EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

E vërteta mbi magjinë e bardhë dhe magjinë e zezë

2 posters

Shko poshtë

zeze - E vërteta mbi magjinë e bardhë dhe magjinë e zezë Empty E vërteta mbi magjinë e bardhë dhe magjinë e zezë

Mesazh  imaginanti 10.02.10 9:08

E vërteta mbi magjinë e bardhë dhe magjinë e zezë

zeze - E vërteta mbi magjinë e bardhë dhe magjinë e zezë 29437810

Magjia e bardhë dhe magjia e zezë janë vetëm dy pole të energjisë. Të dyjat janë: ekzistojnë, por duhet ditur t’i përdorim. Liria e njeriut është e madhe, prandaj NJOHJA ia mundëson njeriut të zgjedh polin pozitiv apo negative. Këtu është çelësi për hyrje në LUMTURI apo në MJERIM.

Qe qysh krijohen: me përsëritje, me përsëritje dhe vetëm me përsëritje. (Në këtë bazë është CD-ja jonë “Dëshirat…” që krijon polin pozitiv ose magjinë e bardhë).

Sikur zgjimi prej gjumit me orën me zile: bie zilja e orës ose alarmit të telefonit në orën 7 të mëngjesit – ti zgjohesh. 21 ditë kur përsëritet kjo zile – nëpër trupin e njeriut krijohet “shtrati” rruga e ecjes së energjisë. Të 22-tën ditë, pa zile apo alarm, në orën 7 nis qarkullimi i lëngjeve nëpër trup dhe ti do të zgjohesh – patjetër, pa kurrfarë mjeti ndihmës.

Keni parasysh këtë fakt: çdo gjë lindë nëpër vijen shpirtërore: në shpirt lind idea, idea formësohet në mendim, mendimi shprehet me fjalë, fjala KRIJON energji që ndërton apo rrënon jetën e njeriut.

Përsëritja e fjalës krijon aq shumë energji që – me të vërtetë – e fuqizon jetën e njeriut deri në majat e suksesit e të lumturisë apo e rrënon deri në fundin e gërminës apo të mjerimit. (Këtu është PIKA qëndrore ku e thërras mendjen tuaj të ndiçohet!)

Sepse (po e përsëris): me përsëritje të fjalëve (ose mendimeve) pozitive (afirmimeve pozitive) krijohet energjia që ndërton jetën dhe tejkalon TË GJITHA pengesat.
Keni dëgjuar ndonjëherë për SHTRIGAT? Çka është shtriga? Asgjë. Një grua normale, që në moshë të thyer, e dëshpëruar, gjeloze ndaj jetës së shoqeve, e lodhur nga vuajtja, nis të mendojë keq për shkatërrimin e jetës së ndonjë shoqeje. Dhe, ajo grua, prodhon aq shumë mendime negative, aq shumë dërgon sugjestione të zeza sa – ia shkatërron jetën dikujt.

Por e shkatërron edhe jetën e vet: mendimet e saj, mendimet apo fjalët negative, ia ndryshojnë metabolizmin e trupit të saj (secila fjalë krijon një emocion, secili emocion krijon një ndryshim metabolistik!) dhe, përditë ngapak, ajo grua shëmtohet: i deformohen mollëzat e faqeve, hunda, mjekëra – tërë fytyra dhe – kur është tepër negative – nuk mund të jetojë më mes njerëzve – sepse bëhet tepër e shëmtuar…dhe populli e quan: shtrigë. Sepse njëmend e meriton këtë epitet. (Populli nuk gabon kurrë, sepse mësimet i merr nga përvoja!)

E kundërta e SHTRIGËS, njerëzit e mirë, njerëzit shpirtbardhë, hajde t’iu themi: të SHENJTË, përqëndrohen në polin pozitiv - në prodhimin e mendimeve dhe fjalëve pozitive, që krijojnë BUKURINË e qenies fizike, bukurinë e qenies shpirtërore, shijen e jetës, suksesin, shëndetin, fatlumërinë e tërësishme.

Kjo është liria e njeriut: zgjidh e merr! Do shmëti apo shenjtëri?

Për qartësim të plotë për FUQINË E PËRSËRITJES po e përmendi shembullin më të tmerrshëm të historisë së njerëzimit. Lufta e dytë botërore. 52 milionë viktima i ka shkaktuar PËRSËRITJA E NJË GËNJESHTRE. Vetë Hitleri ka thënë: kur kam thënë se gjermanët janë racë fisnike që duhet të komandojnë botën, e kam ditur se është gënjeshtër e pastër (të gjitha racat në start janë të barabarta!), por e kam ditur se kur ta përsëris unë 100 herë këtë gënjeshtër - unë do t’i besojë gënjeshtrës sime, kur të përsëritet 1000 herë – do t’i besojë gjeneralshtabi, kur ta merr Gebellsi e ta përsëritë me miliarda herë – nuk do të ketë gjerman të gjallë që nuk do t’i besojë. Dhe, e dini të gjithë: KËSHTU NDODHI. Nuk ka pasë ushtar gjerman që nuk ka shkuar drejt në vdekje – në bazë të cilit fakt: në bazë të një gënjeshtre të PËRSËRITUR. Dhe PËRSËRITJA e kësaj gënjeshtre shkaktoi Luftën e Dytë Botërore dhe shkaktoi 52 milionë viktima.

E keni të qartë tash çfarë fuqie tmerruese ( por edhe MREKULLI mahnitëse) krijon PËRSËRITJA E FJALËS.

Populli nuk është fajtor që bie viktimë e mashtrimeve të ndryshme, SEPSE POLET E ENERGJISË ekzistojnë, JANË. Fajtor jemi NE që nuk e ndihmojmë vetveten dhe popullin tonë - që ta ketë NJOHJEN.

Prandaj unë këmbgul dhe JU FTOJ të vini me mua. Dhe të jeni qindpërqind të sigurtë: askush nuk do të këtë ASNJË humbje – TË GJITHË DO TË FITOJMË.

P.S.
(Ju lus të gjithëve: shpërndajeni këtë shkrim, këto të dhëna, le t’i dinë të gjithë, sepse vetëm kështu do të jemi NJERËZ të vërtetë!)


Daut Demaku
imaginanti
imaginanti

12


Mbrapsht në krye Shko poshtë

zeze - E vërteta mbi magjinë e bardhë dhe magjinë e zezë Empty Re: E vërteta mbi magjinë e bardhë dhe magjinë e zezë

Mesazh  Hagel 13.11.14 22:30

Dallimi ne mes magjise se zeze dhe magjise se bardhe eshte shume i pakte.
Shtrigania dhe Magjia bashkohen, dhe arti okult me te vertete nuk ka ngjyra, edhe pse ne i perdorim per ti klasifikuar me lehte.

Çfaredo qofte metoda juaj dhe qëllimi i saj, ajo do te mbetet personale.
Te gjitha pervojat tuaja jane pjese integrale e ekzistences tuaj, dhe eshte vetem pergjegjesi e juaj nese deshironi force, pushtet, njohuri, hakmarrje, dashuri, perparim shpirteror apo ndonje gje tjeter.
Hagel
Hagel

61


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi