Masonët - akuzat, politika dhe roli i tyre

Shko poshtë

Masonët - akuzat, politika dhe roli i tyre Empty Masonët - akuzat, politika dhe roli i tyre

Mesazh  Andi Ballshi prej 24.09.09 12:29

Masonët - akuzat, politika dhe roli i tyre

Kundër Masonerisë u nxorën, u shpallën, u lëshuan edikte, enciklika, bula, dekrete, ndalesa të ndryshme...

Por, dënimi (gjykimi) dhe qortimi më i ashpër dhe më gjithëpërfshirës i masonerisë është shpallë nga papa Luani (Leoni) XIII më 1884.Iva Zhic shkruan: Shpesh ndodhë që njerëzit, por edhe organizatat, të bëhen asosh për çfare i akuzojnë kundërshtarët e tyre.

Kur masonët u akuzuan se po përgatitnin revolucion në lozhat e tyre, shumë revolucionarë të rinj iu bashkangjitën masonëve, madje me kohë disa lozha vërtet u bënë qendër e agjitaconeve revolucionare.

Është e vërtetë se edhe në Revolucionin Francez edhe në atë Amerikan, shumica e udhëheqësve kanë qenë masonë, mirëpo edhe pse ata, gjithnjë mbanin anën e të fortiti, të fituesit, ka patur edhe në anën e kundërt, ka pasur masonë që e kanë dënuar Komunën, konstatojnë disa të tjerë.

Lozha e Madhe, më 1793, ditën kur Britania i shpalli luftë Francës, kishte dërguar Mjeshtrin e Madh, princin nga Uellsi, që, në emër të tyrë, t’i dorëzojë një letër mbretit, për t’i shprehur lojalitet dhe përkrahje në luftë.

Zhirondinët në Lion (Lyon) morën kontrollin mbi lozhat e masonëve. Masonët e Lioni kanë lozur rolin kryesor kundër jakobinëve të Parisit, konstaton Zhic.

Sipas Nikola Nikolovit, e disa të tjerëve, masonët (dora e fshehtë), kanë qenë organizuesë të të gjitha revolucioneve, të të gjitha luftërave, si asaj të parës, ashtu Luftës së Dytë Botërore, por edhe luftave lokale. Revolucionin Francez, si dhe të gjitha revolucionet tjera i organizuan një grup i vogël ultrakapitalistë të cilët nuk kishin asgjë të përbashkët me popullin, por ata vetëm i mblidhnin frytet e mundit të tij, përfundon Nikolov.

Xhasper Ridli shkruan: Në Perandorinë Austro-hungareze Maria Tereza ka udhëhequr një plotikë antimasone, edhe pse i shoqi i saj, mbreti Franjo I, kishte vdekur si mason... Për befasinë e të gjithëve dhe zhgënjimin e masonëve, Josipi II, i njohur si liberal, më 1785, lëshoi ediktin, me të cilin pohonte se egziston rreziku nga masoneria, i cila është një organizatë e fshehtë, dhe se lozhat e tyre mund të keqëpërdorën për veprime revolucionare, andaj e kufizoi numrin e lozhave në mbretërinë e tij.

Në mbretërinë austriake si dhe në Francë, ka patur kundërthënie sa i përket poltikës ndaj masonëve. Çështja u ashpërsua edhe më shumë kur në Bavari u shfaq shoqata e fshehtë “Iluminat”, themeluar nga Adam Vajshopi ( VVeishapt), çifut, i cili kishte pranuar krishterimin, profesor i së drejtës kanonike në universitetin rimokatolik të Ingoldstaidit në Bavari...

Në Skotlandë, thotë Zhic, ashtu si dhe në Angli, në fillim masonët kishin mjaft simpati dhe gjenin fisnikë për t’u bërë Mjeshter të mëdhenj. Andaj edhe disa revolucionarë, rreth viti 1797, iu bashkangjitën lozhave të masonëve... Fshehtësia e lozhës shërbente si shkak për përgatitjen e revolucionarëve skotlandezë... (Lëvizja revolucionare në Skotlandë nuk bazohej në lojalitetin religjoz).

Sipas Ridlit, në shtetin Nju-Jorkut, më 1826, ndodhi një vrasje të cilin siç besohej, e kishin kryer masonët. Fjala ishte për Uilliam Morganin, i cili ishte mason. Ai ishte grindur me disa anëtarë andaj e kishte braktisur shoqatën.

Pastaj ishte kërcënuar se kinse kishte shkruar një libër për masonët, andaj ata kishin bërë përpjekje që ta pengonin, në çdo mënyrë. Besohej se e kishin kidnapuar dhe dërguar në Niagare dhe atje e kishin likuiduar, por asgjë nga kjo nuk është dëshmuar... Rasti i Morganit kishte nxitur një fushatë kundër masonëve, andaj edhe kishte rënë numri i anëtarëve...

Mirëpo kah fundi i shekullit 19, Masonët në SHBA u këndellën, kështu që derisa gjatë fushatës më të madhe antimasone, më 1830, në SHBA ishin 40.000 masonë, në vitin 1870 u bënë 500.000, ndërsa në vitin 1995 arriti numrin në 4.600.000 anëtarë.

Nga 41 kryetarë të SHBA,15 prej tyre kanë qenë masonë. Masonët në SHBA nuk janë ndonjë lëvizje politike, ata janë lojal ndaj politikës së SHBA dhe Flamurit amerikan. Rdili, shton se studimet e fundit kanë treguar se, sa i përket ndikimit të masonëve në Revolucionin Amrekan, është tepruar...

Në Spanjë, shkruan Zhic, masoneria, më shumë se në cilindo vend në botë, ka organizuar komplote revolucionare. Ferdinandi VII më 1814, ndaloi lozhat ilegal, ato ishin organizata revolucionare shoqërore mjaft mirë të organizuara. Kishin një mbështetje të caktuar nga fisnikët, por mbështetja më e rëndësishme ishte ajo nga oficerët në ushtri...

Ndjekja e masonëve në Spanjë ishte ndërprerë pas vitit 1829, pas martesës së Mbretit Ferdinand me princeshën Maria Kristin. Ajo e bindi mbretin ta ndërpres ndjekjen dhe të bëjë ndërrime në Ligjin e trashëgimeve. Kjo shkatoi një luftë në mes të izabelistëve dhe karlistëve. ( Maria Kristina dëshironte të ndërrohej Ligji mbi trashëgimninë me qëllim që mbretin ta trashëgonte e bija e saj, Isabeal.

Pas vdekjes së Ferdinandit vëllai i tij Don Carlo refuzoi të pranonte Isabelën për mbretëreshë. Kjo shkatoi luftë qytetare në mes izabelisëve dhe karlistëve. Izabelistët mbështën klasën e mesme, liberalët dhe revolucionarët të majtën ekstreme antiklerkiale, shumica e udhëheqësve ishin masonë. Karlistët i mështeti Kisha, pronarët e mëdhenj dhe fshatarësia). Fituan Izabelistët. Në luftërat qytetare që kishin shpërthyer në Brazil dhe Argjentinë, masonët morën pjesë në të dy anët.

Në Meksikë udhëqeqës i puçit ishte masoni gjeneral Augustin de Iturbide, i cili edhe u vetëshpall mbret i Meksikës. Kjo shkaktoi pakënaqësi andaj gjenerali Antonio Lopez de Santa Anna, po ashtu mason, me ndihmën e liberalëve e largoi. Më vonë u kthye kundër tyre dhe u shndërrua në një diktator. Shumë qytetarë të Shteteve të Bashkuara, u ngulitën në krahinën e Meksikës, në Teksas. Edhe në Teksas po ashtu, më 1835 shëpërtheu revolta.

Masonët francezë në Orijentin e Madh, pas Revolucionit të 1830, ishin lojal ndaj mbretit Luigji (Luj) Filipit. Policia kujdesej për masonët dhe herë pas here raportonte se si disa lozha masone merreshin me veprimtari politike. Kur për këtë u njoftua Lozha e Madhe e Orientit të Madh, ajo i përjashtoi nga anëtarësia lozhat revolucionare. Më 1847 masonët organizuan disa bankete ku oratorët kritikonin qeverinë. (Kishte vazhduar tradita e banketeve masone të para revolucionit të 1830, kur Lafajeti (La Fayett) kritikonte qeverinë e Karlit X). Masonët ishin deklaruar se besojnë në monarkinë kushtetuese.

Karbonarët dhe masonët kanë patur rolin kryesor në revolucionin Milanos. Kur Luigji Filip abdikoi, ndrësa në Francë u shpall republika e dytë, Lozha e madhe e Orientit të Madh, u deklarua se përkrah regjimin e ri, Republikën dhe qeverinë e përkohshme... Revolucionin në Hungari e udhëhoqi masoni Lajosh Kossuth. Premijer i Hungarisë u emrua grofi Gyula Andrassy, i cili po ashtu ishte mason.

Dhe pas vitit 1867 lozhat masone ishin plotësisht të lira. Lozha e parë masone në Greqi u themelua në Kërf, më 1814, pastaj u përhapën edhe në gjithë Greqin. Lozha e quajtur Filiki Eteria (Shoqata e miqve) i priu Revolucionit grek më 1821, kundër sundimit të Turqisë, e cila arriti pavarësinë më 1830. Në Turqi ka pasur shumë masonë të cilët luftonin për pushtetë.

Masonë të njohur ishin: Cleant Scalieris, Midhat pasha, princ Murati, Talaat begu, i cili më vonë u quajt Mehmet Talaat pasha, që ishte edhe Mjeshtër i Madh i Orientit të Madh turk, pastaj Qemal Mustafa, i njohur si Kemal Ataturku, etj. Në Çeki pas viti 1872, ekzistonte shoqëria e cila në të vërtetë, edhe pse nuk emërtohej si e tillë, ishte lozhë masone, (edhe pse ende zyrtarisht masonët në Austri ishin të ndaluar??).

Në Spanjë, më 1940, Frankoja, formoi Gjyqin mbi ndalimin e masonëve i cili u anulua në vitin 1963, meqë e kishte kreyer detyrën-duke çrrënjosur masonët. Ndalimi i masonëve në Spanjë ka vazhduar gjatë gjithë sundimit (jetës) të Frankos. Pas vdekjes së tij, më 1975, mbreti Juan Carlos anuloi ndalimin.

Ngjashëm ishte edhe në Portugali. Regjim diktator i dr. Oliveir Salazarait kishte ndaluar masonët Salazari kishte arritur të pengojë revolucionin dhe luftën qytetare. Pas vdekjes së tij, u rivendos demokracia në Portugal, dhe u lejua veprimtaria e lozhave masone. Lozha e Lautarës vazhdoi të luajë një rol aktiv në politikën meksikane. Pas rënies së Santa Annesë, në pushtet erdhi kryetari liberal Ignacio Comonfort, i cili ishte mason.

Kisha Katolike ishte kundër liberalëve, masonëve dhe Benita Juárezit, i cili ishte ministër i drejtësisë, po ashtu mason. Lufta qytetare e udhëhequr nga Juárezi, zgjati tre vjet. Juárezin e trashëgoi Porfirio Díaz, një diktator prej 35 vitesh, që ishte mason. Disa kryetarë të Meksikës, në sh. XX ishin masonë. Masonët nga lozha e Lautarosë, gjatë sh. 19 e 20, vazhduan me veprimtarinë revolucionare në Amerikën Latine. Këta patën një rol të madh edhe në çlirimin e Kubës nga sundimi spanjoll.

Masonët kanë lozur një rol të madh edhe në ndarjen-shkëputjen e Filipineve nga Spanja. Përçarja në mes të masonëv anglezë dhe atyre të kontinentit u shtua kur Lozha e Madhe angleze më 1929, shpalli kushtet sipas të cilave pranohen masonët e huaj dhe bëhet bashkëpunimi me ta. Kushti për përjashtimin e femrave ka qenë dukshëm i theksuar.

Më 24 qershor 1967, në tubimin e madh, në Albert Holl, në Londër, festuan 350 vjetorin e themelimit të Lozhës së Madhe. Sot, në Angli dhe në Uels, ka më shumë se 8000 lozha masone. Roli i masonëve në zhvillimin e revolucioneve ka qenë tepër i zmadhuar. Megjithatë ka qenë e vërtetë se parimet e masonëve kanë trimëruar njerëzit për një besim në Liri, Barazi dhe vëllazërim dhe që të veprohet kundër despotizmit dhe monarkisë apsolute si dhe kundër Kishës Katolike, thekson Zhic.

Sa i përket pjesëmarrjes në politikë Anri Tor, ka gati një mendim krejtësisht të kundërt me shumicën e kritikëve të masonerisë. Ai ndër të tjera shkruan: “Masoneria, për shkak të principeve të veta përjashton çdo anim partiak... tradiconalisht masoneria, veçmas lozha e Madh Franceze, e cila në Daklaratën e vet thekson: ‘Lozha e Madhe franceze, si edhe lozhat e saj nuk përzihen në kurrfarë diskutimesh që kanë të bëjnë me çështje vepron…

Si një institucion i pavarur e sovran, Lozha e Madhe franceze “është kundër çdo asimilimi… Masoneria, si institucion, nuk i jep të drejtë vetës që të intervenojë në jetën publike, përveç në rast të rrezikimit të ekzistencës dhe identitetit të vetë…

Përveç kësaj masoneria është përcaktuar si një institucion me karakter pluralist, duke përfshirë njerëzit nga të fgjitha pozitat, kombet, racat, fetë, filozofitë, dhe nga anëtarët e vet kërkon tolerancë të ndërsjelltë. Njeriu nuk është vetëm një homo politicus ose homo oeconomikuc, por është edhe një “shkencëtar”, “poet”, “filozof”, “artist”.

Në vazhdim autori përmend veprat e Anjshtanit, Bodlerit, Valeries, Betovenit, Shubertit, të cilët i përjashton nga politika… duke e mbyllur me këtë konstatim: Nuk është çdo gjë politika në jetën e njeriut… ekziton lëmia e religjionit, shkecës, artit, ose filozofisë të cilat nuk mund të reduktohen sipas kriteriumeve politike…

Kështu që religjioni është përcaktuar për të gjetur shpëtimin, shkenca për të gjetur të vërtetën, arti gjakon për të bukurën… Nëse ekziston partia e “majta, e “djahta” ose e qendrës” nuk ekziston shkenca e djathtë ose e majtë… Njeriu është qytetar por edhe poet, edhe artist, muzikant, filozof etj… andaj nuk mund të reduktohet njeriu vetëm në një dimension…

Konstitucionet e masonerisë na përkujtojnë principet e larta të njeriut: respektimi i paqes, lojaliteti ndaj sovranitetit, sigurimi dhe respektimi i ligjit, garancioni i lirisë etj. Lidhur me këtë, Anri Tor citon filozofin Alen, i cili thotë: “Njeriu duhet të mësohet të ndëgjojë njeriun”...”

Pohimet mbi ndikimet masone në politikën globale është një mit… Edhe kur ndonjë mason gjendet në politikë, ai nuk është mason për shkak të funksionit, por me dëshirë që këtë botë ta bëjë më të mirë… Masoneria nuk është organizatë (drejtim) politike… Politika i ndanë njerëzit, masoneria i bashkon… thekson, Gustav Rafi, mjeshër i madh i Lozhës së masonerisë Italiane… Te Forumi Shqiptar, më 13 shtator
Andi Ballshi
Andi Ballshi

16


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi