EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Refleksion - Meditim

+2
Jon
Neo
6 posters

Faqja 3 e 3 Previous  1, 2, 3

Shko poshtë

meditim - Refleksion - Meditim - Faqe 3 Empty Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo 02.09.10 0:28

MARREDHENIET

Nese jemi te palumtur pa marredhenie, me gjase do ta jemi edhe me nje marredhenie. Nje marredhenie nuk eshte fillimi i jetes sone; nje marredhenie nuk behet jeta jone. Nje marredhenie eshte vazhdimi i jetes sone.

Marredheniet jane njekohesisht nje bekim dhe nje mallkim per procesin e sherimit tone te brendshem.

Cdo dite ballafaqohemi me kerkesen per te plotesuar detyrat tona ne marredhenie te ndryshme. Disa prej ketyre marredhenieve i kerkojme vete, ndersa te tjerat jo.

Zakonisht ne vete vendosim se si sillemi ne keto marredhenie. Per t'u sheruar nga varesia jone nga problemet e njerezve te tjere (kodependence), veme si qellim nje sjellje qe shpreh pergjegjesine tone per vetveten.

Mesojme qe e kemi fuqine per t'u kujdesur per veten edhe ne marredheniet tona. Mesojme te merremi vesh me njerez te tjere ne menyre familjare kudo qe eshte e mundur.

A eshte e nevojshme te ndahemi nga nje njeri te cilin deri me tani mundoheshim ta kontrollonim? A ka dike me te cilin duhet te kemi nje bisede te rendesishme, edhe pse ajo qe kemi per t'i thene eshte e pakendshme?

A ka dikend te cilit i shmangemi, nga frika qe ne pranine e tij duhet te kemi shume kujdes per veten? A eshte e nevojshme te korrigjojme nje sjellje te caktuar? A ka dike te cilit duhet t'i afrohemi ose te cilit duhet t'i tregojme dashuri?

Sherimi i brendshem nuk ndodh i ndare nga marredheniet tona, por bashke me procesin e mesimit, nepermjet te cilit behemi te vetedijshem per fuqine tone dhe pastaj edhe ne marredheniet tona e trajtojme veten me kujdes.

Sot marr pjese aktivisht ne marredheniet tona, aq mire sa mundem. Jam i gatshem t'u jem afer njerezve te tjere ne te cilet kam besim dhe te shkembej mendime me ta. Kerkoj ate per te cilen kam nevoje dhe jap ate qe konsideroj mire.

Melody Beattie



Neo

1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

meditim - Refleksion - Meditim - Faqe 3 Empty Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo 02.09.10 0:29

Partnerë të barabartë

“Njerëzit janë partnerë të barabartë me bimët dhe kafshët, nuk janë pronarët e tyre që i shfrytëzojnë." --
Haida Gwaii, Rrethi Tradicional i Pleqve (të indianëve amerikanë)

Si njerëz nuk jemi mbi asgjë, as nuk jemi nën asgjë. Ngaqë jemi të barabartë, duhet të kemi parasysh vlerën e respektit. Jo vetëm respekt ndaj njerëzve, por respekt ndaj gjithçkaje. Nuk jemi pronarët mbi gjërat; jemi kujdestarë për Frymën e Madhe. Duhet t’i trajtojmë të gjitha gjërat me respekt.


Neo

1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

meditim - Refleksion - Meditim - Faqe 3 Empty Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo 02.09.10 0:30

E jap veten dhe hapem per fuqine e brendshme sheruese.
Fuqia sheruese eshte me e madhe ne piken e qetesise se brendshme.
Edhe pse qetesia brenda meje behet aq e thelle saqe kam pershtypjen qe tretem, nuk mbrohem kunder kesaj dhurate te fshehur...

E humb friken nga ASGJEJA e madhe dhe me gezim lejoj qe bie brenda!

Gayan S. Winter

Neo

1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

meditim - Refleksion - Meditim - Faqe 3 Empty Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo 02.09.10 0:31

Mos mbyll kurre zemren tende dhe mendjen tende.

Mos ki kurre frike nga e reja, e cuditshmja, origjinalja.

Ji i gatshem dhe i hapur per ta degjuar intuiten tende, frymezimi, qe mund te te zbuloje dicka aq plotesisht te re saqe as nuk ka as forme as permbajtje dhe ti vete duhet t'i gjesh fjale.

Krenaria intelektuale mund te jete nje hendikep ne kete rruge spirituale dhe nje pengese e mirefillte per te verteten.

Nuk eshte intelekti qe te duhet, jane frymezimi dhe intuita.

Intelekti vjen nga jashte, ndersa frymezimi dhe intuita vijne nga brenda dhe nuk mund te ndikohen nga asgje nga jashte.

Le te vije mesimi yt nga brenda; merr nga gjithcka qe ke brenda vetes.

Do te habites se sa shume qenka.

Eshte e pakufi sepse vjen nga Une, dhe UNE JAM i pakufi, dhe gjithcka qe eshte nga Une eshte e pakufi dhe e amshuar.

Eileen Caddy


Neo

1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

meditim - Refleksion - Meditim - Faqe 3 Empty Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo 02.09.10 0:33

TRAJTIMI I NDJENJAVE TE DHEMBSHME

Trajtimi i dhembjeve te plagosura ose te inatosura eshte vecanerisht i veshtire. Kur shfaqen keto ndjenje, ndihemi te prekshem, te frikshem dhe te pafuqishem. Pervec kesaj, zgjojne kujtime per ngjarje te tjera, po ashtu te dhembshme, ne te cilat ndiheshim te pambrojtur.

Per te fituar prape kontrollin mbi veten, ndoshta denojme njerezit qe na rrethojne; ose i fajesojme per ndjenjat tona ose mbajme pergjegjes nje te trete te pafaj. Perpiqemi te qerojme hesapin me dike, ose manipulojme mbas shpines se te tjereve per t'i dale zot nje situate te caktuar.

Veprime te tilla na japin nje ndjenje kalimtare kenaqesie, por vetem e shtyjne deri me vone ekzaminimin e dhembjes sone.

Ndjenja qe jemi plagosur nuk duhet domosdo te na frikesoje. Nuk duhet te mundohemi me cdo kusht ta evitojme. Ndonese ndjenjat e plagosura nuk jane te kendshme, me ne fund nuk jane gje tjeter pervec ndjenjave, te cilat mund t'i lejojme dhe t'i ndiejme per te vazhduar pastaj prape rrugen tone.

Kjo nuk do te thote qe i lakmojme fyerjet ose qe merremi me ta per nje kohe teper te gjate. Dhembja emocionale nuk ka nevoje te na shkallmoje. Mund te ndalim, ta ndiejme dhembjen, te mendojme per ate se a duhet te bejme dicka per ta trajtuar veten me kujdes - dhe pastaj e vazhdojme jeten tone si zakonisht.

Nuk ka nevoje qe te bejme hapa te nxituara; nuk ka nevoje per te denuar te tjere per t'i vene ne rregull ndjenjat tona. Mund te veme ne dijeni te tjere per ndjenjat tona te plagosura. Kjo sjell lehtesim dhe eshte e sherueshme per te gjithe ne fjale.

Me ne fund e mesojme mesimin qe forca e vertete tregohet kur i lejojme plagat emocionale - atehere kur kuptojme qe edhe ne vuajtje te thelle mund te kujdesemi per veten. Kjo force e brendshme vjen sapo te mbarojme t'i mbajme pergjegjes te tjeret per dhembjen tone dhe ne vend te kesaj mbajme vete pergjegjesine per te gjitha ndjenjat tona.

Sot dua t'ua jap veten ndjenjave te mia, edhe atyre te dhembshme. Ne vend qe te bej hapa te pamenduara ose qe dua te denoj te tjeret, jam gati dhe i hapur per t'i ndier ndjenjat e mia.

Melody Beattie


Neo

1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

meditim - Refleksion - Meditim - Faqe 3 Empty Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo 02.09.10 0:36

Shërim me ngjyra

Në shërim, ngjyrat veprojnë si ekuilibrues: japim ngjyrat të cilat i duhen dikujt më shumë, ose japim të kundërtën e ngjyrës nga e cila dikush ka tepër.

Përse i duhet trupit një shtim ngjyrash?

Njerëz të shëndoshë janë të akorduar me valën e tyre bazë, që do të thotë që vibrojnë në frekuencën e tyre unike. Aura e tyre – trupat e padukshme energjetike – i mbajnë në ekuilibër duke tërhequr forcat e drejta kozmike për trupin e tyre fizik.

Kur njerëzit bëhen të mbingarkuar, të tronditur, të frikësuar ose të keqtrajtuar, aura e tyre dëmtohet. Këto fusha të forcave energjetike bëhen të holla, paraqesin njolla të errëta ose plaga, gjë që pengon punën e mirëfilltë të aurës. Si pasojë, ti pranon një frekuencë të ndryshme dhe ndihesh i parehatshëm ose sëmuresh.

Këtu hyjnë vetitë shëruese të dritës. Çdo ngjyrë ka një gjatësi vale të posaçme; duke dhënë një ngjyrë të veçantë, e forcojmë aurën, kështu që mund ta riparojë veten dhe të kthehet në valën e saj bazë origjinale. Ndikimi fizik është shërimi i trupit.

E verdhja

Stimulon trurin dhe aktivitetin e nervave.
U jep energji muskujve.
Përshpejton tretjen dhe asimilimin e ushqimit si dhe jashtëqitjen.
Aktivizon dhe inkurajon njerëz depresivë dhe melankolikë.
E verdhja e errët lehtëson dhembje të mprehta në nervat.
Jep qejf për jetën.

Ngjyra portokalli

Stimulon mushkëritë, frymëmarrjen dhe tretjen.
Shton aktivitetin e tiroides.
Lehtëson ngërçe dhe spazma muskujsh.
Shton sasinë e qumështit të nënës.
Tregon mundësi të reja dhe opsione të tjera në jetë.
Stimulon mendimin krijues dhe entuziazëm.

E kuqja

Sjell ngrohtësi, energji dhe stimulim, prandaj e mirë për lodhje, ftohje, njerëz të ftohtë dhe pasivë.
E kuqja u jep energji zemrës dhe qarkullimit të gjakut, e ndërton gjakun dhe ngre tensionin e ulët të gjakut.
U jep energji të gjitha organeve si dhe shqisave të dëgjimit, nuhatjes, shijes, shikimit dhe prekjes. Shton epshin dhe aktivitetin seksual.
Stimulon ovulacionin dhe menstruacionin.
Mos trajto kurrë kancerin me të kuqen, sepse kjo ngjyrë stimulon rritjen e qelizave!

Ngjyra trëndafili

Shëron pikëllimin dhe trishtimin.
Kthen freskinë rinore.
Të çon në kontakt me ndjenjat e tua.

E gjelbra

Sjell harmoni dhe barazpeshë psikologjike dhe emocionale; prandaj ka një ndikim qetësues mbi zemrën dhe shërues mbi veshkat (që në astrologji kanë të bëjnë me marrëdhëniet).
Shëron prishjet e ekuilibrit hormonal.
Stimulon hormonin e rritjes dhe rinimin.
Pastron nga mikrobet, bakteret dhe lëndët e kalbura.
Harmonizon tretjen, lukthin, mëlçinë, fshikëzën e tëmthit.
Shton imunitetin.
Ndërton muskujt, eshtrat dhe indet.
Stimulon paqen e brendshme.
Forcon sistemin nervor.

Ngjyra e bruztë

Shton intuitën dhe ndjeshmërinë.
Veprim dezinfektues dhe antiseptik.
Forcon sistemin e përgjithshëm.
Ndërton lëkurën.
Relakson ndjenjat e stresit.

E kaltra

Qetëson malcimet (mos harro malcimet reumatike), ethet, tensionin e lartë të gjakut, ndal gjakderdhjen, lehtëson dhembjet shpërthyese të kokës, zbut emocione të forta si inat, agresion ose histeri.
Veprim dezinfektues dhe antiseptik.
Sjell qetësi.
Kundër kruarjes.
Kundër pezmatimit (për shembull skuqja e lëkurës), kundër stresit.
Lehtëson vuajtjen.

Ngjyra vjollce

Kjo ngjyrë transformimi shëron melankolinë, histerinë, maninë dhe dhënien pas alkoholit, sjell depërtime spirituale dhe përtëritje.
Ngadalëson një zemër tepër aktive.
Stimulon shpretkën dhe qelizat e bardha të gjakut (imunitet).
Sjell gjumë.
Lehtëson stresin mendor dhe emocional.
Ul aktivitetin seksual.
Ul ndjeshmërinë ndaj dhembjes.
Çhelmim.

Përdorimi praktik i shërimit me ngjyra:

Dritë me ngjyrë mund të krijohet duke përdorur poçe me ngjyrë në dritat ose duke mbuluar një dritë ose dritare me një fletë (plastike) të tejdukshme me ngjyra. Ulesh ose shtrihesh në rrjedhën e dritës me ngjyrë për rreth 30 minuta gjatë disa ditëve.

Mund të varësh në dhomë copa pëlhure ose mëndafshi ose fleta letre në ngjyrën e dëshiruar.

Mund të mbushësh gota ose shishe me ngjyra me ujë (burimi), vendosi në dritare për së paku tri orë dhe pi tri gota në ditë nga kjo ujë.

Mund të veshësh rroba në ngjyra të caktuara.

Mund të hash ushqime në ngjyra të caktuara. Ke nevojë për më shumë energji? Ha domate dhe luleshtrydhe. Do qartësi mendore? Ha banane dhe misër, etj.

Mund të përfytyrosh dritë me ngjyra në trupin tënd dhe përreth tij, thithe me frymëmarrjen dhe drejtoje në pjesët e trupit që kanë nevojë për të.

Mbaj stoli ose gurë të çmuar në ngjyrat që të duhen.

Vizito vende në natyrë që plotësojnë nevojën tënde për ngjyra. Për qetësi shko pranë ujit, për barazpeshë shko në pyll, për energji bli lule të kuqe etj.

Natyrisht një kombinim i atyre që u përmendën punon më së miri!

Shërim me ngjyra në distancë mund të bëhet në disa mënyra.

Merr një fotografi ose një copë letre me adresën e plotë dhe datëlindjen e personit të cilit dëshiron t’i ndihmosh të shërohet. Vëre këtë në dritë me ngjyra, siç u përshkrua më lart, për 1 1/2 deri 2 ora në ditë për disa ditë me radhë.

Ose vendose këtë fotografi në një zarf ose copë pëlhure në ngjyrën e saktë dhe vëre në diell për disa orë në ditë.

Një mënyrë e tretë është ta përfytyrosh personin të rrethuar dhe të mbushur me dritë me ngjyrë aq gjatë sa mundësh. Gjithmonë mbaro duke përfytyruar ose dërguar dritë të bardhë për atë person.

Një mënyrë moderne e shërimit me ngjyra është puna me një biogjenerator. Ky është një aparat që dërgon energji kozmike nëpërmjet tubeve prej qelqi, të mbushura me gazra si helium ose hidrogjen, ku secili ka ngjyrën e vet me vetitë e saj shëruese.

Kjo është teknologji e frymëzuar nga Nikolla Tesla.

Disa terapeutë kanë rrëfyer se ngjyra në tubet prej qelqi bile ndërron kur pacienti ka nevojë. Mund të punohet me një biogjenerator për pacientë fizikisht të pranishëm, por shërimi në distancë është edhe shumë i mundshëm, për shembull si trajtim nëpërmjet fotografisë.


Neo

1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

meditim - Refleksion - Meditim - Faqe 3 Empty Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo 02.09.10 0:39

Mendja jonë është krijuese

Kur mësojmë të mendojmë dhe të flasim në forma të reja, na hapen mundësi të reja të mrekullueshme.

Njeriu, ndryshe nga çdo krijesë tjetër të këtij rruzulli, ka dhuntinë e një mendjeje krijuese. Ne mund të krijojmë dhe në fakt krijojmë përvojën tonë të jetës. Megjithatë, shumica dërrmuese prej nesh nuk kanë mësuar të zhvillojnë këtë dhunti natyrore në një aftësi.

Atëherë cili është dallimi midis dhuntisë dhe aftësisë? Dhuntia është një tendencë natyrore për të bërë diçka. Aftësia është rezultati i stërvitjes dhe praktikës. Dhuntia e papunuar është e dobishme: për shembull, njerëzit kanë një dhunti të papunuar për të ecur në këmbë, dhe madje për këtë duhet pak praktikë në fillim.

Megjithatë, nëse kalojmë kohë duke u edukuar dhe u stërvitur, dhe pastaj e praktikojmë, ecja në këmbë mund të transformohet në një formë të bukur dhe krijuese arti, siç është vallëzimi ose gjimnastika, atletika etj; një përdorim i qëllimshëm dhe i përqëndruar i talentit natyror të ecjes në këmbë.

Tani le të zbatojmë këtë analogji për mendimin se si krijohet përvoja jonë e jetës. Kemi një dhunti natyrore të papunuar për të krijuar përvojën tonë të jetës, në fakt këtë e bëjmë gjithë kohën, por zakonisht kjo nuk është e qëllimshme dhe e përqëndruar, kështu që krijohet në një mënyrë të shpërndarë dhe të rastit.

Sikur të sillesh përreth pa qëllim dhe duke shpresuar që të dalësh në ndonjë vend që ia vlen. Në fakt secili duhet të jetë diku, pra edhe ia dalim, por kur mbërrijmë, tepër shpesh shikojmë përreth dhe themi: “Ç’është kjo? Këtu nuk dua të jem.” Kështu ikim dhe endemi përsëri, duke shpresuar gjatë gjithë kohës që do të arrijmë diku më mirë. Dhe cikli vazhdon dhe bota rrotullon e rrotullon e rrotullon.

Fatmirësisht me çdo nisje të re dhe çdo arritje të re mësojmë, kështu që udhëtimet nuk janë pa vlerë. Dhe pastaj në ndonjë ditë të bekuar kemi mësuar mjaft për të imagjinuar një rrugë më të mirë.

E pyesim veten: “Po ta planifikoja udhëtimin, përfytyroja destinacionin, zgjidhja panoramat dhe përjetimet gjatë rrugës, përcaktoja disa qëllime? A mund të mësoj atëherë atë që dëshiroj të mësoj, të shoh atë që dëshiroj të shoh dhe të arrij në vendin e paqes, bukurisë, dashurisë dhe begatisë për të cilin më ka marrë malli?"

Po, kjo është mënyra se si krijojnë përvojën tonë të jetës: duke zgjedhur atë që mbështet ëndrrën tonë dhe duke përparuar pambarim dhe me besim në drejtim të ëndrrave tona. Mos harro që ajo që na ndodh neve dhe përreth nesh nuk është aspak aq e rëndësishme sesa mënyra se si përgjigjemi, lidhemi dhe reagojmë ndaj këtyre ngjarjeve.

“Ke bojërat e tua, ke penelët e tu, pikturoje parajsën dhe hyj brenda menjëherë.” -Niko Kazantzaki

Ç’mendon që Nikua ka shprehur në këtë thënie? Kështu e interpretoj unë metaforën: Ne të gjithë kemi një paletë të pasur bojërash në mendjen tonë, që e quajmë fantazi, dhe secili prej nesh i kombinon këto bojëra në mënyrën e tij unike.

Prej këtyre bojërave krijojmë mendimet, idetë, ëndrrat dhe vizionet tona. Por si e ngjyrosim botën e jashtme me fantazinë tonë? Patjetër me penelët tanë! Penelët tanë janë duart, krahët, këmbët tona, zëri dhe trupi ynë, veglat fizike me të cilat mund të pikturojmë fantazitë tona jofizike mbi pejsazhin e realitetit. Çfarë vizatimi të mrekullueshëm!

Mund të përdorim penelët tanë të bukur për të pikturuar, gdhendur, vallëzuar, kënduar, punuar dhe luajtur. Më e rëndësishmja, mund të marrim bojërat dhe penelët tanë dhe mund t’i vëmë në shërbim të njerëzimit.

Në fakt mund ta pikturojmë parajsën për veten dhe të tjerët dhe të hyjmë brenda menjëherë. Ne të gjithë u bekuam me aftësinë për të marrë përsipër përgjegjësinë për jetën tonë dhe për të qenë përgjegjës për veten, në këtë çast dhe në çdo çast të ri; kurrë më viktimë.

Fal, harro dhe largo të kaluarën. Ti je artisti krijues, gëzoje punën tënde, pikturoje parajsën në të ardhmen tënde dhe hyj brenda menjëherë!

Rick Nichols

Neo

1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

meditim - Refleksion - Meditim - Faqe 3 Empty Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo 19.11.10 12:13

Te besh nje ndryshim


Ne qofte se nuk ndryshon asgje ne jeten tende...
atehere jeta jote nuk do te ndryshoje kurre.

Atehere, nese deshiron ta kthesh boten ne nje vend me te mire,
shikoje veten dhe pastaj beje kete ndryshim brenda vetes.

Neo

1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

meditim - Refleksion - Meditim - Faqe 3 Empty Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo 19.12.11 22:13

Falenderohu

meditim - Refleksion - Meditim - Faqe 3 Le-banc-d%2527Andr%25C3%25A9-Dh%25C3%25B6tel-par-Louis-WATT-OWEN%25C2%25A9-Mont-de-Jeux-Ardennes-2009

Falenderohu per cdo fryme qe merr, per cdo note muzikore qe degjon, per buzeqeshje dhe qeshje dhe per gezimin brenda vetes sate, thelle ne brendi, gjithmone atje, gjithmone i pranishem, nje gezim i thelle per vete faktin qe je gjalle.

Falenderohu qe je ai qe je, ashtu sic je ne kete cast, ne kete dite, mu tani.

Falenderohu per bekimet e medha te jetes sate, per cdo cast qe ke jetuar dhe per cdo ngjarje dhe cdo person qe ka pasuruar thellesite e pervojes sate si njeri.

Dhe para se gjithash, falenderohu per kete cast, mu tani. Futu thelle ne te dhe ndiej se si pulsi gjallerues i jetes derdhet neper trupin tend duke te mbushur me bukuri dhe mrekulli.

Ashtu sic eshte jeta, ashtu sic je ti, falenderohu.

Carrie Hart

Neo

1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

meditim - Refleksion - Meditim - Faqe 3 Empty Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Xhemajl 17.02.12 20:54

Vetëm nëse e posedon veten, vetëm atëherë je i pasur


Dhe çfarë ndodh atëherë? Ne përpiqemi që të grumbullojmë pasuri edhe më të madhe, që të jemi sa më të rëndësishëm në sytë e të tjerëve. Dhe, kur në një çast, vitet fillojnë të rrëshqasin me të madhe drejt fundit të tyre, kur pleqëria zë të na shkundë, kur në horizontet e jetës zëmë ta shohim përfytyrimin e vdekjes “me kosën e kobshme në dorë”, ne do të shohim se sa më shumë gjëra që kemi grumbulluar, aq më me pakuptim e kemi harxhuar jetën. Sepse, krejt ajo që kemi arritur është një grumbull plehu që nga dita në ditë rritet e rritet, ndërkaq të gjitha ato që i kemi arritur, i kemi paguar me çmim të lartë – me çmimin e jetës sonë.
Prandaj, zbrazëtia është e paevitueshme. Jehona e saj është lemeritëse dhe brerëse. Ajo është si kanceri që na ha për çdo ditë nga pak. E kthim prapa nuk ka. Sepse, është krejtësisht e qartë, se koha të cilën pakuptimisht e keni harxhuar, prapa më nuk mund të na kthehet. Me kohë, plakemi gjithnjë e më tepër e më tepër, dhe jemi gjithnjë e më të dëshpëruar. Pikëllimi është i pashmangshëm në të gjitha përmasat e shpirtit.
Kemi harxhuar jetën duke mbledhur gjëra e objekte të pavlera të kësaj bote! Kjo përafërsisht edhe do të ishte përcaktimi i pasanikut. Ai i ka mashtruar të tjerët, por tash nuk mund ta mashtrojë veten. Çdo pasanik, kah fundi i jetës gjithsesi është i dërmuar dhe i thyer. Sepse, ai përjashta ka ofruar dëshmi se diçka ka realizuar, por – përbrenda – për aq është i çrrënjosur: Posedon shumë, por ajo çfarë është më e rëndësishmja – nuk e posedon vetveten! Dhe, njeriu i tillë, a nuk do të duhej të ishte më i varfëri se gjithë të tjerët?! Njeriu i këtillë është sinonim i varfërisë së njëmendtë. Vetëm nëse e posedon veten, vetëm atëherë vërtet je i pasur!

Meditimi është absolutisht i domosdoshëm

Dhe çfarë ndodh në esencë? Sytë e huaj pasqyrojnë vetëm pasurinë tuaj, rrobat tuaja. Atëherë sytë e huaj fillojnë të ju japin vlerë, flasin se keni arritur fuqi ekonomike, se keni arritur prestigj të caktuar, status të caktuar shoqëror. Pra, identiteti juaj është i themeluar mbi pasqyrimin e gjërave. Por, njerëzit mund të pasqyrojnë vetëm gjëra dhe asgjë më tepër. Ata ju pasqyrojnë në bazë të atyre që keni grumbulluar materialisht në kuadrin e kësaj bote. Por, realisht, asgjë nga kjo nuk ju pasqyron JU. Ju, një ditë domosdoshmërisht do ta kuptoni se nuk jeni ata që me ndihmën e syve të huaj e keni krijuar si përfytyrim. Prandaj, shkaku i tërë kësaj, siç thotë Osho, njohësi, interpretuesi dhe agjitatori më i madh i meditimit ndoshta nga të gjithë mistikët e mëdhenj, MEDITIMI është absolutisht i domosdoshëm.

Xhemajl
Xhemajl

187


Mbrapsht në krye Shko poshtë

meditim - Refleksion - Meditim - Faqe 3 Empty Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Xhemajl 12.04.12 20:32

I kërkova Zotit forcë, Ai më dha vështirësi për të më forcuar.
I kërkova Zotit zgjuarsi, Ai më dha probleme për ti zgjidhur..
I kërkova Zotit guxim, Ai më dha rreziqe për ti kaluar..
I kërkova Zotit durim, Ai më dha situata ku duhej të prisja..
I kërkova Zotit dashuri, Ai më dha njerëz në nevojë për ti ndihmuar..
I kërkova Zotit ndere, Ai më dha mundësi..
I kërkova Zotit gjithçka për të shijuar jetën, Ai më dha jetën për të shijuar gjithçka...
Xhemajl
Xhemajl

187


Mbrapsht në krye Shko poshtë

meditim - Refleksion - Meditim - Faqe 3 Empty Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Xhemajl 12.04.12 21:53

Dita më e bukur? Sot.
Pengesa më e madhe? Frika.
Gjëja më e lehtë? Të gabosh.
Gabimi më i madh? Të heqësh dorë.
Rrënja e çdo të keqeje? Egoizmi.
Mëndjeheqja më e mirë? Puna.
Humbja më e madhe? Mospasja e kurajës.
Profesionistët më të mirë? Fëmijët.
Nevoja e parë? Komunikimi.
Lumturia më e madhe? Të jesh i dobishëm për të tjerët.
Misteri më i madh? Vdekja.
E meta më e keqe? Të qenit pa humor.
Personi më i rrezikshëm? Ai që gënjen.
Ndjenja më e shëmtuar? Mëria.
Dhurata më e bukur? Falja.
Ajo më e paçmuara? Familja.
Drejtimi më i mirë? Rruga e duhur.
Sensacioni më i kënaqshëm? Paqja e brendshme.
Pritja më e mirë? Buzëqeshja.
Ilaçi më i mirë? Optimizmi.
Kënaqësia më e madhe? Detyra e kryer.
Forca më e madhe? Besimi.
Personat më të nevojshëm? Shërbyesit e Zotit
Gjëja më e bukur në botë? Dashuria.

Nga : |Nene Tereza|
Xhemajl
Xhemajl

187


Mbrapsht në krye Shko poshtë

meditim - Refleksion - Meditim - Faqe 3 Empty Ndihme

Mesazh  aktash 22.12.12 21:34

Une u antarsova qe 3-4 min.Jom 19 vjeqar i prishtines , edhe po du ndihm me meditimin chakra , nuk kom besu qe ka forume Shqiptare qe diskutojn rreth meditimit , per fat tmir gjeta.A munet najkush mem udhzu me naj tem , ose mem informu rreth meditimit chakra.
aktash
aktash

Djalosh

1


Mbrapsht në krye Shko poshtë

meditim - Refleksion - Meditim - Faqe 3 Empty Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  euterpa 24.12.12 8:55

Faleminderit
euterpa
euterpa

19


Mbrapsht në krye Shko poshtë

meditim - Refleksion - Meditim - Faqe 3 Empty Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 3 e 3 Previous  1, 2, 3

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi