Aforizma rreth Besimit

Shko poshtë

Aforizma rreth Besimit Empty Aforizma rreth Besimit

Mesazh  Neo prej 13.08.09 12:47

Aforizma rreth Besimit

E rëndësishme nuk është ideja që një njeri beson, por sa thellë ai e beson.
Ezra Paund

Ja si janë njerëzit: ne vemë në pyetje tërë besimet tona, përveç atyre që ne iu besojmë vërtet dhe atyre që s'na shkon mendja t'i vemë në pyetje.
Orson Skot Kard

Kushdo parapëlqen besimin kundrejt ushtrimit të gjykimit.
Seneka

Të mos besosh ka një sëmundje që është të besosh pak.
Antonio Porkia

Kush nuk jeton sipas besimit të tij, nuk beson.
Tomas Fuller

Njeriu shprehës nuk është ai folës i bukur, por ai që është i dehur dëshpërimisht përbrenda me një besim të caktuar.
Ralf Ualdo Emerson

Bindjet janë armiq më të rrezikshëm të së vërtetës sesa gënjeshtrat.
Fridrish Niçe

Ai që nuk di si të besojë, nuk duhet të dijë.
Antonio Porkia

Përgjithësisht teoritë që i besojmë i quajmë fakte dhe faktet që nuk i besojmë i quajmë teori.
Feliks Kohen

Pak besojnë me të vërtetë. Shumica vetëm besojnë se besojnë ose bëjnë e bëhen të besojnë.
Xhon Lankaster Spolding

Njeriu kurrë nuk bën keq aq plotësisht dhe aq me gëzim sa kur e bën për hir të ndërgjegjes.
Bleiz Paskal

Kur unë nuk besoj në asgjë nuk dua të të takoj ty kur nuk beson në asgjë.
Antonia Porkia

Qeniet njerëzore ndoshta nuk janë kurrë aq të frikshme sa kur janë të bindur përtej çdo arsyeje sa kanë të drejtë.
Lorens van der Post

Ca gjëra duhet të besohen që të shihen.
Ralf Hodgson

Është më e lehtë të besosh sesa të dyshosh.
E.D. Martin

Njeriu priret t'i trajtojë të gjitha opinionet e tij si parime.
Herbert Agar

Njeriu është një kafshë besimtare dhe duhet të besojë në diçka; në mungesë të gjërave të mira për tu besuar, ai do të kënaqet me të këqija.
Bertrand Rasell

Kjo botë njerëzore e jona do të ishte e papërfytyrueshme pa ekzistencën praktike të besimit fetar.
Adolf Hitler

Sa më shumë që frutat e diturisë bëhen të arritshme prej njeriut, aq më i përhapur bëhet rënia e besimit fetar.
Zigmund Frojd

Siguria me të cilën mbahet një besim fetar është zakonisht në përpjestim të drejtë me absurditetin e tij.
Donal Morgan

Nuk mund të divorcosh besimin fetar dhe shërbimin publik. S'kam vënë re kurrë asnjë konflikt mes vullnetit të Zotit dhe detyrës time politike. Nëse ti shkel njërën, shkel dhe tjetrën.
Xhimi Karter

Brezi im u përball gjatë rritjes me një zgjedhje mes besimit fetar dhe dëshpërimit ekzistencialist, ai zgjodhi marjuanën. Tani ne jemi në fazën Cabenet.
Pegi Nunan

Qeveria jonë s'ka kuptim veçse nëse ngrihet mbi një besim fetar të rrënjosur thellë, dhe unë s'dua t'ia di se ç'është.
Duaj Devid Ajzehauer

Besimi në të mbinatyrshmen dëshmon një dështim të imagjinatës.
Eduard Abei

Njeriu s'duhet të gëlltisë më shumë besim se ç'mund të tresë.
Henri Bruks Adams

Një jetë është gjithçka kemi dhe e jetojmë si besojmë se duhet jetuar. Por të sakrifikosh çka je dhe të jetosh pa besim, ky është një fat më i tmerrshëm se vdekja.
Zhan D'Ark

Shkenca nuk mbështetet aspak në besim të verbër. Ajo varet plotësisht në besimin se ti mund të provosh diçka për veten.
Ualter Zhilbert
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1414


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi