EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Opus Dei

+2
Neo
Jon
6 posters

Shko poshtë

Opus Dei Empty Opus Dei

Mesazh  Jon 22.06.09 10:36

Opus Dei

Opus Dei 10113118

Opus Dei (lat. "Vepra e Perëndisë") apo me emrin e plotë Praelatura Sanctae Crucis et Opus Dei ( Prelatura e Kryqit të Shenjtë dhe Veprës së Perëndisë) është një organizatë konservative e kishës katolike romake, parimi i saj i fundëm sipas themeluesit të saj është përhapja kudo një "jetë të vetdijshme të thirrjes së përgjithshme në shenjtëri dhe në apostullimin e jetës së përditshme, në mënyrë të veçantë në ushtrimin e punës profesionale dhe mbi një praktikim të jetës së frymëzuar nga një shpirt i vazhdueshëm vdekësimi.

Pra, me pak fjalë, organizata thekson se të gjithë besimtarët janë të grishur të bëhen shenjtorë dhe se jeta e rëndomtë është një shteg që të shpie në shenjtëri. Pjesa më e madhe e organizatës prej rreth 87.000 anëtarësh të të dyja gjinive janë njerëz të thjeshtë që drejtohen nga një prelat i zgjedhur nga një mbledhje e përgjithshme e pranuar nga Papa.

U themelua nga kleriku i lartë spanjoll Monsinjor Hose Maria Eskriva de Balaguer, në vitin 1928 dhe në terma politikë mund të përkufizohet si skaji i djathtë i kishës katolike, pozicionim që i ka krijuar sa miq, aq edhe armiq.

Organizata u miratua në vitin 1950 nga Papa Pius XII.

Mes anëtarëve të saj, përqindja e priftërinjve është shumë e ulët dhe ekziston prirja e fortë që të tërhiqen në Opus Dei eksponentët laikë më në zë të të gjitha fushave të jetës e të shkencës.

Menjëherë pas themelimit, ideali i gjetjes së shenjtërisë te jeta e përditshme, tërhoqi një numër të konsiderueshëm njerëzish, të kategorive shoqërore e profesioneve të ndryshme, por mbi të gjitha të shtresave të ngritura, njerëz që mbulonin funksione të rëndësishme në botën e industrisë e të financës, të vendosur të dëshmonin përkushtimin total ndaj besimit, por pa u shkëputur nga jeta e përditshme (një koncept që gjendet mes formave të shprehjes së besimit të Vatikanit).

Që nga dalja në skenë në vitin 1928, "Vepra e Zotit" (kështu përkthehet nga latinishtja) ia doli të grumbullonte pasuri përrallore (shifra zyrtare vërtitet te 2.8 miliardë dollarë, por për skeptikët kjo është vetëm maja e ajsbergut).

Madje mbuloi edhe një pjesë të mirë (30%) të shpenzimeve të Vatikanit pas rrënimit financiar që pësoi kisha katolike për shkak të skandalit bankar të viteve ‘80. Monsinjor Josemaria Escriva ishte i gatshëm të ofronte shumë më tepër para, aq sa të merrte përsipër pjesën më të madhe të shpenzimeve që duheshin për të anashkaluar krizën.

Por këtë e kërkonte në këmbim të dhënies nga ana e Papës të prelaturës personale, një status i veçantë që e lë jashtë hierarkisë së kishës katolike. Një gjë e tillë nuk iu lejua nga Papa Pali VI, i cili kishte mjaft rezerva mbi organizatën dhe mbi themeluesin e saj Monsinjor Hose Maria Eskriva, duke e refuzuar me shumë mirësjellje ofertën.

Me Papën Gjon Pali II organizata njohu edhe shkëlqimin më të madh. Një prej veprimeve të para që kreu pas zgjedhjes ishte vizita në varrin e Monsinjor Hose Maria Eskriva.

Më pas i lejoi marrjen e statusit të prelaturës personale, gjë që do të thoshte se Opus Dei mund të anashkalonte çdo lloj shkalle hierarkike kishtare, duke u përgjigjur vetëm përpara Papës e Zotit.

Për shumë nga kritikët brenda Vatikanit dhënia e këtij statusi në fund rezultoi veprim që iu kthye kundër vetë kishës katolike, duke qenë se që nga viti 1982 nuk është më nën juridiksionin e strukturës botërore të peshkopatës.
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Opus Dei Empty Re: Opus Dei

Mesazh  Neo 08.09.09 13:26

Në Shqipëri ka ardhur OPUS DEI

Deri përpara botimit të romanit të Den Braunit, “Kodi i Da Vinçit”, askush nuk kishte dëgjuar në Shqipëri për Prelaturën e Kryqit të Shenjtë dhe Opus Dei (Veprën e Zotit).

Por ky është një pohim që vlen vetëm për një pjesë të njerëzve në vendin tonë, pasi disa të tjerë, pa e pasur as idenë se për çfarë po flitej, kishin qenë tashmë pjesë e programeve që organizata e famshme katolike organizonte në vendet e varfra, ku bënte pjesë edhe Shqipëria.

Pas një investigimi të gjatë të gazetës “Korrieri”, ne arritëm të mësojmë se organizata misterioze e cila përflitet si krahu më i ashpër dhe radikal i Kishës Katolike, dhe që akuzohet se mban në ndikimin e saj një numër të madh personalitetesh të cilët e sponsorizojnë dhe mbrojnë interesat e saj në nivele politike, vepron, ose së paku kryen operacione periodike në Shqipëri.

Opus Dei ka mbërritur në Shqipëri së paku në vitin 1995, ku po t’i referohemi organit të saj të shtypit, Buletinit “Romana”, në numrin e saj të 21-të, Korrik-Dhjetor 1995, në faqen 411, shkruhet se si një qendër e kësaj organizate e quajtur “ELIS”, ka ngritur disa kampe pune në fshatin Blinisht të Shqipërisë, në jug të Shkodrës.

Opus Dei e cila sponsorizonte këtë aktivitet, ka ndihmuar në këtë rast në përmirësimin e disa infrastrukturave utilitare për katundin, me kualifikimin dhe mësimin e disa zanateve për të rinjtë e zonës, si dhe duke sjellë atje disa mjekë që kanë ndërmarrë një fushatë ambulatore në radhët e popullsisë lokale.

Në dukje bëhet fjalë për një aktivitet rrënjësisht asistues dhe humanitar dhe i tillë mbetet në thelb. Por duhet pasur parasysh se prelatura e Opus Deit nuk është si çdo urdhër tjetër katolik. Ajo është organizata e vetme që varet direkt nga Papa dhe që ka një autoritet të pakufizuar.

Qëndrimet e saj për çështje si aborti, të drejtat e grave etj, kosndierohen si tepër radikale dhe kanë një ndikim të fortë në qëndrimin zyrtar të Kishës Katolike e cila i detyron një respekt të madh organizatës në fjalë.

Gjithashtu Opus Dei predikon një regjim vërtet spartan për anëtarët e saj, të cilët edhe pse mund të mos jenë priftërinj ose murgj, i dedikojnë në jetën e përditshme një ritual vërtet të ashpër vetvetes, në termat e të ushqyerit, të punuarit madje edhe të marrdhënieve seksuale.

Sipas romanit fiction të Den Braun, i cili i referohet luftës së ashpër për zbulimin e kupës së shenjtë (Grali i Shenjtë) me të cilën presupozohet se ka pirë në darkën e fundit Jezus Krishti, organizata Opus Dei pikturohet me ngjyra të errëta, si urdhri i cili po mundohet të mbajë të fshehta disa sekrete djegëse për vetë Kishën Katolike.

Sipas autorit amerikan, të shumëkritikuar nga vetë prelatura dhe Kisha Katolike, Opus Dei është në qendër të vrasjeve dhe përndjekjeve ndaj anëtarëve të një sekti që promovon ekzistencën e bashkëshortes së Krishtit si dhe pasardhësve të çiftit të shenjtë. Sipas kritikëve, Opus Dei ka një sistem shumë efikas të rekrutimit të mbështetësve të saj.

Ajo ndërton një rrjet ndërmarrjesh shërbimesh ku ajo punëson njerëz të varfër, të cilët i nënshtrohen një regjimi shumë të fortë. Gjithashtu Opus Dei u ofron mundësi për karrierë edhe personazheve të spikatur të cilët ajo i zgjedh me shumë kujdes nga radhët e politikës, medias, mjekësisë dhe sidomos financave. Numri më i madh i anëtarëve të saj quhen “numerarë”, por struktura ka edhe “supernumerarë t”, një shkallë superiore e hierarkisë së organizatës.

Pas vitit 1995 kur Opus Dei u shfaq për herë të parë në Shqipëri, nga vetë botimet e buletinit “Romana” , kampet e punës janë rikthyer dy vjet më vonë, por kësaj radhe në një numër më të madh fshatrash të veriut të Shqipërisë.

Më 1997 Opus Dei ka vepruar në zonat e Blinishtit, Gjadrit, Krajnit dhe Baqlit, ku ajo ka dërguar një numër të madh veshjesh dhe lodrash për fëmijë gjatë periudhave korrik – gusht si dhe në dhjetor.

Më 1999, Opus Dei është rikthyer përsëri në Shqipëri, me ndihma dhe kampe vullnetarizmi, por të dhënat mungojnë për vendin dhe llojin e aktivitetit të kryer. Në këtë pikë të dhënat e buletinit të Opus Dei ndalen, por duke u nisur nga periodiciteti prej çdo dy vjetësh, mund të supozohet se veprimtaria e organizatës në zona pa mbulim të mirë mediatik të Shqipërisë ka vazhduar. Organizata, të paktën zyrtarisht nuk ka një qendër të sajën të mirëfilltë në Shqipëri, por sipas kontakteve që Korrieri zhvilloi me qendrën më të madhe të Opus Dei-t në Shtetet e Bashkuara, Shqipëria ndodhet nën kujdesin e qendrës së organizatës të vendosur në Bari të Italisë.

Mbërritja e Opus Dei-t në Shqipëri, vjen vetëm pak kohë pas publikimit të fakteve që tregojnë se në vendin tonë ka zhvilluar aktivitetin e vet edhe urdhri i Prioratit të Sionit, pasardhësit e Kalorësve Tempullarë, të cilët po të bazohemi tek best selleri i Braun, përndiqen këmba këmbës nga prelatura personale e Papës – Opus Dei.

Kontaktet me përfaqësuesit e organizatës janë pothuajse të pamundura, përderisa ajo nuk ka një qendër zyrtare në Shqipëri, por vepron vetëm në terma inkursionesh të shpejta vullnetarizmi dhe aktivitetesh humanitare. Nëse është shndërruar edhe Shqipëria në një nga “fushëbetejat” misterioze për mbajtjen e sekreteve të Kishës Katolike, kjo mbtetet për t’u provuar në të ardhmen.

Çfarë është Opus Dei

Opus Dei, e njohur zyrtarisht si “Prelatura e Kryqit të Shenjtë dhe Opus Dei”, është një organizatë e Kishës Katolike, e cila fokuson besimin katolik sipas të cilit, kushdo është I ftuar për t’u bërë shenjtor, dhe se jeta e zakonshme është një rrugë drejt shenjtërimit. Shumica e rreth 87-mijë anëtarëve të Opus Dei-t nuk janë priftërinj.

Emri “Opus Dei” është termi latin për “Vepra e Zotit” dhe shpesh herë organizata quhet edhe me shkurtesën “Vepra”. Shumë anëtarë quhen “supernumerarë” dhe bëjnë jetë të zakonshme familjare në pamje të parë si dhe kanë karrierë sekulare.

Sidoqoftë mendohet se shumë prej tyre I derdhin të gjitha fitimet e punës së tyre në arkën e organizatës prej së cilës marrin disa rroga të vogla sa për të kryer një jetë të thjeshtë.

Nivelet e tjera të hierarkisë përmbajnë numerarët, të asociuarit dhe asistentë-numerarë t, të cilët janë beqarë dhe shpesh jetojnë në disa qendra të posaçme. Opus Dei u themelua në Spanjë më 1928 nga prifti katolik Josemaria Escriva dhe u miratua përfundimisht më 1950 nga Papa Piu XII.

Më 1982 ajo u shndërrua në prelaturë personale – juridiksioni I saj nuk varet me asnjë zonë të veçantë gjeografike, ndryshe nga të gjithë urdhrat e tjerë katolikë.

Disa ish-anëtarë të Opus Dei-t dhe familjarë të tyre, katolikët liberalë, sekularistët dhe mbështetësit e teologjisë liberale, argumentojnë se Opus Dei është një organizatë e tipit okult, sekrete dhe tepër autoritariste qe ben dhe vrasje.

Gazeta korrieri
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Opus Dei Empty Re: Opus Dei

Mesazh  Jon 20.09.10 11:13

Opus Dei,
si funksionon në Shqipëri krahu radikal i Vatikanit



Opus Dei Images11
Të dhëna për organizatën sekrete fetare që varet direkt nga Papa


Deri përpara botimit të romanit, “Kodi i Da Vinçit”, të Dan Braunit, askush nuk kishte dëgjuar në Shqipëri për urdhrin e kishës Katolike Opus Dei.

Ndoshta i panjohur për të gjithë, por një pjesë e shqiptarëve, pa e ditur, ishin bërë pjesë e aktiviteteve që urdhri i shenjtë ushtronte prej vitesh në vend.

Ata qenë përfshirë në shumë programe që organizata e famshme katolike kryente në vendet e varfra, ku përfshihej dhe Shqipëria.

E ndërsa të pyetur direkt, autoritetet e Kishës e mohojnë praninë e Opus Dei-t në Shqipëri, vetë organizata në fjalë është ajo që tregon se jo vetëm ka vepruar në Shqipëri, por madje ka patur edhe mjaft sukses.

Në një botim të vetë organizatës, të quajtur buletini “Romana”, zbulohet se Opus Dei, i konsideruar si krahu më radikal i Kishës Katolike, prej 1995-ës ka kryer dhe vazhdon të kryejë operacione periodike në Shqipëri.

Të tjera botime rreth aktiviteteve ndërkombëtare të Opus Dei, vërtetojnë se urdhri katolik ka qenë aktiv në Shqipëri me ardhjen e sistemit pluralist.

Sikurse thuhet edhe në këtë shkrim, tregohet qartazi se Opus Dei ka marrë pjesë në programe të ndihmave emergjente nga Peruja në Shqipëri prej vitit 1993, dhe se ka pasur shtrirje gati në gjithë Europën Lindore.

Por, po t’i referohemi periodikut “Romana”, në buletinin e 21-të, korrik-dhjetor 1995, në të njëjtin shkrim të sipërpërmendur thuhet se, Opus Dei ka vepruar në Shqipëri si një organizatë, që veç misionit fetar ka funksionuar me kontribute humanitare duke ngritur rishtaz kampe pune në fshatin Blinisht të Lezhës.

Në terren, kjo konfirmohet edhe nga banorët.

Të dhëna për organizatën

Të gjithë atje, kanë dijeni për një mision fetar të mbërritur në fillim vitet e demokracisë, por askush nuk e ka idenë për çfarë urdhri katolik bëhet fjalë dhe a është ai i lakuar si i përfshirë në përndjekje me natyrë mistike.

Me mirënjohje të thellë për kontributin kishtar në zonë, por edhe shumë aktivitete bamirëse, njerëzit e këtij fshati vazhdojnë t’i bëjnë jehonë edhe sot misionit që veç së tjerash ka ngritur edhe mbi 7 kisha në fshatra të ndryshme të Lezhës.

Duket qartë se seksionet e punës për Opus Dei-n nuk kanë qenë kaq të kufizuara në veprimtari.

Pas vitit 1995 kur Opus Dei u shfaq për herë të parë në Shqipëri, nga vetë botimet e buletinit “Romana”, thuhet se anëtarët e urdhrit të shenjtë janë shtrirë në një numër më të madh fshatrash të Lezhës, si Gjadër, Baçël dhe Krajan.

Sipas banorëve, qendra e misionit për të cilin ata flasin, u vendos në Blinisht, prej nga drejton veprimtarinë edhe për në fshatra të tjerë të zonës përreth si Piraj, Kodhel e më gjerë.

“Lëvizim drejt fshatit Gjadër, ku nga banorët e tij mësojmë se misioni fetar nga kisha e Romës ka ardhur në fillim-vitet e ’90-ës dhe është drejtuar nga një prift me emrin Don Antonio”.

Metoda e përdorur nga misioni për të afruar vendasit kanë qenë kurset profesionale kryesisht për të rinjtë.

“Unë kam pasur vajzat në kurset e gjuhës së huaj”, shprehet Angjelin Kola. Opus Dei njihet për jetën vetëmohuese që bëjnë anëtarët e tij, deri në aplikimin e vetëndëshkimeve fizike.

Por as Angjelin Kola, banor i fshatit Gjadër, e askush tjetër këtyre anëve nuk kanë arritur të zhbirojë në jetën e brendshme të misionarëve, që për ta janë veçse shenjtorë e njerëz bamirës.

“Prifti jonë përveç veladonit nuk mban gjë tjetër nga këto që thoni ju. Marrëdhëniet e priftit me ne janë shumë të mira dhe përveç meshës japin edhe shumë ndihma ekonomike”, shton ajo.

Veprimtaria e Opus Dei

Por sipas shkrimeve të buletinit “Romana”, thuhet se Opus Dei ka shtrirë veprimtarinë këtyre anëve edhe në vitin 1997, 1999. E nëse të dhënat e organit të urdhrit të shenjtë na çojnë në gjurmët e misionit për të cilin flasim, atë e gjejmë aktiv edhe sot.

Megjithatë, prifti i cili aktualisht drejton misionin fetar këtyre anëve nuk pranon të ketë asnjë lidhje me Opus Dei, ndërkohë përpiqet të tregojë një lloj distancimi të hapur ndaj këtij urdhri.

Por, nga ana tjetër përfaqësuesi i kishës katolike në Blinisht, Don Enzo, nuk e mohon aktivitetin e Opus Dei në Shqipëri, për të cilin duket se ka dijeni.

“Kam dëgjuar por më shumë në Itali se sa në Shqipëri. Çdo njeri ka rrugën e vet, por ne kemi zgjedhur tonën”, deklaron ai.

Të gjitha të dhënat dhe kjo dëshmi e fundit, janë një pikëmbështetje e fortë e argumentit se Opus Dei, krahu më i ashpër dhe radikal i Kishës Katolike, vepron edhe në Shqipëri.

Në strategjinë e saj ajo funksionon si një organizatë tërësisht vullnetare, duke tërhequr kështu rreth vetes kategoritë më vulnerabël.

Në dukje një organizatë tërësisht bamirëse, por që në thelb të saj gëzon një status tërësisht të ndryshëm nga çdo urdhër katolik. Ajo është organizata e vetme që varet direkt nga Papa dhe që ka një autoritet të pakufizuar.

Duke e shndërruar shpesh, për këtë arsye edhe në subjekt dyshimesh dhe romanesh policeskë si ai i Dan Braun.

Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Opus Dei Empty Re: Opus Dei

Mesazh  Angeloflight 21.09.10 0:22

Opus Dei,
si funksionon në Shqipëri krahu radikal i Vatikanit

Do kisha deshire te dija krimet qe ky urdher ka shkaktuar ne Shqiperi apo ne ndonje shtet tjeter?


Angeloflight
Angeloflight

5


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Opus Dei Empty Re: Opus Dei

Mesazh  IdealFerizi 03.10.10 4:55

Pershendetje te dashur miq... Ne librin e nje gazetari britanik James Pettifer qe tash eshte keshilltar ne qeverin e britanis se madhe per ballkanin, ne librin e tij Kosova Exppres shkruan qe ''Opus Dei'' dhe ''Shen Egjidio'' kishin lidhjet e tyre ne luften qe zhvillohej ne Kosove ne mes te disa prifterinjeve dhe politikaneve ne vitin 1999!

Ibrahim Rugova ishte i udhehequr nga Opus Dei kurse Slobodan Milosevic ishte i udhehequr nga Shen Egjidio, por keto 2 llozha ishin te kordinuara mire njera me tjetren dhe qellimi i tyre ishte sundimi i serbeve ne Kosove dhe zhdukja e fese Islame !!!

Pse une besoj ne kete se çfare ka shkruar James Pettifer eshte fakti se gjate luftes Ibrahim Rugova i kishte telefonuar Millosheviqit dhe i kishte thene qe ta qoj ate me familje ne Itali sepse shqiptaret e Kosoves po planifikojne te me vrasin! ( kjo fjali eshte e shkruar ne ditarin e nje gazetare gjermane emrin Renata e cila kishte qene ne shtepin e Ibrahim Rugoves gjate luftes ).

Tash po e pyes veten per çfare arsye kane dasht me vra shqiptaret Rugoven ? A mos valle ishte arsyeja qe Rugova kerkonte AUTONOMI per Kosoven?( qe na kishte lene ende nen SERBI ) apo ishte diçka tjeter ne pytje...Duke e analizuar dhe duke e logjikuar çeshtjen e Rugoves jam i bindur se Ibrahim Rugova kishte lidhje me keto organizata...
IdealFerizi
IdealFerizi

2


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Opus Dei Empty Opus Dei

Mesazh  Admin 25.10.10 19:01

Në arkivat e Opus Dei

Opus Dei Opus110

Sekt masonik. Pasuri përrallore. Kontroll mbi qeveritë e shumë vendeve. Ndikim i fshehtë në qarqet e larta të politikës botërore. Lavazh truri… Pas thashethemeve të shumta që shpërthyen lidhur me natyrën sekrete dhe misterioze të saj për shkak të librit “Kodi Da Vinçi”, “Vepra e Zotit” u ndje e detyruar të marrë masa për të rregulluar imazhin në sytë e publikut

Opus Dei do të hapë arkivat e saj për studiuesit e të gjithë botës. Në selinë qendrore të organizatës po punohet për këtë në tri drejtime: katalogimi i sasisë jashtëzakonisht të madhe të informacionit; përgatitja e një hapësire fizike ku të gjithë të interesuarit të kenë mundësi për të pasur në dorë dosjet e dokumentet; trajnimi dhe specializimi i një personeli që të jetë i aftë të menaxhojë fondin e arkivit, në mënyrë që të jetë sa më i dobishëm për të interesuarit.

Megjithëse nuk është fiksuar ende data kur një gjë e tillë do të jetë e mundur, nga qarqet zyrtare të organizatës- që sidomos pas daljes së librit “Kodi Da Vinçi” u vu në qendër të thashethemeve -mësohet se që tani studiuesit mund të kryejnë kërkime specifike. Gjithçka bëhet me motivin që organizata të jetë sa më transparente në sytë e publikut të gjerë, në mënyrë që të rikuperohet ajo humbje e imazhit që u vërejt pas çfarë shkroi lidhur me këtë sekt në librin e tij autori Dan Brown.

“Ne romani i Dan Brown nuk na pëlqeu aspak. Mendojmë se është thjesht një sajesë e përshtatur për kohët moderne. Por duhet të themi, pranon një nga krerët e lartë të saj, që për Opus Dei ishte një shtysë mjaft pozitive, pasi i bëri njerëzit mjaft kureshtarë lidhur me gjithçka që ka lidhje me ne”.

Operacion që duket se nuk do të përfundojë me hapjen e arkivave. Është parashikuar një film kinematografik me metrazh të gjatë, një film i animuar për kinema e për televizione, dy programe televizive, një për “Rai”-n e një për “Mediaset”-in dhe katër site në internet ku do të jepen të dhëna të hollësishme mbi historikun dhe aktivitetin e Opus Dei.

Organizatë apo sekt

U themelua nga kleriku i lartë spanjoll Monsignor Josemaria Escriva de Balaguer, në vitin 1928 dhe në terma politike mund të përkufizohet si skaji i djathtë i kishës katolike, pozicionim që i ka krijuar sa miq, aq edhe armiq. Mes anëtarëve të saj, përqindja e priftërinjve është shumë e ulët dhe ekziston prirja e fortë që të tërhiqen në Opus Dei eksponentët laikë më në zë të të gjitha fushave të jetës e të shkencës.

Menjëherë pas themelimit, ideali i gjetjes së shenjtërisë te jeta e përditshme, tërhoqi një numër të konsiderueshëm njerëzish, të kategorive shoqërore e profesioneve të ndryshme, por mbi të gjitha të shtresave të ngritura, njerëz që mbulonin funksione të rëndësishme në botën e industrisë e të financës, të vendosur të dëshmonin përkushtimin total ndaj besimit, por pa u shkëputur nga jeta e përditshme (një koncept që gjendet mes formave të shprehjes së besimit të Vatikanit).

Opus Dei dhe Vatikani

Që nga dalja në skenë në vitin 1928, “Vepra e Zotit” (kështu përkthehet nga latinishtja) ia doli të grumbullonte pasuri përrallore (shifra zyrtare vërtitet te 2,8 miliardë dollarë, por për skeptikët kjo është vetëm maja e ajsbergut). Madje mbuloi edhe një pjesë të mirë (30%) të shpenzimeve të Vatikanit pas rrënimit financiar që pësoi kisha katolike për shkak të skandalit bankar të viteve ‘80.

Monsignor Josemaria Escriva ishte i gatshëm të ofronte shumë më tepër para, aq sa të merrte përsipër pjesën më të madhe të shpenzimeve që duheshin për të anashkaluar krizën. Por këtë e kërkonte në këmbim të dhënies nga ana e Papës të prelaturës personale, një status i veçantë që e lë jashtë hierarkisë së kishës katolike. Një gjë e tillë nuk iu lejua nga Papa Pali VI, i cili kishte mjaft rezerva mbi organizatën dhe mbi themeluesin e saj Monsignor Josemaria Escriva, duke e refuzuar me shumë mirësjellje ofertën.

Me Papën Gjon Pali II organizata njohu edhe shkëlqimin më të madh. Një prej veprimeve të parë që kreu pas zgjedhjes ishte vizita në varrin e Monsignor Josemaria Escriva. Më pas i lejoi marrjen e statusit të prelaturës personale, gjë që do të thoshte se Opus Dei mund të anashkalonte çdo lloj shkalle hierarkike kishtare, duke u përgjigjur vetëm përpara Papës e Zotit.

Për shumë nga kritikët brenda Vatikanit dhënia e këtij statusi në fund rezultoi veprim që iu kthye kundër vetë kishës katolike, duke qenë se që nga viti 1982 nuk është më nën juridiksionin e strukturës botërore të peshkopatës. Mund të veprojë sipas dëshirës dhe t’i përgjigjet vetëm liderit të saj, i cili aktualisht është Madrileni Xavier Echevarria, që nga ana e tij është i detyruar të japë llogari vetëm përpara Papës. Kur disa nga klerikët e lartë irlandezë gjatë viteve të fundit iu kundërvunë praktikave që Opus Dei vinte në jetë nëpër dioqezat e saj, u injoruan krejtësisht nga kisha katolike.

Në librin “Habemus Papam” të autorit David Yallop, lexohet se në vitin 1974 revista prestigjioze “Visao” publikoi një shkrim ku artikuloheshin një seri e gjatë kritikash kundrejt organizatës. Menjëherë pas kësaj redaksia e gazetës u mbyt nga një ortek letrash kërcënuese dhe pak kohë më pas, në mënyrë shumë të mistershme, zyrat e saj u përfshinë nga zjarri.

Misteri dhe sekretet

Për shumicën e kritikëve, ai që flet së tepërmi për natyrën masonike dhe të dyshimtë të organizatës është pikërisht misteri dhe sekreti që e rrethon. Nga ana tjetër, shumë anëtarë të Opus Dei garantojnë se sekti nuk ka asgjë për të fshehur, madje as edhe listën e shumëpërfolur të pjesëtarëve të saj, e cila në opinionin e gjerë shihet si një sekret i ruajtur me mjaft xhelozi nga organizata.

Për autorin spanjoll Jesús Ynfante, të gjithë anëtarët që japin këtë përgjigje ose gënjejnë, nuk i njohin rregullat që janë shkruar me të zezë mbi të bardhë në Kushtetutën e Opus Dei në vitin 1950.

Megjithëse disa nga anëtarët e saj shprehen se tashmë Kushtetuta është anakronike dhe e pavlefshme, Jesús Ynfante i servir lexuesit një prej ligjeve bazë të saj. Kjo kushtetutë është baza e institutit tonë. Për këtë motiv duhet konsideruar e shenjtë, e pashkelshme dhe e përjetshme”.

Jesús Ynfante kësaj teme i ka kushtuar librin “Aventura e Opus Dei”, në të cilin citon të gjithë Kushtetutën, duke analizuar edhe një për një rregullat e saj. Rregulli numër 189 thotë: “Për të realizuar objektivat në mënyrë sa më efikase, ekzistenca e institutit (Opus Dei) duhet të jetë e natyrës okulte”.

Në rregullin 190 shtohet: “Për shkak të përunjësisë sonë kolektive, e cila i shkon për shtat natyrës së vetë institutit, gjithçka që bëhet nga pjesëtarët nuk duhet t’u atribuohet atyre vetë, por vetëm Zotit. Për rrjedhojë, edhe fakti i të qenit pjesë e institutit nuk duhet të zbulohet jashtë tij. Numri i anëtarëve duhet të mbetet sekret, dhe më saktësisht anëtarët tanë nuk duhet të diskutojnë mbi këto argumente me askënd jashtë institutit”.

Rregulli 191 vazhdon: “Anëtarët e rregullt dhe të tjerët duhet të ruajnë gjatë gjithë kohës një heshtje të kujdesshme lidhur me identitetin e pjesëtarëve të tjerë dhe nuk duhet të zbulojnë në asnjë mënyrë se i përkasin institutit Opus Dei… në rast se nuk janë të autorizuar ta bëjnë këtë nga drejtuesi i tyre lokal”.

Praktikat e pranimit

Sipas asaj që shkruhet në një artikull që e përjavshmja amerikane “Times” i ka kushtuar organizatës, Opus Dei nuk është një sekt ku mund të bëjë pjesë kush të dojë. Janë të kufizuar ata që mund të përfshihen në të, apo që shihen si kandidatë të mundshëm, ndërkohë që në të shumtën e rasteve këta kandidatë vijnë nga familje me pozita të rëndësishme.

Anëtarët bëhen pjesë e një kursi mjaft rigoroz për formimin shpirtëror, ku njihen nga afër edhe me filozofinë e Monsignor Josemaria Escriva. Sipas kritikëve, objektivat e parapëlqyera nga organizata janë të rinjtë e adoleshentët që largohen për herë të parë nga familjet. Ish-anëtarët e zhgënjyer e të shkëputur nga sekti, apo prindërit e hidhëruar pasi “kanë humbur fëmijët”, flasin për shpëlarje truri.

Kandidatët i nënshtrohen një bombardimi të zgjatur ideologjik dhe me t’u bërë pjesë e sektit, pa e kuptuar e gjejnë veten nën kontrollin e plotë të Opus Dei, e të shkëputur nga familjet e miqtë. Për shembull, një rregull i rreptë parashikon kontrollimin e gjithë korrespondencës së një pjesëtari nga një tjetër i rangut më të lartë, i cili ka në dorë edhe vendimin për t’ia lejuar apo jo leximin e saj.

Opus Dei dhe politika

Në të vërtetë, numri i njerëzve që janë pjesë e Opus Dei sot nuk i kalon 90000. Është karakteri prej sekti masonik i organizatës që e vë në qendër të kuriozitetit të publikut, i cili i vesh një seri të gjatë akuzash.

Për këtë arsye, gjatë 79 viteve që kur është krijuar, është kthyer në objekt hamendësimesh dhe teorish nga më të ndryshmet, siç është ajo që e sheh si një organizëm gjysmëklandestin, i cili arrin t’i fusë anëtarët e saj në nivelet më të larta të politikës e administratave të shumë shteteve.

Sipas asaj që lexohet në librin “Habemus Papam” të autorit David Yallop, eksponentë të organizatës punojnë pranë më shumë se 600 gazetave, revistave e organeve shkencore të shpërndara në të gjithë botën, si edhe në më shumë se 50 kanale televizive e radiofonike.

Spanja, vendi ku organizata ka edhe rrënjët, është shembulli më i mirë për të ilustruar mënyrat si vepron kjo organizatë. Duke nisur nga vitet ‘50 e deri më sot, qeveritë spanjolle kanë pasur rregullisht në radhët e tyre ose anëtarë të Opus Dei, ose njerëz të lumtur që “gëzonin” bashkëpunim të afërt me të. Në vitet ’60, tre nga anëtarët e saj bënin pjesë në kabinetin qeveritar të diktatorit spanjoll Franko dhe morën pjesë mjaft aktivisht në atë që në atë kohë përkufizohej si “mrekulli ekonomike”.

Në vitin 1969 gjenerali Franko vendosi se vendit i nevojitej një qeveri e re. Dhjetë nga anëtarët e kabinetit të ri qeveritar i përkisnin Opus Dei, pesë të tjerë të lidhur ngushtë me të, ndërkohë që tre të tjerë bashkëpunonin shpesh me të. Kreu i grupit gjigand spanjoll, Rumasa, José Mateos, i njohur si njeriu më i pasur në Spanjë, është anëtar i Opus Dei.

Aktualisht si anëtarë të Opus Dei njihen Presidenti i Bankës Popullore spanjolle, Jesus Cardenal, një prokuror i Përgjithshëm, Juan Cotino, shef i lartë i policisë spanjolle, qindra gazetarë e pjesëtarë të qarqeve të larta shkencore, për të mos folur për 20 nga pjesëtarët e familjes mbretërore. Nuk përbën më asnjë sekret fakti që fëmijët e ish-kryeministrit José Maria Aznar kanë studiuar pranë shkollave të Opus Dei.

Opus Dei në botë

Që përpara viteve ‘70 Opus Dei ishte shtyrë me shumë sukses përtej kufijve të Spanjës. Në Itali, Gjermani, Francë e Britaninë e Madhe mund të krenohej me praninë e saj që prej viteve ‘60, ashtu siç kishte vepruar edhe në të gjitha vendet e Amerikës Latine, duke nisur nga Meksika e deri në Kili.

Shpejt pasoi përhapja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e në Lindjen e Largët. Në Angli, në vitin 2004, u deshën muaj përpara se sekretarja për edukimin e qeverisë laburiste, Ruth Kelly, të pranonte se kishte marrë mbështetje shpirtërore nga Opus Dei.

Prej vitesh katolikët në Washington kanë folur në mënyrë jo zyrtare për ekzistencën e njerëzve të Opus-it në pikat kyçe të politikës e administratës së lartë amerikane, ku përfshihen figurat madhore të drejtësisë: Antonin Scalia dhe Robert Bork, senatorët Rick Santorum dhe Sam Brownback, analisti i njohur Robert Novak, apo ish-kreu i FBI-së, Louis Freeh. Madje dihet mirë se fëmijët e Louis Freeh kanë studiuar në një shkollë të Opus Dei, ndërkohë që i vëllai ka qenë anëtar i rregullt për një farë kohe.

Përktheu: Lorenc Rabeta

avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Opus Dei Empty Re: Opus Dei

Mesazh  Neo 08.05.11 13:34

Opus Dei është qeveria nëntokësoree e gjithë katolicizmit (Mafia e Vatikanit, një sekt që e mban kishën).
Kisha e Romës kontribuon financiarisht për prodhimin e armëve të caktuara. Ajo ka qenë e argumentuar publikisht, por kemi harruar ...
Papa Gjon Pali I u vra menjëherë pas zgjedhjes së tij. Ai u vra sepse donte largimin e degëve kryesore të Opus Dei-t.

{Anne Givaudan, Nga libri - Ai i cili vjen, Volume 2, Edicioni Amrita}
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Opus Dei Empty Re: Opus Dei

Mesazh  Hagel 25.06.14 15:58

Une mendoj se Jezuitet dhe Papa i Zi, jane ata qe e kontrollojne Vatikanin dhe jo Opus Dei, ndersa Papa i Bardhe eshte vetem si dekorim.
Hagel
Hagel

61


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Opus Dei Empty Re: Opus Dei

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi