kiev, Moskë, San Peterburg, Jeruzalem, Vatikan, dorëshkrimet që kam parë këtu janë të ndryshëm. Kolegët e mi të Evropës njohin shumë mirë atë që është bërë në Konstandinopojë, por nuk njohin atë që u bë në Gadishullin Ballkanik, në Greqinë Kontinentale dhe Epir. Ju them se pata frikë kur pashë se një dorëshkrim i fundi të shek. X, ishte datuar i shek. XIV. Diferenca është me katër shekuj! Erdha në Arkiv dhe më thanë: keni të drejtë, duhet të ndryshojmë datimin e këtyre dorëshkrimeve! Beratinus 25 dhe 28 janë datuar të shek. XIII kur në fakt, janë njëri i fundit të shek. IX dhe tjetri i fillimit të shek. X. Dy kodikët e famshëm të Korçës, 92-93, janë të shek IX-X. Kodiku i Vlorës nr. 10 që ishte datuar i shek. XII është i shek. XIV-XV. Ndryshimi i datimeve është normal, sepse shkenca zhvillohet me argumente dhe kundërargumente, bëhen botime të reja që ju nuk i kini në dispozicion. Prandaj mendova të bëj disa shkrime për secilin kodik dhe të japë mendimet e mia për datimet e reja. Puna e Theofan Popës është e pabesueshme. Duhet të zërë vendin e nderit, por ai nuk kishte botime. Është një traditë që nuk e njohim dhe ekspozita që do të bëjmë së afërmi në Sofje ndihmon në këtë drejtim. Tani janë të gjitha mundësitë që të krijoni një shkollë paleografësh grekë këtu në Tiranë në bashkëpunim me kolegët tanë.

Arti i dekorimit të koleksionit shqiptar çfarë i shton peizazhit të dorëshkrimeve greke të së njëjtës traditë?


Për ekspozitën “Bizanti pa kufij” me dorëshkrime greke të dekoruara në Gadishullin Ballkanik, kemi vendosur për 120 dorëshkrime greke dhe 100 janë të shek. IX. E imagjinoni? Kjo do të thotë se më shumë se gjysma janë të periudhës më të rëndësishme të kulturës codex në Bizant. Sepse menjëherë pas ikonoklastëve, në Konstandinopojë u krijua një model se si duhet të jetë një dorëshkrim i shkruar në minuskul. Koleksioni juaj dhe i yni, në Sofje, të jep një përshtypje më të gjerë se si ishte dorëshkrimi i kësaj periudhe. Kodikët e Korçës për shembull, janë influencuar nga tradita paraikonoklaste dhe nga inovacionet që u krijuan në Konstadinopojë. Qëllimi im është që të tregoj se ky model nuk u krijua dhe as u pranua menjëherë, dhe jo gjithçka që u krijua në Konstandipojë u imponua. Periferia ndjek rrugën e saj.

Çfarë të dhënash të reja keni për vendin e prodhimit?

Këto dy dorëshkrime, janë bërë në Konstandinopojë. Po këto dy të tjerët ku janë bërë vallë? Të influencuar nga tradita paraikonoklaste, nga dorëshkrimet gjeorgjiane? Sepse në shek. IX-X kishte manastire murgjish gjeorgjianë në Konstandinopojë. Po ju tregoj dhe një shembull të rrallë teksti i shkruar në formë kryqi. Është karakteristikë e shkollës së Konstandinopojës. Te ky kodik kemi aluzionin e liturgjisë qiellore dhe të tokës, kishës. Koncepti është që e gjitha që ndodh në qiell, ndodh edhe në kishë. Simbol i kishës është kryqi, prandaj i gjithë kodiku është shkruar në kryq. Ja, kjo është puna ime, të komentoj këto lloj gjërash.

Cili është tipari më karakteristik i dekorimit?

Po ju tregoj një dorëshkrim të pabesueshëm, i influencuar nga Orienti. Në dorëshkrimet greke stili më i famshëm është stili floreal. Dorëshkrimet e Beratit janë ekzemplarë të këtij stili.

Pse menduat për një botim më vete të Kodikut të Vlorës nr. 10?

Sepse, shikojeni, është një mrekulli! Në takimin tim të parë me drejtoreshën e AQSH Nevila Nika më 2008, kalonim nëpër korridorin e Arkivit i mbushur me ilustrime të Kodikut të Vlorës nr. 10. Vërej se datimi ishte shkruar i shek. XI-XII, që akoma vazhdon të jenë në korridor. Më falni, them, por duhet të jetë i shek. XIV. Kodiku i Vlorës është prodhim i Manastirit Odegon, njëri nga të famshmit manastire të shek. XIV në Konstandinopojë. Tipi i shkrimit është i Odegonit. Është një traditë e cila përsërit traditën e shkrimit të shek. XI-XII si, për shembull, shkrimi dorëshkrimit të famshëm të Jeruzalemit. Edhe dekorimin filluan ta përgatisin në mënyrë të veçantë. Ky është zhvillim i stilit bizantin floreal.

Botimi i këtij kodiku mbetet për vitin e ardhshëm. Unë e quaj me rëndësi të shpjegoj për publikun e gjerë se ç’është periudha e paleologëve, pse ky kodik i përket kësaj periudhe, çfarë thotë Ungjilli. Mendojmë për të bëjmë një botim trigjuhësh, shqip, anglisht e frëngjisht.

Kujt i përkiste Kodiku?

Është një dorëshkrim i bërë për një person të shtresës më të lartë sociale. Nuk është për liturgjinë e përditshme, por për përdorim vetjak. Ky kodik tregon se si është zhvilluar kultura e kodit grek në fund të jetës së vet, deri në rënien e Konstandinopojës. Kodi vazhdoi të ketë jetë deri nga shek. XIX, por me përsëritjet e asaj që ishte krijuar tashmë deri në shek. XIV. Është një nga më të bukurit dorëshkrime që është krijuar në Konstandinopojë në periudhën e shek. XIV-XV. Pa folur për kodikët Beratinus, në bazë të të cilëve mund të rindërtohet se si ishte teksti i katër ungjijve.

Nga Elsa Demo
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


434


Mbrapsht në krye Shko poshtë

histori - Histori Shqiptare - Faqe 2 Empty Re: Histori Shqiptare

Mesazh  Berti69 prej 06.07.11 22:54

I dimë arsyet përse mburremi?

Lista më e vjetër që kemi sot për disa nga dorëshkrimet (ose librat) që ruhen në AQSh vjen nga shek. XIV, kur në kapakun e diptikut të kishës së Shën Gjergjit (ndodhet në Kala të Beratit), Murgu Teodul shkruan aty një listë me librat që shpëtoi nga bastisja e “frankëve kampanezë” (emërtim i çuditshëm, sepse në histori nuk kemi informacion për frankë kampanezë) dhe i çoi ata në vend të sigurt. Përshkruan Teoduli 27 libra dhe disa sende të tjera të shenjta që përdoreshin në adhurimin e krishterë në kishë.

Më emblematiku ndër gjithë ata që kanë punuar me Fondin 488 është Theofan Popa, i cili u përpoq të hartonte pasaportat e kodikëve, të cilat kishin qëllim ndihmues në punën e përditshme të arkivistëve. Këtë punë e vazhdoi nga vitet ’60 deri pak para vdekjes. Na la, si rezultat, atë që sot njihet si “Katalogu Popa”, botuar për herë të parë post mortem më 2003 nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave. Të gjithë e huaj dhe vendas kanë përdorur, me ose pa referencë, katalogun e Popës. Me gjithë mangësitë që ka, Popa është ai që gjithmonë tërheq vëmendjen e të gjithë studiuesve, pasi përshkruan 97 nga 100 kodikët dhe 17 fragmentet e Fondit 488.

Hartimi i një katalogu çfarëdo që lidhet me librat mesjetarë apo edhe ata të periudhës së Rilindjes evropiane, qofshin këta të shkruar me dorë, qofshin shtypshkrime, është gjithmonë punë që zgjat në kohë dhe kërkon pjekuri. Për çdo studiues të librit, qoftë nga pikëpamja artistike, qoftë nga ajo tekstologjike, katalogu është fillimi i gjithçkaje, është ai mbi të cilin bazohen të gjithë studiuesit.

Prandaj dhe, katalogu i dorëshkrimeve të dekoruar të AQSh, përveç se është një lloj pasaporte me më shumë të dhëna mbi identitetin e koleksionit të këtushëm, është pikë kyçe në studimin e mëtejshëm të tyre. Jo domosdoshmërish pikënisja, por mbetet referencë e përhershme, sa herë që trajtohen kodikët në fjalë. Është ngjarje e madhe për historinë e artit dhe shkencën e paleografisë, për studiuesit e shkencave teorike në përgjithësi dhe për bizantinologët në veçanti, por edhe për publikun tonë shqiptar. Sepse mburremi për këto pasuri, por pa qenë fort të sigurt dhe pa arritur të argumentojmë se cila është arsyeja që mburremi.

Vjen, tani, Aksinia Dzurova me punimin e saj, përmbledhjen e artikujve për kodikët bizantinë të dekoruar të AQSh. E rëndësishme është njohja e këtyre librave të veçantë. Ata janë aty, tani duhen kuptuar, dikush duhet t’i bëjë të flasin, në mënyrë që t’i kuptojmë sipas koncepteve të sotshme, pa harruar të sotshmen. Ky është qëllimi i të gjithë atyre që merren qoftë me studime, qoftë me hartime katalogësh apo përshkrimesh sipas një disipline të caktuar.

Bizanti pa kufij

Më 22-27 gusht 2011, në Sofje të Bullgarisë zhvillohet Kongresi i 22-të Ndërkombëtar i Studimeve Bizantine. Ditën e parë inaugurohet ekspozita “Bizanti pa kufij” ku paraqiten një numër i madh librash mesjetarë nga Ballkani dhe Evropa. Pjesë e ekspozitës është Arkivi Qendror Shtetëror me 12 nga kodikët e Fondit 488, që paraqiten të plotë, të periudhës bizantine dhe fund-bizantine (shek. IX – XIV), dhe me nga 1 fragment prej kodikëve të Beratit nr. 1 dhe nr. 2 (Beratinus Purpureus shek. VI, dhe Aureus Anthimi, mesi i shek. IX). Në grupin e punës për ndërtimin e ekspozitës është Dr. Dzurova.

Sokol Çunga/ Specialist i AQSH
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


434


Mbrapsht në krye Shko poshtë

histori - Histori Shqiptare - Faqe 2 Empty Shqipëtari që krijoi Egjiptin

Mesazh  Gon! prej 15.08.11 15:54

dyqind vjet nga

Mehmet Ali Pasha

(1769 – 1849)
Shqiptari që krijoi Egjiptin



nga Olsi Jazexhi



Data 12 Maj 2005 ishte një ditë e shënuar për historinë e botës arabe. Ajo ishte një ditë e veçantë, pasi në këtë ditë 200 vjet më parë, popujt e Lindjes së Mesme u vunë nën udhëheqjen e një shqiptari të madh, i cili, siç edhe politologu amerikan Samuel Hantigton, përkujton në librin e tij, ‘Përleshja e Qytetërimeve’, ishte ai stateg i botës islame që e futi atë në rrugën e modernizimit. Megjithatë, ky shqiptar i madh, të cilit Revista e famshme egjiptian Al-Ahram Weekly do ti dedikonte numrin e saj të javës së dytë të majit, në Shqipëri, do të injorohej totalisht nga derdimenët dhe jo-shqiptarët që komandojnë sot Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe shtetin shqiptar. Edhe ambasada egjiptiane në Tiranë, e cila siç duket është ndikuar nga anti-shqiptarizmi i regjimit të sotëm, nuk do të kujtohej të përkujtojë këtë njeri që do të ndryshonte historinë e Lindjes së Mesme dhe vetë Egjiptit. Shqiptarin më të famshëm të Egjiptit nuk do ta kujtonte as edhe ndonjë organizëm tjetër në vendin tonë, që pretendon të ketë lidhje me Islamin dhe botë islame. Megjithatë, për të qënë besnik ndaj historisë, Revista Impakt ka vendosur të thyej heshtjen, dhe shkrimin kryesor të këtij numri i’a dedikon shqiptarit më të famshëm të historisë së Lindjes së Mesme; Muhamed Ali Pashës.

* * *

Muhamed Aliu apo Mehmet Aliu, siç ai njihej në Perandorinë Osmane ishte një shqiptar i lindur në vitin 1182 pas Hixhretit apo 1769 sipas kohës së re, në pjesën evropjane të Perandorisë Osmane. Në këtë vit në Evropë do të lindte edhe një strateg tjetër i cili do t’i jepte fytyrë të re Evropës dhe fuste atë në kohët moderne. Ai ishte Napoleon Bonaparti. Si Bonaparti në Perëndim, edhe Mehmet Aliu në Lindje, do t’i jepnin botëve të tyre çelësin e ndryshimeve të mëdha dhe progresit në fushat ushtarake, ekonomike dhe politike. Mehmet Ali Pasha apo Haxhi Muhamedi, siç ai njihej pas vizitës që kreu në qytetet e Shenjta të Mekës dhe Medinës, është një nga njerëzit më të spikatur që historia shqiptare e shekullit të 19-të ka prodhuar. Ai u lind në qytezën e Kavallës, që në atë kohë ishte një port i vogël i Rumelisë, apo pjesës evropjane të perandorisë. Kavalla shtrihej rreth nëntëdhjetë milje në Lindje të Selanikut dhe shquhej për cilësinë e lartë të duhanit që toka e këtij vendi prodhonte. Babai i Mehmet Aliut ishte bimbashi i Kavallës që kishte emigruar në këtë qytet, nga fshati i bukur i Korçës, Zëmblaku, disa vite përpara lindjes së të birit. Por ai do të vdiste ndërsa i biri ishte ende i ri, dhe për këtë arsye çorbaxhiu apo bashkiaku i Kavallës do t’a mbante pranë, dhe kujdesej për të birin e korçarit të vdekur si për djalin e tij. Në kohën kur Mehmet Aliu ishte ende i ri dhe nën kujdesin e çorbaxhiut, në disa fshatra përreth Kavallës disa grekër kishin nisur të rebelohen ndaj eprorëve të tyre shqiptarë dhe refuzojnë të paguajnë taksat. Ndërsa çorbaxhiu ishte i pavendosur sesi të sillej me rajatë grekë, Mehmet Aliu, në krye të një bataljoni shqiptarësh do të vinte nën kontroll fshatrat rebele të zonës, të cilat pas kësaj do t’i bindeshin guvernatorit të tyre në Kavallë dhe paguajnë taksat në mënyrë të rregullt. Suksesi i Mehmet Aliut e mahniti çorbaxhiun, i cili e emëroi djaloshin Bylyk Be, apo komandant të policisë së qytetit. Gjatë kësaj kohe Mehmet Aliu do të martohej me një vejushë të bukur nga Kavalla me të cilën do të lindte tre djem, Ibrahimin, Tosunin dhe Ismailin. Pas martesës, ai do të merrej me tregtinë e duhanit e cila ishte më fitimprurësja në këtë kohë në Rumeli. Megjithatë, nw kohën në fjalë, pjesa afrikano – veriore e perandorisë, apo më saktë Egjipti do të pushtohej nga francezët të cilët me Bonapartin në krye do të mundnin mamlukët e Egjiptit në betejën e piramidave dhe më pas, pushtojnë Kajron. Për këtë arsye, në vitin 1800 Porta e Lartë në bashkëpunim me Britaninë e Madhe do të deklaronte xhihad kundër francezëve dhe nisw luftën për të çliruar Egjiptin. Apelit të sulltanit për luftë në frontin egjiptian, do t’i përgjigjeshin të gjithë muslimanët besnikë të perandorisë. Në kontigjentin e 300 trupave vullnetare që do të niseshin nga Kavalla për këtë punë, do të ishte edhe Mehmet Aliu. Detyra e tij në bataljonin shqiptar ishte të shërbejë si zëvendës komandant i trupës, pas Ali Agait, djalit të çorbaxhiut të Kavallës. Por meqë Ali Agai do të mërzitej shpejt në luftë dhe kthehej në Kavallë, postin e tij do ta zinte Mehmeti i cili do të emërohej bimbash në ushtrinë e kryevezirit. Në luftimet që trupat osmano - shqiptare do të kryenin kundër francezëve, Mehmeti i ri do të shquhej si një nga strategët më të mirë dhe efikas të palës osmane.





probleme me Mamlukët

Beteja e trupave të bashkuara osmane dhe britanike do të çonte pushtimin francez të Egjiptit drejt kolapsit shumë shpejt. Megjithatë, mundja dhe tërheqja e francezëve nga Egjiptit ishte vetëm një pjesë e luftës për të vënë nën kontroll vendin. Problemi kryesor që Egjipti do të haste pas largimit të francezëve ishte se kush do ta kontrollonte atë. Ndërsa Stambolli kërkonte të emëronte njerëzit e tij, forcat brenda vendit dhe intrigat britanike kërkonin të instalojnë njerëzit e tyre për të qeverisur vendin e madh arab. Në përplasjet e shumta që ndodhën në Egjiptin e pasluftës, ish-bimbashi osman, Mehmet Aliu do të shfaqej si një nga lojtarët më të aftë të betejës për pushtet dhe pozitë. Duke patur që në 1803-shin, nën komandë bataljonin e shqiptarëve, Mehmetit do t’i duhej të përballej me fuqinë e bejlerëve vendas të njohur si mamlukë që udhëhiqeshin nga dy fraksione, njëri i drejtuar nga Osman Bej Bardisi dhe tjetri nga Muhamed Bej al-Alfî. Kundër bejlerëve egjiptian, fronin e Egjiptit nga ana osmane e pretendonin dy rivalë të fuqishëm osmanë. I pari dhe më i rrezikshmi ishte një turk i quajtur Husrev Pasha, dhe pas tij vinte një komandant shqiptar, i quajtur Tâhir Pasha. Etja për pushtet do ta kthente Egjiptin e viteve 1803 – 1805 në një zonë të vështirë për të jetuar. Këtu duhet përmendur që në krahun e osmanëve, forca më e vështirë për tu vënë nën kontroll ishin shqiptarët. Rebelimi i tyre në prill të vitit 1803 në Kajro, kur të fundit do të kërkonin rrogat e vonuara nga valiu turk, do të detyronte Husrev Pashën të arratiset për në Damieta. Pushteti i lënë bosh nga Husrevi do të merrej nga Tâhiri, i cili lidhi aleancë më mamlukët e Egjiptit të Sipërm për të mos lejuar Husrevin të kthehet më në Kajro. Megjithatë, Tahiri do të vritej pas disa kohësh, dhe komandën e trupës shqiptaro – turke do ta merrte Mehmet Aliu. Detyra e parë që vihej përpara Mehmetit pas marrjes së komandës së trupave shqiptare në Egjipt ishte vënia e rendit në vend dhe mundja e Husrev Pashës në Damieta që pretendonte të shpallej vali i Egjiptit. Por përveç të parit Mehmetit do t’i duhej të shtypte edhe pretendentët e tjerë për fronin e Egjiptit, siç ishin mamlukët Muhamed al-Alfî dhe Osman Bej Bardisi. Duke përdorur aftësitë e trupës shqiptare dhe influencën e popullatës së Kajros, e cila në pashain shqiptar shihte dorën e hekurt që mund të sillte paqe në vend, ai do të mundte kundërshtarët e tij njëri pas tjetrit. Pas shtypjes së tyre, lufta civile në Egjipt do të vinte drejt fundit. Për t’i dhënë fund asaj, do të kontriubonin shumë edhe hoxhallarët e lartë të Universitetit të Azharit, të cilët 14 Mars 1805, i kërkuan sulltanit të zgjedhë Mehmet Aliun vali të Egjiptit. Fermani konfirmues nga Stambolli për kërkesën egjiptiane do të vinte më 12 Maj 2005, një ditë të djelë në mëngjes, kur sheikët e Kajros, me çallma dhe mjekra, të mbledhur në Portën e Kadiut të qytetit do të deklaronin Mehmet Aliun, guvernator të Egjiptit dhe lusin Allahun të sjellë prosperitet dhe mirësi në vend.



Mehmet Ali Pasha duke udhëhequr forcat osmane



Emërimi i Mehmetit në fronin e Egjiptit nuk do të mjaftonte për të qetësuar vendin. Në vitin 1807 vendi do të sulmohet nga britanikët të cilët do të pezmatohen nga vendosja e rendit në Egjipt. Megjithatë ata do të thyhen nga armata egjiptiane në Rozeta dhe më pas detyrohen të braktisin Aleksandrinë. Por britanikët nuk ishin të vetmit që do të mërziten me fitoret e Mehmetit. Cmirë mbi pushtetin e valiut shqiptar do të kishte edhe në Stamboll. Husrev Pasha, që kishte parë karrierën e tij të shkatërrohet nga shqiptarët në Egjipt, e cyste sulltanin të shihte nëpunësin e tij në Egjipt jo më si vartës por si një kundërshtar. Përveç kësaj, bejlerët mamlukë që Mehmeti kishte shtypur më parë, tashmë të rigrupuar rreth Elfi Beut dhe duke patur mbështetjen e britanikëve, kishin nisur të rebelohen kundër valiut të Kajros. Për t’u përballur njëherë e mirë me rrezikun mamluk, në 1 Mars 1811, Mehmet Aliu i cili edhe pse nuk kishte lexuar kurrë Makiavelin, do të bënte një veprim që vetëm të fundit mund t’i shkontë ndërmend.

Pasi në Arabinë Saudite të kësaj kohe, sauditët kishin pushtuar Qytetet e Shenjta dhe ndalonin haxhijtë të kryejnë Haxhin, Mehmeti si vali i Egjiptit që ishte, kishte për detyrë të kujdesej për rendin dhe qetësinë në Qytetet e Shenjta. Me lejen dhe urdhërin e sulltanit, ai kishte vendosur të dërgoj djalin e tij, Tosun Pashën për të çliruar dhe vendosur rregull në Tokën e Shenjtë. Për të përshëndetur dërgimin e ekspeditës kundër rebelëve, Pashai, do të ftonte në Kështjellën e Kajros pjesën më të mirë të parisë mamluke. Rreth katërqind vetë do të priteshin me ceremoni madhështore nga kujdestari i Xhamive të Shenjta. Por pasi paria të hyjë në Kështjellën e Qytetit, në të cilën ishin sarajet e Pashait dhe njëherë e një kohë ishte strehuar vetë Salahudin al-Ejubi, do të ndodhte një nga masakrat më të papara të historisë së Lindjes së Mesme. Trupat shqiptare nën udhëheqjen e Tosun Pashës, do të rrethonin kështjellën dhe masakrojnë brenda mureve të saj të gjithë bejlerët e pabindur mamlukë, në të njëjtën mënyrë siç do të bënte edhe Ali Pasha disa vite më vonë me kardhiqiotët në Toskëri. Nga masakra e Mehmetit do të shpëtonte vetëm një be i vetëm i cili pas kësaj do të mbushte me panik të gjithë Egjiptin, për atë që kishte parë...

Zgjidhja e çështjes mamluke do të ndiqej nga Mehmet Aliu edhe me një hap tjetër të rëndësishëm drejt konsolidimit të shtetit egjiptian. Pasi deri në këtë moment Mehmeti ishte mbështetur në forcën e ushtarëve shqiptarë, të cilët, jo vetëm që ishin të pakët në numër, por shpesh edhe shumë tekanjoz, pas shkatërrimit të mamlukëve ai nisi themelimin e ushtrisë së rregullt egjiptiane. Për këtë arsye në vitin 1814 ai nisi të ndërtoj ushtrinë e parë moderne të Botës Islame, e cila nuk do të ngrihej më sipas stilit të vjetër të ushtrisë osmane, por sipas skemave moderne të ushtrive evropjane. Kjo forcë e re do të quhej Nidham-i Xhedid apo Sistemi i Ri ushtarak. Ajo do të drejtohej, strukturohej dhe stërvitej nga një kolonel francez i pashait, i quajtur Sèves, të cilin Mehmeti do ta bindë të kthehet në musliman. Pas pranimit të fesë shqiptare, Sevesi do të emërohet Sulejman Pasha. Në ushtrinë e re, pashai fillimisht do të rekrutonte skllevër sudanezë, të cilët do t’i zëvendësonte më pas me fshatarë egjiptianë, të njohur si fallâhînë.







Nënshtrimi i Sauditëve

Në kohën kur Mehmet Aliu ishte bërë sundues i Egjiptit, në Arabinë e sotme Saudite, që në atë botë ishte pjesë e Kalifatit Osman, familja e Saudëve, e inspiruar nga mësimet e dijetarit arab, Muhamed Ibn Abdul Vahab, i cili kërkonte reformimin e fesë islame dhe kthimin në traditën e sahabëve të hershëm të Islamit, kishte nisur të krijojë shtetin saudit, sipas traditës selefiste. Megjithatë, krijimi i këtij shteti nënkuptonte copëtimin e kalifatit osman i cili trashëgohej nga dera e osmanëve që nga viti 1517, kur sulltan Selimi I kishte marrë pushtetin shpirtëror të kalifatit nga kalifi abasid i Kajros. Edhe pse mësimet teuhidike saudite kërkonin pastrimin e fesë nga bidatet dhe kthimin në Islamin e pastër të kohës së Profetit, ndalimi i haxhinjëve nga kryerja e Haxhit dhe për më tepër forma militante e Shtetit të Parë Saudit përbënte një kërcënim për Dar al-Islamin dhe autoritetin e kalifit sulltan në Stamboll. Sipas besimit të shumicës së besimtarëve muslimanë në këtë kohë, kalifi osman ishte një pasardhës i kalifëve të hershëm të Islamit, të cilët amanetin e Kalifatit e trashëgonin që nga koha profetit Muhamed nëpërmjet katër kalifëve të drejtë, amanet që më pas e kishin marrë umajadët, dhe më pas abasidët deri të osmanët. Duke e konsideruar rebelimin saudit kundër normave të sheriatit, shejhulislami dhe shejhët e Azharit nxorrën fetva që Shteti Saudit të vihet nën kontroll dhe forma e dhunshme e luftës së tyre të ndalohej. Për këtë arsye, Mehmet Aliu do të dërgonte djalin e tij, Tosun Pashën në Qytetet e Shenjta për t’ia kthyer ato fisit të kurejshëve dhe kujdestarit të tyre, sulltanit, dhe larguar nga to pushtuesit e Nexhdit. Fushatat e bijve të Mehmet Aliut do të përfundonin me sukses kur në 1818 forcat shqiptaro – egjiptiane pushtuan kryeqytetin saudit, Darijan dhe burgosën Abdullah ibn Saudin. Pas kësaj, Ibrahim Pasha pushtoi edhe pjesët e tjera të Nexhdit dhe Hixhazit (1818 – 1820). Ndërsa Abdullah ibn Saudi që ishte kapur i gjallë, do të dërgohej në Stamboll, pranë sulltanit. Edhe pse Ibrahim Pasha dhe Mehmet Aliu do të kërkonin faljen e tij, sulltani do ta dënonte me vdekje Abdullahin në sheshin e Gjylhanes në Stamboll. Përveç fitoreve në beteja, Ibrahimi morri nga sauditët edhe një nga kopjet më të vjetra të Kuranit të Shenjtë që datonte që nga koha e kalifit të tretë të Islamit, Osmanit. Kjo kopje do të ruhet deri në ditët e sotme në Top Kapë Sarajet në Stamboll.

Pas nënshtrimit të sauditëve, Mehmet Aliu vazhdoi të fuste nën sundimin e tij nga vitet 1820 deri me 1822 edhe provincat afrikane të Nubisë, Sanarit dhe Kordofanit, që pas kësaj do të njihen si Sudan. Për të nënshtruar ato, ai dërgoi një ekspeditë ushtarake prej 4000 vetësh në vitin 1820, që komandohej nga djali i dytë i pashait, Ismail Pasha e cila në 1823 realizoi themelimin e provincës së Sudanit dhe shpalli Khartumin kryeqendër të vendit.







përballja me Terrorin Grek

Në kohën kur Mehmet Aliu kishte nënshtruar Sudanin dhe Arabinë Saudite, në Ballkan me cytjen e fuqive perëndimore, grekët po nisnin rebelimin e tyre. Ky rebelim do të gjente momentin më të mirë të shpërthimit me rastin e vrasjes së Ali Pashë Tepelenës në Jug të Shqipërisë nga osmanët. Vakumi ushtarak, politik dhe shpirtëror që do të krijohej pas vrasjes së Aliut do të çlironte grekët nga pushteti i shqiptarëve dhe zgjojë mes tyre ndjenjën e pamvarësisë. Duke qenë se Perandoria Osmane në kohën në fjalë nuk kishte burimet e duhura njerëzore për të shtypur rebelimin grek, dhe ky i fundit nisi spastrime të egra etnike kundër muslimanëve, sulltan Mahmuti II do të kërkonte ndihmën e Mehmet Aliut për të shtypur rebelimin. Valiu i Egjiptit që në këtë kohë posedonte ushtrinë moderne të Nizam-i Xhedidit, do t’i premtohej dhënia nën administrim e Kretës, Qipros dhe Moresë në rast fitoreje.

Megjithatë kundërshtari grek nuk qëndronte i vetëm në luftën e tij. Përkrah tij qëndronin fuqitë perëndimore, të cilat armatosën dhe cysnin terrorin grek drejt qëllimit të tij final, që ishte krijimi i një shteti grek dhe spastrimin etnik të muslimanëve nga pjesa evropjane e perandorisë. Pas rebelimit grek qëndronte edhe klika e fanariotëve të Stambollit, të cilët gëzonin një pushtet të konsiderueshëm politik dhe financiar në perandori. Për më tepër, konflikti ndërmjet Ali Pashës së Janinës dhe sulltanit i kishte shërbyer organizatës terroriste greke, Filiki Hetairia-s (Shoqata e Miqve) të organizojë vetveten në të gjithë perandorinë dhe nëpërmjet Aleksandër Ipsilantit, që ishte gjithashtu fanariot, të nisë revoltën e saj në More, në Mars të vitit 1821, në kohën kur osmanët mbanin të rrethuar Ali Pashën.

Revoltës greke brenda një kohe të shkurtër do ti bashkohej shumica e ishujve të Egjeut, dhe lëvizja do të shtrihej deri në Gjirin e Korintit. Organizatat klefte apo bandat e hajdutëve do të ishin forca kryesore e rebelimit grek. Duke përdorur terror dhe grabitje, Morea, Athina, Teba dhe Misolongjia do të merreshin në kontroll nga rebelët grekë në verë 1822, të cilët masakronin shqiptarët dhe turqit muslimanë që gjenin. Rebelimi grek arriti kulmin e tij në Dhjetor të vitit 1822 kur në More, grekët deklaruan pamvarësinë e Greqisë dhe zgjodhën një rebel fanariot, Aleksandër Mavrokordatos, si presidentin e tyre. Megjithatë, në vitin 1823, pasi kishin vrarë shumë turq e shqiptarë, grekët, nisën të luftojnë edhe njëri tjetrin. Në këto kushte kur forcat jeniçere të sulltan Mahmutit II ishin treguar të paafta për të shtypur ekstremistët, sulltani do të kërkonte ndihmën e guvernatorit të tij në Egjipt, i cili sapo kishte fituar mbi sauditët.

Mehmet Aliu ishte i interesuar të ndërhyjë në Greqi jo vetëm për sulltanin, por edhe për të shpëtuar bashkëkombasit e tij shqiptarë, të cilët kishin parë tmerre me sytë e tyre nga terrori greko – ortodoks. Për këtë arsye ai dërgoi në Shkurt 1825 djalin e tij, Ibrahim Pashën me një forcë prej 17.000 vetësh në Kretë dhe më pas në More. Sulmet e ushtrisë shqiptaro – egjiptiane do t’i mundin dhe mposhtin lehtë ekstremistët dhe hajdutërit grekë dhe çojnë shpresat mes shqiptarëve të Greqisë për vendosjen e rendit. Rendi do të vendosej në Greqi me çlirimin e Misollongjisë në 23 Prill 1826, kur shumica e kleftëve grekë do të shpërndaheshin dhe vendit do ti kthehej paqja sërisht.



Ibrahim Pasha


Megjithatë me ardhjen në pushtet të Car Nikollës I në fund të vitit 1825 në Rusi, ekstremizmi grek do të sponsorizohej sërisht nga blloku ortodoks. Në 17 Mars 1826, cari rus do t’i kërkonte sulltanit restaurimin e plotë të privilegjeve ndaj grekëve të Principaliteteve, autonomi për Serbinë dhe plotësimin e kërkesave të banditëve grekë për pamvarësi. Sulltani kërkesës së carit i’u përgjigjë me luftë, duke dërguar flotën e bashkuar osmano – egjiptiane në Greqi. Në Qershor 1827 trupat egjiptiane nën udhëheqjen e Ibrahim Pashës, do të hynin në Athinë dhe përpjekjet për rebelime nga grekët do të bëhen të pamundura. Por fuqitë evropjane që ishin të vendosura për krijimin e shtetit grek, në 6 Korrik 1827 nënshkruan një traktat trepalësh në Londër ndërmjet Britanisë, Francës dhe Rusisë, i cili parashikonte ndërhyrje të përbashkët për të pushtuar tokat greqishtfolës të Rumelisë. Për këtë, në Shtator 1827, flota e aleatëve do të dërgohej në Mesdhe, bllokojë Dardanelet sëbashku me Morenë, dhe kërcënojë trupat e Mehmet Aliut me luftë. Duke hasur në vendosmërinë e Ibrahim Pashës që refuzonte çdo diktat perëndimor për të lëshuar Rumelinë, më 20 Tetor aleatët e krishterë vendosën të përballen ushtarakisht me forcën osmane. Duke qenë superior në numër dhe armatime, ata hynë në portin e Navarinos dhe nisën sulmet ndaj flotës osmane, të cilën e shkatërruan totalisht duke vrarë mbi 8000 marinarë.







përplasja me Sulltanin

Sulltan Mahmuti II ka qënë një nga sulltanët më të paaftë të Perandorisë Osmane, reformat e të cilit do të shkaktonin shumë pakënaqësi mes muslimanëve të perandorisë. Për këtë arsye ai shpesh edhe do të njihej si ‘kaurr sulltani’ nga forcat konservatore të perandorisë dhe ulematë, pasi reformat e tij krijuan vetëm kaos dhe shkatërrim. Kështu vrasja që ai orkestroi kundër Ali Pashë Tepelenës, me cytjen e Husrev Pashës që kishte inate personale me shqiptarët që nga Egjipti, jo vetëm që nuk e forcoi perandorinë, por i dha shkas krijimit të një vakumi politik në Rumeli që çoi në krijimin e shtetit grek. Si pasojë e gabimeve të tij, në 1830 fuqitë e mëdha e detyruan të pranojë pamvarësinë e Greqisë, dhe dy vite më vonë i morrën ishujt Samos dhe Cyklade. Në 5 Korrik 1830, francezët do të pushtonin Algjerinë, dhe në 29 Gusht, Mahmuti II do të njihte autonominë e shtetit serb, me në krye Millosh Obrenoviçin. Në këtë skenë kaosi që perandoria po kalonte, ku sulltani në 1826 kishte shkatërruar edhe trupën e jeniçerëve dhe perandoria kishte mbetur pa ushtri, atë mund ta shpëtonte vetëm një njeri: valiu shqiptar i Egjiptit. Por këshilltarët e sulltanit me në krye Husrev Pashën, e urrenin Mehmet Aliun dhe i’a kishin frikën se mos merrte fronin osman, dhe krijonte më pas kësaj një kalifat për vete. Pas luftës në Greqi, Mehmeti kishte kërkuar nga sulltani të administrojë Sirinë ku fshiheshin ende shumë armiq të tij. Megjithatë sulltani e kishte refuzuar këtë. Duke parë që sulltani kishte nisur që në vend se të merrej me ruajten e perandorisë, të vriste pashallarët e tij saj lartë e poshtë, Mehmet Aliu i dha mbështetje mikut të tij në Shkodër, Mustafa Bushatit dhe Kapudan Husein Gradashqeviçit në Bosnjë kur të fundit u rebeluan kundër reformave të Mahmudit II. Mahmuti që i’a kishte frikën valiut të tij të fuqishëm, urdhëroi guvernatorin e Sirisë të përgatitet për ta sulmuar. Por Mehmet Aliu e mësoi këtë në kohë dhe vendosi ta aneksojë Sirinë paraprakisht, ku edhe fshiheshin rreth 6000 fellahinë që kishin dezertuar nga ushtria gjatë luftës. Për të pushtuar Sirinë, ai dërgoi të birin, Ibrahim Pashën, i cili duke komanduar një armatë detaro – tokësore brenda një kohe rekord do të pushtonte Gazën, Xhafën, Jeruzalemin dhe Haifën, dhe më pas Akren pas një rrethimi tetë mujor (16 Nëntor 1831 – 27 Maj 1832). Me ndihmën e emirit të Libanit, Bashirit II al-Shihabi, pjesa e mbetur e Sirisë, Sidoni, Bejruti, Tripoli dhe më në fund Damasku do të kalonin në duart e Ibrahimit në 18 Korrik 1832.

I trëmbur nga sukseset e Mehmetit, sulltani deklaroi luftë të hapur kundër tij dhe të bijve në Mars 1832 ndërsa caktoi Aga Huseinin, guvernatorin e Edirnesë, për të drejtuar fushatën ushtarake. Por kur trupat osmane hynë në Siri, në krah të shqiptarëve u çuan të gjithë arabët, nga të cilët ushtria osmane do të thyhej në Homs dhe Belen. Megjithatë, Mahmuti dërgoi një ushtri të dytë kundër Ibrahim Pashës, me kryevezirin Reshit Mehmet Pasha. Por edhe kësaj radhe, apo më saktë në 21 Dhjetor 1832 Ibrahimi do t’i thyente osmanët në dyert e Konjës dhe vazhdojë avancimin drejt Stambollit. Të tronditur se mos Perandoria Osmane kalonte në duart e valiut të Egjiptit, car Nikolla do të dërgonte më 27 Dhjetor një misioni ushtarak në Stamboll, i cili bindi sulltanin të pranojë ardhjen e trupave ruse në ndihmë të tij. Por në të njëjtën kohë Ibrahim Pasha vazhdonte marshin e tij nëpër Anadoll duke pushtuar Kutahjanë (2 Shkurt 1833), dhe më pas dimëroi në Bursa, vetëm 50 milje larg kryeqytetit. Sulltani që në këto momente ndjehej i terrorizuar nga trupat e valiut të tij, do t’i jepte leje flotës ruse të hyjë nëpërmjet Detit të Zi për të ndihmuar në mbrojtjen e Stambollit. Rusët arritën në Bosfor më 20 Shkurt dhe vendosën tendat e tyre përgjatë Bosforit, në Hynqar Iskelesi. Ky fakt shkaktoi një rebelim dhe indinjatë të thellë mes ulemave të perandorisë, të cilët nuk mund të pranonin që një ushtri ortodokse të mbronte një vend musliman nga një ushtri muslimane.

Muhamed Aliu që e kuptoi panikun e sulltanit dhe marrëzitë që ai mund të bënte me rusët, për t’a qetësuar i ofroi paqe dhe i kërkoi në shkëmbim marrjen nën kontroll të Sirisë edhe Cilicisë. I tmerruar nga forca e ushtrisë egjiptiane, Mahmuti u detyrua të pranoj të gjitha kërkesat. Në negociatat që u zhvilluan në Kytahja më 29 mars 1833, Mustafa Reshit Efendiu që përfaqësonte sulltanin i dha të drejtë Ibrahim Pashës të jetë guvernator i Damaskut dhe Alepos dhe muhasël i Adanasë. Ndërsa Mehmet Aliu u konfirmua guvernator i Egjiptit dhe Kretës, dhe Ibrahimi u emërua gjithashtu guvernator i Xhides, duke i mundësuar në këtë mënyrë familjes shqiptare, kontrollin mbi pjesën më të madhe të botës arabe. Pas kësaj, Ibrahim Pasha evakuoi Anadollin, ndërsa në Aleksandri, arabët që nuk kishin parë në historinë e tyre një forcë të këtillë ushtarake festonin për fitoren e pashait e tyre, ndërsa dervishët dhe ulematë e Kajros e krahasonin atë me Iskandër Dhulkarnejnin e tregimeve kuranore, apo me “Aleksandrin me dy brirë." Në këtë mënyrë Mehmet Ali Pasha, shqiptari nga Zëmblaku i Korçës do të bëhej sunduesi i Sirisë, Egjiptit, Hixhazit në Arabi, Sudanit dhe Kretës.



Mehmet Aliu në vitet 1835


Historiani amerikan Uilliam Broun Hodgson, që shkroi për Pashën shqiptar në këtë kohë, apo më saktë në mars të vitit 1835 në Uashington, e përshkruante atë si një burrë me shtat mesatar që në këtë kohë numëronte rreth 67 vjeç dhe gëzonte shëndet të mirë. Fytyra e tij ishte kuqalashe, me sy të vegjël dhe plot shëndet, dhe ngjante më shumë me ato të tatarëve sesa të osmanëve të Stambollit. Pashai kishte sy gri të errët dhe vishej thjeshtë, ndërsa mbante një çallmë në kokë. Ai ngrihej herët në mëngjes, në kohën e sabahut ku pasi kryente namazin e mëngjesit, mblidhte divanin dhe merrej me punët shtetërore. Pas akshamit kthehej në harem, ku ose lexonte vetë, ose njerëzit e tij të afërt, siç ishte e bija e myftiut, apo ndonjë zonjë e madhe, lexonte për të. Kohët e fundit, shtonte Ulliam Broun, pashai lexonte ‘Espirit des loix’ të Monteskieut, ndërsa disa vite më parë kishte lexuar Makiavelin dhe kodin e Napoleonit.





Nga VALI në Khedive

Fitorja e vitit 1833 nuk do të ishte e mjaftueshme për vendosjen e fatit të dinastisë së Mehmet Aliut. Për t’a mbajtur atë, pashait i duheshin burime të shumta financiare dhe për më tepër garanci politike. Nga ana financiare, pashai do të nxiste industrializimin masiv të Egjiptit dhe modernizimin e ekonomisë. Duke ndërtuar fabrika moderne të përmasave perëndimore dhe futur vendin në tregjet dhe konkurrencën ndërkombëtare ai i dha ekonomisë egjiptiane mundësinë e qënies së pamvarur nga qendra e perandorisë. Një nga produktet kryesore që Mehmet Aliu do të zhvillonte në Egjipt do të ishte pambuku, i cili do të sillte fitimet më të mëdha për ekonominë egjiptiane. Megjithatë duke qënë se ky mall ishte i lidhur shumë me eksportin, krizat ndërkombëtare të viteve 1836-7 do ta godisnin rëndë prodhimin e tij dhe ekonominë e vendit. Megjithë zhvillimet ekonomike dhe forcën ushtarake, zyrtarisht, Mehmet Aliu dhe Egjipti i kësaj kohë vazhdonin të qëndronin nën varësinë e sulltanit dhe zyrtarisht ai ishte një vali apo guvernator i thjeshtë. Për të krijuar një mbretëri të tijën në vitin 1838, Mehmeti vuri në dijeni fuqitë evropjane që kishin ndihmuar sulltanin më parë, se ai synonte të shkëputet nga varësia nga Stambolli. Reagimi negativ i Evropës ndaj deklaratës së Mehmetit do të shtynte sulltan Mahmutin II të provojë sërisht forcën me pashain. Ai e deklaroi atë tradhëtar dhe dërgoi kundër Ibrahim Pashës një ushtri, e cila do të thyhej në brigjet e Eufratit nga Ibrahimi në Qershor 1838. Me vdekjen e sulltanit në të njëjtin muaj, Husrev Pasha i cili ishte dëbuar nga Egjipti kohë më parë, do të krijonte hasmërira të reja në Stamboll të cilat do të kulminonin me arratisjen e kryeadmiralit me të gjithë flotën osmane në Aleksandri në anën e valiut shqiptar.

Por sulltani i ri që erdhi në Stamboll, Abdul Mexhidi, i cili mesa duket kuptoi gabimet e pararendësit të tij dhe kuptonte rëndësinë e Mehmet Aliut për perandorinë, i ofroi të fundit të drejtën e trashëgimisë së sundimit në Egjipt, duke e shpallur khedive. Pashai nga ana e tij kërkoi të trashëgoj sundimin edhe mbi Sirinë dhe Adananë. Por fuqitë evropjane me në krye Britaninë, Prusinë, Austrinë dhe Rusinë që frikësoheshin nga forca e pashait dhe planifikonin të kolonizojnë herët a vonë Lindjen e Mesme, vendosën në një traktat të nënshkruarn në Londër në Korrik të vitit 1840 të lejojnë Mehmet Aliun të sundojë vetëm mbi Egjiptin dhe Akren. Meqë Mehmet Aliu nuk pranoi ultimatumin e perëndimorëve, të fundit do të sulmonin posedimet e tij në Bejrut në fund të vitit 1840. I përballur me agresionin perëndimor, pashai do të pranonte fermanin e sulltanit në Qershor 1841 si sundimtar i Egjiptit.





Mbretëria e Egjiptit

Pas nënshkrimit të paqes me sulltanin, Mehmet Aliu i thyer në moshë do të kalonte vitet e mbetura të jetës së tij në paqe. Ai do të përpiqej fuqimisht të ndërtojë ekonominë egjiptiane dhe ndërtojë marrëdhënie të mira me Stambollin dhe sulltanin, të cilin edhe e vizitoi në vitin 1846. Në këtë kohë, Pashai nisi të afrojë rreth vetes shqiptarët e tij nga Kavalla dhe pjesët e tjera të Greqisë që tashmë ishin dëbuar nga vatrat e tyre nga terrori grek, duke ju dhënë toka dhe pasuri të shumta. Si rrjedhojë shqiptarët do të themelojnë koloni dhe pasuri të shumta në Aleksandri, Kajro dhe gjetkë të cilat do t’i gëzojnë deri në vitet 1952 kur i fundit i dinastisë së Mehmet Aliut do të sundonte në Egjipt. Përveç shqiptarëve pashai ofroi rreth vetes edhe shumë këshilltarë evropjanë të cilët në pjesën më të mirë të rasteve konvertoheshin në fenë Islame. Në vitin 1847 ai do të largohej nga pushteti si pasojë e moshës së thyer dhe zëvendësohej nga i biri, Ibrahimi, i cili do të sundoj deri në 1848. Ibrahimi do të ndiqej më pas nga Abazi (1848-54) që ishte i biri i Tosunit, që u ndoq më pas nga Saîdi (1854-63), Ismaili (djali i Ibrahimit), nga Tefiku (1879 – 1892), Abazi II (1892 – 1914), Fuati dhe më në fund Faruku i cili u rrëzua nga pushteti në vitin 1952.





Rrënimi dhe kolonizimi i Egjiptit

Me vdekjen e Ibrahimit dhe Mehmetit, dinastia e shqiptarëve në Egjipt nisi të dobësohet ndjeshëm. I vetmi që u mundua të modernizoj vendin ishte khedive Ismaili që sundoi nga 1863 në 1879. Megjithatë i fundit duke marrë borxhe të shumta e zhyti vendin në mjerim duke e kthyer në pre të bankierëve perëndimorë. Megjithatë nga koha e Ismailit Egjipti përfitoi themelimin postal, modernizimin e ushtrisë, ndërtimin e hekurudhave, telegrafit dhe mbi të gjitha ndërtimin e kanalit të Suezit i cili u inaguruar në 1869. Por kostoja e lartë e kanalit të Suezit do të sillte shkatërrimin më të madh për regjimin e Ismailit i cili u detyrua t’ia shesë kanalin fajdexhijve të tij, britanikëve. I zhytur në borxhe Egjipti i Ismailit do të shndërrohej pak e nga pak në një koloni britanike deri sa në 1882 britanikët morrën të gjithë vendin nën kontroll ndërsa vazhdonin të mbajnë në pushtet dinastinë shqiptare për të legjitimizuar pushtimin e tyre, deri në vitin 1952 kur mbreti Faruk do të rrëzohej nga pushteti nga gjenerali nacionalist egjiptian Xhemal Abdul Naser.
Gon!
Gon!

349


Mbrapsht në krye Shko poshtë

histori - Histori Shqiptare - Faqe 2 Empty Re: Histori Shqiptare

Mesazh  Ushtari i krishtit prej 15.08.11 21:24

ali pash tepelena ka kontribuar ne krijimin e shtetit egjyptian eshte e vertete por gabimi i tij me i madh eshte se luftoj per egjyptin edhe nuk bashkoj trojet shqiptare
Ushtari i krishtit
Ushtari i krishtit

175


Mbrapsht në krye Shko poshtë

histori - Histori Shqiptare - Faqe 2 Empty Re: Histori Shqiptare

Mesazh  Xhemajl prej 15.08.11 22:32

iforti shkruajti:ali pash tepelena ka kontribuar ne krijimin e shtetit egjyptian eshte e vertete por gabimi i tij me i madh eshte se luftoj per egjyptin edhe nuk bashkoj trojet shqiptare
//
Xhemajl
Xhemajl

259


Mbrapsht në krye Shko poshtë

histori - Histori Shqiptare - Faqe 2 Empty Re: Histori Shqiptare

Mesazh  Ufo prej 16.08.11 9:32

Ali Pashë Tepelena s'ka lidhje me Egjiptin o mik, ajo pjesa që ai nuk kontribuoi për bashkimin e trojeve shqiptare gjithashtu s'është e vërtetë, historia flet ndryshe, ai kontribuoi me aq sa fuqi pati por ishin Bushatlinjtë që i vendosën ''shkopinjë nën rrota''.Zotërimet e Ali pashes, ishin deri në Berat, Ai s'arriti dot më tepër, shqiptaro-otomanët pastaj me tradhti e vranë pabesisht, ne shpesh themi se na la Turqia mbrapa, por s'është e drejtë; Ne kemi lene veten prapa bote, afro 25 vezirë, qindra pashallare dhe përfshi rreth 10 vezirë të mëdhenj ishin shqiptare..Ndjesë për ndërhyrjen pasi kjo temë ishte për pashanë e Egjiptit Mehmet Ali Pashën, figurë e shquar vërtetë.
Ufo
Ufo

149


Mbrapsht në krye Shko poshtë

histori - Histori Shqiptare - Faqe 2 Empty Re: Histori Shqiptare

Mesazh  lucio prej 16.08.11 10:18

E kush e ka vertetuar se historia ka shkruajtur gjithmone te verteten...?
Askush.Historia eshte shkruajtur nga palet sunduese dhe kane shkruajtur ato fakte qe ju kane interesuar atyre.Per nje histori te caktuar,na rezulton se ka mbi 2 e me shume variante ngjarjesh,atehere kjo verteton qe ne histori edhe genjeshtra me e madhe behet e verteta me e madhe...
lucio
lucio

74


Mbrapsht në krye Shko poshtë

histori - Histori Shqiptare - Faqe 2 Empty Shqiptaret me te lashte se greket

Mesazh  Dimitrov Xhunga prej 20.08.11 9:06

Shqiptaret me te lashte se greket

Ekskluzivë kulture: Mathieu Aref, studiuesi i njohur francez, rrëfehet për "Shqip" pas botimit të librit të tij, "Shqipëria, odiseja e pabesueshme e një populli para-helen", ("para-helen" = shpjegim: Që lidhet me Greqinë e lashtë ose me grekët e vjetër, që është karakteristik për Greqinë e lashtë ose për grekët e vjetër).

A mos është i mbivlerësuar roli i grekëve në historinë e Gadishullit Ballkanik? Pas kaq shekujsh, pas imazhit të mrekullueshëm që grekët i kanë dhënë së kaluarës së tyre, është pak e vështirë të ngresh pikëpyetje për kulturën e madhe klasike të helenëve. Por, prej kohësh, studiues të ndryshëm nuk kanë ngurruar të ngrenë pikëpyetje mbi qytetërimin e lashtë grek. Vetëm pak kohë më parë, një studiues amerikan botoi librin "Athina e zezë", ku perëndesha e bardhë me sy ngjyrë deti,perëndesha e diturisë, mbrojtëse e Athinës, sipas tij ka një të kaluar afrikane.

Mathieu Aref, një studiues, që tashmë ka tentuar t‘i kthejë përgjigje me studimin e tij prej vitesh këtyre pikëpyetjeve, nuk denjon të vihet në qendër të diskutimeve akademike, duke thënë se "është Shqipëria, ajo çfarë ai e quan odiseja e pabesueshme e një populli para-helen". Dhe, ky popull i vogël, sipas tij, ka qenë populli i madh që ka ekzistuar para grekëve. Duket si një guxim nga ana e Aref, një "guxim" të cilin ai e argumenton me prova shkencore, të cilat kërkojnë të hapin një debat, që, sipas tij, synon rishkrimin e historisë. Historia e pabesueshme e pellazgëve, që, sipas tij, janë ilirët e mëvonshëm, të cilët u hodhën në një cep të historisë dhe shumë pak studiues u rrekën të merreshin me ta. Por, pikërisht nga pellazgët nis shpjegimi i gjithë asaj historie "të shkruar keq", sipas Aref, që e bën rolin e grekëve të mbivlerësuar ende në ditët e sotme. Më poshtë, Aref, pas debateve që ka ngjallur në nivele të ndryshme akademike, rrëfen disa nga tezat, që, sipas tij, vërtetojnë studimin e nisur kohë më parë, që i bën të ndihen mirë shqiptarët, por që "trazon" kulturën tashmë të konsoliduar greke.

-"Shqipëria, odiseja e pabesueshme e një populli para-helen".

Libri juaj sapo është përkthyer në shqip. Mund të na rrëfeni se çfarë do të thotë kjo për ju?

Qëllimi kryesor i këtij libri është vënia në vend e së vërtetës. Asaj të vërtete, mbi të cilën rëndojnë plumb 2500 vjet. Nuk kemi të bëjmë asfare me trallisje dhe teka personale, as me fantazime fluturake, aq më pak me shovinizëm, por me një tezë të përpunuar shkencërisht, me argumente të forta, në mos të patundshme, fakte historike të shënjuara, analiza dhe hulumtime të thelluara në disa fusha shkencore, bazuar në referenca të verifikueshme. Ky libër më ka kushtuar vite të tëra studimesh, mjaft mund e djersë, gjithashtu para. Pra, nuk e kam bërë këtë vëllim të madh pune për të bërë sensacion apo për lavdi vetjake.


-Çfarë e shtyu Aref të merret me një studim të tillë, që në shumë qarqe letrare është quajtur edhe si një provokim, që ju kërkoni t‘i bëni historisë greke?


Si dhe për çfarë e kreva gjithë këtë punë? Para së gjithash, natyra më pajisi qysh fëmijë me një shpirt kritik, të zhvilluar dhe me kureshti të madhe. Të jetuarit në Egjipt, në një shoqëri kozmopolite, më ka dhënë përparësinë e vështrimit elektrik. Në themel ishte terreni pjellor dhe premisat e një rrugëtimi që do ta nisja disa vite më vonë. Njohja e gjuhës shqipe, e folur qysh në djep (sidomos dialekti gegë) e që zura ta shkruaj fare i ri, më dha shumë dorë. Studimet në gjuhën frënge (letërsi, filozofi, greqisht, latinisht, artet e bukura, gjuhët e huaja, arabe, angleze, italiane) po ashtu nuk janë të huaja ndaj këtyre lloj studimesh e kërkimesh. Shkëndija fillestare ishte dalja në dritë e librit të parë të Za////çharie Mayani, "Etruskët nisin të flasin", në 1961-in, pasuar nga i dyti, "Fundi i misterit etrusk" në 1970-ën. Ja një dijetar, joshqiptar, që ia mbërriti të hedhë dritë mbi misterin e popullit të madh etrusk, falë gjuhës shqipe, që për më tepër nuk ishte as gjuha e tij mëmë. Kjo gjë më tundoi, më befasoi dhe mbi të gjitha më mrekulloi. Qysh atëherë, e përgjatë tridhjetë vjetëve, jam vënë në përndjekje të këtij populli misterioz para-helenik, që, nga zbulimi në zbulim, mora udhërrëfyes kah shqiptarëve. Pas kësaj periudhe të gjatë më është dashur më shumë se pesë vjet për të kryer pareshtur studime e hulumtime të thelluara në fusha nga më të larmishmet: histori antike, arkeologji, antropologji, etnologji, gjuhësi dhe mitologji.

Të thuash të vërtetën nuk përbën në asnjë rast provokim. Ajo mund të lëndojë, të fyejë, por gjithnjë ia vlen ta thuash. Këtu, veçse vë në vend këtë të vërtetë, çiltërsisht pa paragjykime dhe me rigorozitetin më të madh intelektual. S‘kemi të bëjmë me larje hesapesh apo me sulme të paramenduara kundër Greqisë dhe popullit grek, për të cilin ruaj sqimën më të lartë. Një kërkues duhet të mbetet krejt i paanshëm. Ajo që kam bërë është një punë vetëm shkencore dhe jo keqdashësi ndaj cilitdo qoftë. A mos vallë është faji im që shqiptarët rrjedhin prej pellazgëve, të cilët për mendimin e të gjithë autorëve të Antikitetit kanë pararendur grekët në Ballkan, Egjipt e në Azinë e Vogël dhe që këta të fundit u detyrohen për një pjesë të madhe të qytetërimit të tyre? Ta quash këtë një provokim përbën në vetvete një provokim.


-Cilat janë pikat e forta, që, sipas jush, argumentojnë atë që shqiptarët janë më të vjetër se helenët?


Ju më pyesni përse i konsideroj shqiptarët një popull më të lashtë se grekët! Thjesht sepse ata rrjedhin prej pellazgëve, të cilët, sipas vështrimit unanim të autorëve më të vjetër grekë (Hekateu i Miletit, Helanikos i Mitilenës, Herodotit, Tuqididit, për të përmendur këtu më të shquarit), u transmetoi grekëve mitologjinë, kultet, si dhe një pjesë të madhe të kulturës e gjuhës së tij. Do më kthehen e të më thonë se përse ata rrjedhin prej pellazgëve e jo prej ilirëve. Sepse, në fakt, s‘është veçse i vetmi dhe po i njëjti popull. Për shumë shqiptarë dhe për një pjesë të mirë të specialistëve të epokës komuniste, shqiptarët mund të rridhnin vetëm e vetëm prej ilirëve! Faktikisht, e për çudi, pak specialistë kanë ndërmarrë udhën e studimeve mbi pellazgët. Edhe pas pothuaj njëqind vjetësh vetëm tre shqiptarë kanë shkruar mbi këtë popull, Adhamidhi, Spiro Konda dhe Dhimitër Pilika. Dhe është shumë pak!

Kur shumë studiues të huaj kishin kuptuar ndërkohë rolin dhe rëndësinë e pellazgëve para mbërritjes së grekëve. Përse pra ilirët e kanë prejardhjen prej pellazgëve? Këta të fundit kishin trevat e tyre nga Atlantiku deri në Detin e Zi dhe prej dy brigjeve të Danubit deri në Egje dhe në Azinë e Vogël. Emri i pellazgëve mbetet "një emërtim përgjithësues", duke qenë i përshkruar si popull i lashtë parahistorik, i quajtur emërtim përgjithësues" dhe duke qenë i përshkruar si popull i lashtë parahistorik i quajtur "shpellagji", që do të thotë njerëzit e guvave. Egjiptianët i quanin "pelesët" dhe hebrenjtë "peleshtim". Këto etnonimi na kujtojnë filistinët (pellesh...et, peleshetëtim, domethënë "shpellagji"), që nuk është gjë tjetër veçse emri që u është dhënë prej semito-egjiptianëve. Ky popull i përbërë nga tribu të shumta mbante mjaft emra, por fliste të njëjtën gjuhë dhe kishte të njëjtat tradita: trojanët, dardanët, ligurët, lelegët, karientë, likenët, iberët, frigjanët, moskët, filistinët, trakët, ilirët, pikenët, daunientët etj.

Për këtë arsye, (autorët modernë) i kanë konsideruar si popuj të ndryshëm. Sidoqoftë, ne do të gjejmë prova të shumta përmes emrave të mitologjisë (të shpjegueshme prej shqipes) dhe miteve parahelenike, që grekët i kanë pronësuar dhe përshtatur sipas nevojave të tyre prej kolonizatorësh, duke i bërë elementet themelore të qytetërimit të tyre: Zeusi u lind në një "shpellë" në Kretë. "I pari njeri" qe "pelazgos" i pjellë prej dheut, "kurerët" ishin rojet e foshnjës Zeus (ku u rritëe Zeusi), emri "autochone" shpjegohet sipas shqipes "Tokët tonë), Jonët (Herodoti) ishin pellazgë të shndërruar në helenë pas mbrujtjes me gjuhën greke etj. Për sa i përket emrit "Ilir", ai e ka bazën ashtu si dhe për Palasges prej "një emërtimi të përgjithshëm", që i përket të vetmit e të njëjtit popull me "tribu të panumërta": Peonët, Dardanët, Tribalët, Pelagonët, Penestët, Autoriatët, Enkelët, Thesprotët, Molosët, Kaonët, Panonët, Istrianët, Venetët (Enetët e Herodotit), Dalmatët etj. Faktikisht, autorët e antikitetit, si Herodoti i kanë klasifikuar banorët e Veriut të Greqisë si një "popull i pavarur" (popull i lirë).

Ky emërtim është përgjithësuar për të na dhënë përshkrimin e kësaj mase të madhe tribuje, siç kanë qenë "ilirët", që do të thotë "libres": I lirë, të lirët? A nuk ka rrëfyer Plini i lashtë se populli ilir përbëhej nga më se 300 kombësi?! Herodoti, a nuk ka thënë për trakët (degëzimi lindor i pellazgëve): Trakët janë, pas Induve, populli me numër më të madh në botë, i cili, nëse do të ishte bashkuar mesvedi do të kishte dominuar botën. E kjo nuk është një stisje: ka fakte historike të pakundërshtueshme. E vetmja provë flagrante e ekuacionit pellazgë=ilirë=shqiptarë është gjuha. Nëse shqiptarët e sotëm do t‘ia mbërrinin të deshifronin shumë prej emrave të mitologjisë, toponime dhe gojëdhëna që qarkullojnë në Evropë, ky do të ishte përfaqësimi më i mirë i kësaj trashëgimie mijëvjeçare. Ilirët (degëzimi perëndimor i pellazgëve) kanë qenë kësisoj pellazgët e vërtetë, për sa që gjuha e këtyre të fundit është përcjellur te pasardhësit e tyre të drejtpërdrejtë, ilirët e mandej shqiptarët, ku gjuha (sidomos dialekti gegë) flitet ende sot e kësaj dite, qysh prej më se 3000 vjetësh.

Për sa i përket "mikenasve" hipotetikë, në fakt ata ishin veçse pellazgë, për sa grekët ende nuk ishin shfaqur. Ky emërtim u krijua artificialisht nga Schliemann gjatë shkarjeve të tij për "mikenët". Në fakt, nëse ai do të kishte zbuluar gjurmët e tyre në Athinë, ata do të ishin quajtur "Qytetërim Athinas". Nuk ka asgjë shkencore në një të tillë përshkrim të një populli, që nuk ka ekzistuar kurrë nën këtë emërtim. Ndërsa për sa i takon linjës B, deshifruar prej Ventris e Chadwick, ajo bën fjalë për "pellazgjishten e lashtë" të ngatërruar me greqishten antike. Veç të tjerash, në një farë mase mund të thuhet se greqishtja antike (sidomos jonike, meqë jonët ishin pellazgë) ka rrjedhur drejtpërsëdrejti nga pellazgjishtja e lashtë me prurje greke, domethënë semito-egjiptiane. Ja sesi është sajuar historia e Greqisë parahelenike.


-Idetë e hedhura nga ju janë interesante për shqiptarët. A mund të ketë iniciativa të tjera, jo thjesht libra, të cilat do të mund të bënin një ndryshim të historisë së shkruar?


Unë mendoj që aktualisht ka argumente të mjaftueshme, prova dhe elemente të spikatura, që u lejojnë historianëve, studiuesve dhe dishepujve të tyre të rishkruajnë historinë e Greqisë parahelenike. Nëse mund të them Greqia "parahelenike", kjo ndodh sepse historia e Greqisë "strico sensu" (ajo para shekullit VIII para Krishtit) është e njohur dhe e klasifikuar pothuajse saktë. Praktikisht është thënë gjithçka për atë Greqi "strico sensu", të cilës unë nuk mund t‘i shtoj dot asgjë. Pra, unë nuk kam absolutisht asgjë çka të them mbi këtë lloj Greqie (atë të Solonit, atë të Pizistratit apo Perikliut), veç faktit të të qenit të admirueshme dhe se njerëzimi i detyrohet për gjithë çka më të bukur e më me vlerë. Mirëpo pellazgët diç kanë lënë aty.

Pikërisht këtë diçka historianët, linguistët dhe arkeologët tanë modernë nuk kanë denjuar ta shquajnë. Madje, një Greqi e tillë (pas shekullit VIII: arkaike, klasike, e helenistike) as nuk bën pjesë në studimet dhe hulumtimet që unë kam kryer në dy librat e mi. Kështu, nuk ka asnjë tregues që të provojë se Greqia ekzistonte para shekullit VIII para Krishtit. Ndërtimi i "tempujve", shfaqja e qytezave ("Polis"), konfederatat religjioze (amfiktionet), shpalosja e stileve arkitekturore (dorik, jonik, korintas), zhdukja e mbretërimeve dhe shfaqja e tiranisë, ekspansioni kolonial (emporion=tregje dhe apoikoi=koloni), krijimi i tempullit të Delfit, shfaqja e alfabetit dhe e të parave shkrime greke, shfaqja e lojërave olimpike, shekulli i artë i thënë i "Perikliut": gjithë këto ngjarje marrin jetë pas shekullit VIII. Sa për Homerin, të shumtë janë ata që mendojnë se nuk ka ekzistuar ose që nuk ka shkruar kurrë asgjë.

Fakti thotë se ai nuk ka shkruar, pasi gjuha greke është shkruar vetëm nga fundi i shekullit VII. para Krishtit. Ai mundi të ekzistojë si rapsod. Për rrjedhojë, poemat e Homerit ("Iliada" dhe "Odiseja") mundën të shkruhen vetëm në shekullin VI, në epokën e Pizistratit. Këto poema epike kanë për origjinë traditën gojore, të përçuar nga brezi në brez prej rapsodëve pellazgë. Grekët i morën dhe i kënduan (duke i përpunuar për kauzën e tyre) me rapsodët e tyre. Keqkuptimi vjen prej faktit se ngatërruam gjithçka: Greqinë para-helenike (para shekullit VIII) me Greqinë në bllok (pas shekullit VIII). Le të mos harrojmë as faktin se studimet mbi pellazgët jo vetëm sikur u harruan, por edhe u mënjanuan plotësisht. Le të themi se disa studiues modernë (historianë, arkeologë dhe gjuhëtarë) kanë vënë në dukje se pellazgët përbëheshin prej popujsh të ndryshëm, mandej të zhdukur trup e shpirt, pa lënë as më të voglën gjurmë: etni e gjuhë! Ndërkohë që kjo etni vijoi me ilirët në Perëndim dhe trakët në Lindje. Ndërkohë që të gjithë autorët e lashtë lanë gjurmë të shkruara, sipas të cilave ky popull parahelenik ka pas qenë shumë i lashtë (njerëzit e parë) dhe që në kohën e Herodotit në shekullin V para Krishtit popullonin ende krahina të tëra (Arkadia, Argolida, Atika, Tesalia, Lakonia etj.), të kuptojmë ishujt (Kreta Lemnos, Lezbos dhe veçanërisht Samosin)!

-Si e shihni historinë e Ballkanin sot?

Ka pak kohë që u konfirmua shprehja "baruti i Ballkanit" me luftën dhe problemin e Kosovës (e mbetur ende pezull). Mendoj se shpirtrat dhe mendësitë kanë evoluar ndopak dhe fantazma e luftës po largohet gjithnjë e më tepër, veç nëse qëllimisht dhe pozicionet politike të Fuqive të Mëdha, sidomos Bashkimit Evropian, ashpërsohen ose ndryshojnë. Aktualisht, Kosova është një nga problemet më të thekshme në Ballkan. Pa rregullim paqësor, të barabartë dhe të drejtë, ndoshta s‘do të ketë kurrë paqësim në rajon. Sa për vete, jam për pavarësinë e Kosovës, sepse pas gjithë atyre fatkeqësive dhe krimeve (le të themi etnocid) dhe urrejtje mes dy popujve (serbë e kosovarë) nuk mund të bashkëjetojnë dhe të ndërtojnë së bashku një shtyhet që të mund të funksionojë. Me t‘u rregulluar ky problem, Ballkani mund të përfytyrojë në gjirin e Evropës së bashkuar një forcë dinamike dhe ndërtimtare për ardhmërinë e këtij rajoni të mbetur fatkeqësisht pa trashëgimi, i shqyer, i tollovitur dhe i izoluar pas shumë shekujsh pushtimi otoman dhe dekadash komuniste.

-Shumë njerëz mendojnë se e kaluara nuk duhet trazuar
për hir të së ardhmes, ndërsa ju e trazoni atë. Për çfarë shërben kjo?


Sigurisht që do të më bëhet pyetja se përse i trazoj kujtimet e vjetra, kur e ardhmja ka vlerë më tepër? Po, por e ardhmja është gjithherë e lidhur me të shkuarën. Nëse ne ekzistojmë, kjo ndodh sepse të tjera kanë ekzistuar para nesh dhe na lejuan të jemi ata që jemi, duke na dhënë atë që kemi më të çmuar. Kur kjo e shkruar mbetet në hijen ku është degdisur, e ardhmja mbetet e errët. Për çfarë shërben të zgjosh të shkuarën? Sigurisht për të kuptuar më mirë të ardhmen. Çështja që na intereson këtu, nuk është të flasim për një të kaluar të qartë dhe të kthjellët, por për një të shkuar që na mbahet e fshehur dhe që manipulohet për një kauzë të njëanshme.


-Në kohët e sotme, idetë ndryshe apo përgënjeshtrimi i historisë është bërë si në modë. A keni pasur frikë se do të paragjykoheshit, kur nisët ta shkruanit këtë libër?


Jo, unë nuk jam tipi që ndjek modën. Kam aq karakter dhe personalitet sa për t‘u bërë ballë sirenave të demagogëve, paragjykimeve apo "publikisht e mirënjohur", sidomos kur përpiqen të të largojnë prej së vërtetës. S‘ndiej asnjë influencë në lidhje me këtë çështje. Një proverb francez thotë: "Me bë çka duhet, me ngjarë çka mundet". Kur nisa të shkruaj librat, mendova fill rezultatin përfundimtar dhe i thashë vetes: nëse gabohesh, nëse argumentet e tua nuk janë bindëse, nëse referencat nuk janë të verifikueshme, do të pësosh kundërshtinë dhe poshtërimin! Ndaj fillova të kërkoj "provën e së kundërtës", atë çka mund të vinte e të shqetësonte tezën dhe vërtetimet e mia shkencore. E pasi shkoqita gjithçka hollë-hollë, s‘gjeta provë për të kundërtën. Trondita qetësisht një seri të tërë studimesh dhe kërkimesh. Me ndërgjegje të lehtë dhe zemër të qetë, karvani im vazhdon më tej bindshëm.

-Cili është Aref, jeta që ju bëni?

Është e vështirë për të folur për veten. Gjithë ç‘mund të them është se jeta ime s‘ka të bëjë me veprën time. Gjithsesi, do të flas qartë, veç për të thënë se përherë kam qenë ndër ata "të drejtët", në kuptimin më të fisëm të fjalës. Në jetën time private dhe profesionale e kam dënuar gjithnjë padrejtësinë prej nga vinte dhe cilado që të ishte. Integriteti dhe këmbëngulja ime, lehtësitë në përshtatje, bagazhi kulturor, guximi dhe korrektësia në punë më mundësuan të ushtrojë funksione interesante e të rëndësishme. Posti i fundit ishte drejtor i një filiali të një shoqërie të madhe franceze. Kam lindur në Kajro (ku kam kaluar njëzetë e tre vitet e para të jetës sime dhe kam kryer pjesën më të madhe të studimeve. Prindërit e mi kanë lindur në Shqipëri në krahinën e Matitm, më saktë në Rrembull. Kam dy vëllezër dhe një motër. Gjithashtu katër fëmijë, nga mosha 33 deri në 39 vjeç (tre djem dhe një vajzë). Jam pensionist që prej 1999-ës. Kam pasur disa probleme shëndeti ndaj dhe bëj kujdes. Merrem me administrimin e publikimeve të mia, me letërkëmbime e marrë pjesë herë pas here në konferenca. Kam shkruar dhe disa ese metafizike e filozofike (të pabotuara). Merrem, jo me shumë vrull me pikturë dhe poezi klasike (rreth 250 poema të pabotuara).


-Mund të na flisni pak për lidhjet me Shqipërinë?


Lidhjet e mia me Shqipërinë kanë qenë të dobëta (ne kemi vetëm lidhje epistolare me familjenët veç nëse posta përgjohej prej autoriteteve shqiptare dhe nuk mbërrinte në destinacion) për arsye të largimit e të këputjes së shkaktuar prej komunizmit në Shqipëri dhe që nuk lejonte kollaj të vizitonte vendin. Sjell ndërmend kujën e nënës, kur mori lajmin e vdekjes të nënës së saj, motrës, vëllait e të të tjerëve. E s‘mund të rrija pa qarë bashkë me të. Por mbeta shumë i lidhur me mëmëdheun, për shkak të edukimit, rrënjëve dhe me gjithë ç‘mban barku. Në Egjipt, komuniteti shqiptar ka qenë mjaft i rëndësishëm (shpesh në përmbajtje kish njerëz me vlera të larta). Babai im ka pas njohur poetët Çajupin, Asdrenin, shkrimtarin Ernest Koliqi, kumbar i vëllait tim të vogël, Isa Boletinin (një nga heronjtë e pavarësisë së Shqipërisë), Mbretin Zog dhe familjen e tij etj. Mos mendoni as edhe një çast që i shkruaj librat e mi i ngarkuar me ndonjë ndjenjë shovinizmi. Po e përsëris atë që thashë më sipër, puna ime është para së gjithash shkencore dhe nuk përket brenda aspak prej ndjenjave. E dua Shqipërinë, por jam i drejtë dhe i paanshëm me historinë e saj, intransigjent me të.


-A keni pasur kërcënime pas botimit të librit?

Pasi kam botuar dy librat e mi (2003-2004) nuk kam marrë asnjë kundërshti zyrtare për sa u përket tezave prej ndonjë sektori universitar apo shkencore. Sigurisht që asistoj shpesh andej-këtej me ndonjë reagim epidemik personash dyshues e madje armiqësorë, por pa nivelin e duhur e të mjaftueshëm kulturor për të debatuar mbi këto çështje të mprehta. Kritika është e thjeshtë, por arti i vështirë, thotë një proverb i famshëm. Zakonisht mbizotëron habia. Por, përmbajtja e librave të mi del prej shtigjesh të rrahura. Pedagog universiteti apo studiues rishtar është shumë normale që ata të shqetësohen prej këtij subjekti që i tejkalon: se kanë ndeshur në amfiteatrot e tyre universitarë këtë lloj teze. Ç‘nuk është normale është të kundërshtosh tezën pa sjellë as më të voglën "provë" të së kundërtës".


-Të flasësh për Shqipërinë sot, në një moment kur ajo ende nuk e ka marrë veten nga plagët e komunizmit, kur ecejaket e saj drejt vendeve perëndimore sa vjen e bëhet më e vështirë, çdo të thotë ta paraqesësh këtë popull të vogël, si një popull nga më të hershmit e njerëzimit?


Mendoj se në mënyrë të tërthortë iu përgjigja kësaj çështjeje përgjatë kësaj interviste. Sipas gjithë asaj çka thashë, ripohoj se nëse Shqipëria është një nga vendet më të vogla, më pak e qytetëruara ose më e shpronësuara e Evropës, s‘duhet harruar se është "një popull i madh". (Shtet i vogël, por popull i madh!) S‘kemi aspak antinomi. Mund të jesh i varfër, por i fisëm. Së fundi, mund të thuhet se vijimësia etnike (me gjithë përzierjet) kulturore dhe gjuhësore (me gjithë ndërfutjet dhe neologjizmat) nuk reshti kurrë në këtë zonë ballkano-danubiane, me gjithë mësymjet e ndryshme dhe pushtimet romake, bizantine e otomane: shqiptarët jetojnë bash aty ku kanë qenë të paktën qysh prej neolitit. Por, fatkeqësisht historia shtangu në atë çka deshën të na bënin të besonim.
Dimitrov Xhunga
Dimitrov Xhunga

131


Mbrapsht në krye Shko poshtë

histori - Histori Shqiptare - Faqe 2 Empty Fiset Ilire

Mesazh  Nikolaos prej 20.08.11 12:47

FISET ILIRE

Albanët, fis Ilir nga i cili morën emrin e hershëm shqiptarët. Përmendet për të parën herë si Albanoi në shek. II -të erës sonë nga Ptolemeu i cili shtrihet në shpinë të Dyrrahut deri tek malet Kandave (malet e Polisit) në Lindje brenda trevës së banuar më parë nga fisi i parathinëve. Mendohet të jetë i njëjti fis me emrin e ri të përkthyer parthinoi=bardhinoi=albanoi.Qyteti kryesor i tyre ishe Albanopoli. Në krahinën qëndrore të banuar prej albanëve ruhen ende toponime që lidhen me emrin e këtij fisi., si: Arbana, fashat në rrethin e Tiranës, kroi Alban në afërsi të fshatit Zgërdhesh të rrethit të Krujës etj. Në burimet historike të shek. XI Albanët përmenden nga Mihal Ataliati si dhe nga ana e Komnena si pjesmarrëse aktive e ngjarjeve. Në mesjetë njihet dhe varianti si Arban. Ka qenë emri etnik i shqiptarëve në mesjetë siç dëshmon fakti që këtë emër e morën me vete shqiptarët e mërguar në Greqi (shek. XV-XVI) në formën arvanit, në Itali (shek. XV-XVI) dhe në Dalmaci (shek. XVIII) në formën arbëresh.

Arbëreshët janë shqiptarë të cilët jetojnë në Italinë jugore që nga shekulli XV dhe XVI. Këta shqiptarë, quajtur arbëreshë sepse ata lanë Shqipërinë që quhej atëherë Arbëria, u vendosën në Itali në shekullin e pesëmbëdhjetë dhe tetëmbëdhjetë, pas vdekjes së heroit kombëtar shqiptarë Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe pushtimit gradual të Shqipërisë dhe të gjithë të Perandorisë Bizantine nga turqit osmane. Njihen shtatë eksode të mëdha që nisin që nga koha për një herë pas vdekjes se Gjergj Kastriotit, deri nga fundi i shek. XVIII(1780-1790), janë ngulimet e fundit të shqiptarëve në Italinë Veriore, si provincën e Pavias dhe të Piacencës, po ashtu një grup i madh iu drejtua krahinës qendrore në Molise dhe një tjetër grup në drejtim të krahinës jugore Bazilikatës.
Arbëreshët në Itali, sot numërohen mbi 100.000 njerëz që flasin gjuhën arbërore. Qytetet ku banojnë arbëreshët mbajnë nga dy emra, një në arbërisht, dhe tjetrin italisht.
Një nga veçoritë që karakterizon këtë popull, është që përveç gjuhës dhe traditave, ruajtën me heroizëm edhe ritin dhe preardhjen fetare, ku edhe sot e kësaj ditë e arbëreshëve vazhdojnë në ritin bizantin. Gjatë shekujve arbëreshët kanë arritur të ruajnë dhe zhvillojnë identitetin e tyre, në sajë të kokëfortësisë së tyre dhe vlerave kulturore që ushtrohet kryesisht nga të dy komunitete fetare të Kishës Katolike Bizantine, bazuar në Kalabri, "Kolegji Corsini" (1732) dhe pastaj "Corsini-Sant'Adriano" në 1794 dhe në Sicili "Seminary grek-arbëresh e Palermos" (1735), pastaj transferohen në Piana degli Albanesi në 1945. Shumica e komunitetet arbëreshë pesëdhjetë ende ruajnë fenë e krishterë greko-bizantine. Ata i përkasin të dy dioqezave: në Lungro për Arbëreshët e Italisë jugore, dhe Piana degli Albanesi për Arbëreshët e Sicilisë. Për të përcaktuar "kombin" e tyre përdorim fjalën Arbëria. Sot, deri 1990, janë shumë shqiptarë që arritën në fshatra arbëreshe, pikërisht të Piana degli Albanesi në Sicili.

Arbët, ishin fis Ilir në Shqipërinë e Mesme. Përmenden vetëm në shek. VI para erës sonë, nga gjeografi Hekateu i Miletit ndërmjet Taulantëve në Jug dhe helidonëve në Veri. Ka mundësi që emri i tyre të lidhet e lumin Hebrus që përmendet në Veri të Dyrrahut dhe me rrënjën e emrit alb- arb- që del më pas në emërtimin e banorëve të kësaj treve.

Ardiejtë (Ardianët) fis ilir, banorë të krahinës Ardia në veriperëndim të Shkodrës rreth gjirit të Rizonit e deri te lumi Narenta (Neretva). Përmenden në shek. IV p.e.r. lidhur me shfrytëzimin e bujqëve (300 000 prospelatë) të varur ekonomikisht nga pronarët e tokave dhe më pas si detarë të aftë. Në shek. III p.e.r. luftuan kundër dyndjes kelte. U përfshinë në mbretërinë ilire deri më 168 p.e.r., kur me shkatrrimine e saj nga Roma dolën më vete. U pushtuan nga romakët më 135 p.e.r. dhe ngritën krye 44-43 e 35-33, prandaj Roma i shpërnguli me forcë nga bregdeti në brendësi, në vise të ashpra. Përmenden nga Straboni në shek. I e.r si pakica të vogla.

Atintanët, një ndër fiset e mëdha të Ilirisë së Jugut, banorë të Atintanisë. Shtriheshin në krahinat e sotme të Mallakastrës e të Skraparit. Në Perëndim kishin Apoloninë dhe parthinët, në Veri desaretët, në Jug lumin Aous (Vjosa) i ndante nga amanët e epirotët. Përmenden për herë të parë në burimet historike në shek. V p.e.r. si aleatë të molosëve. Patën lidhje të ngushta me aleancën Epirote ; rreth vitit 312 p.e.r. një personalitet atintan është nderuar nga shteti epirot me dekret të posaçëm të skalitur mbi gur. Disa autorë të lashtë i quajtën epirot, duke u nisur nga lidhjet me molosët e më pas me shtetin e Epirit. Më 229 paria e Atintanëve mori anën e Romës në luftën kundër shtetit ilir të Teutës. Sipas marrëveshjes romako-maqedone më 205 në Foinike Atentana iu lëshua Maqedonisë, përveç tokave të bylynëve, që mbetën si bashkësi (Koinon) më vete nën kontrollin romak. Me ndarjen administrative që bënë romakët në Maqedoni pas vitit 168 p.e.r. Atianta u përfshi në krahinën e IV maqedone. Pjesa Perëndimore e Atiantisë (Mallakastra e Skrapari) ishte më e zhvilluar nga ana ekonomike-shoqërore. Kishte një varg qytetesh, ndër të cilat më të rëndësishme ishin Bylisi e Nikaia.

Dalmatët një ndër fiset e mëdha e të njohura ilire, banorë të pjesës Verilindore të Ilirisë. Që nga periudha më e lashtë e deri në shek. II p.e.r. trevat e tyre shtrihesin në brendësi, prapavargamalit Dinarik në pllajat e Duvnos, Livnos e Gllamoçit, në Bosnjën e sotme Perëndimore. Pasi krijuan federatën e tyre, u zgjeruan drejt brigjeve të Adriatikut. Por nuk arritën të bëheshin fuqi detare dhe nuk i vunë nën zotërim ishujt e beregdetit të Dalamcisë. Qytezat e tyre të fortifikuara përkasin periudhës së parë të hekurit. Kryeqendra e tyre u bë Delmini. Dalamatët ishin njëri ndër fiset ilire që i bënin qëndresë pushtimit romak dhe kanë zhvilluar një varg luftërash të përgjakshme e kryengritjesh kundër romakëve në vitet 156-155, 119-117, 51-46, 39-37 p.e.r. Lufta e tyre më e madhe kundër pushtuesve romak lidhet me Kryengritjen Ilire të viteve 6-9 e.r Dalmatët ishin të përmendur për blegtorinë dhe kishin të zhvilluar zejtarinë të lidhur me të.Emri i Dalmatëve lidhet me emrin e kryeqendrës së tyre Delminium (të vjetër Delmion)në fushë ne Duvanjit.Që të dy emrat lidhen me fjalën shqipe delme, sepse Dalmatët ishin blegtorë. Viset e tyre ishin të pasura me pyje e xeherore dhe shquheshin për punimin e drurit. Mbeturinat e rendit fisnor u ruajtën deri vonë te Dalmatët, me këtë shpjegohet pohimi i Strabonit se ata nuk pranonin monedha , u merrnin fiseve të nënshtruara drithë e bagëti si haraç dhe tokën e ndanin njëherë në 8 vjetë.

Dardanët ishin fis Ilir që shtriheshin në mesin e Ballkanit, kryesishtë në Kosovën e sotme dhe rrethinën e saj. Dardanët ishin fisi themeues i Mbretisë së Dardanisë rreth shekullit IV p.e sonë në të cilën bënin pjesë dhe fiset e njohura Thunatët dhe Galabët. Supozohet se në përbërjen kësaj mbretërie hynin edhe fise të tjera mirëpo për to dihet shumë pak.
Që nga shekulli XIX e gjer më tani jan shfaqur tri teza lidhur me etnogjenezën dardane: teza mbi përkatësinë ilire, teza mbi përkatësinë trakase dhe së voniteza mbi prejardhjen dako-meze. Që të këto tri teza, nga autorët e tyre mbështeten kryesisht mbi burimet e shkruara e të vona antike dhe mbi monumentet epigrafike të periudhës romake.[1] Ndërkaq tezën e hershme mbi etnitetin ilir të dardanëve e mbështesin një numër i konsiderueshëm studiuesish dushash të ndryshme të letërsisë, që nga shekulli XIX e gjer më sot, duke u nisur nga linguistët Tomashek, P. Kreçmer, H. Krahe, N. Jokl e N. Vuliq.ed]Dasaretët, një nga fiset e mëdha të Ilirisë Jugore, banorë të krahinës Dasaretia, që përfshinte pjesën perëndimore të liqenit Ohrit, fushën e Korçës, krahinën e Kolonjës, Gorën, Oparin, Mokrën, Devollin dhe Beratin. Në shek. IV p.e.r. emri dasaret del në këtë truall në vend të enkelejve. Bëjnë pjesë në mbretërinë Ilire. Vendi i tyre Dasaretia dhe qyteti më i fortë i kësaj krahine, Pelioni, përmenden në kohën e kryengritjes së mbretit ilir, Klitit kundër Aleksandrit të Madh të Maqedonisë. Në kohën e luftërave iliro-romake dhe maqedono-romake dasaretët kaluan herë në varësin maqedone e herë atë të mbretërisë ilire deri sa ranë përfundimisht, në vitin 168 p.e.r. nën sundimin romak. Në vitin 148 p.e.r., Dasaretia u përfshi në provincën romake të Maqedonisë, si një bashkësi (koinon) më vete, me qendër qytetin Lyhnid(Ohri). Në kohën e Dioklecianit, shek. III të e.r. u përfshi nën provincën e Epirit të ri. Qytetet tjera të dasaretëve ishin edhe Antipatrea (Berati), Kodrioni (Irmaj), si dheKrysondiona, Gertundi, Keraka, Sationa, Bojoja, Bantia, Orgesa, Knidi (ende të palokalizuara).

Dorsejtë Nuk ka shumë të dhëna mbi këtë fis.

Enkelejtë, fis ilir, banorë të trevës së liqenit Lihnid (i Ohrit). Qyteti Enkelana, vendi i të cilit ende nuk është përcaktuar, duhet të lidhet me këtë fis. Burimet historike i quajnë njëkohësisht enkelejtët edhe si banorë pran gjirit të Rizonit (në grykën e Kotorit). Përmenden në shek. VI-V p.e.r. lidhur me ngjarjet historike si strehimi i Kadmit e Harmonisë që vijnë këtu nga Teba, dhe grabitja e tempullit të Delfit në shek. VI p.e.r. Nuk përmenden më në shek. IV p.e.r., kur në vendin e tyre në ngjarjet e kohës e zënë dasaretët. Në historiografi u është dhënë një rol më i madh ngase dëshmohet prej të dhënave historike. Enkelejtët shquheshin si peshkatarë e konzervues të zotë të peshkut.

Eordejtë ishin fise ilire, banorë të krahinës Eordea, në rrjedhën e sipërme të Devolloit dhe në trevën e liqenit të Kosturit. Përmenden shpesh në kohën e luftërave romako-maqedone. Më 199 p.e.r. trojet e tyre u shkatruan nga ushtria e konsullit romak Sulpici dhe më 171 p.e.r. u përshkuan nga ushtria maqedone e Perseut. Pas pushtimit romak, Eordea u përfshi në krahinën IV maqedonase. Nëpër të kalon rruga Egnatia (Via Egnatia). Qytetet kryesore ishin: Eordea Kele.

Japygët janë fis ilir, i shpërngulur rreth fillimit të mijëvejeçarit të fundit të p.e.r. në italinë e Jugut. U vendosën në fillim në Gadishullin e Garganos, pastaj në Pulia (Kalabria antike) dhe u ngulën përfundimisht në jug të saj, në hyrjen e ngushticës së Otrantos. Autorët antik emrin e japygëve e kanë përdorur si emërtim përmbledhës për një varg popullsish: mesapët,salentinët, kalabrët, pericezët dhe daunët, që banonin në Pulia. Shpesh emri i japygëve është ngatërruar me mesapët që u vendosën në këtë krahinë më vonë se japygët, por shpejt morën epërsi mbi ta.
Iapyges apo edhe Iapygians sic njihen kjo popullsi Indo-European e cila patibaniar ne taken e Italise (modern Apulia) perpara se te asimilohej nga Romaket.

Japodët, ishin fise ilire që banontene në krahinat veriore të Ilirisë, në shpinë të liburnëve. Në shek. IV p.e.r. u përzien me keltët, Straboni i quan fis ilir kelt. Për një kohë të gjatë në shek. II-I p.e.r. japodët kundërshtuan me armë në dorë pushtuesit romak. Në sulmin e romakëve kundër japodëve dhe ilirëve të tjerë të Veriut më 35 të e.r. ka mbetur si shembull i madh lufta për mbrojtjen e Metulit, qytetit kryesorë të tyre. Romakët mundën ta pushtonin qytetin vetëm kur u shkatërrua i tëri dhe vranë në luftë të gjith mbrojtësit e tij. Gratë metulase me fëmijët e tyre, për të mos rënë në duart e pushtuesve, u hodhën në zjarrin që diqte qytetin.

Kaonët ishin fis ilir që sundonin në nga lumi Kallama, deri në luginen e Drinosit, në Gjirokastër. Qyteti më i madhë i Kaonëve ishte Antigonea në afërsi të Gjirokastrës së sotshme.

Labeatët ishin fise ilire që banonte rreth liqenit të Shkodrës. Përmenden për herë të parë nga Livi gjatë luftës së III iliro-romake. Bënin pjesë në mbretërinë ilire të Gentit. Qytetet të tyre ishin Shkodra, që ishte edhe kryeqendra e mbretërisë Ilire, dhe Meteoni (Meduni i sotëm në Mal të Zi). Labeatët prenë monedha në emër të bashkësisë fisnore, sipas tipit të monedhave të mbretit Gent dhe me sa duket me autorizimin e tij.

Mesapët janë fis Ilir i shpërngulur rreth fillimit të mijëvjeçarit të fundit p.e.r. në Italin e jugut dhe i vendosur në Apolia dhe Kalabrinë antike.

Molosët ishin fis antik, që sundonin në qendren e Epirit antik. Ishin aktivë formimin e shtetit të Epirit.

Paionët ishin një grup fisesh ilire që banonin në luginën e sipërme të Aksiosit (Vardari) dhe degëve të tij, duke u shtrirë në Lindje deri te lugina e Srymonit (Struma) në kufi me fise trake në Perëndim në kufi me dardanët, penestët dhe dasaretët e Ilirisë. Përmenden për të parën herë nga Homeri si aleatë të trojanëve kundër akejve. Në fillim të shek. V p.e.r. u pushtuan nga persët dhe dy fise të tyre me urdhër të Darit u shërngulën në Azi. Në gjysmën e parë të shek. IV paionët kishin krijuar mbretërinë e tyre , një ndër sundimtarët e të cilit ishte Agisi. Që nga kjo periudhë historia e paionëve është e lidhur me përpjekjet e vazhdueshme të shtetit maqedonpër t'i nënshtruar. Kjo u arrit gjatë sundimit të Filipit II dhe sidomos të Aleksandrit të Madh. Megjithatë duke njohur qeverisjen e Maqedonisë, paionët vazhdonin të sundoheshin formalisht nga mbretëria e tyre. Vetëm pas nënshtrimit të plotë nga ana e Lismakut nuk bëhet më fjalë për mbretër paionë. Paspushtimit romak Paioniau nda midis krahinave II dhe III, nga të katër provincat autonome të Maqedonisë të krijuar nga pushtuesit. Me riorganizimin administartiv të perandorisë e në kohën eDioklecianit, Paionia së bashku me Pelagoninë formonin një krahinë të veçantë të quajtur Maqedonia II ose Salutaris.
Demosteni thoshte për ta se "nuk janë mësuar të binden"

Parthinët ishin një fis ilir, banorë të trevës midis Bregut të Matës dhe lumit Aps (Semanit). Në perëndim kufizoheshin me toka e Dyrrahut, në Lindje me dasaretët tek malet Polis-Kamje. Përmenden që më 229 p.e.s. në këtë trevë, duke zëvendësuar emrin e taulantëve, si një bashkësi, në kuadrin e shtetit ilir. Më 229-205 p.e.r. kalojnë në varësinë e Romës, të shtetit ilir të Skerdilaidit dhe Maqedonisë.
Më 205 p.e.s. ngritën krye kundër sundimit maqedon dhe u rikthyen në shtetin ilir, deri më 172 p.e.s., kur i pushtoi përfundimisht Roma. Më 48 p.e.s. dhe 39 p.e.s. ngritën krye kundër sundimit romak, por u shtypën egërsisht. Një parthin Asin Epikadi, organizoi një komplot për rrëzimin e Oktavian Augustit në Romë. Hyjnia kryesore ishte Zeusi Parthin (Jupiter Parthinus).
Qytetet më të përmendura ishin Partha e Brysaka. Ndër qendrat qytetare të parthinëve duhet të kenë qenë ato ku janë rrënojat e sotme të në Zgërdhesh, Dorëz, Përsqep, Belsh, Berate Babunjë.

Penestët ishin fise ilir, banorë të krahinës Penestia në luginën e sipërme të Drinit të Zi e rreth saj. Përmenden për herë të parë më 170-169 p.e.r. dhe luajnë një rol të rëndësishëm në luftën III romako-maqedone. Treva e penestëve përfshihej në mbretërinë ilire. Më 169 p.e.r. Perseu për t'u lidhur me mbretërinë ilire, hyri në tokat e Penestëve, pushtoi qytetet e tyre dhe dëboi këndej garnizonet romake. Në trojet e penestëve kishte 14 qytete e kështjella, prej të cilave njihen me emrin Uskana, që ishte edhe kryeqendra e krahinës, Oeneu dhe Draudaku. Pas vitit 168 p.e.r. emri i penestëve e i qyteteve të tyre nuk përmenden më.

Pirustët, ishin fise ilir, banorë të krahinës së sotme të Matit e të Mirëditës. Deri më 168 p.e.r. bënin pjesë në Mbretërinë Ilire dhe përmenden nga Livi ndër fiset që mbetën të pavaruara pas shkatërrimit të saj nga romakët. Pavarësinë e ruajtën edhe në vitin 54 p.e.r. kur Cezari i detyroi të paguanin një dëmshpërblim. Në vitet 6-9 morën pjesë në kryengritjen e madhe ilire kundër pushtimit romak nën udhëheqejen e Batos së Desidistëve dhe ishin ndër të fundit që u nënshtruan.
Për herë të fundit përmenden në shek. II të e.r. nga Ptolemeu. Pirustët përmenden si minatorë dhe për punimin e metaleve, e sidomos të bakrit. Në një mbishkrim të shek. III të e.r. përmendet një fsaht i pirustëve, të shperngulur nga romakët në zonat minerare të Dakisë.

Taulantët, ishin fise Ilire, banorë të ultësirës bregdetare nga Auloni (Vlora) deri në Dyrrah. Përmenden si fqinjë të Dyrrahut që nga shek. VI p.e.r. me qendrat e tyre Adria dheSesaret. Rreth vitit 430 p.e.r. shtrijnë përkohësisht sundimin e tyre edhe mbi Dyrrahun. Në shek IV u paraqitën si një bashkësi më vete në përbërjen e mbretërisë ilire: në vitin 335 p.e.r. morën pjesë në luftën e Peilonit kundër Aleksandrit të Maqedonisë. Pas kësaj mbreti i tyre Glaukia u vu në krye të mbretërisë ilire, si themekues i një dinastie të re, duke pasur klitin, përfaqsuesin e fundit të dinastisë së Bardhylit. Gjatë luftërave të mbretërisë ilire kundër Romës emri i Taulantëve nuk përfillet në burimet. Në tokat e tyre përmendet një fis tjetër , ai i parathinëve. Për herë të fundit taulantët shfaqen në kryengritjen kundër perandorit bizantin Honorit, i cili i shtypi me anë të mercenarëve Got. Njëtjetër fis me emrin taulant ka banuar në jug të lumit Narenat (Neretva), si fqinjë me dalmatët dhe pyrejt. U pushtuan nga Roma më 168 dhe bënë kryengritje më 35. p.e.r.

Thesprorët fis ilir që sundonte nga jugu i lumit Kallama, deri në gjirin e Ambrakisë. Për historinë e thespotve dihet pakës dhe si burim i paraqitjes së parë të tyre në literaturë merret përshkrimi që bënë Homeri në veprat e tij. Nga këtu mund të thuhet se ky fis ilir duhet të ketë ekzistuar rreth shek VIII-VII p.e.sonë.

Shqiptarët janë një popull që ka origjinën në Ilirinë dhe Epirin në jug-perëndimin të ballkanit, Evropë. Shqiptar është një person me prejardhje nga trojet e Shqipërisë dhe Kosovës se sotme, por edhe atyre të minoriteteve në zonën e Ballkanit, meqenëse e ndjen veten se i takon këtij kombi ose populli. Shoqëria shqiptare dallohet nga aftësia e shprehjes në gjuhën Shqipe dhe lidhet nga vazhdimësia e traditave të larmëta dhe të historisë të personave të saj, që nga lashtësia e deri në periudhën e sotme. Konkretisht, kjo shoqëri nuk bën dallime fetare dhe politike, apo klasifikime të tjera që nuk vijnë vetvetiu nga gjaku (gjenet) dhe gjuha Shqipe. Shqiptarët merren si pjesa më e madhe e popullsisë së Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe një pjesë e popullsisë së Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë dhe Greqisë. Shqiptarët janë themelues të shtetit të quajtur Shqipëri dhe Kosovë. Në Maqedoni çështja ende nuk është e qartë, ndërsa në Serbi dhe në Malin e Zi ata konsiderohen si pakica kombetare.Si shtetas shqiptarë quhen banorët e Shqipërisë.
Nikolaos
Nikolaos

"Kthejeni fytyrën nga Dielli dhe çdo hije mbetet mbrapa jush"

390


Mbrapsht në krye Shko poshtë

histori - Histori Shqiptare - Faqe 2 Empty Re: Histori Shqiptare

Mesazh  Dimitrov Xhunga prej 20.08.11 22:48

GJUHA SHQIPE eshte folur ne mjaft treva te Greqise.Madje arvanitasit aty perbejne popullsi predominante.Jo pak prej tyre kane drejtuar dhe drejtojne edhe sot shtetin grek.

Në “Historia e Tebës” II, Cevasi vëren “Është e ditur se gjatë luftës kombëtare dhe pas asaj kohe deri në vitin 1850, në të gjithë Atikën, dhe në vetë Athinën, flitej gjuha shqipe, dhe shumë pak vetë dinin të flisnin greqisht”. Këtë ai e shënon edhe për rajonet e Tebës, me pak përjashtime në qytet.
E pra nuk jane shume vjet per te humbur aq kollaj fara shqiptare ani pse politika shfarosese e ultranacionalizmit grek ajken e intelektualeve arvanitase qe punojne per te deshmuar te verteta te pa kontestueshme,i helmon me metodat dhe format me te sofistikuara.
Aristidh Kola ky deshmor i shqiptarizmes dhe te vertetes se madhe ka lene vepra dhe deshmi te pakrahasueshme per gjuhen shqipe dhe shtrirjen e popullates shqipfolese ne trojet e sotme te Greqise...
Dimitrov Xhunga
Dimitrov Xhunga

131


Mbrapsht në krye Shko poshtë

histori - Histori Shqiptare - Faqe 2 Empty Re: Histori Shqiptare

Mesazh  Dimitrov Xhunga prej 20.08.11 23:25

Aristidh P. Kola - Arvanitasit dhe Prejardhja e Grekeve



Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve Vështrim Historik - Folklorik - Politik - Gjuhësor me Autor Aristidh P. Kola dhe Përkthyer nga origjinali Aldior Agora. Shtëpia botuese 55, viti 2007.

Libri hedh një vështrim historik, folklorik, politik dhe gjuhësor mbi lidhjet e mundshme midis arvanitasve me helenët e lashtë, dhe synon vërtetimin e çështjes nëse "arvanitasit janë krijuesit e Greqisë së Re". "Shumë njerëz na e kane vënë në dyshim lidhjen e drejtpërdrejtë dhe afërsinë me këtë popull të lashtë helen", shprehet autori në parathënien e librit, ndërsa shpjegon më tej se "u dhanë shumë përgjigje nga intelektualët grekë, që ishin të detyruar t'i pranonin si greke, arvanitasit kryengritës të 1821-it dhe si rrjedhim nuk do të ishte e mundur të arsyetonin shumë gjëra si p.sh. që gjysma e tyre u shndërruan në mysilmanë gjatë pushtimit turk dhe më e rëndësishmja, që flisnin një gjuhë barbare". Sipas tij arvanitasit, ashtu si helenët e lashtë, shquhen se "brenda tyre ekziston një ballafaqim i barabartë dhe i vazhdueshëm i një progresiviteti dhe konservatorizmi". Libri ndahet në pesë pjesë në të cilat shpjegohet epoka historike, zbritja e arbëreshëve në Greqi, krahasimi gjuhësor greqisht-shqip, arbëreshët e neohelenizmit, vitet e para të okupacionit turk, si dhe karakteristikat dalluese të arvanitasve
Dimitrov Xhunga
Dimitrov Xhunga

131


Mbrapsht në krye Shko poshtë

histori - Histori Shqiptare - Faqe 2 Empty Re: Histori Shqiptare

Mesazh  Dimitrov Xhunga prej 20.08.11 23:56


“Gjuha e perëndive”, një libër studimor që përpiqet të hedhë dritë mbi lashtësinë e Pellazgëve. Autori i këtij libri është arvanitasi i madh, Aristidh Kola. Duke u bazuar në studimet e tij personale, por edhe në ato të studiuesve të tjerë, që kanë pasur lidhje me çështjen pellazgjike dhe me tezën e gjuhëve indoevropiane, ai konstaton se populli Pellazg është jo vetëm paraardhës i ilirëve, por edhe i grekëve dhe shpërndarës i qytetërimit në pjesën më të madhe të botës. Pellazgët, si populli më i qytetëruar, nuk ua dhanë elementët e qytetërimit të tyre vetëm grekëve, por edhe fenikasve, babilonasve dhe popujve të tjerë.

Kush është gjuha e perëndive ?

Libri “Gjuha e Perendive” i arvanitasit te madh Aristidh Kola trajton nje ceshtje qe nuk eshte aspak e re, por ndoshta edhe me e vjeter se kontinenti yne, ceshtjen e gjuhes dhe te identitetit te Pellazgeve. Intelektuali Arvanitas prej Italise se poshtme, Dhimitrios Kamaradas ishte i pari qe i entuziasmuar nga afrimi i fjaleve arvanitase me ato homerike e parahomerike, tha se: “Gjuha Arvanitase eshte gjuha e perendive”, eshte pikerisht ajo gjuhe qe permend Homeri, dhe si te tille ai nenkuptonte gjuhen shume te vjeter pellazgjike, gjuhen e atyre njerezve qe u dhane emra perendive dhe menyrave te adhurimit. Ky konstatim i Kamarades, i dha titullin ketij libri.

I madhi Aristidh Kola hedh poshte tezen e indoevropianizmit, dhe kembengul, duke u mbeshtetur ne fakte se gjuha rrenje nga e cila kane rrjedhur te tjerat eshte pellazgjishtja, gjuha e popullit qe themeloi qyteterimin boteror. Nder te tjera autori permend se:- Pavaresisht se jam ne kundershtim -ndoshta absolut- me mendimin sundues lidhur me indoevropianet une mund te jap nje sqarim, gjithmone ne lidhje me kete ceshtje.


1. Deshmi, legjenda, tradita, fjale, monumente per pellazget kemi qe nga Gadishulli Iberik gjer ne Indi, kurse jo per Indoevropianet.

2. Teoria Indoevropiane eshte pjelle e fantazise shkencore, qe u mbeshtet ne bashkesine e rrenjeve gjuhesore qe nga Evropa e gjer ne Indi. Nderkohe qe kjo bashkesi shpjegohet fare mire me teorine pellazgjike. Pse atehere kjo nuk u quajt teori pellazgjike. Pse atehere kjo nuk u quajt “bashkegjuhesi pellazgjke”, por Indoevropiane ose Indogjermane; nuk besoj se ka ndihmuar per kete shkenca, me shume se sa synime te tjera te ndryshme prej saj..

3. Djepi i Indoevropianeve percaktohej me bindje te plote ne brigjet e lumenjve Gang e Indhos gjate shekullit te kaluar. Me vone u transferua ne Kauakaz, ne Pamir dhe tani se fundmi nderroi vend ne Evrope, gjithnje me po te njejten bindje fanatike.

4. Permenden fakte per spostimin e indoevropianeve me pretendimin qe ata te pranoheshin nga historia, permendeshin hollesira etj, dmth. vogelsira hipotetike dhe fantastike – bile dhe data- me bindjen se ishte fjala per dokumenta historike te pakundershtueshme, qe shkencetaret e katedrave riprodhojne me mentalitetin e tyre prej dhaskali, pikerisht ashtu sic mbjellin ne mentalitetin e femijeve tane mesuesit se mitologjia hebraike eshte frymezuar nga perendia dhe eshte e pakundershtueshme, kurse mitologjia greke eshte dicka si perrallat arabe. Ne nje kohe kur duhet thene se gjithe permbajtjea dhe substanca e botes se Greqise se vjeter fshihet ne mitologjinee greke!

5. Gjuhetaret- te paret bile qe mbrojten kete teori- permendin fjalore te plote rrenjesh indoevropiane, qe ndersa ne fillim me te drejte u konsiderua si hipotetike, tani ekzistojne tendenca te konsiderohen si te pakundershtueshme. Vec kesaj nuk jane pak “ligjet” gjuhesore qe jane nisur mbi baze te kesaj hipoteze.

Per keto arsye, dhe per pikepamjen qe kam formuar per Pellazget, e konsideroj si krejt te gabuar nxjerrjen e konkluzioneve nga hipotezat indoevropiane. Fakti qe, nga evropa e deri ne Indi, ndoshta edhe me gjere, ekziston nje bashkesi elementesh gjuhesore, shpjegohet me faktin se ato kishin per djep Ballkanin veri-perendimor, ku egzistonin edhe qenda shume te lashta te kultures Pellazgjike e te kultit te Dodones. E Dodonet dhe mali Tomorr permenden qe nga Epiri e gjer ne Shqiperi qendrore. Nderkohe qe nje dege pellazgjike(iliriane), Dardanet, kane lene gjurme te forta te kalimit te tyre qe nga Ballkani veri-perendimor gjer ne Indi e Tibet.

Gjithsesi, te gjitha keto analizohen me mire ne kete studim per pellazget. Aq me teper qe te njejten rruge do te ndjeke pas shume shekujsh edhe Aleksandri i Madh, kur ne Indi prifterinjte do ti kallzojne atij per fushata te meparshme te bashkatdhetareve te vet ne ate vend. Historianet do ti vene ne dyshim keto (sipas supozimeve te historianeve, prifterinjte kerkonin ti benin qejfin Aleksandrit, por nese kane dashur qe te bejne nje gje te tille do ti thoshin qe ishte i pari qe po pushtonte Indine e jo i treti), por tashme perkrahesit e teorive indoevropiane duket se jane te gati te bindur se populli hipotetik indoevropian nuk erdhi nga India ne Evrope, por ndodhi e kunderta. Keshtu filloi “corientiomi” i hipotezes indoevropiane alegorikisht, metaforikisht e realisht. Ne hapesiren malore te Ballkanit veriperendimor e te Arkadise , linden (autoktone nga Toka e jo nga perendite) Pellazget dhe qe ketu ata mberriten ne te kater anet e botes, aq sa mund tci quash edhe “popull i zgjedhur i races njerezore” qe krijoi qyteterimin ketu e 10.000 vjet me pare.

Po cilët ishin pellazgët ?

Po cila ishte gjuha e pellazgeve? Dime se ishte nje popull shume i madh ne numer, qe u perhap ne gjithe Greqine, qe asokohe quhej bile Pellazgjia, ne Azine e vogel, ne Itali, ne Afriken e Veriut dhe ne Gadishullin Iberik. Dime gjithashtu se pellazget krijuan sistemin fetar te grekerve, u dhane emrat perendive dhe caktuan rregullat e adhurimit. Dime se ishin nje popull qe leviznin nga nje vend ne tjetrin, kerkues e i perngjasuar me lejleket, sepse edhe keta shpende edhe pas largimit te tyre kthehen gjithmone ne atdheun e tyre. Shume shkencetare te mevonshem i kane identifikuar Pellazget me Arvanitasit e sotem, te tjere e kane hedhur poshte kete variant duke thene se ndersa njohim shume gjera per Arvanitasit e sigurisht edhe gjuhen e tyre – ne nuk njohim aspak gjuhen pellazge dhe si rrjedhim nuk mund te kemi nje element krahasues te sigurte.

Por eshte per tu cuditur se si ekspozohen me kaq seriozitet hollesira rreth nje fare race indoevropiane dhe nuk konsiderohen te mjaftueshem elemente qe disponohen per pellazget.
Kur ke nje sistem te plote e te njohur mire fetar, ideologjik, kur ke referimet e panumurta nga me te vjeterit, kur e ke te dhene bindjen e popullit e te prifterinjve te ditur se paraardhesit e grekerve jane Pellazget, kur ke fjale e toponomi, madje edhe emrat e perendive, kur ke elemente gjeografike dhe mjaft karakteristika te vete perendive, kur ke elemente gjeografike dhe mjaft karakteristika te vecanta dhe nuk nxjerr kete konkluzion, atehere duhet te te ndodhin dy gjera: ose ke pamjaftueshmeri arsyetimi ose je ne zoterim te nje qellimi te lejueshem, ose me mire te palejueshem.

Grekët e vjetër pohonin prejardhjen nga Pellazgët

Perendite e Olimpit dhe kulte shume te lashte pellazgjike, perbejne jo vetem sistemin me te bukur te adhurimit, por edhe te vetmin qe mbeshtetet ne logjiken e paster, ne kundershtim me fete e njohura nga ne qe mbeshteten te besimi. Sipas mendimtareve te vjeter krijonjesit e ketij sistemi te mrekullueshem adhurimi jane Pellazget: Pellazget per te cilet jane formuluar mendime nga me te ndryshmet, si nga shkrimtaret e vjeter ashtu edhe nga shkrimtaret e rinj, qe thone se ata nuk jane nje popull fantastic- ose i supozuar ne menyre konvencionale ashtu sic jane te ashtuquajtrit “indoevropiane”-por nje popull real, me identitet kultural e personalitet konkret.

Greket e vjeter kishin bindjen e thelle se ishin pasardhes te Pellazgeve, po megjithate, Herodoti qe shkroi i pari per historine dhe qe na transmetoi kete bindje, eshte perseri i pari qe e vuri ne dyshim ate, duke e transmetuar keshtu kete dyshim edhe tek historianet qe erdhen pas tij, deri me sot. Herodoti ekspozon bindjet e popullit grek e te prifterinjve te ditur rreth origjines se tyre pellazgjike, por ai vete dyshon duke u bazuar ne bindjen e vet se Pellazget ishin nje komb barbar, jo per ndonje arsye tjeter, por ngaqe flisnin nje gjuhe te ndryshme nga ajo e grekerve te kohes se tij, ashtu sic arriti te kostatonte ai vete ne tre qytete qe flisnin akoma gjuhen pellazgjike.

E ne kete perfundim Herodoti arriti duke u nisur nga bindja e tij e thelle-por qe rezulton aq e gabuar-se gjuhet e popujve mbeten te pandryshuara e nuk zhvillohen.(“Kombi Grek-thote ai- sic me duket mua, perdor gjithnje po ate gjuhe”). Ata qe nuk pranojne prejardhjen e grekerve nga Pellazget hedhin poshte bindjet e perhapura te Grekerve te vjeter dhe bazohen ne perfundimin e Herodotit. Por ky perfundim bazohet ne nje logjike te gabuar sepse gjuha zhvillohet, madje me kalimin e kohes edhe ndryshon.

Aleksandri i Madh dhe heronjtë mitikë flisnin pellazgjisht

Pas valeve te ndryshme te fanatizmit fetar lindor, nje grup shqiptaresh te Moreas dhe pjeses tjeter te Ballkanit do te detyrohet qe te largohet nga atdheu per ne Itali. Nje grup tjeter do te shperngulet ne Azine e vogel, nje tjeter ne vendet e bregut te Danubit dhe ne Evkinso dhe nje tjeter grup ne Afriken veriore e kryesisht ne Egjipt dhe Mesopotami. Keshtu do te perseritet historia e vjeter e pellazgeve te shperngulur, pikerisht ne te njejtat vende.Arvanitasit e Greqise brenda barbarise se pushtimit turk, do te marrin barren e luftes clirimtare qe do te arrije kulmin ne epopene e rilindjes me 1821. Pothuaj te gjithe heronjte e vitit 1821 jane arvanitas dhe flasin gjuhen arvanitase qe sot ne Greqi eshte kaq e perbuzur dhe rrezikohet te zhduket.

Kjo gjuhe, pra pellazgjishtja , nuk eshte vetem “gjuha e perendive” te Homerit, sic tha Dhimiter Kamarada, por edhe “gjuha e heronjve” te Greqise. Ajo nuk eshte vetem gjuha e heronjve te 1821, por edhe e atyre mitike qe jetuan ne periudhen para-Homerike, d.m.th ne nje periudhe kur gjuha jone nuk ishte shtjelluar ne vecantine e njohur gjuhesore te Homerit dhe ruante bazat fillestare karakteristike te saj, ashtu sic ato ekzistojne ne gjuhen shqipe. Por shume te dhena deshmojne se kjo gjuhe ishte dhe gjuha e Aleksandrit te madh dhe e strategeve te tij. Nese do te kemi parasysh se e ema e tij, Olimbiadha ishte me prejardhje nga Mollosia, se atje jetoi shume vjet edhe Aleksandri, se nga Iliria drejt Maqedonise ai coi gjedhen maqedonase te njohur historikisht, e perbere nga nje grup i Vorieonve, se fjalet e lashta maqedonase te njohura qe jane ruajtur, jane te njejta me arvanitaset, atehere kuptojme se sa e vertete eshte ajo qe shkruan Finlei tek “Historia e Revolucionit Grek”, d.m.th. qe Aleksandri i Madh, ne simpoziumet e tij me strateget e vet fliste nje dialekt te hershem arvanitas.

Aristidh Kola, biografi e shkurtër


Aristidh Kola lindi ne Greqi me 1944 ne fshatin Kaskaveli te qytetit te Fives ne rrethin e Tebes. Mbaroi studimet e larta ne Universitetin e Athines (fakulteti Juridik) dhe punoi per shume kohe si avokat. Me 1985 u detyrua qe te linte profesionin e avokatit per t’u marre me studimin e arvanitasve, ku ne te njejten kohe iu besua detyra e kryetarit te Lidhjes se Arvanitasve te Greqise. Beri te mundur me perpjekjet e tij personale rizgjimin e levizjes kulturore dhe kombetare te tradites arvanitase. Me 1995 nis botimin e revistes “Besa” dhe te revistes 2 mujore “Arvanon”. Ka botuar librat “Arvanitasit dhe origjina e grekeve”, i cili eshte ribotuar 10 here ne Greqi, “Gjuha e perendive”, “Greqia ne kurthin e serbeve te Miloshevicit”, “Fjalori krahasues i gjuhes arvaitase”, “Antonio Belushi dhe magjia e traditave popullore”, “Proklamata e lidhjes arvanitase te vitit 1899″,”Zeusi pellazgjik dhe gabimi indoevropian”. Kishte te pergatitur librin “Ditari i Kosoves” dhe libra te tjere. [left]
Dimitrov Xhunga
Dimitrov Xhunga

131


Mbrapsht në krye Shko poshtë

histori - Histori Shqiptare - Faqe 2 Empty Re: Histori Shqiptare

Mesazh  Ufo prej 18.09.11 17:04

Ferdinand d’Orléans , Duka që nuk arriti të bëhej mbret në Shqipëri.

Ferdinand d’Orléans ishte më i vogli nga tetë fëmijët e Kontit Louis Philippe Albert d’Orléans dhe Princeshës Maria Isabella d’Orléans-Montpensier.

histori - Histori Shqiptare - Faqe 2 Duka_300x232_893333254

Duke rrjedhur nga një familje mbretërore, shumë shpejt edhe ai do të merrte titullin Duka i Montpensierit çka do ta shtynte të lakmonte e pretendonte fronin e Princit të Francës. Pas studimeve në Kembrixh, Ferdinand d’Orléans do të shëtiste botën mbarë si një udhëtar vetmitar duke bërë një jetë aventurieri, shumë larg pritshmërive të një trashëgimtari prej gjaku blu.

Pranverën e vitit 1913 fati do ta lidhte me Shqipërinë. Ishte koha kur Qeveria e Përkohëshme kryesuar nga Ismail Qemali ish vënë në kërkim të një kandidati të përshtatshëm për fronin mbretëror. Midis pesë propozimeve të hedhura gjatë “Kongresit të Triestit”, ishte dhe emri i Dukës së Montpensierit.

Kandidatura duket se e joshi tej normave çka e bëri atë që gjatë një vizite në Vlorë të vetëshpallej parakohe si Mbret i shqiptarëve duke deklaruar:”Unë i kam rënë botës qark shumë herë, duke vrarë luanë, tigra dhe hipopotamë. Armiqtë tuaj do t’i vrisja me shumë dëshirë!” Madje edhe shpalljet e emërimit të tij si Mbret i shqiptarëve nuk vonuan të stampoheshin e të shpërndaheshin kudo, ndërkohë që Fuqitë e Mëdha ende nuk kishin marrë vendimin përfundmitar.

Kjo do të shkaktonte pakënaqësi tek Austro-Hungaria e Gjermania të cilat e detyruan Dukën e Montpensierit të tërhiqte kërkesën për fron. Madje edhe Ismail Qemali ndikoi në këtë vendim, pasi u informua për të gjitha lëvizjet që Duka kish bërë në favorizim të kandidaturës së tij.

Gjendur në këtë situatë, 25 prillin e 1913-tës, Ferdinand d’Orléans dorëhiqet duke deklaruar: “Il n’y a pas de couronne au monde qui puisse me séduire si, pour l’acquérir, je dois consentir à laisser discuter deux titres dont je suis justement fier, ceux de citoyen et de prince français. [...] je suis résolu à décliner toute candidature au trône d’Albanie.” “Nuk ka kurorë në botë që mund të më joshë, mbi të gjitha, nëse për të marrë atë, do të më duhet të vë në diskutim dy tituj për të cilët jam me të drejtë krenar, atë të qytetarit francez dhe atë të Princit të Francës. Jam i vendosur që të refuzoj çdo propozim për fronin e Shqipërisë*.

Odiseja e zgjedhjes së Mbretit do të përfundonte me shpalljen e Princ Vidit si Mbret i shqiptarëve. Ai do ta gëzonte shkurtimisht fronin e Shqipërisë, nga marsi deri në shtator të vitit 1914.

Një nga argumentet që Duka paraqiti para shqiptarëve për tu bërë mbret i tyre në ato kohëra të turbullta, ishte:“Unë i kam rënë botës qark shumë herë, duke vrarë luanë, tigra dhe hipopotamë. Armiqtë tuaj do t’i vrisja me shumë dëshirë”, deklaratë e bërë në Vlorë gjatë një vizite ku ai u vetëshpall para kohe mbret.

“Kongresi i Triestit,” u mblodh në fillim të vitit 1913 për të treguar solidaritetin mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe atyre jashtë në vijim të shpalljes së Pamvarësisë më 28 Nëntor 1912. 150 përfaqësues nga Shqipëria, Rumania, Bullgaria, Italia, Egjipti, Turqia dhe ShBA u mblodhën për të diskutuar fatet e vendit. Kongresi njohu Qeverinë e Përkohëshme të Ismail bej Vlorës dhe diskutoi kandidatët e ndryshëm për mbret, mes tyre dhe François Bourbon Orléans-Montpensier i Francës, Albert Ghika i Rumanisë, Konti Urach i Württembergut, princi Egjiptian Ahmed Fuad, dhe i biri i Markezit Castriota prej Napolit.

Ferdinand François Philippe Marie Laurent d’Orléans, Duka i Montpensierit

Jeta ime

Mosha: 39 vjeç (9 shtator 1884 – 30 janar 1924)

Vendlindja: Château d’Eu, Eu, Seine-Inférieure, Francë

Titulli: Duka i Montpensierit, Princ i Francës

Jeta: Pas studimeve në Universitetin e Kembrixhit, ndërmerr një udhëtim në Brazil, Japoni, Indi dhe Indokinën franceze. Apasionohet pas tezave të natyralistit Charles Darwin. 20 gusht 1921 martohet me Maria Isabel González de Olañeta y Ibarreta, Markeza e 3-të e Valdeterrazos. Nuk paten fëmijë.

Ndahet nga jeta në Château de Randan, Francë, dyshohet nga eksperimentimet me drogëra.
Ufo
Ufo

149


Mbrapsht në krye Shko poshtë

histori - Histori Shqiptare - Faqe 2 Empty Re: Histori Shqiptare

Mesazh  Ufo prej 18.09.11 17:12

Fisnikët shqiptarë . emra të nderuar gjatë mesjetës në Evropë . .

Kolonitë shqiptare në brigjet e Adriatikut janë mjaft karakteristike. Në to pasqyrohen shumë elemente të veçanta dhe mjaft të rralla të identitetit shqiptar, të cilat nuk i hasim në diasporën tjetër shqiptare.

histori - Histori Shqiptare - Faqe 2 220px_Kolosoem_987084091

Numri i këtyre kolonive nuk është i vogël, edhe pse janë përballur me rrebeshet e kohës, nga ku disa janë asimiluar madje, dhe për ta nuk dihet shumë përveçse faktit se kanë ekzistuar

Një studim i mirëfilltë për familjet fi snike mesjetare shqiptare mungon edhe sot e kësaj dite. Janë bërë përpjekje të herëpashershme që të shkruhet ndonjë studim e më rrallë ndonjë monografi ku janë ndriçuar aspekte të ndryshme të ndonjërës prej këtyre familjeve. Botimi i monografi ve ose studimeve kompetente për familjet shqiptare mesjetare është shumë i vështirë dhe kërkon përgatitje të lartë profesionale dhe punë këmbëngulëse mjaft të gjatë kohore. Është e ditur tashmë se pothuajse të gjitha materialet burimore të shkruara, ruhen nëpër arkiva e biblioteka të ndryshme të Europës ose janë pronë private. Më e keqja është se ne ende nuk kemi një bibliografi shkencore të vendndodhjes së këtyre burimeve me rëndësi të veçantë për ndriçimin e Mesjetës nga shumë aspekte, qoftë ekonomike, politike, ushtarake, kulturore, sociale, etnografi ke dhe në fund edhe heraldike.

Migrimet e shqiptarëve nëpër qendra të mëdha të kohës janë më se të zakonshme dhe ato nuk paraqesin ndonjë risi të panjohur më parë. Por, ngulitja e tyre, jeta, ambientimi, përditshmëria dhe kontributi në vendbanimin e ri janë me shumë interes, sepse përveçse aty ndjekim trungun gjenealogjik të familjes përkatëse, aty gjejmë të ruajtura edhe lidhjet me atdheun, krahinën apo qytetin-komunë nga ku janë shpërngulur, ndërsa në anën tjetër mund të ndiqet pozita dhe gjendja ekonomike që arrihet në shoqërinë e re, ndikimi i madh politik, ekonomik e kulturor që arrihet duke u bërë pjesë e një mekanizmi të tërë të pushtetit vendor dhe më gjerë.

Jo rrallëherë, pjesëtarë të këtyre familjeve fi snike patronomike shqiptare janë shumë më të njohur në vendbanimin e ri ose edhe më gjerë se sa në vendlindjen e tyre. Kjo ndodh, për fat të keq edhe në ditët e sotme, kur për këto familje ne nuk kemi asnjë informacion apo studime kapitale siç është p.sh. “Histori e Shqipërisë” apo ndonjë monografi për Mesjetën ato nuk përmenden fare! Natyrisht, fajin për këtë kemi ne vetë, sepse mungojnë kërkimet shkencore nëpër arkiva e biblioteka të ndryshme.

Gjatë sundimit venedikas, grupet e popullsisë së shpërngulur të besimeve dhe përkatësive të ndryshme etnike, përbënin një segment të rëndësishëm të jetës së përditshme shoqërore të qyteteve bregdetare nga Kreta deri në Istria dhe të atyre të hinterlandit. Njëra nga qendrat më të rëndësishme dhe tërheqëse për grupe të tilla ishte qyteti i Zarës si kryeqendër e sundimit Venedikas për Dalmacinë, e pushtetit administrativ, ekonomik, politik, e kulturor i cili ishte i rrethuar me mure të forta dhe të larta, ku jetonin popullsi me përkatësi të ndryshme kombëtare e fetare, që gjenin strehim dhe siguri nga përndjekjet e pushtuesve gjatë periudhave të ndryshme të Mesjetës. Që nga shekulli XIV, për të mos thënë më herët, në lëndën arkivore të ruajtur në arkivin historik të qytetit të Zarës gjejmë të dhëna për familjet feudale shqiptare, të cilat kishin gjetur strehim dhe ishin vendosur në qytetin kështjellë të Zarës. Familjet më të njohura që jetuan në ambientin e ri dhe krijuar emër e respekt janë: familja e Nikollë Mesilit, Mark Gjinit, Mikel Lindit, por edhe familjet tjera në zë edhe në Shqipërinë e asaj kohe si familja: Kruta, Albanese, Dukagjini, Gjergji, Dushmani, Delvesi, Skarpa dhe Kamsi.

Në këtë shkrim do të përqendrohemi te një pjesëtar i familjes së njohur feudale shqiptare që bëri emër, respektohej dhe nderohej në tërë qytetin e Zarës, don Gjon Kamsin (don Giovanni Campsi).

Sipas burimeve arkivore të njohura dhe të përdorura deri tani familja Kamsi ka qenë e njohur që prej shekullit XVII, ndërkohë që sipas burimeve arkivore të Vatikanit, përkatësisht nga Arkivi Sekret i Vatikanit, të dhënat për të i gjejmë që nga fi llimi i shekullit XV, përkatësisht viti 1404, (shih dokumentin faksimile që po botojmë si ilustrim). Nga kjo familje që me sa duket është degë e familjes Engjëllore të Drishtit, kanë dalë personalitete të shquara të jetës kishtare, si kryeipeshkvë, ipeshkvë, kanonikë, legatë, priftërinj etj., por edhe tregtarë dhe ekonomistë të zotë, njerëz të pendës e të fjalës, studiues të mirëfi lltë shkencorë e diplomatë të nderuar.
Arkivi i Zarës, burim i vlershëm për Mesjetën shqiptare

Përveç arkivit të Dubrovnikut, njërit prej arkivave më të rëndësishëm për historinë shqiptare është edhe arkivi shtetëror historik i Zarës, i cili ruan thesare të vërteta të burimeve dokumentare për Mesjetën shqiptare, por edhe për historinë e mëvonshme, veçanërisht për shekullin XVIII dhe XIX, kohën e shpërnguljeve dhe ngulitjeve të shqiptarëve të rrethit të Liqenit të Shkodrës në Zarë, të cilët edhe sot e kësaj dite ruajnë traditën, zakonet dhe gjuhën shqipe. Studime të mirëfillta, sistematike dhe të organizuara nga ndonjë institucion shqiptar deri më sot në këtë arkiv nuk janë bërë. Botimi i burimeve dokumentare ka qenë i pjesshëm, fragmentar ose i rastësishëm nga studiues të huaj, të cilët nuk e kanë pasur për objekt studimi Shqipërinë dhe shqiptarët.

Duke bërë kërkime në arkivin shtetëror të qytetit të Zarës, në fondin e noterit të Zarës, Bartolomeo Ferrari (1763-1783), vëll. II, fi liza (busta) 5 e regjistrit të testamenteve, nr. 54, f. 32v- 34v, kemi gjetur testamentin e kanonikut të Zarës, don Gjon Kamsi, që daton nga 8 shkurt e vitit 1775. Ky testament është shkruar në kohën e Dogjit venedikas, Alvisea Mocenig (1763-1778) dhe princit të Zarës, Gjergj Marinit (Zorzia Marini) në vitet 1774-1776, në prani të autoritetit zyrtar të autorizuar nga pushteti komunal i qytetit, fi snikut vendas, doktorit të drejtësisë, Ivan Antun Fanfonjës (Ivana Antuna Fanfogne). Testamenti është shkruar në shtëpinë e don Gjon Kamsit që ndodhej në lagjen e S. Maria del Castello. (Në kishën e kësaj lagjeje, që mban po këtë emër, është varrosur i mirënjohuri kryeipeshkvi i Zarës, Vinçenc Zmajeviçi, i cili organizoi Kuvendin e Arbrit në vitin 1703).

Ky testament është njëri nga testamentet e shumta që ruhet në këtë arkiv dhe që kanë përpiluar shqiptarët. Është karakteristik, dhe si të tillë e zgjodhëm për botim, jo vetëm për faktin se i takon një personaliteti të lartë të hierarkisë kishtare që kishte lindur në Shkodër, por që kishte arritur të krijonte pasuri të luajtshme e të paluajtshme mjaft të madhe dhe në të njëjtën kohë, kjo pasuri u ndahet trashëgimtarëve shqiptarë që jetojnë në qytetin e Zarës, pa harruar edhe bashkëkombësit shqiptarë që ndodheshin në Shkodër, të cilët ishin nën sundimin osman, por edhe qytetarëve të Zarës, që ishin nga familje fi snike të nderuara. Nga studimi i kujdesshëm i testamentit dalin të dhëna me interes si për trungun gjenealogjik të familjes Kamsi, ashtu edhe për vetë pozitën shoqërore të përpiluesit, don Gjon Kamsit, i cili i takonte Urdhrit të “Beate Vergine del Buono audio” i themeluar në vitin 1510, Urdhër në radhët e të cilit asnjëherë nuk kishte më shumë se 12 anëtarë (që simbolikisht paraqisnin 12 apostujt) dhe veprimtarinë e tij e ushtronte në katedralen e qytetit. Në testamentin e tij, don Gjoni i kushton një rëndësi të veçantë këtij Urdhri, duke i lënë një pjesë të mirë të trashëgimisë së tij dhe njëkohësisht duke shprehur dëshirën që të varroset pranë anëtarëve të tjerë të tij në katedralen e qytetit, vend ky i rezervuar vetëm për anëtarët e këtij Urdhri dhe personalitetet më të larta kishtare. Gjon Kamsi shkruan në testamentin e tij të gjitha hollësitë procedurale që dëshironte t’i kryheshin që nga momenti i vdekjes deri në çastin e varrosjes.

Kush ishte don Gjon Kamsi?

Don Gjon Kamsi lindi në Shkodër në maj të vitit 1693. Mësimet e para në teologji i mori në ipeshkëvinë e Shkodrës, kurse studimet i vazhdoi në Kolegjin Ilirik të Loretos. Sipas regjistrave që ruhen sot, në këtë kolegj ai mbrojti me sukses doktoratën në fi lozofi dhe në të drejtës kanonike. Shugurohet prift në moshën 23-vjeçare (në vitin 1716) dhe fi llimisht shërben në Treviso për 6 vjet dhe më vonë edhe në Venedik për 8 vjet të tjera. Më 15 mars të vitit 1730, me nismën e kryeipeshkvit të Zarës, Vinçenc Zmajeviçit, zgjidhet kanonik i Zarës, përkatësisht i Mitropolisë së qytetit të Zarës, përkundër faktit, se ligji venedikas i vitit 1719, e ndalonte që një i huaj (pra ata që nuk ishin qytetarë të Zarës) të mund të zgjidhej kanonik në qytetin apo katedralen e Zarës. Kjo njëherësh tregon ndikimin e madh që kishte Zmajeviçi në Venedik dhe autoritetin e lartë që gëzonte don Gjon Kamsi në Zarë, por edhe në Republikën e Shën Markut. Një e dhënë tjetër mjaft interesante është fakti, që në vitin 1739 papa Klementi XII (12 korrik 1730-6 shkurt 1740) e emëroi ipeshkëv të Shkodrës don Gjon Kamsin, gjë që ai e refuzoi me ‘përvujtësi’,edhe përkundër shumë përpjekjeve dhe lutjeve të Vinçenc Zmajeviçit që ta pranonte këtë detyrë dhe post shumë të rëndësishëm në hierarkinë kishtare. Ai nuk pranon për asnjë arsye duke dëshiruar të shërbente në Zarë si kanonik. Pas refuzimit të don Gjon Kamsit, si ipeshkëv i Shkodrës emërohet Pal Kamsi (25 maj 1742 -1771) një kushëri i don Gjonit. Që nga viti 1730, don Gjon Kamsi, është njëri ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të kryeipeshkvit të Zarës, Vinçenc Zmajeviçit. Ky i fundit, duke pasur respekt dhe besim të madh te don Gjoni dhe në testamentin e tij të vitit 1745, e emëron atë si njërin nga zbatuesit e testamentit dhe njëherësh e shpërblen me një pjesë të pasurisë së tij të paluajtshme që kishte në Sukoshan afër Zarës. Duke qenë njeri i respektuar dhe i nderuar, i afërt dhe i sinqertë, i dashur dhe i kujdesshëm me të gjithë, e në mënyrë të veçantë me koloninë shqiptare të Zarës (Arbneshi, Arbanasi, Borgo Erizzo) emrin e tij e ndeshim në shumë dokumente arkivore, veçanërisht në testamente të bashkëvendësve të tij, si zbatues i testamentit apo si njërin nga dëshmitarët kryesorë për zbatimin e tyre. Kjo gjë tregon se sa shumë e çmonin arbneshasit don Gjonin. Pas një shërbimi pastoral prej rreth 45 vitesh në Zarë, don Gjon Kamsi vdes po në Zarë më 16 shkurt 1775, dhe varroset sipas porosisë së tij në kishën katedrale të Zarës.

Përmbajtja e testamentit të don Gjon Kamsit

Testamenti i don Gjon Kamsit në fi llim mban shënimin e noterit që personi në fjalë ishte psiqikisht dhe shpirtërisht i aftë, megjithëse shumë i moshuar dhe pothuajse i palëvizshëm (mosha e tij me rastin e përpilimit të testamentit ishte 82 vjeç). Përveç këtij shënimi, në testament gjejmë të dhëna biografi ke për të dhe për familjen e tij si p.sh. emrin e të atit, Mark Kamsi, të xhaxhait të tij, Jak Kamsit, emrin e të nipit, djalit të Jakut, Pjetër Kamsit; të motrës Margaritës së tij dhe të vajzës së saj, Paulina etj.

Titulli dhe funksioni i saktë që mbante don Gjoni në hierarkinë kishtare të kryeipeshkvisë metropolitane të Zarës përshkruhet me këto fjalë: dekan i kanonikëve të metropolisë së këtij qyteti (“canonico decano della Metropolitana di questa Cittŕ”).

Tre zbatuesit dhe mbikëqyrësi e testamentit të kanonikut don Gjon Kamsi emërohen nga ai vetë: shërbëtorja e tij, Gele, prifti shqiptar nga Sapa, Mark Delvesi, dhe qytetari i Zarës po me origjinë shqiptare, Gjergj Galeni. (Mark Delvesi kishte lindur në Sapë, qytet sufragan i kryeipeshkvisë së Tivarit, dikur në mes të shekullit XVII. Dokumentet e arkivit të Zarës e përmendin si këshilltar të kryeipeshkvit të Zarës, Vinçenc Zmajeviçi. Ky i fundit (Zmajeviçi) i kishte lënë Delvesit edhe trashëgimi në testamentin e tij, një shumë që arrinte 200 dukatë, si dhe të gjitha kafshët që ishin pronë e Zmajeviçit në kryeipeshkvinë e Zarës.)

Në vazhdim të testamentit, Gjon Kamsi deklaron qartë se pasuria e tij nuk ishte e trashëguar nga i ati dhe nga familja e tij, por që ishte e krijuar dhe e blerë nga vetë ai, gjatë jetës dhe shërbimit të tij 45-vjeçar në qytetin e Zarës, dhe për këtë arsye ai dispononte të gjitha të drejtat ligjore që ta ndante atë sipas dëshirës së tij. Kështu, një pjesë të pasurisë së tij ai ia lë pjesëtarit të familjes fi snike të Zarës, Anton Maria Benjës (Anton Maria Begna), si dhe Perine Arnjakoviçit (Perine Argnacovich), sepse ata i kishin ndihmuar pjesëtarët e familjes së tij, veçanërisht Pjetrin e Jak Kamsit. Shuma që ai u lë trashëgimi atyre arrin 500 cekina. Duke rikujtuar shërbimin dhe besnikërinë që kishte treguar ndaj tij prifti shqiptar, Mark Delvesi, kanoniku don Gjon Kamsi i lë atij shumën prej 130 cekinash. Të njëjtën shumë i lë edhe shërbëtores së tij, Gele, ndërkohë që qytetarit zaras me origjinë shqiptare, Gjergj Galenit i lë 50 cekina, si dhe tabakanë e argjendtë të praruar me fl ori. Nga pasuria e Kamsit, zbatuesit dhe mbikëqyrësit e saj janë të detyruar që të ndajnë nga 2 cekina në vit për ndonjërën prej familjeve shqiptare që jetojnë në Shkodër ose në ndonjë pjesë tjetër të Shqipërisë që jeton nën sundimin osman dhe që për shkak se nuk mund të paguajë taksën ndaj turqve rrezikon të konvertohet në myslimane. Kjo pagesë bëhet me qëllim që të ruhet tradita e besimit të krishterë në Shkodër dhe në Shqipëri.

Një pjesë e pasurisë u ndahet të varfërve të qytetit të Zarës, azilit të pleqve, si dhe grave të varfra, përkatësisht ato të ardhura që vileshin nga dyqani i tij që ishte në qendër të qytetit të Zarës (në Kalelarga), përballë kishës së S. Barbara. Këtë dyqan, Gjon Kamsi e kishte blerë nga fi sniku zaras Gjon Krisogon Françesku (Giovanni Grisogona Franceschi) me një çmim prej 100 cekinash.

Pasardhësit shqiptarë - trashëgimtarë kryesorë

Trashëgimtarët kryesorë të të gjithë pasurisë së don Gjon Kamsit emërohen nipi, Pjetër Kamsi, dhe mbesa Paulina, vajza e motrës tij të ndjerë, Margaritës. Në rast se Pjetri dhe Paulina do të vdisnin para kanonikut don Gjon Kamsi, atëherë e tërë pasuria do t’u mbetej trashëgimtarëve të tyre ligjorë, si në linjën mashkullore ashtu edhe në atë femërore, me të vetmin kusht që asnjëri prej tyre nuk duhet të pengonte zbatuesit e testamentit Gelën, Mark Delvesin dhe Gjergj Galenin në punën e tyre.

Në fund të testamentit gjejmë të shënuar edhe emrin e noterit Bartolomeo Ferrari (Bartolomeo Ferrari), fi rmën dhe vulën zyrtare të tij, si dhe emrat e dëshmitarëve të pranishëm, qytetarëve zaras Anton Danese, Giovanni Batistta dhe Mateo Adrianos nga Vrana, të cilët dëshmojnë për vërtetësinë e fjalëve të don Gjon Kamsit që përshkruhen me saktësi në testament. Në të majtë, anash, gjendet edhe vula e zyrtarit të qytetit të Zarës, Ivan Anton Fanfonjës, i cili e zyrtarizon testamentin dhe e bën atë të vlefshëm para ligjit.

Vetëm tri ditë më vonë pas legalizimit të testamentit, më 11 shkurt 1775, kanoniku don Gjon Kamsi bën një plotësim në testamentin e tij në prani të noterit Bartolomeo Ferrarit, si dhe të dëshmitarëve Anton Simon Dorçiçit dhe Antun Ivan Adrianos nga Vrana, të dy qytetarë zaras. Përfaqësues zyrtar në këtë plotësim ishte sërish Ivan Anton Fanfonja. Në këtë plotësim thuhet: “gjithçka që është thënë më lart në testamentin e datës 8 shkurt 1775 është e saktë dhe konfi rmohet”, por Kamsi saktëson “se pas vdekjes së tij dëshiron të mbahen 300 mesha për shpëtimin e shpirtit të tij, dhe me këtë rast ndan nga një lirë për çdo meshë. Meshat duhet të mbahen në kishat e ishujve të Zarës.”

Kanoniku don Gjon Kamsi vdiq më 16 shkurt 1775 në Zarë, vetëm pesë ditë pas përpilimit përfundimtar të testamentit të tij. Një ditë pas vdekjes së tij, më 17 shkurt 1775, tre zbatuesit e testamentit, Mark Delvesi, Gjergj Galeni dhe shërbëtorja Gele, e hapën testamentin zyrtarisht në prani të zyrtarit Fanfonja dhe të noterit Ferrari, si dhe në prani të zejtarëve zaras Mateo Antonio Brunac dhe Simon Simon Skarpa dhe të interesuarve që përmenden në testament.

Edhe pse me një pozitë mjaft të lartë kishtare në qytetin e Zarës, don Gjon Kamsi ka qenë i rrethuar nga shqiptarë gjatë jetës së tij, me të cilët ka pasur lidhje mjaft të ngushta si sociale ashtu edhe ekonomike.

Shqiptarët në Zarë kanë luajtur një rol të rëndësishëm në të gjitha segmentet e jetës dhe veçanërisht në hierarkinë kishtare që nga Mesjeta e hershme. Duke pasur pozita shumë të rëndësishme në këtë qytet, qendër administrativo-politike e pushtetit venedikas për tërë Dalmacinë, ata ndihmonin bashkëvendësit e tyre shqiptarë që të strehoheshin në këtë qytet, pas përndjekjeve nga turqit, duke u përkujdesur që të kishin kushte dhe jetë normale dhe njëherësh ndihmonin njëri-tjetrin në forma të ndryshme duke mos harruar asnjëherë origjinën shqiptare dhe duke mos shkëputur lidhjen me atdheun, Shqipërinë.

Kolonitë shqiptare në brigjet e Adriatikut janë mjaft karakteristike. Në to pasqyrohen shumë elemente të veçanta dhe mjaft të rralla të identitetit shqiptar, të cilat nuk i hasim në diasporën tjetër shqiptare. Numri i këtyre kolonive nuk është i vogël, edhe pse janë përballur me rrebeshet e kohës, nga ku disa janë asimiluar madje, dhe për ta nuk dihet shumë përveçse faktit se kanë ekzistuar. Njëra nga këto koloni që veçohet më së shumti dhe që ka një identitet të fortë si e tillë, është Arbneshi i Zarës - Borgo Erizzo. Përveç këtij emri, të themi zyrtar, sipas dokumenteve që ruhen në arkivin historik të Zarës, kjo lagje njihej në fi llim me emrin Eriçin Varosh /Ericovo Selo/ nga popullsia kroate, e më vonë me emrin Arbanasi; dhe Arbnesh, nga banorët shqiptarë. Vetëm në vitin 1721, nga fshatrat rreth Liqenit të Shkodrës, Brisk, Shestan Ljajre, u shpërngulën 32 familje shqiptare me 227 frymë, dhe u vendosën në paralagjen e Zarës. Shkaqet e shpërnguljes duhen kërkuar në prizmin e ngjarjeve të kohës dhe të rrethanave politiko-shoqërore. Ndër këto shkaqe mund të përmendim luftërat e shumta, sëmundjet, plaçkitjet, detyrimet e të rinjve shqiptarë për rekrutë në ushtrinë turke, kushtet e rënda ekonomike dhe varfëria e madhe, trysnia e ushtruar nga ana e Perandorisë për të ndërruar fenë, etj. Varësisht nga pikëpamjet dhe orientimet e tyre, studiues të ndryshëm i trajtojnë analizat dhe shqyrtimet e materialit arkivor në mënyra të ndryshme, e shpeshherë edhe kontradiktore. Sido që të jetë, pranohet nga pothuajse të gjithë që iniciator kryesor për këtë shpërngulje të shqiptarëve ishte kryeipeshkvi i Zarës, Vinçenc Zmajeviçi
Ufo
Ufo

149


Mbrapsht në krye Shko poshtë

histori - Histori Shqiptare - Faqe 2 Empty Re: Histori Shqiptare

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi