EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Masoneria: Lozhat, Ritet, Shkallët, Simbolet, Betimi..

Shko poshtë

Masoneria: Lozhat, Ritet, Shkallët, Simbolet, Betimi.. Empty Masoneria: Lozhat, Ritet, Shkallët, Simbolet, Betimi..

Mesazh  Andi Ballshi 22.09.09 13:56

LOZHAT, RITET, SHKALLËT, SIMBOLET

Ç’është lozha?

Siç pamë edhe më lartë, shumica e studiuesëve pohojnë se masonët modernë rrjedhin nga masonët operativ të Mesjetës.

Ata kudo që janë ftuar kanë ndërtuar monumente të mëdha që edhe sot na mahnitin.

Ata tuboheshin në vendpunishte, në ventakimet të quajtura “lozha”.

Fjala “Lozhë”, (Anglisht: lodge-lozhë) këtu do të thotë: strehë, kolibe... por edhe barakë prej druri, dhe ishte vendtakim i fshehtë i shoqatave politike ose religjioze. Kolibat, të cilat më vonë i quajtën LOZHA, zakonisht ngriteshin në afërsi të punishteve, ose ngjitas objektit në ndërtim, siç ishin kishat, katedralet, urat etj. Aty i ruanin veglat e punës, ku dhe dhe drekonin...

Lozhat në fillim ishin vendstrehime vetëm për mjeshtrit, më vonë aty strehoheshin edhe muratorët gjat kohës së dimërit, dhe përpunonin gurët për ndërtime, ndërsa sot janë Vendtakime të masonëve ku zhvillohet e tërë veprimtaria e tyre dhe merren vendime përkatëse dhe quheshin Llozhat e muratorëve por masoneria moderrne i quajti “lozha masonike”.

LOZHAT quhen edhe tempuj, meqë shumë simbole të tyre rrjedhin që nga ndërtimi i Tempuillit të Salomonit në Tokën e shenjtë... Secila lozhë, shkruan Anri, ka “tonin” nuancat me karakter të veçantë, ‘frymën” e vet, por në të gjitha mbisundon fryma shoqërore, vëllazëror… por gjithësesi duke ruajtur identitetin dhe personalitetin e secilit person.

Kjo është një pasurim i ndërsjelltë i dallimeve, andaj secili duhet ta ruajë atë formulën e profesorit F. Zhakob (François Jakob): “Më i afërmi im, vëllau im”. Mikpritjen, që e cilëson masonerinë, klimën afektive, toni miqësor dhe vëllazëror e gjejmë në shumë raste konkrete, thekson Anri.

Secila lozhë, formalisht, i nënshtrohet Lozhës së Madhe Nacionale, ndërsa të gjitha së bashku janë nën kulmin e Lozhës së Madhe Angleze.

Kjo nuk vlen për masonërinë franceze, lozha qëndrore e tyre është Orienti i Madh, të cilën, për shkak të pranimit të ateistëve, por edhe të femrave, nuk e njeh Lozha e Madhe Angleze... Kastriot Myftaraj: (lidhur me lozhat dhe formimin e tyre, ndër të tjera shkruan; Në shekullin XVIII, në Angli, njerëzit hapën shoqatën e tyre sekrete .... duke përfshirë dhe aristokratët, duke krijuar atë që u quajt Grand Lodge of England Lozha e Madhe Angleze an.) e cila ishte në fakt bashkimi i katër llozhave masonike ekzistuese.

Kjo ndodhi në Londër, në 24 qershor 1717 dhe mbahet si data e krijimit të masonerisë së lirë (spekulative) moderne. Me Grand Lodge of England, në vitet në vijim u bashkuan pjesa më e madhe e llozhave masonike të Anglisë.

Një numër llozhash masonike ekzistuese nuk e pranuan këtë përqëndrim të masonerisë angleze, në një qendër dhe në 1751 krijuan një llozhë të madhe alternative, që e quajtën Antient Grand Lodge of England....

Në 1813 të dy palët u bashkuan me anë të një kompromisi, dhe Antient Grand Lodge of England u shkri tek Grand Lodge of England, që u quajt United Grand Lodge of England, ose siç njihet me akronimin UGLE.

Masoneria spekulative moderne në Francë thuhet se ka ardhur nga Anglia, misionarët masonikë të së cilës krijuan në 1731 llozhën e madhe masonike të Parisit që u quajt Grand Orient de France

Thuhet se çdo shtet sovran ka të paktën një lozhë të Madhe, si një forum, që përfaqëson dhe qeveris masonerinë në një territor të caktuar gjeografikisht. Lozha e Madhe është Organi më i lartë. Sipas disave edhe në Vatikan veprojnë katër (4) lozha masone. Madje edhe disa zyrtarë të lartë të Vatikanit janë masonë...

Në internet, mund të gjejmë edhe këso konstatimesh: edhe shqipatërt kanë lozhat e tyre masone, tash për tash dihen vetëm ato në Amerikë e Kanada!

Lozhat kanë edhe kuvendet e tyre. Lozha masone, sipas Anrit, nuk është vend i ndonjë kulti religjioz, ajo nuk është sinagogë, as kishë katolike, as kishë anglikane apo luterane, e as xhami. Andaj lozha vërtet mund të jetë një “Qendër unioni”.

Ajo ndryshon nga të gjtha religjionet mu për atë se nuk është religjion në kuptim të drejtë, dhe meqë ajo nuk predikon ateizmin as materializmin, andaj sulmi dhe shkishërimi shumë i ashpër i Kishës, sipas Anrit, nuk është i drejtë, nuk ka asnjë arsye dhe është jashtë çdo kuptimi…

Lozhat masone, vazhdon Anri, paraqesin dhe shënjonë njëkohësisht vendin dhe grupin, pra hapësirën dhe njerëzit...

Historianët, përfundon Anri, edhe pse me një dyshim të vogël, kanë arritur të konstatojnë një kontinuitet jo vetëm nga lozhat e sh. 18, por edhe të sh. 12 dhe 14.

Sipas Simonit, por edhe të tjerëve, në kohën e esnafërive mesjetare, lozha masone ishte një barakë prej druri provizore, ngjitas me murin e ndonjë ndërtese në ndërtim e sipër.

Kjo lozhë u ofronte muratorëve mbrojtje nga shiu dhe nga bora, përveç se përbënte një vend takimi. Lozhat moderne kanë në krye të tyre një “Mjeshtër të Përnderuar”.

Në këtë kontekst, i “Përnderuari” do të thotë: “thellësisht i respektuar” dhe “Mjeshtër”, që do të thotë “i pajisur me kualifikimet më të mira”.

Ndërsa sot lozhat masone shpesh vendosen në ndërtesa madhështore me salla mbledhjesh të gjëra, statuja mermeri dhe mobilie antike. Popovski shkruan se pas miratimit të Konstitucioneve (Statutit), lozhat filluan të “binë” mu si këpurthat pas shiut, si në Angli ashtu në Skotlandë, (në Edinburg u themelua Lozha e Madhe më 1736, në Irlandë – Dablin më 1731), e pastaj edhe në shtetet tjetar të Evropës, në Amerikë, dhe nëpër koloni. Pas reformimit në Agli quheshin Rendi (Riti) i Gjonit, ndërsa në Skotlandë Rendi i Andrejit.

Më vonë u paraqietën edhe dallime sipas shkallëve. Lozhat e Gjonit edhe sot kanë tri shkallë-grada, duke ia shtuar edhe shkallën e katërt e cila quhet “Royal Arch” (Rrethi Mbretëror) Disa thonë se themeluesit e parë të lozhave masone ishin protestantët, por që nga 1723, në regjiastrat e lozhave gjendeshin edhe emrat e çifutëve...

Në secilën lozhë ekziston altari ku vëhet “Libri i ligjitt të shenjtë” Në Evropë dhe SHBA e Kanadë, gati gjithnjë është Bibla...

Thuhet se Lozha masone, ose tempulli mason, është një tepmull që simbolizon gjithësinë, një tërësi që ka strukturën, që mban rend. Rëndom ka formën e një drejtkëndshi në një gjysmërrethi që anon nga lindja. Kjo paraqet tokën, qiellin dhe Arkitektin e Madh të Gjithësisë…

Simbolikisht do të thotë largimi i errësirë dhe mbajtja e rendit në botë. Drita jep ditën, njëherit dhe rendin, meqë jep dhe mendimin, kuptimin, idenë, që është paraprijës i të gjitha gjërave... Hapësira e tempullit – lozhës, konsiderohet si hapësirë e shenjtë.

Ajo paraqet lidhjen njerëzore me atë mbinjerëzoren…aty kemi pajisjen, veglat e ndryshme të muratorit si kompasin, këndmbatësin, çekanin, libelën, vizoren… Këto vegla zënë një vend të rëndësishëm në lozhë dhe shfrytëzohen në të gjitha ceremonitë masone dhe janë shenjë intelegjencie e njeriut...

Lidhur me mobilimin e lozhës, Anri Tur thekson: Dyshemeja me mozaik na përkujton zemërbardhësinë (bujarinë) e atit në qiell i cili tokën ka mbuluar me qilim të mrekullueshëm të përpunaur me mozaik… Ylli flakërues është pika më sublime...

Lozha masone, sot nuk është një vend anonim dhe një sallë e zbrazët, por e mobiluar me shumë piktura e sende të tjera. Në plafon shohim kupën e qiellit, një pamje simbolike me yje, në lindje dielli, hëna dhe një trekëndësh të madh, në brendësi është syri; në tokë – dysheme një qilim me disa vegla të muratorëve: kompasi, libela… pastaj shtyllat, litarë të lidhur nyje...

Ndërsa sipas Popvskit, mobilimi i lozhës, përbëhet nga qiri, libri – Bibla, vizorja, kompasi... Lozha masone në fillim tubonte zejtarë – ndërtimtarë, ndërsa sot tubon njerëzit të të gjitha profesineve dhe të pozitave të ndryshme.

Sot është një vend i takimeve, hulumtimeve, punës të njerëzve të vëllazëruar dhe pajisjeve… nuk është vetëm një vend, hapësirë, tempull, por një tubim i njerëzve të bashkuar.

Është një “bashkësi e shpirtërave të kundërt”, thekson Anri. Lozha i nënshtrohet kierakisë së dyfisht, kierakisë së shkallëve (shegerti, kallfa dhe mjeshtri) dhe kierakisë së funksionit. Lozhën e kryeson Mjeshtri i Madh, i cili zgjidhet nga mesi i mjeshtërve, dhe quhet i përnderur –autoritativ. Pranë tij asistojnë dy mbikëqyrës, i pari është i ngarkuar për kompanjonët ndërsa i dyti ushtron-trajnon shegertët.

Rëndom të gjithë mjeshtrit janë përgjegjës për ushtrime dhe arsimin e anëtarrëve të masonerisë. Në sh. XVII lozhat masone u bënë të njohura e të popullarizuara, nga rradhët e të ashtuquajturëve mendimtarë të lirë, të deistëve dhe politikanëve progresistë, gjë që ndikojë në përhapjen e ideve përkatësë.... Përfundon Anri Anëtar i lozhës masone mund të jetë edhe ateisti, por jo ateisti i marrë! Këtë e pohojnë edhe Anri, edhe Ridli, por edhe autorë të tjerë.

Ritet dhe Shkallët

Ajo që e karakterizon një sekt është se në të nuk mund të hysh pa kaluar më parë në një ritual stërvitor, citojmë të ketë thënë Karl Xhasperi (Jasperi).

Anrit thotë se riti është një akt magjik... fjala vjen nga gjuha latine r i t u s dhe sanskrishtja rta, që tregon ndonjë fuqi kosmike dhe hyjnore… Funksioni i ritualit është të vendosë rend, “këtu dhe tash” por lidhur me atë që ka qenë; rend i cili, pra, jashtë “këtu” dhe “tashit”, që do të thotë që është transcendental në raport me vendin dhe kohën…

Sipas Anrit, e disa shkrimeve, ritualet e masonëve, ashtu si edhe te religjionet janë të shumta dhe komplekse dhe se ekzistojnë rite te ndryshme të praktikimit. Ja disa prej tyre: Riti Antik Skocez ose Riti i pastruar skocez, Riti i Jorkut; Riti i emulacionit, Riti Francez (Oriental), Riti Memphis-Misraim, Riti ose Sistemi Suedez, Riti Skotlandez, etj. Shumica e tyre janë të ngjashëm...

Riti skocez, (Rite Ecossais), është dega më e vjetër e Masonerisë, i ka fillet që nga shek.14-të, nga Tempullarët që u arratisën në Skotlandë... por, sipas disave prejardhjen e ka nga Franca. Mendohet se e ka themeluar skocezi Shevali Remzi (Chevalier Ramsay).

Ky rit, jo vetëm që është më i vjetri, por edhe më popullori, më i përhapuri, i cili njëherit, nga pjesa më e madhe e studiuesve, konsiderohet si "masoneria e vertetë". Emil Çiq shkruan se më 1750 Ramsay aplikoi ritualin e përbër i cili u quajt: Rojal Arç (Royal Arch) - “Rrethi mbretëror”, që sipas disave origjina e tij është e paqartë.

Ky rit në fillim ka inkuadruar vetëm tri shkallë të Lozhës së kaltër (të Gjonit), që më vonë është plotësuar. Riti tjetër që quhet Rendi i vjetër dhe i pranuar i masonëve skotlandezë, është themeluar në Amerikë më 1801. Ai përbëhet nga 33 shkallë, secila me emra dhe simbole masonike të veçanta. Ata të 33 shkallëve njëherit janë edhe anëtarë të Këshillit Suprem.

Për masonët mbledhjet janë rituale frymëzimi, për të tjerët ato janë asgjë tjetër pos argëtime të parrezikshme dhe marrina... Dihet se Lozha e Madhe e Londrës (Angleze) u themelua më 24 qershor të vitit 1717, ditën e Shën Gjonit... Në lozhat, që i takonin kësaj lozhe, në fillim kishte vetëm një shkallë-gradë – të gjithë vëllezërit ishin të barabartë dhe i takonin një shkalle – Mjeshtër, dhe nga mesi i tyre zgjidhnin eprorin (Kryemjeshtrin) dhe “Rezervistin”.

Në disa lozha dalloheshin dy shkallë, njëra quhej “më e lartë”. Por shumë shpejt Lozha e Madhe, përveç shkallës Mjeshtër, futi edhe dy shkallë më të ulëta: shegertin dhe Kallfën. Parparimi – gradimi i tyre bëhej në mënyrë ceremoniale, sipas traditave të vjetra të muratorëve, të cilat edhe sot zbatohen, shkruan Popovski.

Ndërsa Ridli, në librin e përmendur, shkruan se kanë ekzistuar shumë shkallë-grada masone. Në fillim ishin vetëm tri. Anëtari i ri pranohej si nxënës muratori-shegert, pastaj përparonte në shkallën e ndihmësit-kallfës, ndërsa në ritualin (ceremoninë) e tretë ngritej në mjeshtër muratori.

Pas këtij titulli pasonin tituj të tjerë deri në shkallën 33. (Sipas vërejtjeve të përkthyesit në gj. serbe, z. Ridli, nuk dallon ritet masone nga rendet. Në të vërtetë nuk ekziton shkalla më e lartë se Mjeshtër masoni. Shkallët më të larta kanë qëllimin vetëm të thellojnë dijen masone.

Është e vërtet se riti Skocez i ka 33 shkallë, e disa rite të tjera i kanë edhe më shumë... Tri shkallët e para: shegert, kallf dhe mjeshtër, bëjnë pjesë në të ashtuquajturën "Masoneria Blu" (e Gjonit) (nga formohet Lozhat Kombetare), kurse gradat tjera bëjne pjesë në "Masoneria e Gradave të Larta", formojnë Këshillin Suprem të Masonerisë...

Sipas Harunit emrat e dhënë shkallëve më të larta në Ritualin Skocez janë titujt që u janë dhënë kalorsëve në rendin e Tempullarëve. Këta tituj përdoren edhe sot... Një mason, që avansohet etapë pas etape përgjatë 33 shkallëve të kierarkisë masonike, mëson kuptimet e reja për çdo simbol në çdo etapë.

Në këtë mënyrë, anëtarët zhyten gradualisht në thellësitë e filozofisë masonike. Sipas Popovskit secila shkallë masone ka shenjën e vetë... sa më e lartë që të jetë shkalla aq më të ndërlikuara janë shenjat dhe më vështirë për t’u mësuar.

Ja disa shembuj

Shenja e parë - toka – shprehet duke përkulur pak kokën, ndërsa me pëllëmbët e dorës së majtë, duke ndarë gishtin e madh, bëjmë një vijë në ballë, nga e majta kah e djathta, përbri vetullës.
Shenja e dytë - uji - Dora e djathtë në zemër, përnjëherë lëshohet poshtë.

Shenja e tretë - befasia dhe trishtimi. Koka kthehet majtas, duke shikuar në tokë. Pastaj ngriten duart të bashkuara, duke anuar pak nga e majta.

Shenja e katërt - vatra - zjarri. Të dhjetë gishtërinjtë të bashkuar me pëllëmbë nga jashtë, mbulohet fytyra. Përgjigja në këtë shenjë jipet duke zgjatur dorën e djathtë në lartësi të shpinës.
Shenja e pestë - ngazëllimi Ngritja e syve drejtë qiellit, duke ngritur duart mbi kokë, dora e majtë pak më poshtë, duke u ngritur pak thembrën e majtë, ndërsa me gjurin e majtë formon një kënd më thembrën e majtë.

Shenja e gjasht - dielli. Sajohet duke vënë gishtin e madh të dorës së djathtë në syrin e djathtë, ndërsa gishti shrihet sikur të formojë një kënd... Kjo shenjë përfundon duke thënë këto fjalë: “Unë mas distancën me Diellin.Tri shkallët masone, sipas Popovskit, paraqesin tri etapat moshës së njeriut: shkalla e parë – fillestarin, shkalla e dytë – zejtarin dhe shkalla e tretë – Mjeshtrin.

Simbolet

Masoneria është definuar si një institucion inciacioni shpirtëror me ndihmën e simboleve...
Simbolet kryesore të masonerisë janë: trekëndshi, kompasi, dhe këndmatësi... ndërsa më i njohuri është kompasi i vendosur mbi trekëndësh.

Masonët besojnë se simbolet janë mjet, armë për të kuptuar realitetin kosmik por edhe njerëzor.

Në Enciklopedinë e përgjithshme të entit Leksikografik,1964, thuhet se Masoneria është një lëvizje e organizuar sipas një hierarkieje të ashpër e cila lindi nën kushtet e një qytetërimi liberal. Në fillim ishte e lidhur me traditat e shoqatave të muratorëve, nga e morën edhe emrin dhe simbolet e tyre (kompasin dhe këndëmatësin).

Aktet rituale i morën nga religjionet dhe kultet e ndryshme orientale, nga legjendat dhe mitet e tyre.

Ndonëse detyrat programore dhe qëllim i tyre themelor ishte „fisnikërimi i moralit“, edhe pse në fillim përfaqësonte ide progresive, të një qytetërimi liberal dhe antiklerikal, kjo lëvizje reformatore u bë gjithnjë e më shumë një bashkësi ekskluzive për të ndihmuar reciprokisht pjestarët e shoqërisë së të pasurëve dhe të atyre me „prestigj“ nga mesi i aristokracisë dhe borgjezisë së lartë“.

Sipas Anrit masoni jeton në botën e simboleve. Disa simbole kanë prejardhje kosmike, si yjet, dielli, hëna etj. Të tjerat rrjedhin nga profesioni-zeja e muratorit: veglat, si kompasi, busulla, këndmatësi, vizorja e disa nga tradita kalorësiake-tempullarët...

Thuhet se kjo organizatë është definuar si një institucion inciacioni shpirtëror me ndihmën e simboleve... Masonët, pavarësisht se cilin rit aplikojnë, cilës lozhë i takojnë, janë ngusht lidhur me simbolizminin. Sipas Simonit, për të evituar ndërhyrje të padrejta, muratorët disponojnë një farë numri simbolesh, shenjash dhe fjalësh, të njohura vetëm për ta.

Nëpëmjet këtyre simboleve ata njiheshin edhe gjatë frekuentimeve dhe udhëtimeve të gjata përmes Evropës... Fjalët, fjalëkalimet, shenjat -simbolet dhe prekjet u ndihmonin muratorëve që të “njiheshin” nëpër punishte të ndryshme në Evropën mesjetare... Sipas Harunit, nga simbolet më të njohura të Masonerisë është kompasi i vendosur mbi trekëndësh.

Masonët thonë se ky simbol paraqet konceptin e shkencës, rregullin gjeometrik dhe mendimin racional, por Haruni thotë se kompasi dhe trekëndëshi kanë krejtësisht kuptim tjetër. Këtë e shpjegon me mendimin e Albert Pike, i cili thotë:Trekëndëshi është simbol natyral i tokës... Kompasi dhe trekëndëshi, janë simbole të paganizmit arian dhe datojnë që nga Egjipti i vjetër...

Edhe Hëna dhe dielli, janë simbole të rëndësishme në llozhat masone, dhe nuk është asgjë tjetër përpos reflektim i besimeve të kota të shoqërive të lashta pagane që adhuronin hënën dhe diellin, përfundon Harun.

Popovski, shkruan se trekëndëshi i artë, është simbol i parimeve hyjnore dhe shpirtit të përkryer... në njëfar mënyre trekëndëshi është edhe shenjë mbrojtëse e vëllazërisë... Simbole masone hasim gati çdokund: në rrugë, në hyrje dhe brendi të ndërtesave.

Aty zakonisht shihen këto simbole: Piramida dhe syri sipër piramides, ylli i Davidit, Shtylla e Dyfishtë, Obeliskët. Simbolet tjera: metri, dalta, mistria, vizorja, çekani, (çekiçi i argjendtë); vula e Salomonit, lavjerësi, niveluesi dhe tabela, akacia, bagreni, murrizi dhe shumë simbole të tjera... Domethënia e simboleve masone është e dukshme, kuptimplote, p.sh. çekiçi tregon rëndësinë e vetëkontrollës e të disiplinës, dhe forcën e mendjes...

Këndmatësi konsiderohet simbol i saktësisë, drejtësisë mu për këtë ai është i rëndësishëm për Mjeshtrin... Këndi simbolizon gjërat në tokë por edhe nderin, karakterin, dashurinë e vërtetë dhe mënyrën se si duhet të sillemi ndaj rrethit që na rrethon…

Kompasi – rrumbullaksimi i dëshirave dhe ulja e pasioneve të masonëve... por simbolizon edhe shpirtin... matë dhe vizaton sipas Ligjit të Moralit... gjërat shpirtërore, rëndësinë e jetës së mirë shpirtërore... Veglat si: “shpatla” – mëson mjeshtrin – masonin të çimentojë dashurinë vëllazërore.

Sqepari simbol i punës, dalta tregon përparim arsimorë... metri tregon ditën prej 24 orësh që duhet shpenzuar për punë, për lutje dhe freskim e pushim.

Segmenti – vija e drejtë, moralitetin dhe drejtësinë (ky lloj rekuiziti nuk ekziston sot te masonët amerikanë). Lapsi – fjala dhe vepra e masonit janë shkruar nga Arkitekti Suprem. Libri i hapur – pikëllimin për shkak të kalimit të kohës.

Shkronja "G" paraqet gjeometrinë... Dhëmbi i thyer simbolizon brishtësinë e njeriut. Ora rënore na tregon kohën që gjithnjë rrjedh... pra na tërheq vërejtjen se koha është duke rrjedhur dhe nuk guzojmë t’i lëm punë për më vonë…

Përparësja si dhe dorëzat e bardha janë simbol i pastërtisë, dhe dëshmojnë se mjeshtri nuk ka marrë pjesë në vrasjen e Hiram Abifit. Tri dritat e mëdha janë: Bibla, katrori dhe rrethi -(Ndërsa sipas Anrit, Bibla, këndmatësi dhe kompasi).

Bibla, sipas Popovskit, është simbol i dëshirës së Zotit dhe është në shërbim të Zotit, Vizorja – kontrata simbolizon mjeshtrinë e qeverisjes masone. Toka simbolizon pushtet; ajri-mençurinë; zjarri-pasionet dhe uji-emocionet... Akacia: simpati e pavdekshmëri meqë gjithnjë është e gjelbër por edhe ruan fshehtësinë.

Dy shtylla – J dhe B: shtyllat tradicionale në hyrje që nga tempulli i Salomonit, shënojnë: bashkim, paqe dhe lumturi. Simbolet shërbejnë edhe për të dalluar dhe njohur “sivllaun” në mesin e të panjohurëve, e me qëllim të përcaktimit të pozitës së shkallës së tij, dhe përdorën tri mënyra: shenja për pamje; fjala për veshë dhe kontakti për prekje.

Piramida dhe syri sipër piramides

Dan Braun, në romanin Engjëj dhe djaj thekson se piramida, është një simbol i fshehtë, që paraqet prirjen drejtë lartësisë, drejt burimit të dritës.

Syri brenda trekëndëshit është një simbol që çdoherë gjendet në llozhat masonike dhe në të gjitha publikimet masonike... tregon aftësitë e të përndriturve për të parë gjithçka e kudo... pra simbolizon syrin e zotit...

Disa thonë se piramida me nje sy është simboli kryesor i illuminatit-masonerisë, i huazuar nga Egjypti i Lashte, dhe se është simboli i Horusit, perendia e Diellit, qe simbolizon ndriçimin, illuminiminizmin.

Sipas Darius-it “Syri" nuk eshte thjesht shqisa fizike e te parit, por syri i mendjes dhe i shpirtit.
Ky Sy në besimin Hindu quhet si "syri i trete" i mendjemprehtësisë, Syri i Osirisit në Egjyptin e Lashtë dhe Syri që Sheh çdo gjë... Ylli gjashtëcepësh, i njohur si Ylli i Davudit, simbol i çifutëve, sipas Harunit, origjinën e ka në Egjiptin e vjetër... Pesë shqisat: themeli i të gjitha diturive – veshi me të cilin thithim zërin dhe përjetojmë kënaqësinë muzikore dhe me të cilin mund t’u ikim shumë pakënaqësive.

Sytë – me ndihmën e të cilëve dallojmë objektete, formën, ngjyrën, lëvizjen. Ndijimi (prekja) – shqisa më univesiale. (Këto tri shqisa janë më të rëndësishmet të masonët; të shihen shenjat, të dëgjohen zërat dhe të ndjehen prekjet). Dy shqisat tjera janë: shqisa e shijes, dhe të nuhaturit (erës).

PRANIMI NË SHOQATË, PROCEDURA E PRANIMIT, BETIMI DHE SEKRETI

Për t’u bërë mason, sipas Anrit, në rradhë të parë duhet plotësuar këto kushte: të jesh i pranuar, i integruar dhe i inicuar - shuguruar në ndonjë lozhë.

Me qindra vjet masonët e kanë pasur të ndaluar të pyesin tjetrin se mos dëshiron të anëtarësohet- t’i bashkangjitet masonëve; ata mund të bisedojnë dhe të tregojnë se kanë hyrë në masoneri, dhe arsyen e hyrjes, anëtrarësimit, por nuk guxojnë të propogandojnë, t’i nxisin të tjerët që t’u bashkangjitën.

Kur ndonjëri vendos që të bëhet mason ai duhet të paraqet lutje, të cilin ia dorëzon një masoni, ndërsa ai e dorëzon në lozhën lokale.

(Sipas disa shkrimeve Indivi nuk mund të kërkojë të anëtarësohet por me nisiativën e ndonjë anëtari i cili mund t’i ofrojë pranim... (a.n)

Eprori i lozhës formon një komitet i cili viziton kandidatin por edhe familjen e tij, të cilëve u flet për masonerinë, dhe përgjegjet në pyetjet e parashtruara. Komiteti paraqet raport pranë lozhës dhe pastaj votohet në lozhë mbi lutjen e paraqitësit.

Nëse votimi është pozitiv, lozha informon kandidatin për ditën kur do të bëhet pranimi. Kur masoni i pranuar kalon nëpër tri shkallët e përcaktuara atëhere bëhet Mjeshtër Mason me të gjitha të drejtat në vëllazëri.

Kandidatët duhet të jenë meshkuj, qytetarë të ndershëm dhe të shquar, etj. Secili kandidat konsiderohet i pranuar (anëtar) pas iniciacioni, ritualit të pranimit... Iniciacioni dhe hyrja në shoqatë është një akt mjaft dramatik dhe përplot simbole...

Sipas Popovskit, anëtar mund të bëhej vetëm pas sprovimit trevjeçar, dhe nëse i plotësonte kushtet e vëllazërisë fitonte një sqepar, simbol i punës, një përparëse si simbol i pastërsisë dhe në palë rrobe përkatëse të vëllazërisë... Me rastin e hyrjes-pranimit në lozhë, shqiptohen këto fjalë: “Ardaler, Casmaran, Taliud, Turlae!”, që do të thotë: zjarrë, ajër, ujë dhe tokë...

Pastaj shqiptohen me zë shkronjat: “ J – a – k - i – n - jakin, fjalë e shkallës së parë e rendit të Gjonit, (njëri ndër drejtimet më masovike, krahas atij skocez), e cila shpreh qëndresë dhe fuqi.

Procedura e inicimit – shugurimit (Iniciacioni) dhe Betimi


Hapi i parë (shkalla e parë): kandidati heq setrën dhe kravatën, largon të hollat dhe çdo mjet tjetër për të treguar se po hyrë në masoneri si një i varfër dhe pa asnjë centë. Këmba e majt shpërvilet deri në gju, zbërthen këmishën për t’u parë pjesa e majtë e gjoksit, zbathët këpuca e majtë, mbathën papuçet. I lidhën – mbyllën sytë, që të tregojë se si e ndien veten në “terr” dhe rreth qafës i vëhet litari- laku.

Hapi i dytë: Përcillet brenda në lozhë nga roja e cila mban një thikë të drejtuar në gjoksin e zdeshur.

Hapi i tretë: Përcillet për te Mjeshtri i Madh, udhëheqësi kruyesor i lozhës. Hapi i katërt: Kandidati tani ka hyrë në dritën masone. I zgjidhën sytë dhe i hiqet laku rreth qafës, i jipet shenja me shtrëngim dore dhe fjalë se është pranuar si “shegert” në masoneri.

I tregohen këto vegla: metri, çekiçi dhe dalta. Dhe në fund udhëzohet të respektojë ligjet e masonerisë, të Biblës dhe të shtetit. Pas përfundimit të ceremonisë së pranimit, kandidati konsiderohet se ka kaluar “shkallën e parë” dhe pas disa muajve mund të arrijë dy shkallët tjera masone: ‘kallfë-mason’ dhe ‘mjeshtër-mason’.

Masoni është një njeri i cili ka vendosur të ketë raporte të mirë me vetveten dhe të tjerët, të kujdeset për të kaliuarën por edhe të ardhmen dhe të bëjë çdo gjë në të mirën e të gjithëve.

Ceromonia e pranimit të kandidatit në lozhën masone, sipas Popovskit, bëhet si vijon: Rishtari (kandidati) symblltas i afrohet eprorit të lozhës. Në përcjellje janë mbikëqyrësi-kujdestari i parë dhe i dytë.

Në këtë cermonial bëjnë pjesë edhe: besedniku, mjeshtri – personi zyrtar i ritualit; përdëllestari, sekretari, thesarmbajtësi (arkatari) dhe orguleti.

Edhe sot, pranimi në lozha të masonëve modern, bëhet në kuadër të ceremonisë rituale ku janë të ftuar vetëm masonët e rrgulltë të inicuar, pavarësisht se cili ritual aplikohet dhe cilit rit i takojnë… Në Lozhë nuk mund të hyjë si në ndonjë parti politike, sindikatë ose klub.

Në Lozhë hyrët përmes iniciacionit, pas kryerjes së procedurës, (ceremonisë së pranimit)…Vetëm pas përfundimit të iniciacionit, (kandidati i paraqitur) konsiderohte mason i pranuar. Muratorët e sotit të lirë, ashtu si ata të sh.18 këtë ritual e konsiderojnë si një ceremoni shumë të rëndësishme dhe thelbësore, andaj edhe festohet me një solemnitet të madh dhe me emocione të larta...

Anri thekson se Iniciacioni është një fshehtësi po ashtu siç është një vepër artistike... Iniciacioni i drejohet mbarë njerëzimit, në të gjitha dimensionet: intelektual, ndijor, shqisor, gjithë qenies së tij më të thellë, asaj që në të vërtet është dhe asaj që dëshiron të jetë…

Sprova, tundimi, ashtu si edhe rrugëtimi prodhojnë iniciacion dhe çdo rrugëtim është një iniciacion… Iniciacioni mason shpreh përvojën njerëzore ashtu si dhe poezia, arti, filozofia…Sipas Darius-it, Inicimi (Iniciacioni ) masonik është nje transmetim energjie shpirterore nepermjet perdorimit te disa ritualeve te vecanta, secili me nje simbolistike specifike.

Qellimi i inicimit eshte orientimi i individit drejt njohurise me ane te iluminimit interior [?!]. Inicimi ndihmon ne hapjen e qendrave interiore te perceptimit, te gjendura ne rrugen e zhvillimit shpirteror, hap mundesite te arrihen keto njohuri, drejt hyjnores ne kuptimin metafizik te fjales [edhe ky paragraf eshte shume konfuz]...

Hyrja në kët shoqatë është një çështje serioze. Të bëhesh mason do të thotë të jetosh dhe të sillesh gjithnjë sipas rregullave dhe parimeve të caktuara. Ja vetëm disa: ta kemi një jetë të ndershme dhe të vlefshme, kultivimi i një besimi të ndërsjelltë, gatshëmria që me të tjerët të ndahet e mira dhe e keqja dhe besimi i fortë në Zotin. Askujt nuk kemi të drejtë t’i impnojmë një vednim të tillë.

Betimi

Me rastin e pranimit, por edhe kur një murator ngritet në një shkallë më të lart, kandidati betohet në një libër të shenjtë, mund të jetë Bibla e krishter, Dhjata e vjetër çifute, Kurani ose cilido libër i shenjtë qoftë.

Për të dëshmuar tolerancën e tyre apsolute, Orijenti i Madh në altarët e vet më 1877, ka zëvendësuar Biblën me një libër me faqe të zbrazëta. Këtë shembull e kanë ndjekur edhe disa lozha nacionale të vendeve latine.

Lozha masone pa pranimin e Biblës nuk ekziston, thekson Popovski... Biblën masonët e quajnë “Drita më e madhe e masonëve” ose një “Dhuratë Zoti e një vlere të papërcaktuar”… Gjatë betimit, kandidati përulet para Mjeshtrit të Madh dhe përgjigjet në disa pyetje lidhur me ruatjen e fshehtësisë.

Në rast të zbulimit të ndonjë fshehtësie pranon dënimin më të rëndë: prejen e gabzherit, nxjerrjen e gjuhës, varrosjen në zallishte” këto merren si simbolikë... Ose dëmkoset si një besëthyes”, që nuk do të ketë asnjë vlerë morale dhe plotësiht i papërshtatshëm për t’u pranuar në lozhë.

Betimi, sipas Anrit, është një moment i rëndësishëm, i hyrjes në lozha dhe bashkangjitjes njerëzve që tani veç e përbëjnë dhe i përmbahen një rendi dhe një tradite që veprohet sipas Ligjit të moralit, që në thelb është ligji i dashurisë, drejtësisë dhe mëshirës...

Masoni, thekson Anri, betohet se do t’i zbatojë rregullat e zejes, se zejën do ta ushtrojë (do të punojë) njësoj si për të varfërin ashtu për të pasurin, si për të dobëtin ashtu për të fuqishmin... Betimin masonët, thotë Anri, e japin mbi Biblën e hapur. Në Skotlandë betimi bëhet mbi Ungjillin e Shën Gjonit, nga i cili nganjëherë recitohen citate.

Por sipas të tjerëve, përveç Biblës, në altar qëndrojnë edhe këndmatësi dhe kompasi... Me betimin në kompas dhe këndmatës masonët modern dëshmojnë besnikërinë ndaj traditës operative, meqë masonët spekulativ të sh. 18, dhe masonët e sotit, e quajnë veten vazhdues të masonëve operativë të Mesjetës dhe dëshirojnë të jenë të tillë...

Sa i përket Biblës, duhet shikuar faktin se masonët operativë si edhe ata spekulativ, kanë lindur dhe janë zhvilluar në Evropën kristiane, dhe se vendi i tyre është përcaktuar brenda hapësirës kulturore të këtij civilizimi...

Masonët betohen në Bibël se do të ruajnë fshehtësitë edhe përkundër kërcënimeve me dënime më të rënda.

Masoni gjatë betimit, betohet, ashtu si Kryemjeshtri Hiram Abifi, se nuk do të zbulojë fshehtësinë e muratorit, dhe se, në rast të shkeljes së betimit, pranon që të vritet, (therret në fyt) dhe t’i nxirret gjuha, zemra, mëlqia dhe organet tjera të brendshme... ashtu si vrasëve të Mjeshtër Hiramit, që fatkeqësisht, me rastin e zbulimit të tradhëtarëve, (dezertorëve e renegatëve) të masonerisë, edhe sot përdoret kjo “teknikë”.

Ky dënim është mjaft i ngjashëm me dënimin të cilin e pësojnë tradhtarët me rastin e dënimit me varje, mbytje në ujë dhe masakrim-kryqëzim. Është një betim, gati plotësisht i njejtë me betimin e jezuitëve, thekson Nikolov.

Një betim, i cili bëhet në emër të Krishti, ku thuhet: Në emër të të kryqëzuarit në kryq, Krishtit, unë betohem se do t’i ndërpres të gjitha lidhjet me babën, nënën, vëllezërit, motrat, farefisin, shokët, me mbretin, gjykatësit dhe me çdo pushtet tjetër të cilit i kam shërbyer ose që jam betuar se do t’i nënshtrohem dhe do t’i shërbej.

I ndërpres marrëdhëniet me vendlindjen time, prej tash e tutje ekzistenca ime është në sferën tjetër. Betohem se do t’ia shpaloj kreshefit tim të gjithë atë që bëjë, mendoj, lexoj, mësoj, dhe shikoj rreth vetes”.

Sipas Popovskit, masoni betohet si vijon:
Betohem se do t’i ndërpres të gjitha lidhjet pavarësisht me cilin kam pasur.
Betohem se do të njoftoj eprorin tim – Mjeshtrin e Madh – për çdo gjë që shoh, lexoj, dëgjoj dhe di.

Betohem se do t’u nënshtrohem urdhërave: që të pastrohet vendi nga tiranët dhe armiqtë e rendit tonë.

Lirohem, heq dorë nga betimi që kam dhënë lidhur më detyrat ndaj Atdheut ose ligjit!”.
Shumica e shkrimeve vërtetojnë se Parulla e njohur si “Besa e muratorit (masone)”, gjenezën e ka nga muratorët e Skotlandës dhe se ekziston që nga rreth viteve 1550 dhe u bartë në vendet më veriore të Evropës.

Fjala në origjinal ishte “Mohayn”, dhe ka lidhje me fjalët merou (marrvv), që do të thotë kolegë ose shokë, shkruan Ridli. Përkthyesi i veprës së Ridlit, në gjuhën serbe, thotë se kjo fjalë, që nuk i dihet prejardhja, vetëm në vitin 1830, ka marrë kuptimin e vet mason: “Arkitekti është qëlluar”...
Andi Ballshi
Andi Ballshi

16


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi