Shqiponja

Shko poshtë

Shqiponja  Empty Shqiponja

Mesazh  Jon prej 02.08.09 12:59

Shqiponja me dy koka, simboli ynë është më i lashti i botës

Ka simbolizuar gjithmonë pushtetin. Nuk ka asnjë emblemë dhe asnjë kuptim heraldik që mund të përafrohet me të dhe të jetë i mbushur me një antikitet të tillë.

Shqiponja  Flamuri

Origjina e Masonërisë

Shqiponja me dy koka konsiderohet nga shumë studiues si simboli më i lashtë i botës. Ka simbolizuar gjithmonë pushtetin. Nuk ka asnjë emblemë dhe asnjë kuptim heraldik që mund të përafrohet me të dhe të jetë i mbushur me një antikitet të tillë. Po cila është rruga e këtij simboli nëpër shekuj, çfarë simbolizon ai në të vërtetë, ku e ka zanafillën, pse e përdorin shumë shtete dhe ku mund të ketë lindur?

Këto dhe pyetje të tjera kanë qenë objekt i shumë studimeve, të cilat janë bërë në lidhje me të. Një nga këto është ai që shpjegimin në lidhje me simboliken e shqiponjës me dy koka e jep nëpërmjet okultizmit.

Për të kuptuar se çfarë simbolizon shqiponja me dy koka duhet të shikosh shumë larg në lashtësi. Janë rreth 4300 vjet që na ndajnë që nga gdhendja më e lashtë që tregon një shqiponjë me dy koka (e gjetur në Babiloni).

Në tempullin e vjetër Summer, në qytetin Eshnunna (Tell Asmar), shfaqet simboli i një shqiponjë me dy koka. Shqiponja me dy koka ishte simboli i zotëve dhe prezantonte pushtetin dhe absoluten. Ky simbol shfaqet në monumentet e perandorisë së parë Hittite dhe i atribuohej perëndisë Nergal. Gjithashtu, ai ishte një nga simbolet më të fuqishme të kulturës fenikase.

Pra, lashtësia e këtij simboli daton që në fillimet e qytetërimeve. Më e veçanta e tij qëndron në përdorjen e elementit të dy kokave. Është pikërisht ky detaj ai që është edhe çelësi i shpjegimit të kuptimit të kësaj embleme të lashtë.

Po si ka mundësi që ky simbol i fuqishëm i botës antike dhe i qytetërimeve më të njohura pagane të qëndronte në të njëjtin rang, të ishte përsëri më i fuqishmi i heraldikës mesjetare, të behej paradoksalisht simbol i krishterimit (perandoria bizantine e kishte simbol kryesor ndërsa kisha ortodokse edhe sot e kësaj dite e ka simbol shqiponjën së florinjtë me dy koka) dhe të jetë edhe sot simbol i shumë shteteve, ushtrive e shoqërive?! Për të bërë një lloj krahasimi, ndahet në dy periudha përdorimi i këtij simboli, në erën tonë dhe para erës sonë.

Studiues të ndryshëm të cilët japin shpjegimin në lidhje me këtë simbol, janë dakord në të njëjtën pikë. Ky simbol, në fillimet e erës sonë pavarësisht se u përdor nga mbretër e perandori, qëndroi vetëm si kompozim figurativ pasi kuptimi që fshihte në vetvete, u kamuflua qëllimisht.

Prej kohësh është arritur në përfundimin se ky simbol nuk është shqiponjë me dy koka, ashtu si emërtohet nga e gjithë bota, por është një feniks, një shpend legjendash e mistik, i cili në lashtësi ishte qenia më magjike. Për të kuptuar se përse e nga kush ky simbol u transformua dhe u emërtua shqiponjë me dy koka. duhet të dimë se çfarë simbolizonin këto dy shpendë, shqiponja dhe feniksi në antikitet.

Simboli i shqiponjës gjatë shekujve

Ka simbolizuar diellin, zjarrin, ajrin, jetën, qiellin dhe zotat e diellit. Zeusi në skeptrin e tij mbante një shqiponjë. Ajo ishte simbol i perëndisë që drejtonte gjithë hierarkinë qiellore (sipas mitologjisë së grekëve të lashtë, të cilët e trashëguan ketë të fundit nga pellazgët.) Për paganët, shqiponja, ajo natyralja (me një kokë), ishte një emblemë e Jupiterit, i cili ishte Zot i moralit, ligjit, rregullit dhe dënues i fajtoreve. Tek Druidet ajo ishte simbol i qenies hyjnore.

Në Enciklopedinë e Keltëve thuhet se, "Shqiponja është emblemë e Zotëve të Qiejve dhe e Diellit që mbyt errësirën. Shqiponja me dy krerë, është simbol i zotëve binjake dhe simbolizon pushtet dhe gjithëdije të dyfishtë. Ky është një simbol me origjinë lindore dhe shfaqet gjithashtu edhe në traditat e Uellsit dhe të Irlandës, por në traditën kelte shfaqet më rrallë". Shqiponja dhe luani i Innishoen ishin të përdorura si simbole kryesore keltiko-druide.

Sipas indianeve të Amerikës, shqiponja është pika nëpër të cilën rrjedh energjia në Botë. Shqiponja gjithashtu kryen "udhërrëfimin eterik mes botëve", ku ajo shndërrohet në udhëheqëse dhe u sjell personave energjinë dhe informacionin për të kaluar në botë të tjera.

Në vitin 102 para erës sonë, konsulli romak Marius, dekretoi që shqiponja me një kokë të bëhej simbol i Perandorisë së Romës (më poshtë do të shohim se përse Perandoria e Romës pati ndikimin e shqiponjës me dy koka dhe kush e solli atë).

Besohet se flamuri i parë standard i Profetit Muhamed, në shekullin VII të erës sonë, ishte një flamur pa asnjë lloj simbolike në të, kjo për të qenë në kundërshtim me flamurin kombëtar standard të fisit pagan Quraish tribe, Al -Uqaab, i cili kishte një shqiponjë të zezë të vendosur mbi një sfond të bardhë. Shqiponja e tyre ishte e konsideruar si e shenjtë dhe besohej se merrte shpirtrat nga toka për në qiell.

Shamanët turq të Azisë Qendrore gjatë ritualeve të tyre ndërtonin një shkalle me 7-të ose 9-të stika druri dhe në majë vendosnin shqiponjën. Për ta, shqiponja ishte simbol i hyjnores dhe ajo konsiderohej si roje dhe shoqëruese e shpirtrave në momentin e lënies së tokës pas vdekjes.

Gdhendjet e gjetura në shkëmbinj në këto zona tregojnë se sa e rëndësishme ishte kjo simbolikë. Religjioni shaman turk mbijetoi edhe për shumë kohë pas pranimit të Islamit. Tougrul Beig (993-1063 era jonë), themeluesi i shteti Selxhuk kishte emërtimin metaforik "Shqiponjë". Në heraldiken e mesjetës dhe në atë moderne, shqiponja është simbol i guximit dhe mbahet pikërisht për të treguar një gjë të tillë.

Shikim i shkurtër mbi shqiponjën me dy koka dhe heraldiken

Për të lashtët, shqiponja me dy koka ishte emblemë e ekuilibrit, i cili konsistonte në një trup të përbashkët që udhëhiqej nga dy koka - njëra femra, tjetra mashkulli. Gjithashtu, ajo simbolizonte universin në tërësi, i cili ishte i ndërtuar nga dy forca, ato superiore dhe ato inferiore.

Kjo qenie është perfekte nga të gjitha pikat e shikimit dhe perfeksioni është i tipizuar në të dyja kokat, të cilat kanë të njëjtin dinjitet. Është emblemë e finalizimit të individit, ku shpirti arrin ciklin final dhe fuqinë absolute. Duke pasur një simbolikë kaq të fuqishme, ajo u përdor gjerësisht nga shumë popuj.

Shqiponjat janë të përdorura në heraldikë si në formën e pikturave ashtu edhe në atë të gdhendjes. Jo vetëm shqiponja e plotë, por edhe pjesë të saja si koka, flatrat apo kthetrat, janë përdorur si simbolika nga shumë vende.

Ashtu si luani që konsiderohet mbreti i kafshëve, ashtu dhe shqiponja konsiderohet mbreti i shpendëve. Duke qenë se ka një simbolikë kaq të fuqishme, shqiponja është përdorur gjerësisht në të gjithë anët e globit.

Ajo ka ekzistuar paralelisht si simbol me një, ashtu edhe me dy koka. Simboli i shqiponjës (si me një dhe me dy koka) është përdorur më shumë në Evropën Kontinentale sesa në heraldiken angleze.

Kur mbretëronte Henry III (1216-1272), shqiponja haset vetëm në tre raste. Shpesh shqiponjat (përjashto heraldiken italiane), janë të pikturuara me sqepin, gjuhën dhe majat e flatrave me ngjyra të ndryshme nga ajo e trupit.

Një shqiponjë mund të jetë e paraqitur me një apo edhe me dy koka dhe të paktën në një rast (në Gjermani) ekziston edhe një variant ku shqiponja është me tre koka. Versioni i thjeshtë, ku dy kokat shohin në drejtime të kundërta dhe shqiponja ka vetëm një trup, është edhe simboli i cili trajtohet si ai origjinali.

Ndryshimet e tjera dhe shtesat që i janë bërë si p.sh. kryqe, armë, kurora, luanë etj. i përkasin kryesisht periudhës së shekullit XI, periudhë e cila mbahet edhe si lulëzim i heraldikes.

Monedha islamike të periudhës së Khalif Nasreddin Mahmoud bin Mohammad (vitet 1200) mbajnë në njërën anë shqiponjën me dy koka dhe në anën tjetër yllin e Davidit. Ndërsa shqiponja me dy koka e Bizantit është shfaqur fuqishëm, rreth shekullit XIII në heraldiken perëndimore.

Një rast i veçantë është edhe përdorimi i emblemës së shqiponjës me dy koka nga heraldika e hebrenjve. Ky është një nga faktet më interesante - veçanërisht sepse bëhet fjalë për periudhën e mesjetës. Dihet botërisht që hebrenjtë, nuk kanë preferenca për të tjerët e kësaj botë, pasi konsiderojnë vetën si popull i zgjedhur. Në një dorëshkrim Mahzor (libër hebre) të shek. XV, i cili ndodhet në Bibliotekën Ambrosiana të Milanos, tregohet një koleksion armësh, ku një shqiponjë me dy koka shfaqet para të gjitha shenjave të tjera.

Rusia dhe ndikimi i fuqishëm i shqiponjës me dy koka te sllavët

Ky simbol, një ndikim të fuqishëm pati edhe në Rusi. Aktualisht, shqiponja me dy koka është emblemë shteti në Rusi. Ajo është vendosur mbi monedha, flamuj, dokumente zyrtare, vula etj.

Ky simbol u shfaq për herë të parë në Rusi në vitin 1472 me dhënien e të drejtave të fronit për Sofiya Paleolog, për shkak të martesës së saj me Ivan Vasilevich III. Sofiya Paleolog ishte mbesa e perandorit të fundit të Bizantit, perandorisë e cila pati shqiponjën me dy koka si simbol kryesor.

Carët rusë e konsideronin veten si perandorë të perandorisë së tretë, ku e para ishte Roma (në Romë u përdor shqiponja si simbol) ndërsa e dyta ishte Kostandinopoja e më pas Bizanti (po ashtu me shqiponjën me dy koka si simbol). Edhe vete emri i tyre, Car, ishte transformim i emrit Cezar.

Në gjoksin e shqiponjës më 1730 u vendos shenjtori Georgy Pobedonosec, i cili shfaqet hipur mbi një kalë të bardhë duke vrarë një dragua. Ky ishte simboli i triumfit të së mirës mbi të keqen. Këtë ndikim ata e përcollën edhe në vendet e tjera sllave, të cilat kishin qenë pjesë e perandorisë bizantine. Aktualisht, shqiponja me dy koka përdoret nga Serbia dhe nga Mali i Zi.

Ngjyra e zezë e shqiponjës dhe kuptimi i saj

Ngjyrat e ndryshme të shqiponjës kishin të bënin me rangjet e ndryshme, të cilat përfaqësoheshin me këtë shenjë. Sipas shpjegimeve të autorëve të ndryshëm, shqiponja e artë me dy koka, ishte simboli mbretëror.

Kështu me radhë do të vinin edhe ngjyrat e tjera, ku e argjendta ishte për rangje me të ulëta, ato me ngjyra të ndryshme (unike apo të përziera) i përkisnin shtresave të tjera apo edhe momenteve e vende të ndryshme sipas të cilave përdoreshin.

Ndër këto klasifikime, vend të veçantë ka shqiponja e zezë, e cila nuk kishte shkëlqimin e artë të shqiponjës mbretërore, por me hijen që ka impononte seriozitet dhe autoritet. Ajo ishte shqiponja që përdorej në luftë. Shqiponjat e zeza përdoreshin kur kryheshin luftëra dhe ngjyra e tyre nuk kishte të bënte me rangun, pasi të gjithë mbanin shqiponjë të zezë në betejë.

Simboli i Feniksit, një prej qenieve më mistike

Shqiponja  Fenixr

Tregojnë për të emrat e njohur të botës antike latine dhe greke.

Për të parë se çfarë lidhje ka simboli i shqiponjës me dy koka me atë të feniksit legjendar, duhet të sqarojmë më parë se çfarë simbolizonte feniksi. Në lidhje me feniksin kanë shkruajtur edhe disa prej emrave më të njohur të antikitetit. Ja se ç'thonë dy prej tyre.

Sipas historianit latin, Ovid:

Ovidi e përshkruan kështu feniksin: "Shumica e qenieve të gjalla lindin nga qenie të tjera, por ekziston një specie e cila riprodhon vetveten. E quajnë feniks. Ky nuk jeton me fruta apo me bimë, por me rrëshirë dhe me lëngje pemësh aromatike.

Kur ai ka jetuar 500 vjet, ndërton një fole në maje të një peme arre apo palme. Në të ai akumulon kanelle dhe gjithfarë lloje bimësh të tjera aromatike, nga të cilat nxirren esencat e parfumeve. Ndërton me to një fole në të cilën vendoset dhe ndërsa vdes, nxjerr jashtë frymën e tij të fundit e cila përzihet me erën e bimëve aromatike.

Nga trupi i feniksit që vdiq del një feniks i ri, i destinuar që të jetojë po aq gjatë sa edhe paraardhësi i tij. Sapo rritet ai largohet nga pema, e cila ishte vendlindja e tij dhe varri i paraardhësit. Ai merr me vetë hirin e të parit dhe e çon në tempullin e diellit në Heliopolis, në Egjipt. Ai jeton në vetmi".

Herodoti ka shkruar për Feniksin se, "Një shpend tjetër i shenjtë është feniksi. Unë vetë nuk kam parë ndonjë feniks, përveç rasteve kur e kam parë të pikturuar, por është një shpend shumë i rrallë dhe viziton qytetin e diellit, Heliopolis, në intervale që zgjasin afërsisht 500 vjet. Ai është momenti në të cilin feniksi vdes dhe nga hiri i tij lind pasardhësi".

Këtu shihet qartë se feniksi ka të bëjë me kultin e lashtë egjiptian të diellit. Shpjegimin e këtij simboli dhe lidhjen që ka ky me atë të shqiponjës me dy koka e japin studiuesit e okultit dhe të Masonerisë. Masoneria është bazuar pikërisht në religjionet e lashta misterioze të Egjiptit dhe të Babilonisë.
Jon
Jon

1163


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqiponja  Empty Re: Shqiponja

Mesazh  Jon prej 02.08.09 13:00

Çfarë është Masoneria, ç'simbolizon, ku dhe si lindi ajo?

Filozofia materialiste e Egjiptit të vjetër vazhdoi së ekzistuari edhe pas zhdukjes së këtij civilizimi. Ishte adoptuar nga disa çifutë dhe e mbajtën të gjallë brenda në doktrinën kabaliste. Nga ana tjetër, një numër i mendimtarëve grekë kishin adoptuar filozofinë e njëjtë dhe e riinterpretuan dhe e përjetësuan në formë të shkollës së mendimit të njohur si "Hermeticizëm".

Studiuesi turk, Dr. Selami Isindag, e shpjegon kështu origjinën e kësaj filozofie dhe vendin e saj në masonerinë moderne:

"Në Egjiptin e vjetër ekzistonte një shoqëri fetare, që la si trashëgim një sistem të besimit dhe të menduarit në hermeticizëm. Edhe Masoneria kishte diçka të ngjashme. P.sh., ata që kishin arritur deri në një nivel të caktuar, përcillnin ceremonitë e shoqërisë, zbulimet mbi mendimet dhe ndjenjat e tyre shpirtërore dhe mandej i pasonin tek ata që ishin në nivele më të ulëta.

Shqiponja  Sanstitreebl

Pitagora ishte një ndër hermeticistet që shkollohej në këto shkolla. Organizatat dhe sistemet filozofike të shkollës së Aleksandrisë dhe Neoplatonizmit i kishin rrënjët e tyre në Egjiptin e vjetër dhe atje gjendeshin disa ngjashmëri mes tyre dhe ritualeve masonike. Isindag është shumë i qartë në lidhje me ndikimin e Egjiptit të vjetër në origjinën e Masonerisë kur deklaron: "Frankmasoneria është organizatë shoqërore dhe rituale që i ka fillet e saj në Egjiptin e vjetër".

Edhe shumë autoritete të tjera masonike thonë se origjina e Masonerisë është në shoqëritë sekrete të kulturave të lashta pagane, siç janë ato nga Egjipti i vjetër dhe Greqia antike. Një mason i vjetër, i deklaruar turk, Celil Layiketez, në revistën "Mimar Sinan", në artikullin me titull "Fshehtësia masonike: Çfarë është sekrete e çfarë jo?", shkruan:

"Në civilizimet e vjetra greke, egjiptiane dhe romake ekzistonin shkolla mistike që ndeshen në kontekst të një shkence të caktuar apo njohuri sekrete. Anëtarët e këtyre shkollave mistike ishin pranuar vetëm pas një periudhe të gjatë të studimeve dhe të riteve të pranimit.

Në mesin e këtyre shkollave, e para që mendohet të jetë hapur, ka qenë shkolla e "Ozirisit". Ajo bazohej në ngjarjet e lindjes së këtij Zoti, rinisë, luftës kundër errësirës, vdekjes dhe ringjalljes së tij. Këto çështje ishin dramatizuar ritualisht në ceremonitë e përformuara dhe në ketë mënyrë ritet dhe simbolet që prezantoheshin ishin më shumë efektive për shkak të pjesëmarrjes aktuale.

Vite më vonë, këto rite themelojnë qarkun e parë të rendit të vëllazërisë, që aktualisht vazhdon me emrin e Masonerisë. Vëllazëritë e tilla çdo herë vendosin ideale të njëjta dhe kur janë në presion janë në gjendje që të jetojnë në mënyrë sekrete. Ata ishin në gjendje që të mbijetojnë deri më sot, pasi ata vazhdimisht ndërronin emrat dhe format e tyre.

Por, ata i mbetën besnik simbolizmit të lashtë dhe karakterit të tyre të veçantë, i cili kalon dorë më dorë si trashëgimi (Mimar Sinan, 1992, Nr. 84, f. 27?29). Pra, ruajtja e simbolikes dhe trashëgimi i saj deri në ditët aktuale ka të bëjë edhe me përdorimin prej tyre të simbolit të shqiponjës me dy koka apo ndryshe simbolit të feniksit.

Pse simboli i feniksit u emërtua shqiponjë me dy koka dhe ç'simbolizon ai realisht?


Masoneria është e mbushur me simbole magjike. Po ç'është një simbol magjik? Simbol magjik, sipas studiuesit amerikan Fredrick Goodman, është një imazh i cili fsheh një kuptim të brendshëm në vetvete, pra një imazh që ka dykuptimësi, por që kuptimi i vërtetë fshihet nga pamja, e cila shërben vetëm për kamuflim.

Po të ekzaminosh simbolet masonike dalin në pah kuptime të fshehta, që tregojnë përshkallëzimin e pushtetit, hyjnores, të keqes e kështu me radhë. Shqiponja me dy koka është simboli apo shenja më e dallueshme masonike. Për të është folur shumë, sepse ajo ka një shpërndarje të gjithanshme. ("Magic Symbols" nga Fredrick Goodman, fq.6).

Që në momentin e parë, në atë të emërimit, njerëzit gabohen, pasi në dukje ajo është një shqiponjë me dy koka, por simbolet magjike kanë pikërisht këtë qëllim, të kamuflojnë kuptimin. E vërteta është se ky imazh simbolizon një shpend tjetër, feniksin.

Në Egjiptin e lashtë ky simbol ishte simbol i shkollave të misterit. Shqiponja ishte një shpend, të cilit i atribuoheshin fuqi magjike, ashtu si shpjeguam më lart. Emërtimi i simbolit të feniksit në shqiponjë me dy koka ishte i thjeshtë, sepse shqiponja ishte një shpend që qëndronte përkrah feniksit në hierarkinë e të mbinatyrshmes dhe kishin edhe ngjashmëri fizike mes tyre. Kështu që pati një ndërrim të emrave, por simboli ruajti të njëjtin pozicion dhe ngeli shenja më e pushtetshme.

Në shekujt e erës sonë emri i feniksit do të harrohej dhe simboli do të quhej shqiponjë me dy koka. Shpjegimi jepet nga autori masonik, Manly P. Hall në librin e tij "The Phoenix: An Illustrated Review of Occultism and Philosophy" (Feniksi: Një shikim i ilustruar mbi okultizmin dhe filozofinë):

"Mes të lashtëve ekzistonin historira për një zog përrallor të quajtur feniks. Ai është përshkruar nga shkrimtarët e hershëm si një zog që i përngjan nga forma shqiponjës, por me disa dallime të vogla. Trupi i feniksit është i mbuluar me pupla të purpurta, ndërsa pendët e flatrave i ka me ngjyrë blu dhe të kuqe. Kokën e ka të bardhë dhe në qafë ka një rreth me ngjyrë të artë. Në fund të shpinës së feniksit gjendet një tufë puplash me ngjyrë të ndezur.

Është besuar se ky shpend jeton për 500 vjet dhe gjatë vdekjes së tij trupi hapet dhe del prej andej një feniks i ri. Për shkak të këtij simbolizmi, feniksi është parë gjithmonë si prezantues i pavdekësisë dhe i ringjalljes. Feniksi është një nga shenjat e shoqërive apo vëllazërive sekrete, të cilat zanafillën e ekzistencës së tyre e kanë në lashtësi.

Këto shoqëri sekrete studionin misterin dhe synonin ringjalljen e njeriut pas vdekjes. Kjo është edhe arsyeja pse feniksi ishte simbol i tyre, pasi ata besonin te ringjallja. Megjithatë, ky simbol (shqiponja me dy koka apo feniksi) nuk është simbol që lindi në qytetërimin egjiptian. Ai ka qenë fillimisht i përdorur nga sumerët e më pas nga qytetërimi hitit dhe persian.

Ja pse feniksi (nga ne njihet si shqiponjë me dy koka) simbolizon Djallin

Ka një fazë kur bota pagane u shndërrua në të krishtere. Për të pasur sukses në ndjekjen e doktrinës së krishterë, Perandoria e Romës, e cila u bë nismëtarja kryesore e këtij procesi, mitet dhe festat pagane i shndërroi në të krishtera. Pjesë e këtij shndërrimi ishte edhe identifikimi i të keqes universale, me një qenie të vetme të mbinatyrshme. Kjo qenie ishte Luciferi, apo ndryshe edhe djalli apo engjëlli rebel i dritës që u hodh nga qielli në flakët e ferrit.

Ai do të jetë, që nga viti 0 deri në ditët tona, kundërshtari i vetëm i qiellit. Me të drejtë lind pyetja, po në vitet para erës sonë kur njerëzit besonin në shumë perëndi kush ishte ai që u rebelua? Kush ishte e keqja? Te grekët e lashtë, miti i Prometeusit, i cili u premtoi dhe u dha njerëzve dritën dhe dijen, është ai që njihet si simboli i rebelimit ndaj perëndive. Ky mit nuk është autentik, por është thjesht riprodhim i mitologjive më të lashta si hitite e fenikase, të cilat kanë përdorur një mit të tillë më përpara se të lindte figura e Prometeusit.

Në erën tonë djallin e kanë paraqitur si premtues dijesh në shkëmbim të shpirtit. Paralel me këtë figurë mund të shihet Prometeusi, i cili solli zjarrin (simboli i dritës dhe dijes), por me vete solli edhe mërinë e perëndive dhe si pasojë vuajtjet për njerëzit. Në librin e saj mbi okultin "Now Is The Dawning" faqe 281, Barbara Walker, një feministe radikale, bën një lidhje të simbolit të feniksit me Luciferin.

"Egjiptianët besonin se feniksi ishte përfaqësues ose simbol i një perëndie, e cila simbolizonte dritën në qiell dhe pas shkëlqimit (si Luciferi apo ndryshe Satana sipas kristianizmit është engjëlli i dritës) pati një dënim apo flijim në zjarr ku vdiste dhe rilindte. Ky është një detaj i cili, si shumë të tjerë, tregon se feniksi është simbol i asaj perëndie që në ditët e sotme quhet Lucifer apo edhe Satana."

Ndërsa William Schnoebelen, një tjetër studiues i okultit, në librin "Satan's Door Revisited" faqe 4, shkruan: "Nga egjiptianët besohej se feniksi ishte një zog hyjnor. Feniksi digjet në momentin e fundit të jetës dhe rilind nga hiri i tij.

Shumica e studiuesve të okultizmit mendojnë se ky shpend simbolizon Luciferin, i cili u dënua duke u hedhur në flakë, por që një ditë do të rilindë përsëri dhe do të ketë të njëjtin pushtet si më parë".

Pra, nëse kjo perëndi ekzistonte që para krishtërimit, atëherë pse duhet besuar që simbolizon Luciferin? Pyetje të kësaj natyre janë të shumta, por fenomeni më i çuditshëm është se feniksi është simbol i krishtërimit në të njëjtën kohë.

Shqiponja me dy koka u bë e njohur si simboli i Perandorisë së Bizantit, por shpjegimi i përdorimit të një shqiponjë me dy koka, në vend të asaj me një, ishte se simbolizonte shpërndarjen nga Lindja në Perëndim të perandorisë. Natyrisht që ky ishte vetëm një shpjegim formal, sepse e vërteta është krejt ndryshe. Ja se ç'thotë një prej emrave më të njohur të studimit të historisë dhe teologjisë.

Studiuesi i religjioneve Godfrey Higgins, në veprën e tij Anacalypsis (kapitulli ii., f. 441), jep një shpjegim të saktë mbi jetëgjatësinë e këtij shpendi. Kjo vepër unikale për llojin e saj, është botuar në vitin 1833, pas vdekjes së tij, në një tirazh të limituar dhe përmban përfundime që vijnë nga studimi i më shumë se 200 veprave.

Autori jep një shpjegim të detajuar edhe mbi jetëgjatësinë e feniksit dhe simbolikën e tij. Higgins thotë: "Feniksi është simboli i një cikli të përsëritshëm e të pafund, ciklit diellor, i cili zgjat fiks 608 vjet. Ai i referohet fjalës fenikase, e cila është edhe rrënjë e feniks, FE=cikël.

Feniksi u adoptua në fillimet e hershme nga kristianizmi dhe paraqitje të ndryshme të tij janë gjetur edhe nëpër varre. Legjenda e lashtë e këtij simboli dhe ajo që ai simbolizonte (përjetësia), padyshim që u bë shtysë që feniksi të ishte simbol i vdekjes dhe ringjalljes së Jezusit".

Ndër të gjitha këto studime dhe përfundime, një gjë është e sigurt: feniksi apo ndryshe dhe simboli i shqiponjës me dy koka, është emblema më e pushtetshme dhe më magjike që ka ekzistuar ndonjëherë.

Jon
Jon

1163


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqiponja  Empty Re: Shqiponja

Mesazh  Equinox prej 07.09.10 8:19

Shqiponja, simboli i Perendise

Shqiponja është një nga simbolet më të vjetra që ka njohur njerëzimi. Grekët dhe Persianët e shenjtëruan atë me diellin, si simbol i lartësimit dhe i shpirtit i shoqëruar me Perëndinë supreme të qiellit, duke përfaqësuar parimin shpirtërorë. Për grekët shqiponja ishte emblema e Zeusit.

Druidët e konsideronin atë si simbol i të Gjithëpushtetëshmit i cili vështron nga gjëndjet më të larta shpirtërore.

Shqiponja është nje shpend i ditës jeta e të cilit është lidhur me dritën dhe me elementin e zjarrit dhe të ujit. Shqiponja karakterizohet me guximin që ka në fluturim, shpejtësinë dhe familjaritetin që ka me bubullimen dhe vetëtimën, të cilat janë atributet e perëndive të krijimit.

Shqiponja gjithashtu përfaqëson fisnikërinë e trashëguar, fuqinë dhe luftën. Si luani në tokë, Shqiponja është mbreti i qiellit. Si nje shpend ndërmarrës, fluturon nga një botë në tjetrën dhe ripërtërihet për të udhëhequr shpirtrat.

Që në kohët parahistorike, është një simbol i përbashkët i fortësisë dhe fuqisë. I përhapur tek Kristianët në kohën e kryqëzatave, është përfshirë në gëzofet e perandorëve dhe mbretërve të europës si emblemë, për shkak të rëndësisë që gëzon. Shqiponja me dy-krerë ose dy-koka është një fuqizim i simbolit dhe një dyfishim i fuqive të saj.

Ne bibël, Shqiponja është shoqëruar me Shën Gjonin, Ungjillorin për shkak të kuptimit të tij të drejtë per dritën frymëzuese të intelektit.

Ne Indinë e lashtë, Garunda, nje shpend i madh mitik, nje shpend diellor, përmendet në Ramajana si kali i Vishnusë, Vishnu duke qënë i dyti i trinisë së shenjtë indiane e përbërë nga Brahma, Vishnu dhe Shiva.

Në Rome, Shqiponja qëndron mbi skeptrin e Jupiterit dhe e bën vullnetin e tij te ditur kundrejt qënieve njerëzore. Nëpër monedha, shfaqet si simboli emblematik i legjioneve dhe i fuqisë së perandorisë.

Në Persi (Iran), simbolizonte fitoren e Persianëve mbi Medean, nga e cila ishte bërë një ogur (shenjë) kur fluturonte mbi fushëbetejë.

Në Meksikë, Shqiponja është një perëndi e vjetër e bimësisë, e shoqëruar me xhaguarin, simbol i forcave telurike (tokësore), nga errësira e botës materiale, kurse perëndia-shpend përfaqëson qiellin dhe dritën, shpirtin hyjnor.
I dhuron fuqinë e saj Luftëtarëve-Shqiponjë, elita e luftëtarëve Aztekë. Perandori Aztek vishej me pendë shqiponje që gjithashtu zbukuronin fronin ceremonial.
Equinox
Equinox

220


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqiponja  Empty Re: Shqiponja

Mesazh  Neo prej 07.10.10 0:31

Kulti i shqiponjës

Shqiponja është një shpend me veti për t’u admiruar. Popujt e lashtësisë i evidentuan cilësitë e shqiponjës dhe u bënë adhurues të saj. Shqiptarët e konsiderojnë veten se janë bijë të shqiponjës, ose që banojnë në vendin e saj.

Studiuesi Aleks Buda konfirmon: “Shqiponja në flamurin tonë ka kuptimin e një simboli etnik e një totemi, d.m.th., të një kafshe të shenjtë, që konsiderohet si i pari i fisit. Shqiponja dhe simboli saj e kanë burimin te shqiponja zeusiane. Madje, edhe vetë Zeusi i Dodonës konsiderohej një shqiponjë.

Pirrua i Epirit u thirr prej ushtarëve të tij shqiponjë. Ai iu përgjigj ushtarëve: “Është merita juaj që unë jam shqiponjë dhe si të mos jem, kur ju me armët tuaja më keni ngritur lart, si me krahë të shpejtë”. Nga ky dialog studiuesit shohin edhe burimin e emrit Shqipëri = Shqiponjë.

Gjatë mesjetës, shqiponja është prezente në heraldikat e familjeve të mëdha feudale, si te Kastriotët, Muzakajt dhe Dukagjinët. Simboli i unitetit tonë kombëtar gjeti një pasqyrim më të madh në epokën e Rilindjes Kombëtare. Shqiponja gjendet e gdhendur në: porta, dyer, oxhaqe, taverne, varreza, mburoja, tatuazhe, djepa, furka, kuti duhani, orendi shtëpiake etj., të cilat janë dëshmi e përhapjes së kultit të këtij shpendi madhështor në Shqipëri.

Shyqri Hysi
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1414


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqiponja  Empty Re: Shqiponja

Mesazh  Neo prej 07.10.10 0:33

Shqiponja

Simbol popullor, shqiponja ose shqipja, është simbol kombëtar dhe etnik i shqiptarëve.

Madje ai ka qenë përdorur si i tillë që në kohët e tyre të hershme të dokumenruara. Ai del në një gur të gdhendur të vitit 1190, periudha e asaj që quhet principata e parë shqiptare me emrin Arbanon, dhe ka qenë përdorur si simbol heraldik nga një numër familjesh sunduese shqiptare në Mesjetën e vonë, ndër to nga Kastriotët, Muzakajt dhe Dukagjinët.

Përveç tyre, Skënderbeu, në flamurin e në vulën e tij, kishte vënë edhe një shqiponjë dykrerëshe të zezë. Kjo trajtë shqiponje, pa dyshim e marrë nga flamuri i Perandorisë Bizantine, është ruajtur edhe nga arbëreshët e Italisë së jugut si simbol etnik.

Në fundin e shekullit XIX, shqipja me dy krerë u mor nga lëvizja kombëtare si simbol i qëndresës kombëtare kundër Perandorisë Osmane dhe u pa në flamujt e luftëtarëve të lirisë që luftonin për autonominë dhe pavarësinë e vendit.

Flamuri shqiptar i sotëm, me shqiponjën dykrerëshe të zezë në një fushë të kuqe, për herë të parë u ngrit zyrtarisht më 28 nëntor 1912 me rastin e shpalljes së Pavarësisë në Vlorë dhe qysh atëherë është përdorur nga Republika e Shqipërisë e nga shqiptarët gjetiu si simbol
kombëtar.

Në folklorin dhe në letërsinë gojore shqiptare, shqiponja del se simbol lirie e heroizmi dhe shqiptarët e kanë zakon ta quajnë veten 'bij të shqipes,' bash ashtu sikundër fqinjët e tyre malazezë e njëjtësojnë veten me fajkoin, serbokr. soko, sokol.

Popullariteti i veçantë i shqiponjës ndër shqiptarët pa dyshim vjen nga ngjashmëria ndërmjet fjalës shqipe, 'shqiponjë,' nga njëra anë, dhe fjalëve shqip, 'gjuha shqipe,' shqiptar.

R. Elsie - Mitologjia shqiptare
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1414


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqiponja  Empty Simbolika e Shqiponjes

Mesazh  xheme prej 28.11.11 20:30

Simbolika e Shqiponjes

Shqiponja  Cdo_dite_e_me_pak_shihen_shqip

Shqiponja është simbol i shumë nacioneve dhe shteteve të ndryshme :
Flamuri Kombëtarë Shqiptar - Shqiponja Dykrenare e zezë.

Emblema e Perandorisë Selxhuke - Shqiponjë dykrenare.

Emblema e Armenisë - Një Shqiponjë e Artë dhe një luan.

Emblema e Austrisë - Një Shqiponjë e zezë.

Emblema e Egjiptit - Një Shqiponjë e Artë, është e marrë nga Shqiponja e Artë e Saladinit e gjetur ne Citadelën e Saladinit ne Kajro.

Emblema e Gjermanisë - Një Shqiponjë e zezë.

Emblema e Ganës - Dy Shqiponja duke mbajtur emblemën.

Emblema e Islandës - Një Shqiponjë bashkë me një dragua, bullë dhe një gjigant e mbajnë emblemën e shtetit.

Emblema e Indonezisë - Një Shqiponjë në pamje të Garudës.

Emblema e Irakut - Shqiponja e Artë e Saladinit.

Emblema e Jordanisë - Një Shqiponjë e zezë.

Emblema e Meksikesë - Një Shqiponjë mbi një kaktus duke ngrënë gjarprin.

Emblema e Moldavisë - Një Shqiponjë e cila ne këmbën e majtë mban një shkop, në të djathtin një degë, kurse në sqep mban një kryq.

Emblema e Malit të Zi - Një Shqiponjë Dykrenare e Artë.

Emblema e Nafarroasë - Një Shqiponjë zezë.

Emblema e Nigerisë - Ka një Shqiponjë të kuqe në maje.

Emblema e Panamasë - Një Shqiponjë e llojit të harpjeve.

Emblema e Filipineve - Ka Shqiponjën kryebardh sikurse edhe SHBA-ja, por Shqiponja majmun-ngrënëse e Filipineve është zogu nacional i këtij shteti.

Emblema e Polonisë - Një Shqiponjë e bardhë me sqep dhe kurorë të Artë.

Emblema e Rumanisë - Një Shqiponjë e Artë duke mbajtur në këmbët e saja një shpatë në të djathtë dhe një shkop në të majtë. Në gojë mban një kryq.

Emblema e Rusisë - Një Shqiponjë e Artë Dykrenare.

Emblema e Serbisë - Një Shqiponjë e bardh e Shtëpisë së Nemanjiqit.

Emblema e Sirisë - Shqiponja e Artë e Saladinit.

Emblema e Jemenit - Një Shqiponjë e Artë me një shpatë ndër këmbë.

Emblema e Zambisë - Një Shqiponjë ngjyrë portokalli dhe të kuqe, në majë të flamurit.

Përdorime historike :

Sundimtarët Ptolemean në Egjipt e përdornin.

Napoleon Bonaparte e përdori si Shqiponjën e Artë Romake si simbol për Perandorinë e re Franceze.

Perandoria Persiane: Simboli i ushtrisë Persiane ishte një Shqiponjë.

Romakët përdornin në ushtritë e tyre Shqiponjën si simbol, prej këndej dulen :
Perandoria Bizantine e bëri simbol Shqiponjën e Artë dykrenare. Njëra kokë simbolizonte Romën, tjetra kokë simbolizonte "Romen e Re".

Prej kësaj dolen :
Flamuri Kombëtarë Shqiptarë (Skënderbeu vendosi emblemën e principatës së tij si simbol të Mbretërisë Shqiptare- kjo kishte rrjedh nga Simboli e Perandorisë Bizantine).

Pas rënies së Perandorisë Bizantine, Rusët murrën simbolin e Bizantit.
Karolus Magnus, Perandor i Perandorisë Franke muar simbolin e Romës si të vetin, por Habsburgët e heqën Shqiponjën e Artë dhe vendosen në vend të saj Shqiponjën Imperiale.

Prej kësaj doli :
Perandoria Austriake mur simbol një Shqiponjë dykrenare. Pas shkatërrimit të Austro-Hungarisë, Austria heqi një nga kokat dhe mur si simbol Shqiponjën Njëkrenare.

Prusia, dhe më vonë edhe Gjermania vendosen një Shqiponjë të zezë si simbol nacional.

wiki
xheme
xheme

11


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqiponja  Empty Re: Shqiponja

Mesazh  xheme prej 28.11.11 20:42

Shqiponja si figurë simbolike

Në Antikë Shqiponja ishte Zog i Zeusit (babait të perëndive), dhe edhe ishte zog i perëndisë Romake Jupiterit (Jupiteri ishte babai i perëndive Romake, njejt si Zeusi te Perënditë Greke), përfaqësonte Fuqi dhe Fitore.

Në Mitologji mund të gjendet një kafshë, me trup luani dhe qafë e kokë Shqiponje. Pas Luanit Shqiponjat janë stemat (Emblemat) më të preferuara. Në Ikonografi është Shqiponja simbol i Evangjelistit Johannes. Shumë Etni Indiane adhurojnë Shqiponjat si kafshë të shenjta.

Shqiponja është një nga simbolet më të vjetra që ka njohur njerëzimi. Grekët dhe Persianët e shenjtëruan atë me diellin, si simbol i lartësimit dhe i shpirtit i shoqëruar me Perëndinë supreme të qiellit, duke përfaqësuar parimin shpirtërorë.

Për grekët shqiponja ishte emblema e Zeusit. Druidët e konsideronin atë si simbol i të Gjithëpushtetshmit i cili vështron nga gjendjet më të larta shpirtërore.

Shqiponja është një shpend i ditës jeta e të cilit është lidhur me dritën dhe me elementin e zjarrit dhe të ujit. Shqiponja karakterizohet me guximin që ka në fluturim, shpejtësinë dhe familjaritetin që ka me bubullimën dhe vetëtimën, të cilat janë atributet e perëndive të krijimit.

Shqiponja gjithashtu përfaqëson fisnikërinë e trashëguar, fuqinë dhe luftën. Si luani në tokë, Shqiponja është mbreti i qiellit. Si një shpend ndërmarrës, fluturon nga një botë në tjetrën dhe ripërtërihet për të udhëhequr shpirtrat.

Që në kohët parahistorike, është një simbol i përbashkët i fortësisë dhe fuqisë. I përhapur tek Kristianët në kohën e kryqëzatave, është përfshirë në gëzofët e perandorëve dhe mbretërve të Evropës si emblemë, për shkak të rëndësisë që gëzon. Shqiponja me dy-krerë ose dy-koka është një fuqizim i simbolit dhe një dyfishim i fuqive të saj.

Ne bibël, Shqiponja është shoqëruar me Shën Gjonin, Ungjillorin për shkak të kuptimit të tij të drejtë per dritën frymëzuese të intelektit.

Ne Indinë e lashtë, Garunda, një shpend i madh mitik, një shpend diellor, përmendet në Ramajana si kali i Vishnusë, Vishnu duke qënë i dyti i trinisë së shenjtë indiane e përbërë nga Brahma, Vishnu dhe Shiva.

Në Rome, Shqiponja qëndron mbi skeptrin e Jupiterit dhe e bën vullnetin e tij te ditur kundrejt qenieve njerëzore. Nëpër monedha, shfaqet si simboli emblematik i legjioneve dhe i fuqisë së perandorisë.

Në Persi (Iran), simbolizonte fitoren e Persianëve mbi Medean, nga e cila ishte bërë një ogur (shenjë) kur fluturonte mbi fushëbetejë.

Në Meksikë, Shqiponja është një perëndi e vjetër e bimësisë, e shoqëruar me xhaguarin, simbol i forcave telurike (tokësore), nga errësira e botës materiale, kurse perëndia-shpend përfaqëson qiellin dhe dritën, shpirtin hyjnor. I dhuron fuqinë e saj Luftëtarëve-Shqiponjë, elita e luftëtarëve Aztekë.

Perandori Aztek vishej me pendë shqiponje që gjithashtu zbukuronin fronin ceremonial.
xheme
xheme

11


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqiponja  Empty Re: Shqiponja

Mesazh  xheme prej 06.12.11 21:43

KULTI I ZEUSIT


Përpara se ti hyjmë një spjegimi të mirëfilltë mbi simbolin e Shqiponjës dhe se çfarë përfaqëson ajo në flamur, neve na duhet, siç bëhet në raste të tilla që të kthehemi mbrapa në kohë, në kërkim të origjinës, dhe arësyeve se përse ky simbol gjatë epokave, ka kalur në kaq shumë proçese ndryshimi emrash!

Arkeologu i pasionuar dhe atdhetari ynë i madh At Shtjefën Gjeçovi, në studimin e tij mbi Pellazgo-Yllirët shkruante; "Zeus-i, kishte tre preferenca të cilat ishin; Lisi që simbolizonte jetëgjatësinë (rreth 1500 vjet), Dhia Amaltia (që njihej për qumështin e saj shërues), dhe Shqiponja, (zogu simbol i Diellit)"! Nga Libri "Trashëgimi Thrako-Yllire, Vepra, vëll. 2. Prishtinë, 1985.

Nga vinte origjina e këtij kulti, që duket se ka qenë më i vjetri në civilizimin human? Eshtë pikërisht kjo gjë, që historianët e ndryshëm tashmë i janë kthyer me forcë të madhe, dhe po zbulojnë shumë enigma të njeriut, dhe peripecitë që ka kaluar ai për ta populluar planetin Tokë!

"Kur martesa e Qiellit me Tokën çfaqesh në Kultin e Zeus-it, tek Dodona, Priftëreshat e tij atje, këndonin;

Zeus-i ishte, Zeus-i është, Zeus-i do të jetë, O Zeus i madh!

Toka i prodhon të gjitha frutat, Nderojeni Tokën si Nënën"!

Këto rrjeshta të rrimuar, të cilat i përgjigjen me një qartësi të çudiçme pyetjeve tona, i mora si shëmbull nga libri "Një histori Pagane e Europës" me autorët, Prudencë Jones& Nigel Pennick, Publ, by Barnes&Noble Inc, USA. 1995.

Pra shiç thamë, kulti i Zeus-it, tek Shqiptarët e vjetër edhe ata të sotëm dihet që ka dhe zë një vënd qëndror në trashëgiminë e tij kulturore dhe atë shpirtërore! Megjithëse në literaturën botërore përgjithësisht neve na e servirin atë, si "Perëndia Greke" më e rëndësishme e Olimpit, ne pra (Shqipëtarët) sot mund të themi ndoshta me gjysmë-zëri, -"Eh, mendoni çfarë të doni ju, por Zeus-i vetë, në të gjitha kohërat ka folur vetëm Shqip!

Le të pranojmë pak histori, duke rrjeshtuar fakte!...

Eshtë krejt e njohur, dhe pranohet nga të gjithë që "Yllirët" dhe "Pellazgët Hyjnorë" e adhuronin dhe i faleshin Zeusit në faltoret e tyre të kultit. Ata ishin "Paganë" mijra-vjet për nga besimi, dhe perëndija kryesore për ta në Olimp, ishte padyshim Zeusi!… Ai, Zeusi thirrej ndryshe si babai i "Shkrepëtimave dhe Rrufeve" midis përëndive të tjera në Panteon! Nga literatura paraklasike dhe ajo klasike shëmbujt janë të pafund. E thënë ndryshe, Zeusi merrte pjesë në çdo aspekt të jetës së tyre:

Për këtë arësye tani po ju afroj dy tabllo të shkurtra nga lufta e Trojës, të përshkruara nga dy autorë të ndryshëm (por të famshëm), dhe që shkruan në kohë të ndryshme për të njëjtën temë! Paragrafi e parë është shkëputur nga libri i Quintus of Smirna, me emrin "Lufta e Trojës" publ, by, Barnes&Noble. 1996. Duke theksuar fuqinë e Zeus-it, të padiskutueshëm në Panteonin e Olimpit, me zërin e tij buçitës, improvizon papritur për lexuesin një skenë paraprake, ku ai Zeus-i, do të thotë:

"Mësoni, o ju Perënditë e Olimpit! Një e keqe e madhe do t'ju vijë nga lufta e (Trojës) që po ju pret nesër… Ju do të shikoni atje poshtë (në fush-betejë) fuqinë e kuajve, e cila do të shuhet mbrapa karrove të luftës, dhe gjithashtu nga të dyja palët e ushtrive, që do të qëndrojnë përballë njëra-tjetrës, do të shikoni vdekjen e birit të njeriut! Secili nga ju, pavarësisht nga skenat makabre që do të shihni, qëndroni të fortë, dhe as që mos e merrni mundimin të më bindni që ta ndaloj këtë kasaphanë, qoftë edhe duke më rënë në gjunjë! Ora e Fatit nuk ka mëshirë edhe për vetë ne!…


Kështu "Baba Zeusi", ju drejtua atyre, të cilët e dinin mirë gjithashtu, një fakt të tillë… Por, kur e dëgjuan gjykimin e ashpër nga goja e "Zotit të Pavdekësisë", "Shkrepësit të Rrufeve", "Birit të Kronosit", (Zeus-it), ata as që morën guximin që ta kundërshtonin, Boss-in e tyre"!

Ja pra, "Baba Zeus-i", "Zoti i Pavdekësisë", "Shkrepësi i Rrufeve" apo "Biri i Kronosi-t" parashikonte dhe paralajmëronte birin e njeriut, përpara se gjërat e këqija apo katastrofat natyrore të ndodhnin!

Në Iliadë, gjithashtu gjatë leximit të saj, ne e hasim emrin e tij pothuajse në të gjitha lutjet; si, p.sh. "Mbretit Zeus", "Atit Zeus". Ose, Agamemnoni ju lut: Zeus-it, Diellit, Lumenjve, Tokës dhe Nëntokës"! Akili thirri me zë të lartë "Zeus o Atë"! Edhe kur merrnin vendime të veçanta, ata ngrenin duart përpjetë drejt qiellit dhe i luteshin prap Zeusit, për një zgjedhje të drejtë! Kështu luteshin Akejtë, dhe Trojanët poashtu, "Atit Zeus"!

Edwin Jacques, në librin e tij "Shqipëtarët", faq.78-79, bot. "Kartë e Pendë" e Fond. Abraham Linkoln, Fasano, Italy "!... dhe më tutje po aty ai vazhdon...

Por ashtu si dhe Homeri, Virgjili poeti Latin, i paraqiti protagonistët e tragjedisë trojane, jo si Grekë por si Pellazgë! Ai deklaroi se mbreti dardan i trojës, Priami ishte pellazg si të gjithë mbretërit e tjerë Trojanë. Enea gjithashtu ishte dardan dhe rrjellimisht pellazg, ashtu si shumica e trojanëve. Edhe forcat rrethuese ishin pellazgë! Ndonëse aty-këtu, përkthimi në anglisht i cilëson gabimisht si Grekë, po në tekstin latinisht, ata përshkruhen nga Virgjili me të drejtë si danaj ose pellazgë. Duket pra fare e qartë se heronjtë "grekë" nuk ishin aspak "grekë por thjesht pellazgë"!

Pra pas këtyre pasazheve historike nuk është shumë e vështirë për ta kuptuar se, lufta e famshme e trojës ishte thjesht një lajthitje në formën e luftës civile, me të gjitha elementët e vetë katastrofikë, që në fakt Pellazgo-Yllirët në shekujt e mëvonshëm do ti vuanin akoma më tmerrësht këto pasoja! Aty në trojë filloi tatëpjeta e madhe e civilizimit dhe dominimit Yllir...

Zeus-i pra, siç e patë nga shëmbulli që sollëm pak më sipër, i paralajmëroi palët ndërluftuese... Zeus-i i dinte të gjitha, por siç ndodh rëndom në të tilla raste, askush nuk kishte veshë që ta dëgjonte... Pjesa tjetër e ngjarjes duket se, ishte thjesht statistikë historike e fatit njerëzor që po rrukullisej me zhurmë...

"Në festivalin kombëtar të Lojrave Olimpike në 336 BC, në Aegean, ishte vetë Philipi II, në krye të këtij festimi. Në emër të shtetit Maqedon, ai (Philipi) bëri dhuratat për Zeus-in, (Shpëtimtarit dhe Mbrojtësit të tyre)...

"Po për këtë bekim, Aleksandri i Madh kishte arësye gjithashtu që të falenderonte Zeus-in e Olimpit"! Nicolas.G.L.Hammond, "The Genius of Alexander the Great",Publ, by. Chapel Hill, USA. 1997.

Siç shihet edhe nga këta shëmbuj, edhe në shekujt e mëvonshëm, ende Zeus-i, për perandoritë dhe mbretëritë e shumta të Yllirëve, mbetet protagonisti kryesor i dominimit të Olimpit!

Le të vazhdojmë më poshtë me një legjendë interesante të mbledhur nga Zoto Mollosi në shek XIX, në librin e tij me titull "Historia e Epirit dhe e Shqipërisë" fillimisht në gjuhën Greke, por që është e përkthyer dhe ka qarkulluar edhe në gjuhën shqipe në fillim të viteve 20' të shek XX, prej At Shtjefën Gjeçovit;

"Zeus-i vetë, sipas kësaj legjende besohej se kishte lindur në Palavli të Delvinës dhe që prej këndej u dërgua me varkë prej Butrintit në Kretë" !… Jaho brahaj, "Kurora Mbretërore Shqiptare", faq 9, bot i "Dardania", Tirane 1998.

Le ta nisim me emrin, Zeus! Duket qartë se në rrafshin gjuhësor ky emër, ka ndihmuar në formimin e fjalës, Zot-i, që përdoret dëndur në shqipen e sotme!

Rrënja e kësaj fjale në të dy dialektet tona kryesore (Gegë e Toskë) ka të njëjtin kuptim. Në atë të hershmin është ; zë-zëri në toskërisht, dhe siç dihet; za-zani, ose zo-zoni, në dialektin Gegënisht...

Siç e theksuam pak më lart, në përfytyrimin e njerëzve të lashtë besohej se Zeus-i, ishte zëri i të "Plotfuqishmit" ! Siç e pamë, ai krahasohej me rrufetë që binin nga qielli, dhe nderohej si perëndia kryesore e Olimpit! Vendoste rregulla të cilat po qe se njerëzit nuk i zbatonin, ndëshkoheshin ashpër po prej tij.

Le të marrim si shembull këtu, rastin e Prometeut!… Për mosbindje, rrebelim, ose ndoshta për nxjerrje sekretesh (spiun), Zeusi vetë e lidhi atë në shkëmbinjtë e largët të Skithisë, diku andej nga brigjet e detit të zi, dhe i la atij mbi gjoks shqiponjën që ta ndëshkonte hera-herës, duke i çukitur mëlçinë.

Me këtë rast shtrohet pyetja: A është shqiponja symbol i ndëshkimit? Në legjendën e "Prometeut të Lidhur" dukshëm që po!
Shqiponja  Images?q=tbn:ANd9GcSAaioQKsM1aIqWdDeoTZEwsWzytpXMoRvTcvPqksUI5mNOMbMw
xheme
xheme

11


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqiponja  Empty Re: Shqiponja

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi