Zoti eshte dashuri

Shko poshtë

Zoti eshte dashuri Empty Zoti eshte dashuri

Mesazh  TAPINOS prej 13.02.10 10:27

Zoti eshte dashuri

Mendoj se te gjitha problemet zene fill ne mendjemadhesine tone.

Nuk duam dhe mendojme se duam por ne fakt duam vetem veten tone dhe ato qe na bejne te ndihemi te larte, te fuqishem, te rritur, te mençur, si perfundim te gjitha keto jane viruse te semundjes se egoizmit.

Nuk mendojme per te tjeret, bazohemi shume ne nje logjike te ulet qe e ka zanafillen ne kafshe te pa zhvilluara mire.

Te mos duash tjetrin eshte nje mutacion i te perkryeres qe ne na kenaq, kaq shume e duam veten tone, sa qe urrejme gjithçka te tjetrit.

Ndoshta kur nuk mendojme se nuk e urrejme tjetrin eshte vetem atehere kur jemi indiferent ndaj tij .

Me vone paniku e frika ose ose ai qe do nuk ka çka te friksohet nga asgje.

Jam ma se i sigurt se armiku ma i mall i njeriut eshte vetja e tij.

Dashuria nuk friksohet.Ne te gjith jemi gjymtyret e dashurise dhe gjithsecili jemi te vendosur ne vendin e duhur per te dashur.

Sikur te flisja te gjitha gjuhet e njerezve, akoma edhe te engjujve do te mos kisha dashuri, do isha si kambana pa tingull.

Po te kisha dhuraten e profecise dhe te njihja te gjitha misteret, dhe po te kisha gjithe besimin qe te mund tu nderroj vend maleve, por nuk kam dashuri, jam nje asgje.

Edhe ne qofte se ndaj te varferve gjithçka kam dhe trupin tim e jap qe te digjet ne zjarr, por nuk kam dashuri, ne asgje nuk me ndryshon.

Ai qe do, ka miresi, ai qe do nuk ka xhelozi, ai qe do nuk pengohet, as krenohet, eshte sic duhet, nuk esht egoist, harron te keqen qe ja kane bere, nuk gezohet per te keqen qe behet, por merr pjese ne gezimin e te mires qe behet, ai qe do te gjitha i duron, te gjitha i beson, per te gjitha shpreson, per te gjitha pret, kurre dashuria nuk do te kete nje fund,
TAPINOS
TAPINOS

5


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zoti eshte dashuri Empty Re: Zoti eshte dashuri

Mesazh  i panjohuri prej 13.02.10 13:06

Po ka mundesi Zoti sjell paqe dhe meditim ne jetet tona.
i panjohuri
i panjohuri

52


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zoti eshte dashuri Empty Re: Zoti eshte dashuri

Mesazh  Estilen prej 14.02.10 18:38

Nepal: Flijojnë vajzën 8-vjeçare "për zotin"…Policia e Nepalit ka vënë në pranga 4 persona që mendohet se janë përgjegjës për vrasjen e një vajze 8-vjeçare gjatë një riti fetar.

Ata e kanë flijuar vogëlushen duke mos treguar asnjë shenjë pendese dhe sipas faqes "Nepalnews", agjentët kanë gjetur trupin e pajetë të fëmijes me fytin e prerë. Dy prej të arrestuarve kanë pranuar krimin, duke pohuar se e kanë bërë për të pasur fat të mbarë në të ardhmen.

Kjo është një ngjarje tragjike për mbarë opinionin botëror, por në Nepal diçka e tillë konsiderohet normale për shkak të prapambetjes së popullsisë dhe lidhjes së ngushtë të njerëzve me besimin fetar.
avatar
Estilen

847


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zoti eshte dashuri Empty zoti eshte dashuri

Mesazh  klodi2011 prej 28.01.11 22:04

keshtu mendoj dhe une se zoti eshte dashuri.
klodi2011
klodi2011

1


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zoti eshte dashuri Empty pergjigje

Mesazh  Nikolaos prej 28.01.11 22:21

Bravo Estilen per shembullin konkret! E shikoni pra njerez se cfare krimesh behen ne emer te Zotit apo Fese? Sa e sa raste ka si keto te deklaruara dhe te padeklaruara.
Nikolaos
Nikolaos

"Kthejeni fytyrën nga Dielli dhe çdo hije mbetet mbrapa jush"

390


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zoti eshte dashuri Empty Re: Zoti eshte dashuri

Mesazh  Fakiri prej 28.01.11 23:07

Shekulli i njëzetë, të cilin sapo e kemi lënë pas, ishte shekull luftrash e konfliktesh, që çuan në katastrofa,dhimbje, masakra, varfëri e shkatërrime të pallogaritshme. Miliona njerëz u vranë, u masakruan, u braktisën e u lanë në kthetrat e urisë e të vdekjes, në mëshirë të fatit, pa shtëpi a një vend ku të fusnin kokën, pa mbrojtje apo mbështetje. Të gjitha këto: në e mër të disa ideologjive të gabuara. Pothuajse të gjitha vuajtjet dhe katastrofat mbajnë vulën e tiranëve dhe diktatorëve: Stalin, Lenin,Trock, Mao Ce Dun, Pol Pot, Hitler, Musolin, Franko…

Disa prej këtyre diktatorëve i bashkonte një ideologji, ndërsa disa të tjerë ishin armiq për vdekje. Për arsyen e thjeshtë se ideologjitë e tyre binin në kundërshtim me njëra-tjetrën,ata e zhytën shoqërinë njerëzore në konflikte, nxitën, i futën njerëzit në luftë me njëri-tjetrin, i bënë të hedhin bomba, të djegin shtëpi, të dalin në demonstrata të pakontrolluara, të rrihnin pa mëshirë të rinjtë, të vjetrit,gratë, burrat e fëmijët, të pushkatonin të pafajshmit…

Ishin aq mi zorë sa ia vinin armën në kokë dikujt dhe, duke e parë në sy, e vrisnin e më pas ia shkelnin trupin me këmbë, vetëm e vetëm se ai përkrahte një ide tjetër.Kjo është një përmbledhje e shkurtër e tmerreve tëshekullit XX që sapo e kemi lënë pas: njerëz që mbështetnin ide të papajtueshme e që e mbytën njerëzimin në dhembje e gjak për të mbështetur këto zënë vendin e parë në listën e ideologjive që i bënë njerëzit të vuajnë ato ditë të zeza. Këto ideologji konsiderohen armike të përbetuara të njëra-tjetrës, por e
vërteta është se ato ushqeheshin nga një burim i vetëm.Falë tij, ato ishin në gjendje të bënin për vete një pjesë të madhe të shoqërive ku u shfaqën.

Ky burim s’e ka tërhequr kurrë vëmendjen e opininit publik, por ka qëndruar gjithmonë në prapaskenë dhe u ka treguar përherë njerëzve fytyrën e tij, në dukje, të pafajshme. Ky burim është filozofia materialiste dhe "përshtatja në natyrë e saj", e cila njihet me emrin DARVINIZEM.Lufta e Parë Botërore, që do të sillte zhvillim biologjik (!), duke lënë pas 8 milionë të vdekur, qindra qytete gë hë dhe miliona të plagosur, të gjymtuar,të pastrehë dhe të papunë. Rrënjët e luftës naziste, që nisi 21 vjet ë vonë dhe la rreth 50 milionë të vdekur, i
gjen, gjithashtu, te Darvinizmi.

Stalini vrau 20 milionë njerëz. Historianët kanë zbuluar se ky barbarizëm i jepte atij kënaqësi të madhe. Ai ndjente kënaqësi kur ulej në tryezën e tij në Kremlin dhe shqyrtonte listën e atyre që kishin vdekur në kampet e përqendrimit ose që ishin ekzekutuar.

Përveç gjendjes psikologjike, në të cilën ndodhej, ndikimi kryesor që e nxiti të bëhej një vrasës i tillë i pamëshirshëm ishte filozofia materialiste që ai besonte.Nga vetë fjalët e Stalinit, baza themelore e kësaj filozofie ishte teoria e evolucionit. Ai shpjegonte rëndësinë që u jepte ideve të Darvinit:
Janë tri gjëra që ne bëjmë për të çliruar mendjet e studentëve tanë. E kishim për detyrë t’u mësonim atyremoshën e tokës, prejardhjen gjeologjike dhe parimet e Darvinit.

"FUSHAT E VDEKJES"TE KMEREVE TE KUQ

Në vitet 1975-1979, gjatë sundimit të Pol Potit, u vranë 2 milionë njerëz nga popullsia 7 milionëshe e Kamboxhias. Duke i llogaritur në përqindje popullsie, vrasjet e Pol Potit, i cili ëndërronte të krijonte një shtet komunist të përsosur, ishin më të mëdha se ato të Hitlerit e Stalinit. Udhëheqësi komunist i Kinës, Mao, kishte dyudhërrëfyes: njëri prej tyre, siç e kemi përmendur më parë, ishte Darvini, kurse tjetri ishte Stalini.

Të dy këta emra vdekjeprurës, që bashkoheshin në personalitetin e Maos, çuan në tragjedi të mëdha dhe lanë gjurmën e tyre në një periudhë të gjatë e të errët të historisë së
Kinës. Gjashtë deri në dhjetë milionë njerëz u vranë meurdhër të Maos, dhjetra miliona "kundër-revolucionarë"kaluan pjesën më të madhe të jetës së tyre në burg, ku 20 milionë prej tyre vdiqën.

2 deri në 40 milionë njerëz vdiqën nga uria në vitet 1959-1961, gjatë periudhës së quajtur "Hapi i Madh Përpara", si pasojë e politikave ekstremiste të Maos. Masakra e qershorit 1989 në Sheshin "Tienanmen" (rreth 1000 të vdekur) është një shembull i asaj që Kina ka vuajtur në historinë e saj të kohëve të fundit.Masa të dhunshme kundër fesë u morën edhe në Shqipëri. Udhëheqësi komunist i Shqipërisë, Enver Hoxha, në vitin 1967 e shpalli Shqipërinë si vendin e parë "të pafe".

Besimtarët u arrestuan pa asnjë arsye e disa prej tyre u vranë kur ishin në arrest. Në vitin 1948
dy peshkopë dhe 5.000 besimtarë u qëlluan. Edhe muslimanët u trajtua në të njëjtën mënyrë.Parajsa socialiste u ndërtua dhe si rezultat 2169 xhami dhe kisha
ishin mbyllur, nga të cilat 327 ishin vende adhurimikatolike.Shkaku i këtyre veprimeve ishte, pa dyshim, qëllimi i Komunizmit për të formuar shoqëri që do të mohonin
ekzistencën e Zotit dhe do të besonin e vlerësonin vetëm materien.

Në fakt, ky ishte një prej objektivave kryesore të Komunizmit, sepse udhëheqësit komunistë e dinin që ata do të mund të sundonin si të donin vetëm mbi njerëz të pandjeshëm të shndërruar në makina, që nuk e njihnin frikën ndaj Zotit dhe që kishin prirjen të kryenin vrasje e shtypje sa herë të urdhëroheshin.Numri i madh i viktimave të barbarisë komuniste.Vrasjet me urdhër të atyre që e mohuan fenë dhe Zotin.(dikush këta i quan bijtë e ZOTIT DIELLË.)

BRSS: 20 milionë vdekje
Kinë: 65 milionë vdekje
Vietnam: 1 milion vdekje
Kore e Jugut: 2 milionë vdekje
Kamboxhia: 2 milionë vdekje
Evropa Lindore: 1 milion vdekje
Amerika Latine: 150 000 vdekje
Afrikë: 1.7 milionë vdekje
Afganistan: 1.5 milionë vdekje


TË GJITHA KËTO VRASJE U BËN DUKE E MOHUAR ZOTIN DHE DASHURIN PËR TË.
Fakiri
Fakiri

535


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zoti eshte dashuri Empty pergjigje

Mesazh  Nikolaos prej 28.01.11 23:19

Keta udhehqes kane vrare njerez per pushtet dhe nuk kane vrare njerez si ajo qe permendi Estilen per te nderuar Zotin. Pra te flijosh njerez ne emer te nje Zoti qe s'eshte pare as degjuar kurre nga shkenca eshte budallalleku me i madh. Se zhduku Enveri fete nuk do te thote qe ishte budalla, me thuaj ti cfare perfitimi kishte te mohonte ai Zotin nese ai do ekzistonte vertet? Por Enveri, Napoleoni, Stalini, Hitleri, Mao etj vertet ishin diktator, por asnjehere budallenj. Pra nese nuk kane qene budallenj i bie qe kane qene shume te zgjuar, dhe njerezit e zgjuar duhet ta kuptojne a ka Zot apo jo?. Pra le te flasim me qetesi dhe mirekuptim, a eshte e llogjikshme qe nje njeri i zgjuar ta mohoje Zotin kot?
Nikolaos
Nikolaos

"Kthejeni fytyrën nga Dielli dhe çdo hije mbetet mbrapa jush"

390


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zoti eshte dashuri Empty Re: Zoti eshte dashuri

Mesazh  yasmin prej 28.01.11 23:36

Napoleoni nuk ishte ateist niko, une e kam studiuar jeten dhe personalitetin e Napoleonit dhe, ai ka besuar shume ne Zot, madje eshte shprehur me superlativa per Kur'anin, qe po deshe te postoj edhe cfare ka thene per Te...

Mos ngaterro Napoleonin me Babe Dode Karbunaren...
yasmin
yasmin

182


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zoti eshte dashuri Empty pergjigje

Mesazh  Nikolaos prej 28.01.11 23:50

Mire Yasemin, flasim pa ironi po deshe qe te mos na kritikojne. Ky link e tregon Napoleonin ateist, ja shikoje: http://www.celebatheists.com/wiki/Napoleon_Bonaparte
Une gjithmone bazohem ne fakte, nuk flas thjesht se ashtu me pelqen mua. Pastaj edhe ne qofte se Napoleoni nuk ishte ateist nuk ka rendesi te madhe. Une te kam paraqitur nje liste me njerez te famshem qe jane ateist, ne rubrika te tjera.
Nikolaos
Nikolaos

"Kthejeni fytyrën nga Dielli dhe çdo hije mbetet mbrapa jush"

390


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zoti eshte dashuri Empty Re: Zoti eshte dashuri

Mesazh  yasmin prej 29.01.11 0:04

O Niko, si fillim qartesoi vetes, se cfare quhen fakte dhe prova....Une te them qe e kam studiuar personalitetin dhe jeten e Napoleonit ne literature te zgjedhur, kurse ti me paraqet si "fakt" nje link interneti !!!!
Tani qe paska te ditur atesit, kujt i behet vone, une per vete nuk jam, nuk kam pse i lidhi bindjet e mia me bindjet e te tjereve...

Tani ku e ke hallin ti??? C'a te duhet ty se cfare besoj une....???!!!!!!!!!!

Ohuuuu.... pse humbi kohe duke fole me njerez fanatike, me vjen keq sepse mua me pelqen te diskutoj me njerez mendje hapur dhe jo imponues....
Me vjen keq sepse ne fillim kam pase respekt per ty....
yasmin
yasmin

182


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zoti eshte dashuri Empty pergjigje

Mesazh  Nikolaos prej 29.01.11 0:38

Ok, le ta leme njeri-tjetrin ne besimin e vet. Une nuk te imponova qe te mos besosh ne ate qe beson. Te mos flasim me per keto tema sepse po e shoh qe nuk e bindim me njeri-tjetrin. Sa per Napoleonin e kam studiuar dhe une pasi kam bere shume histori franceze ne fakultet ngaqe te larten e kam mbaruar ne Fakultetin e Gjuheve te huaja, per gjuhe frenge. Madje ka qene kjo gjuhe qe me ka nxitur te studjoj astrologjine sepse informacionet e para astrologjike i kam marre prej saj. Ne internet gjenden qindra materiale astrologjike ne frengjisht qe shume pak kush i lexon ngaqe shumica ndjekin gjuhen angleze. Duke filluar qe nga Nostradamus qe ishte francez...
Nikolaos
Nikolaos

"Kthejeni fytyrën nga Dielli dhe çdo hije mbetet mbrapa jush"

390


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zoti eshte dashuri Empty Re: Zoti eshte dashuri

Mesazh  Fakiri prej 29.01.11 1:15

...Pra le te flasim me qetesi dhe mirekuptim, a eshte e llogjikshme qe nje njeri i zgjuar ta mohoje Zotin kot?[/quote]

Një njeri i zgjuar nuk e mohon por e madhëron Zotin.Një njeri i zgjuar nuk bën krime dhe vrasje makabër ndaj njerëzimit aq më pak ndaj popullit të vetë.Një njeri i zgjuar nuk i bindet djallit për të bërë vepra jo njërëzore për të rrënuar dhe djegur objekte të kultit.Të gjithë këta udheqës të duken të zgjuar ty? Prof për këta që mohojnë zotin dhe bëjnë gjakëderdhje të njerzëve të pafajshëm Kur'ani thotë:Ata që e mohuan të vërtetën janë miq të njëri-tjetrit..... (Enfal: 73)Jan[ miq sepse e përkrahin njëri tjetrin në ideologji)Ndërsa për njerzit që nuk e dallojnë të mirën nga e keqja thotë:Thuaj: “Nuk është e njejtë e keqja dhe e mira, po edhe nëse të mahnit ty shumimi i së keqes, pra keni frikë All-llahun (e mos pranoni të keqen) o ju të zotët e mendjes, ashtu që të shpëtoni. (Ma'ide: 100) Pra bëhu zoti i mendjes dhe dalloje të mirë nga e keqja mos u bë me një mendje dhe zemër me kriminelët e njerëzimit.Ajo doktrin e ateizmit ta ka helmuar zemrën sa që sa herë përmendet besimi në Zot (sepse je koduar nga partia me urretje ndaj fejës) të trazohet gjaku.Qëtësoju Prof.sepse qetësim ta largon urretjen nga zemra,ndërsa urretja ta trubullon gjykimin e drejtë.Dhe nga trubullim i gjykimit të drejtë po e përkrah të keqën ,duke mos ditur se po bëhesh një mik i të këqive..
Fakiri
Fakiri

535


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zoti eshte dashuri Empty pergjigje

Mesazh  Nikolaos prej 29.01.11 1:38

More zoteri, une nuk i perkraha keta udheheqes per krimet e tyre, por thjesht i quajta te zgjuar. Nuk mendoj se je kaq i afte ti sa per te hedhur poshte zgjuarsine e tyre. Zgjuarsia nuk vleresohet ne menyren qe the ti. Qe dikush qenka diktator nuk do te thote qe nuk eshte i zgjuar. Perderisa e mbajten pushtetin me force, e mbajten per shkak te aftesise se tyre mendore. Pra nuk e gjykoj zgjuarsine ne ate menyre qe e gjykon ti. Te zgjuar une quaj njerezit qe arrijne suksese, qe arrijne ate qe synojne. Dhe ata qe permenda e kane arritur idealin e tyre. Ti thua nje njeri i zgjuar nuk e mohon por e madheron Zotin. Sigurisht e madheron Zotin por me perpara duhet ta vertetoje ate, duhet te kete prova me bindese nese ai ekziston. Jo thjesht nje kuran e nej bibel. Megjithate une po flas qetesisht. Nuk po behem mik i te keqinjve se e keqja gjendet edhe ne kohen e sotme qe fete jane perhapur. Te pakten njerezit atehere vriteshin per nje "faj" te caktuar, por sot po vriten akoma më kot. Sot po vret djali nenen, babain, Babai djalin, po perdhunon i ati te bijen. Ne kohen e Enverit nuk mendoj se kane ndodhur kaq shume te keqija, ai te pushkatonte per keto krime dhe mire e kishte. Ai zhduku dhe gjakmarrjen qe sot vazhdon. Po ngaqe eshte hequr denimi me vdekje nuk e ka frike kush shtetin dhe ligjet sepse dalin nga burgu me lek. Drejtesi eshte kjo, qe ma quan Enverin aq te keq? A ke me keq qe te vrasesh njerezit e familjes tende, sic bejne sot? megjithese feja mundohet qe t'i zbuse njerezit, ne keto rrethana nuk e ka bere punen e saj mire si ne rastin qe ka treguar Estilen me siper.
Nikolaos
Nikolaos

"Kthejeni fytyrën nga Dielli dhe çdo hije mbetet mbrapa jush"

390


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zoti eshte dashuri Empty Re: Zoti eshte dashuri

Mesazh  Fakiri prej 29.01.11 11:28

Prof. i nderuar atë që e ka cekur Estilen më lartë për vrasjen(flijimin) e një vajze 8 vjeqare për zotin në Nepal mos e merrë për propagand antifetare.Së para duhet të dini diç për kulturën e atij vendi(besimin) në këtë rastë të Nepalit.Dhe pastaj gjyko sipas asaj njohurie që ke për kulturën e këtij shteti.Në qoftës gaboj unë,mbas edhe nuk është edhe aq gjë e madhe sepse unë nuk kam titull Prof.unë nuk jam i arsimuar sikur që jeni ju.(JAM BARI DELESH).Edhe nëse më duhet të tëhiqem nga ajo që deklaroj do të më thojnë ja në fund e kuptoji injoranti,andej nga jam unë i thojnë mendja e çobanit(gabim kur gabon bariu) nuk është sikur(gabimi kur gabon) mendja e Prof.E thëmë se kur gaboj unë,do të damtohen berrat(delet) edhe kjo gabim nuk më lejohet të ndodhë.Ndërsa kur gaboni një Prof.pasojat e saj i damtojnë(gjenerata të tërra të nxënësve) njërëzit.Mua më është thënë(nga mësuesi im shpirtëror) se nuk duhet të flas atë që vetëm mua më pëlqen,por gjithnjë ta flas të vërtetën edhe kur ajo e vërtetë është në dam timin.Unë duke menduar me urtësin e një bariu(sepse barinjët kanë durim,ditë e natë janë me kafshë dhe tregohen të përmbajtur ndaj kafshëve.)Me një popullsi 27,676,457 banorë,dhe se vetëm 50% popullsisë dinë të lexojë e shkruaj.Niveli i edukimit është shumë i ulët. Pjesa dërmuese e popullit Nepalez pasojnë rrugën e Hinduizmit, ndërsa 5% i popullsisë i takojnë fesë Budizmit. Rreth 500.000 banorë i takojnë besimit Islam Dhe sipas kësaj statistike nuk më besohet se vrasës do të jetë në ata 500.000 banor të besimit islam. Këtë e themë me plotë bindje se një gjë e tillë(pra flijimin e fëmijës) e kanë të ndaluar të gjitha fetë monoteiste.Në qoftës do ta bënte obligim një gjë të tillë ndonjëra prej feve monoteiste(Judenj.Krishter,Islam<) do të binte në ndeshë me shkrimet e shënjta(LIBRAT E TYRE).Dhe në qoftës beson se Zoti kërkon një flijim për Te,(kësoj lloj flijimesh bëhen nga besimet pagane,për Diellin) do ta lejonte flijmin e fëmijës së Profetit Ibrahimi(Abrahamit)...Prof edhe që nuk beson në Zotin unë pra e lus Atë që të ju jep më shumë paqe dhe urtësi...


Edituar për herë të fundit nga fakiri në 29.01.11 16:17, edituar 6 herë gjithsej
Fakiri
Fakiri

535


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zoti eshte dashuri Empty Re: Zoti eshte dashuri

Mesazh  john abraham prej 29.01.11 14:35

Me falni sepse nuk lexova te gjitha komentet, por dua te ndaloj aty ku thuhet " Zoti eshte dashuri"..
Duhet te kuptojme qe askush nuk mund te bjesoje Zotin ne nje titull, Zoti eshte Qenia Absolute...
Sa per flijimin e femijve e keni te shkruar ne testamentin e vjeter se kush e bente dhe per ke e bente:
bibla thote:
Kanë ndërtuar gjithashtu vendet e larta të Baalit, që janë në luginën e bijve të Hinomit, në mënyrë që të kalojnë përmes zjarrit bijtë dhe bijat e tyre për nder të Molekut, gjë që unë nuk u kisha urdhëruar dhe nuk më kishte shkuar kurrë ndër mend se do të kryenin një gjë të tillë të neveritshme, duke e bërë Judën të mëkatojë". (Jeremia 32:35)
Përveç kësaj ai përdhosi Tofethin, që ndodhej në luginën e bijve të Hinomit, me qëllim që asnjëri të mos kalonte birin apo bijën e tij nëpër zjarr për nder të Molekut.(2 Mbreterit 23:10)

"Do t`u thuash bijve të Izraelit: Cilido nga bijtë e Izraelit ose nga të huajt që banojnë në Izrael do që t`i japë Molekut ndonjë nga trashëgimtarët e tij, do të dënohet me vdekje; populli i vendit do ta vrasë me gurë.
Unë vet do ta kthej fytyrën time kundër këtij njeriu dhe do ta shfaros në mes të popullit të tij, sepse i ka dhënë Molekut disa nga trashëgimtarët e tij për të ndotur shenjtëroren time dhe për të përdhosur emrin tim të shenjtë.Dhe në rast se populli i vendit mbyll sytë para këtij njeriu, kur ai i jep trashëgimtarët e tij Molekut, dhe nuk e dënon me vdekje, do të jem unë që do ta kthej fytyrën time kundër këtij njeriu dhe kundër familjes së tij, do ta shfaros në mes të popullit të tij atë dhe tërë ata që kurvërohen me të, duke u shitur para Molekut.(levetiku 20:2-5)
Nuk do të lejosh që asnjë prej trashëgimtarëve të tu t`i ofrohet Molekut; dhe nuk do të përdhosësh emrin e Perëndisë tënd. Unë jam Zoti.(levetiku 18:21)..


Pra duke pasur prova sa te dush qe besimi Judaik dhe ai i krishtere jane te perzier me paganizmin keto gjera nuk jane shdukur akoma nga qarkullimi.....
madje tek psalmi 137 thuhet: lum ai qe i merr foshnjet tua dhe i perplas per muri; keto jane fjalet e zotit ne bibel...
Nese dikush me gjen vetem nje varg nga Kurani qe miraton vrasjen e te pafajshmeve,,,le ta publikoje.
john abraham
john abraham

90


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zoti eshte dashuri Empty Re: Zoti eshte dashuri

Mesazh  Jetmira prej 11.09.13 17:35

Jetmira
Jetmira

487


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zoti eshte dashuri Empty Re: Zoti eshte dashuri

Mesazh  number3 prej 11.09.13 18:49

Katilja shkruajti:

ZOTI esht dashuri sepse AI e deshi aq shum boten sa dha BIRIN E TIJ TE VETEMLINDUR per mekatet tona dhe kush do qe beson ne te do e ket jeten e perjetshme shum mire katilja mpelqyen argumentet e tua
number3
number3

njeri thjesht

52


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zoti eshte dashuri Empty Re: Zoti eshte dashuri

Mesazh  Flavius prej 11.09.13 21:46

number3 shkruajti:

ZOTI esht dashuri sepse
Zoti nuk mund te kufizohet vetem ne dashuri pra eshte me shume se dashuri dhe nuk eshte as Allah dhe as Jezu Krisht.
Flavius
Flavius

92


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zoti eshte dashuri Empty Re: Zoti eshte dashuri

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi