EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zhvillimi historik i Masonerise

Shko poshtë

Zhvillimi historik i Masonerise Empty Zhvillimi historik i Masonerise

Mesazh  Andi Ballshi 24.09.09 12:18

ZHVILLIMI HISTORIK I MASONERISË NË BOTË

Shumica e autorëve që janë marrë me këtë temë, Harun Jahja, Xhasper Ridli, etj., pajtohen se masoneria e re, apo mederne, karrierën e vet e ka nisur dhe zhvilluar në Angli, zyrtarisht nga viti 1717, dhe nga ky shtet janë përhapur lozhat nëpër gjithë botën (gjë që vërtetojnë të gjitha burimet relevante), dhe thuhet se ajo që është Roma për katolikët, për shumicën e masonëv është Londra.

Viti 1717, ishte viti kur katër (4) lozha angleze vendosën të themelojnë Lozhën e Madhe Kombëtare, e cila do ta shtrijë pushtetin në të gjitha lozhat e Anglisë. Tri lozhat e para, në shumicë, përbëheshin nga muratorë ose gurgdhendës aktivë, ndërsa anëtarët e lozhës së katër ishin zotërinj dhe ndonjë fisnikë... Masonët u tërhoqën nga muratoria dhe qëllimi i tyre themelor mbeti ndërtimi shpirtëror, ngritja morale dhe bashkimi i gjithë njerëzimit...

Për dallim nga vitet e më hershme, masonët filluan të tërhiqnin vëmendjen e opinionit.

Me rastin e festës së tyre, më 24 qershor, për çdo vit gjatë procesionit, rrugëve të Londrës dhe të Uestminsterit, parakalonin të veshur me uniforma muratorësh, në ballë të tyre ishte Mjeshtri i Madh...

Masonët përjetuan një fitore të madhe, kur më 1737, mjeshtri i madh kishte hyrë në oborrin e princit nga Uelsi dhe kishte pranuar princin në rendin e masonëve. Ata i shfrytëzuan të gjitha mjetet e tyre për një publicitet në gazeta, por njëkohësisht nuk zbuluan fshehtësinë e tyre, përndryshe nuk do t’i tërhiqnin njerëzit të bëheshin masonë, ndërsa tërheqja, simpatia ishte ideja që të uleshin në një tyezë me ndonjë dukë apo fisnik. Masonët, në shumë gjëra, imitonin oborrin mbretëror dhe fisnikët (p.sh. të pirët e duhanit që ishte e ndaluar, etj.)

Deri në vitin 1730 u themeluan lozha masone në Holandë, në Francë, Gjermani, Perandorinë Austriake, në disa shtet italiane, në Spanjë, dhe në Suedi. Disa lozha i themeluan përfaqësuesit e Lozhës së Madhe angleze, disa vendasit, që ishin të pavarura nga Lozha e Madhe, por të frymëzuar sipas shembujve anglezë. Masonët i joshën fisnikët dhe klasën e mesme në Evropë, edhe pse ata shkaktonin njëfarë frike.

Në Angli fisnikët kishin siguruar një prestigj por ishte përhapur edhe njëfarë dyshimi për veprimtarinë e tyre... Idetë e masonëve, anglezë, thekson Popovski, filloi t’i simpatizojë aristokracia e cila u bënë ithtare më të flakët e saj, edhe pse ajo, si për nga prejardhja, si për nga tendencat, ishte institucion qytetar. Në Angli, në krye të lozhave do të vijnë madje edhe mbretër. Po kështu do të ndodhë edhe në Gjermani, edhe në Rusi.

Në Angli, masoneria, madje, filloi të zhvillohet nën mbrojtjen e mbretit, ndërsa princi nga Uellsi hoqi dorë nga Mjeshtri i Madh, pas hypjes së Eduardit VII në fronin e mbretit. Në vend të tij, mjeshtër i Lozhës së Madhe të Londrës, u emërua i vëllai, Augustus Frederiku, ndërsa Mjeshtër i Madh i lozhës së madhe të Yorkut u bë i vëllai, Eduard Augusti. Të dy vëllezërit arritën t’i detyrojnë këto dy lozha të mëdha t’i harrojnë dallimet mesveti dhe të bashkohen. Lozha e Madhe e bashkuar u themelua më 1813, ndërsa për Mjeshtër të Madh u emërua August Frederiku...

Sipas Zhicit Lozha e Madhe Angleze gjatë gjithë shekullit XVIII vazhdoi të themelojë lozha masone në tërë botën. z. Stamford Raffles themeloi lozhën e masonëve në Singapur... Britanikët formuan shoqata të masonëve në Australi që në vitet e para të kolonializmit. Lozha e parë në Zelandën e Re u thmeleua më 1842. Edhe pse Britanikët heret filluan të themlonin lozha në Indi, ishin të gatshëm të pranonin vetëm myslimanë, por jo hindusë, me arsyetim se hindusit pranonin shumë zotëra, dhe jo vetëm një – Arhitektin e Madh të gjithësisë.

Masonët francezë Lozhës angleze, (Loge Anglaise) thotë Ridli, ia ndërruan emrin dhe e emëruan Lozha e Madhe Franceze, (Grand Loge de France), ndërsa më 1773 e emëruan Lozha e Madhe Nacionale ose Orienti i Madh Francez (Grand Orient)... Lozha e madhe franceze sot konsiderohet si lozha më e madhe masone në botë. Masoneria franceze, pati shumë probleme, ajo u zhvillua nën kërcënimet e kishës dhe të shteti...

Muratorët francezë, sipas Iva Zhic-it, sidomos muratorët që kryenin punimet latuese dekorative në gurë ranorë, ishin elita e fuqisë punëtore e punësuar në ndërtimin e katedraleve. Ajo iu bashkangjit Kompanionëve, (compagnon- ortak). Kompanionët pranonin punëtorë nga të gjitha profilet dhe organizonin udhëtimet deri në vendet e punës. Mbertërit dhe qeveria e Francës këtë nuk e lejonin andaj nxorën ligje dhe vendime kundër kompanionëve...

Në Gjermani dhe në Evropën Qendrore, në Steinmetzen, muratorët, po ashtu ishin një elitë e fuqisë punëtore e punësuar në ndërtimin e katedraleve. Shoqatat e tyre zejtare kishin përcaktuar rregullat e veprimtarisë. Zhvillonin organizatën nacionale e cila mbulonte tërë Gjermaninë dhe Evropën Qendrore...

Në fillim të sh. XVII, pas 30 vjetësh lufte në Gjermani, vërehet një dukuri, edhe pse në pakicë, për nje tolerancë ndaj fesë. Disa pranuan sektin Rozenkrajs. Disa nuk ishin inkuadruar në asnjë lëvizje ose organizatë, ndërsa disa ishin bërë muratorë të lirë – m a s o n ë.

Sipas Zhicit, i cili thirret në librin e Ridlit, më 1610, në Gjermani ishte paraqitur një sekt i ri fetar, i quajtur rozenkrojcerët, (Rosenkreutz) ose Vëllezërit „Kryqi i trëndafiltë”. Këta doktrinën e vetë e kishin zhvilluar sipas librit “Reformacioni universial dhe i përgjithshëm i mbarë botës”, që si besohet, kishte qarkulluar në dorëshkrim që nga viti 1610, edhe pse së pari ishte botuar në Kassel, në Rhineland, më 1614.

Në këtë libër përshkruhej se si një anëtar i shoqatës, duke bredhur nëpër pyll, kishte hasur në varrin e Kristian Rozenkrajcit (Christian Rosenkrantz), që u përmend më lartë, dhe pranë këtij varri kishin qenë tre libra ku Rozenkrojci kishte paraqitur vizionin e vet mbi Parajsën e ardhshme, në të cilin njerëzit besojnë në Zotin ose Qenien superiore.

Ndërsa liria e fesë do të jetë e garantuar. Shumica mendojnë se Rozenkrajci as që ka ekzistuar, ndërsa librin e përmendur e ka shkruar Johan Valentin Andrea, teolog luterian gjerman. Masonët u përhapën në Gjermani dhe zgjuan interesimin e Fridrihit, pretenduesit të Prusisë, i cili më vonë zuri fronin e mbretit të Prusisë, Fridri II, që në histori njihet si Fridrih i Madh.

Në vitin 1738 Fridrih, në mënyrë të fshehtë u bë mason, andaj ai inkuadroi masonerinë në Prusi. Në Çeki lozha masone u shfaq më 1730, ndërsa disa vite më vonë edhe në Austri dhe Hungari. Në Norvegji lozha e parë e masonëve është themeluar më 1745. Gjithnjë derisa Norvegjia ka qenë nën sundimin e Suedisë, masoneria është zhvilluar nën mbrotjen e Mjeshtrit të Madh, mbretit suedez. Kur Norvegjia u nda nga Suedia, më 1905, dhe u bë monarki e pavarur, masonët me sukse vazhduan veprimtarinë e tyre.

Shtrirja e Masonerisë, sipas Popovskit, në botë

Lidhur me gjeografinë e masonerisë Popovski shkruan: Sipas burimeve autentike amerikane, “Harta botërore” e masonëve të sotit (1984) perfshinë: Argjentinën, Belgjikën, Bolivinë, Brazilin, Kanadanë, Amerikën Qëndrore, Çilin, Kolumbinë, Kostarikën, Kubën., Republikën Dominikane, Eskavadorin, El salvadorin, Anglinë, Finskën, Francën, Gjermaninë, Greqinë, Hondurasin, Izraelin, Italinë, Holandinë, Nikaragvën, SHBA, Panamanë, Paragvain, Perunë, Filipinet, Skocinë, Turqinë, Urugvain, Venecuelën, si dhe vendet skandinave: Danimarkën, Norvegjinë dhe Suedinë.

Në këtë hartë janë të përfshira vetëm Lozhat e mëdha, të cilat nën juridiksionin e tyre kanë edhe organizata të shteve të tjera.. Psh. Lozha e Madhe e Atinës, ka themeluar pesë lozha në pesë qyetet të Qipros, e nën jiridiksionin e saj janë edhe llozha e Kaires dhe Aleksandrisë. Kështu është rasti edhe me lozhat e Indisë të cilat veprojnë nën patronazhin e Lozhës së Madhe Agleze.

Kjo hartë e masonëve të botës po ashtu zbulon se kjo lëvizje më e përhapur është në Shtetet e Bshakuara të Amerikës, se ka mbi 10 milionë anëtarë dhe se është mjaft e pasur me aktivitete dhe manifestime të hapura…

Kështu p.sh. më 6 nëntor 1974, komandant i lartë Henri C. Klausen, ishte i ftura në Shëtpinë e Bardhë të cilin e priti kryetari Ford....

T’i kthehemi edhe një herë Evropës, ku kjo lëvizje është në numër më e vogël, por aspak më me pak ndikim.

Kuvendi i përgjithshëm i masonerisë franceze, tubohet për çdo vit në Paris, dhe gjithnjë në muajin shtator. Lozha e Madhe “Grand Orient” apo Orienti i Madh, është ndër më të mëdhat në Francë… Në kunvendet e veta tubon rreth 500 delegatë – mjeshtër të mëdhenj të lozhave më të vogla, të cilat veprojnë nën ombrellën-mbrojtjen e saj.

Pas këtij kuvendi mbahen edhe kunvendet e lozhave të tjera- të Lozhës së Madhe Franceze, lozhës “Të drejtat njerëzore” dhe të Lozhës së Madhe të femrave franceze.

Zhak Miterani, për rëndësinë e këtyre takimeve shkruan:
“Atmosfera, në mes vëllazërisë, në kuvende të habitë, mund të them se gati nuk ka kurrfarë gjashmërie me kongreset dhe konfercat tjera të ngjashme, në të cilat, për dallim nga këto tonat, as përafërsisht nuk arrihet ajo që dëshirohet…”
Megjithatë për masonët më mirë dihet kur për ta shkruajnë dhe flasin të tjerët. Vetëm atëherë P.sh. mund të zgjidhet enigma e tyre se çdo të thotë në zhargonin mason “deputat”, çfarë është për Tajvanin dhe Kinën “vëllai” H. Mun Shen nga Sakramenti.
Masonët grekë.

Por, përveç “Ofiçinave” publike dhe atyre të regjistruara, ekzistojnë edhe lozha të fshehta.. Kështu ishte që moti. Masonët grekë, në udhejzën e Jonit (ekzistojnë që nga viette 1740) kishin “Ofiçinën” ilegale deri në vitin 1925, kur Kryetari i Republikës, (pas rënies të mbretit Konstatin), nënshkroi dekretin mbi legalizimin e lozhave masone. Por pas konstatimit se Lozha e Madhe e Athinës ishte themeluar me ndihmën e akcioneve të kompanive dhe bankerëve të mëdhenj, me para të huajaj e jo të masonëve vendas, përsri kaloi në ilegalitete… Edhe pse më shumë vepronin jashtë ligjit, ata janë shumëzuar dhe sot në Greqi numërohen rreth 10 mijë anëtarë... Edhe mbreti Konstantin ishte mason.

Masoneria greke nuk do të ishte interesante sikur Liço Gjeli, mjeshtër i madh i Lozhës sekret italiane “P-2”, të mos ishte shumë i afërt me “vëllazërinë” greke. Françesk Siniskalki, ka pohuar para gjykatësve hetues se Gjeli ka dhënë shuma të mëdha parash për masonët grekë dhe se ka patur lidhje dhe ka intriguar me CIA-n dhe Huntën ushtarake greke.

Se Liço Gjeli ishte një “zog” i madh dhe një figurë qëndrore spiunazhi, tregon fakti se ai pati mundësi nga burgu shumë i siguruar në Zvicër, të “Fluturoi”… Gjeli “humbi” por policia zbuloi listën me 953 emra të italianëve më të shquar, anëtarë të Lozhës së fshehtë…

Në kët listë ishte Pjetro Longo, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialodemokrate, sicialisti dhe ministri Enriko Manko, dy ministra nga partia Demokristiane, Franko Foski dhe Adolfo Sarti e shumë emra të tjerë të njohur… Shumë prej tyre gjenden në burgjet hetuese, por jo pse ishin anëtarë të ‘vëllazërisë të paligjshme, por për veprimatri mafie, vjedhje dhe krime…
Andi Ballshi
Andi Ballshi

16


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi