Platoni....

Shko poshtë

Platoni.... Empty Platoni....

Mesazh  Estilen prej 29.03.10 9:40

..............P L A T O N I...............


Platoni.... Platon

Platoni lindi rreth vitit 347 p.e.s nga një familje fisnike athinase me traditë politike dhe vdiq në vitin 428 p.e.s. Ishte i biri i Aristonit dhe Periktionisës kishte 2 vëllezër, Glafkonin dhe Adeimanton.

Emri i tij i vërtetë ishte Aristokles por më vonë e quajtën Platoni sepse kishte gjoks dhe ballë të gjerë. Aristoteli na tregon se dikur gjatë rinisë, Platoni erdhi në kontakt me doktrinat e Kratilus, një nxënës i Heraklitit, i cili së bashku me mendimtarë të tjerë para-Sokratik si Pitagora dhe Parmenidi, i dhanë themelet metafizike dhe epistimologjike kërkimore.

Por kur u takua me Sokratin filloi të thellonte më tej njohuritë drejt temës filozofike të virtytit.

E njohu Sokratin kur ishte 20 vjeç dhe qëndroi pranë tij deri në vdekjen e mësuesit të madh. (399 para erës sonë). Vdekja e padrejtë e tij ishte një nxitje për të marrë rolin e reformatorit social të demokracisë athinase.

Pas ekzekutimit të Sokratit kërkoi strehim për pak kohë në Megara, pranë shokut të klasës së tij, Euklidit. Më vonë u kthye në Athinë, ku për 10 vjet i’u përkushtua shkrimit të veprave filozofike që mbajnë vulën e filozofisë Sokratike.

Pastaj udhëtoi për në Egjipt dhe Cyrene, ku u shoqërua me matematicienin Theodor dhe në fund në Taranto (Itali) ku pati mundësinë të takohej me Pitagorianët, nga mendimi filozofik i te cileve u ndikua vendimtarisht.

Më vonë shkoi në Sicili, në oborrin e mbretit Dionisi i Sirakuzës, ku u njoh me vëllain e gruas së mbretit, Dionin, miqësia e ngushtë e të cilëve shkaktoi dyshimet e mbretit për komplot, kjo pra ishte dhe nje nga arsyet e ndjekjes se tij nga Siçilia.

Në Egina rrezikoi të shitej si skllav, por e bleu Cireni, mik i Anikerit, keshtu dhe shpetoi. Më vonë u kthye në Athinë. Themeloi një shkollë filozofike, Akademinë, e cila ndodhej rreth një milje jashtë mureve dhe mbante emrin e heroit Attic, Akadimo, (387 para erës sonë).

Shkolla e famshme funksionoi për rreth një mijëvjeçar, derisa e mbylli perandori Justinian më 529 p.e.s. Për të tretën here, Platoni vizitoi oborrin e Sirakuzëve më 361 p.e.s, me qëllim pajtimin e Dionit me Dionisin. Por situata ishte aq serioze sa që kësaj rradhe rrezikoi akoma dhe jeta e tij.

Falë ndërhyrjes së menjëherëshme të Arxitës dhe Pitagorës, shpëtoi pa pësuar asgjë. Por të njëjtin fat nuk pati edhe Dioni, i cili u vra më 353 p.e.s. Kështu Platoni humbi njeriun mbi të cilin kishte bazuar shpresat për realizimin e ideve të tij politike. Qysh atëherë dhe deri në fund të jetës së tij i’u përkushtua mësimdhënies dhe shkrimeve me karakter filozofik.

Tipar kryesor i filozofisë së tij është konsiderimi i njohurisë si kujtim. Sipas Platonit, shpirtit i njeriut para se të binte në botën e gjërave jetoi në një botë ideale, botën e ideve. Atje njohu thelbin e vërtetë të gjërave.

Gjërat që janë ndjerë nga njeriu në dimensionin e botës materiale janë vetëm imitime, ‘hije” idhuj të botës reale. Prandaj njeriu nuk zbulon, por kujton të vërtetat që dikur njohu në botën e ideve.

Të gjithë kanë brenda vetes dijen e të vërtetën dhe ajo ç’ka duhet të bëjnë është thjesht t’i risjellin në mend - Në fund të fundit etimologjia e së vërtetës do të thotë situata sipas së cilës gjërat nuk janë harruar, janë të njohura, të dukshme, (pra, “realitetin”).

Filozofia platonike është gjithashtu ideokratike. Prezanton domethënë teorinë e ideve, që janë tipat e përgjithshëm dhe shekullorë të gjërave. Janë gjërat thelbësore që perceptohen nga logjika dhe jo nga ndjenjat. Të ndjeshmet i konsideron idhuj të ideve.

Kështu identifikon dy botë: të ndjeshmen që ndryshon vazhdimisht dhe ndodhet në rrjedhë të pandalshme kundër Heraklitit dhe atë të mendimit, e cila mbetet e pandryshueshme, idetë e së cilës strehohen në tokë qiellore.

Këta janë tipat e lashtë të kësaj bote të dukshme, modelet dhe shembujt e përjetshëm. Në shpirt dallon tri pjesë, logjistiken, spiritualen dhe të dëshirueshmen. Prandaj dhe njeh tre virtyte: diturinë, guximin dhe urtësinë, secila prej tyre korrespondon në një pjesë të shpirtit.

Të tre këto virtyte i paralelizon me tre telat e lirës, të lartmen, të mesmen dhe nitin. Por të treja së bashku duhet të zhvillohen në harmoni, me qëllim që logjistika të qeveris si hynji, spiritualja ta dëgjojë si ndihmëse dhe të dyja së bashku të drejtojnë të dëshirueshmen që të mos operojë të behet parim, pasi është pjesa më e ulët e shpirtit.

Dhe nga zhvillimi harmonik i tri virtyteve përbëhet drejtësia që është harmonia e tri virtyteve të tjera. Sepse qyteti është reflektimi i njeriut, dhe tek ai dallon tri gjini, parlamentaren, luftaraken dhe financiaren. Të cilat janë respektive me tri pjesë të shpirtit.

Ashtu si tek njeriu edhe në qytet duhet të ketë drejtësi, domethënë harmonia që arrihet në qytet kur secila prej gjinive kryen punën e vet pa synuar të bëjë të të tjerëve. Platoni shkroi 36 vepra gjithësej, përveç “Apologjisë” dhe dialogje.

Në shkrimet e Platonit vërehet imitimi i mësimdhënies së Sokratit, i cili didaktonte dialogje. Vetëm tri dialogje, “Simpoziumi”, “Shteti dhe Ligjet” mbajnë tituj nga përmbajtja e tyre.

Në të gjitha dialogjet diskutimin e kryeson Sokrati, Në dialogjet më të vjetra ruan imazhin e Sokratit të vërtetë, ndërsa tek më të rejat fshihet vetë nxënësi.

Të gjitha veprat e Platonit ndahen në tri periudha të dallueshme në mënyrë kronologjike:

a) Periudha e rinisë (400 - 387 p.e.s): Në këtë pjesë përfshihen: “Απολογία του Σωκράτη”, “Κρίτων”, “Χαρμίδης”, “Πρωταγόρας”, “Λάχης”, “Ευθύφρων”, “Ιππίας Μείζων”, “Ιππίας Ελάσσων”, “Ίων”, “Λύσις”.

b) Periudha e maturimit (386 - 367 p.e.s): Në këtë pjesë përfshihen: “Μενέξενος”, “Κρατύλος”, “Ευθύδημος”, “Γοργίας”, “Μένων”, “Παρμενίδης”, “Φαίδων”, “Φαίδρος”, “Πολιτεία”, “Συμπόσιον”, “Θεαίτητος”.

c) Periudha e pleqërisë (366 - 348 p.e.s): Përfshihen: “Σοφιστής“, “Πολιτικός“, “Φίληβος“, “Κριτίας“, “Τίμαιος“, “Νόμοι“, “Έβδομη Επιστολή
Ndikimi i tij ishte jashtëzakonisht i madh. Historia e filozofisë deri te Ciceroni është e mbushur me atë. Madje shumë kishin thënë se nuk kishte qenë kurrë nxënës i tij.

Eterit e kishës nga ai huazojnë ide dhe argumente duke e konsideruar përfaqësuesin më të rëndësishëm të filozofisë njerëzore. Por edhe mendimi më i ri filozofik nuk mbeti i pandikuar.

Sistemet e ndryshme filozofike ose mundohen të përmbysin idetë e tij ose mundohen të ndërtojnë mbi to. Mendimi i tij filozofik përbënte, përbën dhe do të përbëjë bazë moderne hulumtimi dhe analize të shumëanshme të filozofëve të atëhershëm.

L.STROKA
avatar
Estilen

847


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Platoni.... Empty Re: Platoni....

Mesazh  Berti69 prej 12.12.11 18:42

Mësimdhënia Sekrete e Platonit

Platoni.... Plato-raphael

Nga filozofët klasik më të mëdhenj, nxënësi më i njohur i Sokratit dhe ndoshta më i devotshmi ndaj mësimdhënjeve të tij, me dhunti të shumta, Platoni, rezultoi objekt studimi por edhe kritike të ashpër për pasardhësit e tij. Shumë u mbështetën në mësimdhëniet e tij për të futur teori të reja dhe sisteme filozofike që shumë i përdorën, zakonisht duke i përzier, që tu shërbenin për përfitime vetjake.

Sido që të jetë, Platoni ka qënë dhe mbetet një nga filozofët më të rëndësishëm të Greqisë klasike dhe nuk do të pushoi asnjëherë së u studjuari nga adhuruesit e filozofisë dhe jo vetëm. Por, edhe pse janë shkruajtur shumë për veprat dhe mësimdhënjet e tij, ekziston një pjes që nuk duket se i intereson shumë filologëve modern dhe kërkuesve.

Brënda veprës të platonit fshihen shumë dije të thella brendësore që nuk dallohen në sy të parë. Dhe megjithatë Esoterizmi është elementi mbizotërues në veprën e filozofit të madh, i cili njohu të gjitha qëndrat më të rëndësishme të dijes që ekzistonin në periudhën e tij, brënda dhe jashtë hapsirës Greke.

Për Njeriun

Për sa i përket përbërjes së njeriut si qënie, esoterizmi përmënd se njeriu përbëhet nga dy element bazor: Shpirtin (e pavdekshëm) dhe personalitetin. Brënda ciklit të rimishërimeve, ajo që mbetet e pandryshueshme, e pashpërbërshme, e përjetëshme është Shpirti, i cili mishërohet çdo herë në një trup të shpërbëshëm që ka karakteristika të veçanta të cilat përbëjnë personalitetin e çdo individi.

Personaliteti përbëhet nga katër mbartës themelor: trupin fizik, energjia që i jep jetë këtij trupi- që në esoterizëm quhet prana- botën tonë ndjesore dhe mëndjen egoiste, i cili mendohet dhe e drejton njeriun në bazë të dëshirave dhe qëllimeve të tija personale. Këto 4 mbartës lidhen me 4 elementët krijues te botës: Tokë, Ujë, Ajër, dhe Zjarr sipas rradhës.

Shpirti nga ana tjetër është ai që bën pjesë tek esenca hyjnore, është pika e shenjtë e njeriut dhe pikërisht për këtë arsye përbën një urë e cila bashkon njeriun me Perënditë. Përbëhet nga mëndja e pastër dhe altruiste Manasi në sanskritisht, “nga mbartësi parandjesor Budi dhe nga shkëndia hyjnore e Vullnetit ose Atma, që është qënia e vërtet e njeriut, shkaku i të gjithë të tjerëve, INDIVIDI.”

Të gjithë këta mbartës të njeriut do të mund të kategorizoheshin edhe me një mënyrë tjetër në tre vënde: Trup, Psikikë, Mëndje ose Shpirt, dhe psikia përbërëse e urës midis Trupit dhe Shpirtit.

Këtë ndarje e gjemë në menyrë shumë të qartë tek Platoni ku thotë “Νουν μεν εν ψυχή, ψυχή δε εν σώματι ξυνιστάς το παν ξυνετεκταίντο” që do të thotë “Pasi vuri mëndje tek shpirti dhe shpirt tek trupi (Krijuesi) ndërtoi gjithçka që ekziston.” Për të njëjtën gjë na flet Platoni kur i referohet shpirtit dhe pjesëve të tij.

Ai mendon se shpirti përbëhet fillimisht nga dy pjesë, një të vdekshëm dhe një të pavdekshëm. Pjesa e tij e pavdekshme është që burgoset brënda trupit të vdekshëm – i cili është mishërimi i Shpirtit brënda botës materiale – ndërsa ai i vdekshmi është mbartësi ndjesor dhe mendor i personalitetit.

Pjesën e vdekshme ndanë Perënditë në dy të tjerë, një superior dhe një inferior dhe midis tyre vendosën “frenat”, që është mëndja që arsyeton, që është intelekti fizik i njeriut. Platoni e quan pjesën inferiore dëshirori dhe e lidh me instiktet si dhedëshirat e ulta, pjesën superiore e quan zemërori që përfshin emocionet tona të ndryshme të cilat ndikojnë mbi gjëndjen tonë emocionale. E para bazohet tek qejfi dhe përmban fantazitë dhe dëshirat, ndërsa e dyta bazohet afër kokës.

Përsa i përket pjesës së pavdekshme të shpirtit, sipas filozofit të madh quhet llogjiku. Që të ekzistoi harmoni dhe drejtësi tek njeriu, duhet që kjo pjesë e pavdekshme të kontrollojë dhe të mbizotërojë mbi të gjitha të tjerat. Sipas esoterizmit, që njeriu të zhvillohet dhe të përmirsohet vazhdimisht është i detyruar që të veprojë dhe të jetojë duke u mbështetur mbi pjesën e tij Shpirtërore dhe duke kontrolluar personalitetin e tij.

Për Qytetin. Për Botën


Këtë trepjeshmëri te shpirtit shtjellon Platoni në veprën e tij “Republika” dhe e lidh me drejtësinë, si për sa i përket njeriut, ashtu edhe përsa i përket republikës, me caktimin e qytetarëve në tre kasta. Kjo ndarje nuk bëhet në bazë të trashëgimisë, as sipas statusit ekonomik te qytetarëve por bëhet në bazë të zhvillimit brendësor të secilit dhe aftësisë së tij për të përdorur llogjikun, duke kontrolluar personalitetin dhe pjesët inferiore të psikikës.

Këto tre kastat e qytetarëve karakterizohen nga një virtyt, gjithmonë në përputhje me pjesën e shpirtit që dominon. Kështu pra, tek ata që mbizotëron llogjiku – si rrjedhim janë më të zhvilluarit nga ana brendësore dhe kontrollojnë më mirë elementët e mëposhtëm të personalitetit – karakterizohen nga virtyti i diturisë dhe bëjnë pjesë tek kasta e Klerikëve. Janë ata të cilët, pasi e kanë zbatuar drejtësin tek vetja e tyre, mund ta ushtrojnë në qytet dhe të udhëheqin drejtësisht të tjerët.

Më pas vijnë Rojtarët, ku dominon pjesa e zëmërorit tek psikika dhe karakterizohet nga virtyti i trimërisë. Janë rojtarët e qytetit, që, nëpërmjet stërvitjes së duhur mund të përdorin pjesën e zëmërorit të psikikës duke kultivuar pjesët më të pastra dhe të larta të ndjenjave, ndërkohë që kanë kontrolluar dëshirorin inferior.

Dhe së findmi kemi njerëzit që kontrollohen nga dëshirori dhe karakterizohen nga virtyti i modestisë. Janë bujqrit dhe artizanët e qytetit. Ndarja që bën Platoni, për arsye se bëhet në bazë të karakteristikave natyrale dhe jo në bazë të ndarjes klasore apo ekonomike nuk përmban asnjë llojë rracizmi.

Të gjithë janë të dobishëm brënda Republikës së tij dhe të gjithë janë të nevojshëm. Por, që republika të funksionojë drejtësisht dhe të jet burim i zhvillimit për qytetarët e saj, secili prej tyre duhet të ketë vëndin që i takon dhe të kontribojë në përputhje me mundësitë dhe aftësitë e tij tek të gjithë të tjerët, gjithmonë me synimin e të mirës së përbashkët.

Ky është revolucioni që sjell Platoni në të dhënat e epokës me rezultat pranimin e kritikave të ashpra dhe dyshimeve të shumta. Por duke studjuar dikush sidomos këtë vepër, “Republikën”, vetëdijësohet për kuptimin e saj në mënyrë shumë natyrale dhe kupton se të gjitha këto bazohen në të vërteta shumë të thella, të cilat filozofi i zotëroi nga qëndrat e mistereve të epokës së tij tek të cilat ishte initacionuar.

Për Botën

Të dhënat më të shumta për botën dhe krijimin e saj i takojmë tek Timeo. Edhe pse bëhet fjalë për një nga djalogët e Platonit, tek kjo vepër shprehet shumë pastër një Mësimdhënje Sekrete. “Nuk është rastësore që Platoni vendos një Pitagorian, Timeo, që ta rrëfejë, pasi Pitagorianët shprehnin në lashtësi dijet më të thella të filozofisë brendësore. Pastaj shumë studjues mendojnë se tek Timeo përmbahen dije pitagoriane të pastra, të cilat i kishte në zotërim Platoni.”

Timeo e fillon me një nga pyetjet më të rëndësishme dhe filozofike të të gjitha kohrave dhe të të gjithave sistemeve filozofike: “Çfarë është qënia? Çfarë është ajo që ekziston gjithnjë por nuk lind asnjëherë dhe çfarë është ajo që gjithnjë lind por asnjëherë nuk ekziston?” Është pytja e përjetshme filozofike për “atë që Është” dhe “ajo që Ekziston”, bota e krijuar dhe ajo e pakrijuar, e shfaqura dhe e pashfaqura.

Që tëk Republika, me an të mitit të shpellës, Platoni ndan të shfaqurën, botën e ndryshueshme materjale të iluzionit, Eterin, nga bota e vërtet dhe e pandryshueshme e Arketipeve, botës së Ideve, ajo që ngelet e Njëjtë. Atje banojnë 4 Arketipe : Mirësia, Drejtësia, Bukuria, e Vërteta, që mishërohen në botën materiale si Feja, Politika, Arti, dhe Shkenca.

Përsa i përket Krijimit fillestar, Platoni nëpërmjet gojës së Timeo thotë se në fillim ishte kaosi, Por Krijuesi vendosi rregull ne atë kaos dhe formoi universin pasi vuri mëndje tek shpirti dhe shpirt tek trupi, duke përdorur analogjinë, të cilën e shtjellon matematikisht gjatë veprës.

Në vazhdim përmend 4 elementët, Tokë, Ujë, Ajër, Zjarr nga të cilat, duke u bashkuar sëbashku nëpërmjet nje anlogjie harmonike, Perëndia formoi botën e dukshme e të shfaqur. Nga këto katër element krijoi edhe njeriun me 4 mbartësit e tij të personalitetit të cilat përment Esoterizmi.

Shpirti i botës u krijua përpara se të krijohej trupi i tij dhe u vendos fillimisht në qendër. Më pas u zgjerua në mënyrë që të mbulonte të gjithë botën nga jashtë. “Këtu, në përputhje me analogjinë e strukturës së njeriut sipas Esoterizmit, mund të themi se Platoni i referohet Aurës së Botës, diçka e paaritshme për trurin njerëzor.”

Në vazhdim, lidh 4 elementët me 4 të ngurta, të përbërë nga trekëndësha, të cilët kontraktohen në krijimin e botës. Lidh pra Zjarrin me Piramidën-me katër faqe, Ajërin me tetë faqe, Ujin me njëzet faqe, dhe tokën me kubin. Me anë të kombinimit të këtyre figurave gjeometrike Perëndia krijon botën.

Por ekziston edhe një i ngurtë i pestë që lidhet me elementin e pestë, Eterin. Është pesëkëndëshi me 12 faqe, i cili përmbahet në format e botës së padukshme, tek ekzistenca e të cilave përfundonë llogjikisht, nëpërmjet arsyetimeve matematike, aritmetike dhe gjeometrike.

Tek e njëjta vepër por edhe tek të tjerat filozofi na flet për Atlantisin duke na dhënë të dhëna të hollësishme për strukturën e saj dhe të njerëzve gjithashtu, diçka të cilën Esoterizmi e përmend shpesh herë dhe gjerësisht. Bëhet fjalë për një fazë të zhvillimit njerëzor që quhet rraca e katërt dhe banonte në një kontinet që ndodhej në oqeanin e sotëm Atlantik.

Janë kaq të shumta mësimdhënjet brendësore që gjejmë në veprat e Platonit për të cilat do të ishite e pamundur të shpreheshin në këto pak rreshta. Lexuesi do të mund të endej më shumë në këto mësimdhënje duke studjuar vetë filozofin dhe duke kërkuar burimet e fshehta të veprave të tij, duke i krahasuar ato me të vërtetat filozofike të Esoterizmit.

Do të zbulojë se nuk bëhet fjal thjesht për një tjetër filozof klasikë, por për nje personalitet shumë të zhvilluar, një njeri të ndriçuar, një Initacionant i Vërtet.

Burimi
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


434


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi