Raca e zhdukur

Shko poshtë

zhdukur - Raca e zhdukur Empty Raca e zhdukur

Mesazh  Jon prej 25.10.09 13:20

Raca e zhdukur

Nëqoftëse e besojmë akoma mitologjinë greke, titanët, dominues të pakundërshtueshëm të Tokës në kohëra të kaluara, një ditë të bukur vendosën të rebelohen ndaj zotave dhe ndaj njerëzve.

zhdukur - Raca e zhdukur Geant_11
Ky gjigand eshte gjetur ne Antrim (Irlande) nga Z.Dyer. Foto e publikuar ne vitin 1895.

Gjigantë, titanë, ciklopë

Prania e qenieve me një shtatlartësi jashtë të zakonshmes, veç të tjerash të pajisur me një forcë të jashtëzakonshme, është lehtësisht e individualizueshme në një oqean mitesh, duke filluar nga ai klasik i përmbytjes universale.

Sa për të filluar, siç thotë një rresht rabinik i shekullit të V-të A.D. përpara se Arka të nisej, gjiganti me emrin Og arriti që të kapej pas një shkalle imbarkimi prej litari".

Nëqoftëse e besojmë akoma mitologjinë greke, titanët, dominues të pakundërshtueshëm të Tokës në kohëra të kaluara, një ditë të bukur vendosën të rebelohen ndaj zotave dhe ndaj njerëzve: nuk mund të jemi të sigurtë lidhur me arsyet e rebelimit, ka mundësi që kjo racë gjysëm hyjnore fitoi vetëdije se mund ta uzurponte pushtetin nga duart e hyjnive.

Për një motiv të tillë, zotat vendosën që ta ndëshkonin këtë arrogancë ta paturpshme: nga këtu, midis ndëshkimeve të dhëna, edhe përmbytja me kujtesë të lashtë.

Të mundur, Titanët u zëvendësuan nga Gjigantët, të lindur nga gjaku i rrjedhur nga një plagë e Uranit, shkaktuar nga i biri Kronos, më i vogli midis tyre. Për t'u bërë mbret i madh, Kronosi hëngri fëmijët që kishte nga e motra Rea, por, falë një stratagjeme, Zeusi shpëtoi dhe, me kohë, fitoi rangun e babait të padenjë. Për sa dimë, Gjigantët kërkuan me të gjitha mënyrat, por më kot, që të hakmerreshin për paraardhësit e tyre: për këtë arsye edhe ata janë përshkruar përjetësisht në revoltë ndaj hyjnive.

Fëmijët e Elohimit


Siç do ta shikojmë, duke iu përmbajtur edhe tregimeve të tjera mitologjike, Gjigantët e banonin Tokën mijëra vjet përpara erës sonë. Lindja e kësaj race mund të caktohet në momentin në të cilin disa zota vendosën që të çiftohen me qeniet njerëzore. Lidhur me këtë, është mjaft kuptimplotë ajo që ndodhet në dy pasazhe të Zanafillës:

(6,1-2) "Kur njerëzit filluan të shumohen mbi Tokë dhe lindën vajzat e tyre, djemtë e Zotit panë se vajzat e njerëzve qenë të bukura dhe morën për gra sa ju desh qejfi".

(6,4) "Në ato kohëra ndodheshin Gjigantët në Tokë - por edhe më pas - kur djemtë e Zotit bashkoheshin me vajzat e njerëzve dhe këto u lindnin atyre fëmijë: janë këta heronjtë e lashtësisë, njerëz të famshëm".

Artikulimet "Djem të Zotit" dhe "Gjigantë" nuk janë gjë tjetër veçse përkthim i adoptuar dhe i pranuar i termit "Nefilim", i pranishëm në Biblën hebraike: duhet saktësuar se në mënyrë të ngjashme me atë që është bërë tashmë për disa shprehje në faqe të tjera Në fillim, në fakt duhej përkthyer, në mënyrë korrekte, si "Njerëz që kishin zbritur", domethënë "Djem të Elohimit" të zbritur mbi Tokë, ku Elohim, në mënyrë të pabesueshme, është shumësi i njëjësit hebraik El, Ilu apo Eloah: domethënë nënkupton Zota!

Të paktën ky është interpretimi i Zecharia Sitchin, Erich Von Daniken, David Icke dhe i një grupi të madh studiuesish që, jashtë skemave klasike, janë çimentuar në përkthimin e teksteve kuneiforme të qytetërimit të sumerëve, duke analizuar më pas përmbajtjet e librit të shenjtë të kristianëve.

Duke dashur të jemi të saktë, termi "Elohim" shfaqet 30 herë tek Zanafilla dhe deri 2570 herë në të gjithë Biblën. "Nefilim", pa shih, pa shih, përkthehet si termi "Annunaki" i mitologjisë së sumerëve. Praktikisht, mitet na tregojnë sesi kjo racë u rebelua ndaj hyjnive.

Atëhere, ja, Gjigantët që kërkojnë të ngjisin Malin Olimp apo Tifoni që i heq Jupiterit rrufetë e tij. Sigurisht, duhet bërë qysh tani dallime për të mos rënë në konfuzion. Prej efektit të deformimit, disa mite marrin në fakt në hua elementë të të tjerëve.

Për shembull, është rasti i Gog-ut dhe Magog-ut, dy gjigantëve që i zbulojmë të futur në mitologjinë britanike për të simbolizuar fuqinë e atyre njerëzve: në fakt, këta titanë dhe të tjerë, janë mundur nga heroi lokal Brute (edhe ai, ka mundësi, një gjigant!); vetëm ata të dy janë mbajtur në jetë për t'u transformuar në gur dhe për t'u vënë në hyrjen e pallatit të fituesit, mbi Tamiz. Tamam një fund i shëmtuar...

Në të gjithë botën

Lajmëtarët e dërguar nga Moisiu në Tokën e Premtuar (Canaan), siç thotë Bibla, në Librin e Numrave (13,32-33), u kthyen duke thënë se kishin takuar djemtë e Anak...

"...vendi që kemi përshkuar për ta eksploruar është një vend që i ha banorët e vet; të gjithë njerëzit që kemi parë janë njerëz shtatlartë; kemi parë Gjigantët, bij të Anak, të racës së Gjigantëve, përballë të cilëve na dukej se ishim si karkalecë dhe kështu duhet t'u jemi dukur atyre".

Edhe dueli midis Davidit dhe Goliathit nuk lë vend për interpretime të tjera. Bibla, tek Deuteronomi, vazhdon që t'u referohet Gjigantëve kur flet për krevatin prej hekuri 5 metra të gjatë, i cili gjendej në Rabbath, pranë djemve të Ammon: domethënë, krevati i një mbreti gjigant tashmë të vdekur. Për ta flitet edhe në mitologjinë budiste, ku Gjigantët janë të lidhur me mitin brahminik të "përzierjes së detit prej qumështi".

Në "Popullin Vuh" gjigantët janë qenie mitologjike (njëlloj me titanët) që luftojnë me zota dhe me njerëz një lloj titanomakie greke: kurse në mitologjinë Maja, binjakët "Hunahpù" e "Ixbalanqué", më parë "Ahau" (zotër të qytetërimit të Misrit të drejtuar nga "Xibalbà") luftojnë me Gjigantët në luftën e "Camè"-ve. Të shpartalluar, Gjigantët identifikohen në Atlantët e Copàn-it. Por, një çikë të gjithë tekstet e ndodhura në librin e shenjtë të kristianëve dhe të hebrenjve, në veçanti Dhiata e Vjetër, siç kemi pasur mundësi ta shikojmë, flasin për këtë racë njerëzish gjigantë.

Prapa në kohë

Duke përdorur dëshmitë e ndonjë historiani, mund të kërkojmë të individualizojmë një periudhë kohore ku, sipas çdo probabiliteti, të vendosen hyjnitë dhe natyrisht të ndiqen Gjigantët, duke parë që ndodhitë e tyre ndërthuren këndshëm.

Megjithatë, nuk është e thjeshtë të renditen me saktësi të gjithë hyjnitë e së kaluarës tonë stërgjyshore, edhe pse tashmë është e vështirë të theksohet se ata, njëlloj me Gjigantët, kanë ekzistuar realisht.

Le të shikojmë se mos kuptojmë ndonjë gjë dhe e bëjmë duke thirrur në ndihmën tonë kronikat e pakta që kemi në dispozicion. Historiani, por jo vetëm, Beroso në shkrimet e tij tregon për 10 mbretërit mitikë babilonas që mbretëruan përpara përmbytjes: gjithsesi, sipas mendimit të tij, do të kthehej prapa me 432000 vjet.

Të mos frikësohemi përballë këtyre shifrave. Sot jemi mësuar ta masim kohën duke u nisur nga presupozimi që Toka përdor një vit për të bërë një rrotullim të plotë rreth Diellit dhe se muajt 12, sa janë dhe ciklet e Hënës. Por le të mbajmë mirë parasysh se deri në vitin 1543 (me Nicolai Copernicus si vijë ndarëse) besohej se ishte Dielli ai që rrotullohej rreth planetit tonë! Megjithatë, sumerët e kishin të drejtë të paktën 4500 vjet më parë.

Një kokëçarje e bukur! Ja pse nuk mund të përjashtojmë që në të kaluarën njerëzit e lashtë të kenë përdorur metoda të tjera për të matur rrjedhjen e kohës.

Mendojmë këto për epokën biblike të shumë profetëve dhe jo vetëm: për shembull, për doktrinën hindù, 1 ditë tokësore prej 24 orësh u korrespondon 8.640 milion viteve të Brahmas. Nga ana e tyre, sumerët për "Listën e Mbretërve" përdorën si njësi matëse Sar-in, që korrespondon me 366 vite tokësore, koha e përdorur nga planeti Nibiru (nga ku vinin, me sa dukej, zotat e tyre) për të plotësuar orbitën eliptike jashtë dhe brenda sistemit tonë diellor.

Tamam si për të na i ngatërruar më tej idetë: duke u nisur nga pohimet e dy shkencëtarëve të njohur, Von Braun e Einstein, është hipotekuar se një ekuipazh që do të fluturonte në hapësirë për 1000 vjet dritë, do të kthehej në Tokë pas rreth 26 vjetësh, por në planetin tonë do të kishin kaluar ndërkohë 2000 vjet të mira!

Duke u kthyer tek ne, historiani Manetone, duke iu referuar grindjeve midis Horus dhe Seth në Egjipt, e vuri kontekstin 13500 vjet përpara Menes-it, mbret fillestar i tokave të bashkuara. Për të gjetur informacione të mëtejshme kohore lidhur me këtë, duhet të bëjmë tani një kapërcim në Kontinentin e Ri.

Në Amerikën e Jugut krijimi i botës është për t'u kthyer së prapthi në figurën e Viracocha-s: legjendat tregojnë se pas një përmbytjeje të zgjatur nja 60 ditë këto hyjni zbritën në një prej dy ishujve në liqenin Titicaca dhe, pas tentativash të ndryshme, i dhanë jetë racës njerëzore duke punuar argjilë dhe duke i dhënë asaj frymën e jetës.

Me bërjen e kësaj, u transferuan në Tiahuanaco, qytetin që për indigjenët u ngrit brenda një nate të vetme pas përmbytjes nga zotat apo nga Gjigantët. Duke iu qëndruar studimeve të kryera mbi tekste mitologjike, është e mundur të datohet shfaqja e Zotit rreth vitit 3100 B.C. dhe gërmimet arkeologjike në Tiahuanaco e konfirmojnë besnikërisht këtë datë.

Pas bërjes së këtij digresioni të nevojshëm, për t'i gjetur kështu një vendosje të drejtë kohore racës së zhdukur të Gjigantëve, përveçse për të përdorur mitin e përmbytjes, duhet të marrim në konsideratë tregimet e popullsisë Maya, si gjithmonë të sakta dhe maniakale në përcjelljen edhe të ndonjë datimi të dobishëm.

Kështu, faktet që u përkasin nga afër Gjigantëve janë të vendosura në erën e Diellit të Katërt, si për t'u kuptuar që përfundoi me transformimin e njerëzve në peshq: duket të kuptojmë se specia njerëzore shpëtoi nga ujërat falë diçkaje të ngjashme me një arkë. Kjo epokë korrespondon me Pleistocenin dhe, për pasojë, me periudhën e akullnajave të fundit, si të thuash rreth 12000 vjet më parë.

Ku janë provat?

Përveç rrëfimeve të shumta të eksploratorëve të parë evropianë, të mbërritur në Kontinentin e Ri, vërejmë, nga aty e prapa, një seri rikuperimesh të jashtëzakonshme, të cilat shpesh shkenca ka nënkuptuar që t'i përqeshë, në mos t'i fshijë.

Për hir të së vërtetës, gjatë 100 viteve të fundit, të shumtë kanë qenë rastet e bujshme të mashtrimit nga ana e njerëzve paskrupull apo gallataxhinjve të thjeshtë (një çikë siç ndodh sot me rrethet në drithëra), por kjo nuk do të thotë se të gjitha rikuperimet e tjera janë për t'u etiketuar si fallsitete.

Në këtë seli, për motive të natyrshme vendi dhe për të mos e lodhur jashtë mase lexuesin, kemi menduar të zgjedhim vetëm disa, të cilat i kemi menduar si indikativë për argumentin në fjalë. Në vitin 1577, në Zvicër dolën në dritë eshtrat e atij që mund të ishte një njeri i gjatë 5 metra e 80 centimetra.

Në fillim të shekullit të kaluar, në Francë, në lokalitetin Glozel, u gjetën, përveç kockave dhe kafkave njerëzore jashtë normales, edhe gjurmë të mëdha duarsh, pse jo dhe artikuj dhe bizhuteri të bëra apostafat që të përdoreshim nga ndonjë qënie gjiganteske. Disa vjet më vonë, në Havai Supai Canyon, njerëzit e ekspeditës shkencore Donnehey zbuluan një gdhendje të gurtë të një tiranosauri që, sipas të thënave të indianëve, do të ishte vepër e Gjigantëve.

Në vitin 1943, në një ishull të Ishujve Aleutine, xhenierë ushtarakë gjetën kocka dhe kafka që, sipas proporcioneve, duhej t'u përkisnin njerëzve të lartë deri 7 metra! Duke iu besuar gojëdhanave që tregonin për njerëz shumë të gjatë, që kishin banuar në një të kaluar të hershme zonat e sotme të përcaktuara nga hartat gjeografike si Sahara, Kamerun e Niger, disa ekspedita bënë zbulime marramendëse: në vitet '30-të të shekullit të kaluar gjetën praktikisht gjurmët e gjiganteskëve Sao.

Rreth atyre viteve, edhe studiuesi hollandez, Ralph Koengsëald, gjeti diçka interesante: dhëmbë prerës 6 herë më të mëdhenj se normalët. Së fundi, për ta përfunduar këtë paraqitje të shkurtër, në vitet '50-të të shekullit të kaluar, Pei Wenchung, teksa ndodhej në brendësi të një shpelle të Lingheng në Kwansi, hasi një nofull që për nga përmasat mund të përshtatej me dhëmbët e Koengsëard, aq është e vërtetë sa që të dy ia atribuan përkatësinë "gigantopitecus"-it.

Si të shpjegohet fenomeni

Sot gjigantizmi mund të shpjegohet shkencërisht me verifikimin e dy faktorëve, të nënkuptuar si të kombinuar midis tyre: një zvogëlim i forcës së gravitetit të Tokës dhe një tërheqje më e madhe e provokuar nga satelitë të tjerë orbitantë përreth planetit tonë, në çdo aspekt të ndryshëm nga Hëna e sotme.

Prania në kohëra të hershme e më shumë satelitëve në orbitë përreth Tokës dhe në afrim progresiv, domethënë me influenca të fuqishme në fushën gravitacionale, do të mund të favorizonin rritjen jo të zakonshme të faunës, të florës dhe të vetë qenieve njerëzore, prej pasojës së thjeshtë të një lehtësimi të peshës.

Një prej këtyre satelitëve, sipas teorisë së mbështetur nga studiuesi Hans Horbiger, u copëtua, duke i dhënë jetë një tërësie copëzash, të cilat pasi përshkuan qiellin u përplasën dhunshëm mbi planetin tonë.

Ajo që paraardhësit tanë panë duke ngritur sytë, nuk ishte gjë tjetër veçse një "gjarpër zjarri" i madh, një përkufizim që i bën mirë evenimentit dhe që e hasim në pothuajse të gjithë tregimet e kaluara gojë më gojë. Me zvogëlimin drastik të peshës, do të përmirësohej më pas edhe era e Gjigantëve.

Duke folur për gjigantizmin, nuk ka sesi të mos fusim në valle, si shkak, edhe një ngritje të mundshme të nivelit të rrezeve kozmike.

Në periudhat në të cilat aktiviteti i Diellit është më intensiv (në rrethanën në fjalë regjistrohet bile edhe fenomeni i lidhur me të i njollave diellore, të cilat përbëjnë një barrierë të mrekullueshme ndaj rrezeve kozmike) mund të vërehet një rritje e konsiderueshme e aspektit kulturor njerëzor, me lindjen bashkëkohore të qytetërimeve të mëdha apo lëvizjeve të mendimit.

Anasjelltas, në prani të një aktiviteti të dobët të Diellit, me mbrojtjen që i zbut në mënyrë të konsiderueshme dhe u mundëson rrezatimeve kozmike të godasin Tokën, regjistrohet një rënie e pashmangshme e aktivitetit mbi planetin tonë, i shoqëruar nga një zvogëlim i konsiderueshëm i lindjeve.

Me pak fjalë, aktivitetet e Diellit dhe fusha magnetike tokësore, duke ndërvepruar midis tyre, arrijnë që të influencojnë, edhe në mënyrë të fortë, ekzistencën tonë.

Çfarë konkluzionesh?

Siç keni mundur ta vëreni nga leximi i këtij artikulli, megjithëse në interesin e saj të padyshimtë, problematika e trajtuar këtu është me një kompleksitet të konsiderueshëm. Të interpretosh në mënyrë korrekte tregimet mitologjike nuk është aspak e thjeshtë dhe "provat" deri më tani të dala në dritë, fatkeqësisht, kontribuojnë në konsiderata patjetër kundërshtuese.

Për të mos folur për teoritë alternative, nganjëherë edhe kurajoze, të refuzuara kategorikisht nga elita shkencore. Për momentin nuk është vërtet e mundur të arrihet në një zgjidhje të kënaqshme, në konsiderimin e mungesës evidente të bazave të qëndrueshme, mbi të cilat të mund të studiohet dhe të reflektohet.

Në vetvete, argumenti do të meritonte përpjekje goxha të tjera: në fakt, zhvillime eventuale në drejtimin e duhur do të prodhonin reperkusione të qarta ndaj mënyrës tonë për të kuptuar sot të kaluarën e hershme të Tokës dhe të atyre që e kanë banuar përpara nesh.

Përgatiti:
Armin Tirana
Jon
Jon

1163


Mbrapsht në krye Shko poshtë

zhdukur - Raca e zhdukur Empty hello

Mesazh  i panjohuri prej 01.12.09 20:28

them se eshte e pamundur ekzistenca e njerezve te gjate 7 metra! them se eshte gati e pabesueshme po te mendosh se njeriu me i gjate i botes vdiq 25 vjec! por ka shume mundesi ekzistenca e 2 sateliteve rreth tokes qe mund te kete ndikuar ne zhvillimin e gjigandeve
i panjohuri
i panjohuri

52


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi